A ka një qëndrim zyrtar qeveria për drogën?

2 Shtator 2015, 20:42Editorial TEMA
A ka një qëndrim zyrtar qeveria për drogën?

Nga Mero Baze

 

Qeveria shqiptare po përballet me një linjë politike pro lejimit të drogës në Shqipëri, e cila po proteston ndaj djegies dhe korries së hashashit në çdo fshat të Shqipërisë dhe po e vlerëson si fatkeqësi edhe ndërhyrjen e policisë në Lazarat një vit më parë. Në një të përditshme shqiptare, pronë e deputetit Koço Kokëdhima, sot është vlerësuar si krim, fakti që digjen mijëra rrënjë hashashi nga Policia e Shtetit dhe është konsideruar gabim dhe ndërhyrja në Lazarat. Qëndrimi publik, që i atribuohet deputetit Koço Kokëdhima, është një nxitje e hapur për kultivimin e drogës në Shqipëri dhe një mesazh tërësisht i kundërt nga mesazhi publik që tenton të japë qeveria me aksionet policore në jug dhe veri të vendit.

E di që ka dhjetëra avokatë mendjelehtë, që vrapojnë të bëjnë teori ekonomiko-sociale mbi dobinë e kultivimit të hashashit ndaj krizës ekonomike, por ato përveçse janë teori kriminale, janë dhe teori diletante nga ana ekonomike. Kultivimi i hashashit në fshatrat e jugut nuk bëhet nga fshatarët dhe nuk është një treg i lirë, i cili mund të gjykohet se vlen për shpërndarjen e të ardhurave. Kultivimi bëhet nga elementë kriminal, që vite më parë punonin vetëm në Lazarat dhe sot kanë zaptuar tokat e lira në çdo fshat të jugut dhe mbjellin hashash. Përfitues të këtij trafiku janë vetëm ata dhe si të tillë nuk kanë asnjë peshë në eknominë e vendit, pasi përveçse nuk mund t’i investojnë legalisht ato para, nuk kanë as predispozitën dhe as vizionin për të qenë investitorë në këtë vend. Ata janë thjesht banditë. Dëmi i madh që mund të kemi pas kësaj, është që në vend të një policie që lufton fshat më fshat të shkulë hashash, të kemi me kalimin e kohës një polici që do të jetë pronarja reale e hashashit, duke u inkriminuar përballë ofertës së lartë të tyre. Efekti final do të jetë një shtet i kontrolluar nga mafia dhe një polici në shërbim të tyre. Ky do të jetë jo vetëm fundi i ëndrrës europiane të shqiptarëve, por dhe fundi i një shoqërie të lirë dhe me shanse zhvillimi, pasi do të jemi vegla të një shoqërie që kontrollohet nga mafia.

Situta është e rrezikshme, pasi njeriu që e promovon këtë politikë, është dhe një superdeputet i promovuar nga qeveria shqiptare. Ai është duke zhvilluar takime politike dhe duke u vetëprezantuar si kryeministri  i jugut në takime në Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë, dhe kjo përkthehet si një mesazh që që qeveria ka vizionin e tij për çdo çështje, përfshi dhe atë të drogës.

Gjuha e përdorur në gazetën e tij nga gazetarë që i ka kthyer si skllevër hashashi, të  krijon idenë se qeveria i ka hapur rrugë dy politikave, asaj të Tiranës, që bën sikur lufton drogën dhe krimin, dhe asaj të Kokëdhimës që bën betejë, që droga të mos preket, pasi është para që i ikën nga duart pushtetit të krimit.

Në çdo vend të botës prokurori i Përgjithshëm duhet të nisë hetimin “kryesisht” nga qëndrime të tilla publike, të një njeriu të veshur me pushtet, për nxitje të veprave kriminale me paramendim” dhe të hetojë lidhjet e kultivuesve të hashashit me këtë grup politik, që ka tentuar prej një viti të prodhojë një parajsë droge në Shqipëri.

Iluzionet se droga do na bëjë të pasur dhe do na heqë varfërinë, përveçse është një naivitet i rrezikshëm, është dhe një pasqyrë e mediokritetit dhe mendjeshkurtësisë që rrezatojnë njerëz megalomanë, që marrin përsipër të japin mendje për zhvillimin e Shqipërisë, sipas modelit kolumbian. Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama duhet të distancohen publikisht nga këto qëndrime, për të mos çuar mesazhe konfuze tek qytetarët e thjeshtë, të cilët janë të prirur të besojnë, se nxitja e kultivimit të drogës është një politikë ilegale e qeverisë shqiptare. Kjo qeveri ka boll akuza, shpesh të verifikueshme po dhe të ekzagjeruara për lidhje me botën e krimit, por manuali i Kokëdhimës për shqiptarët “si të bëhen milionerë” është ndoshta më i rrezikshmi dhe më i besueshmi për ta njollosur përfundimisht atë.

31 komente në “A ka një qëndrim zyrtar qeveria për drogën?”

  1. beni says:

    Lojra te felliqura, i kane lidhur gjyle tek kembet Rames qe don te shkoje ne Europe

    1. N/A says:

      Titulli dhe halli kryesor i shqiptareve sot nuk eshte droga por

      tradhetia spektakulare e votuesve te 23 qershorit 2013 dhe e jetimeve te 21 janarit 2011.

      Le ta themi qe ne fillim qe per mua KOQO KOKDHIMI eshte figure po aq e urryer po sa aq saliqenefi..i vetmi ndryshim eshte se tropojani ka vrare shqiptare..te tjerat jane njelloj qe nga pikenisja nga PPSH e deri te pasurite maramendese

      Pikërisht per te maskuar pafuqishmerine e Rames (ose tradhetine e tij kriminale) shpiken beteja me droge Lazarati,Tepelene apo Malsi e Madhe..

      Ajo qe akoma nuk merret vesh eshte se kush ja ben Edi Rames apo Sali qenefberishes “planin e masave per drogen”

      Sepse QenefberishA HAPUR FARE deklaroi se kishte toleruar (lexo krijuar) trustin e droges si thote pordhesori SHINASHI RAMA NGA AMERIKA….biles ka fakte qe autobotet e qeverise qenefberishes kane ujitur plantacjonet e droges ne lazarat.

      A ka një qëndrim zyrtar qeveria per super krimet e Berishes

      A ka një qëndrim zyrtar qeveria ( ambasada amerikane) per krimet e Bash- Berishes

      Tani që Sali Berisha i ndjekur nga beniamini i tij politik në tentativë për ti shfrytëzuar protestat civile për qëllime politike, është koha më e mirë që Sali Berisha të arrestohet, të dërgohet në qeli dhe më pas të përballet me drejtësinë

      . Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

      Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.

      Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
      Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.

      Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.

      Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.
      Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.

      Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
      Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan apo ambasdor tip Donald Lu,sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran.

      Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
      ose me sake:

      kur do ta fuse zoti Donald Luli… berishen te lista e tij e krimineleve te politikes ?!..ku nje nga krimet e tij eshte dhe kthimi i shqiperise ne kolumbi te europes..dhe ja kene vare ne qafe kete gur te rende nje palloshi dymetrosh…

  2. iBaba says:

    Me gjith respektin Mero, e ke krejtesisht gabim qe mendon se 60 vjet lufte pa lidhje e me te gjithe arsenalin e shba dhe eu, nuk ja dolen ta zhdukin por vetem forcuan ekonomine paralele mafioze.
    Para 60 vjetesh kanabis ishte nje e mire publike. 60 vjet nafta dhe industria farmaceutike perfitoi nga lufta pa lidhje.
    Legalizim do me thene kontroll, financa dhe integritet.
    Mjaft me marrezira. Modeli KK eshte i urryer, por ne kete rast ka te drejte. Nuk mundet te delegjitomohet nje kauze e drejte, per faj te atij qe e ngre, apriori.
    Kupton?

    1. eklipso says:

      Edhe nëqoftë se legalizohet në Shqipëri, problemi është se Shqipëria e eksporton shumicën e hashashit drejt vendeve që e quajnë krim.

      Prandaj tregtarët do jenë prapë mafiozët dhe ata do jenë porositësit e mallit dhe rrjedhimisht kontrolluesit e tregut.

    2. prifti says:

      e kuptoj si nuk e kuptoj. mero baze po ben nje pyetje: jane ne nje parti edi rama me KK? a kane te njejtin mendim per drogen? njerezit duan te dine per ke votojne dhe per cfare votojne. kete pyet mero baze

  3. eklipso says:

    Personalisht jam pro legalizimit të hashashit në të gjithë Europën.

    Por kjo nuk mund të realizohet vetëm në Shqipëri.
    Në Shqipëri, edhe tregtitë e ligjshme janë monopol ose oligopol, le më sikur të lejohet një produkt i paligjshëm në gjithë Europën.

    Po u legalizua në Shqipëri, tregu do jetë prapë Europa dhe atje do shitet ilegalisht nga grupe kriminale. Pra do të jetë prapë në dorë të krimit. Prandaj Mero, ka të drejtë me këtë.

    Edhe problemi tjetër i madh që është fakti që qeveria bërtet për luftë ndaj krimit dhe nën zë u thotë kriminelëve vazhdoni.

    Kjo tregon se Rama paska qenë pa asnjë vizion për ngritjen e e ekonomisë së vendit. Vendi ka nevojë për industri të lehta, që punësojnë njerëz,jo dokrra idiote mbi fitime të kollajta me kriminelë.

    1. iBaba says:

      Hiç fare e vertete! Pjesa dermuese e eu dhe shba, kane legal perdorimin medikal, dhe nje pjese e konsiderueshme e globit e ka te depenalizuar perdorimin individual!
      Informohu!!!

  4. alban says:

    O njerez.Cfar flisni.Hashashi eshte droge .Eshte tjeter gje perdorimi farmaceutik e tjeter gje tymosja.Shqiptaret jane te trubullt edhe pa pire e jo me edhe te tymosin.Fatkeqesisht shohe klane kriminale te cilat po forcohen nga perversiteti Rames me pasoja katrastofike per vendin.Hapsirat qe po u krijon do i kishte zili dhe qelbesira Berisha

  5. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Shoke! Na duhet UNITET! Kulaket jane gjalle! Shoke! Sorra-sorres nuk ia nxjerr site!

  6. Ehe e ka says:

    Po e ka dhe eshte qe e ka organizuar me gringot e saj si Sali Ber. ne kohen e tij.

  7. Besi says:

    Koco eshte i te 999-ve, por ketu ka te drejte. Kush na ndalon ne shqiptareve te varfer ta dekriminalizojme cannabisin dhe te perfitojme minimalisht ekonomikisht?

  8. Minella says:

    Te lumte Mero.

  9. Vizioner says:

    Shkrimi eshte shume i qarte.
    Veprimet,hedhja dhe nxitja e tezes se lejimit te kultivimit e legalizimit te hashashit, nga Deputeti Koco Kekedhima,tregon qartazi implikimin e tije me Mafien e droges.

    Ku e merr kete Force Morale ky Deputet te hudhi e te mbroje Teza te tilla?!

    Edi Rama, jeni Ju i pari qe duhet ta Denoni publikisht kete deputet,ne te kunderten,jeni bashkpuntor.

  10. italia says:

    I kerrkoj publikisht urgjentisht ministri te rendit tahirit drejtorit te pergjithshme te policis dhe prokurorit ta marin te pandehur depuetin 2k

  11. michael says:

    …po kush ka sy dhe veshe te shoh dhe degjoj ?..

    Burimi i shekullit e beri te qarte se Mero vjen nga PD / sh shpejt do ta shpallin AGJENT te infiltruar …

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Historia e legalizimit te hashashit ne Amerike, eshte nje histori suksesi.. Qe nga Deneveri, e deri ne Kaliforni harxhohet lek I madh per te.. Por pyetja qendron? : A eshte gati Shqiperia per nje treg te tille ?!?! Dhe pergjigjja eshte fare e thjeshte..Jo.. Nuk ka infrastrkturen e kultivizimit, amballizhimit, importimit, kontrollimit etj etj hapa deri tek konsumatori. A ka te drejte Kocua teoritiksht ?!?! Po ka.. Rrealisht?!?! Jo.. Sic e theksoi Merua jemi akoma larg ekonomise se rrepte shteterore qe te kontrolloj privatin te bej biznes per nje gje te tille.. Duhet pastruar mentaliteti I te gjithe banoreve te zonave rurale qe perdorin mbjelljen e saj qe cakton shteti kush mbjell, sa mbjell, ku mbjell.. Deri atehere duhet te normalizohen gjerat dhe te zhdukim elementet kriminale qe e UDHEHEQIN kete aksjon. Koco, e di qe te do te perdoresh firmen e Antibiotikut (te shokut tend e di ti per ke e kam llafin) por deri atehere ai duhet t’ja japi mbrapa aksjonet nje figure me te merituar..

  13. klausola says:

    Legalizimi i hashahsit normalisht do te jete nen nje platform ligjore ku shteti do te kontrolloje dhe monitoroje prodhimin!

  14. TNT says:

    Po, ka! Made in Albania from Kokedhima

  15. acab says:

    Me vjen keq qe jam plotesisht kunder Mero Bazes ne lidhje me legalizimin e marijuanes dhe per kete po bashkangjis disa komente te disa prej njerezve qe kane emer ne ekonomi letersi etj.

    Roberto Saviano, scrittore

    “I ricercatori hanno mostrato che, nonostante le astronomiche somme investite e l’enorme mobilitazione di fondi per contrastarlo, il mercato delle droghe ha continuato a crescere. Si è diffuso nel mondo, creando cartelli immensamente potenti, sia in termini militari che economici. E’ venuto il tempo per riorientare gli sforzi, dalla repressione alla prevenzione, alla cura e all’informazione, allo scopo di porre fine a tanto crimine che il proibizionismo ha creato.”

    Milton Friedman, Premio Nobel per l’Economia

    “Combattere la guerra contro le droghe costa ai contribuenti del mondo una quantità incalcolabile di miliardi all’anno. Milioni di persone sono in prigione nel mondo per reati legati alla droga, in molti casi consumatori e piccoli spacciatori. La corruzione tra controllori e politici, soprattutto nei paesi produttori e di transito, si è diffusa come non mai, mettendo la democrazia e la società civile in pericolo.”

    nuk besoj se kane nevoje per perkthim pasi shumica e shqiptareve e dine italishten goxha mire.

    Ne Itali dhe per pak muaj marijuana legalizohet pas nje propozimi te 244 parlamentareve duke bere nje projektligj qe duhet te dale ne parlament kete shtator per miratim.
    Ne kete projektligj jane te ndara pikat si me poshte:
    1. Posedimi – Mosha madhore mund te posedoje per çeshtje rekreative 15 gr ne shtepi dhe 5 gr jashte shtepise. Ndalohet ne menyre kategorike tek minorenet siç eshte edhe per duhanin.
    2. Mund te rriten deri ne 5 bime ne shtepi, mjafton nje njoftim ne organet perkatese. Ndalohet shitja e ketij prodhimi.
    3. Te rriturit me banim ne Itali mund te mblidhen ne organizata per rritjen pa qellime fitimi deri ne 50 persona.
    4. Nepermjet autorizimit perkates mund te kultivohet dhe te perpunohet: shitja ne detaj mund te behet ne dyqane te specializuar me liçence nga Monopoli i Shtetit. Ndalohet importi dhe eksporti.
    5. Lejohet autokultivimi per qellime terapeutike. Me te thjeshta menyrat e dergimit, pershkrimit nga mjeku dhe rimbursimit per ilaçet me baze kanabis.
    6. Nuk mund te pihet ne asnje vend publik, parqe apo çdo vend te hapur publik.
    7. Qendron ne fuqi moslejimi i ngarjes se makines nen efektet e kanabisit sipas ligjit te kodit rrugor.
    8. Te ardhurat e realizuara nga legalizimi ne masen 5% do te destinohen ne projektet e Fondit Kombetar per Luften Kunder Droges.

    Efektet jane mijera vende pune, shpenzime qe shteti ne luften kunder kanabisit vete deri ne 10 miliard euro. Pa llogaritur ketu shpenzimet per burgun ndaj atyre qe e posedojne ne pak grame, shpenzimet ligjore si gjykata, prokurore, avokate. Me teper mundesi per shtetin qe te ardhurat nga taksat ndaj ketij legalizimi ti shpenzoje ne te mire te qytetareve. Me pak krime te tjera te nderlidhura. Lufta proibicionste ndaj drogerave te lehta eshte nje lufte qe shteti ne kete menyre nuk mund ta fitoje dot. Do te ishte nje lehtesim per shume te semure terminale dhe qe vuajne nga semundje si Kancer, Aids, Alzeimer etj. qe te lehtesonin dhimbjet e tyre te perditshme nepermjet kanabisit mjekesor. Une kam djalin e vogel qe vuan nga nje tumor shume i rralle dhe nuk mund ta perdor per te pasi nqs me kap polici per dy grame me denojne mbi tre vjet burg per posedim. Dhe je i detyruar ta gjesh pa ja ditur cilesine. Por mendoj qe per t’ja lehtesuar dhimbjet njeriut te dashur i ndermerr te gjitha risqet. A ja vlen barra qerane?
    Mendoj se do kishte me pak bandite siç thote Mero qe do te perfitonin siç po perfitojne sot nga ata qe e mbjellin pasi do ta mbillnin te gjithe nga pak ne shtepi pa ju dashur te vene tek pusheri dhe te paguajne qimet e kokes per disa grame bar qe ndonjehere as bar mund ti thuash. Do kishte dhe ndonje qe do ta vinte mendjen ne pune dhe me kanapen te benin rroba, kepuce, qe me thene te drejten ketej ne Itali kushtojne si rroba firmato. Do te ishte nje industri e tere perpunimi pas. Dhe e fundit por jo me e parendesishmja eshte edhe efekti psikologjik: kur nje gje nuk eshte me e ndaluar nuk ka me sharmin e pare…

    1. @ says:

      Sipas komentuesit ACAB, projektligji ne Itali ndalon prodhimin per shitje, per qellimi fitimi dhe importin ose eksportin e bimeve narkotike.
      Kjo politike e shtetit Italian, edhe sikur te zbatohej ne Shqiperi (?) nuk ka asnje lidhje me idete mashtruese te Kokedhimes, qe genjen njerezit e varfer me zhvillimin e ekonomise shqiptare dhe pasurimin nepermjet droges.

      Nuk e kuptoj atehere, se perse nuk je dakord me Meron?

      1. acab says:

        Nuk do te thote qe meqe Italia e ndalon importin dhe eksportin, edhe Shqiperia do te duhej ta bente ne te njejten menyre ligjin per import-eksportin. Edhe nqs e bejne te ngjashem perfitimet jane te shumta jo vetem nga produkti por edhe nenprodukti. Duke filluar nga rrobat, produkte industriale duke filluar qe nga thesi, litari etj., biodisel. A mjaftojne?

  16. shvejk says:

    Shkrova nje koment pak me pare ku thoja se Mero nuk ka problem drogen por Kocon. Nuk ma botuat komentin por une duke qene natyre optimiste nuk dua te besoj se ka te beje me censuren , keshtu qe po e dergoj perseri.

  17. neda says:

    Hedhja e tezes per kultivimin e legalizimin e hashashit nga deputeti Kokedhima tregon qarte vizionin e tij per ndryshimin e gjendjes ekonomike te vendit, vendit me te prapambetur ne bote.Kjo do beje qe gjendja ekonomike te rritet natyrisht. Besoje shume se fushata ne range kombetar kunder ashashit e drejtuar nga ministri i rendit e kushedi tjeter jane te financuara nga qarqe te ndryshme qe nuk duan qe vendi yne te zhvillohet. ketu luhet nje loje e madhe, me perfitime te medha. As nje vend ne bote nuk vepron keshtu, me spata e hanxhar policia e nje shteti te tere , nuk bene punen e saj por eshte kthyer ne nje kooperative bujqesore per korrjen e hashashit, por, mos u beni te marr,se keshtu nuk veprohet jashte interesave ekonomike personale,te ketyre qe deklarojne me krenari se kane asgjesuar 5 miljarde euro hashash, pra kane varferuar shqiperine me 5 miljard euro.

  18. Ledion says:

    Nuk e kuptoj çfare e lidh Edi Ramen me Koqe Kokëdhjerin?

  19. Boh says:

    Mero na thuaj te drejten ku ta ka prishur qejfin Kocoja qe i je qepur kaq keq?

  20. Gerti says:

    Mero Baze …. specialist ekonomie!

    Rri o qyq dhe lemo ne specialitetin tend, dallaveret e politikes se Tiranes. Nuk ke kellqe ti te kuptosh si e pse duhet legalizu hashashi, sic po behet de facto e de jure ne tere boten. Nuk ke lexu aq shume ti Mero, pavaresisht ca i mbush mendjen vetes. Te rrish ti besh hosana Sales per 10 vjet e Rames per 10 vjet te tjera, cuditerisht nuk te ben te zgjuar.

  21. Lloji says:

    Ne Shqiperi eshte gati e domosdoshme konsumimi i Marijuanes si parandalim krimi te tipit ‘pse me shef’ gjysma e shoqerise duhet te konsiderohet si paciente te varur nga egoja, qe veten e vet e shohin me syte e te tjereve….pra Marijuana do ti ndihmonte te kthehen ne vetvete.
    Ky eshte mendimi im.

  22. profesionisti says:

    Bravo ! Mero. Si gjithmone i sakte. Edhe per ne profesioniste me nje politike e tille eshte kriminale te legalizosh hashashin.

  23. albos says:

    Izraeli e ka te legalizuar per nevoja mjeksore kanabisin por kontrollohet nga shteti dhe ka nevoje vetem per 400 kg ne vit.

  24. Taip Kavajoti says:

    Plotësisht dakord me shkrimin. Kush pret prej kanabisit “pasurim te Shqiperise” dhe “te ..shqiptareve” gabon rende. Droga pasuron vetem ..klanet e droges! Te tjeret i rrenon i varferon dhe i ..terrorizon, sepse i vendos nen pushtetin e ..grupeve te droges. Fluksi i parave s’do kete asnje impakt para rrenimit moral, social, kriminal qe do pesoje ky vend -edhe keshtu copë-copë. Cili vend eshte konsoliduar dhe bere fuqi ekonomike prej droges? Merrni vendet e BE, Europen historike, nënën e te gjitha qyteterimeve, cili vend lulezon prej kultivimit te hashashit?

  25. astrit says:

    Zoti Mero. Nuk kam kurrfare simpatie per deputetin Kokedhima, por edhe ti me duket se e bere balte duke e perdorur gazeten tende per te shfryre inatet personale kunder ketij personi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje