Ka një paranojë gjithnjë e në rritje në PD lidhur me ish mediat e saj që po i largohen përditë e më shumë. Nëse ndesh nga hierarkët më të lartë e deri tek ekspertët më të rij të kësaj partie, të gjithë do të flasin, për tradhëtinë e “y” gazete, për largimin e “z” pronari, për blerjen nga Rama të “x” televizioni.
Kjo psikozë kolektive është shpërfaqur brutalisht edhe në publik ditët e fundit. Nga tribuna e PD-së u sulmuan ashpër, mediat e atij që në rrethet tona të ngushta njihej si botuesi më pranë Lulzim Bashës, Irfan Hysenbelliu. Selia blu nuk nguroi të shpallte fundin jo vetëm të miqësisë midis dy njerzve që dikur e thërisnin njëri- tjetrin “Fanja” dhe “Lukja”, por edhe akuzën se mediat në pronësi të tij po i shërbenin qeverisë.
Pak a shumë të njëtat terma përdori edhe zyra e Presidentit të Republikës, që nuk harron kurrë ti rakordojë qëndrimet me partinë mëmë, ndaj gazetës “Mapo’ në pronësi të Henri Cilit. Akuza e njëjtë: shërbime ndaj qeverisë.
Lapsi.al i trajtoi në rubrikën lajme këto “ngjarje” thjeshtë si raportim. Por, në fakt, ato kanë nevojë për një thellim më të madh që na bën të kuptojmë më mirë edhe mungesën e seriozitetit të mediave tona edhe konceptin që politika ka për to.
Le ta nisim nga kjo e dyta. Në këndvështrimin e saj PD-ja nuk është se nuk ka të drejtë. Mjafton të bëjmë vetëm një krahasim të vogël për të kuptuar gjendjen reale. Le të marrim zgjedhjet lokale që sapo përfunduan dhe ato të katër viteve me parë. Ndryshimi është i qartrë. Në 2011 edhe Panorama edhe Mapo edhe TV Klan po të doni, ishin kokë e këmbë pro Lulzim Bashës. Në 2015, asnjëra prej tyre nuk qe më me Halim Kosovën. O ishin kthyer me Erion Velinë ose mjaftoheshin të sulmonin Bashën.
Dhe historia nuk mbaron këtu. Janë po të njëjtat media që kanë mbyllur një sy për Gërdecin, që kanë mbështetur përmbysjen e 10 votave në Tiranë, që kanë fabrikuar histori me vrasje nga turma në 21 janar dhe që nuk kanë lënë fjalë pa e share, kritikuar, tallur, përbuzur, quajtur të paaftë e politikan lokal, Edi Ramën. Cuditërisht, sot që është në pushtet, nuk i thonë as çrekun e gjërave për të cilat e fshikullonin në opozitë.
Prandaj PD, në sipërfaqe, ka të drejtë të shqetësohet kur sheh se si këta ushtarë të bindur shndërohen papritur në tradhëtarë profesionistë. Ajo ka të drejtë të alarmohet edhe më, kur sheh sesi mbyllen apo ndërojnë pronësi gazeta që ishin krijuar vetëm për tu vënë titujt Berisha, TV që u ngritën vetëm për të mbështetur privatizimet e klientëve të tij, kioska momentale që transmetonin vetëm propogandë.
Por, pavarësisht nga ky “shock” i përkohëshëm, as Berisha dhe as Basha, madje as njerzit që i ndjekin, nuk janë aq naivë dhe symbyllur që të besonin se mbështetja e këtyre mediave ishte parimore, se ndanin me ta bindje të njëjta apo ideale të përbashkëta. Të gjithë të zellshmit që i mbështetën në Gërdec, në 21 janar, për grabitjen e votave të Tiranës dhe videon Meta- Prifti, ata i kanë përdorur si mercenarë. E kanë blerë këtë mbështetje me reklamë shtetërore, me tendera okultë, me trafik influence dhe deformim të tregut. Dhe tani që nuk janë më në pushtet, ata nuk mund të presin tjetër veçse që mercenarët të largohen. Ata do të plotësojnë qarkun e tyre klienetelist 360 gradësh, duke u kthyer në prehërin e dyshes Rama-Meta që e shpiku këtë model, të cilin Berisha e përdori vetëm për tetë vite.
Natyrisht padronët e mediave që e luajtën këtë rol kanë përfituar prej tij. Por gazetat, portalet, TV-të e tyre janë telendisur keq në sy të publikut. Besueshmëra e tyre është qesharake dhe influenca e tyre afër zeros.
Ndaj dhe PD-ja që ka pasur dorën e saj në këtë diskretitim, nuk ka se pse shqetësohet sot se disa prej mediave mercenare po e braktisin. Edhe po të duan edhe po ti qëndrojnë pranë (gjë e pamundur) ato nuk e ndihmojnë dot më. Se ato janë programuar si autoporlantë për propagandë pushtetesh dhe jo si pushtete të mëvetësishme me ndikim në shoqëri.
Prandaj këtu shqetësimi më i madh nuk është se opozitës po i largohen mediat, por se ajo friksohet për këtë fakt. Se ajo beson ende në të bërit politikë me manipulim përmes klientëve të saj në shtyp. Se ajo beson në përdorimin e të përdorurve të përhershëm.
Natyrisht për një demokraci të përparuar dhe me standarte, humbja e pushtetit mediatik do të përbënte një hendikap serioz për çdo forcë politike. Por në një mjedis si yni, një një shoqëri si kjo, ku e vërteta mëton të ndrydhet dhe pushteti të glorifikohet, ka një paradoks. Opozita e ka më të lehtë. I mjafton qoftë dhe një fletushkë, një rjet social apo një kioskë televizive, për të përcjellë mesazhin e saj. Gjithnjë nëse beson tek e vërteta dhe jo tek manipulimi.
Dhe të vërtetat që opozita mund të thotë për këtë qeverisje janë të pafundme. Ndaj ajo nuk duhet të këtë frikë nga largimi i mercenarëve. Ata sot për sot nuk i duhen. Pa ta edhe mund të rikthehet në pushtet. Dhe nëse vjen, aty do ti këtë prapë: të gatshëm për ti bërë autoporlantin.
*Lapsi.al
sa keq te vjen per pd-ne more Bushat!!! per pak na perlote ?
E lexova shkrmin dhe si rrallehere jam dakort me ate qe shkruan, por pyetja ime eshte ? Cfare duhet te beje PD nese media qe konceptohen si afer saj ose te paanshme genjejne ? Te mbylle gojen qe mos duket e frkesuar ? PD ka bere gjene e duhur duke u distancuar publikisht nga keto media. Ndonese me vonese me mire vone se kurre.
Odeta, me mire qaj pavaresine e Temes, se Andi ai qe ka qene eshte.
Ketu nuk eshte puna se i vjen keq per PD, por nje vend pa nje opozite pretendente per te marr pushtetin, ne kushtet e vendit tone, do te thote te vazhdoje diktatura e varferimi shqiptareve e sundimi nga pinjollet e kuq, qe po e shkaterrojne perdite e me shume shqiperine, per te lene te kuptohet se ishte me mire ne sistemin e eterve te tyre. Keta jane rrufjan te paskrupullet.
Pse moj Odeta, nuk te duken te sakta keto te verteta te hidhura qe Bushati i ka renditur ne shkrimin e tij?
Dihet qe mercenaret punojne per sa kohe jane te paguar. Kur nderpritet pagesa ato jane ne te drejten e tyre per te kerkuar nje punedhenes te ri qe paguan.
Fatkeqesisht kjo specie ne Shqiperi shtohet me shumice sepse Paria e Tiranes nuk mund te mbijetoje pa mercenare. Me e keqja eshte se edhe populli i pranon…
Shkruhet ” altoparlant” dhe jo ” autoparlant” o gazetaruc.
ja te ka ty pd-ja!!! O kolos i penes shqiptare!!! Po cfare jane te gjithe gazetarucet sebashku perpara teje???!!! O shkemb qe nuk te tut as nje oqean i tere!!!
Sikur te kthehen perseri ne pushtet Berisha me lulin, atehere shqiptareve nuk u ka mbetur gje tjeter vetem te vrasin veten. Ky Bushati sikur nuk ka bere gjeometri ne shkolle. Nuk shkruhet 360 grade, por 180 grade, se me 360 grade shkon aty ku ke qene!
hahahahahahahaha e bukur gjetja juaj ?
Ate po thote Bushati qe ata u kthyen prap tek Rama Meta , ku ishin para 2005
Intimiteti s’duhet të jet objekt des’akordesh te njëri tjetri
Cfare qe ky editorial,pa koke pa kembe.Zemerimi qe ka sot nga pushteti, “gazetari”e ka humbur qellimin,me duket me teper komenti I tij se sa analize,ka kohe qe ky haet me vetvehten.Nejse ti je si nje femije I adaptuar,qe kur mer vesh se cili je,vepron e ben ashtu si I pakuptimte,ky fat te ra.
Bushat i pavaruri, nuk ka harruar te shtoje edhe paragrafin e fundit. Ne pamje te pare duket sikur nuk ka lidhje me artikullin, nuk ka problem ,ky paragraf i sherben vetem Bushatit si mesazh per PD (mos kujtoni se ju tradhetova, jam gjithmone me ju).
mire Fanja eshte hysenbelliu i panorames po Po lukja kush eshte?
Lukja ose Lulka ne gjininë femërore, duhet të jetë Lulzim Basha.
Bushati është i shpifur, por 50% të rasteve, qëllon në shenjë dhe me shumë dhëmbje,
Ky shkrim është një nga ato rastet kur qëllon në shënjë.
Megjithatë, dreqi ja rrit’ nderën.
Godet kuturu, nga të katër anët, ç’orienton publikun, nuk tregon dhe nuk mbështet çfarë është imperative, e domosdoshme dhe atë që duhet bërë e para.
Me analistë të tillë, publiku bëhet i pashpresë, bëhet indiferent dhe thotë me vehte: E ç’i qi t’ëmën, të gjithë njëlloj janë, ndaj nuk ja vlen as të mendosh, as të votosh as të godasësh a as të fërkosh!
Dhe kjo është baraz me vdekjen e opinionit publik dhe të potencialin të tij për të ndryshuar drejtimin e qeverisjes dhe mënyrën e përzgjedhjes.
Ja dy prototipa opinionbërësish që çojnë në dy rezultate krejt të ndryshme:
-Muç Nano që thotë, të mblidhen të gjithë qelbëirat që të heqim
kryeqelbësirën!
– And Bushati që thotë, ej, mos rrihni ujë në havan, janë qelbësira
identike, një bajgë/ mut i madh, i ndarë më dysh, asgjë s’ja vlen.
Dhe produkti/pasoja e analistit tip Bushati, pa ta keni vënë re, janë gati 50% e komentuesve të bllogjeve, që u turren dhe u bëjnë librin e shtëpisë të dyja palëve pa dallim, si dhe pothuaj 50% e atyre që kanë hequr dorë dhe nuk dalin më në votime.
Muç Nano, mund të sjellë ndryshim, rrjedhë qoftë edhe me ujë jo të kristaltë.
Me And Bushatin, të jeni të sigurtë, do rrini dhe do qelbeni në kënetë, me zhabat, me buajt dhe me derrat.
Aferim!
Para disa ditesh, i dergova nje leter Z. Baze ,ku i thoja nder te tjerash -qe te mos botonte artikuj nga Bushati! Por media dhe pronaret e tyre, pa folur per gazetaret ,e kane kthyer ne mercenarizem prfesionin e mediave! Pyetja qe shtrohet eshte : e para po Bushati a eshte mercenar i Berishes, pas 21 Janarit ,qe sigurisht ishte “pucist,,?! E dyta a do te largohet Bushati nga preheri i Berishes, apo do te vazhdoje te jete mercenari i tij pervers?! E treta dhe me e bukura a po perpiqet Mero Baze ,dikur sherbetor -mercenar i Berishes ,qe t’i beje presion Rames. nepermjet Bushati?! A po perpiqet qe t’i afrohet Berishes, tani qe eshte ne opozite dhe qe po krijohet nje boshllek, me largimin e Hysenbelliut?!Mero Baze eshte i zgjuar dhe gazetar i persosur por edhe “qerata”!Te presim ,se ku do t’i dale koka! Por, ve re me siguri, qe Mero Baze nuk eshte me sic ka qene…?!
E sheh o Andi ? E ke pranuar vete…juve jeni klan , taraf ose rreth gjobvenesish dhe ky vend nuk do bej hajer per aq kohe sa do beni ju analistin , opinionistin , rrufehedhesin , e cdo gje tjeter qe ju rrit parate juve…e qe ja hiqni atyre qe e meritojne !!!
Futja kot
Kot me te pyet
A e di qe ti nuk voton as gazetaret e as analistet?????
Po voton politikanet???????
Kur te kuptosh kete atehere ndodhta shqiperia do kete filluar te emancipohet e te kuptosh qe nje gazetar zagar sido qe te vije puna prape eshte me I mire se nhe politikan I mire.
Good! Andy rralle e pohon hapur te verteten (e njohur) per ‘pavaresine’ e mediave dhe ‘lirine’ e shtypit ne Shqiperi pas 25 vjetesh ‘demokraci’ (apo hajduteri)!
Natyrisht asnje surprize…ashtu sic jane mediat te ‘pavarura’ dhe demokratike’, po ashtu jane dhe partite, gjyqesori, biznesi…
Sic thote SRB me mallengjim: “This is a miracle of freedom’!
Cfare do te thote fjala autoporlant o injorant?
Llafe kafenesh.Ky eshte problemi qe te shqetson?.Gazetar leshi.
Sigurisht qe eshte problem i madh. Jo sepse qan PD se i ikin mercenaret, ashtu si qante dje Rama dhe e quante meten, paterice te PD, dhe sot eshte paterica e tij. Po ky eshte nje problem tjeter. Ajo qe do te thote bushati eshte mercenarizimi i medias dhe kjo vertet qe eshte problem. nese pranojme se media eshte pushtet i katert, atehere ay duhet te jete i pavarur nga tre te tjeret. Kuptohet se edhe nese ka disa nuanca anesie keto nuk duhet te jene te tilla qe te deformojne realitetin. ne mediat tona ka ndodhur dhe po ndodh kjo e fundit. Dhe kjo ndodh sepse ato jane krijuar, mbeshtetur dhe forcuar pikerisht se u jane lepire here njeres e here tjeter pale, konform rotacionit. Te qash per keto lloj mediash do te thote qe ne fakte je vete per te qare hallin. Te dy palet kane nje hall. Njera pale do pushtetin dhe tjetra parate qe ia dhuron ai. Kujtoni Sandrin, ne kohen e Nasos, pastaj ne kohen e Berishes, tani duket se po i lepihet Rames edhe pse me doreza. Megjitheate Rama po perpiqet nepermjet Fevzos, sic beri nepermjet Zhejit me Hanri Çilin, ta terheqe nen sqetullen e tij. Mos u habisni, nese fiton perseri Rama ne vitin 2017, Sandri do te jete violina e pare ne funksion te pushtetit te Rames. Bir Selman i nenes, ç’te te qaj me pare, njërin e kam nip e tjetrin e kam djale-‘kendon’ populli i shkrete. Gjithsesi te fala Sandrit!
O nipi hysniut dhe i saliut(si tha ajo ,cfare te beja me pare te qaja burrin apo te pushoja saliun)ju jeni te gjithe pa taban,shkoni pas eres parase.
Si te gjithe politikanet edhe mediat nuk kane bindje ,prandaj edhe ketu ka legenizem.shumica e njerezve ketu kane teserat e te gjithave partive ne xhep.ideali i ketyre eshte si tja fusin njeri tjetrit per te fituar zemren e shefit qe te sigurojne nje dore pare dhe nje karrike.
Sa bythe ke lepire ti Andi a mund ti numurosh?se besoj ti mbash mend se jane aq shum
Bushat! Shumica prej ju mediave, gazetareve, analisteve,opinionisteve me mbeshtetjen e pronarve tuaj nuk kemi arritur te beni media te pavarur dhe informative ne interes te publikut ne keto 25 vjet. Ju jeni kthyer ne mjete propogande mercenare e gjobvenes. Ju jeni sherbetore te politikes thjet per interesa materiale. Kush ju paguan i sherbeni me propogande e promovim. Publikun dhe te verteten e keni lene jasht vemendjes. Mercenari keshtu e ka largohet sapo nuk paguhet.
Bushat beji nje analize vehtes dhe kolegeve tu dhe shih koherencen e qendrimeve te tyre si e dredhim muhabetin sipas rastit.
Cudi si je kujtuar kaq shpejte?! Nuk besoj se te vjen keq per opoziten me shume se do te besh ” trimin”, ate ves qe e ke pasur qe i vogel kur te ruanin ushtaret e Gardes. Nuk e di,dhe nuk e kuptoj se kush te ka vene te lehesh majtas djathtas, dhe perse? Ti jo vetem nuk ke qene njeri i mirë asnjehere, por duke ta parë me vemendje surratin tani, Ti nuk ke ndryshuar fare. Je i mbushur me urrejtje per cdo gje qe ke humbur. Kur te shikoj neper studio mendoj; Po sikur nipi i Hitlerit te shkoj te japi leksione demokracie ne Jeruzalem, valle a do kete ndonje te cmendur ta degjoje……
U Bushat, nderime gjyshit dhe ik se na cave trapin me traplliqe, koqe burre.
I jap plotesisht te drejte Bushatit per ato qe thote!mercenar te perjetshem….
Andi Bushatit “djal(l)it te bllokut” me gjak “blu”(sa i shpifur):
– Nipi i kryemodeles se Bllokut per moden ne diktature, qe i vinin veshjet nga Italia, Franca, etj.-Vito Kapos, kur shqiptaret mezi gjenin dokun kinez te kombinatit te tekstileve;
-Nipi i Shefit te “Klanit Kapo”-Hysni Kapos, qe i kishte dhe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme;
-I biri i Vera Kapos e bija e se jemes(qe nga antiamerikane ekstreme merr edhe nenshtetesi amerikane);
-I biri i Mehdi Bushatit, qe nga nje mjeshter i futbollit shqiptar u transformua ne “Ata qe kryen terrorin komunist”:
Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:
……….
4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si:Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati.
………..
Mekati i “anal-istit bukurosh” Andi Bushati nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij(filiza te familjeve te KQ PPSH, etj.) eshte se sikurse “aka-dem-iku” Fuga, “di-pllom-ati” Nesho (djali i motres i Vito Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por i afte per di-pllom-at) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektorat i Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “pro-feso-rit” per tu mesuar atyre demokracine.
Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
Heshtni!
Largohuni mha jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni demokracine si dhurate te çmuar per ju!
Bejani kete te mire shqiptareve durim-madh, sa te mos jete vone.
doli perseri kaka-lakja ,nga sertari medias !
Buashati ka te drejte. Te gjitha mediat mercenare sot jane larguar nga PD. I vetmi mercenar qe i ka mbetuar asaj besnik, eshte Andi Bushati. Prandaj selia e SHQUP-it, duhet t’i beje nje propozim selise se presidences, ta dekoroje ish bllokmenin Bushati me urdherin e mercenarit special ndaj PD.
Fahri Balliu,shkemb graniti i PD!!!
Bravo strit! Mercenaret e rinj Shkullaku por eshe Andi qe eshte i lidhur me Berishen ne lidhjen “kapo”!Mercenare perverse!
Perfundimi i ketij shkrimi nuk eshte ai qe pretendon Z.Bushati.
Cfare del nga kjo qe shkruan Bushati, bile edhe pa e shkruar fare kete artikull: Media ne shqiperi nuk eshte e besuseshme dhe politika e perdor per qellimet e saj per te mbrojtur korrupsioni , vjedhjet dhe per te bere te bardhen te zeze, sic ben te bardhe gerdecin, 21 janarin dhe vjedhjen e 10 votave.
Te dyja si media sherbetore e pd dhe politika dhe qeverisja e pd te pista, hajdute kriminele
Habitem që ekziston një editorial i tillë.
Paskemi qenë shumë prapa nga politika nëse beson njeri se po tradhtohet.
Është çështje strukturore, nqs media merr rrogën nga lekët e reklamave të tenderave atëherë ajo do të mundohet të sigurojë gjithmonë rrogën, pavarësisht nga krahu politik.
Edhe nqs ndonjë do të donte të krijonte media pa tendera atëhere ai do zhdukej sepse ngelet pa financim, ose do bëhet si Jeta Osh Qef…
Nuk do te rendis sasine e fjaleve te huaja,pa nevoje, qe perdor gazetari Bushati (dhe jo vetem ky): le te merret ndonje gjuhetar me keto fjale dhe, me pak mundim, gazetari te gjeje fjalet shqipe qe i perkasin. Do te ndalem vetem ne ate qe, duke perdorur shume fjale te huaja (kur nuk ua dime mire kuptimin), arrijme ne gabime trashanike si p. sh. Bushati ka perdodur dy here fjalen “autoparlanti” ne vend te “altoparlanti”. Ky lloj gabimi, kur nuk e di domethenien e fjales, eshte degjuar shpesh edhe ne fjalimet e paraardhesve te Bushatit, por, mund te justifikoheshin se aq shkolle kishin. Por Bushati (dhe te tjeret) kur nuk i di, le te hape fjaloret e te shohe prejardhjen e ketyre fjaleve: “autoparlant” = qe flet vete; “altoparlant” = ze (e folur) i larte. Le te mendohet pak Bushati se cilen fjale ka dashur te perdore. Ketu kane faj edhe gazetat qe ose nuk kane, ose i kane me nivel shume te ulet: redaktoret e korrektoret (ndreqesit).
Mire e ke mor kelysh i Hysniut,por Saliu dhe banda e tij,duhet te dalin para drejtesise,per ato qe i pranon dhe vete,:Gerdecin,21 janarin,grushtet e shtetit,supervjedhjet.
Ahere mbas ketyre per cfare opozite mund te flitet?