Gënjeshtra “të shenjta”

26 Gusht 2015, 21:29Editorial TEMA
Gënjeshtra “të shenjta”

 

Nga Mero Baze

 

Të gjithë palët në konflikt, po përpiqen të sajojnë arsye jo të vërteta, për konfliktin e nisur nga prishja e një ndërtese, mbi themelet e Kishës së vjetër të Shën Thanasit në Dhërmi.

Kisha po përpiqet të sajojë si armike të ortodokësve një qeveri që ka kryeministër me nënë e babë ortodoks, zëvendëskryeministër ortodoks, dhe një shumicë administrate ortodokse, një një qark ku 7 nga 12 deputetë janë ortodoks, ndërsa popullsia nuk është në një raport të tillë.

Qeveria nga ana e vet po përpiqet të gënjejë duke gjetur si shkaqe mungesën e bazës ligjore për Kishën në Dhërmi, ekzistencën e një ndërtimi vërtet të shëmtuar dhe të padenjë për Kishën, dhe prishjen e varrit të misionarit Catalano.

Media po gërmon më tej në një konflikt nga historia e treqind viteve më parë, i cili u ringjall mbi themelet e Kishës, duke u kthyer pikërisht aty ku ka nisur treqind vite më parë. Shkak i konfliktit nuk është qeveria jonë “antiortodokse”, se kjo do gajaste dynjanë, dhe as mungesa e bazës ligjore që sajon qeveria. Arsyeja është në thelb fetare dhe lidhet me betejën mes dy Kishave, asaj të Romës dhe asaj të Bizantit, të cilat e kanë parë Shqipërinë si një zonë luftë për të dobësuar njëra- tjetrën. Problemi është se Kisha e Romës ka dash të depërtojë në Shqipëri si nxitëse e identitetit shqiptar, duke hapur shkolla shqipe dhe duke dërguar misionarë që të largojnë vetëdijen që prodhon Kisha greke tek ortodoksit shqiptar. E vërteta e hidhur është se Patriarkana ka qenë gjithnjë në anën tjetër, në atë të zhdukjes së këtij identiteti. Misionarët shqiptarë të Kishës Ortodokse ndodh që janë vrarë dhe helmuar për këtë shkak dhe kjo Kishë nuk ka kërkuar kurrë falje. Por, pavarësisht kësaj, ortodokësit shqiptar ishin në shumicë rilindasit tanë më të denjë dhe ata që bënë Rilindjen e kombit shqiptar. Kësaj historie nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Që të shpëtojmë prej saj, është mirë mos ta debatojmë tani dhe ta ringjallim.

Po kush e ka në dorë këtë?

I pari që duhet ta shmangë këtë konflikt, është kryepeshkopi Janullatos. Ai është sot një nga mendjet më të sofistifikuara të ortodoksisë botërore, dhe një njeri që e di çfarë bën. Që ti ikte kësaj beteje dhe që ta kthente çështjen aty ku është, tek nevoja për një Kishë të denjë ortodokse të Shën Thanasit, ai duhet të merrte bastunin dhe t’i binte me të, derës së kryeministrit të Shqipërisë. Të shkonte në zyrë të tij dhe t’i thoshte ku është problemi. Ti kërkonte atij t’i jepte lejen e duhur për Kishën e Shën Thanasit dhe paratë që kryeministri premton se do t’i japë. Duke bërë këtë, kryepeshkopi ynë, do na hiqte paranojën që ne kemi për të, si misionar politik dhe jo fetar. Do na bënte të ishim në shumicë me të, pasi duket hapur që mungesa e lejes së ndërtimit për atë ndërtesë të shëmtuar, është sebep. Shkaku është tek historia që tenton të shuhet aty nga njëra palë kundër tjetrës.

Nga ana tjetër, Edi Rama nuk ka pse bën premtime për ndërtim kishe me lekët e shtetit, meqë ka kompleksin që po ua prish një ndërtesë të padenjë për një arsye tjetër, që nuk e thotë. Në Shqipëri, feja është e ndarë nga shteti dhe në buxhetin tonë nuk ka parashikime për ndërtime kishash e xhamish. Nëse qeveria dëshiron të japë para, ato duhet t’ia japë Kishës dhe ajo i administron vetë pasuritë e saj.

Pra, këtu palët gënjejnë dhe nxiten të shkojnë në ekstreme me akuza për të mbuluar të vërtetën historike, që u ngjall nga prekja e varrit dhe Kishës. Aq e vërtetë është kjo, sa ortodoksët e Dhërmiut, janë gati të mos ketë më kishë fare, vetëm të mos rivarroset aty misionari Catalano , ndërsa Qeveria është gati të bëjë një Kishë më të bukur se ka qenë njëqind vjet më parë, vetëm që aty të rivendoset sërish varri i misionarit Catalano. Pra, shteti realisht ka hyrë në një betejë që ndan historinë e Romës nga ajo e Bizantit, dhe përmes kësaj përfshirje, ka nxjerrë në pozitë të vështirë kryepeshkopin e Kishës sonë, i cili shkoi tek llogorja e vjetër për të kërkuar ndihmë. Për të banalizuar fare këtë punë, flet dhe Lulzim Basha, i cili me këtë rast shpreson se do ta sjellë Greqia në pushtet, dhe dërgon dhe Aldo Bumçin me Arben Ristanin.

Pas ca kohësh në Dhërmi do ketë një Kishë të re të Shën Thanasit, të bukur dhe ndoshta komode, do ketë dhe një varr, qoftë dhe simbolik të misonarit Catalano, por paqe nuk do të ketë. E vetmja gjë e shenjtë në këtë histori janë gënjeshtrat që thuhen sot për një betejë që kanë shekuj që nuk e kanë zgjidhur. Është gabim të rihyjmë në luftën e tyre, po më gabim është të mos themi ku është problemi. Është tek gënjeshtrat e “shenjta” .

37 komente në “Gënjeshtra “të shenjta””

  1. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria .Mero ,nje gje eshte e sigurt .Greket bythqira nuk kane asnje te drejte te flasin per ortodokset shqiptare.Le te merren me paput greke qe vdesin per tu qire ne bythe.Ky eshte ndryshimi mes ortodokseve shqiptare dhe greke.Ortodokset greke duan karin sumes.Ortodokset shqiptare duan me teper shqipen dykrenare te nolit sesa bythen e janulles.Le te shpresojme se ata shqiptare qe jane bere homogjene nga halli per pasaporta nuk jane kthyer ne “homo” te greqerve.

    1. Dritëroi says:

      Kafsho gjuhën Mero, mos u përdridh dhe mos na bëj sofizma!

      Nuk po flet këtu për Shqupin, as për Berishën dhe Lulzim Bashën dhe raportet midis tyre në lidershipin e PD-së dhe as per rolin e opozitës, me teza e hipoteza që i ke bërë katrahurë dhe siç i nxjerr një herë, nuk i xjerr një herë tjetër sa nuk merret vesh se ç’kërkon prej tyre dhe në cilën degë qëndron për vete.

      Këtu po na shkruan për Kalin Grek të Trojës në trojet shqiptare, që përfaqsohet nga i “sofistikuari” Janullatos, për tezat e Kishës Greke se ortodoksia shqiptare është greke dhe se vetë ortodoksit shqiptarë janë grekë etnikë të Vorio Epirit, për betejat sistematike tashmë 25 vjeçare dhe, për fat të keq edhe të sukseshme të tyre, për ti veshur materialisht këto teza me fallsifikimin e fakteve, të gjurmëve të themeleve, përkatësive dhe origjinave kishtare, të gurëve dhe kockave të varreve, me tjetërsimin dhe akaparimin e historisë se ortodoksisë bizantine dhe asaj shqiptare në trevat tona, me ndërtimet e kishave të stilit grek kudo ku ka punuar helmi dhe paraja greke si dhe të përdorimit të greqishtes në shërbesat fetare, duke e çbërë faktikisht, Kishën Autoqefale Shqiptare dhe duke e kthyer atë në një shtojcë të kishës greke nëpërmjet uzurpatorit me tru të “sofistikuar” siç i pëlqen Meros ta zëvëndësojë fjalën të “djallëzuar”, misionarin e helenizimit dhe të përgatitjes së infrastrukturës për ta sjellë Verio-Epirin në axhendën europiane, sapo të krijohen rrethanat ndërkombëtare.

      Kaq shumë ka përparuar kjo axhendë e tyrja, ky komplot ku gjithëpërfshihen Kisha Greke, segmente te tëra të politikës, parlamentit, qeverisë, ushtrisë dhe shërbimeve inteligjente greke, organizatave militare, pothuaj terroriste, që promovojnë hapur Vorio Epirin dhe deri tek mediat kryesore dhe shtresa të gjëra të inteligjencies dhe akademisë greke si dhe të arti e kulturës së tyre, kaq shumë pra ka përparuar kjo axhendë, sa gjen guximin të ndërhyjë edhe Ministria e Jashtme greke, sa që Janullatosi shkon takohet me Presidentin dhe Kryeministrin grek për kishat në tokën shqiptare, sa që dhe një farë zëdhënësi shurranjos greko-fashist i Kishës “Autoqefale” Shqiptare, i drejtohet Kryeministrit Shqiptar pa i bërë syri tërr, me fjalë e me një tonsi t’i drejtohej ndonjë zuzari që varet nga administrata e Janullatosit.

      Sa herë hapen debatet e shkaktuara nga skandalet e kishës së Janullatosit dhe nga axhenda e sipërpërmendur e tij, ti zoti Mero, ke shkruar nga një ose edhe nga dy editorialë, për fat të keq, editoriale për faqe të zezë, të cilat, nën synimin kinse politikisht korrekt, të nënkuptuar për të zbutur gjakrat dhe për ti hedhur ujë zjarrit, në fakt kanë ndikuar në mpirjen e ndërgjegjes së opinionit shqiptar, kanë çuar në rrugë të gabuar syçelësinë e tij për çështje vitale kombëtare dhe, jo thjesht kanë rrumbullakosur ngjarjet, faktet dhe domethënjen e tyre, por i kanë paraqitur ato me djallëzi, si keqkuptime të të zakonshme të palëve, që mund të rregullohen e kapërcehen me një buzëqeshje apo ndonjë lëshim simbolik, me pak mirëkuptim dhe me gjakftohtësi.

      Pikërisht këtë gjë bën edhe editoriali juaj i sotëm, zoti Mero veçse këtë rradhë, kundërthënjet e këtij editoriali kanë kaluar në absurd.

      Pasi pranon vetë se palët sjellin “gënjeshtra të shënjta” për të mbuluar axhendat e vërteta të tyre dhe madje, pasi na i thua edhe vetë se kush janë këto axhenda të vërteta por të fshehta, të vërteta që duken shumë të rënda dhe të rrezikshme, papritur, sikur të jesh para një turme idiote dhe të verbër, thua i çuditur, naivisht këshillues, gati gati tallës, se zgjidhja egziston, se kjo zgjidhje na qënkesh fare e thjeshtë, paqësisht lumturuese dhe pajtuese.

      Ja se si mund të perifrazohet zgjidhja që i paraqet Meroja opinionit shqiptar vetëm në një paragraf me disa rreshta:

      Janullatosi, për të realizuar axhendën e tij, dmth per ti bërë si trashëgimi të kishës greke të gjitha kishat bizantine të ngritura në trojet e shqiptarëve, edhe pse në kohërat kur u ngritën dhe shërbyen këto kisha, nuk kishte as Greqi dhe as Kishë Autoqefale greke( e shpallur ne 1830), pra që, në fakt, Janullatosi, nëpërmjet këtij pronësimi, për ti bërë grekë etnikë të gjithë ortodoksit shqiptarë edhe pse ata kanë vjetërsi orthodoksie të paktën aq sa edhe grekët etnikë dhe kanë vjetërsi të krishtere edhe më të vjetër se grekët etnikë, pra që të realizojë këtë axhendë vërtet të sofistikuar, na këshillon Meroja, Janullatosi nuk ka pse shkon në në Greqi, tek presidenti dhe kryeministri faktik i tij, por mjafton të shkojë tek ky kaqoli ynë, Kryeministri i shqiptarëve Edi Rama, për më tepër që ky Rama ka qëlluar t’i paskësh miq personalë jo vetëm Janullatosin, por edhe kryeministrin serb Vuçiç, po aq ortodoks dhe po aq fondamentalist sa edhe Kryepeshkopi sërb.

      Dhe, pasi të përqafohet e puthet me mikun Rama, na këshillon qesëndisur Meroja, Janullatosi mjafton t’i kërkojë Ramës ca leka/ ca para,(megjithse ai ka aq shumë para sa që mund të ndërtojë edhe 10 kisha të tjera greke në Dhërmi dhe njëkohësisht, t’a blejë Ramën me gjithë lecka) për të rindërtuar kishën e stërlashtë bizantine të Shën Thanasit, por tashmë nën flamurin e kishës greke dhe nën pronësinë e saj, përderisa Kisha Autoqefale Shqiptare ka katandisur në një apendiks të qelbësuar, më fal të greqizuar, të kishës mëmë, asaj autoqefale greke.

      Dhe me siguri, zemërgjëri Janullatos, do ti thotë mikut Rama: Na, merri, ti kam falur edhe kockat e atij të mallkuarit prift, katolikut Nilo Katalano, bëji një varr a mauzole në daç, ku të duash dhe si të duash, vetëm tek ajo kisha ime greke e Shën Thanasit nuk e dua, se më ndryshon origjinën orthodokse të Dhërmiut.

      Sipas këtij skenari paqëtues të sugjeruar nga Meroja mbeten dy mundësi:

      1. Ose Kryeministri yne Rama, do ta pranonte prpozimin e Janullatosit, motamo, duke dëshmuar se nuk i rruhet fare as për autoqefalinë e ortodoksisë shqiptare dhe as për etnicitetin e ortodoksve shqiptarë dhe për pasojë do të dilte që nuk na paskësh pasur ndonjë axhendë të fshehtë kur prishi atë garazhin e Thanasit, pra që nuk na paskësh thënë asnje gënjeshtër të shënjtë.

      2. Ose Kryeministri ynë Rama, do ti thoshte mikut të tij personal Janullatosit: – “Shko gremisu ere ti qelbësirë-qerrataruc me veladon të zi si zëmra jote sterrë, mik të kam dhe unë e di axhendën tënde të greqizimit të kishave dhe të ortodoksisë shqiptare, por Dhërmiun nuk ta le, ti mbaj dhërmjerët e tu që për treqind aspra, më fal euro, kanë bërë hasha shqiptarinë dhe të parët e vet, unë do mbaj në Kishën e Rinovuar bizantine të Shën Thanasit atë Katalanin si flamur të katolicizmit dhe si relike dhe provë e patundur se në atë kohë dhermjerët e tu të sotëm, ishin shqiptarë të Dhërmiut qe mbanin lidhje direkte me Papën.
      Dhe sigurisht, në këtë rast, Janullatosi do ta mallkonte mu në sy Ramën, si te pabesë qe la orthodoksinë për tu bërë katolik( megjithëse e di fare mirë se Rama, personalisht, nuk e rrun fare për asnjë lloj feje) dhe si një armik të Kishës Autoqefale Greke dhe bijës se saj, Kishës Autoqefale Shqiptare.
      Dhe kjo do të thotë se nuk do të ketë paqe as në Dhërmi dhe as në Vorio-Epir, dhe as në Shqipëri, kështu që editoriali i Meros, kinse për pajtim, do të ishte një flluskë sapuni dhe një tymnajë për të mbuluar paburrërinë e Meros për ti rënë Janullatosit në ballë, ashtu siç e di Meroja psh, kur e bën elaq Berishën.

      Pa dyshim, Meroja i di të gjitha këto që thashë më lart, ndofta shumë më mirë se mua dhe se shumë të tjerë si unë, dua të them se, edhe pse i jam drejtuar Meros me emër, nuk i kam folur Meros, por u kam folur atyre shqiptarëve e shqipëtarkave që, kur lexojnë Meron, mu sikur u zë fjala sytë dhe mu sikur ju ka hedhur njeri trutë e gomarit.

      Sa herë shihni Meron të shkruajë për Janullatosin, për axhendën e greqizimit të ortodoksve shqiptarë dhe përgatitjen e coptimit të Shqipërisë për Vorio-Epirin, për shuarjen e Kishës Autoqefale shqiptare dhe për hundët e qelbura të shtetit grek në Shqipëri, mos i zini besë ujit që hedh Meroja, për të holluar helmin grek që po ju përthan gjak e damarë, çikë e nga një çikë, ditë e për ditë.

      Jo më kot dhe nuk është e rastit që, çdokujt mund ti ndalohet llafi a komenti në Tema-n e Meros, ndofta edhe për çikërrima, por lubia dhe ordia beqirave të Janullatosit, atyre që u bien natë e ditë daulleve të Vorio-Epirit dhe të helenizimit të Shqipërisë, rron e mbretëron e paprekur, në rreshtat e para dhe në faqet e para të Tema-s on line, duke mbjellë helm, vrer, përçarje, zi, mashtrim dhe mallkim mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë, mbi heronjtë dhe mbi historinë e tyre.

      Nuk e ke mirë zoti Mero, në s’të ka zënë dikush, atje ku s’dëftehet.

    2. enter''" says:

      orotodoksit shqiptare dhe greke jane vellezer.

  2. vetem gjysme dite ,o shoku enver says:

    O moj Shqipni, e mjera Shqipni
    kush te ka qitë me krye në hi?
    Ti ke pas kenë një zonjë e rande
    burrat e dheut te thirshin nanë

    Ke pasë shumë t’mira e begati
    me vajza t’bukra, me djem t’ri
    Gja e vend shumë, ara e bashtina
    me armë të bardha e pushkë ltina
    me burra trima, me gra të dlira
    ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira

    Kur krista pushka si me shkrep moti
    Zogu i shqiptarit gjithmonë i zoti
    ka qënë për luftë e n’luft ka vdekun
    e dhunë mbrapa kurr s’i ka mbetun
    Kur ka lidh besën burri i Shqipnisë
    I ka shti dridhën gjithë Rumelisë
    ndër lufta t’rrepta gjithkund ka ra
    me faqe t’bardhë gjithmonë asht da

    Po sot, Shqipni, pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem perdhe
    Shkon bota sipri, me kambë të shklet
    e një fjalë të ambël askush s’ta flet
    Si mal me borë, si fushë me lule
    ke pas ken veshun, sot je me cule
    e s’të kan mbetun as emn, as besë
    vet’ i ke prishun për faqe t’zezë
    Shqiptar’,me vllazën jeni tuj u vra
    ndër njëqind çeta jeni shpërnda…

    Qani ju shpata e ju dyfeqe
    shqiptari u zu si zog ndër leqe
    Qani ju trima bashkë me ne
    Se ra Shqipnia me faqe n’dhe
    E s’i ka mbetun as bukë as mish
    as zjarm në votër as dritë as pishë
    as gjak në faqe as nder ndër shokë
    por asht rrëxue e bamun trokë
    Para se t’hupet kështu Shqipnia
    me pushkë n’dorë le t’desë trimnia

    Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu
    të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngoniu
    e mos shikoni kisha e xhamia
    feja e shqiptari asht shqiptaria
    Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë
    gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
    asht toka jone, prind na e kan lane
    kush mos na e prekë se desim t’tanë

    ENGLISH TRANSLATION
    Oh, poor Albania, bruised from lashes
    Who dared push your face in ashes?
    Hailed once a woman of noble birth,
    Mother you were called by men of this Earth.
    Rich you were, to tell the truth.
    With lovely girls and handsome youth,
    With lots of cattle, gardens, farms
    With Latin rifle and other arms
    With men of courage and women of cheer
    In all the world you had no peer.

    When guns boomed like the crack of thunder
    Albania’s men rushed out of yonder,
    And always fought well, till the end came,
    And never soiled their name with shame.
    When men of Albania pledged to fight,
    All of Rumelia shivered with fright,
    In fierce battles they fought and died,
    With honor their memory inscribed.

    But now, Albania, you’re a sight of woe
    Just like an oak tree brought down low!
    All step on you as if you were dead,
    And not one kind word to you is said.
    Once you dressed well, like a woman high-born,
    Today, your fine robes are badly torn,
    You’ve lost your name, your faith, too,
    And none is to blame for it but you.

    Albanians, you are slaying one another,
    Some shout for country, some against sin,
    One says I’m Turk, another Latin,
    Others Greeks or Slavs profess to be,
    Fools! You are brothers can’t you see?

    Priests and mullas have made you mute
    To keep you split and destitute.
    Foreigners sit by your fireplace,
    Your wives and sisters they disgrace,
    And if money comes knocking on your door
    The faith of your father you ignore,
    You become slaves of alien boors,
    Whose race and tongue differ from yours.

    Weep, oh your rifles and you who care
    Albanians, like birds, are caught in a snare,
    Weep with us, you warriors all around,
    For Mother Albania, lying on ground;
    She has no bread or meat to eat,
    Nor fire in the hearth, not light or heat,
    Pale of cheek and unrespected,
    She lies broken and neglected!
    Gather you women, so pretty and spry,
    Who know so well to weep and cry.
    For she’s shorn of honor and forlorn,
    She’s like a widow whose man is gone,
    She’s like a mother without a son!

    Who has the heart to let cruel death,
    Take this brave women, panting for breath?
    Can we allow aliens to smother
    And trample on our cherished Mother?
    No, no! Such shame no one can beat,
    Such vile conduct all men forswear!
    Let warriors die carrying the banner
    Before Albania is lost in this manner

    Awake, Albania, it’s time to rise
    And bind yourselves with brotherly ties;
    Look not to church or mosque for pietism,
    The faith of Albanians is Albanianism!

    From Tivar all the way to Preveze
    The sun sends down its light and rays;
    It’s our land, the land of our ancestors,
    To the death we’ll defend it from predators
    Better to die for it like the man of old,
    Than in shame before the Lord!

    lavdi diktatorit te dashur ….se ketyre palacove qe bejne biznes me fajlen e zotit ja beri mire….

  3. ed says:

    Problemi? Esht dora vete ,,2K,, qe lakmon pasurine qe ka vari i misionarit!.

  4. Dreamerdays says:

    Sna the gje

  5. %%%% says:

    Zoti Mero shkrimi juaj nuk eshte aq ekstremist sac e prisja, dhe ka mjaft ekuiliber, por ka mjaft pika te erreta qe i anashkalon. P.sh. perse nuk u negociua me komunitetin, perse perdoret arrogance, injorim dhe dhune. Perse pa pritur ne mes te problemeve qe ka qeveria Rama, nxjerr kete problem. Ky eshte problemi i qeverise eshtrat 500 vjecare te Catalanos dhe bukuria e kishes se Shen Thanasit? Kryeministri ka ushqyer ndjenja te urrejtjes fetare, vetem sepse banoret aty flasin greqisht, banoret e zones vetem kane kontribuar ne shqiperi dhe nqs shqiperia eshte rezikuar ndonjehere ka ndodhur nga politikanet e saj, dhe jo nga lingualiteti i banoreve te dhermiut.

    1. demo says:

      Cfar more Dream…. Ne dhermi flasin shqip moregenjeshtar.Kam pasur fatin te takoj kryeplakun e fshatit,te paharurin Petro Strakosha. Ai ishte me shqiptar se shqiptaret.Nuk duhet te harohet se nipi i tij Foto Strakosha ka mbrojtur porten e perfaqesuese Shqiptare te futbollit.Kini kujdes kur flisni perdhermiotet.

      1. %%%% says:

        Po porten e perfaqesueses se shqiperise mund ta mbrosh edhe kur flet greqisht mo demo, franca ka gjithe skuadren me afrikane. Qe banoret e dhermiut kane folur greqishtnuk nuk e ke ti ne dore, dhe nuk esht turp te flasesh greqisht edhe kur je shqiptar,petro marko fliste greqisht dhe shkruante ne shqip. Perse thua beni kujdes kur flisniper dhermiotet, kujdesin ta beni kur u thoni te shitur, kur te vetmit te shitur jane politikanet tuaj qe per para po ngordhnin popullin e tyre me arme kimike.

  6. XYZ says:

    une mendoj qe kerkesa e vetme, pasi te ulen gjakrat, duhet te jete shpallja a janullatosit si i padeshiruar ne shqiperi dhe si misionar politik i shovinisteve greke, ku per fat te keq futen edhe qeverite greke te te gjitha ngjyrave. Kemi humbur shume kohe per te rikthyer pronesine shqiptare te kishes orthodokse ne shqiperi.

    Eshte pikerisht momenti te behet tani! Shqiptaret jane dhe duhet te jene gjithmone pronaret e vetem te cdo gjeje qe ndodh brenda kufijve tane, perfshire fete!

    1. enter''" says:

      Me falni per fjalorin me te cilin po ju drejtohem, por jeni nje felliqesire e ndyre.

  7. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Roman katolicizmi nuk ka snje lidhje me Krishterimin e vertet.

    Ja kush jan shenjtoret e tyre,

    Gjatë shekullit të 17-të i krishteri Krountsevits Jozafati, merrte pjesë në akte të tmerrshme kundër orthodhokseve. Në vitin 1623 ai urdhëroi te nzirrnin nga varret eshtrat e të krishterëve orthodhoxë dhe t ua hedhin qenve. “Për shkak të këtyre veprimeve sakrilegje u vra nga Orthodhoxet.

    E, megjithatë, ky i “krishtere”(?) nderohet dhe festohet zyrtarisht nga papismi.

    • Ne shekullin e VI, Papa Pali i transferoi kockat në dhomë e nëndheshme te Shën Pjetrit.

    • Në vitin 1923, Papa Piu XI e quajti atë një njeri i moralshëm.

    •Pope John – Pali II e vlerësoi atë si “personalitet fisnik ‘dhe’ apostullit të unitetit”.

    • Dhe ne 1867 Papa Piu IX e shpalli atë një shenjtor!

    Behuni c far te doni. Katolik, Budist Djallist etj.

    Larg duart tuaja te pista ndaj Orthodhoxis sone te Shenjte!!

  8. Pelasgian says:

    Ore TRITOLIN dhe mbyllet ky muhabet

    HIMARA DHE JUGU KATOLIKE

    Ortopordhet te marrin plackat dhe hop hop ne gerrqia !

  9. sarandjoti says:

    JO cdo mendim i shkruar z. Mero eshte i sakt edhe kur ate e shkruan ti.Ka nje dhe vetem nje mendim qe duhet te japim e te mbeshtesim te gjithe se bashku,ne kishe ose me mire mos ti reshtojme,por ne te gjitha kultet,ven dore vetem vandalet.Kjo eshte provuar historikishte,por dhe aktualisht I.sis,eshte ne veprim te perditshem.Kultet jan vende ku falen praktikantet.Dhe praktikantet kur mundohesh ti pengoshe qe te bejne faljen e tyre. Ata e bejne ate dhe ne katua,dhe ne bunker,dhe ne garazh.Per te qen me isakt po ju ve ne dijeni se ne kohen e diktatures dhermiasit,mbanin mesha te regullta ne ambientet qe permenda me larte.Ortodoksia ka aqe shume shenjtor sa dhe emra,te pas Krishtit.Nuk ka asnje mundesi reale,nga ana ekonomike, qe te ngresh kisha per te gjithe shenjtoret.Ne keto kushte shume ortodokse qe kan nje emer te tille,marin persiper qe ne pronen e tyre te nderojne nje kishez,ku te kene mundesi dhe ata kur festojne emrin e tyre,ta festojne ne kishen me emrin e shenjtorit te njejt.Per sa i perket te qenurit ortodoks i z. Rama eshte mir ta digjojme ate se cfar eshteAi vet thote qe eshte katolik dhe une e besoj,nuk e di pse z.Baze nuk e besone,ose per te zbutur vandalizmin ben sikur nuk e besone.

  10. andromeda says:

    Bravo Mero. Por tani s’e kuptoj unë – a kemi apo s’kemi harmoni fetare? Nëse konflikti Romë – Bizant qenka kaq i vjetër dhe ringjallet sot e kësaj dite atëhere ç’kuptim ka që Papa e trumbetoi me të madhe harmoninë fetare dhe Shqipërinë si model të saj. E vërteta e përjetëshme është, o Mero, se kurrë nuk ka pasur e s’do të ketë në botë harmoni fetare sepse fetë e ndryshme e kanë shkruan historinë me shpatë dhe topa, e me lumenj gjaku.

  11. dhembeli says:

    Bukur e the ‘Shkaku eshte tek historia qe tenton te shuhet aty nga njera pale kundra tjetres’
    rrenjet jane tek emri Ortodoks Sh. Thanas.Ishte kisha e ndertuar kur erdhi misionari catalano.

    A moj Shqiperi e gjore
    Kush e kush te te zaptoje
    katolik e ortodokse ti percaje

  12. gogo says:

    Zoti Mero,ne se do te ishe vertet i paanshem,sic vepron vitet e fundit,do te thoshe te verteten dhe nuk do ta nisje nga Kryepeshkopi i nderuar,i cili,sipas teje, duhej te trokiste tek dera e Kryeministrit! Perse do ta bente kete Kryepeshkopi?Mos valle pa ne enderr qe Kryeministrit i u tek nje dite te bukur qe te merret me nje ”garazh” ne kuoten me te larte te Dhermiut,me qe na qenkish ndertim pa leje? Perse,Kryeministri,para se te bente gafen e prishjes se Kishes,qe vetem xhihadistet e bejne,te mos dergonte perfaqesuesin e tij tek Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise,t’i u parashtronte idene e tij,te diskutohej edhe me Komunitetin e Dhermiut,te paraqisnin projektin e Kishes, qe pretendon se do te rindertoje,te gjente edhe fondet perkatese dhe pasi te vendosej nga organet kompetente,bente edhe prishjen e Kishes,e cila nuk ishte aspak ”garazh”,sic e quan me cinizem Kryeministri,por nje kisheze,sadoqe jo e bukur,e ndertuar me sakrificat e fshatareve te varfer te Dhermiut ne vitet e veshtira, 1992-93!Jo te vepronin si cuba,naten me kazma ne duar,nje pamje e trishtuar,qe do ta kene zili edhe xhihadistet e Sirise!Ajo kishe daton ne vitet 1400 dhe ishte ORTODOKSE!Katalanon e kane varrosur aty dhe ja kane ruajtur varrin banoret e Dhermiut deri ne vitin 1942,ku eshtrat ja cuan ne Itali!Kishat vertet i mbylli Enveri,por nuk i prishi,te pakten ne DHERMI jo!Ndersa Edi,ortodoksi me nene e babe te tille,e prishi ne mes te nates,pa pyetur njeri!Edhe sikur te ishte vertet garazh,a i shkon per shtat nje Kryeministri te merret me ‘te,sikur nuk ka probleme te tjera,me te cilat te merret?! Turp dhe njolle do te mbetet ne histori kjo ngjarje,per ata qe e gatuan!

  13. Akilis says:

    Nje pyetje km une.
    A ka mundesi qe nje “misionare” I Papes vjen ne nje vend me tradita, kulture, identitet 1000 vjecar Greke Bizantine per te mire?
    Ketu populli nuk eshte thjesht greqishtfoles por Greke per mijer vjet dhhe mos na cani trpin ju qe ndruat emrat, besen, kulturen dhe dashurine dhe u bete turq me identitet dhe te tjeret fashitet cfare beren ne Itali mos ruajten identitetin?
    Katoliket mos hapen shkolla per Arbareshet?
    Thjesht u bene Itliane kjo eshte e verteta.

  14. Alban Dardani says:

    –Falnderoj komentusin qe sjell ne kete shkrim vargjet sa me siper.
    –Si jo me pare, ato vargje jane me se aktuale per shqiptaret e shqiperin sot.
    — Qarqet shoviniste greko-sllave, mbi bazen e nje platforme te studjuar me shum kujdes, te nxitur e mbeshtetur edhe nga lobe nderkombetare luftenxitese`, KANE MBI 25 MJET

  15. marie says:

    sa shume merreni me nje cope mur,gardh apo ca mund te jete,merruni o popull me hallet e perditshme,se ka aq shume sa nuk do me dilte koha te shkoja as ne xhami dhe as ne kishe!….PO si nuk paska plasur ky milet qe ndenji 50 vjet pa kisha e pa xhamia xhanem?!!!!

  16. Claus says:

    I ke vene jo aq sakte pikat mbi “i” i nderuar Mero. Ne radhe te pare duhej shkruar se kush ishte shkaktar dhe autor i ketij konflikti, se pas hapjes se tij veshtire se gjen dike te mbaje fajet mbi supe, aq me shume ne Shqiperi.

    Pastaj na jep tere aradhen e qeveritave “ortodokse” prinderit po ashtu “ortodokse” te kryeministrit, pastaj deputete, zyrtare etj,etj po ashtu “ortodokse”.
    Jam i sigurte qe asnje nga ata nuk eshte pagezuar, por dhe kjo nuk mund te luaje rol primar, per mua rol primar eshte besimi jo ne Kishe Orotdokse a diku tjter, as ne Kryepshkopin Janullatos, por ne Zot dhe prej saj te kene nje filozofi te tyren te te parit te botes dhe shoqerise.
    Keto keta nuk i kane dhe nuk i kane.
    Nuk eshte ortodoks dikush qe quhet Kristaq a Anete, as Koco, as Spiro as Peleshke dhe as Meleshke. Ortodoksia ka parimet dhe principet e veta, ritet dhe sakramentet e saj qe keta bandille as qe i njohin.
    Pra teoria e emrit per te marre patenten e “ortodoksit” bie pa e lexuar akoma kete editorial.

    Eshte njohur mire nje Alfred Rosenberg, u denua me varje nga gjyqi i Nürnbergut, qe ne emer dukej qe ishte me prejardhje hebraike, por u be nje nga ideologet kryesore mbi racat, u be dhe Minister per zonat e okupuara ne Lindje duk qene autor i tere atyre bemave naziste qe dihen mire.

    E pra, leri emrat dhe shiko ata ortodokset e vertete ne Dhermi, ato pleq e plaka, qe prej endrrave katoliciste te Shkreleve dhe co. bene te prishej ajo, qe per mua nuk isht kishe, por nje vend besimi, si ato kapelat dhe kryqe qe gjenden ne cdo shtet me shumice katolike ose si ato qylymet qe shtrohen ne fusha dhe ne male per tu falur.
    Ishte prishje barbaresh dhe ketu nuk mund te shkoje me gjate ky muhabet.
    Nuk ka asnje justifikim ai akt, as me varre Katallanesh dhe as me varr Pashalimanesh. Radikalizmi nuk ka brinje.

    Gjithmone e kame vrare mendjen se c`pune ka ajo harte mbi tavolinen e mbledhjeve te qeverise, ku shkruhet “Hispania”. Qe ka marre raftet, karriget dhe tavolinat e fashistit Jakomoni kete e dime, por ajo “Hispania” c`hynte ne pune?
    Tashme e kam marre pergjigjen. Shkrelet, Prelet, Ndoket dhe Frroket e paska menduar gjate kete pune. Na paska nxjerre nga senduqet besimin uniat!!!!!
    Catalano na doli spanjoll dhe kete e tregon vete emri i tij, Katalonja, por a nuk ju ben pak pershtypje qe ishte ajo Spanje qe me zjarr dhe gjak misionoi katolizimin ne Amerike Latine?
    Ja pra qe edhe koha e atij katalonjezit korrespondon fare mire me masakrat dhe kryqezatat misionare te kishes katolike spanjolle dhe portugeze se bashku me papet e degjeneruar te Vatikanit.

    I jane futur keq kesaj pune keta rilindas sociopate, deri ketu nuk e prisja te shkonin megjithe mbeshtetjen qe i kam dhene dikur.
    Historise i ka hyre injoranca dhe padituria, por e kam thene gjithmone:
    Aq dine, aq bejne.

    Nuk ka perse te shkoje kryepeshkopi Janullatos tek dera e Rames per t`iu lutur per prishje a mosprishje. Ai kete e ka filluar qe me prishjen e jubileut te shen Kozmait ne Fier, qe me prishjen e kishes ne Permet, qe me heqjen e kangjellave te kishes ne Tirane dhe tani si nje cub me prishjen e shen Thanasit.

    Eshte vazhde kjo pune, eshte mentalietet urrejtjeje. Eshte brutalitet.
    Prisja fjale paqetimi me plot ameshim nga kisha katolike mbushur me 200 prifterinj italiane me ne krye ipeshkvin Massafra, po si gjithmone dalin dhe thone ” qi na nuk kena dit gja”.
    Perse nuk na del ai “shenjtori” dom Gjergji, qe nuk le rast pa na shpjeguar cfare tregon tymi i bardhe a tymi i zi nga oxhaku i kapeles sixtine ne Vatikan?
    Per kete rast fshihen dhe perdridhen nen muret e zymte te ish-kinema Agimit, sot kishe.

    Ja pra, qe kur hapni qitapet e misionareve unitiare, mbeshtetes te regjimeve mussoliniane dhe varret e tyre, ne nje shoqeri aq autoktone dhe aq besimtare ne Dhermi, ortodoksi Edi Rama dhe Prel Shkreli a si quhet, duken si don Kishoti dhe Sancho Panco hypur mbi gomere per te luftuar me mullinjte e eres.
    Le te heqin syzet e armiqesise ndaj kishe ortodokse, se sic e ka thene Mero aq mire: “Ortodokset shqiptar ishin ata qe me bene Rilindjen dhe kesaj nuk ke cfare i ben”.
    Dhe ky mbyll siparin e ortodoksise shqiptare qe fale Zotit ja dhuroi Shqiperise mbushur me gjakmarrje, cuba, Haxhi Qamile dhe “Prille te thyer”.
    E ku i gjen keto ne krahinat ortodokse.

    1. Klimax says:

      Nje shkrim fantastik Claus!
      Mero nga ana e tij per te vene “ekulibra” na “sqaron” se kisha e Romes depertoj ne keto troje si “nxitese e identitetit shqiptar” ndersa Patriarkana “te kunderten e saj”!!!!!!!!! Le ta quajme te besueshme se katoliket e Romes na shpiken “alfabetin dhe shkollat shqipe” ne Bregdet, por per kaq shekuj me radhe qe egzistonte besimi ortodoks ne keto troje deri ne mesin e viteve 1600, c’fare identiteti rruhej? Dhe realitetetet historike tregojne se misioni i klerikeve katolik ne Bregdet deshtoj plotesisht. Popullsite vendase vazhduan ne traditen e tyre te hershme te besimit ortodoks.
      Kur katolikeve te Romes i “qahej halli” per identitetin “shqiptar” te bregasve, perse nuk “ndihmuan” edhe popullsite e Epirit (te Shqiperise se sotme juglindore)? Cuditerisht te besimit ortodoks edhe ata dhe nen “sundimin” e perhershem te Patriarkanes, pa ndihmen e katolikeve te Romes, mbrojten identitetin e tyre me shume se c’do rajon tjeter i Shqiperise!!!! Ishin ata qe me shume se kushdo punuan per gjuhen shqipe dhe ishin ata qe hapen shkollen e pare shqipe!
      Nga ana tjeter, katoliket e Romes ne mbeshtetje nga Republika e Venedikut perse nuk ndihmuan banoret e ishujve te Jonit te rruajne identitetin e tyre? Cudi, ne te kundert, jo vetem qe u ndryshuan besimin ortodoks ne katolik te nje pjese te madhe te banoreve greke te ishujve, por hapen vetem shkolla ne gjuhen italiane per ta!!! Mos valle “shqetesoheshin” me shume per nje gjuhe te pa-shkrauar shqipe dhe jo per nje gjuhe te shkruajtur 2500 vjecare greke qe kercenohej nga Perandoria Osmane???!!!!
      Dhe “kopetentet” na flasin per identitete kombetare ne vitet 1600 kur i vetmi identitet ne ate periudhe i popullsive ishte vetem ai fetar!

      1. Vlora1912 says:

        Bravo Claus!!

        Ju jeni nje intelektual i formuar.

        Po me shumm dukeni nje Hostoriano-Intelektual, me dije te pamata, qe humbisni kohen kote duke publikuar ne gjuhen shqipe dijet tuaja, ne nje faqe kaq te pavizituar si Tema online.

        Bravo Claus, ja keni mbledhur Vatikanit dhe dy Papeve qe vizituan Shqiperine. I ke derrmuar fare per te nxjerre ne pah Madheshtine e Kolonel Janullatosit !!

        Meqense e pyet Meron per “fillimin” e ngjarjes, po te sugjeroj te lexosh Historine e Priftit Kozma ne Himare deri ne Lushnje. Dhe po deshe mos e levdo punen e ketij “shenjti”, i cili prishi catine e nje kishe ne Hiimare se nuk meshohej greqisht, per te ndertuar catine enje shkolle Greke.

        Fillimi, Claus, eshte me ata Rilindas Shqiptar, qe vdiqen duke perhapur gjuhen Shqipe, te vrare nga Kisha Greke ne bashkepunim me Pushtuesin Turk.

        Fillimi, Claus, eshte me Kishen e Fan Nolit, ku Shqipja ishte e shenjte.

        Fundi, Claus, eshte me Janullatosin dhe kishen e tij, ku shqipja eshte shpallur gjuhe e djallit.

        Claus, nga ky postim dukesh qe mbart brenda vetes disa personalitete, te shprehura si Tourkofagos, Klimax, Ethefterosqipia, benfia…

        Te sugjeroj ti permbledhesh ne nje nick te gjitha- Jorgo..

        Nicku Claus, qe perdor eshte kunder botkuptimit tend orintalist – Orthodoxo- Islamist

        Nuk eshte Greqia qendra e botes, as Orthodoksia nuk eshte Doktrine Fetare me e mire se te tjerat.
        Dogme eshte, njesoj si te tjerat.

        Degjoje kete nga nje ateist.

        1. frankieuk says:

          bravo vlora1912 edhe une si nje ateist i zellshem, por ama respekt kolosal per mulsimanet e mir dhe pa urrejtje ndaj tjetrit per arsye te ndryshme qe jam i bindur qe perfaqsojne 99% , per orthodoxet “e vertet” shqiptare jo kta tipat tfgs qe jan kthyer me grek sesa greket vet, qe flasim pa argumenta dhe nje ze si janullatosi do te dal i cik jasht temes ky janullatosi e paska te madh qe u pelqeka tipave te tfgs klimaxit e ca te tjerve nuk po ofendoje orthodoxet e vertet shqiptare, dua te ofendoj gjakprishurit 300 euroshat bithcpaurit turkomongolgrek, noj here pys vetem po ky janullatos i paska pjell gjith kte gjakprishurit, a thua vall jan te gjith binjte e janullatosit kta or vlla ? argumenti eshte ky, kisha orthodoxe brenda territorit shqiptare duhet te drejtohet nga shqiptar dhe jo nga klika e sherbimeve sekrete greke qe punojne dite nate qe te kthejne ca shqiptare ne grek duke u ofru 300 euro pensione dhe duhet pjell grek artificial te tipit tfgs e klimax etj,. edhe pse jo nje perkrahes i PS me pare por ama duhet te them bravo edi, bravo koco, qe sju boni syr terr nga qeveria fashiste greke ,repekt te madh per te gjith shqiptaret si musliman si katholic si orthodox ama vetem atyre qe i thon vetes shqiptare te vertet jo ketyre binjve te janullatosit, jo mbetjeve turke qe ikin anej tu luftu,per ta mbyll u bej nje pytje te sinqert te gjithve ketu qe i perkasin besimit orthodox ,nje pytje e thjeshte a duhet kisha othrodoxe SHQIPTARE te jete ne duart e shqiptareve, te drejtohet nga shqiptare othodox dhe atdhedashes?

    2. enter''" says:

      Bravo Claus.

      Per mua ky editoriali I Mero Bazes eshte teper I ceket. Mero Baze ben mire te merret me Berishen, se per punet e Kishes nuk ja ka haberin fare.

      Mero Baze harron faktin me te rendesishem, fushaten direkte dhe indirekte ndaj ortodoksise shqiptare, asaj pjese se Shqiperise qe ka ruajtur me shume se askush tjeter traditat e saj ndershekullore.

      Mero po perpiqet te na nxjerre edhe Kishen genjshtare duke shkruajtur nje te pavertete te madhe qe Janullatos ka shkuar ne Athine per tu ankuar per kete ceshtje..a thua kryeministri I dorehequr Tsipras, ka kohe te merret me kete ceshtje shqiptare.

  17. poeti says:

    RREZIKU SHQYPNISE NUK I VJEN NGA ORTODOKSIA, POR NGA MJERIMI DHE STANACJONI EKONOMIK

    Ortodoksia ne vendin tone nuk e pa prejardhjen nga Bizanti, por nga Perandoria bullgare nga shek. i 9-te deri ne shek. e 14-te qe ishte zgjeruar nga deti Egje deri ne Adriatik, ne Durres e me larte. Te gjitha Kishat dhe objektet e kultit ortodoks i takojne kesa periudhe dhe dihet qe Beratin e ka drejtuar mekembesi i Mbretit Samuil, Elemag, emeri i te cilit eshte ne disa kisha te Kalase se Beratit.

    Prandaj politizimi i ortodoksise nga politika dhe media jone kombetare me ngjyra nacionaliste antigreke nuk i sjell asgje te mire Vatanit.

  18. oldman says:

    Une dua te besoj tek “tabani” i Meros, por kesaj radhe ka rreshqitur…
    Pervecse, duke marre rolin e “historianit” ka shkruar dhe pasaktesi historike.
    Nuk eshte vendi ketu per kunder argumenta, por nje gje eshte e thjeshte per tu kuptuar se ngjarja eshte provokuar nga qeveria, me qellim a pa qellim nuk e di.
    Sa per debatet e demshme te armiqesise dhe te urrejtjes ne popull, qe i sherbejne vetem mashtruesve dhe hajduteve te pushtetit, ato do te vazhdojne per sa kohe do te marrin flamurin e gjykatesit te kesaj teme delikate, historiane pa shkolle dhe dallkauke nga te gjitha krahet e politikes

  19. doert says:

    administrata shumica orthodokse.lesh me qimi

  20. enter''" says:

    Mero, je shume gabim kur thua qe Janullatosi ka shkuar ne atdheun e tij per tu ankuar.

    Kjo eshte nje genjeshter po aq e madhe sa edhe genjeshtrat e qeverise lidhur me kete ceshtje.

  21. Abdullah Jangulli says:

    Me pelqeu artikulli. Informues dhe besoj i sakte.

  22. vetem gjysme dite ,o shoku enver says:

    Shërbëtorët e Athinës mes klasës politike në Shqipëri, mbajnë kokën ulur, ndërsa Greqia realizon planin e saj afatgjatë të asimilimit e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall

    Politika shoviniste Greke nuk ka të ndaluar. Edhe në ditët e sotme. Një orkestrim i shkëlqyer si nga Athina, ashtu edhe nga segmente politike shqiptare që u ka mbetur qejfi se nuk janë pjesë e qeverisë së re shqiptare. Më 16 Gusht 2013, në Përmet të Shqipërisë pas një maratone 16 vjeçare të gjyqeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekzekutimin e vendimit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri që mbahej me forcë prej Kishës Ortodokse të qytetit u bë e mundur në përputhje me rregullsinë ligjore të zbatohej vendimi i formës së prerë. U rihap Pallati i Kulturës. Kuptohet, organet shtetërore shqiptare kanë bërë qorrin dhe shurdhin për kaq vjet edhe për një arsye tjetër, sepse në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare është Anastas Janullatos me kombësi greke i kurorëzuar si kreu i Ortodoksisë jo në kishë, sepse thirrjet “Noli!, Noli!” , apo Anaksos dhe kënga patriotike “Për mëmëdhenë!” bënë që shpura e Ortodoksisë ta kurorëzonte në hotel Tirana edhe me pëlqimin e Athinës e të Patriarkanës Ekumenike të Stambollit si për fillim përkohësisht, por, ja që na mbeti peshqesh i vërtetë!
    Presidenti i atëhershëm Sali Berisha nuk dha ndonjë mesazh pëlqimi.

    Pra, karrikja e Ortodoksisë u uzurpua prej 21 vjet e ca ditë sot nga Janullatos, një prift me kombësi Greke duke shkelur me të dy këmbët statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare të cilën Fan Noli e bëri realitet themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe ndarjen përfundimisht nga ndikimi i Athinës fetare dhe zyrtare.

    Përse Athina zgjodhi Janullatos më 1991? I vinte keq për shqiptarët e besimit ortodoks? Po ç’ndodhi më pas? Në në të njëjtën kohë, më 1992 Konstantin Micotaqis, Kryeministër i Greqisë i parashtron Tiranës zyrtare (pozitës së djathtë plebishitare më shumë) si kusht ngritjen e varrezave greke në Këlcyrë të Përmetit, Ersekë, Korçë dhe Bularat, Gjirokastër me eshtrat e ushtarëve grekë që ranë në përpjekje me Italianët në Luftën Italo-Greke.
    Shqipëria, ndërkohë aspironte të fillonte negociatat me BE. Dhe Tirana zyrtare u nënshtrua para Greqisë dhe firmosi kushtin e Varrezave Greke në Shqipëri për të filluar implementimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga qeveritë e të dy vendeve në vitin 2008, kur u vendos që të ngriheshin dy varreza, një në Bularat të Gjirokastrës dhe një në Këlcyrë të Përmetit. Kisha Ortodokse (Janullatosi) do të administronte anën humanitare të varrezave në këto dy vende?!
    Bamir Topi, President i atëhershëm firmosi dekretin: “Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 256, datë 25. 03. 2010 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko – Italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

    Deputeti Tritan Shehu, i cili, duke ftuar deputetët ta votojnë atë, ka theksuar se me këtë hap shteti shqiptar respekton të rënët në luftë. “Ne nuk duhet të ngatërrojmë gjërat, ndaj duhet të miratojmë marrëveshjen si shenjë respekti ndaj të vrarëve në luftë”, – tha në Kuvendin Popullor, Shehu. Shihni sa bukur!

    Marrëveshja kaloi në Kuvendin e Shqipërisë me vetëm 5 vota kundër të deputetëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilët e cilësuan të papranueshme “legalizimin” e disa varrezave inekzistuese të një ushtrie pushtuese. ” sipas shkrimit “Skandali i varreve, Greqia pranon ekzistencën e varreve pa identitet”, tek gazeta Kombëtare e datës 25 Janar 2013.
    Pra, Kosina e Përmetit dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e fëmijëve dhe grave të zonës me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e ndalën projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa vise autoktone shqiptare të Jugut.
    Në varrezat e manastirit të Grykës së Këlcyrës, bashkë me eshtrat e ushtarëve grekë ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave të zhvarrosura në fshatrat e Përmetit. Atje, para se të cilësoheshin zyrtarisht si Varreza Greke me marrëveshje shtetërore, kanë qenë vetëm 36 varre të ushtarëve grekë të vrarë në betejën e malit të Golikut nga trupat e batalionit Italian, “Ujqit e Toskanës”. Ndërsa sot janë varrosur në manastirin e Këlcyrës edhe eshtrat e fëmijëve dhe grave shqiptare të Kosinës!! Ndërkaq në marrëveshjen shtetërore shqiptaro-greke u përfshi të varrosej në Shqipëri edhe personeli teknik apo klerikët që shoqëronin ushtrinë greke gjatë asaj luftës Italo-Greke në tokën shqiptare.
    Pas hapjes së pikës kufitare të Kakavijës, kur Karolos Papulias, ishte ministër i Punëve të Jashtme (me origjinë shqiptare nga Voshtina e Çamërisë), sot President i Greqisë e ndali vrapin në vizitën e parë zyrtare në tokën arbërore tek varret e ushtarëve grekë në Qafën e Kiçokut në Veri të malit të Trebeshinës. Pra, këtij Papulias i është shpëlarë gjaku i paraardhësve. Edhe Theodhor Pangallos po me origjinë shqiptare po njëlloj të shpëlarë e kishte gjakun përsa i përket Çështje Shqiptare kur kreu detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë. Dhe ligji i luftës që është ende në fuqi as që i shqetëson!
    Pra, ne Shqiptarët e Shqipërisë të keqen e kemi edhe nga këta funksionarë të lartë grekë me origjinë shqiptare që kanë patur e kanë jo pak rol në ngrirjen e marëdhënieve shqiptaro-greke edhe sot.
    Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa duket. Filloi një sulm total i Athinës zyrtare pas 1991. Në vitin 1992 filloi zbatimi në praktikë i MegaEladhës. U krye incidenti i Peshkëpisë dhe filloi një luftë e pamëshirshme diplomatike greke për lirimin e anëtarëve të OMONIA. Ndërkohë, vërshuan bankat greke të instalohen në Shqipëri për të thithur edhe ato pak remitanca që sillnin shqiptarët emigrantë dhe u bënë investime për të marrë lëndë të para nga toka shqiptare. U joshën edhe shqiptarë me pensione greke nëse deklaroheshin me dokumenta se kishin kombësi greke. Filloi kumbarizimi i Shqiptarëve të Greqisë që me dashje dhe me detyrim i bënë që të ndërronin emrat shqiptarë në grekë. U hapën shkolla greke në Korçë dhe në Himarë. U ndihmua e u ngjall OMONIA. Zëvëndësministrat e Jashtëm grekë apo edhe deputetë nuk janë kursyer të vrapojnë në Himarë sa herë atje kishte zgjedhje vendore a qëndrore apo dhe artificialisht sikundër e ndihu qeveria e djathtë shqiptare njohjen e minoritetit grek në Himarë. Së fundi, në Gusht 2013, Berisha në Facebook, shkroi për herë të parë se nuk ka patur ndonjëherë minoritet grek në Himarë.

    Klasa politike e Tiranës në këto 23 vjet me firma shtetërore dhe mbështetje totale e ka çuar ujin në mullirin grek të ringjalljes së fantazmës Vorio-Epirit. Ja praktika e Greqizimit të Shqipërisë së Jugut: Me Varrezat greke në Këlcyrë dhe Bularat,me Agimin e Artë që erdhi në varrezat e Këlcyrës e provokoi si dhe bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë , me mitingjet progreke të Korçës, me Kryqin e varrezave të Boboshticës, me Himarën artificialisht të incidentuar sa herë edhe me ndihmën e OMONIA, me traktet në Jug të Shqipërisë kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, me ndalimin e shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri për moshyrje në Greqi , me racizmin më të egër të këtij mijëvjeçari në Europë pas Serbit, me nota verbale diplomatike karshi shtetit shqiptar, me vrasje e torturim të shqiptarëve të pafajshëm të Greqisë që u mbahet peng statusi i nënshtetësisë greke, sepse janë kombësia e Dytë dhe në total me Arvanitët arrijnë deri edhe katër milionë banorë dhe përbëjnë rrezik për prishjen e ekuilibrit artificial nacionalist grek, me oreksin e aneksimit të Shkëmbit Barketa në detin Jon pa e respektuar kufirin detar sipas shelfit kontinental për interesa gjeoekonomike e politike, etj si këto.
    Por ç’është më e keqja qeveria e Berishës u përfshi edhe në skandalin e firmosjes së një marrëveshje për ujrat detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe më herët në deklaratat publike për mediat, zyrtarë të lartë të shtetit grek kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Por me kërkesën e Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e quajti të pavlefshme.
    Muajin e kaluar, në korrik 2013, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos ka theksuar, se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë do të jetë një nga prioritetet e ngutshme të diplomacisë greke. Ja si nënvizon shtetari grek:
    “Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë, deklaroi Venizelos para komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së parlamentit grek. ”

    Pra, Greqia po i sheh interesat e saj me strategji të largët asimilimi e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall. Edhe pse i sorollat si shqiptarët e Greqisë dhe shtetin shqiptar deri sa të realizojë me çdo lloj mënyre qëllimet ekspansioniste dhe shoviniste, edhe hapur, edhe para Brukselit, edhe para Amerikës!
    Në të njëjtën kohë Çështja Çamëria u la pas dore nga klasa politike e Tiranës, që ishte e kapur edhe nga Athina zyrtare për interesa finaciare të oligarkëve të rinj shqiptarë që kanë lidhje tregtare me Greqinë. Turpi më i madh kur udhëhiqnin socialistët , më 2004-ën dhe vitin që shkoi është sjellja antikombëtare e deputetëve shqiptarë për Rezolutën Çame e cila, nuk u botua as në Fletoren Zyrtare dhe as që u diskutua për funksionimin e saj. Pra, me një telefonatë të Athinës, Kuvendi Popullor bashkë me Kryesinë që pretendon se e bënë votimin e Rezolutës Çame nuk bënë zyrtarisht botimin?! Pra, të shitur kokë e këmbë para interesave greke si të Djathtët dhe të Majtët e politikës shqiptare.

    Kështu do edhe Athina, t’ja shtrëngojnë edhe dorën Janullatosit, siç ja shtrënguan për 100-vjetorin e Pavarësisë. Bile, edhe ta dekorojnë siç bëri Bamir Topi me Urdhrin e Flamurit! Sa bukur! Lum shqiptaria për këtë klasë politike që ka sot Shqipëria që është shfaqur më së shumti si shërbëtore e Athinës.
    Të vimë tek zbatimi i ligjit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri në Përmet më 16 Gusht 2013. Si ka mundësi që Janullatosi heshti? Pse? Nuk është aq budalla Janullatos! Bile, Greqia zyrtare thotë se u bë pa miratimin e qeverisë shqiptare! Po a nuk është kjo ndërhyrje e pastër e Greqisë në punët e brendshme të një shteti sovran si Shqipëria? Si nuk u ndje Ministria e Jashtme greke dhe Presidenti grek Papulias me origjinë shqiptare kur bashkëkombasi i tij, anëtar i Agimit të Artë bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë? Si ka mundësi? Po Brukseli a trupi diplomatik a ka dijeni për këtë ngjarje?
    Pra, pse ka kaq shqetësim Athina? Kur nuk lejohen fëmijët shqiptarë të kalojnë në Greqi edhe pse kanë lindur në Greqi?
    Përkujdesja e qeverisë greke dhe heshtja e Janullatos janë kalkuluar mirë, që Janullatos të mos njolloset se e kemi dekoruar me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, të atij flamuri gjigant që u shpalos në Këlcyrë më 27 Tetor 2012 para Agimit të Artë si dhe flamurit që u rivendos tek Pallati i Kulturës Naim Frashëri në Përmet.
    Është kaq delikate marrëdhënia Greko-Shqiptare sepse më shumë zjarrin e shtyjnë grekët e Athinës, por edhe shërbëtori i tyre Janullatos që josh segemente të politikës shqiptare me kryqin e legjionarëve të shenjtë që erdhën nga burgjet e Kretës dhe dogjën e plaçkitën 300 fshatra shqiptare e therrën shqiptarët e pafaj në Grabockë të Korçës, në Peshtan dhe Hormovë të Tepelenës, në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit, në Delvinë etj njëqind vjet më parë në Shqipërinë e Jugut me masakrat greke në emër të fantazmës Vorio-Epir.
    Ka një heshtje varri nga Tirana zyrtare sa herë që në truallin tonë shqiptar ç’varrosen eshtra shqiptare si në Kosinë apo përdhosen varre si në Boboshticë, ka shkelje të hapura të sovranitetit me thirrje në tokën shqiptare apo dhe në mes të Athinës me këngë antishqiptare!
    Pra, kjo është Greqia e përkëdhelura e Europës që na keqtrajton si më 1913-1914? Pse çdoni ju shtetarë shqiptarë të bëjnë më shumë se kaq? Ëndrrën e tyre? Me tjetërsim harte në favor të tyre?
    A nuk e shikoni se ujrat edhe ngrohen e zbuten nga Janullatos apo nga interesat e ndyra financiare të shtetarëve grekë që rropën tokën shqiptare, pasurinë tonë kombëtare e deri sovranitetin me varreza greke në kufijtë e Epirit të Vjetër që është tokë shqiptarësh si dhe Çamëria e përdjegur dhe e përndjekur!
    Prandaj, zotërinj shtetarë grekë nuk mban më kurrizi i Shqiptarëve të Greqisë, i tokës shqiptare nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë që varret sipas oreksit Tuaj dhe merr po bekimin Tuaj me Janullatosin e kompani.

    Qeveria e re socialiste shqiptare, e cila është pasardhëse e problemeve që krijoi Berisha dhe Nano apo edhe shtetarëve të tjerë të të dy palëve Greke e Shqiptare duhet së pari të jetë me vetëdije kombëtare për të ngritur me forcë problemin e Çamërisë, të statusit të Shqiptarëve të Greqisë si dhe të shkuljes dhe shpënguljes së Varrezave Greke në BE dhe OKB duke i kërkuar falje edhe popullit shqiptar për këto pamendësi kombëtare.

    Të shpresojmë që deputetët shqiptarë të rinj dhe të ricikluar ish-komunistë dhe pak demokratë do shfaqen si kombëtarë të vërtetë! Se Greqia nuk ka turp edhe pse e dimë ç’lojë shovinizmi bën edhe kur na buzëqesh në Athinë në Bruksel apo Washington.

  23. Debil Salaria says:

    Mero edhe ti KORRRAK si gjithe korraket e tjere je ,Lufta e korrrrakeve ndaj ortodokseve do te deshtoje ,ti mundohesh ta kalosh ne kanale te tjera ,por e ke te kote,asnje klerik ortodoks nuk ka vrare patriarkana dhe keto jane shpifje te tua si korrrrak qe je,kleriket jane vrare ne luftra banale ndermjet kishave bullgare ,greke e rumune apo sllave,dhe nuk kane fare lidhje me patriotizmin shqiptar .Te dhjefsha Ty me gjithe katalanon tend.

  24. eshte koha per clirim.. says:

    Ja pse Anastas Janullatosit duhet te lagohet (debohet) nga drejtimi i Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare!

    – Anastas Janullatosi eshte me origjine greke dhe nuk eshte shqiptar dhe zgjedhja e tij ne krye te Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare eshte ne kundershtim te plote me statutsin e kesaj kishe .

    – Prifti grek Anastas Janullatosi nuk ka mbajtur asnje premtim te dhene kur uzurpoi me diknakeri kreun e kishes autoqefale shqiptare. Nje nga premtimet e tij kryesore ishte se; ai do te largohej menjeher nga drejtimi i kishes mbasi ajo te rimekembej. Atij ju kerkua qe te rruhej autoqefalia e kishes dhe respektohej kontributi i Fan Nolit dhe martireve te tjere orthodoks shqiptare ne ndertimin e kesaj kishe, por me ardhjen e tij ne krye te kishes humbi plotesisht autonomia e saj dhe kisha kaloi ne varesi te Patriarkanes te Stambollit, kurse figura e themeluesit te kesaj kishe Fan Nolit ju mohua plotesisht kontributi i tij ne themelimin e kishes.

    – Politika fetare qe ndiqet nga Janullatosi ne drejtimin e kishes, favorizon vetem minoritaret dhe greket, kurse shqiptaret orthodokse qe jane dhe shumica e saj, jane larguar nga funksjonet drejtuse te kishes. Drejtimi i KAOSH ka kaluar plotesisht ne duart e minoritareve dhe te grekeve.

    – Gjithe Arqimandritet e kishes jane greke dhe antishqiptare te betuar. Ishe Arqimandriti Kristosomus u kape nga policia e Gjirokastres duke shperndare hartat e Vorjo -Epirit. Kurse Arqimandriti Efrem Simonopetritis ka qene nje klerik i ushtrise greke me graden Major.

    – Te gjithe keshilltaret e Janullatosit jane minoritare ose greke, njeri prej tyre ka qene dhe Piro Kondili ( qe drejtonte shkollen fetare ne Gjirokaster) i njohur si antishqiptar i betuar dhe nje aktivist i shoqates terroriste shoviniste vorio-epirote greke Stefa, kurse perkthyesi i Janullatosit per 5 vjete ka qene Vangjel Dule qe sot njifet nga te gjithe shqiptaret si dora e zgjatur e Greqise dhe politikes se saj helenizuse.

    – Te gjithe prifterinjte greke te emeruar nga Janullatosi ne Jugun e Shqiprise, ndjekin hapur nje politik henelizuse ku te gjithe orthodoksit shqiptare portretizohen si greke.

    – Ne te gjitha kishat e Jugut te Shqiperise predikohet vetem greqisht dhe behet hapur propagante kunder figures se Fan Nolit dhe martireve te tjere orthodokse shqiptare qe flijuan jeten e tyre per kete kishe .

    – Prifterinjte, ndihmesit e tyre dhe keshillat kishtare te ketyre kishave, perbehen vetem nga minoritare dhe familjet e tyre dhe aty behet vetem propagande pro greke dhe perpilohen listat e pensjoneve qe jepen nga Greqia per henelizimin e shqiptareve te Jugut. Ne Jugun e Shqiperise jepet nje ndihme (pensjon) per te gjithe orthodoksit qe deklaroin kombesin e tyre vorio-epirote- greke. Per te fituar kete “pensjon” i interesuari duhet te mari dy vertetime, nje nga keshilli i kishes (qe tregon se ky person eshte nje i pagezuar orthodoks qe ka dhene kontribut ne ceshtjen vorio-epirote) dhe nje vertetim tjeter nga Omonia qe vertetoin kombesin e deklaruar “vorio-epirote- greke” te te interesuarit. Te te gjitha keto dokumenta paraqiten ne Greqi ne sillogjet vorio-epirote dhe mbasi marin aprovimin e tyre keto dokumenta kaloin ne qeverine greke ku personit te helenizuar i jepet pensjoni. Te gjitha keto veprime te kishes behen me dijeni te ploe te Janullatosit.

    – Anullatos Janullatosi nuk ka pare vetem punet e kishes, por eshte bere pjese e politikes duke shkelur ligjet e vendit. Janullatosi ka qene anetar i perpilimit te Kushtetutes Shqiptare dhe ky qendrim ndalohet plotesisht si me statusin e kishes por edhe te shtetit laik Shqiptare.
    Kur greket nderhyn ne ceshtjen e ortodoksise shqiptare duke pretenduar se ‘te gjithe Ortodoksit jane Greke” nga ana e Janullatosit vetem heshtet.

    – Euro deputeti greke Stavros Ksarhakos kerkonte te mbronte arsimimin greke nga shqiptaret ne Kishen Orthodokse Shqiptare, kurse Janullatosi vetem heshti duke mos i kthyer asnje pergjigje ketij provokimi te bere nga zyrtaret e shtetit greke.

    – Sa here shtetaret greke kane nderhyre ne punet e brendeshme te Kishesh Orthodokse Shqiptare, kurse Janullatosi nuk ka nderhyr fare duke i hapur rruge ketyre megallomaneve shoviniste greke dhe tezave te tyre antishqiptare. Rasti me flagrant ishte nderhyrja e Ambasadorit Greke ne kishen e Permetit duke i vene kurizin kishes qe mos te lejonte Prokurorin Shqiptare qe te hetonte chvarimet e shqiptareve te vdekur te Kosines qe Janullatosi i mbante te mbyllur brendta kishes dhe i shiti si ushtare greke.

    – Qe kur Anastas Janullatosi uzurpoi me force drejtimin e Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare, filloi dhe asimilimi i orthodoksve shqiptare. Nje shoqate e fshatrave te Zagorise ka kerkuar nga ishe Ministri i Jashtem Greke Jorgo Papandreu qe te njihet kombesija greke e ketyre fshatrave te kesaje zone. Po ashtu, fshatrat shqiptare te Jugut si, Muzina, Sopiku, Mursia, Cuka, Shkalla (vllahe) e tjera, jane deklaruar greke me kohe.

    – Anastas Janullatosi po lufton hapur kunder patrioteve orthodokse shqiptare, duke u perpjekur ti shkateroi ata. Shifeni luften e poshter qe po i bene Janullatosi priftefirnjve patriote orthodokse shqiptare At Markut dhe Foti Cicit.

    – Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare e ka humbur plotesisht autoqefalin e saje dhe sot ligjin e bene Ptriakane Greke e Stambollit. Ne vitin 1996 shqiptari nga Korca AT Justino u propozua nga kisha orthodokse shqiptare per tu shuguruar peshkop asistent, por kjo zgjidhje u hodhe poshte nga Patriarkana Greke e Stambollit e cila vendosi menjeher shugurimin si peshkop te tre prifterinjeve greke dhe emerimin e tyre ne Shqipri!

    – Me uzurpimin e kishes nga greku Janullatos, gjithe arkitektura e Kshes Orthodokse Autoqefale Shqiptare u ndryshua plotesisht. Te gjitha kishat qe ndertohen sot nga Janullatosi ne Shqiperi jane te stilit greke, te vogla dhe te lyera me gelqere. Historikisht kisha orthodokse shqiptare kane qene te larta, te ndertuara me gure, dyert dhe dritaret me harqe dhe kubature te larte dhe te gjitha shikoin nga Jerusalemi, kurse kishat qe ka ndertuar Janullatosi shikoin me fytyre nga Athina. Edhe Katedralja Orthodokse e ndertuar nga Janullatosi ne Tirane, eshte e stilit greke dhe shikon nga Athina, kur ne fakt duhet te shikonte nga Jerusalemi. Te gjitha kishat e vjetera orthodokse shqiptare qe kane nje identitet te qarte shqiptare, u lane ne meshiren e fatit nga Janullatosi dhe te gjitha po shkoin drejt shkaterimit.

    – Me uzurpimin e Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare nga greku Janullatos, kisha orthodokse shqiptare e ka humbur plotesuisht autoqefalin e saje dhe eshte kthyer ne nje instuticion asimilues helenizus ku te gjithe shqiptaret orthodokse portretizohen si greke.

    – Kjo kishe e ka humbur plotesisht funksjonin e saj kombetar qe Fan Noli e ngriti me aq mund dhe djerse.

    Eshte koha per clirimin e autoqefalise shqiptare nga pushtimi i kishes greke ne jug dhe nga saliserbi ne veri….

  25. sit... back..and relaks →→→ says:

    A i paguajn taksa shtetit keto komunitetet fetare? a kane kase fiskale per leket qe marrin?

  26. Arber Iliri says:

    Mero ,ceshtja eshte tek strategjia greke qe te lere sa me shume shenja si greqi ne token shqiptare se mendon se pas gjeneratash mund ti perdorin, idiotesi mendoj se greqia pas nja 30 vitesh do jete ndryshe sipas meje.Sa per kete c’ka po ndodh pas ca ditesh do te jete jashte axhende.Mire behet qe vendoset historikisht c’ka ndodhur, greket jane me breke neper kembe se ndryshe do shifshe shume me teper.

  27. Qe diku gjetke fle lepuri, kjo s’ka dyshim. Kur qeveria paska plan per te ndertuar nje kishe (qe s’eshte detyre e saj) atehere te paraqese nje here projektin dhe kur TI ke kete leket e investimit le te prishe kishen. E gjithe shqiperia eshte e mbushur me Ndertime si kjo – hale publike – pse e nisi prishjen pikerisht me kishen? Apo se e preu barku se ku po falen besimtaret?

  28. M A R K O says:

    Po ky gjigandi katolik Nard Noka pse hesht.. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje