Përgjegjësitë për "laçianët" e politikës

5 Shtator 2015, 21:03Editorial TEMA
Përgjegjësitë për "laçianët" e

Nga Mero Baze

 

Historia e shëmtuar e përfshirjes së një deputeti në përleshje me armë me rivalët e tij në biznes, është një ilustrim i përgjakshëm i pasojave qa ka përfshirja e botës ordinere në politikë. Përjashtimi i Armando Prengës nga Grupi Parlamentar i PS-së është një gjest i duhur, por ai nuk korrigjon problemin e prodhuar nga ky fenomen.

Prenga është deputeti i tretë që Partia Socialiste po detyrohet ta largojë nga Grupi Parlamentar pas 23 Qershorit, nëse llogarisim dhe Mark Frrokun, i cili i përket një partie aleate me socialistët. Nëse e shikon më me vëmendje spektrin e të përjashtuarëve, ata i përkasin deputetëve të Shkodrës dhe Lezhës, zona ku fuqia politike e Partisë Socialiste është tentuar të kompesohet me fuqi fizike. Sadoqë të shfajësohet sot me reagimet e tij normale dhe pa komplekse për detyrimet ndaj tyre, Edi Rama është përgjegjës jo vetëm i përzgjedhjes personale që ka bërë për listën Shkodër-Lezhë, por dhe për mënyrën sesi e ka menduar se do të përballet me banditët e Berishës në ato zona.

Përgjakja e 23 qershorit, vrasja e komisionerit të LSI-së në Laç dhe akuzat nga policia për përfshirje të Mhill Fufit në këtë përleshje, ishin sinjali i parë dhe arsyeja e fundit përse të dy palët kishin çuar gladiatorët e tyre në ato zona. Fakti që Rama nuk gjeti zgjidhje tjetër në Lezhë dhe Shkodër përveç kundërvënies me të njëjtin kontigjent Berishës, është një taksë që do ta paguajë dhe po e paguan shtrenjtë në këtë mandat qeverisës.

Përgjegjësia e dytë, që e bën më të shëmtuar dhe arsyen përse këta deputetë janë në lista, është fakti që pas marrjes së pushtetit, ata kthehen në feudalë lokal dhe diktues të kontrollit mbi pasuritë ekonomike. Në qendër të përleshjes nuk është ndonjë arsye politike, por një tender i humbur nga një palë, që e ka pasur gjatë pushtetit të Berishës të drejtën për peshkimin në Lagunë dhe zëvendësimin me një grup të lidhur me deputetin. Edhe sikur tenderi të jetë bërë i rregullt, fakti që ai shkon tek njerëzit më të afërt të deputetit, bën pis gjithë historinë dhe krijon modelin që motivon këta tipa të hyjnë në politikë.

Ky fenomen u shfaq sërish në zgjedhjet lokale në Lezhë dhe Laç ku ndarja nuk u bë politike, por “pragmatiste” siç e zbukurojnë sot komentatorët kapjen e shtetit nga tipa të tillë. Kundër kandidatit të së majtës në Lezhë kanë votuar grupe të ndryshme të së majtës që janë faktorizuar duke qenë në pushtet, ashtu sikundër PD-ja fsheh në mënyrë të turpshme arsyet përse u dorëhoq kandidati i saj në Laç. Kandidati i PD-së në Laç u tërhoq pas presionit fizik të vëllezërve Fufi, për të kandiduar vëllai i deputetit Fufi, që në letra ka mbiemrin Pjetri. Ndërsa Basha flet për dekriminalizim, bën betejë, nga ana tjetër jo vetëm fsheh biografinë e kandiatit që i është imponuar me forcë, por fsheh dhe arsyet përse ia ka mbathur kandidati i tij në garë nga lufta e brendshme e bandave në parti.

Pra, modeli i këtyre tipave që kanë hyrë në politikë në Lezhë dhe Shkodër dhe janë bërë faktorë të rëndësishëm ekonomik, duke kapur pastaj sistemin dhe duke investuar për të qëndruar në politikë, është problemi real që kemi me inkriminimin në politikë.

Edi Rama është përgjegjës që i është përgjigjur krimit me krim dhe që ka prodhuar në politikën shqiptare për këtë shkak, modelin e politikanit të fortë, që i del zot “katundit” të vet, qoftë dhe me forcë. I ndodhur nën presionin e vjedhjes së votave dhe humbjes në veri, ai i ka hapur rrugë një fenomeni, i cili tashmë nuk është më në dorë të tij.

Në vitin 2008, kur ai mori përsipër mbi vete ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e ri elektoral, ai kishte si argument kryesor, se përzgjedhja e kandidatëve nga kryetarët mban larg të fortët nga politika dhe shmang presionin e tyre. Sot ai e ka bilancin më të keq të mundshëm në këtë histori, pasi Zoti e ka dënuar ta ndëshkojë tek pika e tij më e dobët, duke i dëshmuar përse nuk i duhen ata deputetë.

Shqipëria do përballet këtë vjeshtë me reformën në drejtësi dhe një nga pikat e forta të saj është mënyra sesi do të implementohet në kushtetutë dhe ligjin elektoral, dekriminalizimi i politikës, për të mos rënë ndesh dhe me të drejtat themelore të njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Ligji mund të penalizojë në një masë të madhe këtë fenomen të shëmtuar, por nuk duhet të shpresojmë se ai mund të pastrojë politikën. Politika shqiptare pastrohet nga ky fenomen vetëm me vullnet politik të partive të mëdha. Ligji mund të parandalojë përfshirjen e elementëve me rekorde kriminale, pra mund të ndalojë deputetët për shkak të së shkuarës së tyre, por nuk mund të ndalojë personazhe që mund të bëhen të tillë në të ardhmen, për shkak të predispozitave të tyre personale, integritetit të tyre në shoqëri dhe problemeve të formimit intelektual. Këtë mund ta shmangë vetëm një standard i qartë konkurrues për vlerat që do të imponohen në politikë, me qëllim që të mos nxiten gjithë plehrat e Shqipërisë që të bëhen deputetë, duke parë të ngjashëm të tyre aty brenda, por të nxiten gjithë vlerat e këtij vendi të futen në politikë, duke parë veten e tyre në ato forume.

Kjo përgjegjësi është sa politike, edhe personale për karrierën e çdokujt si Edi Rama në politikën shqiptare.

Deri më tani, socialistët janë detyruar të nxjerrin nga radhët tre deputetë. Nëse dhe Basha do të kishte këtë vullnet, mund ta çonte këtë grup të pavarur deputetësh në pesë apo gjashtë persona. Kështu, së paku do kishim një reflektim paraprak të tyre se çfarë nuk do të bëjnë në të ardhmen, para se të na bëjnë sikur na gënjejnë me një ligj për dekriminalizimin. E para gjë që duhet të dekriminalizohet është modeli që ata kanë në kokë për ushtarët e tyre në politikë. Zgjedhjet lokale treguan se ata nuk janë aq të gatshëm të jenë të lirë prej tyre.

Nuk janë të gatshëm as ta demonstrojnë këtë tek pushteti që u japin brenda partive.

Edi Rama vazhdon e delegon pushtet tek Koço Kokëdhima, një person problematik, që propagandon përhapjen e kanabisit në Shqipëri, në kundërshtim me Kodin Penal dhe ligjet e vendit dhe ka nxitur një valë të frikshme të përhapjes së tij pas rënies së Lazaratit si kështjellë kriminale politike. Basha nga ana e vet promovon modelin e Palokës, që është në fakt në zemër të problemeve në Qarkun e Lezhës, pasi shumica e deputetëve problematikë të asaj zone nga të dy partitë janë shokë dhe emra të promovuar prej tij. Nga një anë flet për kandidatë lokal të inkriminuar të PS-së dhe nga ana tjetër promovon si model suksesi Xhelal Mziun, që ndërkohë është i dënuar nga gjykata si hajdut.

Ne nuk presim që kryeministrat apo kandidatët për kryeministra të bëjnë vendin parajsë ekonomike, as të bëjnë magjira për të shpëtuar vendin nga problemet e mizerjes shumëvjeçare që trashëgon vendi, por llumin në politikë nuk ua kemi borxh.

36 komente në “Përgjegjësitë për “laçianët” e politikës”

  1. hasan says:

    Ou BASHA E KA FAJIN EHDE PER KETE PRENGEN, BRAVO PER ANALIZEN POR NUK LAHET MUTI ME SHURRE. E PERDOR EDHE TI SHPESH

    1. Sot says:

      Me ne fund nji editorial realist per drejtimin e gabuar te Rames.
      Rama zbatoi modelin e Idrizit qe tha ne opinion: Kisha nje profesor por smbledh vota, prandaj futa Qifen deputet.
      Ndonje Ramiz mund te thote qe Rama ishte i detyruar.
      Pike se pari Rama u be me lsine prandaj nuk i kishte te nevojshem keta kriminele, por ky eshte Edi Rama. Rama edhe kur kandidoi per kryetar i PS rrinte mish e thua me Tan Leprin. Kur ishte kryetar bashkie dihet ku e pinte kafen cdo dite. Sepse Rama i ka te fortet pjese te pandashme.
      E dyta. Me ne fund i ra maska reformes qe Rama nderrmori ne PS. Rama hoqi plot intelektuale nga PS, me justifikimin se keta ishin te konsumuar. Dhe keta shaheshin perdite nga tufa e freshisteve te Rames. Por tani duket sheshit se me cfare llumi u zevendesuan intelektualet.
      Deri sot nuk kam degjuar asnje freshist apo njeri te Rames qe te kritikoje kete kontigjent kriminal qe u fut ne PS nga Rama. Nderkohe qe intelektualet e vjeter te PS shahen perdite nga rrugacet e Rames.
      Keto tregojne qe Rama nuk veproi nga halli. Po ai kete formim ka.
      Kujtohuni qe te njejten gje bente edhe Berisha. Berisha mbante nje grup huliganesh rreth e rrotull, dhe sa her qe ndonje intelektual i PD nuk i bindej Berishes, huliganet e sulmonin apo e kercenonin.
      I njejti model me diktatorin Berisha. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte qe ne konferenca per shtyp dalin ca vajza te krehura mire, dhe fasada e PS eshte tani transparente.
      Por askush sguxon te thote mendimin e tij sepse modeli i Rames eshte diktatorial sic ishte i Berishes.
      Qe te dy krijuan struktura kriminale. Por as Berisha nuk guxoi ti emeronte kaq shume deputete e kryetar bashkish te inkriminuar.
      Tani PS konkurron vetem me Lsine dhe pdiune per nga numri i krimineleve qe ka brenda. Te treja keto parti kane brenda tyre me shume te forte sesa bandat qe jane ne gjykaten e krimeve te renda. Gjendja esht skandaloze.
      Prandaj cdo krim qe kryhet nga keta kriminele nuk i falet Edi Rames. Keto jane krime te paralajmeruara qe kur keta u veshen deputete nga Rama.
      Rama eshte shume i vetedijshem per kete. Sic thote dhe Baze, Rama e ndryshoi sistemin elektoral qe mos te futeshin te fortet. Por sapo ndryshoi sistemin, Rama beri te kunderten. Largoi intelektualet dhe futi llumin.
      Te vetmit te rinj qe solli Rama jane ca xhacka e ca beqe qe lexojne diarrene e kryetarit para selise.
      Rama ka deshtuar plotesisht. Mbi te gjitha arroganca e tij po arrin kulmin. Kokeforte dhe mashtrues pa pike turpi. I rrethuar nga nje grup idiotesh te perzgjedhur per servilizmin e tyre, Rama nuk ka me asnje mundsi te korrigjohet. Rames duhet ti kerkohet doreheqja tani, qe te pakten te mbijetoje partia socialiste. Perndryshe PS do marri fund dhe qeverine do e marri Meta qe vitin tjeter.

      1. kola says:

        Mero: Nuk e di perse duhet shumefishuar
        rastesia e dy apo tre deputeteve si perzgjedhje
        e gabuar e Rames,kur shume prej puneve ndofta
        me dhimbje kane marre drejtimin eduhur.Ky fakt
        qe mbreterone ne ide realiste per te bere nje Shtet
        te vertete ligjor,nuk mund te injorohen pse ata dy apo tre
        deputet nuk u konfirmuan si perzgjedhje cilesore.
        Ne fakt ne fillimet e paravotimit ata kishin kondicione
        madje me shume preferenca,rruges shumekush mund te
        perpunohet nga keqadashesit.Raste te tilla kemi ndeshur mjafte ne
        Politiken tone.Aresyeja kultura e paket,si dhe perpjekje
        te dikurshme ne lojen e fitimit duke u veteperjashtuar nga
        cdo norem,nga ato qe sot ju eshte dhene tjeter natyre
        prioritare.Keshtu e djeshmja kur mbi 80 perqind e politikaneve
        te sotem kane mjaftueshem shenja te anormalitetit per vete
        kerkesat e mbijeteses,Sot kursesi nuk duhen perdorur si Tabele
        poshteruese varur ne gjokset e tyre.Sepse po te ishte keshtu,
        80 perqind e politikaneve nuk do ta meritonin ate vend.
        Por ata qe gabojne Sot,padyshim qe toleranca ndaj tyre duhet
        Zero qe do te thote se kurrsesi nuk mund te ngarkosh me
        pergjegjesi kryetaret e Partive te tyre.Ndaj z.Mero,ne analize
        eshtee domosdoshme qe ta nisim ne menyre substanciale.
        Fundja Shqiperia edhe per pak kohe keshtu do te kollandriset,
        menyra e zevendesimit do te vije gradualisht dhe per kete duhet
        te jemi te sinqerte kur duam te bejme nje analize.
        AQnaliza eshte gjykimi qe duhet te japi nje perfundim qe e
        pelqene shumica,nete kundert opinionisti ka shperfaqur pasinin
        e tij.Te kuptohemi z.Mero,jo se nuk ke prekur ne rastin
        konkret realitete te fuqishme,por nje pergjigje duhet tja
        kishe dhene vetes: A gjenden dot njerez me te mire ne

        1. oldman says:

          Njerez te mire e te perkushtuar ka plot ne Shqiperi.
          Por kush do ti promovoje dhe zgjedhe ato? Populli nuk ka fuqi.
          Kryehajdutet qe kemi vene ne krye do te zgjedhin vazhdimisht mercenaret
          qe ju sherbejne vetem atyre. Sepse populli eshte objekti i vjedhjes.
          Ky proces mund te shkoje pambarimisht sepse nga pushteti dhe paraja
          asnje nuk ka mbetur i ngopur.
          Mafia ne Shqiperi nuk mund te shkulet pa nderhyrjen e te huajve!
          Rendi dhe Drejtesia nuk mund te behen nga shqiptaret!

      2. tepo cobani says:

        O ME 12 ‘CUBA’

        SI DOSHI, NDOKA E PRENGA,

        RIHAPI KJO RAMA=PS-ja

        HISTORINE

        ME BRENGA …

        * * *

        VITET IKIN TUTJE,

        POR TI VJEN ME PRANE,

        JE BIZANTINIZMI YNE

        ME NAM …

    2. Rilindas pa parti says:

      “Panorama” shkruan se paraditen e djeshme, vëllai i deputetit Prenga është konfliktuar me fjalë me pjesëtarë të familjes Cali. Ndërkohë që mbrëmë në darkë vonë, deputeti Armando Prenga ka shkuar vetëm te lokali i familjes Cali në Patok. Lokali ka qenë i mbyllur dhe jashtë tij ka qenë vetëm roja. Prenga ka nxjerrë pistoletën ka thyer xhamin me qytën e armës ka hyrë brenda dhe ka shkatërruar edhe disa sende brenda lokalit. Roja është larguar dhe ka njoftuar njërin nga familjarët Cali. Më pas, familjari ka shkruar me makinë për të komisariati i Laçit për të kallëzuar dëmtimin e lokalit nga Armando Prenga. Në kohën që kanë hyrë për kallëzimin roja dhe pronari Cali, para komisariatit janë grumbulluar palët. Nga dëshmitë dhe hetimet rezulton se të plagosurit kundërshtarë të Prengës, janë dëmtuar e plagosur ose me armë, ose të goditur me qytën e armës, ndërkohë që të afërmit të Prengës janë dëmtuar vetëm nga goditje me thikë dhe sende të forta.

    3. ABC says:

      Hasan lexoje edhe njehere tjeter se nuk e paske kapur mire me duket.

    4. Hajdari says:

      Ai grupi i deputeteve Mero, mund te rritet edhe me akoma sikur te perjashtohen edhe ata tipat e Edvinit te cileve ua zbuloi yneret departamenti i shtetit, apo super te fortet e tipit Sterkaj, etj., apo banditet qe bejne boks ne parlament si ai ish polici…

    5. ben says:

      Mero

      Me ne fund e kuptove qe ti njelloj si ne.jemi shfrytezuar dhe tallur nga edi rama per hir te parave te kocos dhe pushtetit personal te rames.

      Ai socialist qe nuk e kupton akoma kete ose eshte I trashe (krenarist)
      ose eshte bythlepires ise perfitues qindarkash (kanabist)

      A e kupton o Mero qe edhe shtrengimi I tahirit per hashashin edhe liberalizmi I kocos ne thelb eshte e njejta gje???????

  2. Mentari says:

    Do te ishte me mire te mos e permendje fare ate PD .shkrimi eshte i mire dhe i goditur por mos beje ate te shperndarjes se fajita.Zoti Mero lere te kaluaren e OPOzites por fokusohu vetem ne qeverisjen e sotme se ajo eshte problem,sepse ajo Aleanca e ……… erdhi si gjoja me e mira dhe do te bente kete e ate dhe me ne fund jo vetem qe nuk po ben asnje gje ,(harroje ate shtetberjen,se ajo shtetberje nuk behet me Edvinin dhe njerez te pa-moralshem)por po e shkaterron me keq shqiperine,100 here me keq se sa ishte ne kohen e Berishes.

  3. kdj says:

    Ne fakt me cfare ke thene per Lul Bashen ju zoti Mero ,prokuroria shqiptare ka dy rruge:

    ose te arestoje kriminelin Lul ne baze dhe te artikujve te Mero Bazes dhe dosjeve te tij kriminale qe jane te hapura

    ose te marre te pandehur Mero Bazen per shpifje te renda qe kane ndikuar ne prishjen e ekulibrave kombetare.

    Nje gabim ( mund ta quajme dhe krim) te zotit Mero eshte se po i jep rendesi krimit ordiner te rruges me deputete rrugace te PS…..dhe ka harruar KRIMET SHTETERORE…..

    E PERSERIS KRIMET SHTETERORE TE DYSHES KRIMINALE BASHA- BERISHA

    per korrektesi lexoni dosjen kriminale te LU Bashes QE DUHET TE ISHTE NE BURG TE PERJETSHEM

    “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

    A
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    B
    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    C
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
    D
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    E
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    F
    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    G
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    J
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    M
    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

    -LUL LEGENI
    Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

    LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
    Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

    -LUL MALOKARI
    .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

    LULI KUQ
    Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

    LUL I AMBASADORES
    Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

    Ne kete kontekst te sotem kur Doshi-Gate qe eshte me teper nje hipnoze pa asnje fakt dhe kjo puna Armando Prenges po merret me vrull te papare nga prokuroria (nuk dihet kush qendron pas kesaj bombe antishqiptare) ne fillim duhet te merremi me ato qe kemi fakte.Kush po e hiperbolizon nje krim ordiner me krimet shteterore te Lul Bashiqit ???

    Thjesht qe te behet dekriminalizimi ……I pari qe duhet te merret I pandehur nga prokuroria eshte Lubasha & Serberisha qe kane qindra dosje ku me kompletuara eshte ajo e rruges Beograd Durres & 21 janari dhe le te thirren si deshmitare dhe ato ambaasdore apo politikane perendimore qe kane afera me keto “dirty job”..dhe kam besim qe prapa skenareve me serialet televizive “Tomka dhe Armandot e tij “ jane ato Tomat e Lulit ne perendim qe kane partner Damir Fazllicin qe eshte mik shtepie I Sali kerricit dhe Lul Ogicit

    1. Xhaxhai says:

      Ti mer Lal e paske msu analfabetin te msus Gjini

  4. hajdutii says:

    Rames ja kemi hequr vizen qekur emeroi plehra kandate per kryetare bashkie, a e dini juve zoteri qe ne Elbasan ka lene nje plak turqie, apalce, anapalcdollak,intrigant,spiun,hajdut,I ne korruptuar deri ne palce, me lokale ne mes te qytetit qr godasin tatimore ne publik,mebiznese qe kane miliona evazion, me te tille njerez kyigjati se meriton te jete me kryeministri shqiptar. Me armandra e gjusha,roshra,qazimra e ky vend nuk behet. Kane shkaterruar Qendra qytetesh me ndertime skandaloze, keto dotepusnite ekne nbeebere qytete te pajetuesheme, e kane demtuar urbanistiken nen hundne e kryeministri te vjeterit

  5. ardjani says:

    jua qifsha Nanat te gjitheve juve shkerdhatave nga tirana sepse partite e juaja na i sjellin si kandidat keta lloj njerezish, …o kelysher buqash!

    Keto partite e juaja, neve na e bejne me qellim duke na prure horrat si kandidate, sepse sa ti kundershtojne i fusin ne burg …nuk i fusin perpara ne burg por i fusin kur nuk ju duhen me.

  6. Pelasgian says:

    ALELUJA!

    BAZE KRITIKON RAMEN

    ALELUJA!

  7. Koqo Hashashi says:

    Pardje ne Kopenhagen, ne metro ishin duke pritur Duka i krimit, Nari kumbari i 1 prillit, Ed Paloqja dhe Baba Taku. Te gjithe ishin shume te lumtur. Konkluzionin nxirreni vete o popull!

  8. Leo says:

    Bjeri drejt Mero ky stan politik 25 vjecar kete m….. do mu. do nxjerre

  9. LORA says:

    Per mendimin tim duhet pritur hetimi dhe gjykimi I kesaj ngjarje e me pas duhet folur mediatikisht per te.Nxitimi I shqup-save brekedhjere per t’a perdorur politikisht,sec me ngjan me telenovelem “frroku dhe
    dosh-kodoshi”,,,,,te cilat per koincidence gjallojne ne terrenin e tritolsave dhe skiftereve,kontigjent falangistesh te nevojave shqup-se.
    Me duket Mero vellai se je nxituar edhe ti.
    Tung.

    1. Deputeti says:

      Uaaa vete e mendove kete moj Lora???

  10. ananananananannannanana says:

    Pse censuron?! Termin “lacianet” e ke perdorur ne kontekst fyes per nje popull te tere dhe te te vije turp.

  11. merooo says:

    mero te lexoj cdo dite dhe me vemendje per cfare shkruan. te njoh dhe nga afer edhe e di se nuk mund tu behesh krah horrave. nuk e di pse po e justifikon Ramen por ty nuk te takon t’u dalesh ne krah, dhe ke disa shkrime qe po e rish doren qe per inat te PD apo te drejtuesve te tyre te behesh krah I alabakeve, nuk e kam fjalen per Ramen por per alabaket e vertete qe jane ne parlament nga te dyja krahet. respekte

  12. Nikolin Jaka says:

    Mero je mbase i vetmi shqiptar ,qe ka nje fije idealizem

    Ke ndonje ide ,ne lidhje me sponsorizuesin e fushates elektorale te bashkesise se Lezhes,,,….??
    Ke ndonje ide kush fitoi tenderin 11 miliard lek???
    Ke ndonje ide ,nga eshte ky tipi??
    Ke ndonje ide ,qe ben rolin e te fortit???
    Ke ndonje ide ,qe krueministri e mbeshteti?..

    Meqe je i vetmi idealist,,,,do te shkruash gje?..

  13. artur says:

    Te krijohet pershtypja,se Saliu,e kishte parashikuar humbjen dhe la litarin jaste qe,ne kete rast,quhet Ilir Meta.Megjithate,veprimet e Saliut nuk trembin asnje,por frika e Edit eshte e pa spiegushme dhe e frikeshme.

  14. eklipso says:

    I ke thënë gjërat tamam.

    Kjo tregon se Rama me të vërtetë nuk është politikan, por snob që bën sikur merret me problemet.

    Sa poshtë kemi ra me Edin, Salën, Liken dhe Lulin. 3 kanë dalë në televizor duke kryer krime. Një ka vetëm 3000 euro në bankë dhe kostum 4000 eurosh vesh ?

  15. Populli says:

    Bravo komentuesi Sot!
    I ke thëne të gjitha prapaskenat e Ramës për shkatërrimin e socialistëve të vërtet!

  16. sovjetiku says:

    Aaaaa fajin e ka saliu thua ti……

  17. argit says:

    Shkrim i sakt nga pozicioni i moral-politikes.Urime autorit.

  18. elbason says:

    zona qe prodhon krimin me te madh ne shqiperi jane trekendeshi i vdekjes lac, milot, nikel, mirdit,mamuras e zonat pereth . kto zona kane pas kriminelet me te medhenj ne shqiperi
    kto zona shquhen per vrasje e krim ne familje ne kto zona nje ne dy famije jeton ne hasmeri.
    shume here jane vrare mes tyre edhe per nje shikim .gervishtje makine e gjera fare banale .kane nje civilizim fare te dobet jane zona me pabesi, dhe do shume kujdes kur shkoni ne kto zona vdekjeprurse.
    duke pas dhe krahe te ngrohta nga politikan kto zona jane shfrytezuar nga kta poltikan per mbeshtetje nga kta kriminela qe kan bo kokrren e qejfit .

  19. ZahoKoka says:

    Editorial shume i mire. Pergjegjesia e Edi Rames eshte tejet e dukshme dhe me rreziqe te medha. Ka dy vjet qe ka PS apo koalicioni i majte ka ardhur ne pushtet dhe problem jane ose azilantet ne gjermani ose deputetet me te kaluar kriminale te PS si Tom Doshi, Mark Frroku dhe ky spagheti western Armando Prenga. Per keta horra ka dale rrugeve, Krieministri Rama, te mbledhi taksat e varfanjakeve shqiptare. Po kurre ne bote s’ke per ti marre! Nuk jam as me PS as me PD. Votova Rilindjen per te shporur dhe burgosur nje kriminel si Sali Berisha, pasi keshtu premtoi “komiti i Rilindjes” Edi Rama, por asgje e ketij lloji nuk beri vaki. Deri me tani jane futur ne burgje vetem ata qe nuk kane paguar energjine elektrike. Konkluzioni im : Ky kryeminister ka ardhur te mbledhi para dhe per te mbledhur para duhen bandite dhe kriminele.

  20. edi says:

    Brave Mero. Problemi qendron qe ne cdo qytet horrat vendet qe i kane takuar per drejtore ja kan lene disa djemve te mire pasi jane persona me precedente dhe defakto i komandojne vete keto vende

  21. Rozafa says:

    Pse me nxitu PS me qujt Mandin fojtor,At e vendos Gjykata,bravo Ps asht tuj marr
    per baze ‘faktet e provat’e opozites me pastru vetin, si po vepron mos po ngaterohet me perjashtu ilir Meten.
    edhe PD ndigjonte shume ps athere ne opozite,Ajo te gjithe sa akuzoheshin prej PS…, i nxirrte ne rruge te madhe….

  22. drejtesia says:

    Bravo Mero Baze ! Ky stan kete bulmet ka.
    Kur mund te jape doreheqje nje kryetar partie ? Per cilat arsye? A mund te jape dorheqje kur eshte edhe kryeminister ? C’ ndodh ne se kryetari i partise qe eshte kryeminister me pozicionin qeverise? Larg qofte te bjere dhe qeveria? Ve bast me ke deshiron , qe ne mungese doreheqje do ta perjashtojne forume e partise qe ai vete ka zgjedhur ! Demokraci e vertete!

  23. kush e dogji shqiperine ?! says:

    Paska filluar festa e tropojaneve te PD se ra ne gracke nje lacjan I vogel I PS…..

    Dihet qe termi “lacjan” nuk ka te beje me lacjanet autoktone pasi ato bejne rreth 10 perqind pasi shumica e tyre kane ardhur ne kohen e Zogjit,te Enverit dhe me te dhunshmit ne kohen e Fatos Berishes.
    Edhe nese shohim qe ne Lac ka krime ato jane ordinere pra

    LLESHI SHTIU ME REVOLE PER TE VRARE FRROKUN..OSE FISI MARKUT SULMOI FISIN E TOMES..p
    ra per lacjanet e Meros mund te themi se jane ne nivelin e talebaneve qe perfaqson ate zone..pra kemi nje krim ordiner ne fund te fundit.
    ****************
    Por le te shohim PERGJEGJSITE E “TROPOJANEVE” ne shkaterrimin e kombit shqiptar

    per dijeni tropoja nga nje krahine qe u zhvillua me shume ne kohen e enverit u be zona qe u dogj me shume ne kohen e tropojanit Sali…shikoni vetem moshen ne varrezat e tropojes dhe nuk ka nevoje per koment

    Le te kujtojme profecine e Nolit

    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane

    ***************
    Pra kush jane tropojanet qe I vune flaken shqiperise:

    Elez Biberaj.

    Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit ten je kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.

    Sali Berisha

    Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.

    Mehmet Elezi.

    Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi
    Azem Hajdari eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe erdhi nga rruga dh u
    VRA SI QEN RRUGESH.

    Abedin Mulosmani.
    Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero

    Besnik mulla Mustafa
    K
    y kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME

    MAL BERISHA.

    Per fat ky eshte nje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..

    Ja vlen dhe nje here te themi se kush I beri varrin shqiperise dhe vete tropojes tyre

    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane

    1. Lissus says:

      Karaduza i Bajram Currit
      I zu rrugën Centaurit
      Centauri dyzet Ton
      karaduzën nuk e çon !

      Karaduza në zonën “B”
      ka harru çantën në WC
      I zu rrugën edhe Perlinit
      sa ka shku te Ura e Drinit

      Karaduza del prej Parkut
      i zu rrugën Halil Markut
      Halil Marku i pat pre ditën
      karaduza i nxorri thikën !

      (Njerëz fodullë, psiqikisht të sëmurë nga deliri i madhështisë së rreme,të pacipë,spiunë të Sigurimit,…dhe me të gjitha të këqijat që mund të ketë një qënie njerëzore)

  24. EJ says:

    Pse, nuk po presim katarsisin ne delet qe na knove, o mjero?!
    Qe ‘Edi Rama është përgjegjës që i është përgjigjur krimit me krim …’ etj etj
    qe ‘Edi Rama vazhdon e delegon pushtet tek Koço Kokëdhima’
    Komisari operativi i Dritesi, Tutori edvinushes & Komisari operativ i revolucionit ekonomik te Mavri- Rilindjes….
    ene ket e thu,
    po PSE e bo ket ed rama a i vrare,
    mos na e vret
    Corapja?
    Se,
    qe per Bashen qe ‘nga ana e vet promovon modelin e Palokës….Xhelal Mziun’
    po pret katarsisin,
    E qe per edvinushen po presem ta mbushi kupen sa te berishes, ene ket
    ke nja dy vjet qe po e kno,
    o Charliu Terbacit….
    Vape, shume vape, tha.

  25. Ilir Hyskaj says:

    Analize e dobet Mero…Mire qe keta persona me precedent ju paskan dashur Rames per ti vene perballe atyre te Berishes me te njejten arme, PO KETA TE DEGJENERUARIT NE KRUJE, KAVAJE etj. ne zgjedhjet lokale po ne veri te cilet paten perballe njerez te mire & te urte te Bashes perse duhet ti kandidonte Rama??? Jane thjesht justifikime Mero. PS-LSI duhet ta pranosh edhe ti qe jane kthyer ne dy banda me gjithe pushtetet ne qafe te Shqiptareve, per kete duhet edhe ndihma jote per ti shporrur siç u be kur u degjenerua edhe pushteti PD-LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje