Shqipëri e droguar? Arrestoni deputetët!

21 Gusht 2015, 15:33Editorial TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

instagram.com/bledimane

Lajmi i fundit: Policia asgjesoi 3499 rrënjë canabis sativa në Dukagjin.

Lajmi i parafundit: Policia asgjesoi 3498 rrënjë canabis sativa në Konispol.

Lajm për nesër: Policia aksion frontal në fshatrat e Librazhdit. Sa të gdhijë dita e re do të asgjesohen 3497 rrënjë canabis.

Lajm për javën tjetër: Njoftohen kultivuesit e fshatrave Selckë, Trebickë, Qinam, Radovickë se policia e qarkut Korçë do të vijë aty dhe do ua djegë 3496 rrënjët e mbjella në mënyrë ilegale.

Njoftim i zëdhënësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit: Kultivuesit e fshatrave të rrethit Tepelenë janë të lutur të ndërpresin pushimet e tyre në Ksamil dhe të kthehen urgjent pranë parcelave të mbjella me hashash. Pritet të bëhet asgjesimi në terren në prani të poseduesve sepse pastaj fillojnë dalin fjalë sikur policia djeg vetëm 30 rrënjë sa për kronika lajmesh…

Çdo fshat ka një kryeplak. Çdo komunë ka një administrator të ri fringo. Çdo bashki një kryetar dhe çdo rreth banimi ka një ose më shumë deputet në varësi të numurit të popullsisë.

Kryeplaku, administratori, kryebashkiaku janë pa forcë e pa pushtet përballë deputetit. Deputeti është ligjbërës, ligjvënës, qokaxhi, hallezgjidhës, shef policie, krytar gjykate, drejtor spitali, shofer dogane, rroje shkolle, mësues, sanitar halesh, publike, imam xhamie, murg manastiri, piskopat kishe, drejtor banke, dallaveraxhi, baba teqeje, psikolog, guru, jaran, qirës me dhe pa pagesë.

Është qeverisës apo opozitar pak rëndësi ka. Deputetët e zonave tona elektorale veçanërsiht ata të provincave jashtë Tiranës janë institucion i mirëorganizuar dhe amalgamat e tyre ua kalojnë edhe skenarëve të frikshëm shkruar nga Agatha Christie apo Ian Fleming. Deputetët tanë futen në çdo shtëpi dhe fis. Futen në çdo krevat dhe biznes, në çdo dej rrobi e në çdo qelizë komunitare. Këta deputetë që dinë me detaje dashnoret dhe dashnorët e elektoratit të tyre, këta deputetë që emërojnë e shkarkojnë edhe puntorët hallexhinj të rruga-urrës, këta mysybetër që sekserojnë çdo tender dhe fusin hundët në çdo rubinet uji të familjeve hallexhinjësh kanë përgjegjësinë ligjore dhe qytetare për të treguar kush e ka droguar këtë Shqipëri të gjorë sa majtas-djathtas, sa veri e sa jug. Këta deputetë që dinë me detaje sa më vjen fatura e energjisë elektrike, këta deputetë që mbajnë me para të pista hafijet dhe sejmenët e tyre dinë me detaje se kush janë mbjellësit e se kujt i përket parcela e hashashit pa autor. Lerini kryepleqtë e shkretë në fukarrallëkun e tyre se nuk kanë as këllqe fizike e as ligjore të spiunojnë djalin e komshiut pse mbjell hashash te pylli i fshatit. Merruni me deputetët sepse ata dinë gjithçka.

Shkurtouani këmbët këtyre deputetëve që flenë më bythë në parlamentin e dremitur sepse kujtojnë se paratë e fituara nga droga këto dy vitet e ardhshme do i ndihmojnë për zgjedhjet e 2017-s.

Merrni masa urgjente se është çoroditur mileti. Merrni masa se përndryshe do shkoj edhe unë në fshatin tim në Frashër e do mbjell pa frikë hashash. Ndryshe nga këta vemjet drogëmbjellës të deputetëve, unë do blej edhe kasën fiskale e do e shesh hashashin me kupon tatimor. Do e prish muhabetin me Sajmir Tahirin por me Çimin e financave do e kem grurë fare!

 

53 komente në “Shqipëri e droguar? Arrestoni deputetët!”

  1. patllakja says:

    je 1-ish daku.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Për të qeshur
      Për të qarë
      Në ktë shkrim
      Je i paparë.

      Xhamadani
      Vija vija
      Lazarat
      Gjith Shqipëria.

      ?

    2. M A R K O says:

      .. thote Bledi deputete qires.. po bythqira a ka ?

  2. Biba says:

    Arrestoni deputetet!

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Jo me arrestime jo sr nuk del hje ne shesh. Me skopitje dhe pushkatime… vetem keshtu mund te behet dicka.

  3. Kol Tivari says:

    Shumë bukur…! Bravo, Bled, i ke rënë pikës…!

  4. arjana says:

    shkrim brilant

    1. zhaku i pamposhtur says:

      nuk ka bere ndonje shpikje ky mane me kete shkrim dhe mos u nxitoni ti varni nganje dekorate ne qafe..
      une bledi te pershendes qe ke hequr ate foton ku pozoje si ‘patriot’sepse ke nxjerte shume poshtersira nga goja ne adrese te ketij populli dhe ato nuk mund ti lash me nje shkrim si ky i mesipermi…

  5. Tema says:

    Jemi në dijeni të drejtimit që mer papunsia

  6. Tj says:

    O Blendi! Kur te jete dite e enjte dhe te jesh i sigurte qe do te jene te 140 deoutetet dhe ti vesh flaken, ne menyre alegorike!

  7. petro says:

    Baballare te felliqur.Horra ordinere.Drogaxhinje.Injorante me nga tre diploma, dy mastera e kater doktoratura.Po gjuhen e nenes nuk dine ta flasin e ta shkruajne.Madje dikush nuk di edhe me shume, se te mesmen e ka me korrespondence. Mjaft me! o kryetare partishe qe hartoni listat e tyre.Ju te paret meritoni ndeshkimin.Me mire te humb partia juaj se te shpini ne faltoren e atdheut te tille monstra.Mjere atdheeu per ta dhe per rrugen e duhur nga po shkon!

  8. beth says:

    Bravo,bashkoni zerat kunder ketij kanceri qe po ha shqiperine.I ke rene pikes Fillon dhe mbaron tek debutetet e gjithe e keqja

    1. Politikanet kriminele qe publikisht bejne sikur zihen jane bashke dhe ne njerezit e thjeshte duhet te bashkohemi kunder tyre por duhet organizim te na prije dikush nuk duhet te biem ne kurthin e tyre qe bejne sikur zihen asgje thjesht per elektorat e bejne.

  9. METEH says:

    Bledi e ka shume mire.Por deputetet i komandon Like floriri,vall eshte dakort ai qe deputetit qe i gjendet hashash ne zonen e tij-te lere mandatin ? U rropat policia e shret neper malet e shqiperise duke shkulur hashash,sikur te ishin fermere ne bujqesi..! Ne asnje vend te botes-besoi nuk merret policia me shkuljen e bimeve narkotike,por me kapjen e shkelesve te ligjit dhe,denimin e tyre nga gjykatat.Por kjo nuk funksionon,pasi prekuroria e gjykata jane totalisht te blera nga trafikantet dhe deputetet kane pjesen e tyre.Dhe deputetet ferkojne palloshin ne plazhe,ndersa policia rropatet maleve te shqiperise…dhe Saliu tallet me ta duke i share pile me pile.Dhe thone se RAMA-META i kane punet mire..Per çfar ? Kete artikull duhet ta lexoi dhe Likja dhe ti dergoi deputetet e tij,(duke dhene shembullin i pari)ne aksion bashk me policine

  10. xhixhi says:

    Bravo Bledo! Shkrim me vend!

  11. ILIRIA says:

    Ah po kush ti arestoje pa keta te gjithe pa perjashtim jane te lidhur brek e byth bashke ne kete hale dhe nuk dalin dot se jane deri ne gryke me mut. Te me falni per fjalorin por u takon te gjithve qe nga presidenti dhe deri tek gjyqtari dhe ai prokurori me i thjesht. Faleminderit

  12. xhemal says:

    nqs personat e korruptuar jane bere bashke e kane bere nje force, atehere edhe njerezit e ndershem duhet te bejne te njejten gje.Leon Tolstoji

    1. Peco says:

      Xhemal tu befte Pecua ty, ku e ka thene Tolstoi kete? Ne cilin shkrim e ke lexuar? Ne cilen faqe? Por sidomos, i kujt viti eshte botimi? Dhe me tej, e ke lexuar te perkthyer? Nga kush? Apo e ke lexuar ne original? Te gjitha keto e ke per detyre ti sqarish, i nderuari zoteri, kur behet fjale per reference ndaj nje prej koloseve te mendimit.
      Nje i njohuri im, e kishte per zakon te thoshte ne menyre permanente nga nje brockull. Dhe per ta bere te besueshme thosh “Gorki ka thene’. As edhe nje rresht nuk kish lexuar nga Gorki, por i referohej thjesht per te bere te rendesishme ate qe thosh. Besonte dhe e dinte qe fjala e tij nuk zinte kurre vend,ndaj per ta bere sa te ish e mundur me te rende, qe te peshonte, i referohej dikujt qe ishte e veshtire ta kundershtoje. Kjo eshte thjesht vjedhje e autoritetit te dikujt tjeter. Si cdo vjedhje ajo duhet denuar. Per kete mora dhe une mundimin te shkruaj kaq gjate.

      1. xhemal says:

        shkruaj gjate se nuk shkruan dot shkurt

      2. Bureto says:

        Sakte Peco, por kjo semundje nuk eshte as e personit me siper, dhe as e atij shokut tend. Fatkeqesisht, jane ne shumice drejtuesit e sotem, e te gjitha sferat e shoqerise: politike, art, ekonomi, psikoligji e drejtesi etj qe mendimet e tyre pa yndyre e kripe na i servirin si thenie te mendimtreve te medhenj boterore. Nuk flas per rastet kur ato thenie kane refernca te dokumentuara dhe te tilla ka plot, por ato mund t’i gjejne vetem njerezit e fushave perkatese qe lexojne vaxhdimisht dhe jo ata qe kane mesuar nga te tjeret ndonje te tille dhe e perserisin ate vend e pavend. Sepse mencuri eshte, ne rradhe te pare, te dish se kur duhet perdorur ajo.

  13. ish sigurimsi says:

    Ore e kame thene dikur kur punoja ne policine e shtetit,kisha nje detyre te rendomt pa njohur karier,pamvarsishte kisha mbaruar Akademine e policise(po nuk pata suport politik)dhe si specialist i pol kriminale me binte radha te isha shpeshe ne teren,dhe detyrimishte te perplasesha me kultivuesit e ketyre bimve.Por gjithmon gjendesha ne presionin e deputetit te zones,dhe te kryetarit te partise ne pushtet….(pa emra)Nje raste po shoqeronim nje person autor,erdhi deputeti nje delenxhi nga Tirana(se ne ate qyet te vogel kishin vdekur njerzit por e sollen nga Tirana)dhe na e mori personin nga makina dhe e leshoi,i vajtem komisarit,ai jo vetem qe nuk na mbroi,por na tha se keni bere gabim qe e keni arrestuar ne nje aktivitet qe bente deputeti…..Tani trumbetojne per shkles per lloj lloj marifeti,por brnda jane te krimbur…Nje gje me cudit per ligjin ordiner qe penalizon kryeplakun,i cili mer nje page minimale,dhe duhet te behet hafije,kur kete deryre e ka pol rendit dhe pol i krimeve,perse nuk penalizohen ata,por kryeplaku,hahahah Shtetqe po degradon….

  14. Durrsaku says:

    E ke goditur temen aq bukur sa nuk e di per ke dhe pse duhet te votoj?!

  15. Durrsaku says:

    E ke goditur temen aq bukur sa nuk e di per ke dhe pse duhet te votoj?!

  16. Durrsaku says:

    E ke goditur temen aq bukur sa nuk e di per ke dhe pse duhet te votoj?!

  17. kula says:

    Bravo Bledi . I dime te gjitha por ne jemi nje popull budalla ,qe mbas ca vitesh na bejne lavazh trurin dhe e japim perseri voten, ketyre drogmeneve te peshtirshem qe kemi .
    Peshku qelbet nga koka . Si ka mundesi qe Rama nuk e din se cfare behet ?????!!!! ?

  18. Mentari says:

    Po ti vet votove per kete Aleancen e Qelbesirave o Bledi?nuk dije ti se cfar do te bente Aleanca e Qelbesireve po te vinte ne pushtet?Psevotove per drogen?per paunesine,per paaftesine per korrupsionin Golopant te Qelbesirave? Hajt te fala Permetit te kallanxhijve e te Bolshevikeve

    1. Adi says:

      Megjithmen e ke plako apo e thu per fushate?!!!

      Bravo Bledo! Je njish!

  19. Era says:

    Si u katandisem keshtu? E frikshme gjendja. Pa rrugedalje. Pa shprese.

  20. perkthyesi says:

    Si nuk njohem nje deputet apo politikan te drejte, ndershem, te zot dhe vizionar? E veshtire te besosh qe do te behet Shqiperia me keta derdimene , edepseze dhe delenxhinj!

  21. sit.. back and relaks → says:

    kur te vijne mendte nuk ti hane as qente

  22. gk says:

    Shkrim shume i sakte.Te arrestohen qelbesirat deputete,keta hiena te shoqerise Shqiptare.

  23. nji uj selite te lutem says:

    Te ter kta qe thon pse votuam per kta(1milion qelbesirat) nuk jan ata njerez qe duan shtetin por duan saliun se per kta e keqja ksaj bote esht kudo perveç sali berishes dhe PDse partis rrugaçve gangsterve dhe kontrabantisteve,kur flisni per shtetin kundershtoini te ter te korruptuarit per ta forcuar ate te bardhe te kuq bul jeshil dhe xhdo lloj ngjyre politike vetem keshtu ndergjegjsohemi dhe rregullojm hallet tona.

  24. A says:

    Nje konkluzion i sakte, arrestoni deputetet, jo brockullave dhe pallavrave te EDI RAMES dhe SAIMIR TAHIRIT qe nuk po nxjerres asnje emer te kupoles se droges. Tung.

  25. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Ci beri hashashi ketij koketallashi

  26. Vorbulla says:

    Shkrimine Bledit une do e quaja shkrimin e shekullit . Vetem me nji gje nuk jam dakort. Ju doni qe shteti te burgosi Lilen ? Epa mundur dhe mekat .

  27. Jugu says:

    Ky system kerkon kohe te behet. Kjo nuk do te thote qe njerezit te rrin kemb kryq dhe te presin. Ata duhet te punojne dhe po ashtu ti kerkojne llogari qeverise, kushdo qofte ajo. Ghithmone te kerkojne maksimumin nga njerezit qe paguhen me leket e taksa paguesve.

    Sa me shume te kritikohet qeveria aq me mire, sa me shume te denoncohen pushtetaret nga baza ne qender aq me mire. Pa shpirtin e protestes nuk ke te ardhme ne kete system. Edhe zezaket ne Amerike I kane perfituar te drejtat vetem me shpirtin e protestes.

    Por, pervec kesaj, njerezit duhet ti futen punes dhe jo ta kene mendjen te kafeja, te gote rakise, apo e birres. Te harrojne vajtje-ardhjet te njeri tjetri kohe e pa kohe. Te harrojne dasmat luksoze dhe vdekjet madheshtore (varroshet e shtrenjta), por te bejne nje jete me kuptim dhe normale, leket e dasmave dhe vdekjeve luksoze dhe per te pare (mburrur te) komshinjte, ti harxhojne per te blere pasuri te palujtshme dhe per te hapur businese. Por mbi te gjitha ti harxhojne per te arsimuar femijet.

  28. Populli says:

    Ja ky është Blendi i vërtet!
    Fantastik!

  29. Turi says:

    Lerini ckini me ta. Leri te mbjellen se po si late do grabisin do vjellin. Me mire lerini ca neper to mos i prono se su be qameti. Italia le te shikoi ashashin e saj qe i kan malet e kalabrise plote. Pasaj te flas per neve. Jane pa buke njerzit po i lini te hane buke

  30. sara says:

    Shkrim shum I bukur dhe I vertete, shpresoj te lexojme me shume si ky shkrim.

  31. beth says:

    debutetet duhet te propozohen nga populli dhe jo nga partite.Keshtu zvogelohet numuri i “te droguarve”

  32. Pardesytë e bardha says:

    Hallall bledi, degjeneroi keta politikane shumë mire ben qe shkruan qysh janë gjerat. Ripjellja, premtoi shumë po deri tani zero rezultate.

  33. Ervin says:

    Remember remember the fifth of novemember, the of gunpowder treason and plot!!!!

  34. relisti says:

    rilandasit e bene komplet Shqiperine si lazarati,filluan te ngrene edhe 1 laborator droge ne qender shqiperise(po gjermani qe e zbuloj ju prishi shume pune)..keta jane ata qe votuan 1 milion shqiptaret…

  35. Tomorri says:

    Une kete shkrim brilant e kuptoj keshtu.
    ———————————————–
    Kryetaret e partive ti vene mire gishtin kokes se ata dhe vetem ata e kane çuare shqiperine ne kete pike fundore,ekstreme gati te pariparushme.
    Nuk mund te kete ne parlamentet e botes deputet si Sali Berisha Paloka,Noka,Strazimiri,Topali dhe shume mostra te tjera si keta qe vetem deputet kurre nuk mund te jene se nuk kane gje te perbashket me kete funksion,
    Deshiroj qe 2017 ketij muhabeti detyrimishte duhet ti jepet fund se perndryshje shqiperi kurre nuk do te kete
    Ky shkrim ka shume nevoje per ty rilexuare dhe studiuare mire per te miren e populit nuk mund ti heqesh as nje presje dhe mbi te gjitha eshte i verte si drita e djellit.

    1. sokrati says:

      Mire thua more Tomor por e ke vetem me deputetet e djathte ndersa te majtet qe trafikun e kane trasheguar qe nga koha e merhumit jane qelibar.Haron se drogen e Elbasanit e bente nipi i merhumit.

  36. ropize says:

    bravo bledi.por kam nje pyetje-si te la mero djali ta botosh kete mesazh,kunder qeverise,kunder rames dhe al-metes.keto 2 vjet rama lufton lazaratin qe te mbjellin deputetet komuniste,ne tepelene nuk shkojne forcat e policise sepse eshte zona e ministrit-al kapone tahiri.n.q.s al-kapone meta u kap me nje bllok ku mbante taksat qe vilte edi rama,ky kapo band mban qitap te madh per te vjele taksat nga deputetet e tij.i pari qe duhet te futet ne burg eshte pikerisht ky hajdut i popullit shqiptar.

  37. gloria says:

    Shkrim shume i sakte .
    Fillon me ligjvensit, vazhdon me organin ekzekutiv dhe perfundon me sistemin e drejtesis.
    Deri kur?

  38. Bekim Sala says:

    Po palacot qe bejne listat nuk kane pergjegjesi?

  39. deda says:

    shprehja psikopat kishe nga te erdhi apo do te kete bere jot eme ndonje psikopat

  40. sakoboni says:

    Bledi . Ky popull qe tani nen efektin e ashashit duket si i budallallepsur , dikur , ndoshta kur nuk njihej as duhani e jo me droga ka thene : Kur te …. (perdhunon )kadiu s`ka kush ta ben davane (gjyqin ). Tani te njejtin popull e kane vene nen kembe ata kadinjte e rilindjes keshtu qe eshte i detyruar vec te gulcoje . Nje gulcime muzikale eshte edhe shkrimi yt .

  41. sakoboni says:

    Jam i bindur se po vajte ne Frasher te mbjellesh ashash ke per te deshtuar o Bledi . Ai vend ben vec LISA . Kur ti te flesh posht tyre ne pritje te te rritet ashashi , jam i bindur se do te te behet ne gjume ai , lisi madheshtor i Frasherit , Naimi me skulpturen e Odise Paskalit “I Urituri ” ne dore e do te thote : Po prite nga droga keshtu ke per te vdekur , prandaj zgjohu ! Atyre qe te etiketojne si kallajxhi e bolshevik tregoju ne nje shkrim tjeter se je nga Permeti qe ka nxjerre kaq shume personalitete qe i kane kushtuar jeten civilizimit dhe perparimit te shqiptareve , sa asnje rreth tjeter . Sa per dijeni te atyre qe shajne e ofendojne pa asnje baze , personalisht nuk jam Permetar , por preulem para Kontributit te tyre per MBROTHESINE e rraces shqiptare .

  42. emigrante says:

    vaj medet o mjer mileti
    drogaxhinjte i ka parlamenti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje