A duhet të rrëfehet Berisha për Kastriot Ismailaj dhe "analogët"?

4 Shtator 2015, 19:04Editorial TEMA
A duhet të rrëfehet Berisha për Kastriot Ismailaj dhe

Nga Mero Baze

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debatin e hapur nga një shkrim i botuar nga rrjeti investigativ BIRN, rreth historisë së një prej kompanive ndërmjetëse të CEZ për mbledhjen e borxheve, duke deklaruar se gjithçka është bërë pa dijeninë e tij. Në mënyrë të qartë, Berisha thotë se Ilir Meta nuk ka pasur autorizimin e tij për të biseduar me kompaninë çeke, që të autorizonte kompaninë e Kastriot Ismailaj si ndërmjetëse.

Kjo deklaratë më shumë sesa e mbron, e implikon Berishën në gjithë atë proces sekserësh që u përfshinë për të rrjepur borxhet e pambledhura të CEZ.

Së pari, deklarata tregon se kjo gjë mund të bëhej nëse Berisha mund të autorizonte bisedime. Pra, nuk jemi para një gjëje që duhet të shpallet e paligjshme sipas tij, por para një korrupsioni që qenka bërë pa leje të Berishës. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përveç kompanisë së Ismailaj, e cila mori më pak se të tjerat nga kjo tortë, janë dhe tre kompani të tjera, njëra madje e familjes Berisha, e atyre që e ruanin më 21 janar tek Kryeministria privatisht. Me këtë logjikë që përdor Berisha, kompanitë e tjera qenkan bërë me leje të tij dhe si të tilla, nuk quhen korruptive.

Së dyti, nëse Berisha ka një raport personal me Kastriot Ismailaj, gazeta TemA është e para që ka hedhur dritë në vitin 2011 për këtë fenomen, duke cituar rastin në fjalë dhe duke denoncuar lidhjet e Kastriot Ismailaj me qeverinë, në një aferë pastrimi parash me miniera ari në Kongo. Ndaj tij kishte nisur një investigim nga një prokuror amerikan, ndërkohë që unë e shikoja zotin Ismailaj të shkonte në Kosovë, të takohej atje me ministra në emër të Sali Berishës dhe po ashtu të vizitonte Berishën disa herë në zyrën e tij, para se Berisha të bënte aleancë me Ilir Metën. Sali Berisha mund të shfletojë librin e vizitave në zyrë kur e ka pritur Ismailaj së bashku me Rebeca Kaiskin, një polake partnere të tij, dhe kur e ka dërguar si të autorizuar të tij të flasë dhe me kryeministrin e Malit të Zi.

Pra, Berisha nuk ka pritur koalicionin me Metën në vitin 2009, për t’u njohur me zotin Ismailaj, por ka punuar me të privatisht më parë, madje për çështje që duhet të hetohen, deri tek gjurmët e parave të humbura të piramidave. Po ashtu, Ismailaj nuk ka pritur që Ilir Meta të bëhet ministër Ekonomie për të marrë këtë licensë, por e ka marrë që më 1 shtator të 2010-ës, kur Meta ishte ministër i Jashtëm.

Së treti, kjo histori ose duhet hetuar si histori korrupsioni dhe duhet të futen të gjitha kompanitë seksere dhe kush qëndron pas tyre, ose pastaj hajde ta banalizojmë si skenar diversioni dhe të bëjmë gallatë me paratë e shqiptarëve. Problemi real është se socialistët pas ardhjes në pushtet nuk prekën asnjë kontratë dhe asnjë koncesion të Sali Berishës, dhe nga ato që firmoste Shkëlzeni korridoreve pas 23 qershorit. Ky fenomen ka bërë, që jo vetëm të mos hetohet asnjë histori koncesioni apo korrupsioni, por shumë zyrtarë socialistë të bëhen familjarë me ta, pasi është më kollaj të gjunjëzosh një koncesionar të Berishës, sesa dikë që e linceson vet. Ndodhi kështu me tenderin për të cilin lobonte Shkëlzeni me Fazlliçin për interkonjeksionin, kështu me ngjyrosjen e naftës, kështu me skanerin e doganave etj. Po kështu ndodhi dhe me avokatët e shtetit shqiptar për CEZ, të cilët u përzgjodhën nga Berisha dhe mbrojnë qëndrimin e ri të Ramës si të përzgjedhur të Berishës. Si të tillë, dhe ata duket që kanë dëshirë të bëjnë nga pak politikë kur e shikojnë se të dyja palët kanë pazar, njëra duke kërkuar përdorim politik, këta të rinjtë ndoshta ndonjë lek. Dhe historia, në vend që të shkojë para drejtësisë, nëse këto kompani kanë probleme me ligjin shqiptar si ndërmjetëse, përfundon tek thashetheme politike për të bërë diversion politik, në vend të transparencës.

Për t’u kthyer dhe një herë tek Berisha, duhet të administrohet deklarata e tij, pasi ajo provon se procesi drejtohej prej tij dhe ai është i mërzitur që në këtë rast paska lobuar Meta pa lejen e tij. Sa është e vërtetë kjo, ngelet të provohet, por Berisha vet provon se kompanitë e tjera, që nga policët e Breçanit që të vinin të shqyenin sahatin e deri tek ata që mblidhnin lekët që qeveria duhet t’ia paguante CEZ, janë pjesë e historisë së tij. Ndaj, kësaj historie i duhet shkuar deri në fund si histori korrupsioni. Si histori diversioni, vlen vetëm për shpresat e shuara të demokratëve për të ardhur në pushtet.

35 komente në “A duhet të rrëfehet Berisha për Kastriot Ismailaj dhe “analogët”?”

  1. Nard says:

    Z.Baze drejtesia eshte utopi. Mbase dhe ti si shume shqiptare ke pritur qe Rama do ishte ndryshe nga te tjeret dhe do sillte koncept tjeter shteti. Jemi gabuar te gjithe Z.Baze.

    1. Besnik mediatiku says:

      Rama eshte ndrysh, Mero eshte I njejti. Krijon diversione me kontrata kompanish private, tashme qe te ardhurat nga arketimet filluan te bien

      1. petrefi says:

        Mero. Nuk ka nje tjeter ne Shqiperi,te kete
        dhene kaq shume fakte rreth Saliut.Ndaj me te
        drejte portretin e Saliut e quajne si kryevepra
        e Mero Bazes. keshtu qe
        C,do Historiane qe do te vije pas ketj
        Shekulli e ka mjafte te lehte te shkruaje
        per Saliun; si nje drejtues me lekure te Bardhe
        dhe Zemer te Zeze.pasi ka mjafte fakte.

        1. Bureto says:

          Ka apo s’ka te drejte Mero qe shkruan vazhdimisht per korrupsionin e Berishes, kjo ha diskutim. Edhe une them se duke ditur marredheniet e tij ne kohe mjalti me Berishen, metamorfoza kunder tij, e ben do apo s’do ai te pabesueshem plotesisht. Por kjo mbaron ketu, per ate si analist e gazetar, dhe per ne si lexues apo dhe komentues. Eshte ne detyrimin e prokurorise qe cdo dyshim apo fakt i hedhur ne media te studiohet dhe te vleresohet, bile edhe komentet kur midis tyre ka edhe ndonjenfakt apo deshmi qe ia vlen. Pastaj perfundimi eshte tjeter gje. Edhe per kete prokuroria ka detyrimin, te beje transparencen me publikun. Ne fund te fundit e kane kete detyrim si nga Kushtetuta ashtu dhe nga fakti se jane aty ne ato vende, sepse politika (vota e popullit) i ka cuar ndaj edhe duhen respektuar ata. Kjo histori ka te pakten 3-4 vjet qe eshte bere prezente. Ç’eshte bere? Ismailaj eshte ne gjykim (hetim) meburg per pastrim parash, por jo per afera koruptive me Berishen, Meten apo me dreqin. Ne na interesojne keta politikanet tane, sepse i mbajme ne keta me buke. (me kete te fundit bera shaka…)

      2. Dritëroi says:

        O zoti Mero, mos lodh kot o vëlla,

        Kur gjuhën tënde të këtij artikulli dhe të disa të tjerëve të ngjashëm me këtë, nuk e kupton zoti Llalla, pse fut veten në siklet për ti folur miletit që nuk do mundet ta kuptojë asnjëherë.

        1. Elvis says:

          Kete nuk e kupton as vete Mero se nuk dime ke te besojme, Meron qe ka shkruar sot shkrimin lart apo meron qe ka shkruar dje kete shkrimin ketu:

          http://www.gazetatema.net/web/2011/01/14/prifti-konfirmon-akuzat-e-tema-per-meten-ja-afera-qe-implikon-meten-me-nje-rrjet-te-rrezikshem-ne-loje-edhe-nje-firme-serbe/

          1. tano pg says:

            shume i sakte je or mik.ky meroja eshte tamam gjarper.ngryset kaur dhe gdhihet evgjit kur nuk ia japin copen qe kerkon.

          2. Nje qytetar says:

            Shume e sakte ,ate qe ka thene Merua ne 2011,nuk i mohon sot por , plasi syte e lexoje tamam ,se po thote qe Sali berisha,nuk priti Meten qe te bente dallavere me Ismailajn qysh me 2009-en !
            Ne kete shkrim Mero-ja perqendrohet tek bemat e Berishes dhe nuk po mbron aspak hajdutin tjeter ; Ilir Meten !
            Apo nuk po dini si ta ‘mbroni’ Sali Qenin , dhe kerkoni ta ngterroni historine me ‘logjiken’ tuaj berishiste ?! Ha ha , sido qe te beni ; Berisha dhe berishizmi kane perfunduar ne mutin e historise shqiptare ! Pas tij vjen edhe Ilir Muti,(ne se kjo ju ngushellon)!

    2. Rroku says:

      O more xha Mero. Je bere xhaxha tani. Xha Mero
      Duhet te rrefehet Meta mo lume madh
      Po thuaj more te shkreten direkt per Meten, sepse akuzohet Meta.
      Nese e ke fjalen qe Meta ja ka futur Berishes, kete po, kjo ze vend.
      Bile te presim se ku ja ka futur gjatovinos, presim te dale. Nuk e kam fjalen per ngjalen e Lalzit.

    3. Alfred says:

      Mero me kollaj ndan e Moniken nga Meta se Kastriot Ismailin. Nuk ka shqiptar qe nuk e di qe Kastrioti ishte sekseri i Metes me CEZ madje me shume se kaq ata jane aresyeja pse CEZ deshtoi pasi i moren parate dhe nuk i dhane ate qe i premtuan. E di edhe ti por leket te mbyllin gojen. Nese do vertet drejtesi kerko t’i jepet statusi i te penduarit Ismailit qe eshte i burgosur e pastaj kendon ai ne vendin tend. Se fundmi a na shpejgon dot perse keta avokatet e qeverise nuk kane akuzuar shkelzenin dhe saliun po kane akuzuar Meten ?

  2. Jugu says:

    Kjo histori Mero vlen shume me shume se shpresat e demokrateve per te ardhur ne pushtet. Ata kurre mos ardhshin. Por kjo histori vlen per gjithe qytetaret e ndershem shqiptar.

    Kjo histori vlen per te larguar njehere dhe pergjithmon Meten nga jeta politike shqiptare, vlen per ti dhene nje mesim edhe pushtetareve te rinj me Ramen ne krye qe nuk jane te pa-prekshem. Vlen edhe per opozitaret qe te mbledhin mendjen nese duan te vijne ne pushtet.

    Pergojimi I Berishes ne shkrimet e tuaja eshte per tu pershendetur megjithese i dale boje tashme dhe I tepruar , por perderisa atij nuk po I hyn gjemb ne kembe tregon se Rama ose eshte I pa-afte, ose ka frike, ose po ben te njejten gje me te tijet dhe nuk ka sy e faqe te burgos Berishen dhe hajdutet e tij.

    Mero, si e shpjegon faktin qe Meta nuk na prezantoj ne Amerike si kryetar parlamenti? Po faktin qe ambasadori amerikan takon Bashen, Ramen, koke me koke por jo Meten? Po ato llafet per Tahirin dhe kusherinjte e tij ne Vlore te ngacmojne ndo pake?

    1. N/A says:

      qe kur erdhi PODESTMENI DONALD LU….duket qarte qe krimineli basha do jete k/m i rradhes…..njelloj si para 500 vjeteve ku amerikanet po bejne gabimet e turqeve

      Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
      Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
      Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

      “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
      Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
      “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

      Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
      Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
      Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
      Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

  3. Halli Meros says:

    Duket sikur sulmon berishen por halli vertet i Meros esht mbrojtja e Metes.U lodhe o mero duke then u firmos para a mbrapa pazarit me Liken:kur ka vetem nje fjali per te then:Saliu e Iliri vodhen te pakten 4 vjet se bashku e per kete e vrane se bashku

    1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      U lodhe shok gazetarr, u lodhe… Te lodhne kulakerria dhe rreaksionarret, o vella… Saliu, ai qen i perrndimit…

      1. Ceti says:

        O Laberia koqe…po koqe ngele cdo dit more ditezi. Si nuk di te thush nje fjal lloj tjeter o idjot o alfabet,karagjoz njeri…..si nuk te vjen turp dhe nga vetja me te tilla fjal cdo dit…toka mbajka njerez nga me funderrinat e shekujve.

  4. koco says:

    A do i tregoje Gjarperi i zi berisha Kembet thote Z Mero ? ! Kush duhet ta beje kete zbardhje Skandali me afera te hajduterie , Kush ? KuSh ? Banda e kapur e Gjyqtareve te Emeruar nga K .L.D e Kryetari i saj !!!

  5. sit..back..and relaks →→→ says:

    keni vene re dicka interesante. akuzohet meta dhe flet vasili, akuzohet meta, dhe flet mero, akuzohet meta, dhe flet brace, te gjithe flasin pervec te zotit te punes. mesa duket i zoti punes ka zgjedhur te heshte sepse cdo gje qe mund te thote mund te perdoret si prove kunder tij dhe ka leshuar dorasit e tij te bejne shantazhe, kunderakuza, propozime indecente ndermjet rreshtave etj etj. une e kuptoj qe mbrojtja me e mire eshte sulmi, por nganjehere mero eshte me mire te heshtesh sic po ben ne fakt i zoti i punes nen keshillen e dikujt. nje gje tjeter eshte qe brace canta nuk po prononcohet, mos ndoshta……….
    Sa per artikullin eshte ne vazhden e linjes qe kane zgjedhur ilir metistet, po u denova une do denohesh dhe ti, po fole te implikojm, po denoncove edhe te crregjistrojme fare nga lista e te gjalleve.
    Mero merret me historira pa deshmitar e te padenoncuara aty ku duhet te denoncohen zyrtarisht, e nderkohe le ne hije historine e denoncuar mu ne mes te gjykates nga nje avokat i shtetit.
    Me nje fjale rilindistet kane zgjedhur te ecin ne rrugen qe nano zgjodhi per berishen, qe berisha zgjodhi per nanon e qe mesa duket rilindistet kane zgjedhur per berishen……. mos ta denojne por ta shantazhojne, nderkohe qe populli merr kuponin tatimor se ai, pra kuponi do na e beje shqiperine lule dhe do na denoje politikanet hajdute, vrases e te korruptuar.

    1. sit..back..and relaks →→→ says:

      *brace canta – braho canta

  6. Qerosi says:

    I madh je o Mero! Po pse o merresh me te vdekurit Salibishta? Merru vella me Edin dhe shushunjat e tij, se ke dy vjet oçe-oçe e nuk po te le njeri tja shohesh hairin. Fol Mero ato qe duhen thene, se ke dy vjet qe ke pare shume dhe e ke ngrene thelle… ti harruan nderet shume shpejt… te lanè me gisht ne b…alle

  7. gezim says:

    Jo cdo tentative e jotja per te hapur mjegull e terhequr vemendjen nga strumbullari do te harrohet lehte. Mir gazetaria ka kohe qe eshte tretur po mos hidh balte mbi kedo e mos ver shenja barazimi.

  8. Hajdar Hajdari says:

    Mero ka qelluar n shenj si gjithnje edhe kte her.
    Po nje gje s kuptoj. Pse nuk i bje drejt? Pse nuk i thot Edit ashtu si duhet: mos u merr me mekanizmin, merru me veten! Asht kjo aleanc qe kur edhe vet SB e pergojon, dmth dicka. Dmth shume. Se metastazat LSI po futen thelle e me thelle. Se PS dhe Rilindasit po atrofizohen. Se ka ardh koha per reflekcion. Jo per arkeologji, por per reflekcion. A e pe P. Vasilin si kerceu si nga gjarpri per Spitalin Ushtarak? A nuk i lexon Edi kto? Per kto duhet te shkruash Mero, dhe te shkruash pambarimisht! T presim Mero, t presim e nuk t harrojm.

  9. Kanan says:

    ju te Temes jeni ulur 90 grade para PUSHtetit…

  10. sulo permeti says:

    Edi Rama eshte Bythec!!!

  11. Realisti says:

    Nyja Gordiane e çështjes është Saliu……

  12. ananananananannannanana says:

    Jepi mero jepi. Kameleon ke qene gjithmone.

  13. John says:

    o rrotkari.ti e drejton kete gazete anti shqiptare? turp per nivelin tuaj profesjonal.jam i sigurt qe do e fshini dhe komentin

  14. Tili says:

    E mos shikoni kisha dhe xhamija feja e shqiptari është LSI ja. Shumë pak di ti Mero shumë pak.

    1. Shfaqje humori në shtypin shqiptar says:

      @Tili

      Nuk di pak Mero, jo. Më 14.01.2011 ka ditur edhe të tjera gjëra, por si duket i ka harruar që kur ndryshoi ngjyra e pushtetit. Asokohe tek TEMA mendohej dhe shkruhej ndryshe: http://www.gazetatema.net/web/2011/01/14/prifti-konfirmon-akuzat-e-tema-per-meten-ja-afera-qe-implikon-meten-me-nje-rrjet-te-rrezikshem-ne-loje-edhe-nje-firme-serbe/

  15. dajti says:

    Sali qeni me Lilon kane qene qe ne fillim “silent partners” ne bisnesin e plaçkitjes se Shiperise. Ne menyre figurative ata jane si Don Kishoti me Sanço Pançon.

  16. astronomi says:

    vazhdo Mero me formulen fajin e ka berisha..!!

  17. EJ says:

    Ej, e thote me goje, mjero, sakte, qe:
    ‘Problemi real është se
    socialistët pas ardhjes në pushtet nuk prekën asnjë kontratë dhe asnjë koncesion të Sali Berishës,
    dhe nga ato që firmoste Shkëlzeni korridoreve
    pas 23 qershorit.
    Ky fenomen ka bërë, që jo vetëm të mos hetohet asnjë histori koncesioni apo korrupsioni,
    por shumë zyrtarë socialistë të bëhen familjarë me ta,
    pasi është më kollaj të gjunjëzosh një koncesionar të Berishës,
    sesa dikë që e linceson vet.
    Ndodhi kështu me tenderin për të cilin lobonte Shkëlzeni me Fazlliçin për interkonjeksionin,
    kështu me ngjyrosjen e naftës,
    kështu me skanerin e doganave etj.
    kështu ndodhi dhe me avokatët e shtetit shqiptar për CEZ,
    të cilët u përzgjodhën nga Berisha dhe
    mbrojnë qëndrimin e ri të Ramës si të përzgjedhur të Berishës’
    Po mjeros nuk i bo goja si ene Llagar- Rilindoret bokan nga keto….
    Si specislista KK (si te bohesh bilioner) shpifen tash komisaret e Drites/ operative
    (ekperienca e vjeter popovic- dushan)
    -mos t’i shpetoje pa ta vjele gjethja …ne cdo cope Shqiipnie,
    hihihi. Specialista Rilindoret KK…
    Ej Mjero, si Dalajlama Terbacit qe je,
    na kallzo (per qef tat) a di gjo shoku enver me fuatcelen e palvaten
    apo i bo mehmeti me kok t’vet
    kto palavirat e kolegut berish- Championit?!

    Jo mor mjero Charliu, jo…
    Vape, shume vape…

  18. METEH says:

    Z.MERO,ka te drejte.Por edhe ky rast do kaloi si te tjerat me nje “0” te madhe.Drejtesia fle gjume me ne krye Llallen,i cili e ka ndar mendjen:”PAQE ME TE GJITHE”.Ai e di se Saliu te vret naten e te qan diten.

  19. kristofer delli jorgji says:

    duhet te rrefehet thote Mero…..

    per cfare ??

    per nje korrupsion qe jane te gjithe ne tave….me ca Ismailaja….

    kjo eshte nje molekule ne veprimtarine kriminale te berishajve..

    ky duhet te rrefehet qe nga 2 prilli 1991 se kush ja leshoi ne pjate kater viktimat e shkodres..kush i vrau nga mbrapa..sidomos arben brocin…po ai vellai qe eshte gjyqtar me rendesi dhe i eshte trashur qafa qe ka shkelur mbi gjakun e vellait…

    per kete luftoi arben broci qe i vellai te behet nje sherbetor i perdhosesit te tij…nje lloj si azem hajdari qe e shoqja po ben gjene me te ndyre te mundeshme duke u bere lubrifikante e vrasesit te burrit te saj

    Nqs do rrefehet gorilla berishe me te vertete per cfare ka bere keto 23 vjet duhet te shkojne ne gjyqin e hages qe nga will rajersoni,elez biberaj e deri te aleks arvizu dhe edi rama…qe me veprimet e mos veprimet e tyre e shkerdhyen ate vend ne menyre te tille qe fashizmi dhe komunizmi na duken lule

    Nqs do rrefehet gorilla berishe me te vertete USA & BE jo vetem duhet te kerkojne falje per “miopine” e tyre por dhe te demshperblejne ate popull qe ja kthyen vendin e tyre si nje republike banane ku mbillet droge me miljarda dollare..dhe eshte kthyer si kolumbia e eskobarit dhe e viteve ne amerike kur John Gotin nuk e bente zap qeveria..

    Mero pas 23 qershorit 2013 dhe ti e ke prishur punen…ndoshta dhe ti duhet te rrefehesh per krimet e berishes pas 1991 dhe lidhjet e tij me nentoken serbe dhe lobin greko amerikan dhe serboamerikan ne amerike qe na i bene kete peshqesh atehere dhe po e mbrojne me cdo kusht…

    Shiko dhe i nderuari Donald Lu cfare ben ?!

    brenda nje kohe shume te shkurter…Tahirin,Ramen dhe Lul Bashen…..cfare statusi ka ky nenpunes i nje ambasade te huaj ??

    mos ka ardhur koha qe per zotin Donald Lu te ndryshojme kushtetuten duke e vene ambasadorin amerikan si mbret te shqiptarve dhe le te marre berishen dhe lulin si zevendesat e tij..qe te pakten mos e genjejme ate popull se ka demokraci..ka votime..ka liri shtypi….

    perderisa usa & be akoma tolerojne dhe tallin kaq poshtersisht ate popull duke toleruar kriminelin sali berisha….mund te themi pa frike se nga nje regjim diktatorial paskemi kaluar ne nje regjim ambasadorial shume here me te keq se ne kohen e atij xhaxhit qe ketyre xhambasdoreve i tregonte vendin

    dorzoni koken e berishes tuaj te nderuar ambasadore…boll e poshtruat ate vend ne menyre demokratike

  20. Komunistet ishin lule perpara ketyre Shtazeve te demokracise.
    Luften e klasave e lind dhe e zhvillon kapitalizmi shtazarak, nami i ngjitet komunizmit.
    Sikur neser Shtazet te burgosen, dhe pasneser te bjere qeveria, qeveria e re qe do te vije do te thote se ishte gabim burgosja e Shtazeve. Ky eshte morali i kapitalizmit.Lexoni dhe do mesoni me shume, e me shume…. pafund.

    Rrofte rinia
    Qe di me shume nga droga e rakia
    Se sa nga Shqiperia.
    VFLP.

  21. ilirjan says:

    Drejtesia ne Shqiperi dhe ‘precedenti’, barisha, rama, meta etj., kuptohet c’fare drejtesie dhe precedenti. Ishte koha kur fyhej berisha dhe sorollopi i tij nga lehesit tip balla, brace etj. dhe drejtesia shkonte ne favor te sorollopit duke ndeshkuar lehesit e rames per shpifje. Erdhi koha kur lehesit e berishes ndeshkohen dhe drejtesia kalon ne anen e rames. Me keto mendesi dhe me keta lloj speciesh si ne pushtet dhe ne sistemin e drejtesise, ne kete vend asnjeher s’do te kete drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje