Mashtrimi që nuk fshihet përjetësisht

31 Gusht 2015, 20:56Editorial TEMA
Mashtrimi që nuk fshihet përjetësisht

Nga Mero Baze

 

Spartak Ngjela tregonte gjithnjë i shokuar mbledhjen e tij të parë si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Sapo kishte filluar mbledhja dhe Berisha po kërkonte kandidatura për një kryetar partie në Patos. I deleguari, që s’po ia përmend emrin, ishte deputet i Lushnjës dhe kishte dy kandidatura.

Në fillim tha të parin. Përmendi vlerat, por dhe disa mangësi që kishte.

-Vazhdo me të dytin, tha Berisha.

-Ky i dyti është më i mire, tha i deleguari, por ka pak probleme, se ka qenë me biografi të keqe në atë kohë. D.m.th është një familje bejlerësh….

-Ok, lëre, tha Berisha, po kthehemi tek i pari.

Aty avokati ndërhyri duke iu drejtuar të deleguarit.

-Mor zotëri, i tha, biografi të keqe në këtë parti duhet të ketë ky i pari, se ai i dyti është në parti të vet.

Pati disa të qeshura, por u vendos shpejt heshtja dhe fitoi i pari.

Mu kujtua sot ky detaj kur pashë reagimin e shtresës së ish-të përndjekurëve dhe ish-pronarëve, pas etiketimeve të PD-së ndaj Koço Kokëdhimës, si “Beu” i Jugut.

Etiketimi është instiktiv dhe në fakt reflekton mungesën e identitetit të Partisë Demokratike dhe qëndrimet e saj hipokrite ndaj shtresave që e mbështesin.

Ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë ishin bërthama që mbështetën atë parti qysh në vitin 1990 dhe më të humburit e saj pas 25 vitesh. Në qëndrimin ndaj tyre, PD bëri dy herë krim.

Krimi i parë ishte që poshtëroi brezin e fundit të ish-pronarëve dhe të përndjekurëve që i gjeti gjallë pluralizmi më 1990-ën. Në orët e fundit të jetës së tyre, ata panë lirinë nga komunizmi, por nuk panë asnjë të drejtë të nëpërkëmbur. Askush prej tyre nuk mori pronat, përveç dallaverxhinjëve dhe sekserëve të pushtetit të PD-së dhe askush prej tyre nuk u ndje i rehabilituar. Me ikjen e PD-së nga pushteti në vitin 1997, ata u ndjenë dhe më të pashpresë.

Por, krimi i dytë i madh u bë më fëmijët e tyre pas kthimit të PD-së në pushtet në vitin 2005, të cilët u tallën më keq se prindërit e tyre. “Të rinjtë” e PD-së, të futur në pushtet si lidhje personale të Familjes së Berishës dhe kryesisht vajzës dhe djalit të tij, ishin thjesht një bandë grabitësish, pa asnjë lidhje biografike me ish-të persekutuarit dhe pronarët, të cilët u kthyen menjëherë në persekutorët e rinj të tyre dhe në pronarët më të mëdhenj të Shqipërisë. I pari dhe më i shquari prej tyre, ka sot në dorë dhe gjithë Partinë Demokratike, duke qenë një njeri i rrethuar në familje, punë dhe shoqëri nga njerëz të diktaturës, madje eksponentë të saj.

Është kjo arsyeja, që në koshiencën e tij, ai i di bejlerët njerëz të urryer, edhe pse vet është bërë “Beu” më i pasur i Shqipërisë. I di ish-të përndjekurit fatkeq që kanë bërë gabime, edhe pse vet ka qenë shtetari që ka bërë krimet më të mëdha në historinë e këtij vendi në dy mandate. Si ministër rrugësh, u akuzua për 220 milion euro nga Prokuroria, si ministër i Jashtëm i shiti detin Greqisë dhe si ministër i Brendshëm pushkatoi katër njerëz për arsye politike. Por, fakti që askush s’e ka dënuar, e bën të ndihet superior ndaj atyre fatkeqëve që janë dënuar për një fjalë goje.

Dhe në finale, puna përfundon në mënyrë paradoksale që PD-ja ta fyejë Koçon duke e quajtur “Bej”, edhe pse është parti e djathtë, ndësa e majta ta quajë “Komisar”, çka duhet ta thoshte e djathta, nëse kishte ndërmend ta fyente vërtetë nga pozicioni i së djathtës që ka zaptuar.

23 komente në “Mashtrimi që nuk fshihet përjetësisht”

  1. Tarasi says:

    Ore Mero, ti nuk ke çfare i ben gomarit qe i bie samarit !?

    1. baftjari says:

      E mo Mero:
      Hiqja Lenes dhe futja Prenes
      i thone ketij muhabeti.Apo
      si i thoni ju nga anet tuaja:
      Ali Hoxha apo Hoxhe Aliu.
      E ce!

    2. Spartaku says:

      Bravo zoti Mero!Pena jote eshte shume e foret.Jane te drejta ato qe thua,jemi me ty.

      1. s.h. says:

        sakte , sa nuk ka ku te shkoje me mire !

        1. Bureto says:

          Ato qe thote Mero, qendrojne, edhe pse thuhen prej gojes (penes) se tij vetem sot, sigurisht per pozicionin e tij aktual si gazetar. Por keto te vertat jane konfirmuar me qindra here dhe secili e di vete se si kane qene punet kur i kane vuajtur ne kurriz. Jam ne dijeni te nje fakti, shume te vertete ndaj nje nepunesi dhe specialisti me moshe 60 vjecare dhe i perndjekur me statusin respektiv te konfirmuar, por edhe me statusin e nepunesit civil. rasti me eshte treguar personalisht nga i demtuari. Edhe pse Basha i premtoi qe nuk do ta levizte, por do ta caktonte ne nje detyre tjeter, mbas ngulmimit te personit ne fjale, jo vetem qe nuk e rregulloi, por as e priti me, dhe mbasi e genjeu ia delegoi problemin zevendesit te tij, per t’i shkare pergjegjesise. Ky i fundit, sigurisht me aprovimin e Bashes, dhe i sigurte edhe te Berishes, sepse ketij i ishte drejtuar me pare me nje leter, te cilen ai me siguri qe kishte verifikuar se per ke behej fjale (sic eshte ne metoden e tij)dhe kishte mesuar se c’perfaqesonte ai person si para dhe pas vitit 1992, si familje e persekutuar me tre te burgosur politike ne familje, e shpronesuar dhe e debuar nga Tirana, si dhe themeluese e PD ne nje nga rrethet e vendit, perfundimisht zevendesi i komunikua se nuk mund te punonte më me “demokratet”, sepse kishte punuar me “socialistet”!!! Ironia ishte se ne ate dikaster, personi ishte i vetmi me status te perndjekuri, por edhe i zoti e i ndershem si profesioniust, nderkohe u mbajten disa qe kishin punuar jo me socialistet, por edhe me komunistet, dhjetra vite para 1990, bile ndonje edhe ish bashkepunetor i sigurimit. Fatkeqesisht te tilla raste kane qene me dhjetra per te mos thene me qindra, gjate qeverisjes se sali Berishes. per te ka vetem sherbetore te bindur dhe pjesmarres ne pislleqet e tij. Cdo njeri tjeter eshte i destinuar te flaket.

  2. Katunar Peqini says:

    Po normal o Mero Baze, qe Ilir Bano deputeti Lushnjes dhe sekretari burimeve njerezore te Partise Demokratike ne ate kohe, me biografi te keqe do thoshte. Babai i tij ka qene prokuror ne kohen e komunizmit, kelysh i Koci Xoxes dhe vlleheve te byrose politike. Andrea spiunonte kunatin e vet, cdo presesh nga pjella e tij.

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Mero ti besoj e di ndryshimin midis komisarit dhe beut? i pari percon vijen e partise por nuk ka pronesi dhe rrjedhimisht nuk te futet ne pjesen ekonomike, i dyti nuk e rruan shume per vijen e partise, por te merr cfare ke me toke, me gjedh, me are e me fare, kuptohet sipas ligjeve te interpretuara nga kadiu i partise. pra mero fjala Bej ben me shume efekt tek njerezit se fjala komisar, pasi Beu te le pa buke, por dhe te jep buke, te le pa pune, por dhe te gjen pune, gjitheshka varet sa hyzmet i ben beut, agait dhe qehajait. Fjala BEJ i shkon fiks zoterise edhe per nga menyra sesi sillet sikur eshte The GodFather i zones se bregut dhe laberise.

    1. pkola says:

      ore sit…back..and relaks back, back, back….
      asgje nuk ke marre vesh nga thelbi, futja kot.

  4. Mero ky beu i PDeshte ber bej nepermjet politikes dhe ky bej qe u pasurua nepermjet politikes eshte si ajo kepusha dhe shushunja qe i ka pire gjakun keti populli dhe tani hiqet si shpetimtar. Turp, e gjefte na mos e pandefte.Ky njeri vetem nje gje nuk mundi dot tibente keti populli, ti thante oksigjenin se te gjitha jaberi me ne fund i pushkatoi ne meste te Tiranes.

  5. Manti says:

    Pedeja ka pasur dhe do te kete gjithmone nje formim komunist marksist – leninist e krijuar nga arkitekti Alia me misionin fisnik te asaj kohe qe te bente ndryshimin por edhe te ruante e te mbronte komunistet e thekur shqiptar. Kete e tregon me se miri vete organika drejtuese e saj qe nga komunistet Berisha, Islami, Ruli, Bode e & por edhe ata qe vinin nga shtresa e nomenglatures si ky thuthuqi qe akuzon ne emer te partise bejleret e & pa permendur pastaj bazen qe eshte dominuese ne rrethe me ish komuniste te devotshem e fanatike te kohes. Pikerish ky grup shoqeror komunisto-puniste ka mundur qe te grumbulloje rreth vetes shtresen e vuajtur dhe te perbuzur te sistemit te kaluar te cilet e kane ndjekur dhe e ndjekin verberisht. Mos u çudisni o njerez.

  6. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Sali qeni, na la pas e na varferoi vellezer… Kulaket, shoke, armiqte e brendshem e te jashtem…

    1. vezhgues says:

      Per mendimin tim, duke qene i prirur te them realisht ate qe mendoje,pa autocensur,duke lene menjan demagogjine qe bejne partit politike ne fushata elektorale, duke u thene edhe endacakve se koha e varferise se tyre mori fund,etj.etj,ish pronaret nuk mund te kene vend ne partine demokratike. Ne se ne themel te programit te saj do te vihej kthimi pronave ish pronareve, PD do ti shkoje pas vetem shtresa e interesuar per prona, e cila ze nje perqindje te paperfillshme, dhe kjo u provua ne vitin 1992, ku PD doli me kete teori dhe humbi zgjedhjet,beri kthesen per ligjin e ndarjes se tokave, duke ua shperndar ate gjithe fshataresise. Ndersa ish pronaret as kush nuk i ndalon te vazhdojne te besojne te fallxhoret e politikes. Por filozofet e koheve te kaluara kane thene qarte: mos besoni se cfare u thuhet,por shikoni se cfare behet.

  7. Mergimtari says:

    E more Luli Mavria, ju dyhet te ishit ne burk dhe jo ne krye te PD, pore shoqeria e ngushte e Argites gjate kohes qe kaluat bashke me te ne Prishtine, u beri jo vetem beje, pore edhe aga nga me te medhenjete ne SHqiperi, mbas Sali Zezes, Argites dhe SHkelzenit.

  8. gezim says:

    E keqja sot nuk eshte me berishovici, por ata naiv qe akoma i besojne ne menyre fanatike dhe e ndjekin prapa ate monster.

  9. argit says:

    PD ska pasur e ska nje moral politik te te Djathte. Berishizmi eshte vija e PD. Nje koktej injorance alla komuniste, katunarie, cublliku, krimineli e mashtruesi ordiner.

  10. petro says:

    Nese do te flitnim per simbole,atehere nemos bej, pasha e meriton Kocua.Bejleret dihet ishin te pasurit e fshatrave me pasuri te vene ne vite e te trasheguar me pune.Ndersa Pashallaret dihet me sherbimet qe i benin Portes se Larte.Ketu Mbyllet diskusi.Sa i takon problemit tjeter qe ngrihet, tashme eshte si drita e diellit qe PD eshte e zaptuar krejt nga njerez me orgjine komunste e sigurimse.Do te thoni ju, po jemi ne vitin 2015 dhe biografite s duheshin pare me.Po ja qe zaptuesit e shikojne akoma, madje ne vrime te gjilperes.Vetem po qe spiun, karakter i dobet , lepe peqe kryetarit mund te besh kariere te mesme.Pra shtresa e iish pronareve dhe ish te perndjekurve eshte larguar tinezisht po dhe hapur nga PD.Ne kete rast ta gezojne nje pD te tille qe kurre nuk do te marre me pushtet, se pushtetin e ka vetem per vete dhe sa per nje rotacion te rreme.Ky eshte shkaku qe politika ka rene ne ceitnot dhe nuk mund te zgjidh asnje nga problemet kryesore qe ka vend.Pronat jo, rrjedhim investime jo, pune jo, ikje masive po, varferi po, per shumicen kuptohet se pashallaret e rinje te byrove politike s behet fjale.E gezofshi mo pushtetit pa Shqiperi e shqptare.E pastaj shpikni here pas here histori garazhesh per te harruar kucedren qe e ka zene vendin per fyti.

  11. SHQIPE says:

    dje lexova nje artikull te hollesishem me teme pse Lulzim Basha ehte ne krye te PD,SUGJEROJ TE RIBOTOHET ,njerezit jane te ngadalte ne te kuptuar edhe kur ja sjell faktet perpara,mielli i skaduar ta kete fajin?

  12. saimir says:

    Katovica duhet te shpallet Genocid, te cohet ne Hage dhe te zhbehen te gjithe pasojat e saj, more Mero. Nuk ka te ardhme ndryshe ky vend.

  13. qafiri says:

    imagjinoni per nje cast se cdo te benin komunistet sikur te mos kishte kapitaliste dhe mero baze po te mos ishte s berisha

    ne koshiencen e disa gazetereve S berisha ka zene vendin e satrapit Zog qe propaganda komuniste e perdorte ne rastet kur nuk kishte gje per te thene

  14. V says:

    Nuk e imagjinoja qe 2 vite pas fitores plebishitare te qershorit 2013 (dhe e dubluar si fitore historike ne qershor 2015) ne gazeten Tema do ulej steka kaq poshte sa te merremi me emertime bejleresh,agallaresh..qe sot quhen biznesmena….nga kale me shale dikur tani kane mercedese benz-a mbi 100 mije dollare.

    Nuk imagjinoja qe si pike referimi te merreshin anekdotat e Spartak Ngjales qe se bashku me Fatos Lubonjen jane njerzit me te ndyre ne Shqiperi ne lidhej me marrdheniet e tyre me Sali Qenin..

    Ne ditet e sotme ai vend po kalon ndoshta ne kohen me poshtruese gjate gjithe histories..PSE ?!

    Pas dy dekadash te rrenimi shume dimensional te Shqiperise me ne fund shqiptaret rrezuan me vote Saliqenin….por cfare po ndodh ?!

    Dihet se emertimi I pare qe duhet te bejme per Saliqenin eshte

    VRASES (serial killer)

    -se jane vrare 26 familjare ne gerdec nga biznesi I tij familjar me mafjen nderkombetare te armatimeve

    -se jane vrare direct me urdher te tij 4 shqiptare absolutisht te pafajshem ne 21 janar 2011

    TRADHETAR

    Ka firmosur per te salduar pushtetin e tij perjetesisht dhenien e nje pjese shqiptare ne detin JON..ku greket e karamalisit atehere e quajten fitoren me te madhe te Greqise pas L2B.

    GENOCIDI NDAJ FISIT HAKLAJVE.

    Nuk ka ne historine boterore nje rast te tille KANIBALESK qe nje k/m fshin nga faqja e dheut fise te tera (aq me shume ne vendlindje) duke I terrorizuar femijet dhe pleqte e deri te shkaterrimi varrezave)

    VJEDHJA KOZMIKE

    Mund te jete vjedhja me e madhe per rekord GINESS ne rrang boteror ne menyre kaq te hapur dhe me dosje te kompletura..por shpetuan pasi ishin implikuar dhe dy bizneso-dipllomate amerikane si ne rastin e kristofer DELLIT.

    vargu I krimeve te dinastise superkriminale te berishaj nuk kene te sosur dhe nuk ka det apo oqean ti laje..

    Ajo qe eshte situate funebre sot ne shqiperi ka te beje me:

    *qendrimin hipokrit te dipllomateve ne shqiperi (qe bejne ligjin) ku spikat lista e “krimineleve” e zotit Donald Lu qe ka evidentuar ca sardele te PS dhe ka lene jashte listes krokodilat e PD ..Saliqenin dhe sypeshkaqenin e tij.

    ** qendrimet tejet te felliqura te Edi rames ,ilir metes dhe hordhive ps-iste dhe leshiste qe kane kapitulluar plotesisht perballe perbindeshit viqidolit

    *** qendrimi shume I neveritur I mediave kohet e fundit qe merren me barcaleta me kripe si keto te Spartak Ngjales…ku ne vend te flasim

    PSE NUK PO NDESHKOHET

    KRIMINELI,TRADHETARI,KANIBALI..sali qen berisha

    merremi se kush quhet beu apo agai….sipas pordheve te ngjales

    Urojme zoti Mero qe te kthehesh ne rrugen e zotit..dhe te mos themi qe dhe ju e patet per biznes mediatik 21 janarin dhe gerdecin..

    MOS U BEJ PJESE E ATIJ MASHTRIMI QE NUK MBULOHET PERJETESISHT QE PER MENDIMIN TIM FILLOI NE 2 PRILL 1991… MUZIKEN FUNEBRE TE TE CILES PO JA NDEGJOJME TANI….KUSH I VRAU SHTETIN SHQIPTAREVE ?!

  15. joel shkodra says:

    Te gjitha keto qe ish pronaret kane mbetur me gisht ne goje, i mora vesh. Mora vesh gjithashtu se te gjitha fajet i ka PD. Po nje pyetje e thjeshte mund te behej: Sa here qe ishte ne pushtet PS (dhe ne fakt eshte edhe tani) a i dha gje ish pronareve, qe te “rregullonte” punet “e mbrapshta” te PD? Po te tille pasanike si te PD a ka edhe te PS? Kot qe lodheni, o Mero, njelloj jane. Kete e dini edhe ju, edhe te gjithe gazetaret etj., por, ç’te besh, duhet mbajtur ana e njeres parti. Me vone … shohim e bejme.

  16. ananananananannannanana says:

    Pse keta qe jane ne pushtet socialiste te duken ty mor merush?!

  17. Nesti says:

    o Kari pse nuk na tregon si i lepiheshe ti Berishes?
    Nje pytje kam une ne lidhje me qoftlargun Sali dhe te tjeret si puna jote:
    A te beson gruaja (se dikur i ke thurrur lavde Saliut) dhe nese te mbeshtet gruaja si bole qe je, kush ja mbeshtet gruas???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje