Çfarë ka ndodhur në Vjenë që nuk ka ndodhur në Berlin?

28 Gusht 2015, 21:30Editorial TEMA
Çfarë ka ndodhur në Vjenë që nuk ka ndodhur në

Nga Mero Baze

Ka një vërshim opinionesh pas takimit të Vjenës, sidomos nga kritikët e Edi Ramës, sa të krijohet ideja që ata vërtet paskan besuar që Edi Rama është lider i Ballkanit dhe i dashuri personal i Angela Merkel. Njësoj si tek ajo pyetja idiote me siguri e porositur e TV Klanit, kur Merkel ishte në Tiranë, dhe tani ka nisur një fushatë 24 orëshe, ku arrihen dy përfundime kryesore. E para, që Edi Rama nuk është lideri më i madh i Ballkanit (më i gjati po), dhe e dyta, që Merkeli nuk është e dashura e Ramës.

Ky masturbim kolektiv kryesisht opozitar, nuk kuptohet nga se është shkaktuar, ashtu si ende nuk kuptohet pse ata kanë pas vërtet fiksimin që Edi Rama duhet të ishte patjetër lider i Ballkanit.

Më i qarti që i jep një farë shpjegimi është Sali Berisha, i cili në narcizmin e vet gati psikopatik, që vendos veten në qendër të botës, ose maksimumi pas Gjermanisë, e ka pas zakon që sa herë dilte jashtë Shqipërisë dhe kapte ndonjë foto koridoreve, i quante takimet historike.

Ajo që ka ndodhur në Vjenë, është thjesht vazhdim i një Samiti në Berlin, ku Edi Rama ishte një nga pesë liderët e Ballkanit dhe Merkeli organizatorja e këtij Samiti të nisur në Berlin. Kanë ndodhur po atë gjëra që kanë ndodhur në takimin e parë, përveçse janë thelluar projektet e nisura.

Qysh në fillim u fol për autostradën Nish- Prishtinë dhe këtë radhë u hodh një hap më tej. Qysh në Samitin e parë është folur për autostradën e Dubrovnikut përgjatë korridorit të Adriatikut deri në Shqipëri dhe përsëri u fol në mënyrë më konkrete. Qysh në Samitin e parë u fol për nevojën e luftës kundër korrupsionit dhe si do përballohet beteja me azilantët dhe tani u fol më konkretisht. Vendet e tjera morën dhe disa para xhepi për azilantët e Sirisë, që po u shqyejnë kufjtë, ndërsa Shqipëria fare pak, pasi e vërteta është se nuk jemi korridor për refugjatët.

Në takimin e parë, Merkeli doli foto në krah të Ramës dhe tani e bëri prapë. Herën e parë e mbante kokën para, tani anash nga Rama(në fakt këto janë broçkulla, pasi Rama rri në krah të saj në çdo takim, për shkak të alfabetit të Shqipërisë, që nis me A.)

A ka dikush informacion special se çfarë ka ndodhur në Vjenë, që nuk ka ndodhur në Berlin? Merkel ka qenë njësoj e ashpër në të dy takimet, njësoj u ka folur se si duhet të bëjnë reforma, njësoj i ka deinkurajuar që mos ta kenë mendjen vetëm tek paratë, njësoj Rama ka bërë gallatë, njësoj Vuçiç është skuqur gjithnjë e më pak deri tek veshët kur ka takuar Mustafën, njësoj komisoneri Hann është përleshur me ballkanasit për zgjerimin. Ah po, këtë herë ka pas shtesë një ndeshje futbolli, ku Rama nuk ka marrë pjesë se është basketbollist dhe Ben Ahmetaj, që është futbollist karriere, s’ka pranuar të luajë në një ekip kundër BE, se ja marrin për ters.

Nuk di të ketë ndodhur ndonjë gjë tjetër në Vjenë, përveçse jemi para një zhvillimi tepër pozitiv, sa i pëkret raporteve mes liderve të Ballkanit me njëri- tjetrin, ku Vuçiçi mund të bëjë muhabet dhe për sportin me Ramën, Gjukanoviç mund të tregojë anektoda, dhe Gruevski mund të qeshë ndonjëherë. Biles dhe Isa duket më trim kur kthehet nga Vjena dhe i shan nga nëna ata në Kosovë. Dhe kjo është një nga qëllimet e nismës Merkel, krijimi i një klime besimi mes liderve të Ballkanit ndaj njëri- tjetrit, gjë që ka avancuar ndjeshëm nga një vit më parë, kur vajtja e Ramës në Beograd përjetohej si betejë dhe ndeshja e futbollit si beteja e Fushë Kosovës.

Një vit pas nismës së Merkelit, gjërat po shkojnë siç i ka projektuar ajo dhe jo siç i projektojnë narcistë të Tiranës apo Beogradit, që mendojnë se janë qendra e botës. Biles aq të bindur janë disa opozitarë tanë për këtë çështje, sa Kaç Islami kërkon të përkthehen disa video të Edi Ramës ku ai është në momentet e tij natyrale të shpërthimeve në tavolinë, me shpresë se Merkeli do trembet në takimin e tretë e nuk do t’i afrohet. Pastaj kemi dhe sulmin e Saliut, që pretendon se ai është i pari që ka zbuluar se Shqipëria është e dyta pas Norvegjisë për burime ujore dhe se Rama ja ka vjedh këtë. Harron që ky është një debat gjeologjik dhe jo politik.

Debat politik është renditja e dytë e Shqipërisë pas Gjermanisë. Atë rekord nuk ja ka marr njeri dhe s’ka për t’ia marrë.

Por të paktën të qetësohet, se në Vjenë nuk ka ndodhur asgjë që nuk pritej nga ata që ishin në takim. Kjo që Merkeli të ishte e dashura e Ramës dhe që Rama të shpallej lider i Ballkanit, nuk pritej nga askush. Përveç ndonjë të sëmuri që e ka ëndërruar për vete dhe ka prit gjithë ankth mos i ndodhte armikut.

30 komente në “Çfarë ka ndodhur në Vjenë që nuk ka ndodhur në Berlin?”

  1. andi says:

    Mero je i sakte e ne kohe reale gjithmone me analiza e shkrime te nivelit te larte, Sali krimineli po plas nga marazi e do gjendet i ngordhur nje dite se shpejti pa u gjyku nga drejtesija, froksohem.

    1. ku e ka qenin xen sypeshkaqeni ?! says:

      Eshtë tragjedia më e madhe kombëtare qe nga lindja e Krishtit që ne trojet shqiptare ka sunduar figura me e urryer jo vetem shqiptare por dhe nderkombetare.Jo vetem ka vrare,vjedhur dhe tradhetuar..po gënjen sy me sy dhe tallet me ate popull.

      Nuk habitem as me mazhorancen infatile,as me demokratet qorra..por me aleatet perendimore që ose i konsiderojne shqiptaret si popull i dores katert ose po e perdorin Serberishen si nje xhandar te tyre qe tashme eshte ne dekompozim..Lexoni me poshte cfare ka thene ky perbindesh dhe analizoni shkallen e tij te semndjes psiqike

      SERBerisha: Do të ndërtojme 444 hidrocentrale

      Tiranë, 8 qershor 2011 –
      Shqipëria po shqyrton filozofinë e Fondit evropian të Evropës Juglindore në lidhje me mundësinë e ndërhyrjes më energjike dhe financimit të hidrocentraleve të vogla dhe të mesme.

      “Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që mund të bëhet 100% prodhues i energjisë së rinovueshme, ujore dhe eksportues i saj dhe kjo përparësi del shumë më tepër në pah pas vendimit që Kancelaria Merkel, mori për mbylljen e centraleve nukleare, të konsumatorit më të madh të energjisë në Europë, vendit të saj.

      Shqipëria është një vend me burime ujore, të vogla, por që të marra së bashku bëjnë Danubin. tha kry-mutistri Sali Berisha.

      Tiranë, 13 nëntor 2011

      Vjen investimi 1 miliard euro

      Fillimi i vitit 2012 do të shënojë nisjen e procedurave të tenderimit të projektit më të madh në Europë në fushën e energjisë ujore, i cili parashikon ndërtimin e tre hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll.

      Realizimi i kërtij projekti përbën një prodhim prej 20% të prodhimit aktual të energjisë në Shqipëri, investim i cili është afërsisht 1 miliard euro.Gjithashtu Krymutistri theksoi se është rënë dakord që qeveria të fillojë vitin e ardhshëm, ndërtimin e rrugës në përputhje me kontratën që ka me këto dy kompani dhe qytetarët e Gramshit.

      Rruga, prej 18 kilometrash, do të jetë rruga më panoramike e rajonit. Imagjinoni se çfarë avantazhi i madh do të jetë një rrugë buzë liqenit, ku do të ndërtohen edhe vepra arti që do t’i përshtaten shumë terrenit”, u shpreh SERBerisha.

      ku e ka ky monster investimin 1 miljard…te gopi sheqeres ,sllobodankes apo i dasaravices ??

    2. Tafos Tafira says:

      Ja ke fut kot Mero djali. Nese e ke per Salen, ate se do me e pa as Liria, jo me Merkeli qe as e ka dash e as e don me e pa me sy. E kush do te merret me nje katundar, madje malok, aq me shume edhe psikopat!

  2. beso says:

    e bukur kjo e fundit,hahaha

  3. Bousa says:

    Po ju u çorret 1 vit rresht. U çorret “Rama linder i ballkanit” “Be do sjelli miljarda ne Shqiperi” “Merkeli i buzeqeshi Rames” e plot brockulla te tjera si keto. E tani qe Rames i futen i shkelm bytheve e perzune si qen te rrahem tani del Mero dhe i ben apologjine. Rama u deshperu aq shume nga e dhimja qe i bene sa uleriti si kar me zile: Sjam kalama te luj futboll. A te marrte muti shalet o Edi Rama qe as Meroja shkrete spo te mbron dot

    1. Nard says:

      O shpellare si gjithmone do ta tregoni veten qe jeni llum.

    2. Spartaku says:

      Bousa! qenke koqe kandari.Te preku Salin tend dhe te ngeli qejfi.MERO BAZE me kete artikull qe ka bere tregon se eshte nje gazetar shume i zgjuar,i zoti dhe i pergatitur.Meriton te lavderohet,mbi te gjitha se ka thene gjerat ashtu si jane ne realitet.te vertete e duan te gjithe dhe e perqafojne te gjithe njerzit e ndershem dhe progresiv,perveç SALI BERISHES qe i erresohet syte nga e verteta.Ai dhe adjutanti i tij Lulezim Basha jane hedhur ne nje sulm frontal kundra EDI RAMES se po punon mire, dhe ja kane friken per te ardhemen qe do jete me mire.Sukseset e EDI RAMES i terbojne keta kelysh te serbit dhe vjellin vrere dite e nate pa pushim.Ska gje, vehten e tyre dhe pd-ke do marin me qafe.

  4. veterani says:

    Qe ju ka marr m..shalet kjo duket sheshit.Se kur ja ka marr shalet babait tuaj llumit komunis,kriminelit saliserbi ju plehra e sahan lepirsa keni marr fund dy here me 23 dhe 21 qershore te treten nuk keni per tu duk te gjalle.

  5. Piro says:

    Sale je I madh por vec per ne Vicidol,o njeri I semure pse je kaqe xhelos apo se nuk ja arite kure te takoje Z.Merkel megjithse ndenje ne pushtet 8 vjet.Turp per ju.

  6. Berishisti says:

    Bousa, mbasi lexova komentin tend u binda perfundimisht qe Rama eshte kari dhe ti zilja.

    1. Plazhisti says:

      Rama qeka kari ene ky zilja ene ju te tjeret bolet e karit te Rames

  7. emigranti says:

    Analiz shume e sakte. Ajo qe mbetet per ta plotesuar eshte fakti i pamohueshem qe Rama u mor per flori nga Merkel e te tjere, e tani konstatuan se eshte thjesht ” kallaj”. Ne te ardhmen ai do te konsiderohet si i tille e do te genjenim vehten ne se do te besojme te kunderten.

  8. 17nentori says:

    sala ka vendos te ndjeki karrieren e ish-kreyministrave dhe te tia fusi kokes me kobure prapa veshit.
    sa te mbaroje librin me kujtime qe po shkruan dhe mos ta lej pergjysem.

  9. Sit back.. and .....relaks says:

    Mero, i mban mend artikujt qe boton ne gazete apo te ka filluar skleroza? I mban mend titujt e shkrimev qe ke nxjerre tek tem apo vari leshte se sot i botojme neser i fshijme nga serveri. I dhjeve temen servilizmit

  10. demi says:

    Z Mero Baze , kjo trgon se nqs ju doni? ju keni aftesite per te pergatitur kete populle qe te pergatitet te integrohet ne sferen e njerzimit te ketij shekulli ??? por presim kontributin tuaj ne kete process si I analist large pames dhe I pavarurr, populli do ju ishte shume mirnjohes , se sac ka fuqine qeveria te transferoj kete vende per mire, kaq force ka dhe pushteti juaj . respecte!

  11. argit says:

    Mero jemi ne krize te plote ekonomike, besimi, e shprese dhe ketu duhet perqendruar analizat dhe idete dhe jo se çfare eshte Rama ne syte e idhtareve te tij. Kryeministri na duhet per rezultate konkrete ne ekonomi, per zhvillimin e vendit ne te kunderten lustrat e bojes nuk e shpetojne dot nga zemerimi popullor

  12. Skrapar Korupi says:

    Seriozisht, Saliu e ka nigju nga une kete punen e rezervave ujore se nuk i len keto gjera pa i vjedh.hahahaha

  13. Bleta ish grerez says:

    Mero mos u nxeh motra. Po i hiqet viza edit. Sjane shënja te mira keto. Ku e ka ndihmen me shume zero nga gjermania, ku eshte lideri i ballkanit, ne dhjetor serbia hap negociatat, po ne? Meroo mos u nxeh nuk jane shënja te mira keto derman. Avash-avash vendin qe i takon gaztorit do marre : koshin e plehrave meroooo o bir. Nuk integrohet vendi me barcaleta derman por me projekte dhe vizion. Ja keshtu eshte kur ben palacon e cirkut ne tavolinat e berlinit meroooo.

  14. citizeen says:

    Batutxhiu mori k….te tjeret leket! Kjo eshte esenca.

  15. taksirat kusuri says:

    Mero je gazetar i pa pare,i morth, thone tiransit,si mbrojtes qeveritar.Bravo te qofte nuk lejon askend te baltose kryeministrin tone,kryeministrin e Kert shqiptareve.Qent le te lehin mero karvani te shkoj perpara e perpara gjejme edhe shperblimin

  16. Xaku says:

    boll o mero , boll u bere servil se edhe tie e kupton dhe e di se rama me stafin e tij jane deshtake , injorante, diletante dhe mbi te gjitha jane hajduta te pa shembullt, ja kaluan edhe lulit. te pakten ti mos u bej pjese e kesaj makuterie,

  17. xoni says:

    Marim nje moment sikur Rama eshte lideri kryesor i ballkanit apo i preferuari i Merkelit,ku eshte e keqja ketu, per ne duhet te jete nder qe kjo te behet realitet.
    Apo keta komunistet e pedhit na merziten se nuk eshte ne krye kryekomunisti i tyre saliserbi.Keta jane gati qe ta shesin vendin tek greku apo serbi qe vetem nje shqipetar(si Rama) te mos jete lider ose te mos bej asgje per vendin, pa le sikur vucic te jete lider dhe te na behet ndonje embargo sa te gezuar do jene keta komunistet e pedhit

  18. Lida says:

    Z.Baze,detyre te veshtire ke marre persiper.Te bojatisesh Edi Ramen.Ka dy vjet Rama qe nuk ben gje tjeter pervecse te bojatiset here pas here per tu dukur ndryshe nga c’eshte.E pasi ne fillim i doli boja tek shqiptaret tani i ka dale komplet edhe tek amerikanet e gjermanet.Se bota eshte e vogel e nuk ka shans te mos merren vesh bemat dhe gjemat e Rames.
    Pune e cuar dem z.Baze.Lodhesh kot se nuk mban me boje llamarina e ndryshkur Edi Rama.Peshku i qelbur ka kuterbuar dynjane tashme,ja ku i ke ca hollesira :http://www.sot.com.al/politike/pse-edi-rama-ka-dalë-jashtë-vëmendjes-evropiane-dhe-amerikane-loja-me-fotot-për-të-mbuluar
    Nje gje shume te poshter ne kurriz te ketij populli por te zgjuar per veten e tij po e ben Edi Rama:Po kujdeset personalisht ne maksimum qe Saliut dhe Lulit te mos u hyje nje gjemb ne kembe.Po perpiqet me te gjitha mundesite qe ta ruajne ata monopolin e opozites.Ka te drejte se eshte i vetmi mjet qe shpreson ta mbaje ne pushtet!

  19. trenadafile says:

    O mero bej njehere shkrim per avionin e kapur me droge ne itali

    apo nuk ta mban nga tahoja

    tregoje veten qe je me popullin e shkrete dhe jo e pushtetaret

  20. astrit says:

    Mero je shume i sakte.

  21. Albert says:

    Kaq kishte nevoje Edi, sa ti beje nja dy vjet elozhe. Tani t’i ka prere honoraret dhe po fillon ta kujtosh me diplomaci. Skuth i madh je Mero.

  22. arben says:

    Problemi ne Viene ishte show i Rames qe tregon nje problem thelbesor te qeverisjes. Dhe kete problem e shfaqi mire zoti Han duke thene qe BE nuk eshte banke, sic mund ta konsideroje qeveria Shqioetare. Problemi ketu eshte se Rama e ka rrethuar veten me keshilltare qe nuk jane profesioniste por thjesht project makers dhe money takers, ne shqip kapes fondesh te huaja me te cilet eshte bere pak ose aspak. Rama po ndek te njejten linje. Ky eshte gabimi i rames Mero.dhe ky gabim u shfaq haptas permes fjalimeve me pak permbajtje te Rames. I tere muhabeti i tij ishte qe mos mendoni se ne nuk ju sjellim telashe kur te na teket, keshtu qe tregohuni strategjike dhe hapni rrubinetat e lekeve. Argument tashme i bere bloze qe nuk pin uje.

  23. gjeologu says:

    C’far ke shkruar Mero pas takimit te Berlinit per Ramen? Yi e me etikeyuar Ramen di lider i Ballkanit. Opozita me teper eshte tallur me ty se me Ramen. Paske kujtese te dobetkur te imtereson. Je ber i neveritshem me kete mbrojtje banale.ū

  24. ARGITA JEPI BABT ILACET!!!!!!!!! says:

    Saiu beri politiken e Rusit ne Shqiperi dhe Ballkan…

  25. Berishisti says:

    Plazhisto me qe te gjitha mbaruan taksirat e paske, ti mbete leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje