“Rrjedhja” që viktimizon OSBE-në!

13 Shtator 2015, 19:59Editorial TEMA
“Rrjedhja” që viktimizon OSBE-në!

Nga Mero Baze

 

Në zhurmën rreth një pasqyre shtypi të OSBE-së “rrjedhur” në media, nuk ka asgjë që nuk e kemi lexuar apo dëgjuar më parë, përveç faktit që nuk dinim sesi punon zyra e OSBE-së në Tiranë.  Për Shqipërinë do të ishte fat, që një mision i paanshëm ndërkombëtar të hetonte lidhjet e politikës me krimin, pasuritë e politikanëve, apo lidhjet e tyre me mafian ndërkombëtare. Do të ishte fat të kishim një vëzhgim serioz mbi ta dhe nëntokën e tyre, duke u nisur nga premisat e paanshmërisë dhe profesionalizmit që mund të ketë një mision që përkujdeset për demokracinë dhe liritë njerëzore në një vend.

Por, ajo që u shfaq është një turp, i cili i bën shumë dëm të vërtetave të hidhura për korrupsionin dhe lidhjet me krimin në politikën shqiptare. OSBE, si një nga misionet që ka harxhuar dhe miliona euro për lirinë e shtypit në Shqipëri dhe seriozitetin e raportimit të tij, u pa se ka nevojë pikë së pari, të paguajë një oficer mesatar tek zyra e shtypit, që së paku të ketë një filtër në hartimin e një pasqyre shtypi dhe të ketë seriozitetin minimal për të mos përzier raportimet serioze me vulgaritete anonime, që në thelb janë asgjësimi i opinionit publik.

Dëmi i parë i madh i këtij banaliteti është fakti që raporte të tilla bëjnë të vërtetën relative dhe nxisin përbaltjen anonime, për t’i bërë të gjithë pis dhe për të nxitur politikisht fuqinë e opinionit publik. Kjo është jo vetëm kundër parimeve të OSBE-së, por dhe 100 përqind kundër misionit të saj në Shqipëri, në një vend, ku liria e shtypit është boll e rrezikuar nga gjysmë të vërtetat. Me këtë “rrjedhje” të OSBE-së, sot ne duhet të respektojmë jo më çdo reporter shqiptar, por çdo shqiptar që shkruan me emër e mbiemër dhe në Facebok, pasi janë më realistë dhe më të përgjegjshëm sesa një zyrë që paguhet me miliona euro nga taksapaguesit perëndimorë për një vulgaritet të tillë.

Një tjetër dëm të madh që bëjnë “rrjedhje” të tilla është zhgënjimi që krijojnë në opinion institucine të tilla. OSBE i ka të gjitha shanset të paguajë projekte investigative, të hartojë raporte profesionale dhe të jetë model dhe për median shqiptare se çfarë bën. Në të kundërt, ajo ka dëshmuar se nuk ka mundësi të punësojë asnjë person nën mediokër, për të bërë diferencën mes raporteve të shtypit, thashethemeve dhe fantazisë së blogjeve të mbushura me perversitete dhe fantazi delirantësh, mitomanësh dhe pse jo, psikopatësh.

Shtypi shqiptar ka bërë boll përpjekje dhe kështu siç është, të zbulojë korrupsionin e zyrtarëve shqiptarë. Ka raporte serioze për korrupsionin e Berishës, Shkëlzenit, Argitës, për Edi Ramën, Ilir Metën, Lulzim Bashën e gjithkënd tjetër. Ato mund të jenë të paplota dhe të pathelluara, por janë serioze. Misione të tilla si OSBE, duhet të vënë filtra dhe për ato, kur hartojnë raporte dhe jo ta lënë fantazinë të lirë të fluturojë përtej resë së thashethemeve dhe delirimeve shqiptare.

Ky është dhe dëmi më i madh që shkakton ajo “rrjedhje” e OSBE-së, pasi krijon premisa për të inkurajuar në media thashethemet, në vend të raporteve serioze dhe mediokritetin e cektësinë në vend të analizave të thelluara.

Dhe reagimi zyrtar i ambasadorit të OSBE-së, ishte një noterizim i këtij banaliteti. Ne e dimë që ai nuk është raport zyrtar, por për t’u bërë një institucion qesharak dhe i padobishëm për një vend si i yni, mjafton dhe të kesh harxhuar 5 fletë letre A4 dhe pak bojë printeri për ta shkruar atë raport “sinoptik”. OSBE është bërë qesharake me këtë histori “rrjedhjeje”, pasi zakonisht, kur një institucioni i rrjedh diçka nga dosjet, viktimë bëhet personazhi i dosjeve. Ky është rast fatkeq, ku nga kjo rrjedhje ka vetëm një viktimë reale për t’u keqardhur dhe ajo është zyra e OSBE-së në Tiranë. Çdo euro e paguar për një punë të tillë, thjesht shkon dëm nga xhepat e Europës.

 

40 komente në ““Rrjedhja” që viktimizon OSBE-në!”

  1. Ambadadori says:

    Mjafton te zbuloni se me cilin ambasador te nje vendi jo europian ka miqesi te hershme Armand Shkullaku e ta kuptoni se nga ka rrjedhur ky dokument.

    1. Skypion says:

      Fill pas publikimit te raportit te OSBE-se,ku Edi Rama figuron me nje pasuri prej 200 milion eurosh dhe shume deputete-biznesmene socialiste te lidhur me krimin,trafiqet,me mafian ruse,bullgare etj,ka nje reagim nga mediat e Rames dhe bashibozuket mediatike te tij,qe ta quash te turpshem,eshte nje eufemizem fyes edhe per inteligjencen e zhapikut.
      Pas coroditjes se njohur tashme te tyre nga skandali i radhes,kryefjala e gjithe mediave qeveritare dhe mercenareve te tyre,eshte:OSBE-ja nje institucion qe merret me thashetheme!!!…
      Imagjinoni,nje nder institucionet me thelbesore te Europes,bashibozuket e Rames,e quajne institucion qe merret me thashetheme!!!…
      Gjithsesi,duke njohur zuzarerine e kesaj skote te neveritshme ne median shqiptare,kjo ishte e pritshme.
      Nuk eshte hera e pare qe,kur kritikohet PS-ja,lideri i saj,qeveria e saj,kemi reagime te tilla.Ka pasur edhe me pare.Madje, ka pasur edhe kur qelbesirat ishin ne opozite.Eshte sulmuar sidomos ambasadori amerikan,DASH,vete ShBA-ja.Por kjo,megjithate,justifikohej terthorazi,tinezisht nga rrufjanet,si nje e “drejte” e tyre politike e botekuptimit te majte!
      Jane kritikuar edhe individe te vecante,politikane europiane,madje deri ne fyerje rrugacerore,por edhe kjo justifikohej me po te njejtin argument,se jane te djathte e mbajne anen e kundershtarit.
      Por,kurre nuk na kishte vajtur mendja,qe do te shkonin deri aty sa te sulmojne nje nder institucionet me te rendesishme te Europes,sic eshte OSBE-ja!
      Te perndezur nga diskretitimi qe OSBE-ja i beri Partise Socialiste si nje cerdhe trafikantesh e mafiozesh,deputeteve socialiste si trafikante droge e prostitucioni,perdhunues,grabites e vrases,vete kryesocialistit Edi Rama si nje i inkriminuar dhe i korruptuar me nje pasuri te fshehte prej 200 milionesh,mediat qeveritare me analistet bashibozuke,jane leshuar pa fre ndaj OSBE-se,ne nje rrugaceri te papare mediatike.
      Pasi kane sulmuar per muaj e muaj me radhe ambasadorin amerikan,DASH,vete ShBA-ne,tash po i versulen OSBE-se,institucioneve europiane,vete Europes.
      Per mediat e majta,per mercenaro-analistet e saj,ambasada amerikane,Departamenti i Shtetit,OSBE-ja,Amerika e Europa,te gjithe keta se bashku merren me thashetheme…te gjithe keta shpifin…te gjithe keta trillojne!!!…
      E shikoni o njerez se ne c’mizerje morale kane rene pushteti me sherbetoret e tij!
      Edhe horlleku,edhe zuzareria,edhe ndytesia,edhe poshtersia,edhe krimi bile,sidoqe te jene,sado te zinj te jene,e kane njefare caku.Eshte ne natyren e gjerave kjo,ne menyren sesi funksionojne ato,si funksionon kjo bote.Natyra u ka vene nje kufi atyre,ne menyre qe te ruaje ekuilibrin e domosdoshem te ekzistences.
      Por,kjo rregulle e perbotshme,universale,nuk vlen per boten e shqiptareve nen hyqmin e Edi Rames dhe mediave te tij kriminale,qe i perdor per te trushpelare,sunduar e poshteruar nje komb te tere.
      Te gjithe e kane gabim ,per qelbesirat.Vetem Edi Rama ka te drejte!
      E ka gabim amb.amerikan – Edi Rama ka te drejte!
      E ka gabim Departamenti i Shtetit – Edi Rama ka te drejte!
      E ka gabim Obama – ka te drejte Rama!OSBE-ja merret me thashetheme – Rameja flet me fakte!
      E ka gabim Europa qe e ka humbur busullen – ka te drejte Rama qe e ka gjetur ate (ne delirancen e tij)…
      Ja keto e te tjera,jane thelbi i propagandes se mediave te majta dhe analisteve te tyre bashibozuke.
      Ne keto kushte,eshte e pakuptimte te debatohet,te arsyetohet me kete bande mercenaresh mediatike.AShtu sic eshte e pakuptimte edhe opozitarizmi “konstruktiv” qe po ben opozita demokrate e qe,per cudi, po i kerkohet ta beje nga vete ata qe sulmohen egersisht nga egersirat e majta.
      Gjuha “normale” me keta kriminele,si politike ashtu edhe mediatike,eshte e kote,e pavlere.Ata vec perfitojne nga kjo.
      Me keta kriminele vlen vetem nje gjuhe: ajo e forces;e forces qe ta jep e drejta,liria,demokracia.
      Opozita,sado mekatare ne te kaluaren,sado e anatemuar,me ose pa te drejte,megjithate,e ka kaluar purgatorin e vet dhe sot KA TE DREJTE.
      Opozita demokrate,sot,eshte ne anen e se drejtes,ne anen e lirise,ne anen e demokracise.
      Me kete vetedije,opozita,duhet te perdore gjithe mjetet,gjithe menyrat qe i jep demokracia,per te permbysur kete kaste sunduesish,kete klike mafioze,kete bande kriminelesh qe ka marre peng nje popull te tere,qe po zhben kombin.
      Sa per ata shqiptare qe jane medyshas (nje soj qe nuk se kam patur dhe kam ndonje konsiderate,perkundrazi),ata te pavendosurit sic thuhet rendom,ju them te mos kene asnje iluzion per pandreqmerine e ketij pushteti,kesaj qeveri,ketij kryeministri dha bashibozukeve qe u sherbejne atyre.ASnje.
      Per keta nuk ka purgator.Kane pasur kohen dhe shansin per ta patur edhe ata purgatorin e tyre(pas 45 vjeteshit diktature),por refuzuan ta kene.Nuk kane dashur ta kene.
      Ata jane ai soj qe sollen ferrin ne token e shqiptareve.Ne ferr do shkojne.Pa kaluar kurre ne ndonje purgator.Nga ferri ne ferr.
      Nese kjo eshte zgjedhja e qelbesirave,kjo nuk duhet te jete edhe e shqiptareve.Nuk duhet lejuar.Ne asnjemenyre.
      Opozita demokrate ka ne dore mundesite dhe mjetet per te mos e lejuar kete.Do te ishte mekati me i madh nga ana e opozites dhe zotit BAsha,nese nuk do te drejtonte zemeraten popullore.
      Zoti Basha!Nje popull i tere eshte i zemeruar.Kerkon drejtim -jepjua ate;kerkon shpetim – merre persiper kete barre.Eshte shume e rende,por je i denuar ta mbash.

      1. nardi says:

        ia ke këputur kooot !

        1. anim says:

          Mua me duket se qofte Mero qofte edhe shume te tjere..perfshire edhe vete Bishen e Vicidolit nuk duket se paskan kuptuar asgje nga ky gjoja-raport i OSBE’s. Ai duhet pare, ashtu si edhe dokumentet e para dokohshme te wikileaks, si nje pasqyre e shemtise dhe qenefit se ku e kane katandisur te verteten Bisha me te tijte dhe me pas edh media shqiptare – me fjale te tjera, pa e lexuar raportin dhe kontekstin e tij, duket qarte qe ky raport permban te gjitha ato ndyresira qe shtypi dhe politika shqiptare i hedh njeri tjetrit hapur e ne menyre publike per te diskretituar e denigruar tjetrin – dhe qe Bisha i ka paraqitur dikur si fishekzjare te hedhura per efekt te fushates. Shume prej ketyre akuzave jane mese te verteta por veshtiresisht te faktueshme. Ne Shqiperi mendohet se ajo qe thuhet e shkruhet publikisht nuk ka ose le ndonje pasoje. OSBE eshte e mendimit qe keto qe thone kreret politike dhe mediat shqiptare per nejri tjetrin duhet te publikohen dhe dikush duhet te mbaje pergjegjesi per te vertetat apo dhe per genjeshtrat qe thuhen. Bisha duhet te mbaje pergjegjesi per gjithe merden qe ka leshuar ndaj kundershtareve te tij dhe qe duket se po ikthehet tashme si bumerang dhe Rama duhet te vertetoje se akuzat qe ka bere per Bishen duhet tu shkoje deri ne fund tashme qe ka pushtetin ne dore – ne mos duhet te mbaje pergjegjesi nese ja ka fututr kot “vec per fushaten”.
          Shqiptaret e vecanerisht duhet te mesohen qe te mbajne pergjegjesi ” jo vetem etike” per cdo fjale te thene apo te shkruar pasi jo vetem qe i bejne nje keq-sherbim te madh publikut por do t’ju duhet edhe te paguajne shume shtrenjte per shpifjet apo genjeshtrat qe perhapin ne publik. gazetaria pra huk qenka vec perhapje komode e thashethemeve te kafeneve te tiranes!!!!

      2. arben says:

        Budallalliqe me oke! E para OSCE eshte nje organizate e kohes se luftes se ftohte qe ka mbetur aty dhe kerkon vende te punesoje idiote. Se dyti nuk dihet se cfare ben ne Shqiperi. Te gjithe e dine qe kjo organizate nuk ka asnje kompetence pervec zgjedhjeve dhe eshte turp qe harxhon leke per projekte ku ne fakt thjesht paguhen me tepri ca punonjes qe ne vende normale nuk do ishin azgje. Se fundi puna e saj joprofesionale eshte kritikuar rendshem ne raportin e Bertelsmann foundation per Shqiperine.

      3. befana says:

        E kish mire i madhi Enver qe nuk lejonte te futeshin hundet nga te huajt ,ne punet e brendeshme,ndersa tani duhen pyetur keta armiq edhe si lidhen lidhset e kepuceve ,pa le qe po shfrytezojne cdo pasuri tonen,nentoke e mbitoke.U shofshin keta politikane halabake qe sjane ne gjendje te mbajne me buke nje milion shqipetare po fale emigracionit qe nuk vdesin nga uria.U shofshin,u shofshin qe per karriere u lepijne b… cdo te huaji.
        Lavdi vepres se te madhit Enver!

      4. Labi says:

        Pirdh, pirdh Scorpion leshi. Me trute e Berishe kafshes nuk gjykohet.

    2. ganiu says:

      ne nje shtet normal osbe nuk duhet te ishte e pranishme. Ky institucion duhet te ike nga shqiperia sepse parate dhe milionat qe fitojne keta zyrtare te korruptuardhe te paafte llogariten si ndihme per shqiperine. Keta nuk kane interes qe politikane kriminele qe mbajne te ndeezur frymen e konfliktit ne shqiperi si berisha me shoke te largohen nga politika se perndryshe ata do te mbeten pa pune…

  2. Ore,Mero po ti e din ma mir se une,se OSBJA,apo AMERIKA,nuk jan per te miren e njerzimit dhe te popujve apo shteteve,ata punoin nen rogoz kunder shteteve,dhe popujve punoin sa ma shum te bej ndarjen e madhe mes te pasurve dhe te varferve,pra te pasurit te pasurohen dhe fukarat te behen ma fukara,kurse hapur e kan gojen krejt demokraci liri,dhe te drejtat e njiriut apo te popujve por nen rogoz jan shtypsit dhe gjakataret e popujve ore mero baze.

    1. Tili says:

      Shqiptar sharri apo cari

  3. Pelasgian says:

    Eshte egzagjerim (sipas meje) qe Rama te ket 200mln euro por dicka dua ta them !

    Eshte me e besueshme OSBE sesa Edvin Rama i pastrehu me 3000 euro kursime!!!

  4. psw says:

    Mamaja e shejtan-budallait është gjithmonë me barrë. Dhe nuk bëhet fjalë për budallain e radhës qoftë ky Pd,Ps,OSBE…. pasi jemi në kohën e internetit.
    Tom Doshi la me barrë gjysmën e qeverisë dhe të opozitës me mjë shfaqje tepër të dobët teatrale. Por meqë një nga aktorët ishte vetë Toma-Stiven Segal u desh ta shikonim filmin deri në fund….
    Mirë ne që jemi të dënuar të shikojmë edhe telenovela turke apo indiane, po këta trapat e OSBE kush i detyron të “blejë” kasetat VHS të Kreshnik Spahiut !!!

  5. Bedri Hima says:

    Nese do shkruanin vetem per doktorin do kishe bere tjeter shkrim o Mero. Do ju thurrje levdata e do i jepje jehone.

  6. Rilindas pa parti says:

    Eh, more shoku gazetar, t’u prish rehati… Sherbe, shok, shebek i shokeve, laké i te gjitheve! Ketij populli mire ia beni! Llum e qenëri me soj e sorrollop, te pangopur e te ndyre, zvarre e me gjuhen jashte pas zorreve te qelbura te komunisteve shqiptare. Vend i ndyre, njerezish te ndyre!

    1. Tili says:

      Rilindas pa parti sa koment i bukur më kënaqe

  7. OSBE -ja ne Tirane ,eshte akoma ne gjendje te dehur nga pagesat qe i ka bere banditi Berisha ,per 8 vjete !

    Dmth ,eshte nji institucion tashme jo serioz ,sepse ai serioz merret me fakte dhe jo me llapaqenllike kafeneje !

  8. TJ says:

    Me e pakta shqip folesi i OSBE-se duhet te jape doreheqjen!

  9. Tiku says:

    Rapori eshte kot keta hajdutet tane jane te kulluar vjedhin dhe dine te meshehin

  10. Mendohu pastaj fol! says:

    E si mund te ndodhe ndryshe kur e vetmja cilesi qe iu kerkohet kandidateve qe aspirojne te punojne per OSBE eshte “being fluent in english”.
    A mundet kush, nga lexuesit e Tema te jape emrin e nje individi me reputacion te gjithepranuar, qe punon per OSBE?

    Kjo nuk do te thote qe djemte e vajzat qe sot jane staf aty jane krejt kot, por te mendosh qe dikur per prezencen ka punuar Ledi Bianku, Ylli Manjani apo Oerd Bylykbashi, keta qe buberrojne tashme lene kaq shume per te deshiruar. akoma me keq pastaj nese do ti referoheshim nderkombetareve qe vec bejne palle. Ndoshta sepse jane palla komplet.

    Dhe te mendosh se sa shume presin shqiptaret nga keto organizma, te cilat i shohin si tempuj te gjalle te perendimit ne Shqiperi.

  11. SuloKapedani says:

    Te japim te drejte z.Mero!Ky institucion asnjehere nuk ka punuar seriozisht per vendin tone.Ky eshte nje institucion llafesh qe dikujt i mban pishen dhe dikujt tjeter kandilin,me teper skemi ç’fare ti shtojme,besoj se kuptohet fare thjeshte.

  12. faro says:

    Te lumte Mero!
    Analize sa inteligjente, por edhe e guximshme. Keta jane mesuar vetem te komandojne. Madje servilizmi yne i ka llastuar kaq shume sa te dalin lehtesisht para opinionit me materiale banale, qe mbeshteten ne thashetheme llapaqenesh. Ndaj kjo qe ju demaskoni, ka vlere te madhe dhe shenon nje kthese po te madhe te seriozitetit te medias.
    Falemiderit Mero! Po i detyron edhe keta te ulin hunden te pakten para medias tone te lire. Ky eshte hap i madh e i guximshem!

  13. Kastriot F says:

    OSBE, mendoj qartesisht se nuk ka asnje faj ne kete histori, thjesht ka pasqyruar ate realitet, per te cilen shkruajne gazetat shqiptare. Nese media shqiptare eshte e papergjegjshme ne misionin e saj, ate te informimit publik, duke shpifur, duke keqperdorur pushtetin e saj atehere nuk duhet akuzuar zura rajonale e OSCE ne Tirane qe informon periodikisht qendren qendren e saj ne Wien mbi ngjarrjet qe zene vend ne faqet e e para te gazetave te Tiranes. Kjo eshte nje veprimtari tradicionale normale qe ndodh te pakten, nga sa e kam prejur une, mbi njeqind vjecare. A nuk ndodh keshtu edhe ne vendin tone ku zyra e shtypit informon Kryeministrin, Presidentin, kreun e Parlamentit apo ministrive per pasqyren ditore te shtypit?! Te tregohemi serioze, te pakten nje here ne jeten tone!

    1. pilua says:

      o Kastriot F, po pse OSBE eshte ne Tirane papagall i gazetave tona? Osbe, asnjehere s’ka qene organizte serioze dhe e besueshme qe nga 1995 ne Shqiperi, por mafjoze. Eshte loje e perendimit me ket organizate per ta mbajtur boten te çthurur, se po te jete e thurur, njerezit u hane kokat atyre qe jane ne krye. Sa te thene dhe te pathene ka! Po hajde, de te shtyjme dhe keto vite me genjeshtrat e injorances intelektuale te sotme. Mos i kundershto te keqes me force!

  14. ne emer te Migjenit te Math says:

    Mero rraporti nuk viktimizon OSBE ne por ata qe kane bere dhe bejne krim te organizuar apo korrupsion.Ne rraport nuk ka gje per femije apo te aferm politikanesh por emra dhe mbiemra personash te njoftur publikisht.Per fat te keq tendin ne rraport nga 33 depudete kriminele 30 se paku sot votojne maxhorancen dhe bejne ligje.Kjo maxhorance ka bere ligje me voten e kriminelve duke bere ligje si per ushtrine policine e per kompetencat e kryetarit te shtetit te gjykatave ku ketaa kriminele kane bere ligje per te mbrojtur zullumet e tyre.
    Ndofta pervec kesaje te djeg fakti qe Bashen dhe Berishen si permend njeri pamvarsisht femijve te Berishes me aludime.Por besoj se te djeg fakti qe ti je nje nder furrnizuesit e OSBEse me keto materiale dhe frigosh se si Wikilias te nxjerrin emrin;Qetsoju Mero se sejcilli si ata kriminele edhe Ti vete do te merrni cfare keni mbjellur do korrni

  15. Ai says:

    Fajin e ka kush pret gje nga keta.

  16. bledar says:

    dmth nese OSBE ka mashtruar kur ka marre per baze akuza te bere nga shtypi shqiptare ku shpesh gazeta juaj ka publikuar akuza korrupsioni dy jane mundesite:

    1. akuzat tuaja sjane te verteta dhe ju jeni genjeshtar duke bere presion per interesa personale.

    2. akuzat jane te verteta por tani qe jane marre seriozisht dhe nga OSBE jupo mundoheni te minimizoni situaten duke i dal ne mbrojtje te akuzuareve.

    sido qe te jete arsyeja juaj ju mbeteni nje pseudo gazetar i cili gazeten e vet e ka kthyer ne nje mundesi gjobash dhe berje sekseri me politikanet shqiptar.

    e keqja e ketij vendi jane politikanet por mallkimi i ketij vendi jane gazetaret e pronaret e mendiave si puna jote. te paret ndodh qe edhe largohen me vote te lire por rracen tuaj ska zgjedhje e menyre qe e largon

  17. arben kraja says:

    Mero ke kap tamam nje problem serioz .o s b e ja cdo gje ben vetem detyren e vet nuk po e ben qe sa ka ardhe tek ne, Ketu vijne per tu pasuru e jo per te bere pune, Marrim ligjin e zgjedhjeve per cdo here qe kemi zgjedhje vete i bejne ligjet dhe kur bejne raportin bejne verejtje per ligjin kjo eshte tallje me ne,Ose kur bejne raportin perfundimtare te zgjedhjeve e bijne as mish as peshk ne nje pjese lavdrojne qeverine ne nje pjese tjeter lavdrojne opziten, ose e kunderta,ose per ate qe te lavdrojne ne fillim te shejne ne fund,Atehere politikajt tone grinden ne parlament ose ne shtyp,Ja thot qeveritari kam te drejte une ja thot opozita kam te drejte une etj etj etj .

  18. drejtesia says:

    Ne te vertete nuk jam e cuditur. OSBE historikisht ka qene mbeshtetese e nje krahu politik ne Shqiperi dhe me sa duket edhe pse nderrohen ambasadoret e OSBES-se , mbetet i njejti sherbim 8 tyre. Kjo eshte shqetesuese , sepse eshte larg misionit per te cilen han buke ne kete vend.

  19. Ai burri says:

    Ato te OsBE kane ardhur per te ngrene, per te pire e per pire…
    Cke me ta o Mero, nje tas llalle po hajne.

  20. hajdari says:

    Zoti Baze, ka edhe nje kendveshtrim tjeter. Me hajdutet dhe banditet qe kemi ne krye, asnje kambane alarmi nuk shkon dem: as kabllogramet e Ambasades Amerikane, as raporti i OSBE-se, as edhe blogjet e atyre qe ju i quani delirante e psikopate. Delirantet, mashtruesit, hajdutet dhe kusaret e ketij vendi jane politikanet shqiptare qe e kane cuar kete vend ne gremine dhe Europa pikerisht keshtu duhet t’i shohe ata, si hajdute, si xhambaze, si te korruptuar deri ne palce dhe jo si piktore apo artdashes!

  21. fshatari says:

    Po pse korrupsionin vetem ne Shqiptaret e bejme o i nderuar zMero Baze? Po pse pak plera ka aty brenda ke OSBEja,pamvaresisht se jane punonjes te huaj,po dhe ata korruptohen nga nje dore parash ku PDja ka kanalet e veta aty brenda.

  22. besa says:

    OSBE qe ne fillimet e saj ka qene e dyshimte.Zgjedhjet qe i mori ne “monitorim” e kane historine mjerane te tyre ne Shqiperi.Autore eshte Saliu dhe OSBE.Nuk mund te bente Saliu pa Ameriken,Evropen dhe keto OSBERA-t gjithe ato cfare ka bere dhe qe presin gjykim

  23. eklipso says:

    Mero, e di sa marrin rroge ne muaj punonjesit e OSBE-se? Marrin shume me shume se drejtorja e tatimeve qe u be gazi i botes.

    Prandaj atje kerkoje se ku eshte problemi. Ata duan te vazhdojne te marrin rrogat sepse po u be Shqiperia vend pak a shume normal, atehere ata duhet te mbyllin ose te tkurrin numrin e punonjesve.

  24. saimir says:

    OSBE e ODIR, e kushedi qindra “Shoqata e OJQ nanen” grijne milionat e taksapaguesve Europiane, per te pasqyru realitetin shqiptar. Keto tash 24 vjet jane ca matrapaze e te paftyre qe ja bejne Si KLSh jone, qe vendos PV ne tavoline dhe kerkon 5-10 mije euro per te nesermen ne mengjez me i pas gati. Edhe kto kam fitu miljona duke shit informacionet. Nuk Jane aq te papergjegjshem Europianet sikur keto te kishin vepru me transparece. Thjesht per Katovicen e pasojat e saj ne Shqipni do te kishin rreagu fuqishem. Per hajnin e kurverin ne shqipni e din edhe fmija ne bark te nanes. Ska nevoj per avokat

  25. Une says:

    Raporti i OSBE-se ne shumicen e rasteve te ka cituar ty dhe pacavuren tende qe ben cdo dite. Tani thua e ka fajin OSBE? Ajo thjesht ben pasqyre shtypi me pacavuret e tua dhe te te tjereve. Medias, sidomos kesaj tuajes, duhet t’i vije turp c’shpikni e c’botoni

  26. Tili says:

    OSBE e ka fajin se ju jeni fix si ju përshkruajn ju jeni populli Enverit jeni populli i Saliut populli ilir Metës populli Edi Ramës për më keq populli Nexhmijes i Monika kryemadhit dhe i Linda Xhillarit

  27. Ka disa aresye pse “rrjedhin” gjerat! Pse ka rrjedhur OSBE? Dhe pse pikerisht, Sot?! Mbase OSBE ka rrjedhur me urdher nga qendra e vet?
    Dhe askush nuk mund ti thote gjysem llafi, sepse nuk ka asnje te drejte qe te i’a thote. OSBE eshte e pavarur nga Shqiperia, dhe Shqiperia eshte anetare e OSBE. Shqioperia, si anetare, duhet te pranoje diktatin e OSBE. Mbase, mbase, ………… !?. Po ne fund te fundit OSBE, nuk ka thene asgje qe ne shqiptaret nuk e dime, nuk e shohim, nuk e shijojme, nuk e pesojme prej 25 vitesh.
    Ceshtja eshte: A e kane seriozisht kete here OSBE, BE, OKB, Amerikanet demokratikas, jo republikanet?!. Cili eshte pozicionimi i Mafies Boterore, perkundrejt Shjqiperise Sot? Ne krah te OSBE, BE?!.
    Ceshtja eshte shume komplekse, po ta marim globalisht. Dhe shume e thjeshte, limonate, po ta marim lokalisht.

    A’ soset durimi i te duruarit
    Quhet “i duruar”
    Sepse eshte i mbushur me padurim?!.

  28. Rroku says:

    Lexoni Doktrina Shok, botuar nga OMBRA dhe do te kthjelloheni me shume, qofte ata qe “hane” shpifjet qofte ata qe kundershtojne dhe mbrohen duke mohuar keto “Shpifje”.
    Vjedhje, mashtrime, krime, shperdorime deri ne korrupsion jane bere qe ne fillim te procesit te tranzicionit dhe se fundi kane marre nje hop te jashtezakonshem keto 2 vite te qeverisjes se se Majtes, ku padyshim Rama dhe Meta jane protagonistet kryesore. Oreksi i tyre per te xhvatur sa me shume dhe duke u pasuruar me vjedhje marramendese ka permasa te jashtezakonshme.
    Ata mund ti ndale vetem revolta e popullit qe po varferohet tejskajshem.
    Persa i takon OSBE, ky eshte nje institucion demokratik perendimor qe operon sipas standardeve te qyterimit perendimor, ku si i tille, ai mund te themi se ka hedhur nje shashke per te pare reagimet e klases politike dhe personave te akuzuar. Kjo i ngjan nje praktike te thjeshte qe behen ne aeroporte kur ju kerkohet te deklaroni nese keni sende apo para mbi vleren e lejuar, ku nese ju nuk deklaroni por genjeni, atehere ligji i ndeshkimit vepron mbi ju deri ne konfiskim, gjoba apo burgosje.
    Pra, OSBE dhe institucionet perendimore qofte Europiane apo Amerikane, po testojne se pari ata persona te akuzuar, por edhe reagimin opinionin publik perfshire ketu dhe median ne vend.
    Tema e Bazes, nepermjet ketij editiorali, perpiqet te hedhe poshte dhe te kritikoje OSBE-ne per kete veprim. Duket sikur Tama apo media te tjera kane monopolin dhe sikur vetem ata duhet te trajtojne subjekte te tilla.
    Duket sikur Mero eshte shume principial dhe nuk ka shpifur e sulmuar kurre qofte te majtet kur ishte me Berishen, qofte te djathtet perfshire Berishen dhe familjen e tij, pasi u prish me ta.
    Persa i takon Birn, si pjese e strukturave te medias por me specifike “Investigative”, me duket si nje “Femer qe shkon me kedo qe i del perpara” por qe ne fund te fundit, shkon me qellim per te identifikuar e kontrolluar qellimet e partnerit. Gje e cila duhet te pranohet per hire te faktit qe te tilla subjekte investigativo-gazetareske, ndihmojne sadopak ne informimin e opinionit publik ne vend.

  29. METEH says:

    Nuk e kam lexuar OSBE-ne,por nga deklarimet e Saliut per vet-mbrojtje,kuptohet se ky raport nuk eshte bere ne erë,por nga fakte te shkruara ne shtypin e perditshem,ku me te drejt eshte denuar korrupsioni dhe te korruptuarit ne kete vend.Disa analist medioker kritikojne te majtet tashme ne pushtet dhe nuk shkruajne per skandalet e Saliut,Lulit dhe PD ne pergjithesi sidomos ne 8 vitet e fundit.Me çudit fakti qe OSBE,terhiqet dhe nuk i argumenton ngjarjet siç i ka lexuar ne shtypin shqiptar,duke injoruar veten dhe medjet tona qe me shume sakrifice po shkruajne te zezen mbi te bardhe.Kur degjon SB qe mbrohet,do te thot se ai eshte MENDEROSUR deri ne fyt.Ndofta ky do jet fundi i tij nqs ky problem nuk zgjat sigjithmon 3 dite…!

  30. Vota Ime says:

    Ne kohen para demokracis te detyronin te hidhje voten me zore per nje parti.Vota me vajti kote. Ne kohen e Saliut mundi me vajti kote ,sepse na vodhen dhe na vrane .Vota me vajti kote. Ne kohen e Rames na rrjepin por nuk na vrasin . Vota me vajti kote.Ne kohen e koalicioneve te medha [email protected] qe do te vi kundra LSI si zgjidhje qe do bejne te huajt me Shqiptaret. Vota do me shkoje kote .Edhe nqs krijohet ndonje parti tjeter kam frike se vota do me shkoje kote .SI do ta zgjidhim kete pune o Mero vllaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje