Pas më shumë se një jave, historia e një raporti investigativ të gazetares Lindita Çela për agjencinë BIRN, po kthehet në alibi për politikanët pa b.. të SHQUP-it, të cilët në vend të merren me një histori korrupsioni që ka fundosur financat e KESH dhe ka provuar kapjen e shtetit nga kompania CEZ, tani janë kujtuar të bëjnë diversion, për t’i shpëtuar debatit që është hapur.
Raporti i gazetares në fjalë, hapi një debat të gjerë, që tejkaloi faktet fillestare të saj dhe sot na çoi tek një aferë e rëndë e kapjes së shtetit nga një kompani. Raporti nisej nga një sërë dokumentesh të paraqitura në një proces gjyqësor mes DIA, një kompani ndërmjetëse e Kastriot Ismailaj dhe CEZ, ku lakohej emri i Ilir Metës si i afërt me drejtuesin e kësaj kompanie, dhe sot ka shkuar tek fakti që CEZ ka paguar politikanë dhe institucione shqiptare, për të ulur çmimin e blerjes së energjisë elektrike nga KESH, duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit shqiptar. Raporti gazetaresk i Linditës nis si një histori e klientelizmit të bizneseve shqiptare me politikën, por debati po përfundon me kapje të shtetit dhe blerje të zyrtarëve kryesorë të qeverisë, të cilët kanë dëmtuar rëndë interesat e shtetit shqiptar. Në krye të akuzës është ish- kryeministri Berisha, ish- minisitri i Financavae Ridvan Bode, si dhe gjithë piramida e emëruar prej tyre në krye të Entit Rregullator të Energjisë.
Po përse tani kujtohen të sulmojnë Linditën?
Sulmi ndaj saj vjen nga një prej njerëzve më të afërt të Lulzim Bashës, i cili edhe pse është njeri qesharak, tenton të sillet si përfaqësues i kryetarit në këtë rast, për ta shpëtuar atë nga sikleti. E vërteta është se shtypi në Shqipëri raporton shpesh herë ngjarje të rënda dhe histori korrupsioni, të cilat injorohen nga politika. Raporti i Linditës nuk është as më i forti i shtypit shqiptar, por as i parëndësishëm. Ai është i shkruar mirë dhe zbulon pjesërisht klientelizmin e një prej shtatë kompanive që pushteti i Sali Berishës autorizoi të mblidhnin borxhet e vjetra të CEZ me normë fitimi deri në 50 për qind.
Raporti u bë i rëndësishëm për debtain publik, pasi në mënyrë të çuditshme, atë e përkrahu vija zyrtare e Lulzim Bashës në opozitë dhe e bëri kauzë të saj, edhe pse bëhej fjalë për një histori korrupsioni të qeverisë së PD nën drejtimin e Berishës. Ata që e njohin nga afër Lulzim Bashën dhe e dinë sa sipërfaqësor është ai në të bërit opozitë, e kuptojnë që përfshirja e tij mund të ketë qenë instiktive, meqë dëgjoi të dilte emri i Ilir Metës dhe ju duk vetja afër ëndrrës se mund të vinte dita e koalicionit të madh dhe të shpëtonte nga makthi i demokratëve që nuk besojnë se do vijnë ndonjëherë në pushtet me të.
Të tjerë që vazhdojnë ta marrin Bashën seriozisht si politikan, e kanë stërholluar shumë skenarin dhe mendojnë se Basha e dinte të vërteten e zhytjes së Berishës e Bodes në këtë histori dhe i fryu zjarrit për të djegur të vetët me flakën e ndezur nga debati. Në një farë mënyre, sipas tyre, Basha tentoi të nxjerrë gështenjat me duart e kundërshtarëve të vet.
Pavarësisht se unë besoj tek e para, pra tek fakti që Basha nuk është politikan dhe bën kauzë të vetën çdo gjë që dëgjon në saba tek pasqyra e shtypit, apo çdo sms që i dërgon çdo delirant në telefon, atij i ka djegur kjo histori, pasi është besuar më shumë varianti i dytë, sikur ai e ka bërë këtë për të djegur Berishën e Boden. I futur në panik nga kjo histori dhe i frustruar nga ideja përse e hapi këtë debat, ai nxjer tani një tutkun të tij, “ushtarin nn”, që gjithë jetën është kujdesur të theksojë vetëm që e ka me dy “n” mbiemrin, për të sulmuar një gazetare e cila ka bërë më parë shkrime shumë më të forta se ky, por nuk është vënë në qendër të sulmeve. Diversioni që ka shpikur mendja e thatë e Bashës në këtë rast, është se meqë këtë shkrim e ka bërë Lindita, dhe meqë Lindita ka bërë shkrim dhe për historitë e Shkëlzenit, ajo është porositur nga Edi Rama për këtë shkrim. Pala tjetër mendon se meqë BIRN dhe Sorosi janë partnerë në ndonjë projekt gazetaresk, dhe meqë një drejtues i Soros në Tiranë është i afërt me njeriun më të afërt të Bashës, shkrimin e ka porositur Luli.
Banaliteti i këtij sulmi ndaj gazetares nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen për ta njollosur atë, por dhe me konceptin që ka opozita për gazetarët, të cilët duhet t’i njollosë patjetër duke i lidhur me dikë. Nëse opozita ka vërtet besim tek ai raport, ajo duhet të këmbëngulë që është i BIRN, pasi BIRN është agjencia më serioze e lajmeve investigative në Ballkan, dhe jo ta lidhë me Ramën apo Lulin. Por, ata duket që janë penduar që e vlerësuan shumë raportin dhe aq më tepër, që bënë betejë në emër të tij, dhe tani duan të njollosin autoren dhe burimin, për të shpëtuar nga frika se mos Berisha atë shprehjen për “prostitutë në shtyllë” e kishte për ta. Në fakt, Berisha nuk i ka asnjë broxh as Ennos (me dy n), as Bashës, dhe askujt tjetër që ua ka lënë zyrat formalisht në PD, që ta telendisin për shkak të papërgjegjësisë së tyre. Sa për Linditën, mos u shqetësoni, se vetëm sa i rrisni rrogën!
edhe kjo do perfundoje ne kosh te plehrave si nje gje e zakonshme dhe do bjere si gjethe e vyshkur e vjeshtes qe po vjen
Nuk kam asnjë lloj simpatie per kete BIRN dhe as per kete gazetaren gjasme investigative dhe më shume duket si artikull i porositur per te krijuar tymnajë
Me thënë të drejten dhe ky artikull i Meros më kujton 21 janarin 2012, kur fix në 1 vjetorin e masakres bulevardit..dikush nga matanë Atllantikut u kujtua te bjere “analiza profesionale te FBI”.
Vura re qe zoti Mero u nxitua atëhere dhe lajmëroi shqiptarët se erdhën prangat e Berishës….cfarë ndodhi me vonë..e pabesueshmja..Krimberisha fshiu bythen me analizat e FBI…e njejta histori dhe te njejtet regjisorë dhe ne kete rast…qe do degjeroje ne debatin se Bode e dha per shembull 1.15 cmimin kurse Naco e dha 1.13……tallje makabre me ate popull.
Në fakt dikush duhet ti tregojë gishtin….
Sali & Lul Kriminelit,
Edi Ram Tradhetarit
Ilir Met Zuzarit
Donald Lu Hipokritit
Që mos të tallen kaq barbarisht me atë popull se Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec
Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht.
Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.
Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.
Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
Arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit popull
Boll qelbësira e tallët ate popull qe pasi e vratë ,e vodhet dhe ropet per se gjalli dhe tani tregoni barcaleta me Bode ,Naco ,Donald lulër dhe Salulër
Demaskimi qe PD-ja i beri lojes se felliqur te Edi Rames,ne lidhje me aferen korruptive te Metes,eshte lajmi me i mire qe na vjen nga kampi opozitar keto dite.
Demaskimi i lojes se ndyre qe Rama po luan ndaj Metes,eshte shenje e nje moraliteti politik,i cili eshte kusht i domosdoshem per aksionin opozitar,e per te cilin moralitet opozita e sotme duhet te luftoje fort.
Duke treguar te verteten mbi emailin e derguar nga qeveria socialiste tek PD-ja,kjo e fundit i’u dha fund njehere e mire edhe spekulimeve te poshtra te socialisteve,mediave dhe analisteve te tyre bashibozuke,mbi gjoja nje konspiracion PS-PD per te eleminuar politikisht Ilir Meten.
Une kam qene nder te paret qe e kam denoncuar kete loje te felliqur te Rames dhe mediave te tij,qe ndersa i shkelnin syrin opozites,me ane tjeter hiqeshin sikur nuk kishin te benin fare me kete loje te peshtire.Madje pafytyresia e tyre,paturpesia e tyre shkonte gjer atje,sa aludonin per te kunderten e asaj,autore te se ciles ishin vete!
Shih cfare zuzaresh kane pushtetin sot ne Shqiperi!Te gerditin.
Nuk ka shqiptar qe nuk e kupton qe Rama kerkon te implikoje opoziten ne luften e tij per jete a vdekje me Meten.
Rama ka kujtuar se mund te bente te njejtat lojera me BAshen dhe PD-ne ashtu sic ka bere me Meten dhe LSI-ne.Por,ketu i hasi sharra ne gozhde.
Nuk ka me lojera.Nuk ka me shkelje te neveritshme syri,allishverishe,pazare,thika para apo pas shpine;ato le t’i bejne Rama dhe Meta me njeri-tjerin;ato jane lojera per qelbesira.
Basha,PD-ja,opozita demokrate ne pergjithesi,me kete demaskim qe i beri lojes se pafytyre te Rames,ka arritur nje standard te larte ne moralin politik.Duhet te jete sycelet dhe ta ruaje ate.
C’eshte e verteta,eshte hera e pare ne keto 23 vite demokraci,qe kemi nje sjellje te tille politike,ku njera pale,opozita demokrate ne kete rast,refuzon te behet pjese e lojerave te ndyta politike.
PD-ja i tha JO politikes se vjeter se allishverisheve,pazareve te Rames dhe Metes.Le te hane kokat e njeri-tjetrit qelbesirat.
Po te vini re me kujdes,kjo ka ardhur si nje e papritur krejt e pakendshme per Ramen,socialistet dhe bashibozuket e tyre mediatike.Kjo verehet nga nervozizmi ne reagimet e tyre,nga shkrimet delirante ne mediat e tyre,apo edhe ne heshtjen qe po e kop te ndonjerit prej tyre.
Nga ana tjeter,socialistet,militantet e perjetshem,ata qe rrine edhe pa buke e uje per pushtetin e Rames,po shohin se ne c’derexhe ka rene idhulli i tyre,kur,per t’i vene sterkembeshin vellait armik,Metes,i shkel syrin Bashes,kerkon te flirtoje me te,kerkon ndihmen e tij,madje madje…i dergon edhe prova dhe fakte,direkt,nga selia e Partise Socialiste ne ate te Partise Demokratike…!
Kujt nga idiotet e dobishem,trushkulurit e trushpelaret socialiste,do t’i kishte vajtur ne mendjes se do te arrinte diten qe te shihte me syte e vet,sesi Edi Rama i servir dokumente te fshehta Lulzim Bashes,Partise Demokratike,Partise se se … Sali Berishes?!!
Askujt.Askujt per be.
Te shkretet socialiste naive,te mjeret trushpelare,te ngjajne me ata komunistet e dikurshem te fillimiviteve nentedhjete qe mallkonin veteveten sepse kishin jetuar aq gjate sa te shihnin perdhosjen e idhullit te tyre,idealeve te tyre!
Gjithashtu,demaskimi qe PD-ja i beri lojes se felliqur te Rames,nxjerr ne pah ate per te cilin eshte folur shume:keqperdorimin qe Rama u ben shoqeve socialiste,grave,vajzave dhe femrave ne pergjithesi.
Rama sillet ndaj tyre si nje tutor i pashpirt.
Ashtu sic perdori trularasken Xhacka kunder Strazimirit,ku kjo e fundit,per turpin e saj,per turpin e familjes se saj,te prinderve dhe burrit te saj,u be avokate e perdhunuesve dhe tutoreve te prostituave – po ashtu perdori edhe kete gazetaren e zellshme,qe akoma se ka kuptuar sesa c’njerezisht eshte keqperdorur nga Rama;qe akoma se ka kuptuar se eshte shfrytezuar nga Rama shume me shume cnjerezisht sesa Arben Ndoka dhe Mark Frroku shfrytezonin vajzat e pafat rrugeve te Italise e Belgjikes!
Partia Demokratike,sic e thame,duhet ta ruaje kete standard te ri te moralit politik.
Asnje kompromis me Ramen.Asnje.
Asnje kompromis me PS-ne,qofte dhe per te shtuquajturin interes te larte kombetar.Asnje.
Kompromis per interes te larte kombetar,sot,do te thote te mos besh kompromis me socialistat,me Partine Socialiste.
Kompromisi me i madh,sot,eshte te mos besh kompromis me Edi Ramen.
Sepse,Edi Rama eshte pergjejgesi Nr.1 i gjithe kesaj menxyre politike qe po merr me shpejtesi trajtat e nje katastrofe kombetare.
Sepse,Edi Rama eshte me i korruptuari,me i inkriminuari;sepse ai eshte kryeoligarku,kryemafiozi,kryekrimineli,dhe krye i gjithe te keqijave qe mund t’i kete nje politikan dhe person privat.
Sepse,Edi Rama eshte antishqiptari,antikombetari.
Edi Rama eshte politikani me antikombetar ne keto 100 e me shume vite shtet.
Sepse,Edi Rama,per here te pare qe nga koha e regjimit komunist te dajes se tij Spirro Koleka,po ndjek nje politike te qarte ANATIAMERIKANE.
Pas gjysem shekulli antiamerikanizmi te eger komunist,sot me 2015,antiamerikanizmi eshte kthyer ne politike qeveritare nga nipi i Spirro Kolekes,Edi Rama.
Eshte hera e pare ne 23 vite demokraci,qe Shqiperia del kunder ShBA-se,aleatit tone te madh,atij qe i kemi borxh perjete lirine e gjysmes se kombit.
Ne e kemi thene qe shpejt,qe ShBA e ka bere sikter RAmen,por nuk ta merrte mendja qe meria dhe mllefi i ketij psikopati do te shkonte gjer atje,sa te merrte nje vendim antikombetar.
Shkurt e me pak fjale,asnje bashkepunim me kriminelin Edi Rama.
ASnje bashkepunim me antishqiptarin Edi Rama.
Pavaresisht se Rama e ka zhgenjyer komplet deri tani pritshmerine popullore per drejtesi ndaj te korruptuarve miliardere por eshte bere trim vetem ndaj popullit te pambrojtur, kur shkruajne disa njerez si ky Skypioni, duket sikur eshte hapur gropa e halese – kaq ere e poshter vjen.
Ore, di gje njeri nga c’planet vjen ky Skypioni? Jo shqiptar qe nuk eshte ky, por edhe nga Toka nuk duhet te jete. Akoma nuk e di ky qe e vetmja aresye qe Edi Rama sot eshte kryeministet eshte se Sali Berisha dhe Lul Basha jane me PDne. Po te ishin keta te dy me PSne, sot ne pushtet do ishte PDja dhe do kishim nje popull qe do deklarohej 90% i djathte, megjithese ne Shqiperi nuk ka parti te djathta.
Ben vaki qe Saliu dhe Luli ikin nga politika, mvaron edhe kariera politike e Edi Rames.
Qe ky Skypioni ka qene agjent i sigurimit kho kuptohet, por qe sigurimi rekrutonte dhe aliene, kete nuk e dija. Po te kesh durim te lexosh diarrene e Skypionit, e para nuk pergjigjesh dot se instiktivisht njeriu mbyll gojen dhe hunden nga era e keqe, e dyta e kupton se Saliu e ka mberthyer kete palaco me ndonje dosje, dhe e treta njeriu mendon se cfare fati derri ka Edi Rama qe mbahet ne pushtet si e keqja me e vogel, dhe jo se eshte alternativa e duhur qe kemi pritur tere keto 25 vjet.
Po qe se Edi Rama do qe te mbetet ne histori, duhet te marre ca bythe borxh dhe ta filloje drejtesine andej nga duhet, nga Ilir Meta, nga Saliu, nga Luli, nga Majko, nga ministrat ectij, nga ish ministrat e Berishes, nga gjykatesit, prokuroret, nga deputetet bajraktare, nga drejtoret, rektoret, dekanet, dhe pastaj do jete i justifikyar qe ta zvatoje ligjin edhe tek ai njeriu i thjeshte qe mezi merr 250000 leke te vjetra ne muaj. Do bej shtet – bertet Edi Rama, dhe behet gangster me popullin. Kur vjen puna tek Saliu dhe Ilir Floriri thote: Jooooooo, nuk jam prokuror apo gjykates une.
Deri tani, popullit i vjen vetem nje fjale ne goje – pordhac.
Por tere kjo qe thashe nuk ja heq diarrene Skypionit. Prape ere e jeqe vjen.
Ne kosh te plehrave thua ti? Prit se ka thene Llalla qe ne vjeshte do filloje nje furtune arrestimesh e zyrtareve te korruptuar. Korrupsioni nuk do gjeje vrime ku te futet.
Gazetarja e Kocos
Banaliteti i sulmit ndaj gazetares Lindita Cela (e cila ben vetem detyren e saj )nuk ka asnje ndryshim nga banaliteti ndaj “New York Times”, cilesuar si leter higjenike,pas krimit shtetror ne Gerdec,me 15 mars 2008.
Normalitet do te ishte nese kjo do te ndiqte rrugen e denoncimit nga PD dhe hetimit nga organet pergjegjese ne ligj,,,,,,por nahija brekedhjere (e ikriminuar ,ne cdo qelize,pergjate tere historise se saj)eshte e vendosur te mos beje asgje normale,konform ligjit.
Tung.
Ti vertet ke nje talent te madh te thuash llafe pa fund e tu besh mendjen bythe ketyre kapterreve komunist qe vegjetojne te faqja jote.
Raporti i BIRN, qe vertet eshte agjensi serioze, i nxjerr zbuluar te tere, por e fillon me Ilir Meten, padronin dhe paguesin me te madh te Tema dhe Mero Bazes sot per sot. Dhe kete duhet ta dije populli shqiptar, pra qe Mero Baze sot eshte nje rrogtar i Ilir Metes.
Pastaj BIRN i nxjerr te perfshire edhe te tjeret, Berishen qe firmosi kontratat e Ramen qe vazhdon i shfrytezon. Dhe ti ben mire qe e permend te paren po permende te dhe te dyten. Po mos harro, qe Likja eshte nona e korrupsionit ne kete histori e jo sa n ka emri i Ennnnnnnos.
Qe Energjitika ishte Lopa e Ilirit, kjo nuk don as mend e as kalem. Po Ai we ja dha lopen nuk paska faj? Te kerkojne falje, Te marrin pergjegjesite qe e Dollaposen dhe e Ridollaposen. Se cfare po behet NE 2015, me fol kot, se nuk di gje se me kan larguar ne tetor 2013. Po qe nga 1996 I kam pa me sy shqyerjet e qenve. Ne gjum me sy mbyll i di.
Pafytyresia e LSI nuk ka kufi. Miqesine e Kastriotit me Meten e dine edhe qent e lagjes. Nuk ka njeri qe duhet ta dije qe nuk e dine kete fakt, Kaci ka punuar me vite leket e Ilir Metes por me kete shtet dhe drejtesi te kalbur beni qejf dhe tallni bythen ore bytheq…..
Po pse more Mero! vertet te kete kaq mend Lulja, sa qe nje artikull investigativ te gazetares se nderuar ta tjerre e ta sterholloj kaq gjate, per ta transformuar ne nje megaskandal!?
Qe te gatuhet kjo lloj gjelle duhen “guzhinier”, jo corbaxhinj!
C’te bej Luli i ngrat, kembe gjeti, kembe ngriti!
Nje analize e bukur e Mero Bazes, por, gjithmone ka nje por, sepse Baze nuk shkruajti keshtu edhe per gazetarin gjirokastrite, Telnis Skuqi, i cili mbi nje vit me pare publikoj nje shkrim investigativ lidhur me trafikun e droges me avion, por u tall me te dhe me jeten e tij fatkeqe.
Une jam i gazetare qe respektoj cdo investigim te kolegeve te mi. Punoj rrogetare ne nje gazete proqeverise, por nuk ia fal vetes qe te neperkembet dinjiteti i gazetareve kushdo qofte, dhe, akoma me keq qe dinjitetin e kolegeve te mia ta bejne gazetaret.
Rasti i gazetarit Skuqi dhe keqperdorimi i gazetarit Baze nuk ka vlere, jo se nuk e respektoj kolegun tim Meron, perkundrazi e admiroj per kthjelltesin e tij ne median e shkruajtur, por tashme ka ardhur momenti qe Mero Baze t’i kerkoj ndjese gazetarit Skuqi, pasi investigimi i tij sot rezulton nje nga perlat e gazetarit shqiptare.
Asnjehere nuk ka ndodhur qe gazetari te publikoj investigimin dhe me pas te faktohet me prova, sic jane ndalimi i dy apo tri avioneve te kapur me droge.
ERA ne qofte se gazetaret jane me moralin e Meros me mire te jemi pa gazetare.I kujtoj shume mire servilizmat e meros kur ishte ne oborin e berishes ,tani merua eshte ne oborin e rammetes.Per interesa mero do shiste jo vetem bashke gazetaret por edhe bashkeshortet qe e sollen ne jete
Fatkeqesi eshte se Mero jo qenuk nuk ka guzimin te sulmoj IlirMeten por poembron me Teorina te pa-mbrojtura.Eshte e vertet qeIsmailaj ka vjedhur dhe mbrapa vjedhjes se tij eshte Ilir Meta.IlirMeta eshte protogonisti ne shenjester sepseai kavjedhur dhe nuk ka te bej me Berishen asnje gje sepseBerisha nuk ishteminsteri Energjise por kryeminister dhe asnuk ka vjedhe dhe as nuk edinte seIlirMeta meminitrat e tij vjidhte shqiperine.Berisha kapergjegjesi Moraleporjo materjale.Pse nuk e kritikon IlirMfiozin se eshte pikerisht ai Mafioz qepolitika shqiptare eshte bere Lesh e Linj,qe takxat e shqiptarve vjidhen nga ministrat e partis se tij?
Florian Mima dhe ky kurva vogel Enno Bozdo ,kane firmose te gjitha konmcensionet qe shtroi ne tavoline Saliu ,per tu firmosur ate dy muaj kur kishte humbur zgjedhjet ,ku ai rropi me privatizime dhe koncensione te gjitha pasurite publike te Shqiperise .Po kush do ta padis Bozdo ,Ahmetaj qe eshte dhjete here me sekser se Bozdo .Ky eshte shkaku , qe populli nuk e beson me qeverine Rama si me pare ,se nuk po dergon keta hajdut ne dyert e drejtesise ,per krimin ekonomik qe I kane shkaktuar vendit .
te na rroje partia desh me thane….
Po mos u çudisni ,!p.sh. njeherè Silvia Konti me pas lavire bulevardi.Keshtu do te quhet edhe kjo gazetare nga keta bastard te kurdisur per bema pa numer ndaj kundershtareve.
Me siguri Dhalla keta do te arrestoje ne shtator sic ka thene kete radhe dhe shume here te tjera. Pika per kryeprokurorin tone.
Skypjon,qe te ka bere mendja me kohe skopjo,na thuaj se ti i di mire ca gjera ,pasi o je berisha vet,o je ndonje lpires i berishes. Ramen nuk e do Amerika ,apo Podistet e Saliut?
Ja e hoqëm Liken, po sa Like të tjerë kemi? Që Likja do hequr, nuk do mend, po që me Liken duhet të ikin edhe shumë të tjrë. Kjo është e domosdoshme.
Mero je gazetar i madh dhe largpames, imazh te cilin e ke krijuar ti vete.Ti di kur ta marresh kthesen kunder qeverise, gazeta “Dita” psh aq e pati, u konsumua me shpifje hamendje e supozime per trafik droge ndaj ministrit Tahiri.Kur Berisha te shkoje para drejtesise mendoj se duhet ndryshoni kurs fillo kunder qeverise. Jo se qeveria po shkelqen tani dhe nuk ka vend per kritika por berisha Mero Berisha ai i 99 te keqijave duhet te pergjigjet para drejtesise.
Pa e lexuar artikullin se dihet qe per cfare je programuar. Vertet ka njerez qe e lexojne Meron, never mind ta besojne ate qe thote.
Pershendetje gazetares Lindita Celo, per aftesine profesjonale, guximin per te thene te verteten. Si shme krime e deme qe jane shkaktuar popullit dhe vendit tone edhe skandali me vjedhjen makabre ne CEZ,ka nje emer dhe ky emer eshte Sali Berisha. Si kameleon qe eshte ky palo bure e moster e felliqur gjithnje fajet mundohet tua hedh te tjereve, gjithnje te bardhen e ben te zeze dhe te zezen te bardhe. Mjafte me me fjale e demagogji, LLalla te mose behet dhalle sic edhe edhte bere deri me sot per te mbrojtur pushtetaret e larte qe kane bere kerdine duke vjedhur ate popull te varfer, pore te hetoi sa me pare kete skandal dhe te vere para pergjegjesise hajdutet, trafkantet, mafjozet qe jane perfshire ne kete histori skandaloze.
Nje kom.me lart e thot shum bukur,kur ti vi fundi sali kriminelit kur ti dali dhe haku per ndalimin e fjales se lire edhe te Meros e shum te tjereve,ateher do i kthehet qeveris .sali krimineli eshte e keqa me e madhe e ketij kombi