Pafuqia reale e Jozefinës

18 Gusht 2015, 19:40Editorial TEMA
Pafuqia reale e Jozefinës

Nga Mero Baze

 

Ka një shpërthim të Jozefina Topallit kundër kryetarit të opozitës Lulzim Basha, duke arsyetuar pafuqinë e opozitës ndaj situatës në vend me paaftësinë e tij si kryetar opozite. E vetmja gjë e qartë aty është një lloj pakënaqësie e thellë me Bashën. Të tjerat janë argumente të cilat nuk mbajnë.

Pyetjet e zonjës Topalli janë në thelb jo politike, dhe flasin për një pakënaqësi sociale, gati autosogjestionuese, që duket se lexohet më shumë në rrjetet sociale, se sa në shoqëri. Nëse i lexon ato pyetje dhe nëse shikon përgjegjësinë tek Lulzim Basha politikisht, thjesht Lulzim Bashën nuk e quan dot fajtor. Çështjet që ngre Topalli, janë çështje të qeverisjes së mirë ose të keqe, por jo çështje politike të cilat opozita ka humbur ndonjë shans. Fjala vjen, t’i thuash kryetarit të opozitës ti nuk meriton të jesh kryetar se kanë ik dritat në kulm të pushimeve në Sarandë dhe Dhërmi është qesharake, pasi ka 23 vjet, pikërisht në kulm të pushimeve, në Sarandë ikin dritat. Çdo vit nga 5 deri më 12 gusht në Sarandë duhet të marësh masa se mund ta gdhish ndonjë ditë pa drita. Nuk e bën asnjë qeveri nga inati, as nga papërgjegjësia, por nga pafuqia. Superngarkesa e turistëve dhe mungesa e investimeve në rrjetet e shpërndarjes, e bën atë të pashmangshme. Mirë është të investohet, siç po investohet në linjat 20 KW nga Vlora në bregdet, deri Sarandë, që ky problem të shmanget, por për këtë problem nuk bie as Basha, as qeveria.

Nuk bien as pse nuk është realizuar një plan i parashikuar të ardhurash. Nëse Topalli kthen kokën pas në vitin 2009, e ka ndryshuar katër herë buxhetin deri më 20 janar 2010, pasi nuk ka realizuar jo 150, por 270 milion euro të ardhura. Por atëhere dilte buzagaz Ridvan Boide dhe thoshte se buxheti është diçka orientuese, nuk është detyrim, dhe Topalli ngrinte dorën në parlament pa ju dridhur fare. Nuk është se ka bërë ndonjë krim, pasi ashtu siç thoshte zoti Bode është. Nuk është se janë vjedhur 150 milion, sic është lehtë të thuhet, po thjesht nuk janë prodhuar 150 milion të ardhura, dhe qeveria mburavece nuk ja del të gënjejë veten. Po për këtë shkak vështirë ta rrëzosh atë dhe Bashën.

Akuza tjetër për ikjen e FMN është edhe më absurde. Akuza që i është bërë PS dhe Edi Ramës nga PD, dhe që ka qenë akuzë normale politike, ishte pse u lidh prapë me FMN më 2013, që e kishte zbuar Berisha me Topallin më 2008, dhe jo pse s’po bashkëpunon me FMN. Asnjë mision FMN-je nuk është larguar, thjeshtë po koaludojnë marrëveshjen e re me qeverinë. Shumica e ekspertëve janë skeptikë ndaj formulave të FMN për ekonominë, por në këtë vend është ende një njeri që i beson ata, dhe është Edi Rama. Sali Berisha ishte dy herë në pushtet në këtë vend dhe dy herë i ka zbuar. Koha do provojë nëse është më mirë ti mbash apo ti zbosh, por Topalli duhet të rrijë tek opsioni i saj dhe Berishës, që i kanë zbuar. Nëse është penduar, të kërkojë falje, por Basha s’ka si rrëzohet nëse Rama shkon në gjurmë të Berishës. Në fakt nuk po shkon, por i duket Topallit.

Flet për radha pasaportash nga emigrantët që vijnë për shkak të një gabimi të bërë në kohën që Basha ishte ministër Rendi. E rëndë është, por do ta vuajmë dhe këtë gabim të qeverisjes së PD. Ata emigrantë që vijë e flejnë në radha e pastaj ikin prapë, natyrisht që vazhdojnë të jenë të dëshpëruar, por është vonë ta rrëzosh Bashën me ta tani. Duhej rrëzuar atëherë kur ua printoi gabim pasaportat. Atëhere Topalli e votonte.

E vërtetë është që dhe çmimin e naftës e kemi të lartë, pasi PD futi kulturën e përfshirjes së taksës së qarkullimit tek çmimi i naftës. E vërtetë po ashtu që Rama jo vetëm që nuk e hoqi, po i dha dhe një dorë të lehtë kësaj takse. Por dhe kjo nuk prodhon dot arsye për të rrëzuar qeverinë nga Luzim Basha, pasi është brenda kësaj historie.

Ëshët e vërtetë po ashtu që policia ka arrestuar dhe një foshnjë katër vjeçare bashkë me babain, siç është denoncuar në media, por kjo polici ka pas akuza më të forta në shpinë të saj dhe se ka gjet gjë pushtetin. Më 21 janar 2011 vrau katër protestues të paarmatosur para Kryeministrisë dhe opozita e asaj kohe nuk ja doli dot as ta çonte në sallë të gjyqit ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe kryeministrin Sali Berisha. Topalli ngriti dhe një komision parlamentar kundër drejtësisë për këtë çështje. Dhe ende nuk ja ka dalë kjo shumicë t’i çojë para gjyqit. Tani ta falësh Bashën pasi ka vrarë katër qyetarë politikisht dhe ta rrëzosh si kryetar për një tejkalim kompetence të policisë në një arrestim, është pak tepër për Topallin.

I vetmi shpërthim i justifikuar i Topallit ndaj Bashës është që ka ikur me pushime të gjata. E vërtetë është, por më keq do ishte po të rrinte këtu. Do bëhej nervoz me pafuqinë e vet dhe të opozitës për t’u thënë njerëzve se ata do të qeverisin ndryshe.

Gjithçka që thotë Jozefina në protestën e saj ndaj Bashës, i ka rrënjët tek Jozefina dhe pushteti i saj. Ai pushtet ka vrarë për të qëndruar në pushtet, ka vrarë për të vjedhur i biri i kryeministrit si në rastin e Gërdecit, ka zbuar FMN-në, ka pas evazion të frikshëm fiskal, ka krijuar një borxh publik nga më të mëdhenjtë e historisë, ka varrosur financat shqiptare me investime piramidale, dhe është ende aq arrogant sa nuk kërkon as ndjesë. Shqiptarët kanë qenë këtu dhe para vitit 2013, dhe e dinë çka ndodhur. Pafuqia e opozitës për të rebeluar opozitën kundër Bashës buron nga fakti se opozita ndihet e pafuqishme për çfarë shikon rrotull, pasi i ka parë këto gjëra më të këqija kur ishte në pushtet Topalli.

Pafuqia reale e opozitës nuk qëndron tek fakti se Lulzim Basha nuk di të bëjë opozitë. Dhe sikur të qe e vërtetë kjo dhe të kishte frymë opozitare në popull, populli do gjente liderin e tij opozitar. Më 23 Qershor jo që nuk e gjeti, po e thelloi mosbesimin ndaj opozitës.

Problemi i opozitës është që nuk e beson njeri, pasi është ende monopol i Sali Berishës dhe njerëzve që i bën gjëmën këtij vendi. Mendimi opozitar diktohet në mediat e opozitës nga i biri i Berishës, i cili nuk është shquar për mend por për para, dhe si e tillë ajo po bëhet një opozitë mercenare. Boll të çlirohet prej tyre opozita, pastaj populli opoziar s’ka nevoj t’u tregojë Topalli as që ikin dritat në Sarandë dhe as që dikush ka lënë emigrantët pa pasaporta. E gjen vetë rrugën dhe liderin e tij, i cili nuk mund të jetë sërish Berisha, nuk mund të jetë sërish Topalli, nuk mund të jetë sërish Basha. Ata i pamë një herë duke vjedhur dhe vrarë për karrige.

24 komente në “Pafuqia reale e Jozefinës”

  1. Pipi says:

    Argumente te pakundershtueshme…

    1. SPAK says:

      ke te drejte I shume lodhuri Mero

      cfare fuqie te kete zhelefina topalli kur Lul Udbashi ka aq fuqi sa ti shkele vizen e kuqe Arvizuse ne 15 nendor 2013 ( tek LHL) dhe ky ambasdor I kerkoi te falur Lulit te inagurimi I shqupit te grabitur.

      edhe nje budalla e di se krimineli Lul do jete k/m I ardhshem I shqiptareve dhe ambasdori I radhes eshte hedhur ne veprim.

      do isha dakort qe dipllomatet e huaj ( qe kane pushtetin real ne shqiperi) dhe qe kane vendosur per kete kriminel ta bejne k/m pas dy vjetesh,,do isha me te vertete dakort…por jo keshtu tinaz me dinakeri se gjoja ka demokarci..dhe populli voton dhe llogarite I bejne ambasdoret me politikuajt e shqiperise.

      pse eshte luli kriminel dhe pse I ka shpetuar Donald luse ta fusi te lista e zeze ?!

      1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)

      2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

      3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK

      4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel

      5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..

      6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit

      7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane

      8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.

      9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit

      10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar

      11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..

      12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP

      13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves

      14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi

      15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.

      16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL.

      Megjithate miqte nderkombetare kane te drejte per lulashin eshte kriminel qe nuk I ndihet zeri..biles dhe kur vret qesh…pra shikoni sa e pafuqishme eshte zhelefina..ke te drejte zoti mero…ujku berishe po zevendsohet nga gjarperi basha…cfare mund te beje nje dizenjatore e S.SH.SH

      1. Skypion says:

        Zonja Jozefina Topalli ka shume te drejte.
        Megjithese kreu i PD-se,zoti Basha,ka paralajmeruar protesta ne shtator,gje per te cilen e pergezojme,prapeseprape verehet nje lloj apatie apo plogeshtie tek opozita demokrate.
        Ne rrethana normale,kjo edhe mund te justifikohej,por nuk jemi ne te tillat.
        Gjendja eshte shume e rende.Jemi nje nje krize te pergjithshme ekonomike-politike-sociale.Me te renden pas rebelimit komunist te 1997.Nuk po i marrim me radhe hukuberat e kesaj qeverisjeje kriminale,se ato i kemi thene e sterthene e nuk ka shqiptar qe nuk i di.
        Kauzat per opozitarizem te forte,jane te shumta.S’di ke te kapesh te paren.Megjithate,do te mjaftonte vetem njera syresh,per ta bere opoziten te ngrihet ne kembe.Duhej te ishte ngritur nderkaq.Nuk e ka bere deri me sot.Zoti Basha thote se do ta beje.Ne Shtator.Gjithsesi,duhej te ishte ngritur.
        Demokracia,pervec te tjerash,eshte nje beteje e perditshme.Cdo dite luftohet per te.Kete e kane thene dhe e thone personalitetet me te larta te mendimit politik boteror.E thone kur demokracia ndjek rrugetimin e saj normal,ne nje vend normal.
        Imagjino,sec mund te thuhet kur anormaliteti eshte norme!
        Fjala e zonjes Topalli duhet degjuar,dhe me shume vemendje ne PD.Jo vetem se ka te drejte,por edhe se eshte nje nga figurat themelore te Partise Demokratike.
        Zonja jozefina Topalli eshte personalitet i padiskutueshem ne PD.Eshte personalitet i padiskutueshem ne politiken shqiptare.Eshte nder te vetmet politikane ne PD,qe nuk e ka braktisur ate per asnje minute edhe ne ditet me te veshtira te saj.Kur shume burra treguan shenja burracakerie,ajo i qendroi prane.Nuk i ka tradhtuar dhe zhgenjyer per asnje moment demokratet e thjeshte.Nuk ka bere kurre kompromis me te keqen.Kurre.
        Zonja Jozefina Topalli eshte e pakorruptuar.E pakorruptueshme.Askush nuk e ka akuzuar dhe as e akuzon qofte edhe per gjene me te vogel ne kete aspekt.
        Eshte nder te rrallat politikane,pavaresisht gjinise,ne mos e vetmja,qe na ka bere krenare ne perfaqesimin e Shqiperise si shtetare.Per kete ju sjell ndermend nje citim qe Kadare i ben nje autori serb te njohur per asntishqiptarizmin e tij:shqiptaret jane aso rrace qe,ku flet me to,ulin syte”…!Kjo eshte shume e rende,sepse eshte cilesi e nje rrace te ulet,inferiore,tinzake,barbare qe nuk ka guximin te te shohe ne sy kur flet.Kadare e ka thene kete edhe si nje sugjerim te terthorte per politikanet shqiptare,qe e kane shume te veshtire te jene dinjitoze ne perballje me te huajt.
        Shembulli me i keq,ne kete rast,eshte Edi Rama,i cili konsiderohet si gaztor nga homologet e tij europiane,madje edhe atyre fqinj.
        Jozefina Topalli eshte krejt e kunderta e tij.Zonje e vertete.
        Gjithashtu,zonja Jozefina Topalli eshte edhe perfaqesuesja me e denje e komunitetit katolik shqiptar.Eshte nderi i tij.Nderkohe,qe turpi i tij jane Frroket,Ndoket,Doshet,Prengajt qe jane bere me te kuqte e klysht e tyre,me persekutoret dhe ish-persekutoret e tyre dhe te eterve dhe gjysherve te tyre;qe jane bere me Edi Ramen qe i terheq per hunde si budallenj dhe i perdor si t’ia doje qejfi.
        Por,aq e rende eshte pesha e personalitetit te zonjes Jozefina Topalli,sa ajo kunderbalancon suksesshem tufen e ketyre renegateve,duke shpetuar keshtu nderin dhe dinjitetin e nje komuniteti te tere qe keta horra,te yshtur nga Edi Rama,po duan ta njollosin.
        Per keto dhe shume te tjera,fjala e zonjes Topalli,duhet degjuar.
        Do t’i sugjeroja zotit Basha qe,nje lider i vertete i vertete,duhet te jete i VENDOSUR ne qendrimet e tij.Eshte me mire ,shume me mire,te mbash nje qendrim,qofte edhe me rriskun e gabimit,sesa te tregosh pavendosmeri.
        Historia e politikes boterore na tregon qe liderat e vertete jane liderat e VENDOSUR.Ata mbajne qendrim.Nuk tregojne kurre shenja pavendosmerie.Pavendosmeria eshte armiku Nr.1 i lidershipit.
        Imagjinoni,edhe nje Edi Rame(tmerr!) bipolar,qe dmth se pavendosmerine e ka ne gen,eshte treguar i vendosur kur ishte ne opozite,ne kauza te paqena ,te sajuara,te trilluara;eshte treguar i vendosur ne rrugen e tij te mbrapshte,kriminale,antikombetare;eshte treguar i vendosur deri edhe ne protesta nazi-fashiste si ajo e 21 janarit 2011!Eshte kjo vendosmeri,edhe pse kriminale,qe e solli Ramen ketu ku eshte,pikerisht.
        E zotit Basha,jo vetem qe nuk i duhet te sajoje kauza te paqena per te bere opozitarizem te forte,por i ka ato me shumice.
        Formatin e nje lider perendimor e ka.Ia njohin,bile,edhe kundershtaret.
        Vendosmeria ne opozitarizem do te ishte vetem nje atu,nje vlere e shtuar per te si lider.Te mos intimidohet nga analiste,opinioniste,gazetare dhe “mendimtare” kinse te pavarur,kjo mase e gerbulet e opinionit publik,te cilet,ne fakt,enderrojne shkaterrimin e opozites,vete PD-se.
        Te jesh opozitar sot,do te thote te dalesh ne proteste.
        Te jesh lider i opozites sot,do te thote te dalesh ne balle te protestes.
        Eshte imperativ demokratik.
        Demokracia ne Shqiperi,sot,me shume se kurre,kerkon proteste.Protesta eshte shpetimi i saj,kura e saj.Proteste dhe vendosmeri lidershipi.
        Kete kerkon zonja Jozefina Topalli.Dhe,ka te drejte.

        1. genci says:

          Sa keq per Skorpionin qe e merr zhelefinien per model te politikanit e te perfaqesuesit shteteror. Ajo do te jete e do te mbetet njolle turpi ne politiken shqipetare. E konsideron Zhelefinen te pakorruptuar, por mjafton t’i kujtosh qe ajo dhendrin e saj picapjekes e beri atashe kulturo dhe ku ne France, pa permendur zaptimet masive ne shkoder e punesimet, ku kriter baze ishte militantizmi e sidomos kattoliklleku i tyre.
          Me vleresimet qe ben c’do dite me shume Skorpion po behet shume i njeanshem dhe i pabesueshem.

        2. hari says:

          ca ke pi ti me plak…se vetem nje i droguar flet keshtu…ose je i biri i Jozit…hahaha

    2. andromeda says:

      bravo Mero!

  2. METEH says:

    Z.MERO,ju lumt per analizen.Dizinjatores siç duket nuk i ka bere mire vapa e GUSHTIT,megjithate ajo eshte mesuar te kakarise si pula kur ben veze.Duket qe asaj nuk i pelqen Basha ose vet Saliut dhe ndersen Jozin.Pyetjet ne kete rast mund ti beheshin Rames e jo Bashes,pasi opozita ate pune-ka.Por kjo e nxjer Jozin LAKURIQ para FB te saj dhe publikut 1 miljonesh qe nuk e do ti shofi syt per qendrimin e poshtem te saj si kryeparlamentare,e pashembellt ne rruzullin 4 kontinentesh..!

  3. mergimtari says:

    Kjo budallaqe per gati 20 vjet kerkoi te imitonte Nexhmije Hoxhen por me nje ndryshim ajo ishte bashkshortja e Enver Hoxhes, ndersa kjo zhelja esshte sjelle si dashnorja e Berishes. Eshte e turpshme qe shtypi dhe shqiptaret te merren me nje jude si kjo. Kjo duhet te largohet nga politika dhe parlamenti si nje jude e zeze qi i ka ikur koha bashke me Berishen edhe pse ka shume perfitues ekonomik e politik qe u vene prapa si mizat bythes se kalit.

  4. Azio says:

    Ka argumenta me bindese qe Z.Mero ka dhene per te portretizuar opoziten,Berishen,Bashen,Topallin qe plasi nga marazi per te ardhe ne krye te PD?
    Kete gje ajo mund ta arrij pasi te kaperxeje ylberin.Populli I njeh keto monstra dhe kete xhade,te cilen e nxori per zhelesh nga detyra me 23 qershor.Tani nuk I ka mbetur gje tjeter vecse te shkoje per lesh,ne mos ka shkuar.

  5. Mentari says:

    Zonja Topalli e ka qellimin qe Basha te bej demonstrate neper rruget e Tiranes.Persa I perket asaj se berisha I ka bere Gjamen shqiperise? nuk ta e beson asnje nga Gegeria o Mero Katundari.Pa ate Berishe qe ti e urren pa mase e pa te drejte kjo shqiperi do te ishte nje vraime me e keqe ekonomike se sa ishte ne kohen e Enver kriminelit.Berisha eshte ne kerkese ditet e sotme te qeverisjes se Qelbesirave antishqiptare

  6. me tru ne kok says:

    Gjith ky artikull eshte perbledhje e artikujve te tu sidomos para 2013…d m th edhe ca pastaj mos ta kritikojm ket qeveri se eshte nje e keqe qe eshte me mir se e keqja qe ishte me perpara

  7. me tru ne kok says:

    Shkerllata

  8. ananananananannannanana says:

    200 leke nafta.

  9. Jugu says:

    Mire ke shkruare per opoziten dhe opozitaret, dhe te gjitha qendrojne. Por nuk po shkruan per keta qe I kemi tashme ne pushtet qe prej dy vjetesh dhe po e bejne me keqe cdo gje.

    Nese Berisha e te tijet nuk po denohet per vrasjet, kjo eshte pa aftesi, pa zotesi, dhe pa deshire, e Rames. Nuk mund ti kerkojme llogari Jozit apo Bashes pse nuk po denohet Berisha, por Rames.

    Nese cmimi naftes ishte I larte kur Berisha ishte ne pushtet, ishte pa aftesi e Berishes per ta kontrolluar ne proporcion me pagat e shqiptareve, dhe prandaj eshte tani ne opozite. Po Rama cfare beri qe kur erdhi ne pushtet? E uli cmimin apo e coj me larte? Per kete te shkruaj Meroja.

    Nese pushteti Berishes pati nje mij te keqija, kjo nuk e justifikon pushtetin e korruputar dhe kriminal te Rames, kjo nuk justifikon mungesen e dritave, nuk jutifikon bugrosjen e te miturit, nuk justifikon vjedhjen nga tatimet e doganat dhe mos realizimin e planit,nuk justifikon pa sigurin, nu justifikon vet-vrasjet e perditshme, nuk justifikon eksodin drejt Gjermanise, etc, etc.

  10. Fatos says:

    Ke vrau jozefina?
    Me thuaj nje skandal te jozefines ne 8 vjet si nr 2 i pushtetit?
    Jozefina eshte e vetmja shpres e pd dhe e shqiperise

  11. altini says:

    Artikull brilant Mero.

  12. al paci says:

    Mero jam shum dakort me keto qe shkruan, se dhe un qe ha pak djathtas nuk kam per te votuar me pd po nuk u larguan keta berisha basha paloka topalli ristani keta i pam dhe i dim shum mir kush jan. Mero kjo gazeta jote eshte e pavarur apo del nga ps, po qe se eshte e pavarur ashtu si mendon ti mero bej nje shkrim per kryeministrin se ka dal komplet na shinat. Dhe titullin tja vesh fshati digjet dhe kurvministri krihet., ku ke pare o mero qe nje kryeminister i nje vendi si ky i yni ma kaq shum probleme te merret me ekspozita vizatimesh, apo me e keq akoma me perkthime librash sikur nuk ka perkthys shqiperia. Po behet shum keq o mero nuk po dim ca te bejm cmimet ne stratosfer nuk po bejm dot xhiro as sa te lajm shpenzimet dhe jo te fitojm. Nafta me kete cmim eshte goditja me e madhe qe i eshte ber ekonomis. Me kete meru o mero mo ndryshon dot na nje gje, dhe leri ata qe iken te merret historia se nuk kan me shanc as nje ne njemij qe te vijn me ne pushtet po te njejtat fytyra.

  13. o jozi, populli thote: ‘marrja rri e I zoti nuk e len’. mos shkryej marren tande. hi, hi, hiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, hingelline pela kur vjen ne afsh. me sa duket te kane ike menstraucionet e dukesh e corientuar ne mend. mosha ben te veten ti mere me avash e mos luaj mendsh.

  14. Aliu says:

    Shkrim fantastik ,cinizem satire .ironi,neveri,argument,bravo

  15. Anita Zhoga says:

    Per Fatosin….
    Ti pyet ke vrau Zhelefina,te parin te ka vrare ty qe nuk kupton pastaj ka vrare gjithe popullin kur fliste budallalleqe nga Kuvendi i Shqiperise sepse si me shkolle nate qe eshte , eshte mire dhe kaq gjate 8 vjeteve ajo mesoi qe vetem te kapardisej me ca veshje me trandafila dhe te mbulonte me tualet fytyren e saj me pucra dhe asgje nuk beri per PD,ne si PD nuk e duam se jemi ngopur se degjuari per pasurite qe ka vene ,vjedhur ne 8 vjet kurre mos u kthefte ne politike njegrua arrogante dhe injorante si kjo monster

  16. nje qytetare says:

    Pa i hequr asnje shkroje fjaleve te ALIUT per shkrimin tend, se i meriton Mero.Jozi duhet ta lexoje patjeter shkrimin tend por edhe shkrime te tjera sot,por i yti me i godituri, qe ti hapet truri se ia ka zene myku.

  17. Ed says:

    Hahaahah edhe Mero ne mbrojtje te Bashess ??
    Normale Mero se Rames i duhet nje i lodhur si Basha ne PD

  18. Bond says:

    Zhelefina eshte nje’mall’ i Berishes qe tashme nuk i hyn ne pune kurrkujt…Niveli kulturor dhe fjalori i saj eshte aq i ulet sa eshte turp qe qenie te tilla te bejne hije mbi dhe! Por anarkia Berishiste post-1990 nxorri ne siperfaqe lloj-lloj insektesh pickuese te tipit Topalli. Prandaj ne jemi sot e gjithe diten ne kete derexhe…

  19. nora says:

    shqiperia tashme ka ndryshuar ishte dhe esht shum e veshtire por tani e tutje kryeministri yne i nderuar zoti edi rama po e mbyll me sukses po i afrohemi evropes shpresoj dhe ekonomikisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje