Berisha nervoz me OSBE-në apo Bashën?

14 Shtator 2015, 21:03Editorial TEMA
Berisha nervoz me OSBE-në apo Bashën?

Nga Mero Baze

 

Nëse doni të kuptoni dëmin real që ka bërë puna e përciptë dhe pa asnjë profesionalizëm e OSBE-së në Tiranë, shihni reagimin e Sali Berishës. Duke përdorur faktin që raporti i OSBE-së është një grumbull ngjarjesh të lexuara, ku ka plot të vërteta dhe plot gënjeshtra, Sali Berisha ka shfrytëzuar këtë moment për të mbrojtur familjen e tij nga akuzat.

Në fakt, me atë raport banal nuk do t’ia vlente të merrej as Berisha, por duket se ai është më i zellshmi për t’u mbrojtur nga opozita. Kjo duket nga fakti se ai ndihet i vetmuar nga “djemtë” e tij të adaptuar të opozitës në këto akuza, si Basha dhe Mediu, dhe ndihet i fyer që OSBE-ja është selektive duke u marrë vetëm me atë dhe fëmijët e tij, dhe jo me Mediun dhe Bashën.

Fjala vjen, faktet e botuara në shtyp, siç është vendimi i Gjykatës së Apelit në Itali, që dënon Fatmir Mediun me katër vjet burg si favorizues trafikantësh, nuk e përmend. Gjyqin e mbyllur të tij për Gërdecin me procedurë nuk e përmend. Gjyqin e mbyllur me procedurë për Lulzim Bashën nuk e përmend…Kurse Berishës i përmend boll gjëra të vërteta, të thëna për të, mes tyre dhe plot gënjeshtra të thëna për të, si për të gjithë.

Sali Berisha nuk do të kishte nevojë të merrej me raportin e OSBE-së për t’u larë nga akuzat, jo vetëm për vulgaritetin e tyre, por dhe për shanset që ka djegur për t’u hetuar nga drejtësia. Ai ka së paku tre raste kur ka shmangur shkuarjen para drejtësisë, të djalit, të vajzës dhe të vetes.

E para është për djalin e tij. Në historinë e Gërdecit ku vdiq baxhanaku i Berishës dhe ku djali i tij ka lobuar për kontratën e kompanisë së Delijorgjit, ka disa fakte pikante. Aldo Bumçi, ish- ministër i Drejtësisë, i ka nisur një faks për dijeni Shkëlzen Berishës, ku e njoftonte për miratimin nga ana e Ministrisë së tij të procedurës për kontratën që do lidhej. Faksi është botuar në shtyp dhe ish-sekretarja e ministrit Bumçi ka pranuar para Prokurorisë se ajo ka dërguar faksin, pasi Shkëlzeni vizitoi dy herë zyrën e ministrit për këtë punë. Ajo dëshmon se faksi u dërgua pikërisht për Shkëlzen Berishën.

Nga ana tjetër, gjysmë ore pas shpërthimit në Gërdec, biznesmeni përgjegjës, Mihal Delijorgji, ka bërë dy telefonata, me gruan dhe kunatin që kishte administrator, dhe pastaj ka folur 25 minuta me Shkëlzen Berishën.

Për gjithë këto fakte që të çojnë se Shkëlzeni ishte njeriu kryesor që bëri Gërdecin, përveç dëshmive gojore të njerëzve në atë biznes, Sali Berisha jo vetëm nuk lejoi që i biri së paku të pyetej nga Prokuroria, por i shpalli luftë Ina Ramës, duke e ndryshuar përshtypjen për të nga Silvia Konti, në lavire bulevardi.

E bija e tij doli në dritë për veprimtari korruptive, kur Damir Fazlliçi përmes një shitje fiktive të tokës në Porto Romano, i kaloi vetes 1.7 milion euro, por në autorizmin që kishte lëshuar për studion Malltezi, kishte të drejta të plota për transferim pronësie, lekësh dhe veprime të tjera. Në dy banka shqiptare, studioja Malltezi ka tërhequr lekë kesh nga llogaria e kësaj kompanie. Gjyqi i nisur ndaj Fazlliçit për pastrim parash në këtë rast, që implikonte studion e vajzës së Berishës, u ndërpre nga Dritan Broci, pasi “u vonuan” letërporositë nga Qipro, ndërsa e bija nuk u thirr kurrë as për t’u pyetur. Në një rast të dytë të rëndë, gazeta TemA botoi korrespondencën e plotë të Argita Berishës me një investitor pakistanez, të cilit ajo i kërkonte 3 përqind “success fee” për konsulencën ligjore, nëse babai i saj kryeministër firmoste koncesionin për 100 milion dollarë. Biznesmeni e pranoi publikisht korrespondencën dhe ofertën korruptive, por e bija e Sali Berishës nuk shkoi kurrë para një prokurori.

Vetë Sali Berisha mori përsipër vrasjen e katër qytetarëve më 21 Janar, shpalli katër gazetarë puçistë, mes tyre dhe mua, kërkoi që ne të dëshmonin për puçin, por ai vet nuk denjoi të shkonte të dëshmonte për vrasjet. Ai u mbrojt politikisht, duke thënë se ishte një puç shteti, por kur drejtësia provoi se nuk ishte grusht shteti dhe alibia e tij ra, ai nuk u thirr kurrë deri më sot të dëshmojë si i vrau dhe pse i vrau për pushtet katër qytetarët.

Unë shpresoj se ky i fundit është krim që nuk parashkruhet dhe ai ndoshta një ditë, dhe me barrela, do të shkojë në gjykatë, por krimet dhe korrupsioni i fëmijëve të tij po varroset pak nga pak, për shkak të kontrollit të tij mbi drejtësinë dhe partinë e socialistëve në pushtet, të cilët shikojnë më shumë të bëjnë si Shkëlzeni e Argita, sesa të merren me vjedhjet e tyre.

Pra, Berisha tre akuzat më të forta dhe të besueshme kundër tij dhe familjes së tij, i ka publike dhe i është shmangur drejtësisë. Ai nuk besoj se bëhet nervoz për gënjeshtrat që thuhen për të, por për të vërtetat. Këtë radhë më duket se më shumë sesa për to, është bërë nervoz për burimin e raportit, i cili duket se është bërë nga dikush që ka përjashtuar vetveten. Dhe ai ngjan të jetë grupi Basha-Mediu.

Dhe nëse Berisha është nxehur seriozisht nga ky fakt, atëherë nuk ka pse i hakërrehet OSBE-së, por atij që i ka besuar SHQUP-in, që ia nxjerr një herë në javë në pritë Berishën, drejtësisë.

24 komente në “Berisha nervoz me OSBE-në apo Bashën?”

  1. sit..back..and relaks →→→ says:

    Apapapapappa si shikuaka ky me keto. O Merooooo, Cez-i Mero Cez-iiiiiii. Kuptohet qe kjo “rrjedhja” e raportit doli tamam ne kohen qe duhej nje terheqje vemendje nga skandali dhe akuzat per abuzime me fondet e CEZ-it. Nuk na ha meraku per raportin e OSBE-se o Meroooooo, po CEZ-i Mero Cez-iiiiiiiii. Nuk te ben pershtypje Mero se sikur u fashit ky debati mbi abuzimet ne CEZ, nuk te intereson ty si gazetar se ku vajten ato para, se pse prokuroria nuk po hap hetim, etj etj. Si u fashit kjo afera e Cez-it o Meroooo, apo rane dakord palet ta mbyllin ket muhabet, po me ate Petriton e Ere-s cpo behet o Meroooo. Cudi sot dite e hene pas nje fundjave pushimesh dhe askush nuk artikulon me nje fjale per aferen e CEZ-it. Kur te kesh kohe o Mero ndize nje nga duhani i Rremes.

    1. Erald says:

      Ore mero ku qenkan keto deshmi gojore per Gerdecin qe i dike vetem ti ? Ke te drejte qe sekretarja e bumcit tha qe faksin e nisi bumci per shkelzenin sic tha qe e kishte shkruar me doren e tij por kjo u provua rrene pasi shkrimi ne faks nuk ishte inbumcit dhe ne fleten origjinale nuk kishte asnje shenim. Kjo eshte aresyej pse prok nuk e mori per baze as si prove. Ne fund telefonata nuk ofron asnje prove pervecse tregon se mes tyre ka ps komunikim. Me delijorgjin ka folur dhe Rama 200 here po kjo nuk domethene qe ka pa gisht ne Gerdec. Mitin e papeekshmerise se Berishes dhe familjes e keni ngritur vete duke i akuzuar per gjera qe premtuat se do i provonit por i late ne mes te rruges se jeni te zene duke vjedhur vete.

      1. prangat ose plumbi,,, says:

        dear erald

        ka aq shume fakte berishovici qe nuk di nga t’ja fillosh.Sot lexova nga Izet haxhia se Fran Shkreli i paska thene Berishes terhiqu ne 15 shtator 1998.

        Ky eshte nje fakt qe ka shume domethenie se ky bashke me Elez biberin kane cerek shekulli qe po e shkaterrojne ate vend duke perdor berishin si qen te tyre gjoja per te luftuar komunizmin dhe arriten ta kthejne ate vend ne Kolumbi,ose siceli e viteve 60

        Plaku Dogsborough(dogsboru) I trustit te lulelakrave& canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecarePer kete kam I jam referuar nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′

        KONGRESMENI FRANK WOLF
        Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

        VOA
        Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

        GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
        është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

        Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
        -Ne rrugen e kombit
        -Ne krematoriumin e Gerdecit
        -Albetrolin
        Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane. Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët. Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.
        Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi
        “O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”

      2. Skypion says:

        Raporti i OSBE-se eshte nje goditje shume e rende per maxhorancen ne pushtet.Eshte,mbase,goditja me e rende per pushtetin socialist keto dy vjet.
        Goditja eshte shume e rende,sidomos,per nje fakt qe ka coroditur Ramen,Meten,partite dhe mbeshtetesit e tyre.
        Fakti eshte: NUK PERMENDET ASGJEKUNDI KREU I PARTISE DEMOKRATIKE,ZOTI LULZIM BASHA.
        Permendet kreu socialist dhe Kryeministri Rama me 200 milionet e tij – por nuk permendet kreu demokrat dhe lideri i opozites,Basha;permendet kreu i LSI-se dhe kryeparlamentari Meta – por,jo Basha.Permenden te gjithe,pothuaj – por,jo se jo BAsha.
        Eshte pikerisht ky fakt qe po cmend te majtet,duke filluar nga Rama,duke vazhduar me mercenaro-analistet e deri tek me i thjeshti socialist.
        Pyetja qe ata i bejne vetes dhe njeri-tjetrit,porqe mundohen ta shmangin me te tjeret,eshte: pse OSBE-ja ne raportin e saj nuk permend fare liderin e opozites,kryetarin e PD-se,zotin Basha?!
        Ne,te gjithe e dime se nje nder me te akuzuarit ne politiken shqiptare nga kundershtaret dhe mediat e tij eshte zoti Basha.Eshte akuzuar per c’eshte nuk akuzuar;per gjerat me te renda.
        Atehere lind pyetja,po si ka mundesi,qe ky raport,qe sipas vete socialisteve dhe mediave te tyre,na qenkesh nje permbledhje thashethemesh mediatike,te mos marre parasysh thashethemet mediatike per Lulzim Bashen,e nderkohe t’i marre seriozisht ato per RAmen dhe Meten?!
        Nje lapsus,nje pakujdesi?!Do te ishte qesharake ta mendonim nje gje te tille.
        Arsyeja eshte e qarte,shume e qarte,aq e qarte sa s’ka ku te veje me:Lulezim Basha,opozita e tij,shihet si shpresa e fundit per partneret nderkombetare,per ta nxjerre Shqiperine nga bataku i krimit dhe korrupsionit.Kaq e thjeshte eshte.
        Pikerisht per kete arsye eshte kursyer zoti BAsha nga “thashethemet”.Pikerisht per kete arsye nuk permendet asgjekundi emri i Lulzim Bashes,kreut te Partise Demokratike dhe liderit opozitar.Permenden emrat e te gjitheve,por jo ai i Lulzim BAshes.
        Atehere,c’te bejme-pyesen me vete dhe njeri-tjetrin socialistet,mediat dhe mercenaro-analistet e tyre?!
        -Ate qe kemi bere perhere kur e kemi ndjere bithen ngushte:Fajin e ka Saliu…po,po fajin e ka Saliu!
        Edhe per raportin e OSBE-se,fajin e ka Saliu!
        Dhe,cfare argumenti kane per te?!Kane po ate argument te cilin nuk duan ta permendin fare kur eshte fjala per Ramen dhe Meten … qe Saliun na e permend raporti i OSBE-se!
        ASnje fjale per Ramen qe permendet ne raportin e OSBE-se,asnje fjale per Meten qe permendet gjithashtu,asnej fjale edhe per Lulzim BAshen qe,ndryshe nga Rama dhe Meta, NUK permendet – nje baterdi fjalesh,cfare fjalesh,shkrimesh per Berishen…!
        Saliu e ka fajin!
        Sali Berisha e ka fajin edhe per raportin e OSBE-se.
        Sali Berisha e dha shpjegimin e tij.I’u pergjigj thashethemeve – ne fakt,e per cudi,qe per mua s’eshte aspak e tille,termi “thashethem” perdoret ne raportin e OSBE-se ekskluzivisht per fjalet e perhapura per Berishen,por jo per Ramen dhe Meten;per keta dy te fundit perdoren terma shume me kompromentues – ne nje shkrim shume te thuket ne argumenta dhe shume te sinqerte.
        Kush te doje,te mos e besoje.S’i plasi kujt.
        Per te kuptuar sesa ngushte ndjehen socialistet dhe mercenaro-analistet e tyre keto dite,ju rikujtoj nje fakt te njohur tashme: perhere kur ndodh ndonje skandal brenda ne kampin e qelbesirave,perhere kur ata marrin nje goditje fshikulluese nga partneret tane perendimore,shtypi i tyre nis riciklin e akuzave ndaj Sali Berishes.
        Ndodhi skandali i avioneve te droges para nje viti – gjithe shtypi i majte ,ne faqe te pare,riciklonte akuzat ndaj SAli Berishes.
        Ndodhi skandali Meta-Doshi – i gjithe shtypi majte nxiu nga shkrimet e ricikluara me akuza ndaj Sali BErishes.
        Ndodhi eksodi – prape me Sali Berishen.
        Ndodhi masakra per Lagunen – apet me Sali Berishen.
        Ndodhen shume skandale ne kampin e qelbesave,u dhane shume shpulla,shkelma e fshikullima nga partneret tane nderkombetare per to – perseri e perseri fajin e ka Sali Berisha.
        Jane bere gazi i botes.
        Por,perse e perdorin kete “argument”,kur jane bere gazi i botes me te?!
        Kane nje arsye te forte,shume te forte: duan te mbajne te bashkuar kopene e tyre,idiotet e tyre te dobishem,trushkulurit dhe trushpelaret.Ata te jene si nje trup i bashkuar rreth qelbesirave,te tjerat nuk kane rendesi,aq me pak cipa qe s’kane hic.
        Sapo verehet nje dyshim,nje lekundje besimi,mes kopese se idioteve te dobishem,socialistet me mediat e tyre therrasin me te madhe: Berisha,Berisha,Berisha!
        Dhe,turma e majte,si nje kope qejsh pavllovjane,menjehere shtrengon radhet!
        Uniteti i turmes socialiste eshte jetik per pushtetin e qelbesirave.Aty marrin voten,si te thuash,kritike.Pjesen tjeter e blejne,vjedhin apo e grabisin me dhune.Keshtu sigurojne pushtetin.
        Gjithsesi,pyetja e bere ne fillim,se pse OSBE-ja nuk e perflet kryetarin e Partise Demokratike,liderin e opozites,zotin Lulzim Basha,nderkohe qe i ben helaq Ramen dhe Meten,eshte bere hit keto ore.
        Tre jane lideret kryesore te Shqiperise sot:
        -1)Edi Rama,Kryeminister,kryetar i Partise Socialiste
        -2)Ilir Meta,Kryetar i Kuvendit,kryetar i LSI-se,bashkeqeverises me Ramen.
        -3)Lulzim BAsha,kryetari i Partise Demokratike,lideri i opozites.
        Rama dhe Meta – maxhoranca.
        BAsha – opozita.
        RAporti i OSBE-se akuzon Ramen dhe Meten,dmth,maxhorancen ne pushtet.
        Raporti i OSBE-se nuk flet ASNJE fjale per Bashen,dmth,per opoziten demokrate.
        Ky kontrast flet qarte per te gjithe shqiptaret.

        1. Jaho Labi says:

          Na more Skypjon, ore djale!
          Me dukesh djale me shkolle, por ketu me ngjane se e ke shkelur ca. Ti thua “Arsyeja eshte shume e qarte, aq e qarte sa s’ka ku te veje. Lulzim Bashen e kane zgjedhur nderkombetaret si shpresen e fundit per te nxjerre Shqiperine nga bataku…”
          Une besoj se nuk do te jete keshtu. Ishallah ky eshte vetem mendimi yt.
          Po te jete vertete keshtu, ne te semes edhe nderkombetaret. Ky vend nuk do te behet me.

        2. genci says:

          Skopion u bere bajat fare: si ka mundesi qe akuzat per Berishen qenkan thashethem, ndersa per Ramen dhe Meten qenkan te verteta. Do pranoja qe jane te verteta te gjitha, madje edhe ato qe nuk jane permendur per Bashen.
          Vertet beson qe Basha shihet nga nderkombetaret si shpresa e vetme per ta shpetuar Shqiperine? A thua vertet te jene kaq naive nderkombetaret???!!!. Nuk e pane ata se c’beri ne Bashki?

        3. Vjosa says:

          Komentin e pare e censuruane. Te shohim kete.

          Nuk e kam lexuare raportin e OSBE. Nga komenti i z, Skypion, kuptoj se janoe tre qe akuzohen: Berisha, Meta-Rama. Ky raport, po eshte i vertete eshte per te tre, po genjen , genjen per te tre….
          Artikullshkruesi , dyshen Rama Meta nuk e ze ne goje fare. !?

    2. Gentjan says:

      o Birish tashme ke frike se po te fusin mrena ne plqeri

      http://bit.do/Berisha-tashme-eshte-shume-afer-burgut

    3. martin says:

      ku eshte katandisur kjo gazete…..

      ne vend ti nxjerre syte EDi rames qe po behet gjynahqar..

      ne vend ti flitet hapur zotit donald lu qe eshte njeriu me i pushtetshem ne shqiperi qe ai dhe ato qe jane pas tij jo vetem te dorzojne koken e berishes por dhe te lulit.

      Kujt I kujtohet Komiteti I Orientimit të Politikave (KOP) I ujkut Berishe qe I perdori sit e perralla e kecave kur lyente kemben me miell te bardhe..

      ….fatkeqesisht ujku I vicidolit hyri ne kasollen e kecave dhe I hengri te shkretet keca dhe nje nga aresyet kryesore eshte se shume shqiptare besuan te KOPilat e PD me ne krye kopilin Lulqim Bashic.

      A E DINI SE KUSH ESHTE LUL UDBASHI ??????

      “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

      A
      -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

      B
      -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

      C
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
      D
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

      E
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

      F
      -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

      G
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

      J
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

      M
      -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

      “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

      -LUL LEGENI
      Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

      LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
      Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

      -LUL MALOKARI
      .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

      LULI KUQ
      Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

      LUL I AMBASADORES
      Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

      E fundit per nje pyetje per Meron..

      Seriozisht nuk e kuptoni qe kjo eshte nje loje “kapucash” qe i thone ne tropoje ..ku miqte nderkombetare dhe paria tiranes kane njecerk shekulli qe po e tallin ate popull ne menyren me kriminale te mundeshme…

    4. hysen daci says:

      pse beni sikur nuk e kuptoni pse Lule Basha nuk hetohet per 450 milionet e Rruges Kuksit………….eshte djsli i Ilir E. Hoxhes martuar me gocen e Gramoz Rucit ????????

  2. dymi says:

    Mero, je gazetar i mire. Nuk mund te fle pa te lexuar. Nuk je nje cupeline e gazetarise qe nuk njeh as normet elementare te drejteshmrimit. Le pastaj ne ndertimit te frazave, Eshte kjo aresyeja qe nuk mund te mos ve re kete pasaktesi ne titull.Titulli duhet te ishte: Berisha nervoz me OSBE-ne apo me Bashen. Duhet patjter pjeseza “me” para Bashes.

    1. SH says:

      Bymi..Mero cdo shkrim i ka te shkelqyer por edhe titujt i ka bombastik…edhe ky i sotmi eshte me bombastik,se si thua ti eshte me perketheli…tung

  3. Popoja says:

    Ti Mero e paske hallin te thuash qe raporti eshte i genjeshtert dhe qe qeka genjeshter edhe 200 milioneshi i Rames?

  4. psw says:

    Cili fakt është i pavërtetë nga ato që përmenden në raport për Saliun o Mero. Na ndriço ti të paktën dhe thuaj një të vetme.
    Unë di dhe besoj që është trillim i ulët vetëm një akuzë ndaj tij. Për më tepër nuk është akuzë por vetëdenoncim. Atë që ka shkuar me prostituta dhe më tepër i ka paguar rregullisht. Pikërisht ajo akuzë që S.B-në italian po e përndjek si hije dhe eklipsojë gjithë akuzat e tjera ndaj tijë.

  5. Rilindas pa parti says:

    Je shok i mire! Birr o birr!

  6. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Nëqoftëse jeni të interesuar ta shpini analizën deri në fund, duhet të sqaroni më parë: kush është kryesuese e OSBE-së, sot? Së dyti, a ka materiali nuanca dezinformacioni,dhe, nëse po, me cfatë qëllimi? Dihet, dezinformacioni, pë t`u bërë i pranueshëm dhe i besueshëm, për të goditur atje ku synon, në pjesën dërrmuese jep të dhëna të hedhura në “efir” nga media, të pasqyruara në raporte, ose të shtruara në biseda konfidenciale, pavarësisht a janë të vërtetuara, ngaqë kanë fituar të “drejtën e qytetarisë”. Mua, në pamje të parë, më duket si një kombinacion, me nxitje të jashtme, pse jo edhe me mbështetje financiare të tillë…Jam i bindur se nuk është thjesht një “gur ne lumë”.

  7. SHQIPE says:

    Ene kete lloj informacioni me “thuhet se “e konsideroj si llafe plakash tek cezma e fshatit.si mundet perfaqesia e Evropes ku po synojme te integrohemi te jete e epapergjegjeshme deri ne kete pike ?Si mund re merren si pike referimi thashethemet e gazetave shqiptare kur dihet qe te gjitha jane te lidhura me nje krah politik ose me nje tjeter .Nuk perjashtohet qe midis llafeve te plakave te kete edhe te verteta por nuk mund te bazohesh ne ato llafe kur do qe te ngresh nje gjykim per nje figure politike .Me kete nuk i jap te drejte vetes te besoj se politikanet shqiptare jane disa te lare e disa te piste ose qe jane te tere te piset.Thjesht kur lexon OSBE mendon se do te kesh te besh me nje raport me te argumentuar!

  8. eli-tiv says:

    …saliu duhet perkthyer….Dihet qe eshte genjeshtar i sprovuar…
    Ne 21 janar doli e tha se vrasjet i beri Edi…njerezit dolen me cadra pistolete e te tjera budallalleqe…E verteta doli..saliu vrau kur njerezit po largoheshin …Pra vrau qetesisht..
    Na ka thene qe jemi vendi i dyte ne ekonomi pas gjermanise e ritja ekonomike dy shifrore…Me pas pa kaluar as muajt e pare te ps ne pushtet bertiste per shqiptare te mjeruar…
    PRA saliu genjen e thote budallalleqe perhere…Shembull kur thote se i biri nuk eshte drogist..nenkupto se eshte ne krye te trafikut te droges ne vend….kur thote se nuk ka lidhje me gerdecin ..ne e dime e te faktuar se ishte bosi i gerdecit…kemi degjuar me ze Diverolin qe thoshte se kafshet kane dale nga kafazi (nenkupto sypeshkaqenin me te jatin)…PSE saliu do te na mbushe mendjen sot..??..Saliu kuptohet lehte se c’thote…eshte e qarte..Le te dali pasuesi i tij me i flakte e te qe saliu nuk eshte genjeshtar ordiner….Nuk mbulohen vjedhjet e vrasjet qe ka bere me genjeshtra primitive…sa per ate qe shkateroi shqiperine …bravo i qofte ..beri detyren qe i ngarkuan..

  9. ne emer te Migjenit te Math says:

    Po te mos na shkruanin per Edverin dhe shpuren e tije me 30 depudete do te kishit degjuar Meron te bertiste dite nate se rraporti eshte i sakte biles se eshte merite e Meros dhe Temes do lexonit mirpo na e dhjene keta te OSBEse keq ekipin kriminal te rilindjes.
    Se dyti sa per Izet Haxhine po na del me i fuqishem ne informacione se drejtori i CIAs apo NSAs amerikane;Akuzat e Izetit per Berishen vertetojne pastertine e Berishes sepse Berisha nuk favorrizoji nje grusht Tropojanesh gangestera e karagjoza qe te perfitonin ekonomokisht nga Berisha dhe se Berisha i zbuloji se ishin vrasesit e Hajdarit;Mero ne Shkoder thone:Merre me leng se mishi u mbarue

  10. argit says:

    O Mero! Qe ne kete vend hajdutet, bejne e ndajne paret kete e dime te gjithe, edhe qe me artikuj gazete blla blla blla as Saliu e kompani as Edi e kompani se gjejne gje e shumta largohen per disa kohe nga pushteti.Superproblemi eshte paaftesia jone per te ndertuar shtetin e se drejtes. Kemi treguar se se bejme dot shtetin e te deshperuar qe se zgjidhim problemin ikim nga ky vend.Ne situaten qe jemi vetem nje drejtesi e komanduar nga evropjanet mund te japi shenja shprese.Jemi ne nervoz o Mero me veten e te tjeret qe kerkuam nje shqiperi si gjithe evropa e perfunduam ne kete katrahure morale e ekonomike sa po na duket rregjimi i Enver Hoxhes, lule.

  11. roni says:

    Boll punove me dy standarte…..Kryeministri akuzohet per nje abuzim me 200 miljone Euro….ti luan me fjalet jo keshtu jo ashtu….Smund te vazhdoni duke abuzuar duke tundur karten e saliut.

  12. Anita Zhoga says:

    Ti kerkohet ambasadorit te OSBE burimi i informacionit dikujt si LUL BASHA i ka interesuar te beje kete rremuje mediatike ndryshe hidheni ne kosh dhe te flase drejtesia

  13. Orem says:

    Mero po lene Bërishën, or ti! Merru me pozitën se po ban hatanë! Asht si asht aj i OSBE-së ka të ngjame se kenkan edhe do gjana të vërteta. Pak gjana ka ba Meta? Po aj Rama pse nuk i tregon paret e veta? Paska pas tre mij ero, po si kënka ndërtu ajo ksolla e tij njatje në Surel? Thuj pa pare Ke mbet te Bërisha… Sa i ngrfosun kënke bre.Paske pasun mllefin e serbit bre

  14. Uskania says:

    Lalla deklaroi se do të ketë arrestime zyrtarësh të lartë.A ishte ky raporti i OSBE-së një bombë tymuese para veprimit të prokurorisë?Mendoj se po.Të presim, secilit t’i vihet qeleshja sipas kokës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje