Mero Baze
Një familje kuksiane pati këtë javë një lajm të hidhur. Vajza e tyre u nda nga jeta në një aksident në Gjermani, pasi e shtypi treni, ndërkohë që ishte me të fejuarin e saj, pas të cilit kishte ikur të jetonte në Gjermani. Nuk besoj se ka lajm më të rëndë për një familje dhe çdokush që shkon ta ngushëllojë dhe t’ia bëjë më të lehtë këtë mënxyrë, bën një gjest human. Këtë shans e kishte dhe Lulzim Basha, i cili shkoi nga Tirana në Kukës për këtë gjë. E harxhoi kohën, benzinën e makinës dhe idenë e tij shterp, që më shumë sesa lehtësim për familjen që i ka ndodhur fatkeqësia, u kthye në një barrë për opozitën që ka këtë kryetar.
Dalja e tij nga morti dhe shpallja e vajzës së aksidentuar në Gjermani si një përgjegjësi e qeverisë shqiptare, nuk çon dëm vetëm kohën, benzinën dhe idenë e tij për t’i shkuar afër asaj familjeje, por dhe kuptimin që ky njeri kërkon t’i japë opozitës në Shqipëri.
Shqipëria është një vend i mbushur me drama dhe probleme nga më të rëndat, të trashëguara, të pazgjidhura kurrë dhe plot të reja që lindin përditë. Opozita në këtë vend vlen për të ngjallur shpresë dhe jo për të bërë 200 km larg në një “vaki” për të shpallur dëshmorë të opozitës një vajzë fatkeqe, e cila ështët ndarë nga jeta mijëra kilometra larg Shqipërisë.
Së pari, më shumë se vajza e vdekur aksidentalisht, nëse dëshiron të akuzojë qeverinë shqiptare, Basha mund të përdorë të gjallët e saj që ikin nga Shqipëria dhe janë sërish të gjallë në Gjermani, Itali, Greqi e kudo tjetër. Qeveria jonë mban përgjegjësi pse ata ikin të gjallë e jetojnë atje si të gjallë dhe jo pse ikin të gjallë e i shtyp treni në Gjermani. Gjermania nuk është një vend ferri, por është një nga shtetet më të zhvilluara të planetit dhe kur të shtyp treni atje, është thjesht fatkeqësi. Nuk ta bën askush me qëllim, as pse je nga Shqipëria, as pse je me PD-në , as pse je nga Kukësi e as pse ke kryetar Lulzim Bashën. Thjesht të ndodh një aksident për fatin tënd të zi.
Të gjallët janë një kauzë më e rëndë se ata që vdesin aksidentalisht. Vajza nuk vdiq për fat të mirë as për bukë, as nga të ftohtit dhe as nga ndonjë traumë dhunimi, por nga aksidenti. Ashtu mund të vdiste me shumë shanse dhe nga trami i Lulit në Tiranë, sikur ta kishte bërë, apo nga autobuzi i Kamzës. Nuk ka kurrëfarë politike me atë që vdes në një aksident. Basha nëse ka këllqe, të bëjë politikë me ata që janë gjallë dhe që ikin të dëshpëruar nga vendi.
Dhe këtu ai dëshmon pafuqinë e tij, jo vetëm si lider pozitar, por dhe si një ish pushtetar i kompleksuar nga historia e tij. Duke qenë i pafuqishëm të bëjë opozitë dhe të mbledhë mbështetje popullore, ai duket se po zbulon pak nga pak kompleskin që ka, për të pasur dhe kundërshtari i tij, vitkima dhe të vrarë, siç prodhoi ai vet kur ishte Ministër i Brendshëm. Njeriu që ka lënë jetim tetë fëmijë, duke ua pushkatuar prindërit në mes të Bulevardit, jo aksidentalisht, por me qitje të urdhëruar nga zyra e tij, tani është nën makthin e gjetjes së “dëshmorëve” të tij që të barazojë krimet e veta me aksidentet e kundërshtarit të vet. Vetëm ky komplek, që i prodhon makthe brenda vetes, mund ta çoj tek ky gjest naiv, që e banalizon opozitën dhe keqpërdor deri në nekrofli një fatkeqësi të rëndë të një familjeje, duke i trajtuar ata jo vetëm si fatkeq, por dhe si njerëz që nuk kuptojnë pse u ka vdekur vajza.
Shqipëria ka plot shanse për të bërë një opozitë të fortë, të pakompromis dhe shpresëndjellëse për njerëzit e këtij vendi, por kjo opozitë kërkon një lider të pastër, ta painkriminuar, të pakapur dhe vizionar. Problemet janë këtu, janë mes nesh, janë në qeverisje dhe shoqëri, janë në administratë dhe në shtëpitë e vetmuara të fshatarëve shqiptarë. Janë problemet e njerëzve të gjallë të këtij vendi, që duan të jetojnë këtu dhe që nuk po ia dalin dot. Por Lulzim Basha është i pabesueshëm për ta dhe ka problem me historinë e tij. Ndërsa shqiptarët kanë nevoja urgjente për një lider opozite, ai ka prioritete të tjera. Ai duhet të gjej një herë dikë që ka vrarë katër vet si ai, që të barazohet me të. Pastaj duhet të gjej një tjetër të vjedhë 220 milionë sa ka vjedhur ai që të barazohet me të. Pastaj duhet të gjejë ndonjë të afërm të kryemsintrit, mundësisht djalin, të vrasë 26 vet për të vjedhur si në Gërdec që të barazohet me të …dhe pastaj të thotë “tani jemi njëlloj. Do filloj të bëj opozit”ë.
Ajo vajzë fatkeqe ishte në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar, kur kaloi treni dhe e shtypi në Gjermani, por problemi real është, se ai që do të përdorë fatkeqësinë e saj, është në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar në krye të opozitës shqiptare. Dhe ky është një aksident që i kushton më shumë këtij vendi.
Si gjithmone i sakte.Je i madh MERO BAZE je AJKA e kombit te uroj gjithe te mirat e kesaj bote ty dhe familjes tends
A nuk ka nje njeri ky koqe me emrin Lul qe ta mesoje se gjendja ekonomike e nje shteti reflekton qeverisjen e pese viteve me perpara. Dhe kjo qeverisje e qelbur I perkiste zotit Sal Maloku.
O Qose. I perkiste Sal Malokut dhe Ilir Metes qe sot e ke prape ne qeveri!
Gjesti human i liderit te opozites,Lulzim Basha, ben kontrast te forte me indiferencen fyese te liderit te maxhorances,Edi Rama.
Denoncimet e perditshme te opozites demokrate ne lidhje me shkaqet e eksodit te tmerrshem,bejne konstrast te forte me cinizmin kembengules te maxhorances socialiste,e cila,ne nje stil te turpshem Milloshevician,i konsideron shqiptaret qe ikin si “shtegtare endrrash”…!
Pare ne kete aspekt,gjesti i zotit Basha,eshte mese paku normal.
Eshte pikerisht ky normalitet,qe nxjerr ne pah gjithe hipokrizine dhe cinizmin e pashpirt te kesaj maxhorance,te kesaj qeverie,te ketij Kryeministri,te cilet bejne sikur nuk po ndodh asgje.E jo vetem kaq,por edhe tallen.Tallen me fatkeqesine e shqiptareve.Tallen me fatkeqesine e nje kombi.Tallen me ate fatkeqesi,pruresit e se ciles jane.
Ndersa mediat kombetare dhe nderkombetare jepnin pamje te dhimbshme te azilkerkuesve shqiptare ne kampet gjermane,Kryeministri i Shqiperise,Edi Rama,shkon ne Gjermani dhe ekspozon shkarravinat e tij psiqike,qe ai i quan piktura,e qe ne fakt jane njolla te mendjes se tij te coroditur.
Gjithe mediat e tij merren me ekspozene e ketyre shkarravinave psiqike,duke folur per sukseset e Rames,nderkohe qe heshtje dhe vetem heshtje per shqiptaret ne kampet gjermane,a thua se keta nuk jane shtetas te Shqiperise,Kryeminister i se ciles eshte Rama!
Ndersa eksodi po arrin kulmin e tij,kreret me te larte te pushtetit,Edi Rama,Ilir Meta,Sajmir Tahiri bejne pushime luksoze ne resorte turistike,brenda dhe jashte vendit.
Pamje surreale.Ne media shikon,ne te njejten faqe,foto te Sajmir Tahirit ne resortin luksoz ne Korfuz dhe foto te nje azilkerkuesi me duar ne koke ne nje cader kampi ne Gjermani;foto te Edi Rames duke u zhgerryer ne perendim dielli ne qetesi te plote(pasi e ka pastruar vendin rreth e rrotull nga gjithe zhurmuesit) dhe foto te nje azilkerkuesi qe lan kembet nxira me bidon;foto te Ilir Metes ne ato orgjite me pederat e lezbejkat e LRI-se ne kampingje te hareshme dhe foto te azilkerkuesve qe zihen e rrihen per nje krevat portativ.
Nuk po permend ketu edhe aradhen e madhe te funksionareve te larte te ketij pushteti,qe bejne pushime ne vende te huaja,me shpenzime marramendese.
Shkurt e me pak fjale,kur eksodi ka arritur kulmin e tij,te gjithe pushtetaret,e gjithe qeveria,duke filluar nga Kryeministri bejne qejf ne resorte turistike luksoze!
Kontrasti flet vete.
Megjithate,duke ditur qe trushkulurit dhe trushpelaret,jo vetem qe nuk jane te ndjeshem ndaj kontrasteve,por as nuk shohin fare,as nuk duan te shohin,as degjojne e as nuk duan te degjojne,as kuptojne a as nuk duan te kuptojne,duke ditur kete pra,ne,gjithsesi,duhet te themi ate qe duhet thene,e qe eshte kjo:
-Shqiptaret ikin te deshperuar nga Shqiperia,sepse nuk ka pune,nuk ka pare per te blere buke e gjerat e domosdoshme per jetese,sepse keto pare qe do te duhej t’i merrnin ata nga punet qe mund te benin ne Shqiperi,i vjedhin e grabisin pushtetaret,qeveritaret,pikerisht keta qeveritare e pushtetare qe bejne pushime luksoze.
Pra,pushimet luksoze qe bejne Rama,Meta,Tahiri &co.i bejne me ato para qe do te duhej t’i merrnin azilkerkuesit,e qe po t’i merrnin nuk do te iknin ne deshperim.
Duhet thene keshtu kjo,si per femijet e vegjel,me te vegjlit fare,sepse e verteta eshte kaq e qarte dhe e thjeshte dhe njerezit jane trushpelare aq shume sa edhe te vegjlit logjikojne me mire.
Gjesti human i liderit te opozites,zotit Basha,nxjerr ne pah cinizmin e liderit te maxhorances,Edi Rama.
Gjesti human i z.Basha eshte akuze ndaj maxhorances se qelbet ne pushtet;eshte akuze ndaj qeverisjes se pashpirt e kriminale te Edi Rames;eshte akuze ndaj regjimit mizor oligark.
Prandaj,shkrimi i zotit Baze eshte i panevojshem.
Or ti kar, po do te dhjesesh, shko ne hale! (ose tek shqup-i)
…..hartime te klases se 6-7 te viteve te komunizmit…te ketij skrupit….
Levizje masive jo ekonomike qe do te kete pehere..ka qene’97…SHQIPTARET…U LARGUAN PER TE SHPETUAR KOKEN….E KU SHPRESA U VRA….Sot e renesishme shume e rendesishme qe u vra shpresa e saliut…..Ndjehet kthimi ne normalitet..
VRASESIT E 21 JANARIT NE BULEVARDIN DESHMORET E KOMBIT SALI BASHA DHELULZIM BERISHA, DUEHET TE KISHIN MARRE DHE EDHE FATMIRIN E XENIN E TE SHKONIN NE KUKES PER NGUSHLLIM NE FAMILJEN E VAJZES QE VDIQ AKSIDENTALISHT NE GJERMANI
Ne te gjitheve na ka shtypur Treni qe kur kemi lindur ne Shqiperi o Mero djali
Si gjithmone hipokrit mero.
Shkakun pse keta njerez ikin nga syte kembet neper bote nuk e nxjert se helmohet. Idioti shalgjate injorant.
Masat entipipullore te papergjegjshme te qeverise rama- qani ti nuk i denoncon. Ku do ta shpien shqipwrin keto masa mero? Ne deflacion.
20% e administrates ne shtator pa pune. Rritje taxash. Rritje cmimesh.
Pas deflacioni vjen recesioni. Tsunami ka filluar te formohet. Pse meren keto masa? Sepse ndiqet politika globaliste e fmn.
Pema( biznezi i madh) qe te beje perpjet duhet pastruar nga shkurret rreth e qark( biznezi i vogel se i hane ushqimin dhe do krasitur deget poshte( biznezi i mesem) se i marrin ushqimin.
Pra qeverria socialiste perkrah te pasurit kundrejt tw varferve dhe shtreses mesme.
Nje katastrofe eshte duke ardhur.
Turp per meron qe nuk denoncon keta hajdute global.
Keta duhen cuar ne burg.
Shok Merrp: ju falemnderrit ne emer te veterraneve per punen e palodhur ne mbrotje te arritjeve te qeverrise. Gjaku s’benet uje, birrooooo…! T’u veme derrmen kulakeve!
Me kulake se ka sot s’ka pasur kurre. Kulaket fillojne me Sali Berishen e deri Pd-istet qe lepijne kockat e pragvdekjes se Saliut.
Ti produkt i sistemit shpellat te Berishes nuk je ne ate nivel qe te kritikosh apo te japesh mend. Jo vetem qe nuk di te shkruash por as edhe te llogjikosh.
Edhe ne 8 vjet s’ lam kufom pa ja vesh n surrat Saliut!!
Edhe LULJA ka qene emigrant,por se shtypi treni se kishte ide se si do te ndertonte tramin ne Tirane.
Emigrant Lulzimthi ishte dredharak ,u njoh me nje vajze, babai i se ciles kishte mare leket e Vefes dhe ja dha paj lules,mori edhe nja dy pashaporta te huaja(ajo amerikanja asnjehere nuk u sqarua si u mor)gjeti edhe miq shkoi ne kosov ku spiunoi shume kosovar(thone gojet e liga)aty njohu nje tjeter femer me leke dhe me pushtet(nga i jati)Gita sishte e bukur por ate poshte e kishte me te forte se ajo e Vefes dhe e katapultoi prane te jatit,i jati saj e pelqeu se i kujtonte enverin si paraqitje,dhe i jati Gites te vriste po ti shaje xhaxhi verin(ka qene antikomunist i madh).
Mesoni o kuksiane nga lulzimthi dhe kur te shikoni trenin qe vjen ne stacion mos u sulni sikur te jeni tek furgonat e kuksit.
Si pjelle e Saliut, Lulja medeomos do te ece ne gjurmet e tij. Ashtu bente edhe ai ne te tilla raste kur shkonte per ngushellim dhe thoshte se “jam shume i gezur qe marr pjese ne hidherimin tuaj”.
O Mero mos humb kohe kot me njethundraket e shqupit.E vetmja aftesi e tyre eshte te pellasin nga shqupi dhe tu thone te tjereve se keto pellitje jane simfoni.E mira eshte ti leme te zhgerryhen ne llucen qe kane gatuar per 14 vite qeverisje te pedes pa i perfillur.
Komentet qe letxojme i behet jehone dhe vlersim pjekes qe, ka ber Luli i SH.Q.U. P.-it, ne familjen e viktimes nga Kukesi. Ketyre miqve te Lules ju bej nji pyetje:-Kurr u vrane kater qytetare te pa fajshem, diten ne dreke, nga dora e qeverise se djeshme, shkoi ne ndonji familje per ngushellim?- Dhe sot e kesaj dite lotet e femijeve te viktimave, qajne per prindet qe, i vrau Luli me shoket etij.Ne si qytetare duhet ta shohim rrealitetin drejt dhe pastaj te bejme gjykimin. SH.Q.U.P.-it me drejtuesit e saj, ju ka dale pune duke ndjekur dhe politizuar cdo viktime dhe gjejne si fajtore te majten. harruan kasaphanat dhe te keqijat qe, i kane sjelle vendit per aq kohe qe kane qeverisur.Por nga nji gje na ka shpetur Luli se, ne stacinin e trenit te Tiranes, nuk humb jeten njeri se s’ka tren. Ngushellime per familjen e vajzes fatkeqe! Ishalla e ndihmon Zoti Lulin qe, te mendoj dhe gjykoj si qytetar i ndershem dhe jo si ortak i te keqes. Nuk vihet ne Pushtet o Luli me perrallat e veprat mjerane te udheheqesit tend shpirteror Sali Ram Berisha.
Kamikazeve i ka zene syte partia.
Keshtu edhe juve. Ne vend te shikoni qe rama- qani kane filluar masat per te krijuar krizen artificiale, shani lulin qe ska gje ne dore.
Pse nuk thoni shkakun pse shqiptaret ikin akoma ne nje mase kaq te larte?
Po merreni shani salen.
Pse nuk pyesni qeverine dhe veten se perse duhen hequr20% e administrates shtwtwrore?
Pse duhen rritur dhe shtuar taksat?
E dini pse?
Sepse qeveria juaj e dashur kerkon qe biznezet e dobeta te falimentojne. Biznezet e vogla dhe te mesme duhet te falimentojne.
Qellimisht ata po e fusin vendin ne recesion.
Qe biznezet e medha te ngelin vetemve te forte. Mos kete te vegjel. Vetem super te forte.
Parimi eshte
Pema qe te rritet duhen shkulur ferrat rreth e rrotull dhe duhen krasitur deget e poshtme.
Shkurret jane biznezet e vogla dhe deget poshte jane biznezet e mesem.
Recesiioni behet me formulen
Inflacion
Deflacion
Recesion
Jane tre hapa.
Hapi i dyte deflacioni eshte ai qe qeveria rama- qani po zbatojne tani me pushimin nga puna te 20% tw administrates dhe shtimin dhe rritjen e taksave. Jemi vetwm pak jave larg nga recwsioni.
Njerezit do vazhdojne te ikun te lebetitur nga shqiperia. Papunesia do rritwt shume. Verevrasjet do rriten shume.
Keto shikoni ju kamikaze te rames dhe jo shani kot ate qe ska gje ne dore. Shikoni se kriza artificiale greke do vije te bytha juaj. Dhe kush po e sjell? Ata qe ju besoni.
Tradhetine nuk ta ben armiku.
Tradhetine duhet ta presesh nga ai qe beson.
une e urrej salen sa te gjithe ju bashke por ndjehem i tradhetuar nga rama- qani.
Do shikoni. Do flasim prap ne pak jave
Bo bo o njerez ka dale perseri skypioni ne komente,por çfar komente thuaj,vetem per te mbrojtur kreminelin Lulezime qe me tramin e vet u nis nga Tirana per te ngushelluare nje familje ne Kukes qe i ka vdekur vajza ne gjermani ne nje aksident rrugor.
E po degjo ketu o skypion se e fusje sqepin e gjate edhe ketu kurre nuk do ta besoja por ti e fute vertete dhe ma humbe bastin.
Harram e paçe mor paçavure haleje.
Bravo Mero,turp per Lulin & keta qe e mbeshtesin..!
Vetëm “koqet”, mund të nxjerrin e mbajnë në krye “një kryekoqe”…! Kush e kuptoi, të ngrejë gishtin…(?!)
zoti mero po ridergoj komentin te para ca oresh dhe po e “vetcensuroj” pasi dikush I futi gersheren si ne kohen e xhaxhit madherishem..
duke qene se jam nje komentues I hershem I kesaj gazete..dhe teper I befasuar me ate qe po ndodh me tolerimin e “krye deletit” lul xhelal basha po ju pyes juve dhe opininin shqiptar:
KUSH PO NA POSHTRON DUKE NA TRAJTUAR SI TE FERMA E KAFSHEVE TE XHORXH ORWELLIT….KU KRIMINELET “DEMOKRATE” SI BASHA PO TOLEROHEN KAQ PATURPESISHT
dosja kriminale e Lulzim Bashës
1. Shitja e detit, Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
3. 21 Janari
është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
SHENIM:
nuk lejohet qe kete dosje kriminale ta kopjoje ndonje ambasador qe merret me dosjet e politikaneve….
Po beje mer Mero ti kete opozite. Meqe paska njemije e nje halle ky vend beje pra opoziten, mos rri duke ju lepire Rames. Me kete rast mbase formo dhe nje levizje politike.
Se nga goja jote po marrim vesh qe ketu ka probleme vetem kur Basha nuk ben dot opozite sic duhet. Biles duket sikur ky eshte i vetmi problem qe ka ky vend kur sheh se sa shume merresh me Bashen.
Me mire se kaq nuk mund te analizohet dhe shprehet nje veprim prej infantili politik te Bashes…. do kisha qejf t’i kujtoje bashes pse nuk i erdhi kaq keq kur vrau 4 shqiptare po kaq te pafajshem ne trotuarin para kryeministrise?… per kete vajze ishte vertet fatkeqesi por per ata te kater ishte krim shteteror…..