A është i qartë Basha në këtë betëjë?

9 Shtator 2015, 21:00Editorial TEMA
A është i qartë Basha në këtë betëjë?

Nga Mero Baze

Debati i fortë publik, i hapur pas lajmit të botuar nga agjensia investigative BIRN, për faktet e dala gjatë hetimit të raporteve të një kompanie private të Kastriot Ismailaj me çekët e ÇEZ-it, ka futur në qëndrime konfuze opozitën, rreth peshës së përgjegjësisë që ka qeveria e asaj kohe për një vendim të mundshëm korruptiv dhe peshën që ka përgjegjësia e Ilir Metës në atë histori.

Agjensia zbuloi fillimisht se një prej shtat kompanive që është në proces gjyqësor me ÇEZ-in, është ndihmuar në lidhjen e kontratës nga afërsia politike me Ilir Metën dhe gjithë beteja u fokusua këtu. Në fakt historia e rëndë është se shtatë kompanitë me lidhje politike që nga Sali Berisha deri tek Ilir Meta, pa harruar Ritvanin në mes, kanë marrë licensa politkie, nga ÇEZ, me qëllim që qeveria të gjunjëzohej dhe të ulte çmimin e blerjes së energjisë që CEZ merrte nga KESH. Dhe krimi ka ndodhur. Ky është dhe i vetmi krim i kapjes së shtetit në këtë histori. Licensat e shtatë kompanive, janë dhuarata politike që ÇEZ u ka bërë qeveritarëve të Sali Berishës.

Faktet janë, që çmimi është ulur dhe qeveria e kryeministrit Sali Berisha është blerë me këto para. Më tej shtypi shqiptar ka zbuluar dhe gjurmë të këtyre parave dhe ka hedhur dyshime mbi lidhjet që Kastriot Ismailaj ka pasur me zotin Ahmetaj, anëtar i ERE-s. Ahmetaj, që ka qenë anëtar bordi dhe mik me Kastriot Ismailaj dhe sipas shtypit ka një shumë të pajustifikuar parash prej 160 milionë lekësh të vjetra pa burim të qartë në llogarinë e vëllait të tij, ish-kryeministrit të proceduar Vilson Ahmetaj. Këtu një pjesë janë fakte, një pjesë janë dëshmi, por e vërteta është se çmimi i energjisë është ulur dhe nëse vërtetohet që është ulur përmes ryshfetit, i pari që duhet të shkojë drejtë derës së Prokurorisë është kryeministri Sali Berisha, pas tij, padiskutim korruptuesit e tij dhe nëse Berisha pastaj ka ndonjë dëshmi për Ilir Metën, padiskutim që duhet ta bëjë.

Në këtë histori kemi një dyshim të rënë për kapje shteti dhe një fakt konkret sesi një ambasador i shtetit lobon politikisht për klient të pushtetit.

Historia është fare e thjeshtë. Shtatë kompani seksere me lidhje politike nga Sali Berisha e deri tek i fundit në atë qeveri, lidhën marrëveshje me ÇEZ për të mbledhur borxhe të pambledhura. Të gjitha ishin me lidhje politike. Madje mënyra sesi ish-ambasadori ynë Tepshi dhe Drejtori i ÇEZ komunikojnë normalisht për lidhjet politike të Kastriot Ismailaj, tregon se ata kishin parim pune jo të gjenin kompani ndërmjetëse, por të bënin qoka në qeveri me kompani zyrtarësh, për të bërë pazare të mëdha më pas.

Gjëja më e rëndë në raportimin e një ambasadori është që nuk i tregon kompanisë çeke fuqinë menaxheriale të kompanisë së Ismailaj, e cila mund të mos ekzistonte ( por fuqinë politike). Çekët normal i kanë bërë ndere pastaj me radhë dhe kanë arritur tek pika që i kanë mbyllur gojën qeverisë të ulë çmimin e energjisë elektrike. Kjo është një aferë e rëndë dhe kapje e pastër e shtetit, që duhet të çojë në një hetim të thellë.

Por këtu i akuzuari kryesor është Sali Berisha, pasi e ka kryer aktin dhe e ka ulur çmimin e energjisë pas atij lobimi. Pastaj nëse lekët kanë shkuar dhe tek llogaria e vëllait të anëtarit të ERE, Vilson Ahmetaj apo jo, nuk është çështje deklaratash, por çështje faktesh. Thjesht hetohen llogaritë e tij dhe merret vesh lehtë, nuk ka nevojë për deklarata prekëse në publik apo jo. Nëse ai i ka të justifikuara transfertat bankare, s’ka pse mban ligjërata për pafuqinë e tij politike në atë kohë. Rruga për të gjetur si janë shpërndarë paratë i takon Prokurorisë.

Pra, opozita duhet të jetë e qartë në këtë betejë se për çfarë lufton. Nëse do hetohen kompanitë ndërmjetëse që mblodhën lekët e ÇEZ, për mënyrën si u licensuan dhe kush ishin, duhet të hetohen që të shtatë kompanitë dhe të dalin lidhjet politike. Por deri këtu, jemi në fushën e klientelizmit të pushtetit. Në korrupsion futemi tek momenti kur çekët, pasi kanë dhënë shtatë licenca për kompani të politikanëve shqiptarë kanë blerë gjithë qeverinë dhe e kanë detyruar të ulë çmimin. Këtu pastaj jemi tek kapja e shtetit dhe tek përgjegjësit konkretë.

Tani Lulzim Basha bën mirë që ngre zërin, por duhet ta dijë se çfarë është duke bërë. Berisha duket se i ka tonet më të ulëta dhe më i matur kur flet për këtë çështje, pasi e di çfarë ka bërë. Ai nën presionin e lobistëve të ÇEZ ka ulur çmimin e energjisë dhe u ka marrë nga xhepat shqiptarëve 30 milionë dollarë. Nëse dhe Basha e di, por nuk ka ndërmend ta tolerojë, është i mirëpritur . Por nëse nuk e di çfarë po bën, është mirë të ftillohet, të mos na bëj të gëzohemi kot që kemi më në fund një lider opozite.

32 komente në “A është i qartë Basha në këtë betëjë?”

  1. Tirana says:

    Nuk behet fjale qe Basha te jete i qarte apo paqarte, sepse Basha ka dy probleme qe nuk arrin as qartesine, as paqartesine:
    1. Sepse e ndjek hija e 4 te vrareve te 21 Janarit ku ai ishte vetem nje mur larg dhe me cilesine e Ministrit te Brendshem dhe
    2. Sepse eshte me poshte nga niveli me medioker i politikes shqiptare, pra nuk arrin dot as nivelin medioker.
    Keshtuqe nuk behet fjale qe ai te kthjellohet se s’ka per t’u kthjelluar kurre pikerisht nga dy arsyet e mesiperme. E vetmja qe mund ta kthjelloje apo qartesoje ate, eshte te dorehiqet nga maja e plehut ku e kane vene te kendoje dhe t’u nenshtrohet te dy gjyqeve te mesiperme: gjyqit te gjakut dhe gjyqit te padijes politike. Te dyja perbejne krim per nje politikan. Vetem atehere do kthjellohet.

    1. Alfred says:

      Perse nuk publikohen tabulatet e Ismailit se aty del qarte se me ke ka folur dhe per ke ka punuar. Sa per te tjerat Mero je po ti qe ne kete gazete ke dendocuar lidhjet e Ismailit me Meten atehere kur ky i fundit ishte akoma HAJDUT dhe jo pagatori yt.

      1. husen daci says:

        Mero ! Lulzim I. Basha eshte kollovar ne PD e kollovaret nuk behen kur zot shtepie aq me teper kir jane askusha.Mos e harxho kohen duke sqaruar shashkat as me fjalmet me fraza boshe te Edvinit, ka te tjera probleme vendi behu i dobishem….

        1. Skypion says:

          Nga artikulli i BIRN,megjithe perpjekjet mjerane te bashibozukeve mediatike te Rames,te cilet duhet thene se po luajne nje loje shume hileqare,ku nga njera ane e per llogari te Rames duan ta diskretitojne Meten,e nga ana tjeter shtiren si “mbrojtes” te tij,duket qarte implikimi i Metes ne aferen e shumeperfolur korruptive.
          Por,nuk eshte ky problemi.Nuk eshte,sepse nuk eshte afera e radhes korruptive e Metes problemi.Eshte nje problem nder probleme.Por,jo Problemi.
          Nuk ka shqiptar me mend ne koke qe nuk eshte i vetedijshem per aftesite korruptive te Metes.Skandalet e panumerta korruptive te tij jane bere banale tashme.Aq shume jane!
          Por,Ilir Meta,nuk eshte as Kryeminister e as kryetar i partise me te madhe te maxhorances.Eshte ortak me Ramen,po.Bashkeqeveris me te,po.
          Por,nuk eshte i pari.Eshte i dyti.Eshte i dyti i dyshes Rama-Meta.
          I pari eshte Rama.Ai eshte Problemi.Eshte problemi i problemeve.Nje keqkuptim me kete problem prioritetesh eshte,per fat te keq,edhe problemi i vogel i madh i opozites demokrate dhe i Bashes si lider i saj.
          Ka muaj e muaj,qe pervec togfjaleshit “Rama-Meta”,ne diskurin opozitar,po permendet Meta me shume se Rama.Pra,kemi Meta dhe Rama-Meta…!
          Duket sikur problemi kryesor i kesaj maxhorance kriminale,i kesaj qeverisjeje antishtet e antikombetare,te na qenkesh Meta,dmth Nr.2 e jo Nr.1 qe eshte Rama!Te pakten kete pershtypje le tek njerezit verbi opozitar i artikuluar se fundmi.
          Kjo eshte nje taktike opozitare,kuptohet.Por,nje taktike e gabuar,shume e gabuar,padyshim.
          Eshte nje taktike qe,me apo pa dashje,con ne mbrapeshti prioritetesh ne adresimin e pergjegjesive qe ka kjo maxhorance,partite dhe lideret e saj.Eshte nje taktike,qe ben pergjegjes kryesor,e theksojme,Ilir Meten e jo Edi Ramen, qe edhe eshte ne te vertete.Eshte Rama,pastaj edhe Meta.Jane te dy,edhe Rama edhe Meta;por Rama eshte kryesori.
          Dihet qe Rama do te eleminoje Meten,ne rastin me ta pare qe do t’i jepet.
          Dihet qe nderkombetaret kerkojne koken e Metes,duke i nisur pikerisht nga dosja qe Rama ka pas pergatitur per te.
          Dihet qe qe do te kete perplajse kokash,Rama-Meta.Madje ato kane filluar te perplasen nderkohe.
          Te gjitha keto dihen.Por nuk kuptohet se c’perfitim mund te kete opozita demokrate duke u bere pjese e kesaj loje te ndyre e plot hile mes Rames dhe Metes?!!
          Taktike?!Taktike leshi.
          Ata qe sugjerojne ide per taktika te tilla jane,ose injorante ose oportuniste.Nese kjo taktike e mbrapshte behet nga frika e rrjedhjes se elektoratit,po jua them,qe ata qe kane ikur,qe ikin e do te ikin e qe eshte e natyrshme per nje kategori njerezish,do te ikin gjithsesi,e po ata do te jene qe do te kthehen kur opozita te jete ne dite te mire.
          Ilir Meta,partia e tij,duhet goditur nga opozita per aq sa ka pergjegjesi ne koalicionin qeverises.Jo me shume.Mos te teprohet.
          Perndryshe,efekti bumerang do te jete shume i hidhur per opoziten.
          E kjo per dy arsye:1)ne njeren ane,duke e tepruar me sulmet ndaj Metes,sipas nje ligji te njohur tashme,e ben ate viktime ne syte e opinionit publik dhe krijon njefare empatie ,qofte edhe te pavetedijshme,tek njerezit;2)ne anen tjeter,gjithe “merita” e “mposhtjes” se te korruptuarit Meta,do t’i shkoje vellait te tij armik,Rames.
          Kesisoji,opozita do te mbetet vetem te shijoje njefare percmimi nga te gjitha ata qe e shikojne taktiken e saj si nje driteshkurtesi dhe burracakeri politike.Vetem kaq.
          Opozita demokrate nuk duhet te harroje,qe PD-ja erdhi ne pushtet ne 2005,sidomos per shkak te qartesise qe kishte lideri i saj ate kohe,doktor Berisha,ne prioritetet e aksionit opozitar.Meta ishte i fuqishem edhe ate kohe.I korruptuar dhe i inkriminuar.Madje pat qene edhe Kryeminister.
          Berisha e sulmonte,padyshim.Por,mbi te gjitha,sulmonte Nanon.Sepse,ai ishte problemi kryesor.Nano ishte Problemi.
          Edhe sot,pak a shume,ne te njejtat rrethana jemi.Meta me probleme,i zhytur ne korrupsion,si atehere.Por,perpara Metes eshte Rama.Ai eshte nona e korrupsionit.Ai eshte Problemi.Duke u fokusuar vetem e vetem tek Meta,apo duke e barazvleresuar ate me Ramen(Rama-Meta),opozita po ben nje gabim.
          Kjo kohe opozitarizmi,sidomos ne keto rrethana,eshte e arte per PD-ne dhe zotin Basha.Ata kane luksin qe te perpunojne strategji,e cila strategji duhet bazuar fort tek morali politik,si arma me e forte dhe e efektshme qe ka ne dore,sot per sot,opozita.
          Por,ky moral cenohet shume kur ndiqen taktika te tilla politike.
          Shkurt,opozita,duhet te denoncoje me force cdo akt korruptiv ,te cdokujt,paperjashtim,pa pasur ndrojen se mund te bjere ndesh me ndonje taktike te parashkruar.Ben pisllek Meta?!Denoncoje!Ben pisllek Rama?!Denoncoje edhe ate.Zbulohet ndonje afere korruptive,e ketyre koheve apo koheve te kaluara,te denoncohet.
          Por,me mase zoterinj,ne kuptimin me mase ne PRIORITET.
          Meta eshte i korruptuar,i inkriminuar,bashkeortak ne qeverisje kriminale me Ramen,njeri nga dyshja kriminale(dyshi),pra i ka te gjithe te keqijat qe mund t’i kete nje politikan.
          Por,Ilir Meta eshte Nr.2 i korrupsionit,Nr.2 i inkriminimit,Nr.2 i oligarkise,Nr.2 i maxhorances se qelbesirave,Nr.2 i qeverise turkoshake.Ai eshte i dyti i dyshes Rama-Meta.
          Sepse,i pari eshte Edi Rama.Ai eshte Nr.1 i korrupsionit,i inkriminimit,i oligarkise,i maxhorances se qelbet,i qeverise dallkauke.Rama eshte i pari i dyshes Rama-Meta.
          Edi Rama eshte shumefish me i inkriminuar dhe korruptuar se Meta.Mos te harrohet kjo.

          1. oldman says:

            Shume je lodhur mr. Skypion (mr=mercenar) duke bere sofizmat e tua te zakonshme, per ta lene topin vetem ne porten e Rames. Edhe shqiptari me budalla e kupton qe Korrupsioni i Metes ka lulezuar ne kohen e shefit tend, sepse Meta ishte nr.2 i Berishes. Sipas logjikes tende i bie qe “problemi nr. 1” ishte Berisha. Ndersa rasti me CEZ, per te cilin ka plasur skandali, eshte totalisht pergjegjesi e qeverise se meparshme.
            Nuk perjashtohet qe tani, per kohen e saj kjo qeveri ka kusuret e veta. Topi tani eshte ne porten e qeverise per te kontrolluar letrat (aty i kane neper zyrat e shtetit) dhe parate e secilit neper banka.
            Aftesia, vullneti dhe forca e saj do te matet me rezultatet.
            Pergezime Meros per shkrimin me fakte te drejtperdrejta dhe konkrete.

          2. Fuckis Turkofagis says:

            ore tarallak,i lexon ndonjehere ato qe shkruan?

          3. leka says:

            Z.Pianec me anonimatin “skorpion”!Eshte teper e veshtire qe te hyjne ne skene skemat e tua tashme te djegura perfundimisht !E di qe bixhozxhiu nuk mund ta lere dot zanatin deri ne vdekje ndaj edhe e ke te veshtire te dalesh nga korniza ku je futur!Shqiperine e bene rrush e kumbulla Saliu me “miqt” e Fazlliçet dhe zotrote me “Gjeneralet” e Greqine ,ndaj leri perpjekjet se as Sali kryekrimi nuk te ndihmon me pasi ka zera qe do tia rembejne edhe ato pasuri qe ka,e frika eshte se mos te vjen radha edhe ty apo zotrote ke treshtetesi e zor se e ha per se dyti!

    2. Zne Vojaku says:

      E kane vene te ziun ne maje te plehut te kendoje, por ce do qe nuk ka ze.E keni pare kur do qe te ngreje zerin si “babai i tij politik”,se si bllokohet, si ata kaponjte shqirak qe akoma nuk i ka dale mire lafsha, iii,,iiiii.hahahhahaaaaa.

  2. Borotalko says:

    Po ku ka bythe te merret me Berishen i varfri dhe i dhjeri Basha. Berisha po ti doje trrapi i nxjerr gjithe dosjet e kunatit Erjon Isufit qe ka vjedh qe nga ministria transporteve e ne cdo lloj posti tjeter qe ka mbajtur Basha deri ne bashki. Erjon Kunati ka vjedh ne menyre aq flagrante sa mund ta qije Sala direkt po beri numra.

  3. xeni says:

    Kurba e editorialve te Meros po shkon ne renie te lire….

    Edhe sikur te trashe zerin manekini PLAY BOY dhe ti bertase Berishes pe CEZ-in ai nuk I shpeton krimit te 21 janarit dhe tradhetise se detij Jon.

    Nuk kam pare ne historine boterore nje shkaterrim ekonomie dhe morali te nje kombi si Shqiperia pas 1992….ku shteti nuk mund te shperndaje energjine qe la peshqesh ai diktatori I dashu dhe I paharruar.

    Keto editoriale zoti Mero po shkojne ne nivelin e barcaletave se duket me sy te lire qe eshte nje shashke sepse fajtori eshte jetim…sepse fajtoret kryesore nuk kriminelet basha dhe berisha por

    a-tradhetia e fituesve te 23 qershorit..ku shuplakat u kthyen ne plaka

    b- dhe hipokrizia kriminale e aleateve tane qe po mbrojne keto kriminele me cdo cmim dhe duke na poshtruar ne ekstrem

    25 vjet nen sundimin e satrapit berishe me nje edi rame si kellef nje perdorimsh ..jane pambarimisht shume dhe aleatet u ben haleate…

  4. SuloKapedani says:

    Lul bashibozuku i ka bere llogarite gabim.Duke u munduar te nxierr ndonje te pabere Metes ngacmon halene e vete dhe ketu fillon te biej ere e qelbet e saleshit.Kukurise si pule e lagur por duket se rane brenda me gojen e vete .Keshtu ndodh kur mundohesh ti besh varrin tjetrit pa vdekur akoma.Jepi lul se ke filluar tja ngulesh vehtes.

  5. Nikoleta says:

    Krahas kesaj, Prokuroria te shtoje ne listen e te vdekurve, edhe te ndjerin Qazim Tepshi, bashke me Santon, Trebicken, Gazideden, e te tjere, jo se kemi shprese se do sqarohet autori, por sidoqofte te futet ne liste. Do vije dikush ti kryeje keto pune.

  6. Bedri Hima says:

    Dobet sot Mero.

  7. Jugu says:

    Nese vertet Berisha eshte I perfshire ne kete mesele, si ka mundesi qe Rama nuk po e ben kauze por po mundohet me marifet te perjashtoj Meten nga pergjegjesia?.

    Si ka mundesi qe ambasadori Amerikan nuk po e prefill fare Meten kohet e fundit?

    Si ka mundesi qe Meta akome e konsideron Berishen te “respektueshem”?

    A u perjashtuan Prenga dhe Ndoka nga PS per te terhequr vemendjen e njerezve nga skandali I Metes, sepse goditja e Metes rrezon Ramen kurse goditja e Ndoka e Prenga e demton pak ose aspak Ramen?

    A e largojne keto skandale vemendjen e njerezve nga hallet e perditshme, pa-punesia, mungese rendit, droga sheshit, mjekesia e korruptuar, arsimi I dobet, varferia,? Kush perfiton nga kjo?

    Qe opozita do vij ne pushtet nje dite dihet (dhe do vij jo nga merita e saj por nga qe pushteti e ka mbushur kupen), por qe te vij Brenda kohes qe Berisha eshte ne parlament eshte e pa-pranueshme. Nese ndodh pergjegjesia eshte e Rames dhe te tijve si te pa-afte dhe frikacake.

  8. Tori says:

    Basha nuk ka nevoje fare te jete shume i qarte, jane te qarte sot mbi 3 milion shqiptar pasi jane deshmitar te qeverise turkoshake.

    Kaq turkoshake eshte kethyer kjo qeveri e kaq turkoshake ka ne instancat e meposhteme saqe Bashes nuk i duhet tjeter vec te bej sehir,sepse jane vete turkoshaket qe po vetediskretitohen ne cdo cast e ne cdo ckaj.
    Bashes sot i ka qelluar qe te jete opozitari me komod pasi ka perballe tashme te vertetuar qeverine me skomode totalisht turkoshake.

    Keshtuqe,mos vajtoni per kaloresin qe i varen kembet,por per turkoshaket qe po i ngordhin kuajt.
    Dhe ketu ka vend thirja;te rroje partia, urraaa.

  9. beni says:

    keto jane pese po hic

    berisha vrau e vodhi, mashtroi shqiptaret e boten mbare, shau nga grte motrat depotete e ka bere lloj lloj traplleqe qe po dalin e do te dalin akoma,,, dhe se qeth flokun fare fare…., as nuk skuqet e as nuk nzihet, as zverdhet dhe as zbardhet,,

    prandaj mblidhni mendjen e merruni me ndonje pune tjeter se po menduat se vetet do te denohet berisha ne kete bote qeneni mbrapa dynjase,,

    une para disa vitesh mendoja nje gje te tille dhe m vjen zor nga vetja qe paskem qene aq naiv,,

    ketu po luhet loje e rende fare, eshte instaluar nje sistem mafjoz qe ju as nuk arrini ta konceptoni dot…

  10. Aqif says:

    Je shume gazetar i rrezikshem o Mero sepse shkruan me shume kuptime edhe kush e kapi e kapi

    1. SHIGJETARI says:

      Aqif….jo i rrezikshem por shkreptin rrufeje qe bie ne korent,i prek te gjith nga pak….i djek te gjitheve por nuk flet as nje….bejne sikur nuk e kuptojne.Por Meros do ti rrine nje prokuror dispozicion,e atehere nuk do bejne shurdhin me keta hajduta qe e shfarosen Shqiperin.

  11. sit..back..and relaks →→→ says:

    hmmmmmmmm, me shume nga te gjithe aktoret e kesaj historie me pelqen roli i llalles dhe prokurorise. po shkojn 3 jave apo 1 muaj qe kercasin akuzat e vodhe ti e vodha une dhe prokuroria rri e veshtron sikur eshte prokuroria e madagaskarit dhe jo e shqiperise. dhe budallai e merr vesh qe ketu po luhet loje duke shantazhuar njeri tjetrin, sidomos nga krahu i lsi-se po shqyejn syte dhe nuk po u besojne vesheve se si ka mundesi qe ky basha te jete kaq idiot qe i fryu nje historie qe mund te zhyse edhe bashen edhe berishen edhe meten. mund ti zhyse te tre pasi kjo afere eshte e lidhur me fije te dukeshme e te padukeshme me te gjithe strukturen qeverisese te asaj kohe dhe zagaret e likes kane te drejte ne nje gje, qe po u ngacmua akoma kjo pune muti do sperkase te gjitha palet, prandaj kane dite qe po ia kujtojne bashes e berishes kete gje ne menyren me te paturpshme e me te pacipe nepermjet analisteve zarngjeli, zheji apo dhe baze ne disa raste. dmth vetem ne shqiperi mund te dalin pseudo analiste e pseudo gazetare e te thone qe shiko se kjo qe po ben basha nuk nxjerr vetem meten fajtor por te gjithe muterat qe na qeverisen ne kohen e saliut prandaj me mire mbylleni me kaq ket muhabet dhe bejme sikur nuk ndodhi. por kjo mund te jete edhe shantazh direkt nga saliu per meten pasi ndoshta mund ti kene ardhur zera qe po i afrohet koha per byzylyket dhe po i kujton metes qe burgosja e saliut apo kujtdo ministri te saliut nuk i leverdis likes pasi ka shume kusure te arkivuara tek dosjet qe mban saliu. pra ne rast se rames i shkon nder mend te burgose saliun likja do sajoje nje konflikt brenda aleances dhe koalicioni prishet, shkohet ne zgjedhje e nuk i dihet si i vete filli. pra saliu po i jep nje mesazh metes por njekohesisht nepermjet metes dhe rames. dhe ne mes te kesaj arome muti ne plasje e siper kemi nje prokuror qe rri e veshtron, kemi nje president qe rri si mut pa ere. me hapur se kaq nuk ka dale ndonjehere karagjozlleku, hajdutlleku, dhe fryma bashkepunuese per tja shkepur bythen ketij populli te squllur. nqs ka ndonje aspekt ku pozite-opozite bashkepunojne me se mire eshte aspekti i vjedhjes dhe mbulimit te njeri tjetrit. nderkohe qe lideret harxhojne kohen duke i ngritur kurthe paralajmeruese njeri tjetrit ju popull mos harroni te merrni kuponin, se ai do mbushi xhepat e hajduteve me pushtet e jo xhepat e pensionisteve apo te papuneve. nuk ja vlen te rropatesh e te perpiqesh per nje jete me te mire ne nje vend ku me djersen tende fshijn bythen femijet e pashallareve te rinj, me mire rri ne shpi, merri lek shtetit me asistence sociale dhe futini naj kafe.

  12. Mentari says:

    Ulet cmimi per te vetmin aresye qe Ceku ta e shesi ate energji jo me cmimin mesatr Europian por me te ulet sepse fuqia blerese ne shqiperi eshte shum e ulet per vet faktit se te ardhurat per Kapito jane shum te uleta.Kete e ben cdo qeveri per qytetaret e saj.Ne Armerike ka ndihme qe quhet “HIT” qe do te thot se shteti paguan Ngrohejn(gazin) dhe Elektrikun atyre qe kane te ardhura te vogla dhe kjo eshte vetem ne Dimer (6 muaj) Po ne shqiperi qe 85% I popullsise eshte I varfer Ne Paverty Line (ne varferine minimum) prandaj ne shqiperi shteti nuk beri diferencim per ate 15% tjeter qe ka mundesi ta e paguaj ate Elektrikun .Basha e ka gozhduar kete qeveri.po ja nxjerr lakrat per dit.Eshte pikerisht lufta e Opozites aj qe beri te largohen disa Qelbesira nga Armata e madhe e parlamentit te Qelbesirave sepse PS dhe Rama as qe e kane ndermend ti largoje ato sepse ai e dinte shum mire para se ti emeronte se kush ishin Kriminelet.Bashes jepi kredi dhe jo ta e luftosh.

    1. Lul Shaba says:

      Jeni te medhenj. Te tere te devotshem, partiake e patriote. Bravo Mero qe me nje gjysem faqe ngre dhe nguros para kompiuterit tere keta anonime mbushur me pseudonime, qe pasi kane mbaruar pune me pjatat, nevojtoret dhe kazanet e plehrave andej nga jane ne emigrim si edhe tere ata lukuni te paaftesh qe duan poste meqenese qenkan te majte, te versulen me lloj lloj brockullash qe edhe nje idiot I kupton qe nuk kane asnje pike vlere per ecurine e ngjarjeve ne Shqiperi. Keta jane pergjithesisht milet kam kum qe ju ka mbetur ora me vite pas, dhe ti mero ben mire qe tallesh me ta. Vetem te lutem, mos u tall kaq rende.

      1. Zne Vojaku says:

        Po mire o Lul leshi, ti qe je me i mencur se keta qe shkruajne, na thoj ndonje fjale te mencur , or na rrofsh topet.

        1. Odeta says:

          HAhahahahahahah Lul Shaba nuk po komnton ne kete forum, eshte thjesht perceptimi jone telepatik per pikepamjet e tij!

  13. the truth hurts says:

    Ti ke te drejte ne cdo gje qe thua o Mero, por ky eshte nje popull injorant. U eshte ngulitur ne mendje qe Meta eshte hajdut dhe ishkryeministri qe perflitet eshte kokelopa. Megjithate ti po ben gjithcka ta shperndash mjegullen duke rendur pas gjurmeve, ata perseri shikojne Ilirin dhe mendojne se ai eshte ujku. Kokelopa ka edhe nje te keqe, nuk paguan nese nuk shikon perfitimin, keshtu qe kam frike se nuk do te paguj as ty pasi artikujt e ty nuk po bejne efekt tek ky popull I pagdhendur.

  14. Skifter Mergimi says:

    O Mentar, me shume se cdo gje tjeter ti je nje tifoz i PD-se. Une jam ne Amerike dhe periudhen e dimrit te gjithe gazin e paguajne dy here me shume qe te mbulohet pagesa e asaj ndihme qe ti na e emerton “HIT”qe e “paguaka” shteti.
    Gozhdat e ndryshkura te Berishes qe po na i perdor Basha deri tani nuk kane funksionuar se po te funksiononin nuk do te kerkohej revolucioni i popullit te pa qelbur (!).
    Varferia ne Shqiperi eshte nje fenomen i vjeter, diku 60 vjecar ku per rreth 15 vjet, pra 25% dhe kjo ndoshta periudha me e dhimbshme, eshte merite e amatorit kampion ne paepshmeri dhe ne papergjegjshmeri malokut Berisha qe koleget e tij ne laboratorin e kardiologjise ne Tirane i luteshin te lante carapet dhe kembet se i qelbnin ere, dhe te siguroje qe kjo nuk shpifje fshatareske e tipit Sali.
    Per sa i perket kredive Basha ka treguar se nuk di ti perdore ato si ne politike dhe me keq akoma ne ekonomi. Ai nuk mund te harrije me shume se sa nje zedhenes pa personalitet, thjeshte bufon.

  15. lightbearer says:

    pershendetije gazetes tema per mundesine qe na jep per te shprehur apo reflektuar opinionet qe kemi karshi cdo lloj evenimenti ne rang mediatik. nje gje kam per te thene me vjen me te vertete keq kur lexoj komentet qe behen prej njerezish anadollak dhe te pa pergjegjshem si tipi Skypion and co..nje gje dua ti them Skypionit … njerez injorant dhe anadollak si puna jote e moren shqiperine me qafe ..njerez te nje kategorie qelbesira si puna e Sali Berishes Jozileshkes dhe e lulushes e shiten e plackiten , e gjunjezuan deri ne ate pike sa do ti duhen vite te tera te rrimbekembet , ja pra njerez te pamoralshem dhe te ulet te drejtuar nga nje parti fashiste dhe huliganesh dhe me keq akoma nga nje parti injorantesh te theksuar…persa I perket Edi rames puna e tij flet , e vlereson nje bote e qyteteruar si Brenda dhe jashte kufijve…Skypion ti je nje mallkim qe pavaresisht punen e kujt ben era jote ka plas sikur vreri qe qelbet prej qelbesirave te verteta sikurse je dhe ti.

  16. astrit says:

    Keta gazetaret dhe analistet vetem shkrujane e bejne komente, por nuk kam pare ndonjerin prej tyre t’i beje thirrje prokurorise te filloje hetimin. Nese kjo nuk ndodh, nuk e di pse mbushin faqet e gazetave kot.

  17. pavli korri says:

    Skypion, po ja fut kot. Thua qe ne 2005 Berisha sulmonte Meten por me shume Nanon qe ishte vete problemi i korrupsionit. Opozita demokratike e mban mend qe pas fitores Berisha tha qe gjithcka ishe fushate elektorale dhe i dha doren Nanos. Pra vodhe ti tani ik qe te vjedh une. E njejta gje tani. As Rama nuk e con Berishen e Bashen per ndjekje penale e po ashtu Basha ne se fiton nuk do te kujtohet me per korrupsionin e Rama- Meta por do te filloje te vjedhe vete. Dy ceta hajdutesh qe e vodhen Shqiperine ne 25 vjet luftojne per pushtet qe te vazhdojne vjedhjet.

  18. Kalmanti says:

    Basha duhet te jete bere i qarte pas takimt me Shkelqesine e Tije Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Zotin Donald LU, ata qe nuk jane te qarte jeni JU zoti Mero si edhe Edi Rama, Ilir Meta, Saimir Tahiri, Gramoz Ruci and CO.
    Kujdes mos beni kopetentin per cdo gje!

    1. xeni says:

      FORT I NERUM KOMENTUESI KARMANTI.

      duke qene se me preku shpirterisht komenti juaj me lejoni tu bej disa spjegime.

      Ndryshe nga lufta e dyte boterore vendet e vogla si shqiperia nuk pushtohen me gjenerale dhe ushtri..por me dipllomate dhe ambasadore.

      Do isha I lumtur te na pushtonte Amerika…por ky lloj gjysem pushtimi nga 1992 e deri me sot….eshte me I rende se cdo pushtim klasik.

      Per shembull:

      Ne rrugen e kombit honorable lul basha dhe ca ambasdore si MR dhe Delli ne Kosove I rruajten gjysem miljardi dollare.

      Po keshtu ne armatimin shqiptar vetem municjonet qe shiteshin kapnin vleren mbi 30 miljard dollare….kush I mori keto thesare ??

      Mbasi qenke kompetent ti Karmant..kape nje cike kete timin ketu poshte

      Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
      Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
      Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

      “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
      Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
      “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

      Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
      Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
      Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
      Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

      E PERSERIS
      DO ISHA I LUMTUR TE NA PUSHTONTE AMERIKA POR JO ME KETE GJYSEM PUSHTIM ME KUISLINGIN SERBERISHE DHE ME NJE EDI RAME QE PO LUAN ROLIN E STRUCIT

      TUNG

  19. Odeta says:

    Eshte shume e thjeshte! Basha e di dhe vete se keshtu si po shkojne gjerat nuk mund ta qeverise kurre vendin! Nese PD vazhdon ne keto kushte heret apo vone Basha duhet te largohet…Por largimi i Bashes mund edhe te mos ngeli vetem ne nivel moral dhe politik, dobesimi i metejshem i tij mund te kete edhe kosto te tjera per te! “Dikush” duhet ti kete sugjeruar se nese lufton ndaj “fajeve te Berishes” dhe armikut kryesor te votave te PD-se ( e cila eshte LSI) ai do te “lulezoje” ne politike dhe do te perfaqesoje “PD-ne e re me fije te keputura nga e kaluara e saj e kompromentuar”. Mendoj se deklaratat e Bashes jane jo vetem te miremenduara, por edhe fillimi i nje “lufte” brenda llojit! Mendoj se deklaratat e Bashes jane reflektim i vendimeve qe ai ka marre qe Kohe me pare, me shume dinakeri thjesht ka pritur momentin e duhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje