Kush do ta votojë Reformën në Drejtësi?

27 Shtator 2015, 21:21Editorial TEMA
Kush do ta votojë Reformën në Drejtësi?

 

Nga Mero Baze

Të hënën Komisioni i Ligjeve do të kalojë për diskutim dhe miratim projektin e ndryshimeve kushtetuese, që i hapin rrugë Reformës në Drejtësi. Projekti, i cili është një bilanc i punës një vjeçare të një grupi ekspertësh të nivelit të lartë nën drejtimin e misionit Euralius të BE-së dhe OPDATE të SHBA-së, do të kalojë për miratim në Komisionin e Venecias dhe pastaj do të rikthehet për miratim në Tiranë në fund të këtij viti.

Reforma prek në mënyrë esenciale dhe ridimensionon kompetencat e Presidentit në raport me sistemin e drejtësisë, funksionin e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ngritjen e Gjykatës së re Administrative, ridimensionin e Apelit në gjithë Shqipërinë, ridimensionim të Prokurorisë duke shtuar dhe Prokurorinë anti-korrupsion, si dhe ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Reforma ka mbështetje të plotë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është kushti vendimtar që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Teknikisht ndryshimet janë thelbësore dhe të rëndësishme për reformimin e sistemit të drejtësisë. Përveç ridimensionimit të institucioneve të mësipërme, reforma i jep përparësi dhe ndryshimit të situatës aktuale në drejtësi, përmes testimeve edukative, psikologjike dhe testin e integritetit të zyrtarëve të drejtësisë.

Tani pyetja është a do t’i marrë Reforma votat e mjaftueshme në Kuvend, apo do të shkojë në Referendum, siç paralajmëroi dhe Presidenti Nishani kohë më parë?

Edhe pse diplomatët perëndimor në Tiranë thonë se kanë marrë një mbështetje në distancë nga kryetari formal i PD-së, politikisht PD nuk do ta votojë reformën për disa arsye që lidhen me shkollën e saj politike.

Së pari, fakti që reforma shihet si kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në është një arsye që PD të mos e shfletojë fare draftin, por të ngrejë dorën kundër tij. Është jashtë kulturës politike të PD-së të votojë një ligj apo një nismë ligjore që ajo e konsideron si sukses për kundërshtarin, edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për gjithë vendin.

Së dyti, reforma është një shkundje e plotë e sistemit dhe një humbje e monopoleve politike që Berisha me aq mund i krijoi për tetë vite në pushtet në drejtësi dhe që fal tyre nguliti në vend kulturën e pandëshkueshmërisë. Ai nuk ka problem për fatin e disa gjyqtarëve, por tek ideja që ai mund t’i lërë në mes të rrugës njerëzit që i kanë shërbyer. Kjo është arsye e mjaftueshme për të, që të mos e votojë reformën.

Së treti, në klimën e diversionit mes PS-së, PD-së dhe LSI-së, një bashkim i votave të Bashës ndarazi Berishës me Ramën, do të provonte aludimet e Metës për aleancën fluide mes tyre dhe do të prodhonte refuzimin e LSI-së.

Në këto kushte reforma do të kalojë vetëm si një reformë e thellë dhe profesionale, por me një mekanizëm politik që do të prodhohet nga shumica. Ata që besojnë se PD-ja dhe Berisha mund të japin konsesus politik për këtë reformë ose janë naiv, ose nuk e njohin fare politikën shqiptare.

Rruga e duhur për Reformën në Drejtësi është të marrë miratimin e Komisionit të Venecias dhe të ruaj mbështetjen politike të BE-së dhe SHBA-së. Pastaj beteja e shumicës për të siguruar 94 vota është një sfidë e vështirë, e cila nëse nuk arrihet në Kuvend duhet të arrihet në popull me Referendum, maksimumi në pranverën e vitit që vjen. Ndryshe nga Reformë në Drejtësi, ajo do të kthehet në në një debat politik dhe elektoral që do të zhvlerësojë jo vetëm punën e bërë, por dhe fuqinë që mund të ketë për shkundjen e sistemit aktual të drejtësisë. Kjo është një reformë, e cila ka fatin e keq të shkojë në një parlament që ka nevojë vet për tu reformuar. Kjo është një reformë që nuk është hartuar nga ky parlament, por ai thjesht duhet të përdoret si mekanizëm për ta votuar. Ky parlament dhe të tjerë para tij, kanë prodhuar gjithë arsyet përse duhet kjo reformë dhe ata nuk mund të jenë njëkohësisht dhe virusi dhe ilaçi i kësaj reforme. Si e tillë, Reforma në Drejtësi nuk duhet ta lidhë fatin e saj doemos, me duart që duhet të ngrihen në atë sallë.

 

 

 

 

20 komente në “Kush do ta votojë Reformën në Drejtësi?”

  1. Ardenica. says:

    Me vjen keq qe kjo reforme nuk beri ndryshimin per zgjedhjen e presidentit. Presidenti duhej te zgjidhej nga populli dhe pike.

    1. 21 JANARI-GUR PROVE says:

      kjo reforme e drejtesise eshte manovra e fundit qe berishistet nderkomtare po bejne ne mbrojtje te Saliut.

      analizoni me kujdes afatet dhe destinacjonet,kthesat dhe “kohen shtese”

      kjo eshte po aq e shemtuar si ekspertizat profesionale te FBI qe shqiptaret u gezuan atehere se do prangosej berisha..por ai doli me i forte duke u tallur me to dhe duke shurruar mbi viktimat e masakres bulevardit.

      o popull…nqs ka ngelur nje shqiptar i sakte nga trute duhet te kuptoje se kjo eshte nje tallje makabre qe do perfundoje 5 vjet pasi te kete vdekur berisha dhe pasi atij ti kene ngritur nje lapidar si te zogut kurves

      dekorimi i visho ajazit nga supertradhetari edi rama duhet te ngrinte ne kembe 1 miljon votuesit..mediat,,deputetet dhe ministrat e PS por dhe demokratet e ndershem…por e keqja ka ndodhur…ai popull nuk reagon me ..ka vdekur….rip albania

      21 janari 2011 = 7 prill 1939

      1. ervin says:

        Shoku qe te kuptohemi Edi Rama nuk tradhetuar askend. Nese ke menduar se te ka dhene fjalen e meriton ngjalen se une nuk di qe ai te jete treguar ndonjehere burre me njeri qe te tregohej me ata qe e votuan.

    2. andromeda says:

      Kjo dreq reforme në drejtësi duhet të ishte kryefjala e qeverisë Rama qysh ditën e parë që mori pushtetin. Tani me dy vjet vonesë, pas kaq e kaq masash represive ndaj popullit Rilindja e ka të vështirë të fitojë. Ka një pakënaqësi të madhe popullore për shkak të rritjes së taksave kryesisht ndaj biznesit të vogël. Ekonomia e vendit duket si e paralizuar dhe fajtor është Rama me këmbënguljen e tij për teorinë e kërbaçit e të taksidarit tek dera.

  2. Ardenica. says:

    Me vjen keq qe kjo reforme nuk beri ndryshimin per zgjedhjen e presidentit. Presidenti duhej te zgjidhej nga populli dhe pike.

    Te zgjedhesh president me 71 vota do te thot qe presidentin ta kesh politik dhe sekretar te kryeministrit. E te zgjedhesh president si Bujare nishani pa piken e autoritetit dhe besueshmerise ne popull me mire te mos kesh fare president…….

  3. Kombi says:

    E verteta eshte se po degjojme shpesh qe opozita po ngre “zerin” te Reformes ne drejtesi . Pikerisht kur dita e kesaj reforme vjen ,Opozita do te zhduk zerin??
    Gjithesesi ja leme kohes !!!!!!!!!

    1. Bureto says:

      Arsyet qe rendit Mero qendrojne, por shpreh dyshimin se nuk ka per te ndidhur keshtu. Opozita pavaresisht atyre, do ta votoje sepse nuk do te doje qe te shfaqet kesaj here ndaj nderkombetareve (te themi te drejten jane ata qe kane qe kane bere )

      1. Bureto says:

        Opoziat do ta votoje, edhe pse do te beje ca naze. Nuk ka nga t’ia mbaje, nese nuk do te humbase edhe ate pak mbeshtetje qe ka nga pritshmerite e nderkombetareve ndaj saj. Eshte dhe nje arsye tjeter qe do ta votoje, vec larjes se fytyres se saj. Eshte fakti se miratimi i sigurte i saj me referendum eshte pushkatim politik ne rradhe te pare i dyshes Berisha-Basha. Dhe ata nuk e duan kete fund.
        Sa i perket reformes, edhe pse nuk dime hollesira rreth saj. Duket se shume gjera jane trajtuar drejt, si per sa i perket permiresimit te sistemit se drejtesise ne vend (pritshmeria popullore) ashtu dhe per nje gje shume e rendesishme, plotesimin e nje nga kritereve baze qe ka kerkuar BE per hapjen e negociatave per anetaresim. Dhe keto nuk jane pak. Le te shpresojme dhe te urojme, qe kjo te behet sa me pare, dhe jo sic, nje gazete sot njoftonte per shtyrjen e saj deri ne qershor te 2016!!!

  4. nini says:

    E sigurte eshte ,se reforma po u miratua nga nderkombetaret dhe te marre aprovimin e komisionit te Venecias ,nuk do te miratohet nga PD me100 % . Ajo me vone , do te votohet me referendum ,qe eshte dhe mundesia me e madhe per te marre aprovimin popullor .Ky referendum kundershtohet nga Shqupi ,per dy aresyje ,E para aprovimi i mbyll gojen PD, per te ngritur zerin per miratim nga populli .E dyta eshte se po u aprovua nga populli ,do te jete test kundra vet PD ,duke pesuar humbjen e trete brenda dy vjetesh ,dhe ky do ishte shkkaterrim total per ate .Mazhoranca do bej mire tia leje sovranit dhe jo te hyje ne pazare politike , qe para elektoratit te saj do te dale e humburt per zgjedhjet e 2017 . Rama te kete kujdes se Pazari me PD ashtu si mendon ai kllufi Cili ,do digjet perfundimisht dhe nuk ka Soros ta mbroj ,se shume po luan me karten e kryetarit socialist .Blushi duhet te marre kryesin e PS ,po qe se Rama do te bej me koken e tij pa pyetur kryesine .

    1. pilo says:

      nini, me fal, por te kishe thene qe Kaçi te marre drejtimin se ai shkoi dhe beri praktiken demokratike tek Saliu! Po ç’jane keto? Reforma do behet duan apo s’duan ca, ose ne parlament ose ne melçiz. Tjeter pune pastaj se ç’mekate do kete dhe ps e Rama, lsi e Meta, pd e Berisha e Basha, pr e Mehdiu…

  5. argit says:

    Ligji si te miratohet nga nderkombetaret e si te miratohet ne Venecia do ta zbatojne shqipot. E shqipot e kane zanat ta zbatojne si i do interesi i tyre e jo si eshte ligji. Keshtu qe lodheni kot se po na mashtroni qe drejtesia ne shqiperi do japi drejtesi.Drejtesine ne shqiperi e japin individ me formim e prejardhje qe vetem me drejtesin nuk duhej te kishin pune. Nuk jane ligjet dhe sistemi por qyteterimi yne skandaloz qe ka prodhuar kete drejtesi qe se beson askush. ndertoni nje sistem qe te mari ne konsiderate qyteterimin tone difektoz

  6. METEH says:

    Analiz e sakt.Ligji i reformes ne drejtesi duhet te kaloi me REFERENDUM per shume arsye:1.Saliu nuk do e votoi ligjin ne kuvend,pasi do ishte fundi i tij dhe te tijeve.2.Presidenti duhet te zgjidhet nga populli.3.Rama duhet te testoi vehten-elektoratin socialist.4.Me fitoren e referendumit i thyhet HUNDA 3 HERE PD-se per se treti here para 2017-tes.!

  7. oldman says:

    Reforma te nxitura dhe te miratuara nga komuniteti nderkombetar jane te mirepritura, por kjo nuk do te thote qe qeveria Rama te prese miratimin
    e tyre per te luftuar krimin dhe korrupsionin sipas legjislacionit aktual.
    Nese do perdoret si justifikim per paaftesine ose mungesen e vullnetit
    politik te qeverise deri tani, aq me keq per “Ramen dhe shoket e tij”.

  8. Kritiku says:

    Mero, je “infektuar” nga injoranca e malokeve, tek menyra se si shkruhet dhe flitet gjuha shqipe! Nuk shkruhet “8 vite” por shkruhet “8 vjet”!
    Nuk vendoset “presja” perpara nyjes lidhese “edhe”!
    Mundohu qe te perdoresh fjalet shqip dhe jo te huaja, qe “shqiperohen” sipas metodes kosovare.

  9. shkrimtari says:

    Reforma ne drejtesi nga nje parlament i inkriminuar me kusare dhe vrastare gjakatare? Po kjo eshte mjaft qesharake or burra!

    Shiko sa qesharake tingellon parrulla qe nderkombetaret po i meshojne kaqe shume:

    TE DEKRIMINALIZOJME PARLAMENTIN!

    Njesoj sikur ne SHBA Presidenti Obama te thote:

    TE HEQIM AL KAPONEN DHE BANDEN E TIJ NGA DREJTIMI I KONGRESIT!

    Bile ne Shqypni Al Kaponet e Edvinit fillojne qe nga Like Floriri, Kryetari famoz i Parlamentit me VIDEO pas BYTHE qe e pane te gjithe lakuriq si merrte ryshfetin e korrupsionit pushtetar dhe me sekretar personal Almir Rrapon qe FBI-ja e prangosi ne Tirane, vazhdojne me deputetin Frroku dhe vellezerit e tij kriminele dhe vrastare gjakatare, per te vazhduar me ministrin e tij fjaleshume Sajmir Tahiri qe nuk ka LEKA te paguaje taksat ne shtet dhe qe ja ka lene veturen e tij A8 kusherinjve drogaxhinj nga Laberia trime, per t’u hedhur me pas ne Xibraken e Taulant Balles ku gjermonet zbuluan laboratorin me te madh ne Evrope per kokainen kolumbiane qe menaxhohej nga klani familjar i diktatorit HERO Enver Hoxha per te perfunduar tek sojet dhe sorrollopet e tjera te Partise se Punes me afera CEZ-i dhe energjie sikur ta kishin Vatanin nje CIFLIG personal te babes se vet.

    HE SI THONI O MILET A NUK JU DUKET TEJET IDIOT TERMI PER DEKRIMINALIZIMIN E PARLAMENTIT MAFIOZ SHQYPTAR?

    1. AA says:

      O Shkrimcar…jo vetem ti por dhe Meroja po na beni enverista me zor..

      te besh dekriminalizim me Sali dhe Lul vrasesin dhe tradhetaret eshte cmenduri kombetare

      ne kete dacibaon ditore je munduar tja fusesh Ilir mutes dhe enver hoxhes por ke harruar sali pordhen dhe lul bashibozokun…

      ke deklaruar ne tetor 2012 kur shoket e tu digjeshin si murgjit e tibetit..ti I coje kartoline per ditelindje sali satanait ?!.

      vetem ky garipi ketu poshte I qinte nonen spijunave si puna jote krimineleve malesor apo ambasdor qofshin ne kohen e vet

      Të shan,nastradini
      o shoku Enver,
      vetëm gjysmë dite,
      dil edhe një herë!

      Vetëm gjysmë ore,
      dil e luaj fenë,
      në Shtëpinë Qendrore,
      ta pimë kafenë!

      Në Shtëpinë Qendrore,
      more Komandant,
      ku tani i parë,
      është një intrigant!

      Ty – ky shkretëtirë,
      as të shkon në mëndje,
      i ligu të ligjve,
      në partinë tënde!

      Ç’djall të tha në kokë,
      nga shpella ta nxirrje,
      të ngjiste ca shkallë,
      veç me bythëlëpirje!

      Në hatër s’të bie,
      ty mender Saliu,
      sa të ta ndjejë erën,
      do fshihet si miu!

      Rri veç pak sekonda,
      jo një gjysmë ore,
      ta çlirosh nga bandat,
      Shtëpinë Qendrore!

      Dhe mos shko aspak,
      në të tjera vënde,
      sepse një besnik,
      ke në zyrën tënde!

      Ai ta ka mbajtur,
      emrin të florinjtë,
      se ti mbi të gjithë,
      i ke skraparllinjtë!

      Ai ngjan nga ty,
      shoku Komandant,
      ndaj me të pushtetin,
      e kemi garant!

      Në zyrën e madhe,
      të shokut Mehmet,
      është djalë i Kristaqit,
      që qe deputet!

      Ai ndonjëherë,
      bën sikur të shan,
      po nga ana jote,
      kandarin e mban!

      Eh, edhe në zyrën,
      e shokut Haxhi,
      ësht’ një oficer,
      pak mustaqeli!

      Vetëm pak mustaqe,
      siç i kish Haxhiu,
      dhe për këtë punë,
      i hoqi i ziu!

      Kaq – o Komandant,
      s’kemi më ç’të themi,
      se pushtetin tënd,
      neve prapë e kemi!

      Se do të humbiste,
      kot mendoi shpellari,
      kur në mes të natës,
      të krreu nga varri!

      Tani ik i qetë,
      dhe nuk ke pse vuan,
      se këtu shumica,
      akoma të duan!

      Ka dhe që të shajnë,
      e të hedhin gurë,
      për inat të tyre,
      unë të mburr – o burrë!

      Unë të mburr – o burrë,
      se jam realist,
      se s’jam njohur kurrë,
      si një enverist!

  10. neda says:

    Pa diskutim qe opozia do ti votoje, nuk ka sesi te mos jete ne unison me BE e SHBA, nuk besoje se opozita eshte aq e marr sa te beje nje politik personale pa u rreshtuar ne arsyetimet e BE e Amerikes, apsolutisht qe kam besim se do ti votoje, bile me unanimitet, sepse ne fund te fundit elektoratit te saj nuk i duhet nje parti e tille qe del kunder Brukselit dhe Uashingtonit.Ne se duan te qendrojne si parti politike ata duhet ti votojne ligjet e reformes ne drejtesi, dhe per kete kam besim te plote.

  11. noah says:

    Po qe se reforma në drejtësi do të bëhet sipas ekspertëve të huaj PD-ja duhet ta aprovojë. Po nuk duhet të futin duart politikanët tanë, parlamenti me kriminelë, Rama e Meta pa le pastaj Brahoja me shokët e vet.Jashtë ndërhyrjeve duhet të qëndrojnë të majtë edhe të djathtë.

  12. enter''" says:

    Ska nevoje per reforme ne drejtesi, mjafton te rrethosh Seline e PD me ushtare e police dhe te futesh gjithe PD ne burg

  13. ne emer te Migjenit te Math says:

    O Truthare:
    Pasi te behet reforma pra ligji i reformes per drejtesine ju pyes:
    Kush do punoje ne sistemin e drejtesise pas reformes prape shqiptaret?
    Po punuan prape shqiptaret do behet nje mut drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje