Identikiti i një të mbijetuari nga dekriminalizimi

20 Shtator 2015, 20:26Editorial TEMA
Identikiti i një të mbijetuari nga dekriminalizimi

Nga Mero Baze

 

Fatmir Mediu është një i mbijetuar i madh ndaj përpjekjeve të drejtësisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare për ta penalizuar. Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Milanos që gazeta TemA ka nisur ta botojë sot të plotë, ai është ndaluar në aeroport, pasi i kishte nxjerrë vizë një qytetari shqiptar nga Berati, duke i falsifikuar pasaportën dhe duke e paraqitur atë me vetëdije që ishte një i ftuar në Strazburg, në një konferencë ndërkombëtare kundër krimit të organizuar, si pjesë e delegacionit parlamentar shqiptar. Fataliteti ishte në ditën e tij. Qytetari në fjalë ishte nën kërkim pikërisht si pjesë e krimit të organizuar dhe u ndalua në aeroport, ndërkohë që Mediu tentoi të merrte përsipër identitetin fals të tij dhe legjitimitetin si pjesë e delegacionit shqiptar. Kaq i mjaftoi gjykatës italiane që ta përfshinte si të pandehur dhe ta dënonte me tri vite burg dhe ndalim të përjetshëm për të pasur poste publike. Këtë vendim e dinin të gjithë. E dinte Sali Berisha, Fatos Nano dhe gjithkush që qeveriste, ndërkohë që Mediu ishte në opozitë. Por nuk ia përmendte askush. Mediu shmangte udhëtimet nga Italia dhe tentonte të ishte “opozita konstruktive” në Shqipëri. Nëse Berisha radikalizonte opozitën, Mediu dilte si më i moderuar. Nëse Berisha kërkonte protesta, ai kërkonte një gjuhë më bashkëpunuese me Fatos Nanon. Dhe aty në vitin e mjaltit Berisha-Nano, në 2003-shin, përmes lidhjeve politike që shkonin deri tek Berluskoni, Mediu i shpëtoi ekzekutimit të dënimit nga Gjykata e Apelit të Milanos.

Sali Berisha e përfshiu në qeverinë e tij në vitin 2005 si ministër të Mbrojtjes. Por sapo u bë ministër i Mbrojtjes, ai u shfaq krah gjithë bizneseve që kishte konflikt interesi me të.

Llogaritë e tij personale u frynë me qindra-mijëra euro nën pretendimin e ndihmës financiare që i dhanë shumë biznesmenë për një  sëmundje të një pjesëtari të familjes, ndërsa ILDKP verifikoi se ky person nuk justifikonte dot kreditë prej qindra mijëra eurosh për apartamente luksoze me rrogën e tij modeste. Ndërkohë, si për t’i vënë kapakun gjithçkaje, ai ishte përfshirë i tëri në historinë e demontimit në Gërdec, ku Mihal Delijorgji me Shkëlzen Berishën gjetën tek ai njeriun e duhur, që me një lehtësi të papërballueshme i hapi derën një katastrofe që vrau 26 persona. Prokuroria shqiptare provoi se Shkëlzen Berisha shkoi 42 herë në zyrën e tij gjatë kohës që kontrata kishte ngecur dhe nuk po finalizohej, duke pasur praktikisht zyrë brenda Ministrisë së Mbrojtes, ku Aldo Bumçi i çonte dhe shkresat e Ministrisë së Drejtësisë me faks, për “dijeni Shkëlzen Berishës”.

Gërdeci shpërtheu dhe Fatmir Mediu u detyrua të jepte dorëheqjen. Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha dhe Mediu u morën të pandehur me të njëjtën akuzë dhe kishin të njëjtën përgjegjësi para ligjit për atë që ndodhi. Luan Hoxha u dënua me gjashtë vite burg, por iu “krijua” mundësia të arratisej në SHBA. Fatmir Mediu e bllokoi procesin dy vjet, pasi nuk çonte avokatët në gjyq, të cilët herë i sëmureshin vetë, e herë sëmurnin gjyqtarët, derisa ai rimori imunitetin nga zgjedhjet e vitit 2009. Ditën që rimori imunitetin, Gjykata i mbylli çështjen për mungesë kompetence dhe ai sot figuron një i akuzuar nga Prokuroria për së paku gjashtë vite burg, pa u kryer procesi.

Por nuk pati probleme. Me stilin që tani jemi miq me të gjithë, ai zbuti tërësisht gjuhën politike, kaloi në hije, duke shkuar pjesën më të madhe të kohës tek vila e tij në Qerret, ngjitur me Delijorgjin, dhe askush nuk i përmendi më asgjë. Berisha ishte i kënaqur që nuk shkoi para Gjykatës pasi mund t’i telendisej djali, opozita ishte duarlidhur, pasi avokatët e Mediut ishin ca ish-gjyqtarë e prokurorë socialistë të mbetur pa punë që i shërbenin atij si klientë, Mediu vetë ishte i dashur me të gjithë dhe sot jemi para faktit kur Lulzim Basha tërheq nga gara kryetarin e bashkisë së Këlcyrës, pasi ka dëgjuar “se diçka ka bërë ai” dhe mban në krah si aleat kryesor në betejën për dekriminalizimin, personin në fjalë, i dënuar qartazi në Itali, i marrë si i pandehur penal në Shqipëri, i mbrojtur me imunitet dhe me pazare politike, duke qenë njëkohësisht i dashur me të gjithë. Është modeli, sesi në këtë vend nuk të thonë kurrë kriminel po u solle kështu. Po nuk i prishe punë askujt.

31 komente në “Identikiti i një të mbijetuari nga dekriminalizimi”

    1. lom deliu says:

      ajo qe duhet shtuar eshte se e ndihmuan F.Xhafa,minister i drejtesise, Dhori Sollaku Prokuror i Pergjithshem mundet dhe Saliu.Por ajo qe te ben pershtypje eshte se kjo kerkede per drejtesi eshte selektive dmth vetem per ata qe keni inat…..shpesh e pa baziar si tasti i Gjin Gjonit e shpesh kut nuk eshte me deputetArben Ndoka….kjo nuk eshte drejtesi se te tjeret do vazhdojne veprimtarine ktiminale e koruptive….6.

      1. arms & the dudes says:

        Libri “Arms and the Dudes “ (Armët dhe çunat) te shkrimtarit Guy Lawson te trondit per menyren e thenies te te vertetave ku e thote troc:

        Zyrtarë amerikanë, ushtarakë dhe diplomatë, kishin lidhje tejet të ngushta me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes – ata kishin një zyrë brenda ministrisë – dhe në mënyrë të qartë dihet se Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë përfituar nga shitja e tepricave të municioneve “kineze” gjatë kohës që Shqipëria ishte në rrugën e anëtarësimit në NATO. Por çfarë dinë konkretisht amerikanët? Duket e pabesueshme që ushtria amerikane nuk kishte dijeni në lidhje me operacionin që zhvillohej në Gërdec për demontimin në atë shkallë të municioneve – e cila rezultoi në kaq shumë vdekje.

        Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka humbur luftërat në Irak dhe Afganistan, pjesërisht, të paktën, për shkak të një vargu paaftësish, ku futet mënyra që ajo zgjodhi për krijimin ushtrive në ato vende – dhe që përfshinte si Pentagoni fitonte nga armët si ato të “çunave” që i blinin nga Shqipëria. Nuk ka pasur asnjë përgjegjësi për këto dështime – asnjë politikan amerikan, gjeneral apo diplomat nuk është vënë para përgjegjësisë ku dhe Gërdeci ka pjesen e tij te pandëshkuar

        Por tallja me e madhe eshte se ka filluar dhe filmi I Holliwudit me te njejten titull dhe ka startuar xhirimet ne Rumani nga Warner Bros. dhe ne mars 2016 do jete gati per cfaqje…Pra te vrasin te genjejne dhe te tallin duke bere dhe film

        Ky film pritet te jete si serialet mafjoze The Godfather ose Scarface ku ne vend te Tony montanes kemi xenin e sllobodanka bullatovicit. Pra kush jane aktoret reale te pjeses kriminale nga pala shqiptare ??

        1. Sali Berisha

        Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij, vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.

        2. Liri Berisha

        Përpjekjet për ta mbajtur larg familjes së tij këtë histori, i zbulon pa dashje gruaja e tij në intervistat e saj publike. Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori.
        Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.
        Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh””. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.
        Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.

        3. Shkëlzen Berisha

        Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në 30 minutat e para, janë gruaja e tij, kunati dhe Shkëlzen Berisha

        Pra. siç shihet, që në orët e para të tragjedisë kemi patur një përfshirje direkt të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që kjo histori i lidh me ta.

        4. Fatmir Mediu

        Po si është përfshirë djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështirë ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qenë thjesht ndërmjetës. Ata që e njohin nga afër para shpërthimit, dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, biles shpesh i shqetësuar që administrata e babait të tij nuk e ndihmonte sa duhet të bënte dokumentacionin gati.Shoqëria e tij me Fatmir Mediun në ato muaj ka qenë publike. Ata ishin bashkë në zyrë, në Sheraton, në makinë, në restorant. Sipas dëshmive që dalin nga blloku i sekretares së Ministrit, rezulton që Shkëlzen Berisha për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë.
        Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim në lidhje me përfshirjen tashmë të provuar të zotit Berisha në aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Të gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës.
        Nga marsi 2007 deri në mars 2008 zoti Shkëlzen Berisha de facto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pesë nga shume bisedat që janë bërë mes zotit Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve te tjerë të Ministrisë duke përfshirë dhe Ministrin e Mbrojtjes janë incizuar me gadget regjistrues nga dy prej të pandehurve, njeri prej të cilëve ndodhet në gjendje arresti, por këto materiale janë zhdukur dhe nuk i janë dorëzuar prokurorisë.

        5. Aldo Bumçi

        Lobimi i tij në këtë heshtje shihet qartë edhe tek mënyra se si ka raportuar Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë të tij për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit. Ky është dhe fakti më komprometues që lidh direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat janë thjesht ushtarë raportues të tij.
        Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.

        6. Rrahman Selmanllari

        Një tjetër dëshmi e fortë që Shkëlzen Berisha ishte pronari real këtij biznesi, ishte Rrahman Selmanllari, një mik i vjetër i tij, i cili e përdorte shpesh si mbulesë e veprimeve të tij si sekser.

        I thirrur nga prokuroria, Rrahman Selmanllari pranon se ka miqësi me Shkëlzen Berishën, por mohon të ketë lidhje me Gërdecin.
        Dëshmia e tij është e rreme, por ai nuk është marrë i pandehur për këtë. Së pari kemi dëshminë e kunatit të tij që punonte në atë që quhej “Grupi hije” në Gërdec dhe që ishte një grup special që nuk i jepte llogari askujt.
        Pra dëshmia e Selmanllarit që nuk ka lidhje me Gërdecin, dhe që nuk njeh askënd që punon aty, hidhet poshtë nga dëshmitë e njerëzve të tij që e pranojnë se janë punësuar aty për shkak të tij. Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.
        Njeriu i Shkëlzen Berishës ishte personi kyç që drejtonte gjithë punën në Gërdec dhe ende sot nuk është thirrur nga gjykata për dëshmi të rreme. Po ashtu nuk është thirrur as nga prokuroria, as nga gjykata Shkërdhen Berisha..

        Ajo që I vë kapakun kësaj historie është lista e kriminelëve politikane qe ka vene ne qarkullim Donald Lu.

        Të lesh jashtë kësaj liste Padrinon Berishe dhe mafjozin nderkombetar Fatmir Medihoxhen eshte nje poshtrim kombëtar qe nuk e arriti as sërbi turku apo gjermani kur na pushtuan…

        Ka ardhur koha që admistrata amerikane te mos I lerë punet e saj ne dore te ca zyrtareve amerikane miq te berishes tip James Traficant (ndjeste paste) qe kishin moton e tyre mortore..
        “better off dead than Red,” …me mire te vdekur se te kuq..
        qe ishte politike e shekullit te kaluar por qe po mban gjallë fantazmën berishiste kundër te majtës shqiptare

      2. Skypion says:

        Edi Rama,qeveria dhe mediat e tij,ne pamundesi per te ndalur procesin e dekriminalizimit,u jane rikthyer akuzave te vjetra e te sterperdorura,me qellim banalizimin,zhvleresimin e kauzes opozitaro-nderkombetare.
        Eshte rikthyer slogani i vjeter,aq i urryer per shqiptaret dhe i perdorur per here te pare nga baballaret e tyre,ne fillimvitet nentedhjete,kur po shembej regjimi komunist: te gjithe jemi bashkefajtore dhe bashkevuajtes!
        Sot,pas cerekshekulli,kur po i dridhen themelet regjimit oligarkik Ramist,po riperdoret nga bijte e tyre.
        E gjithe c’po mundohet te beje regjimi me mediat e tij,mund te permblidhet ne keto fjale: te gjithe jemi pisa!!
        Jo zoterinj!Jo zuzare zoterinj!Nuk mund ta haje kush me kete poshtersi komunisto-bizantiniste.
        Tashme,nuk ka shqiptar qe nuk e di,se nuk behet fjale,sic edhe e kemi theksuar,per lidhje te politikes dhe politikaneve me krimin,per ndikimin qe mund te kene a kane kriminelet tek politika,politikane e deputete te caktuar.Jo,nuk behet fjale me per kete gje.
        Sot,si asnjehere me pare,behet fjale per krimin ne politike,per kriminelet ne politike,per trafikantet qe jane bere politikane,deputete e kryebashkiake.
        Sic shihet dallimi eshte shume i madh.Ai eshte thelbesor.
        Eshte pikerisht ky rekord i zi ne politiken shqiptare,qe ka alarmuar partneret tane nderkombetare.Perndryshe,fenomeni i lidhjeve e ndikimeve reciproke te politikaneve te caktuar me krimin e kriminele te caktuar,eshte nje fenomen nga i cili nuk eshte e imunizuar asnje shoqeri,sado e zhvilluar te jete ajo.
        Pra,ceshtja kryesore,sot per sot,eshte krimi ne pushtet.
        Problemi kryesor,sot per sot,jane trafikantet e droges,prostitucionit,grabitesit,pengmarresit,vrasesit ne partite politike,ne Parlament,ne Administrate e Bashki.
        Eshte e kote fushata gjithndotese qe ka nisur qeveria me mediat e saj ndaj personave te caktuar te opozites,aq me teper kur behet fjale per kohera,kur Partia Socialiste qe sapo kishte ardhur ne pushtet me ndihmen e bandave te 1997,gelonte fund e maje nga anetaret e tyre;kur ,qe nga politikani me i humbur socialist e gjer tek lideret kryesor te tyre,se kishin per gje te dilnin publikisht ne kafet e Kryeqytetit me kapobandat e 1997-s,me ata kriminele te egjer,qe kishin bere krime te llahtarshme,te padegjuara me pare,bile as ne folkun horror,ne prrallat e frikshme me perbindsha.
        Eshte e kote fushata gjitheperbaltese e inicuar nga Edi Rama,sepse ne cdo seance parlamentare,te gjithe,me shqiptare e nderkombetare,shohin te ulur akoma ne ndjenjeset e Parlamentit kriminelet e shumeperfolur.
        Eshte e kote,sepse,ne cdo seance parlamentare,shqiptare e nderkombetare,shohin trafikantet e droges te ulur,bie fjala,prane zotit Kokedhima;shohin trafikantet e prostitucionit te ulur prane e prane,bie fjala,zonjes Xhacka;shohin grabitesit e pengmarresit te ulur prane,bie fjala,zotit Dokle;shohin vrasesit te ulur,bie fjala,prane zoterinjve Majko e Fino (c’kontrast i lemerishem!Tmerr!).
        Eshte e kote,sepse,ne cdo seance parlamentare,shqiptare e nderkombetare,shohin ne krye te Kuvendit,ate qe vete Edi Rama,dhe tani edhe nderkombetaret e akuzojne,jo si te lidhur me krimin,por si vrases,bash!
        Eshte e kote,sepse,ne cdo ore te dites,shqiptare e nderkombetare,ne ekranet e mediave te tij qe i zoteron sebashku me disa prej bash ketyre trafikanteve,shohin surratin e percartur te Edi Rames,ideatorit,organizatorit,aplikuesit,shkurt autorit te te gjithe kesaj zezone kriminale,me syte e zgurdulluar dhe te skuqur qe nuk i zene vend prej perdorimit te kokaines.
        Shkurt,eshte e kote cdo perpjekje e RAmes dhe bashibozukeve te tij per te banalizuar ceshtjen madhore te dekriminalizimit.Ajo ka marre udhe e nuk do te ndalet.
        Paralelisht me fushaten gjitheperbaltese e banalizuese,po ka edhe nje perpjekje tjeter,gjoja spontane,te paqellimte,naive te ndoca bashibozukeve te Rames,te cilet,te trembur se Rames i ka ardhur ngordhja,nxitojne peshtirshem te krijojne portretin e udheheqesit te madh per Ramen,qe merr “vendime te medha”,qe sjell edhe shiun(dmth,trafikantet dhe kriminelet),edhe diellin!
        Nje nder keta,eshte nallbani i gazetarise shqiptare,bashibozuku i regjur i socialistave,avdalli Nikolle Lesi,i cili edhe pse ka dekada qe shkruan ne shtyp,duket si rishtar i tij.
        Pasi e shfrytezuan si bashibozuk mediatik ramizistet e fillimviteve nentedhjete,pasi e shfrytezoi si bashibozuk mediatik e politik Fato Nano me pas,pasi deshi vete te sherbente si bashibozuk i Berishes,porqe ky i fundit e flaku tutje,sot,po sherben si bashibozuk,tashme me titull te plote me ne fund(Kara-Nikolla)i Edi Rames.
        Kara-Nikolla eshte pasuesi i denje i Kara-Lleshit,apo Lleshit te Zi.Kara-Lleshi ishte bashibozuk besnik i sulltanit turk.Kara-Nikolla eshte bashibozuk i perndezur i sulltanit shqiptar,Rames.
        E permenda kete rast,sepse nuk eshte i izoluar,eshte nje perpjekje e deshperuar e vete Rames,per te na e paraqitur veten si reis te shqiptareve,pa te cilin shume gjera nuk mund te beheshin.
        Si perpjekja per gjithperbaltjen,per te banalizuar kauzen e dekriminalizimit,si perpjekja per idhujtarizimin e figures se tij ashtu edhe perpjekja horror,ku cdo alternative pushteti pershkruhet me ngjyra apokaliptike,te gjithe keto jane te destinuara te deshtojne.
        Mund te kishte pak,sadopak,shprese per kriminelet,nese,nderkombetaret,te lumtet nderkombetare,te dashuret,te miret,te rreptet nderkombetare,nuk do te merrnin rolin e atij femijes se perralles,qe tregon mbretin(Ramen)lakuriq,qeverine e tij lakuriq,maxhorancen e tij lakuriq,pushtetin e tij lakuriq.Te gjithe lakuriq perballe krimit, e te zhytur ne krim.

    2. psw says:

      Ma che cazzo dici. Bravo Mediu duhet të thuash!

    3. Lul Bolja says:

      Ja ke thene te tera, pervec qe eshte edhe djal fatorino treni.

  1. SuloKapedani says:

    Dakord z. MERO por kush po te degjon ty per te gjitha keto akuza?Po akuzat qe ngre Izet Haxhia kush po i degjon?Vazhdo ti Mero,se une dakord jam qe te gjithe te palarat e te pergerat e ketyre ti tije populli mbase vjen nje dite qe e drejta te dal ne shesh te te shohim pakez drite drejtesie.Keto monstra qe kane zene shtetin ketu e 25 vjet duhen çmontuar pergjithmone.Por ja keshtu Mero djali mbijetojne vemjet e pushtetit te kalbur.Ilaçi?kurr me ne pushtet,vendi ne pallat pa qera.

  2. Jimi says:

    I nderuar Mero! Ti flet per Mediun sikur te jete perjashtim per te djathten shqiptare, a thua eshte cudi?
    Ke te zesh e ke te lesh ne kete te djathte te famshme?Do qoftlargun apo do Lulen e Bashes dhe keta jane me te spikaturit ne krim, se sa per

    cera, prane tyre kane nga nje taborr.
    Po c’eshte me e keqa o Mero, keto prostituta sote u shtiren si te virgjera atyre qe s’jane si ato, madje i akuzojne keto te fundit per prostitucion!
    Mero, kjo eshte te vesh kujen! Te mari persiper dekriminalizimin nje lukuni cdakejsh e hoorrash dhe te shtiren para ketij mileti si evliha, kur ky milet i njeh me rrenje e dhemballe, ky eshte kulmi!

  3. Ay qy says:

    Sa e bukur shprehja” I dashur me te gjithe”, pervec Mediut i pershtatet shume edhe Ilir Metes.

    Keta duhen shporrur. Mendoni pak : te fusesh kriminelin ne delegacion ne Strasburg………?

  4. Redi says:

    ka edhe krime te tjera per te cilat hakun do i a marrin te demtuarit prej tij

  5. bobi says:

    ne rregull z.MERO keto i dinim shume me perpara dhe ben mire qe i shkruan me hollesi por presim te na shkruash edhe per mikun tend ILIR METEN…..

    kjo heshtja tende per kryehajdutin nuk me pelqen fare…

  6. semanjaku says:

    Drejtesi e korruptuar,,,,parti politike te perlyera nga te gjitha krahet,,,dhe flasin per dekriminalizim,

  7. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Shoku Mero: rrofsh! Kjo po, kjo eshte gazetarrri. Biiiiiirr, o birr!

  8. latif says:

    Po qene ndoka ,prenga,doshi,doda,deda,lleshi kriminele,ky Fatmir Mediu qe groposi 26 vete ne Gerdec duhet te jeyte djalli me brire.

  9. oldman says:

    Shkrimi eshte shume i sakte dhe shume deshperues njekohesisht.
    Se kush eshte Fatmir Mediu, te pakten ne Tirane e dine te gjithe,
    jo sot por prej shume vitesh. Fatkeqesia jone nuk eshte F. Mediu.
    Ai, tek e fundit eshte nje lojtar i blere. Por cili eshte padrino?
    Nuk e dinte “plaku i urte” Godo kur e zgjodhi mekembesin e vet?
    Sot Paria e Tiranes i kane ngritur edhe bust atij “plaku te urte”…
    Qe ne vitet 91-92, Berisha filloi te eliminonte demokratet e
    ndershem dhe ti zevendesonte me njerez pa identitet dhe moral te
    komprometuar (bashkepuntore sigurimi, te korruptuar, bandite, etj.)
    Kjo ka qene strategjia jo vetem e Berishes, por edhe e Nanos, Metes,
    dhe se fundi Rames. Ligjin elektoral qe e ndrruan, vetem per te
    privatizuar institucionet e kane bere, ne menyre qe te emerojne
    mercenaret qe u sherbejne pa kushte ne zullumet dhe vjedhjet e tyre.
    Kjo politike nuk eshte kapitalizem i eger, por banditizem i hapur.
    Kjo politike ka mbushur parlamentin me llumin e Shqiperise.
    Kjo politike ka mbushur administraten nga njerez me diploma fallco.
    Kjo politike shkatrroi pronat dhe institucionet, bleu mediat dhe
    pseudoanalistet qe ndotin ambjentin shqiptar 24 ore ne dite.
    Kjo politike ka prodhuar kete drejtesi qe ne po e vuajme sot.
    Me pak fjale, peshku eshte i qelbur nga koka.

  10. sabiti says:

    Nuk eshte merita e Mediut.perkundrazi
    fajesia e tij tregone fytyren banale te
    Qeverisjes aq te gjate te Sali Babait.
    Me ate konglomerat lulezuan shume Medira
    dhe lane Koken tere kundershtaret e Salirave.
    Del qarte se nuk kemi patur Shtet qe te mendonte
    sadopak per Popullin e shkrete.Ai Pinoceti i Shqiperise
    me Emrin Saliu i Bolorise kishte hallin e tij,
    te familjareve por edhe te sherbetoreve te cilet
    i shperblente sipas devotshmerise.Mediu eshte ne krye
    te Listes qe edhe kishte nje mbrojtje te hekurt,por
    edhe te garantuar Ofiqet e pamerituara pa hesap.
    Atehere perse te mos e hidhte Shurren perpjet ky i
    paskrupullt ordinere.Ta dish se cpo ben dhe e mban Koken perpjete!
    Kete vetem nje Rrugac mund ta bej,ndonse provat per te tille
    i dha kahere.Cfare Surrati ka tani qe vjen ne Parlament
    ne kete dhurate qe Saliu ja dha per hater te Djalit te vet.
    27 vete nuk i thone shaka,por edhe miljonat qe ata mblodhen
    pa hesap.Mediu nga njera ane dhe dhendrushi i Zhulalit nga ana tjeter,i dhane fryme Shkelzenit per Demontimin qe e Persheshen.
    O sa te rrezikshem qe jane keta,Mediu,Bumci dhe Shkelzeni
    me Sali Luli Argiten ne Balle.I tille ka qene Shteti yne
    per dekada,Rrumpalle,pa ligje dhe ne Germadha.Saliu e beri te tille dhe sot kerkone si i uritur-Dekriminalizim.
    Po ku jeni o Shkrimatare,shkruani, shkruani per keto se
    nuk jane shaka.Mund te Qeshim Dite e Nate por Djemte e Nenave
    na iken pa Nam e Nishane.
    ashtu si dhe Shteti qe u be Rrumpalle!

  11. hipo says:

    pse nuk e kthen amerika luan hoxhen nqs kerkohet nga shqiperia,Kurse Mediu dihet eshte i paafte,hajdut dhe frikanac,prandaj e mbajten ne loje,Po keshtu jane plot,kot harxhojme kohen.

  12. Aqif says:

    Mero vazhdo siç vazhdon. Tani me Pelqen. Une qe te them kete jam nje njeri qe jam edhe vlonjat edhe katundishtar edhe per çdo gje qe shkruan keshtu do te kesh edhe mbeshtjetjen time. Shume nuk e kuptojne seç do te thote vlonjat edhe katundishtar po ti jam i vejdishem ca do te thote.

  13. Cufi says:

    Pret ndonje kock nga rama qe shpif per mediun

    1. Stefi greqi says:

      Si ju duhet te jene gazetaret Bravo ,I kemi jetuar bemat e Medive qe krenohen me dhimbjet e nenave qe varrosin femijet e vrare.Mevjen keq per shkrimet ne pergjigjet.Si mund te mbyllin syte para fakteve te pakundershtueshme.Respekt z.Mero.

  14. Anita Zhoga says:

    Mediu te shkoje para drejtesise dhe te zgjohet prokuroria shqiptare

  15. PROGONATI says:

    Z. Mero !
    Ju lutem ky nuk eshte koment por nje sygjerim per nje shkrim te mundshem nga ana juaj .
    Degjojme baterite qe ka ndezur Basha per azilantet ,jo se jemi te kenaqur qe ikin shqiptaret nga vendi por ta beje lufte politike ky qe :
    VETE LULZIM BASHA ESHTE EMIGRANT EDHE PSE ME PASHAPORTE NE HOLLANDE TREGON SE AI ME FAMILJEN JETON ME MIRE NE HOOLANDE SE KETU ,ATEHERE PERSE SHQIPTARET E TJERE SKANE TE DREJTE TE PUNOJNE DHE JETOJNE NE NJE SHTET SI GJERMANIA QE ME STARDARTET E JETESES QE OFRON JANE SUPER ME TE MIRA SE SHQIPERIA .
    PRA LULI KA TE DREJTE TE JETOJ ME FAMILJEN NE HOLLANDE TE TJERET JO.
    TE LUTEM MERO MUND TE BENI NJE EDITORIAL SE JU ATO I “QANI” ME KETE TEME .

  16. METEH says:

    Z.Mero,ju lumt.Me fakte-dekumentesh,çirrjuani masken ketyre hajduteve e krimineleve si Mediu,Saliu,Luli,etj,qe drejtesia te shofi nga veshet e jo nga syt e verbuar.Nje dite e verteta do te dali,por ata qe jane vjedhur e vrare ne kete vend,jane te pafuqishem te k/veprojne,ndaj marrin arratine…!

  17. METEH says:

    Ju lumt,Mero.Por dhe MARTINI e zberthen mire lidhjen e Saliut me LOBISTET AMERIKAN,ndaj ky nuk iken nga politika tash-25 vjet po nuk e hoqen AMERIKANET.Pra,te keqen e kemi nga SHBA & RAMA ka ngecur keq ndaj ka deklaruar se:”..tyj Sali..nuk te denoncoi ne prekurori sado qe te shpifesh…”.Dhe murit me koke nuk i bihet siç ndodhi me LHL-Siriane.Amerika e ka ne dore se si do te vene punet ne shqiperi.Pra,nuk e ka fain Rama,kur ambasadori i ben njesoi-pise politikanet tane ne keto 25 vjet.O Z.LUUUUU,hiqeni qafe Saline te shpetoi shqiperia..!

  18. Vjosa says:

    Shume te qarta ato qe thote Z. Mero. Po kujt ja thote!?

  19. guri says:

    mediu. ti dorzohet gjykates tajlane

  20. Phoenix says:

    Fill pas kerpudhes atomike, kete njeri e promovuan minister mjedisi. Tmerr!!!

  21. petrit zela says:

    Mjafton te lexosh emrin e tij,per te kuptuar se Fatmir Mediu,eshte nje
    kriminel I lindur.. Berisha,jo pa qellim e beri aleat te dores pare,
    sepse I plotesonte plotesisht kriteret e natyres Berishiane.. Dhe te
    mendosh se sot keta krimnel politik,dhe ordiner livadhisin, duke I bere karshillek dhe opinjionit kombetar,kjo eshte e pa pranushme?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje