A do të funksionojë Basha si aleat i ndërkombëtarëve?

18 Shtator 2015, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria ka ndërmarrë një iniciativë për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, e cila ka nisur gati një vit më parë, me ngritjen e komisionit të nivelit të lartë të ekspertëve dhe po vazhdon në konsesus të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë me rekomandimet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reforma, e cila do të prekë sistemin tonë gjyqësor dhe disa institucione të rëndësishme kushtetuese, kërkon një shumicë kushtuese në Kuvend, që nënkupton votat e opozitës.

Diplomatët më të rëndësishëm perëndimor në Shqipëri, të cilët po mbikqyrin procesin, deri tani po paraqiten si garant të votës së opozitës pro reformës, duke e tërhequr kryetarin e opozitës në një terren të ndarë nga pjesa toksike e opozitës ku është Berisha.

Në gjithë lëvizjet e fundit diplomatike, SHBA dhe Bashkimi Europian, po përpiqen të krijojnë një klimë besimi mes tyre dhe kryetarit formal të PD-së, Lulzim Basha, qoftë dhe duke prodhuar raporte banale si ai që i “rrodhi” OSBE-së, apo duke e konsideruar atë një lider të ri pas Berishës. Në shkëmbim të kësaj mbështetje, Basha u ka premtuar atyre mbështetje për Reformën në Drejtësi, duke kërkuar prej tyre më parë provën që Kuvendi të kalojë ligjin për dekriminalizimin, të cilin ai e konsideron betejë të vetën.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Nëse diplomatët perëndimor do t’ia arrijnë të ndajnë Bashën nga Berisha, qoftë dhe duke bërë artifica të tilla, do t’ia vlente, pasi do të kishim një debat real së paku brenda opozitës.

Por ajo që është e dyshimtë në gjithë këtë proces të krijimit të klimës së besimit mes Bashës dhe diplomatëve perëndimor, për votat që duhen për reformën në drejtësi është fakti se në finale më shumë mund të dalin ata të përdorur nga Basha sesa Basha i përdour nga ata.

Shenja e parë po jepet me ligjin për dekriminalizimin që po diskutohet të hyjë sa më shpejt në Kuvend.

Dy projektligjet e paraqitura për dekriminalizimin nga dy forcat kryesore politike, kanë thelbin e njëjtë dhe ndahen tek disa shtesa teknike që ka projekti i PD-së, të cilat nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e ligjit, por me arsye për të mos e votuar atë. Dy kërkesat e PD-së, që kanë të bëjnë me testin e drogës dhe shenjat e gishtrinjëve, në të vërtetë nuk kanë të bëjnë me anën politike të problemit. Nga ana teknike, shenjat e gishtrinjëve i ka dhënë çdo shqiptar që mbush moshën 16 vjeç dhe gjenden të administruara në Ministrinë e Brendshme, pasi ke marrë kartën e identitetit dhe pasaportën, ndërsa testi i drogës është një karagjozllëk, që me siguri e shtojnë për të pasuruar fjalimet në seancën plenare dhe për të justifikuar mosvotimin e ligjit.Pra diferenca nuk është politike, por është politikisht e menduar për ta pasur si arsye për të mos e votuar ligjin.

Dhe nëse opozita nuk jep konsesus për këtë ligj, edhe pse ai është hartuar sipas rekomandimeve perëndimore, Basha do të ketë një arsye të dytë, që kur të vijë puna tek Reforma në Drejtësi, të thotë se nuk do ta votojë, pasi ligji nuk u bë siç dëshironte ai.

Pra gjithë ky investim për të prodhuar artificialisht një lider opozite konstruktiv, u cili mund të bëj diferencën me Berishën, apo që mund të miklohet si njeri bashkëpunues me perëndimin, mund të përfundojë një flusk sapuni, pasi në fund Basha nuk mund të votojë një reformë, të cilën Berisha nuk e pranon as parimisht, as politikisht dhe as moralisht. Ai nuk pranon dot që kjo reformë thelbësore të bëhet pa pyetur atë, nuk mund t’ia japë këtë fitore kundërshtarëve të tij dhe mbi të gjitha nuk dëshiron të duket se i dorëzoi ata që i shërbyen në sistemin e drejtësisë, për të arritur këtë standard pandëshkueshmërie.

Ajo që perëndimorët po investojnë tek Basha, realisht është që të ndajë votën  nga  Berisha tek reforma për drejtësinë dhe jo të miratojë këtë reformë. Këtë Basha nuk do ta bënte kurrë, edhe pse në ambasada ua premton këtë gjë. Dhe nëse nuk e bën këtë gjë, i gjithë ky investim është thjeshtë një fushatë përbaltje e politikës për llogari të Berishës, me qëllim që të duken të gjithë si ai. Dhe në fund çështja do të ngelet, ose me vota të devijuara jo politike të opozitës pro reformës, ose me referendum. Nëse mbetet çështja këtu, do të ishte më i mirë referendumi. Kështu së paku, palët rikonfirmonin veten në raport me opinionin publik dhe Basha rikonfirmonte besnikërinë ndaj Berishës, duke e çuar dëm gjithë këtë lodhje të shumë diplomatëve perëndimorë të prodhojnë atë, si “lider opozite në inkubator”.

23 komente në “A do të funksionojë Basha si aleat i ndërkombëtarëve?”

  1. Grideria says:

    O, Shqiperia nuk ka opozite. PD eshte nje bande qe perdoret nga Berisha dhe Luli per tu pasuruar me tej nepermjet vrasjeve e vjedhjeve.

    1. zylfo says:

      Ceshtja nese Votohet ose Jo,nuk eshte Delikatja.
      Delikate eshte Standarti iulet qe PD investon.
      Dhe te jesh i tille do te thote se je Ju,Sali
      dhe Luli,qe po detyroni Mazhorancen qe ta realizoi Reformen
      per ta rikonstrukturuar Drejtesine!!!
      Referendumi eshte garanci qe premtone hapjen e rruges
      se Reformes ne kete Drejtesi kaq te Shtremberuar!
      Ne kete kohe Saliu dhe Basha perfundimisht dalin jashte loje.
      Edhe vete ata e dine kete gje,por qellimi i kesaj mazhorance
      eshte te mos humbasi me3 teper kohe,ndose Sali Basha duan
      ta shtyne edhe ca se nuk dihet se c,behet ne te ardhmen.
      Por,A duhet humbur me shume kohe?Akoma na duhet te rime
      nen zgjedhen e Gjyqtareve? Jo se Jo!
      mirepo kursesi nuk do kemi konsensus.Ata nuk e japin kete
      Por fundja tani eshte koha per ta reformuar Drejtesine.

      1. martin says:

        Me shume kjo zhurme per drejtesine dhe dekriminalizimin duket si nje loje per te “fuqizuar” ministrin e brendshem vrasesin e 21 janari ose e thene me sakte kete Xhaferr Deve Junior

        Eshte bere pothuaj e ligjeshme qe komuniteti nderkombetar pasacerisht dipllomatet amerikene qe merren me Shqiperine barazojne GABIMET E PS ME KRIMET E BERISHJAVE.

        Kjo u vu re dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ku famekeqi Arvizu si njeriu me i pushtetshem ne shqiperi BARAZOI VRASESIN BERISHE ME DHUNEN E PROTESTUESVE.

        Kjo ‘DIRTY JOB’ po vazhdon dhe sot me ato qe inskenuan komedine e
        dekriminalizimit ku duket qarte se u goditen disa kriminele ordinere te PS per te mbuluar krimet e monstrave..

        Nqs se ambasada amerikane sot nuk perfshin ne listat e saj PUBLIKISHT..e theksoj PUBLIKISHT kriminelet Berishet (babe e bir) Bashen,Mediun,Imamin,Balliun,atehere faji nuk duhet kerkuar te Berisha por te Donald Lu dhe PODESTAT , WISNERAT,GRANOFFET q e dukeshen kane lidhje me krimete berishes si gerdeci ,rruga e kombit,albetroli,bankers,etjetj..

        Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.

        Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe. Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.

        Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.

        Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…

        Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.

        Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare
        Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:

        1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
        2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
        3-ktheu k/m ne spital fushor
        4-refuzoi dorzimin e gardisteve
        5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
        6-perdhosi k/prokuroren di lavire
        7-ofendoi k/shikasin si pucist
        8-kercenoi ramen me egzekutim
        9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
        9-u fshine filmimet
        10-u ndrruan tytat e armeve
        11-u dekorua burri shtetit
        12-u dekorua ylli ne ngjitje
        13-u menderosen ekpertizat e FBI
        14-u zevendesua presidenti
        15-u zevendesua k/prokurri
        16-u zevendesua k/bashkiaku
        17-u zevendesua k/shiku
        18-u terrorizuan gazetare
        19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
        20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
        21-demshperble te gjithe vrasesit
        22-poshtroi Arvizune e Obames
        23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
        24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit

        Ju lutem zoti Mero :eshte pa kuptim qe merreni pafundsisht me Krim Berishen se jo vetem po I rrisni vleren por po vulosni dhe paprekshmerine e tij.

        Ju duhet te merreni me ato qe I kane dhene atij nje imunitet unlimited (kartabjanke) per tu mos u ndeshkuar ne krimet e tij…os emos u merrni me berishen se eshte turp

        te besh sot protagonist Bashen per dekriminalizim eshte sikur ti ngresh nje lapidar xhaferr deves te varrezat e deshmoreve…

        1. Skypion says:

          Eshte folur shume keto dite per raportin e OSBE-se qe diskretitoi boterisht maxhorancen ne pushtet si te inkriminuar,e ne vecanti Edi Ramen dhe Ilir Meten.
          Pas corodise se fillimit,qe ky raport shkaktoi tek qeveria dhe mediat e saj,pati nje tentative nga ato qe ta devijonin debatin duke u fokusuar vetem tek thashethemet,qe vete OSBE-ja(dhe per cudi)i cilesonte te tilla,per Berishen.
          Ishte nje perpjekje mjerane,duke patur parasysh qe Berisha sot eshte thjeshte nje deputet i opozites e qe,ndryshe nga Rama dhe Meta qe jane ne kurthin e fajtorit qe hesht,eshte i vetmi nga te perfolurit qe dha pergjigje,nje per nje,per thashethemet ndaj tij.
          Me pas,duke kuptuar se u bene gazi i botes,qeveria dhe mediat e saj,nisin nje vale sulmesh te egra ndaj OSBE-se,deri kerkuan e po kerkojne largimin e saj nga Shqiperia.
          Ketij sulmi te maxhorances se majte,qeverise socialiste,mediave te tyre,me urdher te Rames padyshim,i’u pergjigj qarte e prere ShBA-ja me ane te misionit te saj ne OSBE,ku behej e qarte qe te hiqej dore urgjentisht nga keto sulme.
          U fol e po flitet gjere e gjate per te gjitha keto,por vetem per nje fakt,Rama,Meta,qeveria dhe mediat e tyre po e kane shume te veshtire te flasin:ne raportin e OSBE-se NUK U PERFOL LULZIM BASHA.
          OSBE-ja,nga tre lideret kryesore politike te Shqiperise,Edi Rama,Lulzim BAsha,Ilir Meta,akuzoi si te korruptuar vetem Edi Ramen dhe Ilir Meten,kryetaret respektive te PS-se dhe LSI-se,njeri Kryeminister tjetri Kryetar Kuvendi.
          Por,nuk akuzoi,as perfoli e as permendi bile,kryetarin e Partise Demokratike,liderin e opozites,Lulzim Bashen.
          Kjo ka rene si bombe ne kampin e maxhorances.
          Nuk po e kaperdijne dot.Nuk po kaperdijne dot qe Basha eshte kursyer nga OSBE-ja,e qe sic po del qarte nga ShBA-ja,qe dmth nga partneret tane perendimore.
          Logjika elementare,qe nis me pyetjen po kaq te tille “se pse nuk perendimoret nuk thone gje per Bashen?”,ta thote qe lideri i opozites,kreu i PD-se,Lulzim Basha eshte shenjuar tashme si lideri i ri politik shqiptar,tek i cili mund te kihet besim e te cilit mund t’i besohet ne perpjekjen per ta nxjerre Shqiperine nga bataku i korrupsionit dhe krimit ku e ka futur vendin dyshja e vjeter e politikes,Rama dhe Meta.
          Ka nje heshtje kembengulese,por ku duket qarte marazi e po kaq qarte degjohen turfullimat e mbytura nga mediat qeveritare dhe analistet e tyre mbi kete fakt.
          Pyetja se pse OSBE-ja thote te nentedhjetenentat per Ramen dhe Meten,por asnje fjale per Bashen,eshte me te vertete nje torture per ta.
          Ja,sot,me ne fund,na vjen ky shkrim i zotit Baze,i cili ndryshe nga gazetaret e majte,nuk eshte i perfshire emocionalisht nga keto zhvillime(aleanca e panatyrshme e tij me te majten,vjen per inat te Berishes e vetem atij),i cili,duke pranuar perzgjedhjen e partnereve tane perendimore per liderin e opozites,zotin Basha,megjithate,gjithe njesoj ne stilin e tij,vazhdon me diversionin e njohur e te dale boje,tashme,te analisteve te qeverise,ndaj marredhenieve BAsha-Berisha.
          Ketu eshte rasti te themi nja dy fjale shkurt.
          Te gjithe,si miq edhe armiq,te djathte e te majte,bien dakord qe Basha eshte nje zgjedhje e Berishes.
          Te gjithe bien dakord qe Basha eshte,ne shume aspekte,shume i ndryshem nga Berisha,duke nisur nga cilesite individuale si person privat,e deri tek ato si i tille politik.
          Ndryshimet mes Bashes dhe Berishes jane te tilla qe,cdo analize,medemek analize,e analisteve te majte mbi raportet Berisha-Basha,”berishizmin”,”trashegimine berishiste” etj,behen te pavlera.
          Kjo shkakton corodi.
          Eshte kjo arsyeja,qe per cdo veprim politik te zotit BAsha,keta palo analiste,njehere thone qe po ndjek besnikerisht berishizmin dhe njehere tjeter se po i ngul thiken pas shpine Berishes…!
          Ne te vertete BAsha po ben ate qe ai mendon se duhet te beje e qe mund te beje.Dhe,po e ben sipas menyres se tij.
          Bash per kete arsye e “zgjodhi” Sali Berisha.Dmth,qe Lulzim Basha te drejtonte Partine Demokratike si Lulzim Basha.Berisha kapercen vetveten.
          Ky duket paradoks.Ne nje fare menyre eshte paradoks.Vecse,eshte paradoks shume i bukur.
          Mirepo,ky fakt,eshte i papranueshem dhe i pakaperdishem,si per te majtet politike ashtu edhe per ato mediatike.
          Eshte i papranueshem,sepse eshte i papranueshem fakti qe Sali Berisha te mund te kaperceje vetveten.Te pranosh nje gje te tille,per socialistet,eshte si t’i japesh kreditet me te medha politike Sali Berishes.
          E ne fakt keshtu eshte.Sali Berisha,me doreheqjen dinjitoze pas humbjes se zgjedhjeve ne 2013,vuri nje standard te ri ne politiken shqiptare( ajo e FAtos Nanos,me te cilen mburren socialistet,nuk vlen meqe u pa qe ishte nje taktike per t’u rikthyer perseri ashtu sic kishte bere me pare).
          Por,standardin me ta madh,Berisha e vuri kur pasues i tij ne krye te PD-se u be Lulzim Basha,shume i ndryshem nga ai.
          Ky eshte emancipim politik.Me i madhi emancipim qe ka ndodhur ndonjehere ne politiken shqiptare.
          Nje gje te tille mund ta bejne vetem politikanet vizionare.Sali Berisha eshte nje politikan vizionar.
          Kur OSBE-ja,ShBA-ja,partneret perendimore ne pergjithesi,shenjojne Bashen si perzgjedhurin e tyre,vleresojne sjelljen e tij politike,ata ne fakt,kane vleresuar edhe vete Sali Berishen,ideja,deshira dhe vullneti i te cilit ishte qe Basha te jete ky qe eshte.
          Eshte pikerisht ky perfundim logjik qe i cmend edhe me shume socialistet,leseistet e aradhat e tyre mediatike.Eshte pikerisht kjo arsyeja se pse po heshtin ne maraz.

          1. oldman says:

            Si gjithmone zagari Skypion vershon me lehjet pro te zotit.
            Sofizmat e tij shperndajne te verteta dhe te paverteta qe perpiqet
            ti mjegulloje sa me shume per te servirur si te ndryshem Bashen dhe
            Berishen. Nuk ka shqiptar qe nuk e di se Basha ka qene dhe mbetet
            manekini i Berishes. Shume krime te Berishes jane bere me duart e
            Bashes, sikurse dhe te dy bashke kane zhvatur dhe mashtruar kete
            popull sa here i ka interesuar klanit te tyre.
            Sipas ketij zagari, fajin e ka vetem skuadra kundershtare.
            Reduktimi i fajit vetem tek njera pale ose tek tjetra eshte politika
            me e ndyre qe ka katandisur popullin shqiptar ne kete “derexhe”.
            Te gjithe nderkombetaret flasin per korrupsionin e shtetit shqiptar,
            ne teresi si sistem, pa bere dallime majtas ose djathtas.
            Drejtesia, Shendetsia, Rendi, Administrata Publike, etj. etj. kane
            qene dhe vazhdojne te jene kanceri i Shqiperise.
            Kesaj Qeverie, ju dha shansi per te ndryshuar drejtimin. Deri tani
            nuk duket gje ne horizont. Po nuk filluan ndeshkimet dhe sekuestrimet
            tek funksionaret e larte te shtetit qe kane vjedhur dhe mashtruar kete
            popull, do te vazhdoje edhe per shume kohe akoma kjo “derexhe”.

  2. SuloKapedani says:

    Po tamam zogu i babit ne inkubator deri sa te rritet e te haje vete ate qe i serviret.

  3. 1234- says:

    Reformen ne drejtesi duhet ta beje populli nepermjet referendumit.Do te ishte mire qe parlamenti ,qe eshte vetem nje çerdhe kriminelesh e parazitesh te mos ngaterrohej me kete pune.Ekspertet e te dy paleve te bejne projektligjin atjeku ka ndryshime midis tyre te votohet me referendum sejcili variant.Kjo drejtesi e vdekur duhet ti behet funerali nepermjet referendumit dhe te linde nje drejtesi e Re.

    1. lom deliu says:

      5. kallashokushtetuta nuk e njeh te drejten e popullit per Referendum.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk ka shanc qe te denuarit te realizojne reformen per burgjet !

  5. nini says:

    Mero ,reforma ne drejtesi nuk eshte vetem kerkese e nderkombetareve ,por mbi te gjitha e mbare shqiptareve ,qe kane 24 vjet demokrature dhe vec padrejtesi po shohin. Dekriminalizimi ka dy drafte, qe ne shumice konvergojne ne nje . Ato dy kerkesa te PD dhe atij karagjozit Bylykbashi ,tregojne se ,ky i ri eshte nje megaloman ,qe i ka rrit bishtin Saliu dhe do ta durojne shqiptaret duke nxjerre sebepe ,per te sabotuar reformen ne drejtesi ,ku vet PD nuk ka interes ta miratoj . Kur nuk arrihet konsensusi ,politika e ka te zgjidhur problemin ,duke thirrur popullin ne referendum ne baze te kushtetutes ..Ketu mbarojne intrigat e PD dhe Saliut ,se Lulin nuk e pyet njeri .Kur flet sovrani , te gjithe mbyllin gojen , bile tek ndryshimet kushtetuese ,te kerkohet nder te tjera , qe presidenti i republikes ,kyetari i gjyklates se Larte dhe kryeprokurori ,qe te kene besushmeri ne ushtrimin e detyres se tyre , te zgjidhen direkt nga populli ,keshtu politika hap krahun , dhe drejtesia te behet nga juristet e ndershem dhe te zote ,dhe dallaverixhinjte do te eleminohen nga vete populli.

  6. XH says:

    Kjo qe thua Mero Baze, eshte si te thuash “te funksionoje Gadafi si aleat i nderkombetarve”

  7. Jobi says:

    Kjo eshte cudi shqiptare te durosh 25 vite rumpallen e shtetit te Berishes dhe me pas te durosh rumpallen kunder Berishes .tragjedy shqiptare

  8. nostradamus says:

    ”Grideria” PD – bande e Berishes thoni Ju ! Une do te shtoja vetem
    fjalezen :PD – bande ‘mafioze’ ne dore te Berishes dhe si e tille duhet
    nxjerre jasht ligjit …!!!!

  9. nostradamus says:

    Shenim: referendumi – e ndan shapin me sheqerin dhe bashke me te t’i
    propozohet popullit shqiptar, ne se kjo bande mafioze e Sali Krimine-
    lit a duhet konsideruar si parti,sic e konsiderojne partite popullore
    tE Europes Plake !!!!!

  10. nostradamus says:

    Much ado about nothing…. Shekspiri !!!

  11. salem says:

    S’behet muti pilaf.

  12. argit says:

    O Mero nderkombetaret luajne poker me letra te perdorura!Ne me çfar letrash duhet te luajme?

  13. ERMAL says:

    KJO ESHTE FITORJA E PARE E BASHES SI LIDER I OPOZITES PASTRIMI I POLITIKES NGA BANDITET DHE KRIMINELET ESHTE DOMOSDOSHMERI NE KET KOHE

  14. tradita says:

    K eshet shkrimi me kot , se si mund te ndahen Berisha dhe Basha ketu nuk e kupton askush me logjiken me elemntare. Berisha, nuk ka me as nje objektiv as per kryetar partie, as kryeminister as president. Per cfare behet fjale ketu. Ai eshte nje politikan aktiv qe qenia ne opozite eshte nje komoditet i madh per te . Kete e dine mire nderkombetaret. me dorheqjen Berisha fitoj pushetet sa te jete gjalle. I paprekshem,i nderuar, i pyetur dhe i degjuar per te gjitha gjerat e mira qe do te beje. Luli dhe PD kur te rikthehen ne pushtet, por nuk heziton pe rte kritikuar cdo budallellek ala Rama qe mund te beje Basha si kryeminister. Kjo eshte garanci

  15. METEH says:

    Kryeminister ne shqiperi do te behet ai qe preferojne SHBA,duke u nisur nga parimet:Kush eshte me SERVILI,Kush garanton qetsin e ambasades se tyre e kunder BE,kush e mban vendin ne anarshi,stanacion,Kush heq dore nga bashkimi i kombit,kush pushon kritiken ndaj Greqise,jugosllavise..! Rama e humbi davan me mospranimin e LHL-Siriane,pse nuk u be PUTHADORE e tyre…!

  16. kush i shkatarroi themelet e shqiperise says:

    Reforma e drejtesise ku pjesa kryesore eshte dekriminalizimi eshte artificjale dhe ka qellime te fshehura.

    Nqs ne fushaten e “dekomunistifikimit” ne vitet 1991-1994 erdhi berisha ne pushtet dhe u be kasapi i komunistave,kjo do te thote qe u vu nje komunist fanatik psikopatik per te goditur nje regjim te vdekur pra ishte kanibalizem ku per fat te keq e udhehiqte dhe nje ambasdor per prirje te forta serbofile kurse pultin e komandes qe drejtonte saliserbin e ka mbajtur dhe e ka tropojani serbishtfoles elez beberaj

    Ajo situate makabre e atyre viteve po perseritet me te njejten skenar sot ku dy kriminelet ,tradhetaret dhe hajdutet kozmike bash-berisha po perdorin dekriminalizimin per te rrezuar Ramen dhe per te prure zagarin serb te saliserbit,Lul Bashacin.

    Ajo qe pak eshte ta quajme te ndyre eshte bashkesia nderkombetare ku mund te vecojme zotin Lu qe me cfare ka bere qe nga ardhja e tij eshte treguar nje berishist pa dorashke qe e kthen kete ambasdor ne nje nenpunes pa vlere,se ata qe e emruan jane berishistet e washingtonit

    Pyetja ne kete kontekstin e ketij editoriali eshte:

    A do funksionoje ambasada amerikane dhe Osbe si aleat i shqiptareve apo si aleate te familjes kriminale berishore ?!

  17. merogelbaza says:

    Testi i droges dhe shenjat e gishteringjve jane shtylla kurrizore e ligjit. Mero Gelbaza i quan teknikalitete, fix ashtu sic i quante shkeljet ligjore Sair Tahire (shkeljet ligjore jane teknikalitete te parendesishme).
    Vazhdo te puthesh bythen e Rmes Mere Gelbaza se se shpejti do fillosh gte puthesh bythen e Lulit sapo te behet kryeminister. Kete gje di ta besh shume mire.

  18. Bekim Sala says:

    Bekim
    Mero Baze , je gazetar dhe analist brilant. I a ke cjerre masken lojes se Bashes qe do te haje edhe ne sahanin e perendimoreve si lider i moderuar qe perkrah reformat e domosdoshme ne Shqiperi , por edhe lake i bindur i Berishes. Kesaj loje ka kohe qe i ka dale boja, dhe Basha po nenshkruan cvleftesimin e tij si udheheqes i opozites, se perendimi i njeh me mire se Basha keto lojra qe ha ne nje sajan dhe i shkel syrin sahanit tjeter duke i dhene te kuptoje qe ushqimi i ketij te fundit eshte me i miri. Pra ha ne sahanin e ndermombetareve dhe i shkel syun Berishes qe eshte me te.
    Mire e ben, por dardha e ka bishtin prapa , dhe qesh mire kush qesh i fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje