Tani topi është në fushën e PD-së!

7 Shtator 2015, 19:14Editorial TEMA
Tani topi është në fushën e PD-së!

Nga Mero Baze

 

Dorëheqja e deputetit socialist Arben Ndoka dhe heqja e imunitetit për Armando Prengën, i përfshirë në një përleshje fizike me pasoja plagosje me armë zjarri, kanë rikthyer vëmendjen tek beteja politike për dekriminalizimin e Kuvendit, duke ekspozuar tashmë problemet e tjera që ka lista e deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Në radhë kanë mbetur të hyjnë dy emra tërësisht jo seriozë për të qenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, një sharlatan qesharak, që ka bërë deklarata për të cilat duhet të hetohet lidhur me financimin e  fushatës së tij elektorale deri në 1 milion euro të padeklaruara, dhe një tjetër që është dënuar për korrupsion. Në një farë mënyre, nga lista e socialistëve nuk ka njeri që vjen të hyjë më në Kuvend, pavarësisht sesi mund të bëhet zgjidhja ligjore. Dhe nëse hyjnë formalisht, PS-ja nuk duhet t’i fusë në Grupin e saj Parlamentar, për të dëshmuar distancën nga ata. Nëse i duhen PD-së, le t’i marrë ajo.

Tani topi është në fushën e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Ne po flasim e po përflasim Arben Ndokën dhe Armando Prengën, por nuk kam dëgjuar as median dhe as ndonjë zyrtar të PD-së, të flasë për deputetin Mhill Fufi. Raportet zyrtare të 23 Qeshorit flasin se ai u shpall në kërkim disa orë për vrasjen e ndodhur në qytetin e Laçit. Ky fakt po injorohet dhe jo vetëm që nuk po lakohet si një deputet që ka probleme me rekordet kriminale, por përkundrazi, në emër të tij dhe familjes së tij, Partia Demokratike po qëndron jashtë Këshillit Bashkiak në Laç.

Kjo e dyta është akoma dhe më e rëndë. Lulzim Basha po përpiqet të marrë përsipër merita për dekriminalizimin në Lezhë, ndërkohë që në Bashkinë e Laçit ai ka bojkotuar Këshillin në emër të vëllait të Mhill Fufit, që e ka mbiemrin Pjetri (këtë s’ka etimolog ta shpjegojë, përveç ndonjë kriminologu). E vërteta është më e thjeshtë, nëse Ministria jonë e Brendshme do të kërkojë informacion nga shteti italian për dosjen e identitetit të origjinës me mbiemrin dhe emrin origjinal që i ka pas vënë baba. Po ashtu, hetimet për Mhill Fufin jo vetëm që u ndalën, por askush nuk ia  kujton, se nën presionin fizik të tij, deputeti i radhës që duhet të hynte në Kuvend, Vasil Bici, dha dorëheqjen pa shpjegime publike, por me dëshpërim nëpër tavolina, për kërcënime deri në rrëmbime dhe pengje.

Në këtë pike, Partia Socialiste është përgjegjëse, pasi nëse Berisha ia plasi në Kuvend dhe ia bëri legjendë PS-së përse dhanë dorëheqjen dy gratë nga PS, Partia Socialiste heshti pa pikë dinjiteti kur Mhill Fufi detyroi Vasil Bicin t’i hapte rrugën drejt Kuvendit. Heshti e kompleksuar, se e dinte çfarë liste kishte bërë.

Por nëse flasim sot për dekriminalizim, socialistët po lëvizin në atë drejtim, duke zbuluar me këtë rast dhe përgjegjësinë reale që kanë për Llstën e Lezhës dhe Shkodrës. Nga ana tjetër, Partia Demokratike jo vetëm që nuk po relflekton, por po përpiqet të bëjë luftë politike në emër të personave që duhet të ishin në këtë listë. Beteja politike e Partisë Demokratike në Laç, është aktualisht e përqëndruar tek fakti përse nuk u lejua të kandidonte vëllai i Fufit me mbiemër Pjetri, dhe nuk ka shpjeguar asnjëherë përse kandidati zyrtar i Partisë Demokratike u detyrua të bënte dorëheqje pasi kaloi afati i rregjistrimit. E gjitha e ka shpjegimin tek kërcënimi ndaj tij, tek klane të tilla brenda PD-së.

Tani unë e kuptoj sesi funksionojnë të fortët brenda PD-së. E njoh historinë e tyre dhe liderin e tyre moral dhe shpirtëror Edi Paloka, që ka frymëzuar këtë vulg halabakësh në politikë në atë Qark. Por, nuk kuptoj nga ana tjetër socialistët, që më lehtë e kanë të dorëzojnë një nga një njerëzit e tyre, sesa të thonë të vërtetat e hidhura për kundërshtarët politik. Nëse kjo betejë, që për mua ka shumë vlerë në Qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, mbyllet këtu dhe PD-ja vazhdon të mbrojë deputetët e saj të “painkriminuar”, dhe akoma më keq të vazhdojë të bëjë betejë politike në emër të moskandidimit të një personi, që si gjen dot emrin dhe mbiemrin që i ka vënë babai, atëherë jo vetëm që e gjitha ka për të qenë një betejë e dështuar, por dhe shumë e rrezikshme. Do të jetë e rrezikshme pasi kështu siç po ndodh, thjesht po eleminohet një palë për t’i hapur rrugën një bande, e cila në të vërtetë është zanafilla e futjes së modelit të “laçjanëve” në politikë.

27 komente në “Tani topi është në fushën e PD-së!”

  1. Populli says:

    Te lumte Mero, kjo eshte e verteta.

    1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      Po shok! E ke dhí tamam, o birr! Shkrimet e tua jane si shurra mbi mutin mal… Ne hall je…

      1. Hahah says:

        ????? fiks ia ke thene …

      2. Spartaku says:

        Zoti Mero! Mendimete tua jane te sakta.Mos degjo disa komentues qe flasin nga xverku,se ata jane bythelepiresit e Saliut.

      3. GAMORI says:

        truthare qe LABERIA vdiq ketu e 25 vite pa asnje investim NGA ATA QE SIMPATIZON TI ORE DERESHUAR

      4. Labi says:

        Hiqe or mut ate emer ne blog. Ti do jesh nga bajraktaret e veriut, se laberia ka tjeter qasje.

    2. ed says:

      po mero

      mire e thua ne rrjeshtin e fundit

      thjesht bandat po luftojne me njera tjetren.

      nese me pare ka pasur nje parti bande dhe nje parti. tani kemi 2 parti bandash.

      modelin lacian ne politike e ka sjelle vetem nje njeri.

    3. M A R K O says:

      Laçjanet bandite dhe ne politike jane produkt i Sali shurres. Po ao Pal Kaqi ku eshte mo?

    4. andromeda says:

      Akoma se kupton,o Mero, se Rama dhe qeveria e tij janë të paaftë të bëjnë reformat dhe të ndërtojnë një shtet demokratik të së drejtës në këtë vend të shkërdhyer tash 20 e ca vjet nga politika shqiptare dirigjent i së cilës ka qenë Sali Berisha?

  2. Populli says:

    Kush do te ti ruaj votat o Edi, ne zgjedhjet e tjera? Do te ti vjedhe prap Sala, siç i ka vjedhe per 25 vjet rrjesht.

  3. Nard says:

    Jane te gjithe nje tufe halabakesh, socialiste,demokrate,lsi-ste.

  4. Populli says:

    Shikoni çdo te enjte halabaket e PD se çfare bejne ne parlament.

  5. boni says:

    Ligji i dekriminalizimit behet vetem per PS. Ne PD mund te kete trafikante droge dhe femnash por jo kriminele. Paloka psh, si e ka nisur karrieren politike. Me trafik. Po ama kriminel si ata te PS-se nuk eshte.
    Basha mund te kete vjedhur 230 milion euro, 230 milion euro, nje fjale e nxjerre fesht nga goja, por kriminel nuk eshte. Mund te kete dhene urdher per te vrare ne 21 janar, por kriminel nuk eshte. Ka firmosur faljen e detit Greqise, mund te quhet tradhetar i atdheut, por jo kriminel. Kriminele vetem PS ka. Prandaj behet ligji i dekriminalizimit, vetem per PS-ne.

  6. futja kot!!!!! says:

    Paraaaaa Laaaçiiiiiiiqiiiiii!!!!

  7. Bizi says:

    Bo cna ka gjet me keto komuniste te ndyre me dy me falni me tre ngjyra. Sot iku tahiri tek llalla per ti than se mos ban gabim e mi nxjerr fare sheshit. Stil i sales. Njesoj. Bo po na e fusin gjithandej. Spo dime ku te falemi

  8. Anita Zhoga says:

    LIGJI I DEKRIMINALIZIMIT DUHET TE MIRATOHET DHE TE NISE ME BERISHEN DHE BASHEN SE PARI DHE PASTAJ ME INJORANTIN DHE EPILEPTIKUN NOKA TE CILIT DUHET TI KONTROLLOHEN TE GJITHA PRONAT SE MUND TE JENE NE EMER TE KETIJ ISH OFICERIT TRAFIKANT QE NOKA I KA KALUAR PARA ZGJEDHJEVE NE QERSHOR 2013 TOKE TE MINISTRISE SE BRENDESHME NE ORIKUM,PASTAJ ME VILAT E RISTANIT DHE NOKES NE GJIRIN E LALZIT ,SI I KANE BLERE KU I GJETEN PARATE NE EMER TE KUJT I KANE SEPSE RROGA E TYRE PREJ DEPUTETI NUK ESHTE E MJAFTUESHME …
    EDHE ME PAS KUR BYROJA E HETIMIT DO TE KALOJE NE SITE CDO POLITIKAN ATEHERE DO TA SHIHNI NOKE FSHATARIN SI DO TE BEJE CICIN SE TANI KA BOJE PER TE LYER FLOKET….MJERE SHQIPERIA KUSH E PERFAQESON….NIVELI I FSHATARIT DHE INJORANTIT FLAMUR NOKA

  9. sovjetiku says:

    Prisni se nuk keni pare gje akoma…..

  10. astronomi says:

    une mendoj se topi eshte ne fushen e qytetareve sepse ata jane te mashtruarit..ata po vuajne pasojat..

  11. Orikum says:

    Mero,

    Me çfarë po shikoj duket qartë se po të mbarojnë teoritë e konspiracionit. Kësaj here ke dalë në Laç dhe po merresh me mbiemrat e deputetëve ose jo. Mos do fillosh gjë punë në gjëndjen civile ?

  12. mjeku says:

    Mbasi e mbaron se lexuari artikullin, ne pamje te pare, te krijohet pershtypja se analisti yne i ka shkoqitur mire gjerat, qe do te thote se PS-ja e ka marre seriozisht dekriminalizimin e kuvendit duke larguar dy deputete nga kuvendi, dhe se tani(gjithmone sipas analistit tone)topi na qenka ne fushen e PD-se, pra duhet te beje dhe ajo siç beri PS-ja. Deri ketu une mendoj se nuk ka ndonje te keqe te madhe. Por problemi eshte shume here me i komplikuar se kaq. Analisti yne “harron” te na thote se PS-ja pikerisht me keta kandidate te inkriminuar ne kater anet e Shqiperise erdhi ne pushtet. Deputetet gjate qeverisjes mund ti zevendesosh me te tjere, por ardhjen ne pushtet me keta individe te inkriminuar, nuk e ndryshon dot askush. Me parrullen se fituesi nuk gjykohet, Edi Rama kerkoi ti hedhe hi syve popullit se deputetet e tij ishin me te miret dhe se keta do ta rilindnin Shqiperine. A mund te besojme se kjo qeverisje eshte ne dejtimin e duhur kur perveçse, deputetit te Lezhes i hiqet mandati, deputeti tjeter pas tij ne liste, qe duhet ta zevendesoje, “çuditerisht” eshte ne burg. Kjo eshte sa qesharake, aq edhe per te vene duart ne koke. Nuk mund te pretendojme kurresesi qe ne krahun e opozites nuk ka deputete te inkriminuar, por ne radhe te pare populli shikon se kush e qeveris. Duke pare se qeveriset nga banda kriminelesh dhe kontrabandistesh, e shikon me pak emergjente pastrimin e opozites, jo se pastrimi i kesaj te fundit nuk eshte i rendesishem, por ne radhe te pare duhen pastruar ata qe qeverisin vendin. Pra ajo qe desha te theksoj eshte se, Edi Rama mund ti perjashtoje nje nga nje gjithe deputetet dhe ministrat e inkriminuar, por nuk duhet te harrojme se, me keta te inkriminuar Ai erdhi ne pushtet, dhe kjo eshte thelbesorja jo zevendesimi i dy deputeteve te inkriminuar me dy te tjere. Kjo eshte ajo qe analiste yne, jo se nuk e di, por nuk do ta thote, sepse pozicioni qe Ai me gazeten e tije kane marre, nuk ja lejojne nje gje te tille. Perfundimisht desha te shtoja se eshte qesharake te mendosh se me largimin e dy deputeteve nga radhet e PS-se, kjo e fundit u pastrua dhe se topi ne qenkerka ne fushen e PD-se, siç pretendon analisti yne i nderuar.

  13. ZahoKoka says:

    Jeni shume dhe jeni rrugace, bandite,kriminele,hajdute,prostituta dhe narkotrafikante.Cfare eshte e zeze eshte ne kete vend perfaqesohet ne Kuvend, cfare eshte e bardhe vdes per buken e gojes.Persekutimi vazhdon!

  14. Enver Hoxha says:

    O Morr ! Je nje bajge qe nuk te gjendet shoqi.Po kaq i ulet dhe i paskrupullt me qene njeriu ashtu sic je yi,kjo esjte e pabesueshme.

    1. GAMORI says:

      TI JE ME LULUSHIN E SALUSHIN E MHILLAT E TUC MAKET , TI NUK KE LIDHJE ME ATE BURRE , QE JU GJETI VENDIN TRADHETAREVE E VRASESEVE TE SHQIPERISE, QE ISHIN ME OKE E NUK PASKAN TE MBARUAR !

  15. altin says:

    Po shoh disa komente shqupsash legena qe kane fytyre te shajne te vetmin burreshtetas shqiptar enver hoxhen.Ne kohen e xhaxhit hajdutet ishin ne spac ose ne tharje kenetash.Shumica e “te perndjekurve politike “jane kontigjenti i te denuarve ordinere te kohes se xhaxhit qe bene rigjykim pas 91.Po ta vezhgosh me kujdes sistemi shkerdhatokratik i ndertuar per 24 vite pasqyron teresisht keto fytyra te ndyra.

  16. turp says:

    per komentuesin “mjeku” dhe sypeshkaqenet e tij…

    Eshtë e vertete qe zoti Mero po i gjuan me pupla Edi Rames.

    Po aq e vertetë është qe ky i fundit ka tradhetuar perfundimisht 21 janarin dhe gerdecin edhe pse mori dy here vota aq “poverfull” sa do ti kishte zili cdo udheheqes ne planet.

    Edi Rama ne vend te hapte malin me krime te PIT BULL-it Vicidolit…..filloi te hapte bunkaret e Enverit.

    Kulmi arriti ne 16 prill 2014 kur ne Kukes tha per berishen ne nje miting se ishte nje atdhetar qe kish ndihmuar fort kosoven…vetem ky fakt tregon se Edi Rama duke i thene nje tradhetari-atdhetar eshte “out the order”

    Edhe zoti Mero ne nje artikull te forte pas 23 qershorit 2013 i kujtojne Rames qe celsi i tij duhet te ishte drejtesia dhe prangat per berishen..por ka hyre viti i trete…..dhe ne banken e te akuzuarve eshte krimi ordiner e ca deputeteve te Rames..dhe jane harruar krimet shteterore dhe tradhetite e DOKUMETUARA te dyshes kriminale 2B

    Sali Qenberisha ky PIT BULL i disa qarqeve antishqiptare për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë.

    Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.

    Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

    Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.

    Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka.

    Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.

    Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare
    .
    Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti

    Epilog

    Nuk ka Obamë dhe Merkel te shpëtoje perbindeshin Berishe nga denimi i tij si vrases dhe tradhetar i kombit…biles deri tani ti ngreje nje lapidar Rames dhe Metes qe nuk e ngacmuan per dy vjet per krimet e tij..Besoj se nje debim popullor i mashtruesit Rama ( me meten) do jete dhe fillimi i ndeshkimit te berishizmit pamvaresisht nga kinezerirat e donald lu-se qe e ka te pamundur te coje misionin e vet deri ne fund për shpetimin e Salisërbit

    1. oldman says:

      Tani eshte e qarte qe ne Shqiperi nuk ka parti politike te mirefillta,
      por banda me hajdute, kriminele dhe mercenare qe ndeshen me njera tjetren
      per te ndare pasurite dhe pronat e popullit shqiptar. Ne e kemi katandisur
      veten ne nje kope bagetish, qe ndrron pronesi sipas hajduteve te radhes.
      Sa kohe qe populli i voton keta hajdute, kriminele dhe mashtrues ne te gjitha krahet e politikes, “TURPI” i mbetet popullit, per fatin tone te keq.

    2. mjeku says:

      Ore “turp” e lexova me kureshtje tregimin tend meqenese ne krye te tregimit kishe shkruar “per komentuesin mjeku”….. Te them te drejten nuk e bera dot lidhjen e komentit tim, me tregimin tend. Nuk e kuptova perse me je drejtuar mua ne krye te tregimit. Megjithate ne lidhje me ato qe ti shkruan, do te tregoj nje histori te shkurter reale. Nje njeriut tim te afert i vdiq motra e cila per hir te vertetes ishte e moshuar. Ky vete ishte pak vite mbas motres. Kur e pyeten nese i kishte ardhur keq per motren, u pergjigj: Normal qe me erdhi keq se e kisha moter, por me keq me erdhi per faktin se, sa ishte gjalle ajo ngushellohesha me faktin se e ka ajo radhen per te ikur, dhe se per mua nuk ka ardhe akoma dita. Tani qe ajo iku merzitem se me erdhi radha. Do thuash cila eshte lidhja me tregimin tend? Ti dhe shume te tjere si puna jote, prisni me pa durim qe Edi Rama te fuse ne burg Sali Berishen. Harrojeni, jo per faktin se eshte burre i mire, por Sali Berisha ju duhet atyre per siguri, qe do te thote; sa te jete ky i lire ata jane ne rregull se nuk ju ka ardhe radha. Mirepo qe diten qe keta do fusin ne burg Berishen, jane te vetedijshem qe eshte radha e tyre per ti vajtur mbrapa. Eshte kaq e thjeshte per ta kuptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje