Nga Mero Baze
Qeveria ka propozuar një projektligj për integritetin e personave publikë, ku përcakton një sërë kushtesh që e përjashtojnë një qytetar shqiptarë nga e drejta për të qenë funksionar publik, i zgjedhur apo pjesëtar i kabinetit qeveritar. Lista e gjatë e krimeve, që i heq të drejtën një qytetari të jetë pjesë e funksioneve publike, përfshin krimet ordinere dhe korrupsionin aktiv dhe pasiv të funksionarëve. Por debati duket se më shumë sesa për krimet, është i foksuar tek emrat konkretë, për të cilët dhe në debatin publik po përdoren kritere të dyfishta.
Madje kriteret janë të dyfishta, jo vetëm mes dy partive kryesore, por dhe brenda një partie. Fjala vjen, Lulzim Basha detyroi të dorëhiqet kandidati për kryetar bashkie i Këlcyrës, nën dyshimin se është i përfshirë në veprimtari të paligjshme, por nuk guxoi të tërhiqte Xhelal Mziun, që është ndërkohë i dënuar nga gjykata. Kjo tregon se ai ka listën e vet të njerëzve të prekshëm dhe të paprekshëm.
Edhe më e pështirë, beteja publike bëhet mes dy kampeve, kur përdoren kritere dyfishe për kauza që vërtetë mund të mos verifikohen.
Fjala vjen, ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia thotë se ka qenë dëshmitar kur Shkëlzeni, djali i Berishës, i ka marrë 30 milionë lireta një personi të quajtur “Miri i Xhikes”, i cili nuk jeton më dhe që ishte i klasifikuar si pjesë e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës në Shqipëri. E vërteta dhe për të tjerët që njohin Shkëlzenin, është se ai ishte shumë i lidhur me rrethin e tyre që i vogël, por kjo nuk konfirmon doemos dëshminë e Haxhisë. Tani del Berisha dhe hedh poshtë dëshminë, me pretendimin se Izet Haxhia është i kërkuar për një krim në Shqipëri dhe nuk mund të merret parasysh. Nga ana tjetër, po Berisha ka dy javë që flet për një ish-polic, me mbiemrin Zagani, se si kushërinj të Saimir Tahirit merren me drogë në Vlorë se ia ka thënë ky Zagani, i cili është i përgjuar dhe i arrestuar për favorizim të trafikut të drogës, por ka ikur jashtë vendit, duke u arratisur nga vendi ku vuante dënimin. Tani Berisha duhet të ketë të njëjtin kriter për vlerën e dëshmive, si për Izet Haxhinë dhe për Zaganin, pasi të dy janë në kërkim dhe të dy nuk janë para drejtësisë në Shqipëri. Nuk ka kuptim të bëjmë debat duke e konsideruar një person në kërkim burrë të mirë e tjetrin të keq, aq më tepër që arsyeja për Izet Haxhinë, që është në kërkim është e ndryshme nga akuza që ai bën, kurse Zagani akuzohet për trafik droge, që është e njëjta akuzë që ai tenton të bëjë për disa kushërinj të largët të ministrit.
Rasti i dytë flagrant është kundër Artur Bushit. Unë nuk e njoh këtë person dhe s’e kam takuar kurrë, por kam lexuar një shkrim profesional të BIRN rreth ndalimit të tij në Itali dhe kam dëgjuar dëshmitë e Taulant Ballës në Kuvend, që ka marrë informacion zyrtar nga pala italiane. Bëhet fjalë për një person që është arrestuar në një operacion, ku janë ndaluar rreth 60 shqiptarë dhe është konsideruar i pafajshëm nga vet Prokuroria, pa iu nënshtruar një procesi gjyqësor. Por opozita thotë se kjo mjafton që ai të quhet kriminel dhe të largohet nga politika. Nuk jam kundër. Nëse duam ta vëmë stekën këtu, e vëmë. Por nëse e vëmë stekën këtu, Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, aleati kryesor i Lulzim Bashës është ndaluar në Milano në vitin 1999 dhe Gjykata e Shkallës së parë e ka dënuar me katër vite burg dhe dënimin ia ka përsëritur dhe Gjykata e Apelit. Pastaj, pas ndërhyrjeve politike nga Shqipëria ai është falur në Tribunalin e Lirisë. Tani ne nuk mund të mbajmë në politikë Fatmir Mediun me dy dënime të shkruara në Itali dhe këtij Artur Bushit t’i themi “ti ik, se të ka ndaluar policia në një operacion edhe pse s’të ka ngritur akuzë prokurori”. Jam dakord, që nëse stekën e vendosim tek Bushi, le ta vendosim, por duhet të iki dhe Fatmir Mediu për çështjen që ka në Itali, jo më për këtë që ka mbyllur me imunitet në Tiranë.
Pra debati po banalizohet për faktin se nuk po mbahen parasysh kritere për dekriminalizimin, por kihen parasysh vetëm emra. Nëse është puna për emra, atëherë bëjmë nga një listë me emra që duhen nxjerrë nga politika dhe i dënojmë për biografi si në kohë të komunizmit, por problemi është se jemi të dënuar të funksionojmë në një shtet ligjor, ku ndëshkimet duhet t’i japë ligji.
Unë mendoj se është me e lehtë se kaq të veprohet tani e tutje, nëse dy partitë kryesore kanë vullnet politik të mbajnë larg njerëzit problematikë nga partia. Ndërsa sa i takon administratës publike dhe dënimeve të tyre, duhet të bëjmë një ligj të drejtë, ku të mos kemi parasysh kujt duhet t’i zëmë vendin e t’i bëjmë gjyq popullor, por ku duhet të vendosim stekën e spastrimit të politikës.
Unë nuk mendoj se Shkëlzen Berisha është i rrezikshëm si trafikant droge, edhe nëse ia ka marrë ato 30 milionë lireta Mirit të Xhikes, por është i rrezikshëm si filtër përzgjedhës i rrethit kriminal të babait të tij në pushtet dhe sekser i bizneseve që kanë lidhje me pushtetin e tij.
Në vitin 2007, ai u përball me rezistencën e ish-zëvendëskryeministrit Rusmajli, që nuk i hapte rrugë projektit të tij të Gërdecit me Delijorgjin dhe babai i tij e detyroi Rusmajlin të jepte dorëheqjen, pas një inskenimi të policisë së tij, se vëllai i Rusmajlit paskësh thënë diku, që nëse del me të njëjtat pikë në një tender, ta ndihmonte dikush të fitonte ai. Tenderi s’u bë kurrë, as ndonjë pazar s’u bë kurrë dhe mbi të gjitha ish-zëvendëskryeministri nuk kishte lidhje me këtë bisedë, por u detyrua të dorëhiqej. Me këtë standard të lartë që ai vendosi për dorëheqje, i binte që kur doli emri i Shkëlzenit në Gërdec, i Argitës tek Fazlliçi dhe tek pakistanezi, të jepte dorëheqje Berisha. Ai jo që nuk dha, por iu turr të gjithë prokurorëve e gjykatësve që tentuan të merren me këtë punë. Pra, ai nuk kishte betejë me standardet, por me personat që e pengonin të vidhte. Tani ka problem me personat që e pengojnë të rikthehet në pushtet dhe përgojon gjithkënd, duke përdorur kritere të dyfishta. Unë dhe në vitin 2007 isha dakord me standardin Rusmajli, pasi ai mund ta pastronte deri në qelizë pushtetin dhe të mbante larg korrupsionit, por ai nuk u përdor si standard, por si viktimë. Tani jemi përballë të njëjtit rrezik. Ose duhet të vendosim standarde, ose duhet të bëjmë lista ekzekutimi. Unë jam për standarde. T’i ngrejmë e t’i ulim sa duhet, por pa pasur parasysh emra. Ndryshe nuk është dekriminalizim, por gjueti shtrigash për llogari të kriminelëve të mëdhenjë në pushtet, që nuk i prek askush.
kush eshte shtrigu i vicidolit
SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
e para
Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
e dyta
Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
e treta
Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
e katerta
Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…
Mero me pelqen arsyetimi yt, por une sugjeroj nje zgjidhje tjeter per te shpetuar ky vend sepse me drejtesi nuk behet me
I hipin ketu te gjithe plehrat e ketij vendi dhe shpetojme:
http://www.gomom.info/you-won-t-drive-fast-after-watching-65173
Gjuetia e shtrigave ka filluar qe ne 22 mars 1992 nje date qe akoma shqiptaret besojne se u shemb komunizmi nga berisha qe pruri demokraci zezen.
Eshte nje simetri perfekte midis teorise famekeqe te “dekomunistifikimit” dyshes rajerson-biberaj ne 1991-1992 dhe kesaj te dekriminalizimit te dyshes donald lu-lul basha ku keto karnavalet e OSBE po behen vetem per te talluar ate popull sepse 100 % cfare thuhen jane te ditura.
Gjuetia e shtrigave e pas 1992 do te mbahet mend si tragji-komedi se dekomunistifikimin po e beni falangat e neokomunisteve ujqer me ne krye Berishen dhe hajdarin qe i nxorren uje te zi atij vendi.
Pra periudha pas 1992 do te quhet mundja e gjeneralit te ushtrise vdekur te komunisteve nga hordhite e tropojes ku shquhet Elez Biberaj.
Jo rastesisht Izet Haxhia deklaroi nga Turqia se “urdherin” per te dorzuar institucjonet e shtetit te pushtuara e paska dhene Fran Shkreli.(fsh)
Po kush eshte ky “spiker lajmesh” ??
Kur lexova nje shkrim per dy motrat e arratisura nga shqiperia ne vitet 80 (cocoli) tregoi se FSH i mori nga Athina dhe i coi te zeri amerikes qe tregon se cfare eshte bere me ate vend,Biles pasi u botua kjo interviste pati nje “crash” te Voa e elez biberit se dolen informacjone TOP SEKRET.
Dihet qe Shkreli ne menyre figurative ishte nje kapterr i Elez biberajt te cilet kane tejkaluar aq shume luften kunder “komunizmit” sa qe perfituesit me te medhenj ishen serbi,greku,islamiket radikale si dhe mafja italiane dhe nderkombetare,qe e kane kthyer shqiperine si kolumbia dhe persi Frani me elezin tone e kane fajin komunistet…Po keto te dy qe me rajersonin e prune kete dhender serbije nuk kane faj?
A ka falur nje fjale te vetme dyshja biberaj-shkreli per pajtim kombetar,per investime,per te demaskuar amerikanet nikollaq geixh apo damir fazllic ??…asnje nje fjale te vetme..por vetem si hijena jane mare me ate fare komunizmi duke u bere me amerikane se amerikanet
Sepse ne nje interviste ne 2008 ne Top-CH, Elez Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan.
Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
[Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
Po per 200 Milion Eurot e Rames qe ka Olsi ne Amerike mund te na thuash gje o rilindas hajdut!
Baxhnakun s’njoh gruja mtha ish n’migrim. T’them un tyja absolut t’garrranatoj
Dita e djeshme pati dy ngjarje,qe ua beri te qarte perfundimisht shqiptareve,se qeverisen,jo vetem nga nje klike e korruptuar,nje bande mafiozesh,te droguarish,por edhe individesh te cmendur.
-E para.
Dje,shqiptaret degjuan me veshe e pane me sy,qe Kryeministri i tyre,Edi Rama,eshte edhe i cmendur edhe i droguar.
Nen efektin e plote te lendes narkotike qe perdor,duke mos perfillur etiken elementare si politikan,si zyrtar,si Kryeminister,ai kerkoi publikisht,faqe shqiptareve dhe nderkombetareve koken e opozites dhe te shtypit kritik.
Pervecse faktoi perfundimisht e publikisht se eshte i droguar,keto ishin ato “faktet tronditese” qe me aq buje,i cmenduri yne,paralajmeroi se do te paraqiste ne kete spektakel,e qe me aq padurim i prisnin fanatiket e tij.
Po njejte edhe me kopilin e tij,qe per turpin e te gjithe shqiptareve eshte Min.i Brendshem.
Me syte e skuqur nga droga,parashtroi nje nga nje “faktet tronditese” te luftes kunder narkotrafikut(!):opoziten dhe shtypin e lire qe duhen eleminuar.
Kush e ka pare shfaqjen e djeshme me keta dy te droguar,nuk besoj se eshte e nevojshme te komentohet me gjate.Ata folen vete.Te korruptuarit folen vete.Te inkriminuarit folen vete.Te droguarit folen vete.Te cmendurit folen vete.Edi Rama dhe Sajmir Tahiri folen vete.
Megjithate,une po ju jap nje lajm,qe te gezohen ata qe e duan kete vend e te hidherohen ata qe nuk e duan:fjalimi i djeshem i Sajmir Tahirit,pervecse cka thame me lart,ishte edhe nje fjalim LAMTUMIRE.Ai eshte nga ato fjalime tipike qe paraprijne nje largim te bute.
Kush e kupton sesi funksionon diplomacia dhe politika e miqve tane perendimore,e ka te qarte kete.
-E dyta.
Qeveria permes ministres Felaj,shpalli variantin e saj te dekriminalizimit!Cmenduria spaska kufij!
Me nje ze te impostuar enkas,me nje krekosje tipike per femrat e Rames,nga ato qe ai i perdor pikerisht per keso rastesh – ndersa nje pjese te mire te kohes e kalon ne kafen e Kuvendit me koleget e saj socialiste,deputetet trafikante prostitutash,rrembyes dhe perdhunues femrash – Ministrja e Rames dukej sikur po lexonte nje deklarate virgjerie!
E kemi thene edhe me pare se tutori me i madh shqiptar,eshte nje i tille politik,eshte Edi Rama.Ai eshte tutor,jo vetem per socialistet e tij,por edhe per tutoret jashte vendit,qe i ka sjelle brenda vendit,ua ka ulur ne preher shoqeve te tij socialiste,e kur i prishin pune,i urdheron ato qe t’i hedhin nga preheri.
Keshtu,mund te thuhet,qe deklarata e djeshme e shoqes ne fjale,ishte njesoj si te thoshte: te dashur miq,shoke,vellezer,kolege trafikante dhe perdhunues te gjinise tone,boll ju mbajtem ne preherin tone te bute,duhet te ngriheni,jo se duam ne(nuk mund ta harrojme perndezjen qe ka sjelle prezenca juaj ne parlament per ne dhe shoqet tona…)por se do shefi i madh,tutori i madh,tutori i te gjitheve ne,Edi Rama…ashtu i ka ca pune … i ka rene zallota ngushte…mesa duket paska edhe ai “tutoret” e tij!
Sic shihet tashme,ne kete vend,edhe korrupsioni edhe inkriminimi kane fituar statusin e normalitetit.
Dmth,nje pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar eshte normal per shqiptaret e epokes se “rilindjes”.
Shkaqet e ketij standardi te fituar te maxhorances,qeverise,pushtetit ne fjale,jane dy risi ne politiken e larte: drogimi i politikaneve dhe cmenduria e tyre.
Ne fakt eshte nje risi qe e solli i pari ne politiken shqiptare Edi Rama.Qe para se te merrte pushtetin,qe kur ishte ne opozite,bile pa hyre akoma ne politike,ai ishte nje sociopat qe merrte droge.Hyri ne politike,dhe bashke me te hyri edhe cmenduria dhe droga.Hypi ne pushtet e bashke me te hypi edhe cmenduria dhe droga.Tashme,eshte bere norme per shume ministra dhe deputete socialiste qe te marrin droge,madje edhe ne zyrat e punes.Shembullin e kane.Edi Ramen.
Duke pare keto rrethana anormale,opozita demokrate,Partia Demokratike,vete zoti Basha,duhet te rishikojne urgjentisht qasjen e tyre ne luften kunder kriminalizimit.
Ata duhet te fokusohen tek testi i droges dhe certifikata mjekesore.Ky duhet te jete kushti,parakushti i opozites per ligjin ne fjale.
Une jam i bindur,qe testi i droges dhe certifikata mjekesore per politikanet dhe deputetet por edhe per zyrtaret me te larte,jane me shume se trecereku i punes.
Bile,he per he,le t’i lene te gjitha kerkesat e tjera,e le te perqendrohen vetem tek keto.
Jo vetem une,por edhe shume e shume shqiptare te tjere,jemi te bindur tashme,qe rreziku me i madh qe i kanoset Shqiperise,nuk jane thjeshte trafikantet,grabitesit,pengmarresit e vrasesit deputete,kryebashkiake e zyrtare te tjere te larte,por jane KRIMINELET e CMENDUR dhe te DROGUAR ne majen me te larte te pushtetit.Jane Edi Rama e Sajmir TAhiri me shoke.
Keta jane kryekriminelet qe kane sjelle gjithe baterdine e krimineleve per te cilet behet kaq shume zhurme kete kohe.
Duke kerkuar testin e droges dhe certifikaten mjekesore,opozita neutralizon kryekriminelet,e keshtu do te jete shume me e lehte te eleminohen kriminelet e tjere me te vegjel qe e marrin forcen pikerisht nga keta kryekriminele.
Baxhnakun snjof gruja mtha ish n’migrim. T’them un tyja aboslut t’garrrannntaooj
Berishen per arsye qe i dine vetem ata e mbrojne nderkombetaret. perndryshe ai do te kishte dale nga politika me e pakta, qysh me ngjarjet e vitit 1997, pa iu lejuar te bente 1998, Gredecin, 21 janarin e te tjera.Cili politikan jo ne Europe por ne Ballkan, do te lejohej ne politike sikur te kishte bere dhe 1/10 e ketyre qe ka bere Berisha.Ku jane Kraksi, Sanader dhe Viktor Ponta, shkryeministra te Italise, Kroacise dhe Runmanise? Per cfare u denuan ata, vetem per korrupsion, se per krime as qe mund te mendohet qe ndonje politikan te mund te beje andej. Te pakten nuk e kemi degjuar nje gje te tille. Nuk ka these te gjerave ne Shqiperi pa e filluar nga ai. Te tjeret bien vetvetiu si birilat.
Me standarte apo jo, me perzgjedhje apo jo, ate e di pushteti I drejtuar nga Rama. Nese ai nuk eshte I zoti ti bej ligjet dhe rregullat edhe kur eshte ne pushtet, me mire te largohet se I ben Berisha.
Kujt ja drejtoni shkrimin? Opozites apo pushtetit? Rama nuk mund te ankohet per Mediun se kishte ne qeveri dhe e ka bashkpunetor aktualisht kunatin e Mediut, Celibashin.
Sa per deshmit e paraqitura ne kuvend nga Taulant Balla per Bushin, me mire mos I permend, se Balla nuk eshte shume I vleresuar dhe se fundmi me emerimet ne zonen e tij e ne Tirane po na zhgenjen plotesisht, po kthehet ne llapaqen per veten e tij.
Kandidati që pritet të zëvendësojë Arben Ndokën në Parlament, Eduart Ndocaj, ka njoftuar se ka kryer një “vizitë konfidenciale në Bruksel”.
Ndocaj e ka bërë të ditur këtë në rrjetin social Facebook, ku shkruan se ka marrë “garanci nga BE”.
“Sipas burimeve të sigurta, Eduart Ndocaj, pas takimit të PPE në Romë, i shoqëruar nga Alban Daci, ka bërë një vizitë konfidenciale dy ditore në Bruksel. Po sipas burimeve të sigurta gjatë kësaj vizite, Ndocaj ka bërë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të BE e PPE dhe ka diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me dekriminalizimin, demokracinë, korrupsionin, çështjen e mandatit të tij si proces të rëndësishëm demokratik. Eduart Ndocaj prezantoi realitetin politik shqiptar dhe theksoi se BE duhet të bëjë më shumë për Shqipërinë e shqiptarët. Pas kësaj vizite pritet që të ketë vizita të rëndësishme në Shqipëri”, shkruhet në profilin e Ndocajt në Fb.
Wednesday, September 16, 2015 – 22:05
Drafti i paraqitur nga qeveria eshte nje filter juridik ,ku nuk ku te perdridhesh.E vetmja gje sot, qe disa politikan akoma livadhisin ne politike ,eshte drejtesia qe kemi ! si dhe parlamentaret e mbas viteve 90, qe per amnistine ,me teper i kane bere dhurate njeri tjetrit se sa ,kane amnistuar njerez ,viktima te veprave ordinere te pa rrezikshme per shoqerine .Nga 90 deri sot pasuria publike dhe parate e shtetit kane shkuar per grupet e bisnesit dhe krimineleve te aneve te majte dhe atyre te djathte.Kjo eshte mira, qe na solli drejtesia e plepave ,qe duke qene e motivuar poliotikisht , nuk i dha vendimin ligjor qe i takonte politikaneve , qe sot vec vrer nxjerrin ,kur i kane bere ketij populli te gjitha te zezat.Pa drejtesi ,ku Luli ,Saliu Mediu ,Bodja Imami ,Nano ,likja e te tjere, te dalin dhe te japin llogari per shperdorim te pushtetit ,dhe grabitje te pasurise publike, duke dhene me me koncension dhe privatizuar ,duke i shkaktuar vendit deme te pallogariteshme dhe sot
Zoti mero ne politik nuk duhet te kene vend absolutisht njerez qe sikurse nje here te vetme te jene ndaluar nga policia per veprimtari te dyshimta.te merren me veprimtari private larg zyrave te shtetit
Ah more,Mero djali,po si ke harruar te besh shembull nje tjeter,me klasik se Mediu?Po,a nuk eshte ndaluar nga policia Shqiptare dhe jo ajo Italiane,diten per diell,vete i “pagabueshmi”,i “perndercmi”,i “pakorruptuari” nder Shqiptaret,Vucidolasi Sali Berisha?
Sipas variantit te Lulit te vocer dhe shokeve te tij debatikas,cofi,e hengri dhe “Ati i tij” shpirteror.Ja futen “preshin me duket,si Tritan “Ziut) Shehut ne Lushnje…
Nuk mendoj se Berisha e ka seriozisht, te pastroj politiken shqiptare me dekriminalizimin,por edhe lakenjte e emruar prej tij,do te lehin nje lloj si ai.
Berishes ju dogjen kartat ne duar,me ligjin e dosjeve,tani ai ka nxjerr nje tjeter alibi,per te friksuar kundershtaret,ligjin e dekriminalizimit.
Ajo qe eshte me e rendesishmja,po vidhet e drejta per te zgjedhur,duke u bere monopol i politikes,i nje grushti njerzish !
Krimineli Berisha dhe te tjere si ai,ka arritur qe nepermjet gjykatave te koruptuara,te dale gjithmon i “pafajshem”,
Keta na qenkan “pagezuar”,ku me eurot e pista,kane bindur nderkombetaret,per te krijuar dhe zbatuar ligjin e “dekriminalizimit’!
Midis ligjit te dosjeve dhe ketij te dekriminalizimit,qendron “ideatori” Berisha,ku shpreson qe me kete karte,te fitoj zgjedhjet e ardhshme.
dhe prape vijme tek presidenti qe duhet larguar qe te reformohet drejtesia, shik-u etj.
kot mbledhim fakte e deshmitare APO emra e standarde kur nuk ka gjyq e prokuror qe i ndjek.
Ky Llalla me eshte bere me antipatik se Berisha.
Po lindin dhe po rilindin ne shqiperi kriminelet me pushtet nga partite politike.
Po vdesin dhe po rivdesin ne shqiperi rilindasit e vertete madje edhe muzeumet me kujtimet e tyre.
-Stekat dhe kriteret formale,
-Ristelat e bukura propagandistike,
-Kallamat e gjate bosh te kanaleve te zeza,
ASNJEHERE NUK KANE MUNGUAR DHE NUK MUNGOJNE NE SHQIPERI.
Partite politike pergjegjese meritojne prej kohesh HURIN E LIGJIT.
O Mero ky Izeti eshte i miri apo i keqi! O Mero shqiptaret nuk po dine se ke te qajne me perpara nga politikanet tane, meqe ti ke qejf Saline ate shqiptaret e qane ne 2013 Edi i miri duhej ta rraste ne burg. Tani me duket se i ka ardhur radhe te mirit Edi ta qajme. Per dreq dhe evropjanet jane ne nje mendje me ne se duhet nje e qare me shumice!
O Mero, dihet qe mireqenien e ke rritur, se te paguan mire Edi Rilindasi, por hiq dore nga grosha.
Analist i shkelqyer si gjithmone Z Mero, i mencem i thelle ne analizat qe ju ben situatave
ne KLD e famshe te FATOS NANOS sikur u permend ky MIRI XHIKES se hynte dhe dilte ne shtepin e dikujt ne PS e atehershme….apo nuk ju intereson ta thoni more MERO
Ketu nuk behet fjale per emra por per funksionar publik, ne se nje funksionar publik ka arritur te depertoje ne administraten e shtetit ai tani duhet te largohet, pra administrata ne pergjithesi dhe totalisht duhet te verifikohet dhe ata qe nuk permbushin kriteret natyrisht qe do largohen. Ky ligje nuk mund te beje fjale per zbatimin e tij nga tani e ne vazhdim por bene fjale per pastrimin e administrates nga kategoria qe nuk permbush kriteret,pavaresisht kur jane emruar ne keto detyra apo i kane blere keto vende pune, Zyrat e shtetit dhe parlamenti jane mbushur me burgaxhinje e trafikant dhe keshtu nuk mund te vazhdohet me. Une e pershendes vendimin e qeverise, megjithese 25 vjet me vonese.
Po Like Floririn perse e ke harruar o Mero kapedani?
Berishen nuk e mbron kush ne Perendim, ai eshte I braktisur qysh ne vitin 96, mos ja futni kot, por zgjedhjen e liderit e kemi bere vete.Ne 2005 e beri Nano si hakmarje ndaj shqiptareve e premtimit te Saliut per ta bere President, ne 2009 e dhjeu Ilir Meta.Perendimoret pas 96 Saliun e kane pare me dyshim dhe nuk e kane pranuar asnjehere si lider democrat e kane njohur si autocrat.