Nga Mero Baze
Një mjek i dhunuar dhe dhunuesi i tij në Durrës, bashkohen në faktin se shkak për dhunën u bë kërkesa e mjekut, që pacienti të blinte ilaçe jashtë spitalit. Edhe pse dhuna duhet ndëshkuar sipas ligjit, konflikti zbulon plagën reale të spitaleve shqiptare, e cila as nuk është kuruar, as nuk është mbyllur dhe as ka ndonjë perspektivë të mbyllet.
Reformat në sistemin shëndetësor, duket se nuk kanë mundur të ndryshojnë asgjë për mirë, përveç rregullimit të pamjeve të jashtme të spitaleve, siç është ajo në QSUT, apo vendosjes së rregullit në parkime dhe lokalet përreth.
Po çfarë nuk funksionon në shërbimin shëndetësor shqiptar?
Ka dy tendenca të ndryshme që bien ndesh me njëra- tjetrën. Nga njëra anë qeveria është zotuar, së paku në fushatë elektorale, se do rritë efiçencën e shërbimit shëndetësor, duke rritur kontrollin shtetëror dhe administrimin e mirë në to, pra duke e bërë më etatist shërbimin shëndetësor dhe nga ana tjetër, kemi një prokurim të koncesioneve afatgjata për shërbime, të cilat janë një koncept i ndryshëm në thelb nga politikat që ka shpallur qeveria.
Pra, ose qeveria do eci me moton që do të kontrollojë gjithçka, do vendosë disiplinë shtetërore mbi spitalet, do furnizojë mirë ato, do luftojë korrupsionin dhe do ketë gjithçka nën kontroll, ose do liberalizojë shërbimet, do merret vetem me politika shëndetësore dhe do t’i fusë të gjitha spitalet në kushte të barabarta në treg, duke paguar një sigurim minimal për qytetarët falas dhe çdokush të blejë shërbimin që kërkon, ku të dëshirojë.
Qeveria nuk po bën as të parin, as të dytin, por po bën diçka në mes, ku nga një anë aty ka interes, zyrtarët e mjekësisë shtrëngojnë gjithçka dhe marrin kontrollin mbi tenderat afatgjatë, nga ana tjetër japin koncesione private aftagjata jo transparente dhe shumë të dyshimta për nga eficenca që do të kenë mbi sistemin dhe shërbimin shëndetësor.
Rastin në fjalë në Durrës jam i prirur të mos e shikoj si rast korruptiv, por si një problem i krijuar në spitalet tona nga mënyra se si menaxhohen ato. Konkretisht, pacienti ka kërkuar një “katether” që lehtëson urinimin dhe nuk ka pasur. Pastaj, nëse ai mjeku ka rekomandur ndonjë farmaci të afërt me të, apo diçka tjetër, kjo është e diskutueshme. Problemi është se mënyra si administrohen spitalet tona me tendera një vjeçar të centralizuar dhe me planifikim paraprak, nuk mund të ndjekin dot dinamikën e nevojave të spitalit. Nëse qeveria premtoi se do merrte kontrollin mbi gjithçka në spitale, duhet të decentralizojë furnizimin tek çdo spital me plane furnizimi, që mund të jenë dy ose tre mujor, ku rishikohen gjithë nevojat disa herë gjatë gjatë vitit. Nëse ministria centralizon tenderat, i bën një vjeçar dhe i bën në Tiranë, natyrisht që në një spital rajonal mund të mungojë dhe një kg allçi nëse shkon me këmb të thyer, pasi mund të ketë mbaruar.
Por, ajo që ndodh në spitalet publike nuk ndodh në ato private. Për këtë arsye, qeveria ose duhet të merret me politika shëndetësore dhe ta lërë administrimin e spitaleve në dorë te spitaleve, ose duhet të marrë gjithçka nën kontroll dhe të mbajë përgjegjësi për gjëndjen. Rasti i Durrësit është një banalitet më shumë sesa korrupsion. Ajo që mungonte në spital është diçka që kushton 180 lekë, për të cilën nuk ia vlen as të nervozohesh. Por, perceptimi se mjekësia është një vatër korrupsioni, ka prodhuar sherrin banal.
Kjo qeveri, jo vetëm në mjekësi, por në çdo sektor tjetër duhet të ndalojë me ligj dhënien e koncesioneve për shërbime. Koncesionet duhet të jepen vetëm për investime, atje ku ti nuk ke para dhe nuk investon dot menjëherë. Për shërbime nuk nevojiten para, por menaxhim i mirë dhe nëse nuk e ke menaxhimin e mirë, nuk ke pse rri në qeveri.
Koncesionet në shërbime janë një element korruptiv, që e futi në Shqipëri Sali Berisha, pasi familjarët e tij donin të ngjyenin kafshatën dhe tek nafta dhe tek dogana dhe tek pullat fiskale, kudo ku merren miliona pa lëvizur nga shtëpia. Ato janë kapja më flagrante e shtetit dhe klientelizmi i ngritur në art. Kjo qeveri duhet tu japë fund këtyre praktikave dhe duhet të japë koncesione vetëm për investime.
Të japësh me konsensione shërbime mjekësore, siç janë laboratorët fjala vjen, ku fitimi është shumë i madh dhe tregu është vetërregulluar dhe të lësh në kushte mizerje urgjencat, ambulancat dhe menaxhimin e spitaleve, do të thotë që të mungon identiteti i reformës që po bën në mjekësi. Dhe tani që kanë kaluar dy vjet qeverisje, ne ende nuk kemi një projekt ligjor konkret sesi do shkojë mjekësia shqiptare. Kemi vetëm urdhëra ministri, udhëzime apo indeksime, të cilat arnojnë një sistem të dështuar dhe nuk të japin motiv për një betejë për reformën në mjekësi.
Në çdo vend të betejes, kjo betejë është themelore dhe u ha energji dhe fuqi politike çdokujt që tenton ta bëjë. Por tek ne po na ha energji jo reforma, por arnimi i një sistemi të dështuar dhe korruptiv, i cili vazhdon të prodhojë përsëri të njëjtin produkt.
Boll e keshillove Edi Ramen se Rama nuk degjon asnje njeri. Rama perfundimisht ka deshtuar. Meqe ra fjala per koncesionet, mos harro qe Rama ka deklaruar se do privatizoje Insigun dhe alpetrolin. Ja cfare deshtaku eshte Rama.
Nuk ka me vend per keshilla. E vetmja zgjidhje eshte ndryshim i thelle ne qeveri. Duke hequr gomeret qe ka futur ne qeveri. Perndryshe te largohet Rama vete.
Beqet, Cucat, Ahmetajt etj duhet te ikin nje ore e me pare.
Shume eshte banalizuar ky incident ?!
Ne shqiperi sot te heqin qafe per nje gervishje makine ,ose per nje shikim te ndonje femre ne krah dhe ky doktori paska shpetuar …
Persa i takon shendetesise nuk e di pse i nderuari Mero “e ka pike te dobet” dhe i kujtojme infermieren Betty-in ose ate rastin ku e c’nderuan shoqen e klases te njohurit e saj..kur video kishte 6 muaj ne sirtar..kush lloj visho ajaz i nxjerr keto “stuhi ne gote uji”
Nje nga krimet qe ka bere berisha eshte se duke qene i shendetsise….mjeksia eshte sektori me i goditur ne shtetin shqiptar…
Eshte njelloj te themi se tropoja e tropojanit Sali nga nje krahine qe u zhvillua me shume se cdo rreth ne kohen e bace enverit..eshte kthyer ne rrethin me te shperfyteruar…shikoni varrezat e tropojes per vitet 1992-2013 dhe moshen e te vrareve…kaq rini tropojane nuk eshte vrare as nga serbi apo ne luftat shekullore..
Problemi kryesor nuk eshte te shendetsia apo te doktorret ..por te Doktorr Zhivago..
Ne fakt ketu fillon krimi i Edi Rames..ose tradhetia e 21 janarit apo gerdecit…E lexuat cfare tha ky horr..nuk jam gjykates te fus berishen ne burg..
Po pse na ka care menderen qe kur erdhi me “krimet e enverit” qe e filloi me 40 shenjtoret e Papes Romes ku gjysma ishin te lidhur me fashizmin ..dhe deri tani ne fund me ishullin e Sazanit qe po i paraqisin “budallenj” ata bij nenash qe rrinin si ne Burg ne Sazan per te mbrojtur atdheun ….Pra po tallin lesht me mbrojtjen e kombit qe per here te pare ne historine shqiptare qe nga koha e Skenderbeut i dolen zot vendit.
Kush eshte tradehtia kriminale e Edi Rames ?!
Le te lexoje cuni kristaqit komentin e meposhtem…dhe le ti lidhi ne litar komunistet sic thonte si skizofren ne 1991 qe i futen dajak ca tropojane te qelbet si gomari azem hajdari bashke me pordhesorin Shinashi Rama…
AUTOPSIA E NJE KRIMINELI QE U LEGALIZUA NGA UDB DHE U APROVUA
NGA EURO-ATLLANTIKET PA DATE SKADENCE.
Politika shqiptare ka shumë pikëpyetje, por ato më të mëdhatë lidhen me një njeri, doktorin Sali Berisha. Është ende e nxehtë natyra e debatit që vërtitet rreth një prej figurave të larta të komunizmit, Hysni Kapos. Edhe bashkëshortja e tij, Vito Kapo, i qëndroi deri në fund tezës se Hysniun e vranë dhe nuk ndryshoi mendim për asnjë çast. Madje edhe diagnoza e helmimit. Por kush e helmoi?. Kush përfitoi? Kapo ishte njeriu që mund ta zëvendësonte Enver Hoxhën, pasi ishte më popullor. Dhe për mjek oborri kishte….Sali Berishën. Përfituesi…Ramiz Alia. Dhe nderi i kthyer, Berisha futet në rrugën e politikës, në rrugën e pushtetit. Katovica mbeti amanet. Por Ramiz Alia nuk foli kurrë.
Edhe kur u përpoq, ngjarje të mistershme ndodhnin rreth tij. Shumë mbahen në alibinë se Nexhmia dhe Ramizi u burgosën. Po, u burgosën, por nëse nuk do të ndodhte, çfarë do të bëhej me ta pas urrejtjes popullore të familjarëve të të pushkatuarve dhe persekutuarve ?!. Sali Berisha fitoi një “bingo” në vitet 70-të. Pikërisht në kohën kur po ndodhnin ndryshime të mëdha shëndetësore në trupin e udhëheqësve të ish-Bllokut. Enver Hoxha vuante nga sëmundja e diabetit, një prej sëmundjeve që të rrit ndjeshëm tezën e paranojës dhe dyshimeve. Humbi kontrollin e mendjes dhe këtë situatë e shfrytëzoi…Nexhmia. E frikësuar për të ardhmen e familjes dhe në kërkim të sigurisë, prodhoi një…Ramiz. Njeriu më i afërt i saj. Dhe ata ia dolën me sukses, fal një njeriu me karakter të ngjashëm si i tyre. Në të kundërt nuk kishin për të pasur shanse.
Mistere të mëdha ka në karrierën e tij një herë ish-kryeministër dhe ish-president, Sali Berisha.
Safet Zhulali. Njeriu që ishte shumë më afër tij. Ndoshta më naivi, ndjesë pastë, por edhe i besuar. I brymosur me idenë e antikomunizmit, ku të gjithë i shihte si armiq dhe përdorej lehtë. Por për fat të keq të tij, dëshmitari më i fortë i anti-Berishizmit. Njeriu që nëse do të hapte gojë (nëse nuk e ka bërë në rrethana të tjera), mund ta kishte shkatërruar një herë e mirë Berishën.
Ish-ministri i Mbrojtjes ishte i vetmi që kishte në dorë planin operacional të pushtimit të Jugut dhe detaje të hollësishme. Nga kasta e vjetër e PD nuk mbeti askush përveç sekretarit të tij Genc Pollo. Ata që lejoi të riktheheshin më vonë, e bëri sepse kishin një pauz paditurie për atë që kishte ndodhur në PD. Dhe i shërbenin si kauz e një casti që i duhej në favor. Dhe Zhulali iku ashtu dhimbshëm, mistershëm, me një sëmundje për të cilën shumë pak u bë transparencë për shkaqet se nga erdhi.
Më herët kishte ikur një tjetër figurë, jo politike, por që dinte shumë. Kryetari i Komisionit të Figurave, Nafiz Bezhani. Edhe vdekja e tij, përveç faktit të moshës, u mbulua deri diku me mister. Një njeri që kaloi në duar të gjitha dosjet e ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve. Ata që sot kanë zaptuar politikën dhe mbajnë peng një popull.
Çfarë ndodhi me Azem Hajdarin ?. Ka vetëm dy dëshmitarë realë. Sali Berisha dhe Genc Pollo. Që ditët e sotme shkëmbejnë mesazhe shumë të forta dashurie. Dhe në veçanti Genci mundohet të bjerë sa më shumë në sy të doktorit. Vërtet Azemi u eleminua për shkak të një konflikti banal, por askush nuk do guxonte ta vriste te zyrat e partisë në mes të Tiranës, nëse dikush nuk do e kishte shtyrë. Nëse Azemi e mori vesh kush e priste, nuk kishte pse të dilte. Dhe Berisha nuk do e kishte nxjerrë në pritë, por t’i këshillonte një deklaratë mediatike ku të denonconte, ose kërkonte ndihmë. Dhe Berisha e shfrytëzoi, sepse ndjente se po humbte kauzën politike pas 1997, po dilte nga loja dhe po i shuhej ëndrra. Dhe si shprehja “të vishem edhe një herë nuse, pa di si të nusëroj”.
Dhe i duhej një kauz, një dëshmor, për të tërhequr gjithë vëmendjen. Dhe hoqi kundërshtarin kryesor, Azem Hajdarin. Fajin e spostoi te Nano dhe këtë të fundit e përdori më vonë për marrëveshje mbijetese politike. Më pas ikur edhe një dëshmitar tjetër i 2 prillit 1991, por që nuk foli kurrë, Pjetër Arbnori. Bashkë me Azem Hajdarin, ata ishin dy njerëzit që kishin dijeni të plotë për ngjarjet kur u vranë Arben Broci me tre të tjerë.
Rikthimi në pushtet i Sali Berishës në 2005 me tezën e dorës së fortë dhe të pastër, i ngriti një problem të madh. Një çështje që Nano ia la hapur. Zhdukja e mistershme me urdhër të tij të Remzi Hoxhës. Biznesmenit shqiptaro-maqedonas, aktivist i UÇK-së, që e mori peng me SHIK-un e tij fal një makinacioni të agjenturave serbe dhe paditurisë së Pjetër Arbnorit. Hoxha u mbeti në dorë në tortura pasi i kërkonin filmimet dhe fotografimet që dispononte ai për takimet Berisha-Miloshevic dhe me Gligorovin si dhe një filmim të Gazidedes me Arkanin në Shkodër, pak muaj para zhdukjes. Më tej zhdukën trupin si provë, që të mos mbetej, por denoncimi i familjarëve i menjëhershëm plasi skandalin. Nano e la dosjen e hapur me gisht tregues nga zyra e Berishës.
Vetë OKB rihyri në lojë. Berisha u përpoq ta mbyllte si dosje, por s’ia doli. Ndaj dhe i mbeti si “çelës” zhdukja e provës kryesore. E rikthehu të ndjerin nga vendet arabe ku bënte jetë akademike, me premtime të mëdha. E kthehu si një “trofe” të forcës së tij. Por nuk i mbijetoi gëzimit të Shqipërisë as për dy vjet. Iku me një sëmundje të mistershme, origjina e të cilës mbeti e tillë. Një vdekje për të cilën Berisha u mundua të hiqej sikur po investonte me buxhet për ta shpëtuar. Por fitorja ishte e madhe, sepse dosja e zhdukjes u varros përfundimisht me vdekjen e Bashkim Gazidedes. Të tjerët kishin pak rëndësi në proces, pasi shkonin deri tek Ilir Kumbaro, të cilit urdhrin ia kishte dhënë vetë i ndjeri dhe për më tepër Hoxha i mbeti atij në dorë. Edhe Kumbaro nuk dihet se ku jeton dhe nëse jeton pas atij skandali me drejtësinë shqiptare dhe britanike bashkë. Një manovër proceduriale për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi.
Të gjithë e mbajmë mend Kosta Trebickën. Pa peshë politike, por ama ishte vullkani i shpërthyer që mund të shuante “sarajin” e kryeministrit mes skandalit të aferës së Gërdecit dhe 26 të vrarëve. Ishte dëshmitari që lidhte djalin e kryeministrit me atë aferë direkte. Trebicka foli hapur, duke thënë në media se “Shkëlzen Berisha ishte i lidhur në trafikun e Gërdecit”. Madje shkoi më tej. Foli për një takim misterioz tek sheshi “Nënë Tereza” në makinën e kryeministrit Sali Berisha për këtë problem. Takim i fshehtë, jo zyrtar, në rrugë dhe për një ngjarje të madhe…..Dhe dy muaj më pas vdes në një aksident të mistershëm në pllajën e Voskopojës në gjueti.
Makina me 30 në orë kishte bërë salto duke e zënë nën vete, i kishte çarë kafkën, por afër trupit kishte pushkën dhe shpendët e vrarë!!!. Dhe dyshohet se njeriu që i ka shërbyer si urë Berishës për këtë zgjidhje, ishte…Bujar Nishani. Në një biznes të përbashkët dy bashkëshortet e Trebickës dhe Nishanit, hapën universitet privat. Dhe Kosta u zbut, kurse Nishani ishte i vetmi që i shkoi i pari për ngushëllim të shoqes në banesë dhe ku u mbushi mendjen se ishte…aksident. Për të mbuluar provat shërbyen ish-badiguardët e Berishës të emëruar drejtorë policie. Dhe Nishani sot është…President. Por edhe Nishani vetë po vuan…një sëmundje të mistershme për shkaqet dhe origjinën e saj. Dhe është pikërisht ky ish-ministër i Brendshëm, në kohën e të cilit kanë ndodhur gjithë vrasjet politike të kundërshtarëve të Berishës. U vra Fatmir Xhindi, Aleks Kekës apo 4 policët në Durrës. Iku dhe u rikthye ministër dhe pasuan vrasjet e kryekomunarit në Kukës, gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo oficerit të lartë të SHISH, Isa Çopa. Bashkë me Halimin e kalonin situatën me një premtim për kapje autori dhe më tej harroheshin. Kosta Trebicka nuk iku se do i zinte vendin Berishës se ishte i zoti në politikë, por sepse kujtoi se gjendej në Amerikë, ku skandalet kanë të ndëshkuar. Harroi se pasi u harrua disa muaj fjalia që tha se negocoi me Berishën pas Gërdecit, i shkroi testamentin e vdekjes. I vetmi dëshmitar i kësaj çështje mbetet Mihal Delijorgji, i cili duket se u tregua gojekyçur deri në fund.
Nuk po llogarisim këtu edhe 21 Janarin, operacion të cilin e udhëhoqi vetë. Ku dëshmitar ka përveç komandantit të Gardës, truprojat e tij, edhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, që e konsideron “djalë të një gjaku”.
Por nuk mund të lëmë mënjanë ngjarjen më macabre qe VARRIMI U KTHYE NE FESTE, Sokol Olldashin. Një tjetër kundërshtar dhe rival në parti, por për fat të keq po aq i kapur në bëma të dyshimta sa edhe të mëparshmit, pra një ministër kabineti. Por duket se i ndjeri kishte lëvizur fort gurët e themelit në PD. Mbështetja që po merrte nga java në javë u kthye në një frikë për Berishën dhe pasardhësin e tij Basha. Distancimi i partisë nga Berisha, llogaritet të jetë fundi i tij dhe dorëzimi tek kundërshtari si “pajë”. Për të ndalur këtë operacion, në momentet e “bursës” më të ulët të tij në politikë, mund të jetë luajtur edhe karta e radhës. Vërtet ishte një aksident, por që mbetet dhe duket se do mbesë me shumë të panjohura në vetëvete. Basha duket i ekzekutuar nga Uashingtoni dhe Berisha po ashtu.
Ndaj zgjidhja e vetme mbetej një qetësi dhe batak politik si i 1997-2005 me një opozitë copë-copë dhe me një post honorifik në PD. Dhe përballë alternativave u zgjodh kjo e fundit. Nëse rezultatet e autopsisë së Sokol Olldashit nuk bëhen transparente, nëse nuk zbulohet se me cilin ishte takuar në vendin misterioz të panjohur ende, çfarë kanë biseduar dhe kush e ndiqte, ky aksident nuk mbetet thjesht i tillë në këtë situatë të trazuar të ish-ministrit që përgatitej për betejë të re….Ferdinand Poni e mbyten me nje “goje uji”….
.Artan Santo u vra per ti treguar Edi Rames te mos futet ne keshtjellen e drakules berishe…shkurt..kush e mbron kete drakulen e vicidolit kur ai vend eshte kthyer si kolumbia e europes
“Autopsia” shume gjera i ka drejt, por nuk jane te panjohura, perkundrazi. Problemi mbetet sesi dhe kur keto gjera do te vihen ne rrugen e zgjidhjes. Kompleksiteti i treshes “politke kombetare-interesa gjeostrategjike e te medhenjve-mafie” jane nje trinon i pandare, ndaj jo per nihilizem, por vertet qe ca gjera i shikoj shume te veshtira. Ndaj dhe me vjen keq sa s’ben por ky eshte realiteti i hidhur. S’;na mbetet tjeter vec te urrejme te ligjte, dhe te meshirojme dhe falim kete popull “qe s’di se c’ben”, nese perifrazojme Jezusin.
Krimi,korrupsioni,papunesi,varferia,mjerimi,deshperimi kane arritur kulmin e tyre.Ky eshte shqetesimi i madh kombetar,ne ditet e sotme.
E gjithe Shqiperia eshte kthyer ne nje Lazarat.Nje vit me pare qeveria dhe bashibozuket e saj,per muaj e muaj me radhe,e paraqiten aksionin ne Lazarat si arritjen me te madhe te tyre ne luften ndaj krimit.Nje vit me pas,e gjithe Shqiperia eshte kthyer ne Lazarat.Kudo mbillet e korret bima e famshme a Lazaratit.Edhe atje ku as qe mendohej me pare.Ne cdo cep te Shqiperise.E gjitha kjo nen bekimin dhe mbrojtjten e policeve te Sajmir Tahirit dhe miqve te Edi Rames.
Korrupsioni dhe evazioni kane arritur maja te pamenduara me pare se mund te arriteshin.Qeveria qe tundte e shkundte flamurin e antikorrupsionit,na dolli qeveria me e korruptuar e tranzicionit.Aq e vertete eshte kjo,sa edhe FMN,qe nje vit me pare beri c’mundi qe ta ndihmonte ate,iku e lebetitur per shkak te korrupsionit te shfrenuar te qeverisjes socialiste.
Krim,korrupsion,papunesi,varferi,mjerim,deshperim,eksod – kjo eshte panorama e pergjithshme e Shqiperise Ramiste sot.
Ne keto rrethana,qeveria,vete Edi Rama,dhe bashibozuket e tij mediatike po bejne c’eshte e mundur t’ia fshehin realitetin e hidhur shqiptareve.
Keshtu,propaganda e tyre po njeh kulme te papara.Taman si ne kohen e komunizmit,ku sa me shume rendohej mizerja aq me shume merreshin me armikun e klases,me grupet armiqesore te brendshme,me rrezikun e jashtem – edhe sot ne kohen e oligarkise ramiste,sa me shume rritet mjerimi aq me shume sulmohen armiqte e sotem te klases,opozita,eksponentet e saj;aq me shume flitet per “armiq” mes radhesh(Meta),per rrezikun rajonal etj etj.Ate qe komunistet benin dje ne kohen e Kolekes,sot,ne kohen e Rames,po e bejne pasardhesit e tyre socialiste.
Por,kjo eshte vetem njera nga te shumtat ane te propagandes mavi.
Ane te tjera te lene pa mend me fantazine e tyre te cfrenuar dhe perverese.
Keni vene re keto dite,qe gazeta te njohura si me pro-qeveritare,madje nen kontrollin e drejtperdrejte te Rames,te japin ca lajme te cuditshme,teper te cuditshme,cuditerisht te cuditshme,ku kritikohen deputete socialiste,punerat e qeverise,ministrat e saj,madje ministrat me besnike te Rames?!Patjeter qe i keni vene re.
Po si ka mundesi nje gje e tille?! – kane pyetur shume shqiptare.E pra,ja qe ka.Eshte rekord propagandistik.Rekord pervers propagandistik.Rekord qe vetem mendja perverse dhe e percudnuar e RAmes dhe bashibozukeve te tij mediatike mund ta arrijne.
Ja nje shembull:para ca ditesh,gazeta qe eshte kthyer tashme ne megafonin kryesor dhe qendren propagandistike te Rames dhe qeverise se tij,shkroi nje shkrim “bombe” me nje titull “bombastik”: a do te prishet shkolla “Kristaq Rama”?”…!!!
Te gjithe qe e lexuan,thane:po si eshte e mundur qe gazeta kryesore propagandistike e Rames,te shkruaje nje gje te tille?!Shenje e nje shtypi te lire,te pavarur?!Kritikuese e qeverise socialiste?!Media e majte qe del kunder te majteve?! – U thane keto e shume te tjera.
Ky ishte edhe qellimi.Por,jo i gjithi.Vetem njeri aspekt i tij.
Tjetri kishte te bente me krijimin e iluzionit tek shqiptaret,qe kjo qeveri,Edi Rama vete,eshte aq i vendosur ne luften ndaj korrupsionit sa ,se ka per gje te prishe edhe shkollen me emrine babait te tij Kristaqit!
Ne te vertete,kjo ishte vendosur me pare qe te behej,pikerisht per ta perdorur ne funksion te propagandes.
Ne fillim jepet si lajm,gjoja nga media e pavarur,pastaj behet debati nese do ta prishe Rama shkollen me emrin e te atit apo jo;po jo,jo po,edhe po edhe jo;e me ne fund,vjen haberi i gezueshem qe “cudit”: Rama do ta prishe ate shkolle…se ai nuk pyet per askend,as per te atin,kur behet fjale per zbatimin e ligjit…!!!
Keshtu ndodhi.Nuk do te vononte shume dhe mashtruesi Veliaj do te dilte ne publik te thoshte,pike per pike,pikerisht kete qe thashe me lart!
E shihni se cfare mashtruesish te pacipe jane keto more!
E shihni se cfare maskarenjsh jane keto more!
Vendi eshte ne mjerim dhe deshperim,e keta zuzare nuk ia pertojne fare te tallen pa meshire me shqiptaret.
Ane tjeter akoma e kesaj propagande,eshte shqetesimi per probleme te zakonshme te korrupsionit,si menyre per ta shfokusuar vemendjen e qytetareve nga hallet me te medha.
Ne funksion te kesaj eshte edhe shkrimi i sotem i zotit Baze.Flet per korrupsionin ne shendetesi…
Mire ben.Mire nuk ben.Ben mire se per korrupsion po flet.Nuk ben mire,se ka gjera te tjera me te rendesishme per te folur mbi korrupsionin.Nuk ben mire se nuk flet per hallet me te renda.Per hallet mbi hallet.Per varferine,papunesine,korrupsionin kapilar,evazionin e papare,per Shqiperine e kthyer e tera ne Lazarat,per deshperimin e madh,per mjerimin e thelle,per eksodin si pasoje e gjithe ketyre.
Keshtu bejne te gjithe mediat qeveritare.Keshtu bejne te gjithe gazetaret dhe analistet e saj.Per te shfokusuar vemendjen e shqiptareve nga hallet me te renda,merren me “halle” me te lehta.
Skypioni si gjithmone kap ndonje aspekt periferik, si ky i hashashit, dhe tjerr hartime sofiste sikur ky fenomen lindi dje dhe eshte i pajustifikueshem. Keshtu kurre, as tani, nuk ka vene gishtin ne plagen e vertete te ketij vendi. Pra per varferine dhe per pasoje, korrupsionin ne te gjitha nivelet qeverisese dhe jo, si psh drejtesia, prokuroria, shendetesia etj. Kjoka filluar qysh ne 1994 (edhe me pare) kur ky (nese eshte Artan Hoxha) se bashku me genc Rulin perpak perfunduan ne burg. Por kjo eshte histori tjeter. Pyetja qe kam eshte: Kush apo cilet e kane katandisur kete vend ne kete derexhe? Se kjo xhanem nuk u be vetem keto dy vjet. Sigurisht qe eshte per pjesen e vet pergjegjese dhe qeveria qe ka marre detyren ta permiresoje kete situate dhe per kete le te vihet para pergjegjesise me argumenta dhe fakte te veprimeve, apo mosveprimeve te saj. Por nuk duhen harruar sikur nuk kane ndodhur megavjedhje, krime dhe korrupsion per 23 vjetet e tjera.C’beri qeveria berisha per te permiresuar jeten e njerezve dhe per te denuar korrupsionin e q
Skypioni si gjithmone kap ndonje aspekt periferik, si ky i hashashit, dhe tjerr hartime sofiste sikur ky fenomen lindi dje dhe eshte i pajustifikueshem. Keshtu kurre, as tani, nuk ka vene gishtin ne plagen e vertete te ketij vendi. Pra per varferine dhe per pasoje, korrupsionin ne te gjitha nivelet qeverisese dhe jo, si psh drejtesia, prokuroria, shendetesia etj. Kjoka filluar qysh ne 1994 (edhe me pare) kur ky (nese eshte Artan Hoxha) se bashku me genc Rulin perpak perfunduan ne burg. Por kjo eshte histori tjeter. Pyetja qe kam eshte: Kush apo cilet e kane katandisur kete vend ne kete derexhe? Se kjo xhanem nuk u be vetem keto dy vjet. Sigurisht qe eshte per pjesen e vet pergjegjese dhe qeveria qe ka marre detyren ta permiresoje kete situate dhe per kete le te vihet para pergjegjesise me argumenta dhe fakte te veprimeve, apo mosveprimeve te saj. Por nuk duhen harruar sikur nuk kane ndodhur megavjedhje, krime dhe korrupsion per 23 vjetet e tjera.C’beri qeveria Berisha per te permiresuar jeten e njerezve dhe per te denuar korrupsionin e qeverise Nano, i atille qe populli nga neveria solli ate ne pushtet edhe pse mbante ne kurriz shume mekate? Jo vetem qe nuk,beri gje por te keqen e thelloi, sidomos ne katervjecarin 2009-2013 edhe per shkak te koalicionit te PD me LSI. Keshtu pra jemi ketu ku jemi dhe problemi shtrohet kush jane fajtoret dhe ata te denohen, si dhe ciat jane rruget dhe mjetet qe trupi i sakatosur i shoqerise te kurohet dhe pastaj te sherohet.
Skopioni mire i gjen dhe i evidenton faktet per gjendjen e mjerueshme ne Shqiperi, por nuk shkon me tutje per te thene shkaqet e shkaktaret, i bie shkurt duke ia faturuar vetem maxhorances e sidomos Rames e Tahirit, madje ben thirrje te ngrihemi e t’i rrezojme me force. Harron ai se, sapo jane mbushur vetem 2 muaj nga zgjedhjet, qe konfirmuan se populli nuk e miraton kete zgjidhje,jo se e do shume Edi Ramen dhe maxhorancene, por ka frike nga nje e keqe me e madhe, nga gogoli Saleh Berisha.
I vërtetë pas shumë kohësh. Urime.
Cdo gje eshte e qarte,me super hajdute si Ilir Beqa dhe ish banda e Ikssh qe kane bere namin dhe Elvana Hanen do bej Rama reforme…si shpjegohet qe te gjithe hajdutet e Sales Fredin dhe ate Mondin e prokurimeve i mori dhe Bequa dhe Rama sja beri falen dysh???
Apo di i heqi me 1 shtator..haha..
Car pret nga Beqja familje komunistash dhe spiunesh sigurimsa komuniste nga e shoqja .
Fiks boll te shikosh stafin e ministrise se shendetise dhe kupton sa i ngushte ka qene dhe eshte bashkupinimi Ilir Beqa dhe hajdutet e Pd-se dhe thoni qe nuk mbajne nj-tj…Hajdutet nuk kane Parti ne fakt kane vetem xhepa.Kudo qe shkojne te gjatet vetem grabisin ndoshta i ndihmon edhe gjatesia.Uroj qe vetem zoti ti frenoje se nga njerzit skane me frike.Mallkuar qofte kjo race e ndyre majtas apo djathtas qofshin..
…. Me ne fund nje Shkrim me PO ARGUMENT !
Shkoni,per shembull Dhe shihni urgjencen e kardiollogjise ne QSUT.Pisllek Dhe gjendje superskandaloze.Shekulli 15.Lerini komentet,vrojtoni Dhe verni duart ne koke.Pisllek Dhe maskarallek.Nje plage e qelbezuar Jane ATO koncensionet qe beri qeveria e kaluar me sherbimet.Gjendja e kesaj urgjence simbolo i TURPIT.
Mero eshte shum e vertete qe korrupsioni nuk eshte nderprere per asnje cast,si me PD edhe tani nje soj..se jan po ata njerez neper drejtorit e rretheve qe kan qene edhe me salen edhe me fatos nanon…pse nuk paska te tjere qe te vendosesh…po thon hajduti do hajdutin….ai beqa urgjentisht te largohet nga minister i shendetesise se nuk ka bete asnje ndryshim
Ne arsim eshte me ndryshe nuk kan guxuar te marrin dhe shum leke,por ndoshta do fillojne tani…kurse shendetesia ne te gjitha drejtorit edhe te trasferimi nga nje spital ne tjetrin..Edi Rama duhet ti vej gishtin kokes
Po cfare reforme do te beje Beqiri ? Me ekipin “Hajduti dhe i paafti” pret ky popull te beje hajer?
Cfare aftesie ka ish keshilltari i Elvana Hanes, Fred Careri, pervecse vjedhjen; po goca e Pajtim Bellos a e mori diplomen te Kristali per farmaci?, po sharlatani dhe vampiri i vjedhjes Mond Cimbi qe eshte bere Moni i Beqirit per cfare aftesie shquhet?
EDI RAMA, nuk din te beje as shendetesi, as arsim, as te ngreje mireqenien e popullit. Keshtu nuk din te beje as qeveri dhe as shtet.
Ka dy vjet qe ben vetem blla-blla dhe s’ka mbajtur asnje fjale dhe asnje premtim nga ato qe thote para zgjedhjeve.
Ku eshte Gerdeci, ku eshte vjedhja katastrofike e rruges se kombit, ku eshte 21 janari, ku eshte …, ku eshte … dhe nuk mbarojne ku eshtet??!!
Nje analize te vogel, u trumbetua si nje fitore spektakolare shkaterrimi i qendres se droges se Lazaratit dhe u kapen e u arrestuan disa peshq cironka, bile fatkeqesisht u vra edhe nje ushtarak i nderhyrjes se shpejte ose i forcave speciale. Kaq ishte organizimi dhe shkathtesia e EDI RAMES dhe SAIMIR TAHIRIT. Po maja e kupoles qe ben organizimin e mbjedhjes, rritjes, korrjes, shitjen dhe eksportin e droges nuk u prek dhe nuk doli asnje emer, qofte edhe i sajuar. Pra peshqit e medhenj qe ndodhen ne Tirane, ne organizma te tilla si ne Kuvend si deputet dhe ne Qeveri, nuk doli asnje emer.
Ja cfare ndodhi, mbas ketij aksioni te deshtuar ne Lazarat, doli qe e gjithe territori shqiptar u mbjedh si asnje tjeter me droge dhe perseri maksimumu kapet nje kryeplak lagjeje ose fshati pse nuk ka kallezuar se ne zonen e tij cfare behet. Kur dihet, po te kallezoje kryeplaku, do te shikohet qe mbas disa ditesh do te zhduket dhe do te gjindet i vrare ne ndonje kanal.
Gjithe ky aksion dhe nuk kemi perseri asnje peshk te madh ne forme peshkaqeni qe si EDI RAMA dhe SAIMIR TAHIRI i kane perdite neper kembe.
Si perfundim edhe kjo qeveri me EDI RAMEN, jane njelloj si me SALI BERISHEn, FATOS NANON dhe ILIR METEN.
Tani po del qarte dhe sakte qe keto lloj qeverishe me keto lloj PLEHRASH nuk kane mendjen per pune, per zhvillim dhe begati te vendit dhe te popullit, por kane mendjen se cfare te shperdorojme, te vjedhim, te grabisim, te mashtrojme.
Ti mender EDI RAMA ke vetem vetem fjale e brockulla dhe pallavra.
Bile qellimi i juaj qe te varferit te behen me te varfer dhe shtresen e mesme te shoqerise qe eshte shtylla kurrizore e sitemit ta shkaterrojsh duke e bere te varfer me te gjitha menyrat dhe format tuaja meskine, perverse dhe bastarde dhe mender shtresen shume te vogel ne numer te pasur qe jane nje grupim hajdutesh, grabitesish te pa skrupullt, qe nuk dine se ku bjen me shtepi ndergjegja sepse jane injorant ordiner.
Pra, EDI RAMA je sa i pa afte dhe maskara. Shpresojme sa me shpejt te kemi element te rinj ne politiken shqiptare, jo nga mosha, por nga medja e shendoshe duke na sjellur praktika te konsiliduara te politikes, te ekonomise, te arsimit, kultures, shendetsise me filozofi kapitaliste social demokrate si i kane FRANCA, GJERMANIA dhe shtetet NORDIKE. Ndryshe, duke patur per shembull shtete si ITALIA dhe tipa si SILVIO BERLUSKONI bejne ate qe shteti dhe populli te lengojne pambarimisht. Tung.
Gorrica fica! Kjo është reforma Beqja…
O Mero , sivjet katheteri urinar ne tender ne Ministri eshte 760 leke dhe jo 180 leke sa eshte ne rrjetin e hapur te farmacive . Ku do te fitoje Beqja po ta lere cmimin 180 leke
Mero nuk te njoh nga afer por boll me perralla me mbret..Nexmije ramis fatos sali(kontigjente te demoduara Jugosllave)Nderroje stilin per nje shprese Shqipetare…vetem shkruaj per ata qe meritojne.respekte…!!!