Pesë me hiç!

6 Shtator 2015, 19:24Editorial TEMA
Pesë me hiç!

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka arritur përsosmërinë të bëjë teatër dhe me partinë e tij. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partisë Demokratike, ai shpalli pesë prioritete të opozitës, të cilat nuk përbëjnë as aksion opozitar, as objektiva dhe as kushte detyruese për kundërshtarin. Dy prej tyre kanë të bëjnë me kërkesa dorëheqjesh, të cilat natyrisht nuk janë në dorë të Bashës dhe mbështeten mbi fakte të dobëta dhe emocione autosugjestionuese opozitare.

Dy të tjera kanë karakter edukativ, siç është rritja e besimit tek zgjedhjet dhe këshilla për situatën ekonomike. Për këtë duhet falenderuar, por ka plotë OJQ që merren me këtë punë. Një pikë është e rëndësishme dhe ka të bëjë me ligjin për dekriminalizimin e deputetëve, të cilin Basha kërkon ta paraqesë më vete në shtator.

Pra, ajo që Basha e paraqet me fjalë si situatë të jashtëzakonshme, nuk ka asnjë reflektim në aksionin më shumë se të zakonshëm të tij, i cili rrezikon të bëhet qesharak, pasi dhe akuzat për dorëheqje i ka të mbështetura mbi debate ende të papërfunduara në shtyp e jo më para drejtësisë.

Por, pika kyçe që ka vërtet rëndësi, është qasja që do të ketë opozita me ligjin për dekriminalizimin e politikës. Që ai të ketë një farë vlere dhe të ndikojë paksa në politikën shqiptare, duhet të rakordohet me reformën në drejtësi dhe të koalidohet si një pengesë ligjore për depërtimin në politikë të këtyre elementëve. Edhe pse vazhdoj të këmbëngul se vendimtare për dekriminalizimin e politikës nuk është ligji, por vullneti politik i liderëve, pra i Ramës dhe Bashës, ai ka rëndësinë e vet qoftë dhe për të testuar se deri ku e kanë seriozisht liderët politikë integritetin moral dhe atë politik për kandidatët e tyre.

Në këtë pikë, Basha duhet të angazhohet sesi ta përfshijë këtë ligj në parimet kushtetuese dhe jo të bëjë sikur e ka “çu nëna me la gojën”, duke e çuar në Kuvend si ligj të thjeshtë pa asnjë vlerë dhe në konflikt ndoshta me Kushtetutën.

Duke u futur në ndryshimet kushtetuese korniza ligjore e dekriminalizmit më shumë sesa për të shkuarën, duhet të shërbejë për të mos u përsëritur aq sa mund të pengojë ligjin në të ardhmen ky fenomen. Vetëm kështu politika do të ketë më shumë kohë për t’u marrë me të kaluarën dhe spastrimin e saj. Ai është pak a shumë si ngërçi që ka krijuar në shoqërinë shqiptare ligji i hipotekave dhe legalizimit. Të dy këto ligje ushqejnë njëri-tjetrin me probleme për të ardhmen dhe gjithë jetën duhet të merremi me korrigjimin e tyre, nëse nuk bëjmë një ligj që t’i vërë pritë problemeve në të ardhmen dhe të merremi vetëm me të shkuarën.

Pra, opozita nëse do ta kishte seriozisht këtë hap, duhet të kërkojë përfshirjen e tij në ndryshimet kushtetuese si pjesë e reformës për drejtësi, me qëllim që ta bëjë të pamundur të jetë një ligj konjukturial, që ka parasysh disa emra që nuk ka qejf Basha, por që nuk e frenon problemin. Fjala vjen, nëse Basha e quan normal kandidimin e Xhelal Mziut, nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje. Nëse e quan normal kandidimin e vëllait të Fufit për kryetar bashkie dhe vet Fufit për deputet, nuk ka ligj që i ndalon ata të jenë aty. Nëse Basha e quan normale që vet nuk është ballafaquar me drejtësinë se ashtu ishte procedura ligjore, nuk ka ligj që shmang të inkriminuarit nga politika. Nëse Basha e quan normale që Fatmir Mehdiu të quhet politikan i padënuar se ka shtyrë gjyqin me avokat, ndërkohë që vartësit e tij janë dënuar, atëherë nuk ka ligj që e shmang atë nga politika.

Në këtë këndvështrim, Basha edhe vet atë që ka si kalë betje false prej gati një viti, pra dekriminalizimin, e ka banalizuar si çështje opozitare dhe e ka përfshirë në axhendën e tij të vjeshtës, si pikat e një seminari që do ta bëj tek Hotel Tirana.

Pra, platforma e tij e pesë pikave kundër qeverisë, është një ilustrim i mungesës së seriozitetit, duke kthyer në beteja fluska sapuni apo emocione opozitare dhe duke injoruar çështje të rëndësishme me të cilat ai mund të realizojë një standard opozitar. Dhe po të mendosh se ky flet për një plan me pesë pika, dhe Berisha, Topalli dhe të tjerë të mërzitur prej tij, për një kryengritje, bëhet dhe më e qartë se vendimi i fundit i Bashës është thjesht “pesë me hiç”, siç e përkufizon zakonisht populli dikë që thotë diçka që nuk thotë asgjë.

21 komente në “Pesë me hiç!”

  1. tan tirona says:

    O Z.MERO,BESOJ QE E VETMJA MENYRE PER TI DHENE ME KUPTU NQS ARRIN TE KUPTOJE ESHTE QE SIC I QUAN PESE ME HIC KETO PROPOZIME, TE MOS I BEHET ANALIZE KETYRE ABSURDITETEVE,DUHEN INJORUAR , DHE TE MOS SHKRUHET VETEM PSE E KA THENE KY APO AI.VETEM KESHTU MUND TE MARRIN MUNDIMIN TE BEJNE NDONJE GJE TE RE.QE SHQIPERIA TE MUND TE KETE OPOZITE,DERI SA KOHE TE MAJTET TE JENE BASHKE,PERNDRYSHE PD DO BEHET OJQ

    1. lu lashi says:

      or tantirona

      ky eshte kriminel dhe vrases…se po te jete per ato pese pikat do ja falja se debil eshte,ja si e tall nje poet kete shoqin e argites dhe kelyshin e fazllicit

      Kur fillon muzika,
      made in Lulash,
      i themi – nga frika,
      mbaje me avash!

      Tani ky është takti,
      vetëm me furi,
      se i erdhi vakti,
      po mendon ai!

      Kur gjëmon muzika,
      made in Lulash,
      dridhemi nga frika,
      dhitemi në gas!

      Krejt i inatosur,
      po na bën hata,
      faqja e kremosur,
      flokët me këna!

      Djalka i vajisur,
      me një zë të ngjirur,
      luftën për të nisur,
      me ngut na ka thirrur!

      Supet krejt të njoma,
      na hiqet kollos,
      prit-o Lulkë akoma,
      s’u bë deti kos!

      Pale kur bërtet,
      dhe një burrë – gogël,
      atij që i thamë,
      Halimka i vogël!

      Ke një kontradiktë,
      me zërin-o djalë,
      se je dyzet kile,
      nuk je një kuintalë!

      Kur dëgjon Halimkën,
      si flet për t’u ndeshur,
      në kulm të mërzitjes,
      na vjen për të qeshur!

      Po Ristani është,
      ekstra ekzemplar,
      si ky nuk ka pasur,
      tjetër shakatar!

      Aspak nga rakia,
      s’e ka – or lum miku,
      po Ristua është bërë,
      si Ali Komiku!

      S’i prish punë rakia,
      biles i bën mirë,
      se aty të dehur,
      janë të gjithë pa pirë!

      Të harroja Bumçen,
      do bëja skandal,
      se është një idiot,
      mbi universal!

      Kemi Strazimiron,
      trimin e harbuar,
      që me pa të drejtë,
      na e kanë grushtuar!

      Nuk duhet goditur,
      këtu asnjeri,
      po Strazua grushtimin,
      kërkon me qiri!

      Dhe një Krisht të jesh,
      Strazon të dëgjosh,
      të kaplon dëshira,
      me grusht ta qëllosh!

      Poeti për dhunë,
      askënd s’frymëzon,
      them – kujdes me Strazon,
      kur ju provokon!

      Pa kur del Palokja,
      ky burrec-putanë,
      për një çast të duket,
      se do bëjë hatanë!

      Mé i trimëruar,
      duket nga të tërë,
      po kot të shënjuar,
      Zoti s’e ka bërë!

      Nuk e di se sa,
      do durojë Vatani,
      këto kukuvajka,
      i njeh mirë Sovrani!

      I njeh qelbësirat,
      mbledhur në një shpurë,
      ndaj koha e tyre,
      s’do të vijë më kurrë!

      Tek ata urrejtja,
      nxin pas çdo fytyre,
      ndaj s’e lëmë dot vendin,
      në duart e tyre!

    2. M A R K O says:

      Basha nje paçaure. Nje lamash ngjitur me bolet e Largqoftit nga Viçidoli.

  2. Lymi says:

    O Mero, si vajti puna e atij testit me shoqerine civile, qe do te zhvillonte te shtunen Luli, para se te fillonte protestat?

  3. METEH says:

    Z.Mero,ju lumt per analizen,sigjithmon i sakt dhe e ke pak te jesh kryetar i nje partie opozitare qe e do kete vend dhe nuk lufton per nje karrike ministri,dhe jo si Luli qe shpall 5 prioritete te kota per te rrezuar qeverine e te behet Kryeminister e kur ti doi qejfi te vrasi jo 4-por 40 vete para zyres kryeministrore.Por Luli eshte ne pozite te veshtire,pasi para ka murin dhe pas HURIN.Para tij eshte nje maxhorance e stermadhe qe sado te çirret,sajoi dhe shpifi bashk me Salin,nuk e rrezon dot me keto argumente qesharake.Pas tij qendrojne 2 maloket e pagdhendur,injorane,SB & J.Topalli qe kerkojne destabilzim,shthurje,rremuje,gjak si ne 97-98,ku Luli nuk e ka prioritet,pasi e di qe situata qe la Saliu nuk eshte permiresuar ne çdo fushe,sidomos ekonomike e mpleksur me situaten nderkombetare Europiane.Eshte kjo arsyeja qe Luli vjen verdall si “MACJA QULLIT TE NXEHTE”,ndonse po ndihmohet edhe nga te huajt Europian e Amerikan..!

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    O Mero! Luli eshte ne opozite prej dy vjetesh. Mos u merr me te por me qeverine. Tashme shqiptaret nuk po i rrenon Luli por Rama. Thuaj ndonje fjale edhe per kete qeveri ndyresirash

  5. Albi says:

    5 me hic! Shume dakord. Po me te rendesishme se 5 me hicet e Bashes a mos jane akuzat per Meten per korrupsion, akuzat per Tahirin per lidhje me drogen, dhe perleshja bandito-mafioze e nje deputeti rilindas?

    Kam pershtypjen o analisti me i madh i kombit, se keto jane probleme icikez me te medhaja se sa radiografia e perditshme e deklaratave te Lul Bashes.

  6. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Falemnderrit shoku Mero ne emerr te veterraneve te Kurrveleshit, ish-punonjes te puneve te mbrrendshme e ish-ushtarrake te lavdishme. Rrespekte!

  7. vjosan says:

    Ti Kuvendi i Laberise se kuqe, shko e rruaj koqet Kurveleshit. Po merr edhe ndonje shkalle se nuk arrin dot as tia lepish….

    1. lala says:

      Po qy kurveleshi,”kurv e leshi” perkthenjet na te paret ?

  8. Tani.deutschland says:

    Qe te shtyme muhabene
    Meqe pune dhe skemi fare
    Le te flasim per Lul bene
    Per kte kone me kollare

    Ben hartime si Saliu
    Se cfare flet nje zot e di
    Leh me shkulm sa i ik zeri
    Por dhe ne si mbajme meri

    Shef kopeje me nje dash
    Ca ok, me shume qyrrashe
    Qe per goje kane zorrne e trashe
    Bejne karrjere me breke grashe.

    Eh c,,te shkruash per kete vemje
    Qe s,di vec te buzeqesh
    hipur qafe na kane kaluar
    Derri dajo bere peshqesh

  9. Ermira says:

    Aman me sa na u shpif duke imituar Edi Ramen ne te folur….. Po behesh sa e vjen e me shume qesharak qe as bufi nuk te beson ne ato qe flet

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte fllucke sapuni sepse po te propozohen ligje per njerez te inkriminuar per te kaluaren ose te ardhmen qe te mos lejohen ne administrate publike, kryetar bashkish, keshill bashkish, deputet etj ejt, I bie qe del pyetja.. Po njerzit qe kane c’eshtje te mbyllura me procedure si I behet..?? Sepse c’eshtja me procedure nuk do te thote qe gjykata te ka shpallur te FAJSHEM apo te PAFAJSHEM.. Si dashke te dekriminalizosh ti ne qoftese s’ke gjykim te formes se prere ?!?!

    Nje person i investiguar nga Prokuroria e Pergjithsme (zgjedhja dora e vete Sali Gramafoni), e vertetuar prej ketij instiucjoni qe ka shkelur ligjin ne menyre flagrante (jo nga ish opozita), me dosje te cuar ne gjykate dhe me vendim NUL do te bej dekriminalizimin ?!?! Ore a jeni ne terezi ju ?!?!.. Ky nuk eshte perballur me akuzat..!!

    Kush do jete ai deputet evropjan qe do qe kjo te kryhet ne menyre kaq flagrante ?!?! Kreu I opozites kerkon dekriminalizim me dosje te tijin NUL ne gjykate.. Kush kane qene ata gjykates qe e kane mbyllur c’eshtjen ne kete menyre se kjo vetem ne Albanistan degjohet..

  11. Eri says:

    Je i modh fare Kuvendi i Laberise se Kuqe,mos degjo ca thote ky Vjosan palla,Mero ka arrit deri aty sa po i duket dhe Meta burre i mire,pale te tjeret e Ripjelljes.Keni degjuar te thote ndo nje fjale keto dy vjet per ciftin famekeq Liri Mona Kryemadhi.Po behesh me keq se Fari Balliu me Sale pinokun o Mero djali.E ke dhjere fare.

  12. Gerti says:

    Ashtu te lumte Vjosan, uniteti parti-popull te mos cenohet kurre.

  13. ananananananannannanana says:

    Si ke perfunduar ne 15 komente per editorial more mero? Apo censura ben te veten.

  14. & says:

    O Mero,gudulisi nga pak dhe keta pushtetaret e rinj,se si shume jane rehatuar me duket.Fakti qe Lulushi dhe Sali Vampiri,jane akoma verdalle duke na bere moral,eshte dhe faji i ketyre rilindasve te sotem,apo jo? Shume premtuan se Saliu dhe banda e tij do te dilnin para drejtesise,kurse tani thone se “drejtesia eshte e pavaruar,dhe ne nuk mund te nderhyjme dot”. Mos u bej vegel e tyre o Mero,se do ta humbasesh dhe respektin dhe leximin tone,sepse na dukej se ishe zeri i atyre qe shtypen,vidhen dhe vriten nga kjo klase zvarranike politike.Cfare ndodhi me dosjet e krimit te Bishes(21 Janari,Gerdeci,’97,firmat piramidale,etj etj etj),cfare ndodhi me dosjet e krimit te atyre qe i benin hije Bishes,cfare ndodhi me gjithe ato koncensione qe u fol e u perfol aq shume se ,Sali Bisha “ia u fali ” njerezve te tij,etj etj etj?Keto duhet te shkruash o Mero,dhe jo te merresh akoma me nje qurrash si Luli.

  15. kdj says:

    eshte montone te lexosh artikuj te tille si Pese me Hic

    Duket sikur Mero me analizen e tij e ka mundur Lulin pese me zero..

    por fituesi i vertete eshte Lul Basha se si minister i brendshem vrau kater protestues ne 21 janar dhe jo vetem qe nuk pesoi gje..por i dha Arvizuja-edi rama dhe hysni milloshi i pksh..bashkine e tiranes..

    Pra fituesi eshte krimineli Basha me rezultatin 4 me 0

    dhe trajneri i tij honorable arvizu e shpalli yll ne ngjitje…

    a ja vlen te quhemi njerez ne shqiptaret kur na tallin dhe vrasesit tane me ca xhambasdore….

  16. Bizi says:

    Ku jeni ti o Mero qe dove qe ligji te shkoj ne vend. Pse nuk interesoheni ju per kete pune sic ben dita?
    Gazete kalamajsh

  17. Shal says:

    JA HODHI EDHE MEROS
    HALLI LULIT TE KALOJE ANALIZEN E HUMBJES SE ZGJEDHJEVE
    NUMURONI JU PESE ME SA…………

  18. Moro Boza says:

    Kenga me tekstin me te sinqerte ne bote: Bij cobanesh kemi qene ,kemi fjetur nene tende. bij cobanesh neve jemi dhen e dhi kullotur kemi…..me motive nga Kurva e lleshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje