Partia Demokratike ka protestuar ndaj ndarjes së re organizative të Partisë Socialiste, duke harxhuar për këtë çështje një konferencë shtypi. Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, e ka quajtur një skandal të madh emërimin e Koço Kokëdhimës si përgjegjës politik për rajonin e jugut, ku përfshihet Qarku i Vlorës dhe i Gjirokastrës dhe ka vazhduar me retorikën e dyshes Rama- Kokëdhima.
Ky është ndoshta një rekord historik botëror, kur një parti në opozitë e keqorganizuar, madje e ç‘organizuar, me struktura politike jostatutore dhe me një kryetar që pyet çdo mëngjes njerëzit e shtëpisë a është më kryetar, të protestojë publikisht, madje me një profil të lartë politik, për formën e organizimit të partisë kundërshtare në pushtet, e cila e ka rimundur thellë vetëm disa muaj më parë. Se çfarë pune ka Partia Demokratike se si do të organizohet kundërshtari i saj politik, këtë vetëm Lulzim Basha mund ta kuptojë. Nëse socialistët janë duke u keqorganizuar, atëherë demokratët nuk kanë pse mërziten, duhet të gëzohen. Nesë janë duke u mirëorganizuar, duhet të shqetësohen, por jo të protestojnë, po të punojnë që t‘i mundin.
Skema e re organizative e socialistëve është një ide politike e kryetarit të saj dhe është përgjegjësi e tij. Ajo nuk është as anti-ligjore, as shkelje e ndonjë ligji të shtetit shqiptar dhe mbi të gjitha, as ndonjë fenomen korruptiv që të shqetësojë opozitën shqiptare, e cila gjen ndonjë që nuk ka ikur me pushime dhe e nxjerr në konferencë shtypi.
Të bësh betejë si opozitar përse Rama përzgjedh Kokëdhimën të drejtojë partinë e tij në Jug, do të thotë të kesh vrarë përfundimisht shpresat se do ta fitosh ndonjëherë jugun dhe merresh me kundërshtarin sesi ta qeverisë më mirë, apo më keq.
Problemi i Kokëdhimës si drejtues i socialistëve në Jug nuk është problem i opozitës, por nëse ekziston si i tillë, është problem i shumicës. Nga disa parametra formal, Kokëdhima ka dalë fitues i 21 Qershorit, ka mundur të fitojë pesë njësitë bashkiake që kishte nën kujdestari, edhe pse në disa e ngushtoi rezultatin frikshëm, duke e vënë në dyshim. Natyrisht që nuk ka ndonjë meritë të madhe, pasi bashki si Vlora, Himara, ishin të fituara paraprakisht, ndërsa Saranda u bë më e vështirë prej alergjisë që kanë prej emrit të tij, duke rënduar ndoshta pa të drejtë, emrin e kandidates së panjohur që përzgjodhi. Në Konispol dhe Vurg, ai u bë protagonist i një beteje dhe me karakter etnik, por ia doli të fitonte me kandidatët e tij.
Nga kjo pikëpamje, Kokëdhima nuk mund të quhet problematik. Koço Kokëdhima është problematik si model për socialistët, por ky është problem i tyre dhe jo i opozitës.
Problemi që prodhon Kokëdhima brenda së majtës, sidomos në Jug, është se ka një vendimarrje personale, së cilës i hapet gjithnjë rrugë nga Edi Rama si kryetar i Partisë Socialiste. I vetmi rast kur Rama ka folur kundër Kokëdhimës, ishte rasti Doshi, kur Kokëdhima tentoi të bënte si negociator i Ramës, ndërsa ky i fundit e goditi publikisht, duke marrë kështu një plumb “rikoshet” dhe Kokëdhima.
Por, në rastet e tjera, Kokëdhima është një vendimarrës i papërgënjeshtruar. Ai ka krijuar struktura paralele të frikshme me Partinë Socialiste dhe qendrat e pushtetit, duke kontrolluar dhe emërimet më banale në zonat e veta dhe duke qenë një mbikqyrës i bizneseve dhe problemeve të tyre. Nuk them se është një gjobvënës i tyre, por ata nuk ndjehen aq të sigurtë nëse nuk kanë mbështetjen e tij. Shumë socialistë nga Vlora në Sarandë e kanë testuar fuqinë e veprimeve të tij politike dhe e kanë pranuar se ai ka një mandat të pashpallur për superdeputet.
Por, nesë ka një problem profili politik i Kokëdhimës për momentin, është qëndrimi i tij ndaj drogës dhe sidomos kultivimit të hashashit. Qeveria e Edi Ramës u bë ylli i Brukselit kur goditi Lazaratin pak më shumë se një vit më parë, ndërsa këtë vit, duhet thënë pa hezitim, se kultivimi i hashashit ka ndryshuar gjeografinë, por jo sasinë. E vetmja gjë pozitive është se policia mund të hyjë dhe po hyn kudo që gjen, pra nuk ka zona të lira krimi, por ka një shpërthim të kultivimit të tij. Në këtë pikë, një rol kyç ka luajtur Koço Kokëdhima, i cili me qëndrimet e tij publike pro drogës dhe me një mendjelehtësi për të mos u kundërshtuar publikisht, madje dhe u dënuar, ka bërë të përkthehet kjo si një politikë zyrtare. I vetmi që ka folur qartë kundër tij është Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm, që e ka quajtur kriminale politikën e tij, por kjo vetëm sa ka armiqësuar raportet personale të Tahirit me Kokëdhimën, por në publik është përkthyer si një triumf i Kokëdhimës. Gjatë muajve të verës kam konstatuar vetë në disa fshatra në jug dhe në vendlindjen time parcela hashashi dhe një pafuqi të policisë për të bërë betejë fshat më fshat, pikërisht për shkak të dëmit që ka bërë qëndrimi i pasulmuar i Koço Kokëdhimës ndaj hashashit.
Kultivimi masiv i hashashit ka një justifikim për shkak të varfërisë, por është iluzion se ai ndihmon të varfërit. Ata që mbjellin janë ish-trafikantët që mbillnin në Lazarat, të cilët thjesht kanë ndryshuar tokat që zaptojnë. Asnjë ndihmë ekonomike nuk shkon tek fshatarët e varfër dhe as tek zonat e pazhvilluara. Fshatrat në jug këto javë janë në telashe me njerëz me maska që ruajnë hashashin e trafikantëve dhe që në darkë dëgjojnë se po kanë ndonjë hall, për këtë duhet të sqarohen me Koço Kokëdhimën. Ky është një problem që duhet ndarë qartë dhe për të cilin duhet një qëndrim i prerë. Ideja e legalizimit të hashashit, përveçse është një banalitet i rrezikshëm, është dhe një tregues se sa pa ide janë “baballarët e kapitalizmit shqiptar”, të cilët në fund dorëzohen të gjithë tek ideja e ndonjë thesi droge në sup.
Unë nuk mendoj se socialistët në Jug do të forcohen ose dobësohen me caktimin e Kokëdhimës si Komisar i Jugut. Kokëdhima ka vetëm disa muaj që ka marrë teserën e partisë së tyre, kurse ata janë të vjetër në atë histori. Por, të vetmit që kam frikë se do të ndjehen më të fortë, janë ata që i kanë fryrë vesh më vesh idesë se droga duhet lejuar se “Koçua nuk flet kot”. Dhe këtu duhet bërë betejë, sidomos për të provuar faktin, që nëse “Koçua nuk flet kot”, atëherë thjesht duhet arrestuar. Nëse flet kot, duhet injoruar. Nuk ka pikë rëndësie nëse ai gradohet ose ç‘gradohet si socialist, pasi ky është një pushtet që ia delegon Edi Rama dhe jo populli. Problemi i Kokëdhimës është se ai dërgon në publik mesazhe të ndryshme nga qeveria, madje shumë të ndryshme, dhe nuk ndihet i sulmuar për këtë. Pra, ne ende nuk e dimë nëse mesazhet publike të qeverisë janë ato të Kokëdhimës apo të Ramës, pasi janë shumë të ndryshme, ndërsa dy autorët janë bashkë. Rama është për një qeveri europiane, Kokëdhima për një frymë izolacioniste, Rama është formalisht kundër drogës, Kokëdhima pro saj, Rama ka bërë ndarje dramatike me Doshin, Kokëdhima e ka relativizuar këtë, Rama ka ndodhur dhe që të mbështesë politikisht kandidatët dhe parti tjetër, Kokëdhima ka mbështetur dikë tjetër dhe ka fituar, siç ka qenë rasti i Vurgut. Ky është problem serioz politik. Pasojat e saj negative apo pozitive, do të shihen më 2017-ën. Ironik është fakti se deri atëherë, ideja se ai nuk injorohet nga pushteti mund t‘i bëjë më shumë dëm pushtetit sesa mund t‘i bëjë opozita, e cila nuk e di pse mërzitet që ka një aleat më shumë në betejën kundër Edi Ramës.
Tani qe emeroi Kokedhimen, Edi Rama duhet te jape doreheqjen si kryetar. Kocoja ka zaptuar ndermarrjet e shtetit ne jug dhe ter bashkite. Kurse Rama e ben edhe gjeneral. Un nuk e votoj me PS sa te jete Edi Rama kryetar.
Ne fakt, organizimet e partise ne pushtet i intetesojne qe c’ke me te popullit dhe opozites se nuk jane ceshtje te brendshme te PS-se dhe kaq. Sidomos kur 2K-ja pas emerimit kerkon qe ministrat t’i raportojne atij, kur merret me gjithe emerimet ne 2 porte dhe 3 dogana,etj., etj…
Opozite idiote dhe shtet hajdut
http://bit.do/Opozita-Idiote-dhe-Shtet-hadut
Nëse ka bërë një zgjedhje të mirë Rama, në shumicën parlamentare është pikërisht 2K, sepse tek ai ka një aleat të fortë, biznesmen të suksesshëm, racional dhe inisiator. Le të hidhet përpjetë kushdo kundër tij por përkrah Ramës ai bëhet mbështetës i fortë. Natyrisht nuk e ka oratorinë dhe vizionin e Ramës por e plotëson atë në gjërat praktike. Dhe nuk është servil i bindur i Ramës, por ka idetë e veta të cilat i mbron me persistencë të paepur. Kësaj i them unë qeverisje funksionale në një shtet kapitalist.
Qeke idiot komplet. Kocoooo
Tamam kusar komisar kokdhima qe na ndyti demokracin
Ndodhi shqiptare. Vecse keshtu ne Evrope nuk hyjme dot.
E nise me opoziten por paske pas hall me be nje shkrim me shajt Kocon ?
Mero nderroja vrimen fyellit se e shqeve fare.
Kocja eshte treguar nji patriot mbi patriotet ,ne rastet e disa bashkive ne kufi ,qe mund te merreshin nga greket ,dhe do te kishim jashtezakonishte probleme gati te pariparueshme.
Tani kush ka qef…munde ta shaj,,,kush ka mendim munde ta gjykoj,keshtu eshte kjo bota shqiptare [o shqiptar te kam dhjere ,se nuk te kuptova asnjihere]…varia…..
Kjo eshte bisnespolitika e rilindjes.
Koco Koqedhima , po punon cdo dite te shkaterroj Laberindhe qytetin e Vlores , te cilit jane baza themelore e PS-es dhe Edi Rames tradiconalisht aty votohet vetem partia socialit , Zgjedhjet vendore ne zonen e Laberis me qender Selenicen treguan qe Koco e Arrit qellimin bashkin e Salenices e fitoj PD-ja , po vazhdoun me Kocon keshtu nqs Rama nuk zgjohet dhe ta kuptoj qe Koqedhima eshte nje bastrad, qe lufton vetem per pasurim dhe nuk eshte socialit kurre ,eshte nje gjerper me tre koka , nje Ne Athin , nje ne sarande dhe tjetren koke e ka ne Amerik , te vorio ipirotet ,eshte nje spiun i kamfluar i Asfaljes Greke qe nuk del ne sken ,, historia do ta vertoj .Rama po gabon rend , dhe ketu do jemi, Qytetaret Vlonjat do ta ndeshkojne keqas ,bashkia e vlores po mbushet me Himariot dhermias dhe nga kudhsi i kocos , Qytetaret volonjatdhe labrit , po largonhen nga cdo institucion me forma mafioze , po vazdoj kjo, laberia dhe Vlora do humbi durim , dhe po e humbun ? mjer ata qe do ndeshkohen nga Laberia e lumit te vlores dhe qytetaret vlonjat ata qe kane ngelur dmth , po nuk e di Rama ?, le ti kujtoj dikush 97 -ten !!
Kush fshihet pas Koqedhimes? Do ta mesoje ky popull ndonjihere?
Nuk mjaftojne pergjithesime si : komuniset morren ekonomine dhe pushtetin.
Problemi opozitar nuk eshte organizmi I PS, por kerkesa e komisarit te qarkut per te pasur kompetenca qe te therras e ne raport e te komandoje ministrat dhe organet ekzekutive lokale. Ne se I delegohen keto kompetenca kemi te bejme me nje hap te rrezikshem per demokracine, kjo do te thote te vendoset “partia mbi shtetin” ose “Partia ne komande”, praktike qe coi ne diktature.
Duket qartë se po krijohet përsëri “Zona operative Vlorë-Gjirokastër”, me “komisar politik”, dhe kjo tregon se pas gjoja rrëzimit të diktaturës komuniste, me qënë se me “marifetet” e tyre mbetën në pushtet përsëri komunistët, si më kryesorët Alia, Nano, Berisha, dhe gjithë kompania e tyre, tek ne nuk ka ndryshuar asgjë, kur aspak nuk u dënua diktatura, krimet dhe fajet e saj, ku faji kryesor i saj ishte mohimi i tokës që sot pinjollët e diktatorit vazhdojnë me grabitjen e saj, që kështu neokomunistët në PS, PD e gjithë pjellat e tjera, me neodiktaturën heshtur dhe hapur për të forcuar pozitat e tyre po vazhdojnë veprën e pa mbaruar të ish Partisë së Punës. Faktikisht që nga viti 1990 rrjesht 25 vjet vendi dhe të gjithë njerëzit e ndershëm akoma po jetojnë nën diktaturë, dhe diktatura do vazhdojë përsa kohë prona e trashëguar nuk do kthehet tek trashëgimtari autokton!
Diareja verbale gojore e 2K-se, eshte “inteligjenca” politike e tezave “koherente” te Rames per riformatimin total te Ps-se ne jug. Rrofte Erion Veliaj kryeministri I vertete. Edhe Peleshi gjthsh.
Kokedhima ka mundur ta nenshtroje partine ne jug. Nuk e ka perfillur dhe ka ndertuar struktura paralele. Struktura qe do ti quaja OJP. Organizata jo partiake, te cilat jane marre me fushaten duke spostuar organizimin statutor te paretise. Ka mare vendime para se te mblidhen strukturat,duke i publikuar ato si vendime te strukturave. Reziku i tij eshte nenshtrimi dhe krijimi i kastes se servileve.
Opozite bakalaro. Mana per trahana. Opozita duket se ka haruar qe ka deshtuar per dy here rrjesht dhe te treten ne 2017 po vazhdoi keshtuu dote renditet e 15 ne rradhen e minipartive. Jam dakord plotesishet me zotin Mero, kure thote se ci hyne ne pune se si organizohet apo corganizoohet PS. Ajo esht e drejta dhe puna e saj, Sa per terin e Kocos, qe shteti te legalizoi ashashin per qellime farmacuaetike, kjo eshte kriminale dhe duhet denuar, pamvaresisht qellimit te mire. Pa lejuar dhe shiko si u ndes gjithe shqiperia me kultivimin e dreoges. Ne vend qe policia e shtetit te meret me misjonin e saj, ne sherbim te jetes dhe prones te qytetareve, angazhohet me forca dhe mjete duke bere shpenzime kolosale. Ky eshte problem madhor, jo emerimi i Kocos si pergjegjes pariak per zonen e jugut.
O mërgimtar! Të gjithë raportimet se u zbuluan kaq e aq parcela me kaq e aq rrënjë kanabis, i ngjajnë raportimeve të kohës së komunizmit, kur pambarimisht, çdo ditë thuhej se u hapën kaq e aq toka të reja. Në fund dikush u kujtua ti mblidhte hektarët dhe doli se ishte hapur një sipërfaqe e barabsrtë me atë të gjithë Ballkanit. Kështu është dhe kjo puna e kanabisit, bëhet me të vetmin qëllim propagandistik, sikur policia është në këmbë dhe mbjellja e hashashit është një veprim i dështuar qysh në fillim. Por më kryesorja duket sikur ky raportim bëhet për të mbuluar trafikun, sepse ashtu siç thuhet, “një krim i madh mbulohet duke bërë sikur ke zbuluar një numër të madh krimesh të vogla.”
Rama duket se eshte inkurajuar prej suksesit te Donald Trump ne USA.
Koqo = Trap
I qajne hallin kaloresit se perse i varen kembet.Hajde opozite, hajde…
Te thuash qe politika e Koco Kokedhimes eshte kriminale dhe qendrimi Saimir Tahirit eshte ideale nuk eshte reale. Koco Kokedhima shtroje kerkesen per legalizimin e hashashit, i cili duhet thene se ka kontribuor shume ne zhvillimin e vendit, mjafton te shikohen ndertimet ne tere shqiperine dhe tregun imobilar ne pergjithesi,( te cilat eshte e pamundur te zhvillohen me rrogat 1 mije euroshe te emigranteve),Pra ne arsyetimin tim Kokedhima ka shume te drejte per ta kapur kete treg para se sa ta kapin te tjeret, ku ne fakt ne bote ka nje tendence per ta liberalizuar , ndersa zoti Saimiri vetem se po kontriubon ne varferimin e shqiptareve dhe ky qendrim nuk eshte per tu marr shembull kur deklaron se kemi asgjesuar 5 miljard dollar ashash, pra kupto kemi varferuar shqiptaret me 5 miljarde dollar.Dhe ne po e shikojme se ekonomia e vendit ka filluar te venitet dhe kjo do te thellohet me tej natyrisht ,dhe rilindja beri qe shqiptaret ti harrojne blerjen e apartamenteve me 100 mij euro, dhe per kete fajin e kane votuesit, te cilet duhet ta dine se komunistet jane kunder prones, jane pro dhunes.
Problemi eshte se ky njeri eshte person qe gjithshka e ben per te uzurpuar pronat e pronareve dhe per kete po investon shume. Kerkon qe asnje prone te mos u kthehet pronareve dhe aq me shume pronat qe u jane kthyer te mos konsiderohen te ligjshme. Kjo eshte e tmerrshme, pasi ai deshiron qe ne kete mes te perfitoje per vete, pasi nuk ka trasheguar asgje nga te paret e tij.
Koco Kokedhima perfaqeson krimin e organizuar, dikur me banditin Ajdin Sejdia grabiti asete shteterore, pastaj nen Hijen e Ilir Metes grabiti aste te tjera shtetrore, po keshtu beri edhe me Nanon dhe Berishen. Koco Kokedhima duhet te cilesohet si krahu politik i krimit te organizuar ne pushtet. Emerimi i tija si komisari politik i PS per jugun ka nje domethenie te madhe, ai shpallet si numuri dy i PS ne jugperendim dhe Gramoz Ruci humbet teper. Edi Rama do te prishi cdo gje qe u ben dem bandave qe e prune ne pushtet me para, ai eshte i pafuqishem pa krimin dhe organizmat e tija. Gezohem shume per deshtimin e kapitalizmit ne shqiperi dhe triumfin e krimit te organizuar, cfare mbollen Ambasadoret dhe Konferenca e tyre, por korrin shqiptaret, ndersa krimi i organizuar korr Marijuane.
Është e vështirë të marrësh me mënd arsyet e urrejtjes së Meros ndaj Kokdhimës, por në këtë rast nuk ka mohuar shumë nga arritjet e tij politike. Sa për qëndrimet e opozitës, si një skalion për të cilën Meros thellë në shpirt i dhëmb,duhet thënë se ka plotësisht të drejtë. Të vjen keq ta shohësh opozitën të detyruar të mendoj siç mendon zoti Berisha. Në këtë parti të gjithë kujdesen për ato që nxjerrin nga goja, pasi kanë frikë se ndoshta pëlqehet apo jo nga Berisha ajo që ata thonë. Kjo po, që është një fatkeqësi e rëndë.
Eshte e cudtshme se nje pjese e shikojne hashashin si dicka te shemtuar,si dicka qe varferon ekonomine, etj,etj. Fakti qe nje pjese e shoqerise nuk arrijne te kuptojne qellimin e Z.Kokedhima per legalizimin dhe eksportin ligjor te hashashit do te thote shume, do te thote se jane super injorant. Dhe ky treg me miljarda dollar qe raste te tilla nuk vijne perdite, natyrisht do kapet nga vendet e tjera dhe shqiperia do beje seir duke shikuar police qe korrin hashash nen drejtimin e saimirit dhe atehere do te duken me qesharak me kete dem ekonomik te pallogaritshem qe po i krijojne vendit.Eshte qesharake te mendosh qe tregu ne shqiperi do zhvillohet vetem me paga 200 euroshe. Edhe mbrekullia e Las Vegasit me pagat aktuale te amerikes nuk mund te ndertohej dote sot. Eshte vend i destinuar te jetoje ne varferi, ne vend qe qeveria e parlamenti te kishin legalizuar hashashin per te zhvilluar ekonomine e fituar kohen e humbur e per te ulur disnivelin ekonomik midis shqiptareve dhe pjeses tjeter te botes, vrapoje duke marr spata e hanxhar per te korrur hashashin, per te shkaerruar perfundimisht te ardhmen.Rilindja e famshme po e shkaterron kete vend.
Nuk eshte e vertete qe Saimir Tahiri eshte “i vetmi qe ka folur qarte”. Akoma me qarte pati folur dikush tjeter: e keni botuar edhe ju vete tek “Tema TV” po e paskeni harruar…
Sidoqofte, aty e keni, tek:
https://youtu.be/Ist_fbN0xiE?t=17
Ketu nuk bhetfjale qe Pse PS cakton apo emeron nje udheheqes qe te kujdeset per elektoratin e jugut se kjo eshte pune partish por Pyetja eshte se kush eshte caktuar ne ate detyre? Eshte caktuar nje njeri I shum korruptuar,njeriu qe me cdo kusht kerkon te pasurohet me pronen shtetrore dhe taksat e shqiptarve,Kjo eshte i gjith problem me Kokedhimen.A ka te drejte Opozita ta e kundershtoj apo ta e demaskoj kete emerim? besoj se po Prandaj eshte Opozita qe te kritikoj Qeverine apo kundershtaret e saj kur puna vjen se rrezikohen parate e shtetit shqiptar.Qofshin ato me Kontrata fiktike qe perjashton cdo konkurues te drejte sepse Komandat I pergjithshem eshte njeriu me I korruptuar Kokedhima.kritikat e Opozites mund te analizosh e rrotullosh me steriotipet e Lentes se Syzeve por e verteta eshte se emerimi I Kokedhimes ne ate detyre rrezikon luften kunder Korrupsionit dhe ne fund te fundit rrezikon Taksat e shqiptarve.
Orjentimi i Kocos.Mos beni si bej une,beni si them une
Burimet anesore apo informale te vendit po mbyllen nen drejtimin e marksist leninisteve, por a mund te me thote dikush se sa do te jete kursi konvertimit mbas ketij hermetizimi te hyrjes se valutes ne shqiperi? pra te mungeses se kesaj valute ne treg?.Flase per ata qe e kuptojne kete mekanizem, Kjo mungese valute ,e futur ne rruge te ndryshme, do te zhvilloje apo dobesoje ekonomine? Shqiperine po e drejtojne horrat e bllokut te kuq, ky popull eshte mesuar nen diktature, eshte mesuar te heshte per 50 vjet, fle me mendimin se punet i di partia,se partine per hallet e popullit nuk e ze gjumi e perrlla te tjera,Partia te jete mire pa neve edhe bar do ham nje popull qe nuk di te protestoje eshte nje popull qe e meriton diktaturen, por dale-dale se do kete akoma, kur rilindja ta ktheje gjithe vendin ne nje burg te madhe dhe njerzit me gaveta te zene radhen per nje lug supe, keto jane rrenjet e ideologjise se tyre.Sote po e aplikojne per cerdhet ,neser do e aplikojne per grupe te caktuara familjesh, historia vazhdon ,marrja ne patronazh per tu dhene supe,…mjerimi eshte qellimi tyre.
Interesat ekonomike te kujt klani te partise se punes perfaqeson kokedhima? kete na thuaj o mero, mos ndoshta ata qe kishin monopolin e kontrabandes se cigares, ekskluzivitetin e marlboros tani po pergatiten te krijojne monopolin e eksportit te hashashit? nga na doli kaq i zoti ky kokedhima, nga sekretar i rinise komuniste ne biznesmen leshi. na e heq veten sikur eshte donald trump i shqiperise. mesa duket edhe nje here pas kaq shume kohesh klani lab i partise se punes ka marre ne dore frenat e vendit.
O me Europen o me usta Kocon…rruge te mesme nuk ka.
Ky lloj organizimi i PS , si vendosja e disa personave (si Kocua etj )ne zonat e ndara sipas Edi Rames behet vetem per nje qellim .
Pas disa muajsh behet Kongresi i PS , ku Edi per ru zgjedhur duhet te sigurohet qe delegatet do te votojne emrin e Tij .
Pikerisht kete pune do te kryeje Kocua dhe te tjeret qe jane caktuar ne zonat e tjera dhe qe jane te besuarit e Edi Rames, pra keta do seleksionojne delegatet per kongresin e PS dhe Edi psikopati zgjidhet kryetar i PS, sepse Ai e ndjen qe socialistet nuk do ta votojne .
Shume zhurme per asgje!