Aksioni, korrupsioni dhe evazioni

1 Shtator 2015, 19:55Editorial TEMA
Aksioni, korrupsioni dhe evazioni

Nga Mero Baze

 

Efekti i parë i “aksionit” kundër evazionit fiskal ishte mbyllja e qindra qepenave të dyqaneve në Tiranë të rregjistruara si biznes i vogël, në rrugën “Myslym Shyri”, tek tregu çam dhe disa rrugë të tjera të Tiranës. Në pamje të parë, reagimi i bizneseve ngjan si një lajm i mirë, që kanë ndjerë frikën nga shteti. Kjo është njëra anë. Ana më e keqe e këtij fenomeni është korrupsioni i administratës tatimore.

Rruga “Myslym Shyri” është një nga rrugët me dyqanet më të shtrenjta në Tiranë, shumica e të cilave pretendojnë se shesin dhe marka ndërkombëtare, pavarësisht se besueshmëria në to është e ulët. Në shumicë, janë dyqane që furnizohen nga Kina ose Turqia, dhe përveçse janë të dyshimta në markat që ofrojnë, tashmë del që janë dhe të palicensuara deri në organet tatimore.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për dyqanet e tjera në rrugët e Tiranës, që sot ulën qepenat në shenjë zie për fundin e parajsës fiskale.

Por, çfarë tregon ky fenomen?

Së pari, tregon se administrata tatimore e Tiranës që ka mbuluar atë territor, ka qenë e korruptuar dhe tërësisht në marrëdhënie private me to. E sigurt është se ato dyqane kanë paguar diçka, por jo shtetit, por nëpunësve të tatimeve. Është i njëjti fenomen që ka ndodhur në shumë fshatra dhe qytete të Shqipërisë me elektriçistët, që të shesin privatisht energji elektrike. Edhe në këtë rast, tatimorët janë kthyer në agjentë privat taksash, duke bërë pazar me klientët për të blerë heshtjen e tyre.

Unë nuk e kuptoj sesi sot, në grupet e punës të ngritura dhe të nisura në çdo dyqan, do të jenë sërish këta tatimorë. Nesër unë nuk dua të dëgjoj emrat e pronarëve që mbyllën qepenat, por emrat e tatimorëve që i kanë lejuar ata të punojnë në zemër të kryeqytetit, në një rrugë të shtrenjtë të tij, pa asnjë detyrim ndaj shtetit.

Nëse ata nuk do të preken, aksioni do të mbetet thjesht aksion dhe jo operacion për të kthyer në binarë identitetin e humbur të shtetit.

Një konstatim i dytë i dëmshëm që vjen nga fillimi i aksionit, është se qeveria dhe gjithë ata që janë angazhuar në këtë presion publik kundër evazionit, po i mëshojnë idesë së pajisjeve me çdo kusht me kasa fiskale, sikur të jenë agjentë të shitjeve të kasave fiskale të disa kompanive që e dimë se kanë qenë bythë e brek me fëmijët e Sali Berishës.

Nëse presupozohet se rreth 40 përqind e biznesit të vogël nuk ka taksa dhe këtë javë të gjithë angazhohemi që si kusht themelor për kontrollin të jetë kasa, atëherë nuk kemi mbledhur taksa, por kemi shitur kasa. Ndërkohë, qeveria duhet të fokusohet tek formalizimi i biznesit përmes faturave tatimore dhe përdorimit të çdo lloj softi apo fature të liçensuar për të provuar fromalizimin e biznesit dhe raportin korrekt.

Fokusimi tek kasat si send i prekshëm, nuk është luftë kundër evazionit, por biznes i shitësve të kasave. Shteti shqiptar është i detyruar të prodhojë softe të licensuara që ai i njeh si legjitim në raportimin e shitje- blerjeve dhe ato gjithkush mund t’i përdorë në kompjuterat personal që ka, ose mund të përdorë fatura të rregjistruara me numra serie. Fokusimi vetëm tek kasat që duhen blerë deomos këtë javë dhe muaj, është thjesht një marketing i pamerituar për disa kompani, të cilat duhen hetuar më shumë sesa vet punonjësit e taksa- tatimeve. Nëse bëhet një hetim serioz për raportimet nga kasat në zyrat qëndrore të taksave, mund të gjenden çudira të tilla, që kur të krahasohen me evazionin e vogël të dyqaneve, do të duken si nata me ditën. Kam parë përshembull, raportime ku kasa të caktuara, deri karburantesh, raportojnë xhiron ditore me minus çka është qesharake, që të thuash sot xhirova minus 1 milion lekë. E gjitha kjo, sepse ka një rrjet të monopolizuar firmash që shesin kasa dhe bizneseve që i përdorin ato për evazion.

Së fundmi, qeveria duhet të bëhet gati për një vizion të ri të ruajtjes së standardit që do të arrijë me këtë aksion, nëse arrin. Pas këtij aksioni nuk mund të ketë më aksion, por veprimtari normale të shtetit dhe për këtë duhet të jetë gati për të mbrojtur formalizimin që po bëhet nga aksioni. Më shumë se tatimorëve bashibuzuk apo tregtarëve të kasave, shteti duhet t’i besojë një sistemi, i cili nxit qytetarët të bëhen ortakë me të kundër evazionit. Dhe rruga më e mirë për këtë është të harxhojmë pak lekë për të shpërblyer qytetarët që nuk ikin pa marrë kuponin, sesa të harxhojmë miliona për të parë kush tatimor është hajdut apo kush kasë është false dhe nuk raporton nga ato që na shesin klientët e djeshëm të Berishës.

Sistemi amerikan, ku qytetari bën taksat në fund të vitit dhe kompesohet, apo sisteme të tjera ku qytetarit i kthehet një pjesë e shpenzimeve kur paraqet fatura tatimore si dhe stimulimi i llotarive bazuar mbi fatura fiskale, janë një rrugë më e sigurtë që të gjithë njerëzit të jenë të interesuar për faturën tatimore. Kultura e faturës tatimore duhet të futet dhe në garat publike, ankandet për biznese të vogla në qytet etj. Fjala vjen, nëse bashkia ofron biznese të vogla kioskash, apo veprimtari brenda territorit të saj, nuk ka pse ua jep miqve të vet, por mund të bëjë ankande, ku në themel të jenë faturat tatimore të dorëzuara nga qytetarët dhe të kthyera në letra me vlerë preferenciale për ta. Qytetar i mirë i këtij vendi, duhet të jetë ai që ka background të pastër dhe të pasur faturash tatimore dhe jo ai që nuk justifikon dot asgjë nga ato që ka dhe që shpenzon.

Një sistem i tillë, mund ta bëjë më bashkëpunues publikun me qeverinë dhe mund t’i izolojë më shumë ata, që pas aksionit do tentojnë të kthehen në “normalitet”.

44 komente në “Aksioni, korrupsioni dhe evazioni”

  1. XXX says:

    Reforma duhet te kete per objekt: Nje biznes i mbyllur sot per ti shpetuar kontrollit, i barabarte me nje tatimor te shkarkuar qe ka lejuar evazionin ne zonen qe mbulon, kjo eshte reforme e dyanshme, pastrohet cerdhja tatimore nga kusaret dhe edukohet biznesi me pagimin e detyrimeve tatimore, ndryshe po keta tatimore qe do vazhdojne te jene perseri ne pune do rine ne prtje te mbarimit te aksionit dhe te fillojne nga grabitja e bizneseve ne dem te arkes se shtetit.

    1. Km says:

      Keto pune i di Kocua dhe Ahmetaj. Ju te tjeret hani m..t kot. Rama ka keta dy kolose qe i tregojne si behen punet.
      Tani nji pyetje kam per Bazen. Sa shume akoma duhet ta dhjesi Rama qe te japi doreheqjen? Apo do presim te na e beje Kocon president? Rama ka deshtuar perfundimisht. Me keq akoma Rama po mashtron pa turp dhe me nje pafytyrsi shembullore.
      Ashtu sic akuzonte Berishen deri dje, Rama sajon genjeshtra te reja per te mbuluar genjeshtrat e vjetra.
      Gazeta dita e ka marr stafeten e Bazes si ze i pavarur. Gjendja esht sh e keqe dhe keshillat per Ramen jane tallje me publikun.
      Prej Rames prisnim korrigjim, kurse ai na beri Kocon gjeneral. Prandaj Rama duhet cuar ne sazan bashke me Kocon dhe bibat qe ka rrotull.

      1. barku that , dajak per nat says:

        Do vihet ligji me Briseden dhe Kocon ne krye????????????? Pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu . Te ngecte vota ime ne fyt mor Edi Rama.

    2. V says:

      Nqs Ed Rama do te beje shtet..pas nje kontrolli ne gjirin e lalzit te raportit rroge shteti-paga, te argitave monikave duhet ti turret

      BYROSE POLITIKE TE BIZNESMENEVE GAZETARE QE KANE RROGA LAS VEGASI.

      ZOTI EDI RAMA…..KUSH BUXHET I PAGUAN KETO GJAKPIRES

      CFARE PRODHOJNE KETA SUPER TE PASUR..PERVEC SHPLARJES TRURIT??

      Të gjithë jemi kuriozë të dimë se sa paguhen personazhet që çdo ditë i shohim në televizion dhe i përdorim shpesh herë si burim informacioni apo i lejojmë të na japin mendë me ato çka thonë. E kemi fjalën për gazetarët shqiptarë, të cilët jo pak herë kanë ndikim thelbësorë mbi ata që i ndjekin çdo ditë në televizion.Po sa paguhen dhe cilët janë më të paguarit? Sigurisht që më të famshmit janë më të paguarit. Jo se janë me të vërtetë më të mirët por fama që kanë krijuar dhe lidhjet me pushtete të ndryshme i kanë bërë “ajkën” e gazetarisë.Nëse dikush ju thotë se ka qënë rreshter, mësues, fizikantë apo ku ta di unë çfarë, mos u habisni, këta janë “më të mirët” që kemi. Pa dashur të fyejmë kërkënd, mes emrave që do shihni më poshtë ka edhe gazetarë apo analistë të mirëfilltë ndryshe nga disa të tjerë që nuk e kanë idenë fare.

      1.Blendi Fevziu (Opinion) – 30 milionë lekë të vjetra / muaj

      2.Arian Çani (Zonë e Lirë) – 20 milionë lekë / muaj

      3.Andi Bushati (Zonë e Ndaluar) – 15 milionë lekë / muaj

      4.Artur Zheji (Dr. ATSH) – 10 milionë lekë / muaj

      5.Armand Shkullaku (Dr. Klan Kosova) – 8 milionë lekë / muaj

      6.Sokol Balla (Top Story) – 5 milionë lekë / muaj

      7.Alfred Peza (Intervista) – 5 milionë lekë / muaj

      8.Mero Baze (TEMA) – nuk dihet rroga që përfiton

      9.Rudina Xhunga (SHQIP) – 3 milionë lekë / muaj

      10.Filip Çakuli (Fiks Fare) – 3 milionë / muaj

      11.Skënder Minxhozi (Opinionist) – 2 milionë lekë / muaj

      12.Mustafa Nano (Analist) – 2 milionë lekë / muaj

      13.Aleksander Çipa (Kryeredaktor i Shqip) – 2 milionë lekë / muaj

      14.Ilva Tare (Tonight) – 2 milionë lekë / muaj

      15.Fatos Lubonja (Opinionist) – 1,5 milionë lekë / muaj

      VINI RE:

      BLENDI FEJZIU PAGUHET 30 MIJE DOLLARE NE MUAJ ?! EDHE BARAK OBAMA DO HABITET PO TA MARRI VESH…

      KY DUHET TE ARRESTOHET I PARI PER EVAZION FISKAL…….PASTAJ NUK I MBYLLIN QEPENET TE MYSLYM SHYRI…

    3. Partizani says:

      Te gjithe tatimoret,qe mbulonin dyqanet qe sot u mbyllen nga frika e kontrollit,duhet te COHEN PER NDJEKJE PENALE si bashkepuntore ne KRIM dhe SHPERDORIM TE DETYRES!

    4. shoku Shpati says:

      O popull, sa shume gjera behen ne emrin tend. E vodhen, e rropen kete vend batakcijte politikane per 25 vjet dhe tani bejne amnisti per zullumet qe kane bere dhe bejne raprezalje per ca fakir fukarenj qe kane nga nje bythe dyqani duke qene ne meshire te rastesise e kapricove te tregut, per te nxjerre ate pak fitim. Tatimoret e Republikes ndersehen si qente ne keto dyqane sikur ato te ishin nderrmarrje prodhuese se ne fakt ne keto te fundit nuk ua mba bytha te shkojne se tatimet e taksat ato i paguajne ne administraten e partive.Thuhet qe bejne evazion te ngratet.Po ne c’forme? Ne c’menyre? A u be ndonje studim se ne c’vende fle lepuri me teper? Asgje!cuditerisht asgje.Ndaj qeveria qe njeh vetem kerbacin fillon operacionet e ndeshkimit.Burg,burg,burg. A eshte kjo rilindja e premtuar?Jo, ska si te jete. Kjo eshte nje periudhe rumpalle e historise sone ku ndryshimi i premtuar nuk mund te vije nga disa bije baballaresh me shkolle partie.Ndryshimi ne kushte te tilla duhet te haje disa breza perpara se mentaliteti bolshevik te crrenjoset nga mendjet e pikturisteve qe duan te hyjne ne histori ne kurriz te te pafajshmeve.

    5. veleciku says:

      Mero: U ndje Termeti i rradhes
      U ulen Qepenet.(jo te gjithe) c.ka tregone
      se jane bere sipas nje skenari nga zyrtaret Tatimore.
      Ashtu sikunder e thua edhe Ti,se ekzistoka
      nje lidhje e ngushte midis tyre.
      Dhe kjo e ka emrin;Korupsion!Ne fakt Biznesi
      eshte mjelur rregullisht,vecse “Qumshti” kishte
      tjeter Shtepi! Flisni edhe per mjafte allish-verishe
      te tjera,dhe te gjitha si ne Glob! pra globalizem.
      Aktore te shumte tatimore mund te jene nga ata me
      Diploma te blera,Ky eshte embrioni qe lind Informalitetin.Ne Dogane,ne Tatime,madje kudo deri ne Drejtesi! Mungesa e nje formimi real mbart gjithmone Pasoja,madje jo te vogla.Pra Aksioni duhet te jete
      i panderprere,i vazhdueshem dhe me vullnet,ndryshe disa te atille
      mund te tatojne Vezet e Gjelit.qe do te thote se ne
      Arken e Shtetit do inventarizojne Glasa.U binda plotesisht z.Mero
      Se ne cdo Grope te Zeze eshte Idea dhe Kazma e Saliut
      dhe e familjareve te tij.Vertete paska qene nje Xhambaz i thekur.tung.

    6. Vizioner says:

      Tema e dites qe ka prek, Editoriali i Mero Bazes, si shume Editoriale te tjera te tije, eshte per tu vleresuar.

      Qe shteti-ligji duhet te veproje kunder Informalitetit, per kete nuk ka diskutim, por, pyetjet qe dalin jane:

      Pyetje 1 -Kush e ka Stimuluar(dhe e stimulon akoma)Informalitetin?

      Pergjigje: Taksambledhesit-Zyra dhe punonjesit e Tamimeve.

      Ne radhe te pare, Ligji, duhet te veproje kundra tyre. Tatimoret, te cilet kane mbuluar keto zona ku ka dyqane te paregjistruar, DUHET te shkarkohen e te dalin para Ligjit.
      Ky duhet te ishte hapi i pare.
      Atehere, dhe vetem atehere, mbas kesaj mund te kryhej “Aksioni” kunder Informalitetit.
      Mero Baze e ka prek shume mire. MbAS KETIJE AKSIONI,prap keto Tatimore dote vazhdojne te njejtin avaz, duke mbushur xhepat e tyre ne kurriz te Shtetit e Taksapagueseve.

      Pyetje 2 -Keto Dyqane qe i mbajten qepenat ulur dje, ne diten e Aksionit, perse nuk iu vu DYLLI dhe, pasi te paraqiteshin pronaret ne zyren e Tatime e te tregonin Dokumentacionin, te lejoheshin te rihapeshin?

      Pyetje 3 -A ka Ligj qe i detyron Pronaret e dyqaneve qe, ne nje orar te caktuar, dyqanet duhet te jene hapur, ne te kunderten gjobiten?

      Sqarim: Shume shqiptare, kur i lexon ne komentet ketu, por edhe kur vijme ne Shqiperi e flasim me to, te japin mendime me GARANCI per rregullat e ligjet e shteteve perendimore, edhe pse shume nga keto skane dale nje dite jashte Shqiperise. Pra, na tregojne Ligjet e Rregullat e Perendimit NEVE qe jetojme gati gjysmen e jetes ne Perendim dhe jemi ne konfrontim te perditshem me Ligjet e Rregullat e jetes ketej?!
      Keteje, ne Perendim (Gjermani), edhe pse je i vetepunesuar-ke nje dyqan, je i detyruar Ligjerisht ta hapesh jo me vone se ora 09:30.
      N.q.se nuk e hap dhe Policia Bashkiake e konstanton, te gjobisin.
      (PERJASHTOHEN RASTET KUR SHKOHET ME PUSHIME DHE I SEMURE)
      Perse nuk gjobiten keto Pronare dyqanesh, qe dje nuk i hapen ato?

      Pyetja 4 -Shteti i detyron Bizneset te paisen me Kassa. Ok. Por, automatikisht del pyetja:
      Tregu i paisjeve me materiale te Bizneseve, esdhte i lire?

      Une si Pronar i nje Dyqani ne Shqiperi, kam alternativen qe ta bleje Kassen ku te dua une(sipas cmimit,modelit te Kasses etj.), APO ka vetem 1 (NJE) pike qe shtet Kassa, dhe une jam i detyruar ta bleje vetem tek kjo pike, cfare lloj Kasse me afron kjo pike shitje?

      N.q.se ne Shqiperi, eshte VETEM NJE PIKE, ESHTE PA DISKUTIM korrupsion i qarte. Dhe, shteti APO Struktura te vecante te Shtetin, jane te Implikuar ne kete Korrupsion (PIKE).

      Sqarim: Ne Perendim(gjermani), Kassen une e bleje ku te dua une. Rendesi ka qe Kassa te regjistrohet-kontrollohet-kouludohet ne Qendren perkatese te kouludimit te Kassave ku dhe i vihet nje Vule.

      Tjeter: Jo te gjitha Bizneset jane te detyruar ti japin Kupon bleresit,POR, jane te detyruar qe, mallin qe shiten ta regjistrojne ne Kasse. Kupon i jepet bleresit, vetem n.q.se bleresi e kerkon ate.
      N.q.se blersi kontrollohet nga Punonjesi i zyres se Tatimeve, mbasi del nga dera e Dyqanit por nuk ka Kupon, nuk ndodh asnje gje N:Q:SE ai mall i blere/shitur eshte regjistruar ne Kassen e Dyqanit.
      Mbi 90% e blersve ketu, neper Supermarkata, nuk e marrin kuponin. Shitesi te pyet, e do APO jo, n.q.se jo, ai/ajo e hedh ne kosh. Malli qe une si bleres kam ne cante, eshte i regjistruar ne Kasse.
      Si rrjedhoje,urdheri-vendimi qe ka nxjerr Ministria e Financave per denimin e bleresit, eshte jashte cdo llogjike.

      U zgjata. Thelbi: Lufta kunder Informalitetit, fillon qysh tek Tatimoret. N.q.se ato zbatojne, respektojne Ligjin, edhe Biznesmeni ska nga tia mbaje,eshte i detyruar TE PAISET ME DOKUMENTACIONIN E NEVOJSHEM SI DHE ME KASSA dhe regjistrim malli te shitur.

      Qeveri: Ne rradhe te pare,Ndergjegjeso Tatimoret, Policine Financiare. Shkule Korrupsionin aty po deshe te besh me te vertete SHTET. Aty qendron “Thembra e Akilit”,pastaj, funksionon vete zinxhiri-hallkat e tije.

      Me nderime e suksese ?

    7. andromeda says:

      Më duket se kësaj mazhorance ka për t’i mbet nofka ‘Rilindja e Haleve’. E them me keqardhje sepse jam simpatizant i të majtës, por kjo kope politikanësh ka një fytyrë të përbashkët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Më thoni se ç’bëri kjo mazhorancë që ka rritur dhe shtuar taksat përveçse rregulloi kryeministrinë, ngriti zyrat e punës dhe po shkatërron gjithshka. Kanë të drejtë tregtarët të revoltohen ndaj një qeverije që edhe pse e mjel mirë këtë popull nuk ka transparencën të tregojë se ku shkojnë paratë tona. E pse të paguaj unë kur s’e kam të sigurtë nëse paratë shkojnë për të mirën e përbashkët apo në xhepat e qeveritarëve hajdutër.

  2. cimi says:

    problemi eshte qe doganieret kane nga mbrapa nje deputet qe i mbeshtet qe te vjedhin

    http://bit.do/kush-nga-deputetet-po-vjedh-leket-e-doganave

  3. Tarrasi says:

    Moj Rilindje te kam dhjerë,
    S’te kuptova donje herë,
    Hajdutet nxore derë-më-derë,
    Do ta shtyjme edhe kete herë…

    1. e ke qare says:

      E bukur kjo pershtatja e fjaleve te Konices. Hajdutet bertasin kapeni hajdutin.

    1. andromeda says:

      Aha, me këtë qeveri joserioze zor se luftohet informaliteti dhe evazioni fiskal të cilët do të mbeten thjesht një aksion.

  4. Esa says:

    Mero je i sakt ne cdo gje qe thua.Ta fillojme tek dyqanet qe u mbyllen sot, jo vetem ne Tirane por edhe ne qytete te tjera. nje gje e shkelqyer nga shteti, se ketu ka era shtet,te kontrolloje ne detaje cdo gje,qe ne mos ta hajm djathin per mish ashtu si thua edhe ti ne veshjet me markat e tyre,ku mund te blejme edhe nje rrobe te gabit per marke te shtenjte…POR mban pergjegjesi shteti per taksat te mos mbledhura deri tani nga administata e tij qe ka dy vjet te mira qe eshte ne pushtet? ..Vertet populli paguan por ne rryshfete. Une mendoj si nje qytetare e ketij vendi,duke pare problematikat qe hasim DUHET patjeter qe taksat te ulen qe trektari te mos blihet me rryshfetin e administrates tatimore. Ndoshta shteti nuk do te fitoje sa duhet,por aq sa ka i ka te sakta. GUR-GUR behet kalaja. Urime, per rrugen qe kan nisur.

  5. sit..back..and relaks →→→ says:

    Demotivo njerezit te perdorin cash-in dhe stimulo njerezit qe te perdorin kartat e kreditit, debitit, apo ceqet dhe ke formalizuar ekonomine ne mase te konsiderueshme. fut ne loje ate qe quhet “histori krediti” me ane te se ciles ata qe kane nje histori krediti pozitive mund te marrin kredi ne banke, financime nga shteti, apo qofte dhe nje shtepi, dyqan apo makine me qera apo leasing. ne amerike te kesh leke cash sa te duash pa histori krediti pozitive je askushi, ajo tregon se kush je, sa i rregullt je, e sa i besueshme je. historia e kreditit eshte kredibiliteti jot tek te tjeret. nqs cdo pagese kalon nga bankat apo kompanite e kreditit ekonomia eshte e formalizuar dhe cdo qindarke e numeruar. po kjo do bere jo me aksion ndeshkimor por me stimulim per ata qe perdorin kartat me shume sesa cash. nuk ka te beje ka kase apo nuk ka kase nje biznes, leshon kupon apo nuk leshon kur shumica e transaksioneve te perditeshme apo permuajshme ne shqiperi behet cash. evazioni eshte i pashmangshem kur ke nje sasi kaq te madhe cash-i ne qarkullim.

  6. Lili says:

    Nje kryeminister Franceze, i cili e shtoj aq shume barren tatimore sa u detyruar in fine me dhane doreheqje nga kunderefekti i politikes fiskale,ende sot eshte Duke reflektuar mbi fjale ‘trop d’impôts tue l’impôt’
    ‘Teper tatim mbyt tatimin’ose ndryshe e simbolizuar me la courbe de Laffer
    http://www.wikiberal.org/wiki/Courbe_de_Lafferm
    Teper tatim frenon aktivitetin,pra up tatimin edhe zvogelon shpenzimet e familjeve,pra up taxat qe shteti in fine mbledh!
    Me duket se ministrat tone Kane kaluar ne anen e keqe te ke saj kumbanes!

  7. prap kallarja kuqe. sme rre syni mu jooo. says:

    Qeveria nxjerr ligje
    Populli hap shtigje.
    Ai qe do humb eshte i varferi. Ai qe me zor mbahet.
    Me taxa ku me shume se gjysma e popullit eshte e papune do fitojne vetem biznezet e medhaja.
    Te vegjlit do vazhdojne te varferohen.
    Enveri e la pa te varfer. Po te ngjallet do habitet

  8. Adi says:

    Me vjen keq mero po nga taksat nuk merr vesh. Deklarata te fundvitit behen edhe Shqiperi me ligj po nuk ma lidhje me problemin aktual. Aksioni ndaj biznesit te vogel synon sidomos rregullimin e mbledhjes se tvsh. Psh nese nje bar blen alkol rifuxho me shumice te biznesi madh cmimi eshte 100 dhe tvsh e pagueshme 20. Por ky bar shet kokteile ai me ate alkol shet 10000 ne vlere me tvsh te pagueshme ne teori 2000. Vlera e shtuar prej sherbimit eshte shume e madhe por nuk tatohet vlera fundore se sperdoret kasa. Ne rastin me te mire tatohet me tvsh vetem vlera doganore e ketij alkoli. Kjo ne praktike demton edhe zinxhirin e tvsh dhe sjell dhe problemet e rimbursimit e tje e tje. Keto biznese te vogla bejne f50% te tvsh fundore prandaj krijojne kete evazion qe ka ne shqiperi

  9. Nard says:

    O Mero perseri morali i historise eshte qe asnje njeri ne kete vend nuk do lejohet te vjedhe pervec politikaneve. Po te jesh politikan e vjedh miliona behesh kryetar parlamenti,po te jesh shites misrash te pjekur dhe nuk raporton s misra ke shitur e ke vendin ne burg. Albanistan hesapi.

  10. shqiptaret says:

    Z.Baze, shume mire i shkruan artikujt, por a ka mundesi ti thuash zotit Rama dhe po ashtu politiqeneve ne Shqiperi qe para se te godasin biznesin, tja nisin nga:

    1- Formalizimi i partive politike, PS, PD, LSI, etj…(ketu nis krimi dhe mafja)
    2- Bilancet e OJQ dhe OJF, Shoqatave, dhomave te tregetise, Luhan Bregasve me shoke. (kontroll i imtesishem i tyre per 5 vitet e fundit) ketu ushqehet buca me emrin servilizem
    3- Nje skanim te pasurise se ish kryetareve dhe kryetareve aktuale te komunave, bashkive, qarqeve, prefekteve, prokuroreve, gjykatesve, ish deputeteve, ish kryeministra, ministra, zv.ministrs, ish drejtuesve te insitucioneve financiare, Dogana, tatime, Klsh etj. Pa harruar drejtuesit e enteve publike, si kesh, Cez, ujsjellsa qytetesh, fshatrash, armo, albpettrol etj. Ketu ushqehen kriminelet, mafjozet dhe pushtat.

    Te gjithe sa me siper shkruajme nuk shkojne me shume se 3000 subjekte, te kontrollohen, hetohen dhe cka si perket tja kthejne shtetit me deshire dhe shpetojne nga nisja e ndjekjes penale, nese nuk e bejne te shkojne ne burg etj.

    Ky eshte shteti i se drejtes dhe jo ai qe kerkojne tja hipin keta.

    Tung, flasim heren tjeter.

  11. Gjini prej Shkodre says:

    Reforma duhet te perfshije te gjithe ato zyrtare qi kane mbulue ato dyqane ,te cilet i kane lejue ato me punue ne te zeze.Ato duhen largue nji ore e ma pare si hajdute te shtetit.Hajdutet qe vjedhin shtetin dhe popullin nuk duhet te jene nepunes ,e sidomos ne Tatime.Ketu Edi Rama duhet te veproje menjihere.

  12. alti says:

    Ne rastet e mesiperme qe permend mero ,nje nga punet , qe duhet te beje qeveria eshte arrestimi i atyre tatimoreve. ,qe ne zonat e tyre kane lejuar te pakten dy vitet e qeverisjes se majt ,subjekte te pa regjistruara ,ndryshe nuk kemi gje ne vije .Bile te arrestohen dhe ti konfiskohet pasuria , qe kane krijuar nen ombrellen e shtetit . Shteti vihet ne shina kur ka zbatim te rrepte te ligjit. Stimulimi i kosumatoreve ne fund te cdo viti ne baze te kuponave te grumbulluar eshte tjeter faktor per te luftuar evazionin dhe ka gjetur zbatim ne vendet europiane si dhe ne USA .

  13. Noli says:

    Formalizimi i ekonomise eshte nevoje kombetare. Nuk mund te shkohet me tej me kete nivel informaliteti. Angazhimi i qeverise ne kete proces duhet pershendetur e mbeshtetur. Ketu fillon edhe dyshimi per suksesin e kesaj reforme qe sipas meje eshte;
    1. Termi aksion duhet zevendesuar me reforme te plote.
    2. Informalitetin e kane mbeshtetur punonjesit e shtetit te quajtur tatimore e doganiere kundrejt pagesave informale. Ndaj tyre nuk eshte kerkuar pergjegjsi per abuzimet ne plotesimin e detyres dhe sot jane pjese e zgjidhjes se prolbemit. Ka shume dyshime ne suksesin e punes tyre, pasi kete situate e kane krijuar e mbeshtetur ne vite te tera.
    3.Informal ne eshte biznesi ivogel, ambulant dhe biznesi social (vetepunesuarit) por evazionin e ben biznesi madh dhe ai i mesem. Nese “aksioni” do merret vetem me formalizimin e biznesit vogel kete e ben me shpejt por nuk ka shume te ardhura buxheti. Ndikim ne buxhet ka vendosja e rregullit tek biznesi madh e i mesem por ketu ka vershtirsi qe do shume vullnet per ti perballuar. Favoret dhe evazionin e kane bere me ligje sic jane koncensionet, kane mbeshtetje politike,jane shuma te medha parash qe kalojne fuqine e tatimorit, doganierit, inspektorit apo policit qe perbejne grupin e kontrollit.
    4.Kjo puna e kasave fiskale eshte kthyer ne problem ne vete.Monopol i disa subjekteve qe kane marre kete te drejte, cmime te larta te kasave, tarifa te larta sherbimesh. Keta shpenzime rendojne me pa te drejte biznesin.Kjo kerkon rregullim ligjor jo mbeshtetje te pa drejte biznesit te kasave.

  14. Rebeli says:

    Sot,tek shikoje dyqanet e mbyllura,te vinte per te qeshur dhe per te qare !
    Shteti prej dekadash,nuk ka kryeer detyren kryesore,por e ka privatizuar per interesa te ngushta te individeve pushtetar.
    Me kujtohen diskutimet se cili sistem i taksave eshte me rentabel,por tek ne nuk e ka fajin sistemi,por njerzit e koruptuar.
    FMN dhe BB jane bere qesharake me keshillat per ritjen e moshes se pensioneve,per daljen nga kriza,receta keto,qe nuk i duhen nje te semuri me kancer.
    Grupe tatimoresh qe prej vitesh,mbajne mbi supe,korupsionin gjigand,sot ne vend te ishin te shkarkuar nga detyra,bejne moderatorin duke trembur dhe lajmeruar biznesmenet hajdut,per te marre masa per turin e rradhes.
    Me mire vone se kurre,kryeministri duhet te mos ndalet perpara katastrofes,te kerkoj bashkepuntor te tjere,per ta cuar betejen deri ne fund,gjithmon ne se e ka seriozisht.
    Per here te pare,sot nje dentist,kishte vene kasen dhe nuk dinte ta perdorte !!!
    Po te tjeret ???!!!

  15. oldman says:

    Ne kohen e diktatures, aksionet ishin mjete te propagandes dhe sherbenin per te mbajtur ne tension popullin dhe mbuluar paaftesite administrative te qeverise.
    Sot keto metoda, sido qe te serviren nuk justifikojne nje administrate shtetrore te cthurur dhe te paafte. Korrupsioni po vazhdon si me pare. Pergjegjesia duhet te shkoje tek drejtoret, deputetet, kryetaret, ministrat dhe kryeministri qe kane bere emerimet dhe qe mbrojne nepunesit e paafte dhe te korruptuar.
    Mungesa e pergjegjesive nuk ndreqet pa e ndeshkuar. Nuk e kuptoj Edi Ramen qe ngul kembe tek ministrat e deshtuar. Eshte i paafte apo i pafuqishem?
    Kjo qeveri nuk mund te gjeje me justifikime tek parardhesit e saj.
    E kam thene edhe nje here tjeter, nese E. Rama e ka seriozisht dhe nuk i mjaftojne numrat per te realizuar premtimet e tij, mos te prese edhe dy vite te tjera por le ti drejtohet votes popullore. E beri dhe Tsipras ne Greqi pa mbushur vitin. Edhe po nuk fitoi te pakten mbetet i ndershem. Pergjegjesia i mbetet popullit. Tek ne njerezit le te zgjedhin pastaj Berishen dhe Meten.

  16. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Sali qeni, na la pas e na varferoi vellezer… Kulaket, shoke, armiqte e brendshem e te jashtem…

  17. Leo says:

    Duket me shume si aksion per te te detyrar te heqesh buken e muajit per familjen qe te blesh KASEN dhe mirmbajtjen e saj me nje cmim skandaloz sesa vertet nje aksion per formalizimin e biznesit le te liberalizojne tregun e kasave dhe ulin cmimin e kasave dhe mirembajtjen e tyre dhe te gjthe bizneset do pajisen me to por ne kushtet e sotme eshte nje kosto e rende mbi biznesin sepse shteti thote me mbaj llogarite e mija ti me shpenzimet e tua ndersa administrata tatimore ben llogje madje s’arrijne dot te te japin shpjegime nqs ti pyet per dicka te nxjerrin ca ligje dhe vkm qe as ata vete nuk i kane te qarte dhe arrijne deri aty sa bizneseve te vegjel u ngarkojne dhe pergjegjsi tatimore qe su takojne dhe kur ankohesh jo qe ste kthejne pergjigje por te tregojne direkt dyert e gjykates a thua se biznesi eshte armik dhe ata duhet te vrasin me cdo kusht ,ndersa deklaratat e ministrit Cani per te cilin dikur kam patur respekt per paertneritet me biznesin tingellojne te pakuptimta dhe ironike.

  18. semanjaku says:

    Plotasisht dakord,,te kalohen ne site nje here taksaxhinjte,,te shikohet puna dhe pasuria e tyre. Deri tani kush ka patur edhe mundesin me te vogel ka vjedhur arken e shtetit.

  19. "BALASHI" says:

    Jam ne nje kompani SHPSF (Sherbimi Privat i Ruajtjes Fizike). Brenda tere rregullave me shtetin. Me rgjistrim, me tatim taksa, me siguracione. Keto jo sot qe degjojme se jane mjaft biznese informale e mbyllin qepenat, a thua kjo eshte zgjidhja, por ne kemi qene te rregullt qe nga 2005 qe funksionojme si kompani.
    Po ç’ ndodh?
    Kemi punesuar ne firme nje specialist shume te afte per te paraqitur dokumente per tendera. Ka fituar disa, por s’ kemi marre asgje, se bie fjala ne Shkoder kish nderhyre depudeti bandit Agron Çela per t’ ia dhene dikujt qe ishte radhitur pas nesh.
    Ose shihni se sa jane sofistikuar. Jeni – te thone- 7 kompani ne balotazh. Paraqituni ne short. Si nuk rastisi nje here te vetme te terhiqnim ate dreq zarfi fitues. Drejtuesi i shortit se ka te veshtire qe atij qe do te fitoje se i ka dhene parat ti thote vecas se ty do te them te terheqesh i pari zarfin dhe do marresh zarfin e dyte.
    Dola paksa nga tema qe diskutohet, por desha te them se cdo gje ketu eshte shtrember. Mero e ka shume drejt kur thote se tatimoret kane marre lek nga dyqanet dhe s’ kane derdhur gje ne shtet…

  20. ilirjan says:

    I nderuar Mero me te drejt keni tratuar porblemin qe ka te beje me luften kunder informalitetit. Filluar me tupeta e shoqeruar me shprehjet ‘patriot’ artikuluar nga kacagjeli KM, per shqiptaret qe marrin faturen tatimore, apo ndeshkimi me gjobe 1000 lekshe per ata qe se merrin ate e te tjera etj historira te shpikura kushedi nga c’mendje e semure. E perse? per ate qe s’ben administrata tatimore. Deri para ardhjes ne pushtet kur saliu tentoi dhe orjentoi dhe ku do te bleheshin kasat tatimore me ato cmimet e kripura pushteti i sotem ne opozite udhehiqte fushaten e kundert, tani jan keta qe orientojne drejte monopolit te shitjes se kasave, pra kene nderruar rolet dhe partneret. Ne vend qe te normalizohej dhe kontrollohej gjoba (cmimi) i kasave, administrata e taksidareve (tatimoreve) te kryenin detyren e tyre komform ligjit, ato spekullimet e nderhyrjet mafjoze ne memorjen e sistemit tatimor mos te kryheshin nga banditet me pushtet biles dhe t’u mbushnin mendjen shqiptareve se do te nxirrnin ne shesh aferat e pushtetit te kaluar, qe ne fakt rezulton te kete ndodhur e kunderta.Shqiparet s’jane delet e destinuara per te mbushur ‘plencin’ e pushtetit me gjakun, djersen dhe deri me lekuren e tyre, perse? se nuk ju del llogaria. Kjo fushate aq e domosdoshme nuk duhet te fillonte nga kasa por sebashku me kasen si fillim te niste nga standarti qe njesite tregetare i ofrojne shqiprtarve, te cilet me fukarallekun e tyre dhe represionin ne rritje nga keqqeverisjet dhe ligesia diabolike e pushetareve radhe pas radhe, blejne te keqen me para duke filluar nga ushqimet jashte cdo standarti shendetsor por dhe spekullimet e poshtra tashme te kthyera ne natyre, si cemime te pakontrolluara, standartet matase te basarduara ne mase duke e deformuar ndergjegjen e qenieve te ashtuquajtur tregetar qe rralle mund te evidentosh ndonje njeri me ndergjegje. Perse ai ministri i bujqesise panariti mos te perfshihej ne kete fushate qe ne krye te marrjes se pertofolit te ministrit, por e ka patur mendjen te beje publicitet bizneseve klienteliste dhe duke na reklamuar pjellshmerine e pulave, ndoshta duke patur mendjen ne mbushjen e portofolit te vet. Prandaj edhe kete radhe eshte kapur nga bishti pasi duhej kapur ne front te gjere dhe pa fushata, qe behen e kthehen thjesht ne moto propagandistike si me doganat aq te “sukseseshme”, qe ne fund rezultuan me humbje mos valle dhe kete radhe e kishin fajin shqiptaret me “faturat e kasave”, apo monopolet naftes, kafes etj qe jane nen ombrellen e pushtetit. U duhet theneketyre papagajve ne pushtet lerini llogjet e dokrrat, por vlresoni ate qe thone ekspertet nderkombetar qe edhe per 10 vjete do te vazhdojme te jemi me te varferit e europes. Sa per pushtetaret sua kemi merakun se si deri dje qe kishte redhen jozefina me kopilat e tjere qe benin shopingun neper evrope, jashte ketij vendi pa standarte tani eshte radha e ketyere, biles ka dhe monstra si ai nanoja qe megjithse mbi 1 dekade pa firmosur ne bordero bene nje jete mondane ne vendet me te shtrenjta te europes, kjo fale baterdise ne kohen e pushtetit te tij te ndyre. Do te ishte mire qe cdo gje te funksiononte normalisht, kasat te kishin nje cmim ndoshta simbolik por te mos mungonin dhe te mbaheshin ne kontroll te vazhdueshem, sistemi fiskal te ecte paralelisht me standartet normale dhe te kontrolluara po ashtu cmimet dhe tregjet te ishin te garantuara dhe ne kontroll. Por per sa kohe do te ndiqet me fushata dhe me marifete kasash, matsash elektrik “inteligjent” ose (vjedhes elektronik mbifaturues) ku ishim asgjekundi nderruam nje sali hajdut me nje xhuzepe po hajdut.

  21. Pardesytë e bardha says:

    I ziu, që kur kam lere hysmeqare, dere, më dere. Hajde, ripjellje , hajde, rilindje se ngatërova, .

  22. petro says:

    Po kush t i kontrolloje tatimoret? Jane bere me kush e di sa shtepi, me femjte neper shkolla te shtrenjta ketu e jashte.Kane blere dyqane etje etj.O Zot hajdutet e shtett jane sheshit dhe keta kerkojne te shtrydhin biznesin e vogel.S ka rruge tjeter.Ulje taksash dhe detyrimesh.Te paguajne te gjithe dhe pak.Po rilindja nuk e ben kete.Eshte njelloj ne mentalitet me ata qe iken.Vijne per te vjedhur e per te shperdoruar.Po s bere keshtu je demode.E tmerrshme.Vendi im po fundoset.Akti i fundit i mesimeve te Partise meme.

  23. Mergimtari says:

    Nuke e kuptoi, si ka mundesi qe nje biznes te lulezoi i pa licensuar ne mes te Tiranes, apo mose paguaj taksat shtetit, kurre dihet se ne ter boten shteti mbahet me taksa. Si shpjegohet qe n enpunesit qe jane caktuar te kontrollojene kompromentohen me shitesit dhe vjedjin vence, Cbejne agjentet e SHISH, te policise sekrete, apo tere jane te kooruptuar. Sa keq me ardhi kure nje tregetar privat ne Elbasan me tregonte, se si vepronin taksidaret ne kohen e zogut. Masi paguanja cfare i detyrohesha shtetit, hanjim nje dreke bashke me ta, ndersa keta te sotmit, nuke duan dreke, pore maseten me hero apo leke per veheten e tyre, jo per shtetin. Beni problem nga dy apo tre ne cdo qytet nga keta hajdute dhe mbasi te diskreditohen publikish, te denohe maksimalisht, ndryshe sbehet. Ku nuke ze vend edukimi, duhet patjeter detyrimi, ndeshkimi dhe denimmi.

  24. sgft says:

    Saliu shoke Saliu, ai i ka fajet.

  25. kasa fiskale says:

    Informaliteti i biznesit vogel eshte per te fituar dicka me shume dhe qe ndahet me inspektorin tatimor. Informaliteti vip eshte klientelizem qe fitimi ndahet me pushtetaret. A do luftohet nga keta???

  26. "BALASHI" says:

    E ç’ te rregulloje para ky shtet informal e rrumpallehane?
    Shikoni se ç’ ndodh me tenderat. Fituam nje tender ne Shkoder, por objektin nuk e muarem sepse depudeti bandit Agron Çela kishte dhene urdher ta mberte nje kompani qe ishte radhitur pas nesh.
    E kuptoni se ç’ behet ketu?
    Tani kane gjetur metoden qe nxjerrin 10 firma ne balotazh. A thua 10 drejtues firmash kane menduar njelloj. Drejtuesi i tenderit qe ka marre leket nga njeri prej balotazhistave, i thote te terheq i pari zarfin e dyte. Shih pra çfare sofistikimi. Si nuk na ra dhe ne njehere ai dreq zarfi?…

  27. "BALASHI" says:

    Tenderin une e kam quajtur vjedhje e ligjuar…

  28. Selim Rroshi says:

    Asgje skan per te bere se jane totalisht te paafte dhe te fokusuar per mbushjen e xhepit te vet. Ja cben biznesi qe ka kase e esht ne rregull. Mora me ca shoke 4 limonata ne nje bar te shtrenjte fatura fiskale ne tavoline erdhi per nje linonate. Na rrofshin kasat e kryeministrat palla.

  29. saimir says:

    Me Shum ka Cibuker Administrata Tatimore se Jane subjekte me evasion fiskal ne Tirane. Pjesa tjeter Jane Butiksa prodhim Haribo e Leshiliste

  30. Kol Tivari says:

    Tatimorët e korruptuar, nuk kanë për t’u dënuar asnjëherë, sepse paratë “e zeza” që ata marrin, “qarkullojnë” në të gjithë trupin e shtetit, nga maja e “Piramidës”, deri në bazë…

  31. Shkodrani says:

    Ky eshte nje presion ala komuniste dhe shtypi me gazetare perverse do te mbaje ison e psikopatit me vese , pse nuk behet nje kontroll i rregullte se a zbatohet paga minimale e punojsve , te gjithe fasonet ne Sghqiperi nuk paguajne pagen minimale punojsve , hotelet nuk paguiajne pagen minimale pastruesve , punojsve te pastrimit , klubet nuk paguajne pagen minimale kamarjerve , ejani ne Shkoder prefekti ka nderrmarrje te madhe prodhjim kepucesh , paguan punojsit per 8 ore te lodhshme page me te vogel se paga minimale , ka gjysmen e puntorve pa siguracion , paguan energji 30 % e asaj qe kunsumon , deputet vagabonde i lsi ka hotel , shikoni sa paguan punojsit , s a paguan energji , sa ka te siguruar , e te gjithe fasonet e Shkodres qe jane pothuaj te gjithe me lidhje direkte ose indirekte me kupolen e kuqe nuk zbatojne PAGEN MINIMALE , PAGESEN E SIGURIMEVE SHOQERORE .kETO JANE SPEKTAKELE TE NJE NJERIU TE SEMURE , ME VESE , QE ESHTE I RRETHUAR ME HOMO E KUCKA QE FATKEQESISHTE JANE NE QEBVERI.

  32. ec aty se mire e ke says:

    mero ca lesh kase. nese une e fus kondrabande karburantin s do ta faturoj? eshte e thjehste. une ta kam pagua haracin kur kam hy .po ta faturoj me minus do dal se do shes nje gje qe se kam blere me letra.aman o zot aman. ketu gjithcka dihet po mbyllen syte se helbete duhen mbush thaset per shefat lart.
    ore se ka seriozisht njeri dhe kjo duket qe kur shef drejtoren ca lloji eshte. po te marresh nje nga rruga dhe ta vesh te drejtoje ne nje pune super profesionale keshtu do drejtoje ajo me metoda rruge.
    po ta kene seriozisht , ministri i financave i pari, ulet dhe shikon pse njerzit s paguajne? jane ligjet e veshtira, ka korrupsion ??spo marr vesh c pune kane tatimet me be politiken tatimore. ate e ben ministi i fianacave? apo rri ai si koqe dhe ja rras tatimeve pergjegjesine. ne gjithe boten ai i thote tatimeve ku duhet te arrijne. tatimet kane procedira e detyra te shkruara. po ti zbatojne ato mblidhen tatimet. ligjet ti beje ministria dhe ti beje duke analizu realitetin .
    ministri eshte kooooqeeeeee kandari. po ato plehrat e analizave qe ben me shifra per cdo ze?/ o zot ozot. vidh nazmi tola e moza kalia per ministrin dhe pastaj doni dhe realizim plani

  33. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Mero ,per fat te keq njerezit e ndershem shqiptare kane rene ne letargji dhe ndjekin te hutuar pordhet e hajduteve te cdo kalibri.Duke nisur nga katundari qe shet ne lagje ,dyqanet e lagjes ,marketet dhe supermaketet ne qytete telefoni ej etj.Nese per fshataret dhe dyqankat dihet se nuk bejne xhiro mbi 2 milion leke ne vit ,gjithe te tjeret pa perjashtim jane te pakten 3 fish i 2 milioneve ne vit.Por meqe tek ne eshte instaluar sistemi i shkerdhatokracise nuk mund te pillte vecse shkerdhatokapitalizmin e hajduterise.Per cudi ne kete sistem hajduti jeton ne parajse mbi toke dhe nese egziston perendia mund te jete banor i paradisit ose xhenetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje