Përse Basha u mendua gjatë për hetimin ndërkombëtar?

25 Shtator 2015, 20:34Editorial TEMA
Përse Basha u mendua gjatë për hetimin ndërkombëtar?

Nga Mero Baze

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu bashkua kërkesës së Berishës dhe Metës për një hetim ndërkombëtar rreth çështjes së ÇEZ-it. Basha foli kështu i treti në radhë, pas propozimit që bëri i akuzuari kryesor për privatizimin dhe falimentimin e ÇEZ-it, ish- kryeministri Sali Berisha. Pas Berishës, Meta mbështeti hetimin ndërkombëtar duke shtuar prioritetet e tij për një hetim nga SHBA, meqë ÇEZ është një kompani çeke dhe mund të ketë konflikte interesi në Europë.

Këtu lindi pikërisht një debat i ri dhe origjinal. Në mungesë të një qëndrimi nga Partia Socialiste, e cila po e sodit gjithë këtë debat, pyetja shtrohej a ka Meta-Berisha një shumicë të re në Kuvend?

Lulzim Basha nuk iu përgjigj për 24 orë kësaj dileme.

Fakti që Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar pa e pyetur atë dhe fakti që Meta i nxorri bllof duke iu bashkuar thirrjes së Berishës, e vendosën Bashën në një pozitë të vështirë, ku duhet të verifikohej shumica e tij në PD apo ajo e Berishës. Ky ishte rasti i parë që publiku mund të shikonte me kë ishte Grupi Parlamentar i PD-së, me Berishën apo Bashën.

Pas 24 orësh Basha i dha fund hezitimit të tij dhe shmangu testin dhe përballjen me Berishën në Kuvend, duke i thënë Metës se ishte dakord me hetimin ndërkombëtar. Këtë e bëri edhe pasi ambasada e SHBA-së e bëri të qartë se qeveria e SHBA-ve nuk do të investohet në një hetim të saj për ÇEZ-in në Shqipëri, duke arsyetuar se Shqipëria ka institucionet e veta. Basha, edhe pse është njeri me lidhje të forta me ambasadorin Lu, i cili ende beson së paku se Basha do t’i japë votat për Reformën në Drejtësi, nuk duroi dot sot sprovën në të cilën e vendosi papritur dyshja Berisha-Meta dhe shmangu përballjen me Berishën në PD dhe zgjodhi si më të lehtë përballjen me “Jo-në” e SHBA-së, pasi ata shpreson t’i sqarojë kokë më kokë në zyrë, me justifikimin e tij të zakonshëm “s’kam çfarë t’i bëj Berishës”, siç u thotë gjithë të huajve.

Në të vërtetë, të gjithë aktorët e nisën dhe përfunduan kërkesën për hetim ndërkombëtar për arsye të ndryshme. Berisha e nisi si bllof. E para për t’i shpëtuar një hetimi në Shqipëri dhe e dyta me shpresë se do të kompleksonte Ilir Metën dhe ky do të thoshte “Jo”. Meta tha “Po” duke e shtrirë deri në SHBA, jo vetëm për t’i krijuar Bashës kompleksin se po bashkëpunon me Ramën kundër Berishës, por dhe për t’u treguar i qetë që nuk ka probleme nga kjo histori. Basha, i cili mbajti frymën pezull 24 orë, i tha po hetimit ndërkombëtar, pasi u sigurua nga SHBA dhe ndoshta nga ndonjë ambasador i BE-së që nuk do pranohet, dhe për të shmangur ballafaqimin mes tij dhe Berishës brenda grupit të PD-së.

Pra siç shihet, arsyet që çojnë tek hetimi ndërkombëtar janë në të vërtetë arsyet dhe përse nisi kjo zhurmë, e cila nuk është një betejë anti-korrupsioni, por një skemë diversioni, e cila nisi kundër dyshes Rama-Meta dhe po përfundon tek dyshja Basha-Berisha.

 

17 komente në “Përse Basha u mendua gjatë për hetimin ndërkombëtar?”

  1. SuloKapedani says:

    Por tani dihet mire miqesia midis p.d.-es dhe Lu .per çdo gje lulushja merr informacion ,keshillohet me babushin dhe del e ligjeron me zerin e diktatit se do behet ashtu si thote ai.Prandaj ai vete nuk mendohet shume se i ka gati te gjitha ç’fare do thote.

    1. AA says:

      Cezi eshte mikroskopik ne krahesim me rrugen e kombit qe kristoferr delli dhe mr ne shqiperi I rruajten gjysem miljardi dollare…dhe luli buzeqesh me lune…

      Basha dhe Andi Toma u akuzuan në 2008 me dy akuza për abuzim me detyrën dhe shkelje të procedurave në mënyrën se si zgjodhën konsulentin për procedurën e tenderit që i dha kontratën Bechtelit dhe në mënyrën si negociuan kontratën.

      Prokurorët argumentuan se dyshja i shkaktoi dëm shtetit duke pranuar çmime për njësi shumë më të lartë se ata të ofruar nga kompanitë e tjera dhe duke lejuar punën të fillonte pa një plan dhe pa kosto fikse të përcaktuara (ashtu si në Kosovë, edhe në Shqipëri projekti bazohej në një kontratë me çmim për njësi). “Ne nuk gjetëm askund prova që qeveria shqiptare të ketë thënë se çmimi i propozuar nga Bechteli ishte shumë i lartë”, deklaroi ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Në kohën e ngritjes së padisë, ajo llogariti se dëmi ndaj shtetit ishte 337 milionë dollarë.

      Ishte hera e parë që bëhej padi për korrupsion ndaj një ministri në detyrë në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Cështja u mbyll në prill 2009 mbi baza proceduriale. Rruga përfundoi në 2010, pikërisht kur nisi puna në Kosovë. Berisha, i cili nuk është më në detyrë, tha në një intervistë se prokuroria ishte “tërësisht e motivuar politikisht”. Në mars të 2014, FMN miratoi një kërkesë për hua prej 457 milionë dollarësh nga Shqipëria, pjesërisht për të paguar borxhet e shkaktuar nga projekti i Bechtelit.

      Raporti i borxhit publik ndaj GDP është rritur nga 56% në vitin 2006, kur u ndërtua rruga, në 71% në 2013. Sipas deklaratës financiare të lëshuar nga Bechtel tek autoritetet tatimore shqiptare, fitimi i kompanisë ishte afro 32% – ose 400 milionë dollarë – pothuajse aq sa huaja e FMN-së. Një kabllogramë e ambasadës së SHBA e nxjerrë nga Wikileaks e përshkruante projektin si “shumë fitimprurës për Bechtelin”.

      (Marrë nga Foreign Policy. Matthew Brunwasser është gazetar investigativ që punon në Ballkan. Raportimi për këtë artikull u mbështet nga Programi i Gazetarisë Investigative në Universitetin e Kalifornisë, në Shkollën e Gazetarisë së Berkeley.

      1. Skypion says:

        Lufta e eger mes Edi Rames dhe Ilir Metes ka hyre ne fazen finale.Nuk ka kthim pas.Tani eshte e sigurte qe,ose Rama ose Meta ose te dy bashke,do te ikin per lesh.
        Kampi i qelbesirave,me shume se nje i tille,ngjan me nje ferme kafshesh te gjithllojshme,te prekura nga virusi i terbimit,karrabecit,flames etj.
        Zhurma qe vjen nga ferma,eshte nje perzierje hungerimash,lehjesh ,angullimash,kuitjesh,hingellimash,pellitjesh,kakaritjesh,krakra-sh.
        Te gjitha kafshet ne fermen e qelbesirave jane ne panik.
        Aty shikon nje tufe qejsh te terbuar qe lehin papushim,duke ndjere se se shpejti do te mbeten pa zot.
        Pak me tutje nje tufe lopesh te cmendura qe nuk pushojne se pellituri.
        Ca me tej akoma,nje kope gomeresh,ngjashem me ata te shkretetires,zhgryhen dhe enden kuturu neper pluhur.Keta drejtohen po kuturu,nga Stefani,Vangjeli me shoke,te cilet vete jane gomere.
        Ne deget e thara te pemeve,jane mbledhur grupe-grupe,korba e sorra,qe me krrakrra-te e tyre,perserisin e perserisin papushim:mos u ndani,mos u ndani,mos u ndani…se keshtu thote dhe Mustafa Nani…!
        Ca kukukumjacka prane tyre u bejne iso me po te njejtin avaz.Gra-kukumjacka,ashtu flokeleshuara,veshur ne te zeza,kane rrethuar nje grua-kukumjacke,socialiste-kukumjacke,kukumjacke-socialisten e Beratit,dhe perserisin lutjen e lashte: amani,vec ju mos u ndani pa, as nuk pime,as nuk hame dhe ne erresire rrime!
        Lutja e kukumjackave socialiste nuk degjohet.Mekati eshte i madh.Perendia i ka braktisur.Bile edhe vete djalli.
        Kesaj radhe edhe pa buke do te rrine,edhe pa uje do te rrine,edhe pa drita do rrine,edhe dy gerdallat e fermes do te ndahen.
        Mes gjithe kete zallamahije,degjohet kuijtja e nje langoi te mjere.
        Kjo eshte e vetmja kafshe e matrikulluar e fermes se qelbesirave.
        Te gjitha kafshet e fermes jane te pamatrikulluara,perfshire edhe dy gerdallat e medha.Vetem langoi yne eshte i matrikulluar.
        Numri i tij i matrikulles eshte AA 003 GB.Ka nje emer langoi yne.Ai quhet Sajmir.
        Ne mes te kampit,dy gerdallat e lodhura,vazhdojne kerrleshjen me njeri-tjetrin.Ne fakt,gjithcka ketu filloi,nga keta filloi.Ose me sakte nga njera prej gerdallave,ose kryegerdalles,sic quhet,Rames.Si nje gerdalle ambicioze nuk donte shok perbri tij.Donte ta terhiqte i vetem qerren e qelbesirave.Por,nuk po e terheq dot.Nuk mundet.Nuk.
        Flake,tym e pluhur ne kampin e qelbesirave.Fundi i tyre eshte afer.Dhe ky eshte nje lajm i mire.Por,pislleku qe do lene pas do te jete i madh,dhe ky eshte nje lajm jo edhe aq i mire.
        Megjithate,le te gezohemi te gjithe se bashku.
        Ditet e mira vijne pasketaj.

        1. oldman says:

          Gjynah, vertet gjynah, qe SKYPION, nje luftetar profesionist, kaq i formuar, i devotshem, i paepur dhe i rrezikshem, te jete i rrjeshtuar tek ushtria e mercenareve te Kryekriminelit shqiptar mbas viteve 90.
          Te kete rene valle raca shqiptare kaq poshte, sa qe ti kundervihet bashke-kombsave te vet per te percare nje popull, ne sherbim te Hajduteve.

          1. Bureto says:

            O plako! Scypioni (skorpioni, A.Hoxha)ndaj eshte i rrezikshem sepse duke gezuar disa nga to cilesi qe i rrjeshtoni ju, duke i vene ato ne sherbim te se keqes, quhet Djall. Pse Djalli i pakte te duket. Do ta mbanin e do ta ushqenin Berisha, Ruli et nese nuk eshte Djall? Po me duket se ka kohe qe-veç Djallit-eshte edhe i neveritshem. Sepse Djalli eshte ana e kundert e medaljes qe mban dhe fytyren e Zotit. Pra si metafore e ka nje fare rendesie, po qe se, po fytyra e tij a e di kush, se ku e ka vendin? Po i citoj nje dedikim qe Arben Duka ika bere nje sivellait te tij: “Te shikoj e bej cudi/ si s’te ze pislleku frymen/ Me vjen keq te te peshty/ Jo per ti po per peshtymen.

  2. Jugu says:

    Duket se Socialistat jane me te gezuar nga skandali me CEZ. Ata e kane nxjerr tashme PD ne opozite, dhe me kete skandal ku Meta eshte I akuzuar kryesor, po shpresojne qe te nxjerrin edhe Meten ne opozite dhe te diskretituar ne popull dhe te nderkombetaret. Nese ja arrijne do gezojne frutet.

    Basha qe padyshim ben veprime te dirigjuara nga babai I tij politik, me deklaraten e sotme vertetoj qe nuk ka ndermend te qeveris me Meten, dhe se vetem e godet Meten per te konsumuar pushtetin, sepse e shikon si penges kryesore per te ardhur ne pushtet, me shume se edhe Ramen. Me opoziten qe po ben I shton piket vetes, forcon dita-dites pozicionin ne PD dhe behet I pelqyeshet te populli dhe nderkombetaret nese arrin te c’rrenjos Meten nga pushteti. Gjithesesi nuk mund te vij ne pushte, vecse ndihet nje opozitar krenar.

    Meta me sa duket eshte me I humburi nga ky skandal, marredheniet me PS jo te mira, po perballet I vetem me akuzat edhe pse mediatike deri tani, dhe po ndihmohet vetem nga disa gazetar qe e shohin si kliente te majm me shume se si te pa-perlyer ne skandal. Pushteti ne rritje I tij, pasurimi marramendes ne kohet te shkurter, jane bere faktor qe PS dhe PD ta shohin ate si konkurrent dhe pune-prishes. Mund te marri goditje te madhe por jo se do I prish pune Rames.

  3. RR. HOTI says:

    I NDERUAR MERO MASHTRUESI

    BASHA NUK ESHTE KRYETARI I PDSH POR NJE KRIMINEL SHUMEDIMENSIONAL

    pse duhet te vrasim mendjen..pse u mendua bash krimineli..kur ky vete duhet cuar per gjykim ne GJYQIN E HAGES ME KETO AKUZA:

    I PANDEHURI LULZIM XHELAL BASHA JE I AKUZUAR PER VRASJE DHE TRADHETI KOMBETARE NE BASHKPUNIM SI ME POSHTE:

    1. Shitja e detit, Greqisë

    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.

    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës

    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.

    3. 21 Janari

    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës

    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.

  4. sit..back..and relaks →→→ says:

    e ke bo shkrimin si imam-bajalldi. nuk deshmoi as luli e as sala ne gjyqin qe po behet per cez-in qe shoku ilir ka mor ca pare per me maru ca pune. keshtu qe lene arsyen e diversionit apo pensionit. lulit me salen ju erdhi zogu ne dore dhe po e shfrytezojne politkisht, juridikisht apo me pikesynim antikorrupsionin e likes me shoke duhet ta shfrytezoje prokuroria e cila po ben nje gjume o te keqen vellaji per koke te gjumit. opozita betejen antikorrupsion e ka politike se aq ka ne dore, betejen juridike dhe penale e ka prokuroria shqiptare me gjyqesorin. sa per diversionin qe ben sikur luli nuk e do salen po e ma ka halli, harroje. ata te dy jane mish e thua, nje familje, i bashkon krimi dhe pandeshkimi e nuk bejne dot pa njeri tjetrin. Likja e ka mbushur dhe derdhur kupen e mutit, puna eshte ke do marri me vete?

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha i ka paraprire reformes ne drejtesi,duke e anashkaluar hetimin e tij,prej gjyqtarve te emeruar nga reforma.
    Ai pranon te hetohet nga gjyqtaret e emruar prej tij dhe te komanduar prej Nishanit,por jo nga ata qe do dalin nga reforma ne drejtesi.
    Hetimit nderkombetar ja ka marre doren,ka eksperience nga hetimi i te ndjerit Trebicka.
    Kjo eshte beteja e parafundit e klases politike te koruptuar ne Shqiperi,qe thonje do mundohet ta mbaj veten,mbase dhe duke mbytur te tjere.

    1. Tallin bythen si e majta si e djathta, po nqs deri tani e kane tallur me shqiptaret se fundmi me duket se kane filluar ta tallin edhe me nderkombetaret.

  6. Bledi says:

    O Ymer,Cdo dite qe kalon kaq me shume budallepsesh o i zi! C’jane keto idiotesira qe shkruan! Kushedi cte paska bere Berisha ty o mjeran….booooo…..booooo!!!!

  7. ruzhdi says:

    Turpi i politikuajve shqiptare,edhe pase 100vjet shtete keta béthqir kerkojne ndihme Amerikane per hulumtimin e krimeve ekonomike dhe politike,ateher shtrohet pyetja eshte shqiprija shtete apo jo !!??

  8. Toni says:

    I nderuar Mero Baze!

    Kam vite qe lexoj shkrimet e tua dhe rrjedhimisht do te thote qe jam nje ndjekes i devotshem i shkrimeve te tua. Kam nje sugjerim per ju! Meqenese gjithe keta politikanet tane jane te perlyer deri ne gryke dhe normalisht situata eshte e pashprese, kur me i miri prej tyre qe eshte Edi Rama (i cili luan shume mire me fasaden,mos harrojme betonizimin vrastar te Tiranes,dem i parikuperueshem perjetesisht) eshte i kapur dhe ai, mos jan pjekur kushtet te krijoni nje grupim te ti politik te drejtuar nga ju dhe te jeni i perfshire me drejteperdrejte ne zhvillimet politike te vendit tone. Pra une mendoj se ju mund ta beni sh mire kete gje tashme!

    Respekte dhe mirenjohje per punen tua te deritanishme!

  9. Mandarin praga says:

    Nuk me duket kaq e thjeshte. Mero parts nja 5 vjetesh tek tema eshte botuar udhetimi I metes ne prage, nuk e di ti sot I qendron atij shkrimi apo Jo, por ishte me I mire nelogjike e fakte se ky I sotmi.

  10. faro says:

    Lu-ja me lidhje te forta me bashen, thote Mero .
    Populli:
    Me thuaj me ke rri, te te them se cili je!

  11. XXX says:

    ehe po e hetuan amerikonet prseri do quhet hetim i montuar se u dogjen nje here amerikonet me hetimin e vidios se priftit

  12. Gallat says:

    Shume here,ka shume kohe, mendoj se Mero eshte ne nje enderr ,brenda endrres.
    Sapo doli nga endrra e pare,e mallkoje dhe kaloje tek endrra e dyte,brenda endrres se pare.
    Sa kohe do ti duhet te zgjohet?
    Malli i perkuljes,eshte i ngulitur atje tej thelle ne historine e trashegimit.Gen i vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje