Tallja me shtetin që ka bërë!

29 Shtator 2015, 21:31Editorial TEMA
Tallja me shtetin që ka bërë!

Nga Mero Baze

 

Për të kuptuar ku ka përfunduar Shqipëria, mjafton të shikojmë përse na duhet ky vend dhe ky shtet që kemi ndërtuar. Ish-presidenti dhe ish- kryeministri i vendit nga dy herë radhazi, që ka dominuar politikën shqiptare për çerek shekulli, nuk pranon të hetohet nga Prokuroria e shtetit të tij dhe as nga prokurori që ka emëruar vetë, por nga një prokuror ndërkombëtar. Ka së paku nga e enjta e javës që shkoi, që Berisha po bën betejë publike, pasi është bindur që nuk do të ketë as hetim ndërkombëtar, të mos hetohet afera e ÇEZ dhe të mbyllet si një përpjekje për një shumicë të re parlamentare, që me siguri do të dështojë.

Madje është kujdesur dhe për këtë dështim, njëlloj si është kujdesur që të kërkojë hetim ndërkombëtar, kur u bind se SHBA nuk do ta pranonte atë.

I kapur në befasi nga mbështetja e Metës po për hetim ndërkombëtar, Berisha diversifikoi qëndrimin përmes Bashës, duke e shtrembëruar atë dhe duke e kufizuar vetëm tek një kompani nga 9 të tilla që kanë rrjepur ÇEZ-in dhe duke përjashtuar çdo hallkë të privatizimit dhe keqadministrimit të ÇEZ, ndërkohë që ai ishte kryeministër deri tek zbimi i dhunshëm i tij.

Diversifikimi i qëndrimit mes tij dhe Bashës për këtë çështje, i plotëson të gjitha pikat e një tallje me këtë çështje.

Tallja e parë është kërkesa që ta hetojnë ndërkombëtarët, pasi kishte sinjale të qarta diplomatike që nuk do ta pranojnë.

Tallja e dytë është kur këtë skemë e pranoi Meta. Atëherë Berisha u gjend para faktit për të krijuar një shumicë të re me Metën në Kuvend. Atëherë “për të mos humbur burrërinë” vet bën sikur është dakord me Ilir Metën, ndërsa Bashën e nxjerr për të prishur paktin, duke çuar në Kuvend një ligj të cilin nuk e pranon Meta, pasi kufizon hetimin në mënyrë të njëanshme vetëm tek një akuzë e ngritur ndaj tij dhe jo ndaj Berishës.

Tallja e tretë është kur shtypi publikon kompanitë e tjera, të gjithë klientë të familjes Berisha, që kanë marrë miliona euro nga paratë e shtetit për t’i paguar ÇEZ-it dhe i kanë pjestuar me dy në xhepat e tyre. Berisha u distancua, duke deklaruar se ai mban përgjegjësi vetëm për fëmijët e tij dhe jo për miqtë dhe shokët që kanë biznese, a thua se akuza ndaj Metës është për ndonjë djalë apo vajzë të tij.

Tallja e katërt e Berishës është shpjegimi i tij për negociatat e qeverisë shqiptare për ta mbyllur pa gjyq çështjen e ÇEZ-it. Berisha flet sikur gjyqtar do ishte Gjin Gjoni dhe jo arbitrazhi ndërkombëtar, dhe Berisha do ta urdhëronte që ta fitojmë ne gjyqin, pasi kishim zbuar me policë kompaninë nga Shqipëria. Për më tepër ngatërron negociatat politike të dokumentuara me ndërmjetës ndërkombëtar, të pranuara nga Banka Botërore, me pazaret që ai ka bërë me privatizimin e kësaj kompanie me zyratërt çekë, për interesa politike në zgjedhjet e vitit 2009.

Pavarësisht këtyre, kryetallja mbetet fakti që Berisha nuk do ta lërë veten në dorë të këtij shteti që ka ndërtuar, në këtë vend. As në dorë të Prokurorisë, as në dorë të Bashës, as në dorë të deklaratave të Metës, as në dorë të heshtjes së Ramës dhe natyrisht as në dorë të Shpëtim Idrizit. Kryetallja e tij me shqiptarët është se ai e di çfarë shteti ka bërë dhe e di që në këtë shtet nuk është mirë të gjykohesh. Në këtë pikë, ngjan si dy pika me uji me ministrat tanë të Shëndetësisë, që shkojnë të vizitohen jashtë, me  pronarët tanë të universiteteve që i shkollojnë fëmijët e tyre jashtë dhe natyrisht me popullin shqiptar, që për të gjykuar se cili politikan vlen, kërkon të dëgjojë se çfarë thonë ambasadorët. Të gjithë e dinë ç’kanë bërë dhe nuk e duan për vete atë që kanë bërë, as politikanët shtetin që kanë bërë, as pronarët e universiteteve shkollat që kanë bërë, as mjekët spitalet që kanë bërë. Siç nuk do Saliu shtetin që ka bërë vet për çerek shekulli, si një tallje për shqiptarët që e besuan. Tani ulëret “mos më lini në dorë të këtij shteti”. Në fakt nëse ka një njeri që duhet lënë vetëm në dorë të këtij shteti, madje dhe në qelitë e këtyre burgjeve, është pikërisht, Ai.

48 komente në “Tallja me shtetin që ka bërë!”

  1. luk says:

    nuk e luan as topi

    1. Emigrant says:

      Dmth Saliu mban pergjegjesi per aferat e Argites dhe Shkelzenit? Nese ai mban pergjegjesi, atehere kaq mjaftojne qe te lidhen vendimet e Qeverise Berisha me miljonae e Argites.

      1. altin says:

        Ore por ju kur jeni kaq te sigurte qe Saliu ka vjedhur dhe perderisa cdo dite na thoni qe nuk e kapim dot se drejtesine e kontrollon ai, pse jeni kunder kur kerkon hetim nderkombetar ?

        1. Martin says:

          Sepse nuk jane te verteta mor shoku! Rilindjes po I bie catia mbi koke dhe e vetmja menyre per te hequr vemendjen nga kriminalizimi I ketij vendi, eshte te shajne Berishen!

          Rilindja ka vdekur me kohe, eshte thjeshte ceshtje varrimi!

        2. Anim says:

          Shkrim i mirë I Bazes, por me duket se ja vlen per të sqaruar diçka këtu!!! Më se e vërtetë që shteti/pushteti I krijuar keto 25 vjet (për fat të keq jo vetëm nga Bisha e Viçidolit) është impotent e qesharak – por ky pushtet bizar kthen në viktima edhe baballarët e tij. M. She hi, Ramizi Alia me Nexhmijen p.sh u dënuan bazuar në ato ligje që Ata vetë kishin ndertuar. Meta, Nano dhe Berisha mund e duhet ta pësojnë pikërisht nga ky sistem impotent e absurd që kanë krijuar e mbeshtetur keto 25 vite.
          Si puna e të rëzuarit në gropën/varrin që kanë hapur për të tjerë.
          Me fjalë të tjera Berisha duke hapur aferen e CEZ-it duhet të ndiqet penalisht nga prokuroria shqiptare Së pari bazuar në menyren sesi ka lidhur e zgjidhur kete marrëveshje duke I shkaktuar miliona dëme cdo shqiptari, dhe së dyti per lidhjet directe apo jo që mesa duket ka me 8 – 9 kompanitë e tjera të CEZ. Meta duhet të pergjigjet, nese mund ti faktohen lidhjet, per lidhjet e tij me një prej kompanive.
          Në nje vend normal dhe nje kryeminister normal – pergjegjesia duhej të ishte kryesisht politike, nëse nuk vertetohet që Bisha apo familjaret e tij kanë perfituar direkt nga korrupsioni pasiv e aktiv me kete aferë të felliqur.
          Berisha I frigohet shumë pikërisht faktit që sistemi që ai ka krijuar mund ti kthehet, sic duket se mund ti ndodh, kundra. Dhe ky sistem sic e dijmë të denon rendshëm edhe kur nuk kanë fakte të mjaftueshme per ta bërë nje gjë të tulle.
          Dhe ky është destini I regjimeve hibrido-korruptive.

      2. 21 JANARI 2011 KRIM FASHIST SHTETEROR...PSE MERRENI ME CEZA.. says:

        PSE ZOTI DONALD LU SI NJERU ME I FUQISHEM NE SHQIPERI
        DUHET TE FUSE TE LISTA E TIJ KRIMINELEVE DYSHEN 2B..
        OSE TE SHKOJE TE VIZITOHET TE OKULISTI PER NUMRIN E SYZEVE

        MEGJITHATE PER TE MESUAR ME MIRE GJUHEN SHQIPE PER SOT KEMI PREGATUR NJE LEKSION TE RI QE DO TA TITULLOJME:

        “”SI TALLIN LESHT TE HUAJT ME CEZIN””

        Mendoj se i pandehuri Lulzim Xhelal Basha po ben hapin e duhur dhe te sakte ne lidhje me pozicjonin qe ndodhet duke zbatuar me perpikmeri cfare I thone ato qe e komandojne me telekomande qe nga 2005.

        Lexohet qarte qe berishistet e adritikut dhe atllantikut po hapin frontin e luftes te CEZIT per ti hequr METEN edi rames
        Edhe nje budalla e kupton qe “kopetentet inteligjente nderkombetare” pasi shkaterruan banden e VERIUT te Rames qe nga malsia e shkodres deri ne malsine e kruje-lezhe..tani I jane qepur malsise SKRAPARIT…
        Ilir Meta eshte njeri negativ por jo kriminel,vrases dhe tradhetar si bash berisha.

        Punonte me “cimkat” e sigurimit shtetit ne aeroportin e Rinasit ne vitet 90,pastaj shkon ne Hollande me nje plakush gay qe I fali: tre gjera nje pashaporte te huaj me numra extra,takimin e “punes” me Fazllicin dhe pinjollen e Vefa Holldingut.
        Pas mbarimit te shkolles u dergua me mision ne kosove ku themeloi grupin e KOPilave te serbise ku kreu akte spiunazhi duke u futur me pashaporta fallco ne shqiperi si ingjinjer rrugesh per te”shpikur” trafikun e organeve te shtepia e verdhe per te eklipsuar genocidin e serbise ndaj kosoves ne masakrat ndaj popullsise.
        Pas kesaj katapultohet si minister I transporteve ku ne rrugen e kombit gllaberohen 300 miljon euro dhe shpeton me procedure.
        Si minister I jashtem ne prag te votimeve te 2009 I dhuron nje pjese deti Karamalisit dhe Bakojanit duke u bere tradhetar ne menyre te dokumentuar.

        Si minister I brendshem dhe komandant I operacjonit urdheron me shefin e tij vrasjen e protestuesve ku me vone prishin filmimet nuk dorzojne gardistet ne prokurori dhe nderrojne tytat e armeve.Ne cdo vend te botes me e vogla do ishte doreheqja e tyre dhe normalja do ishte arrestimi I k/m dhe ministrit te brendshem.
        Cfare ndodhi me vone tregon se banda 2B ka nje imunitet te jashtzakonshem nga sherbimet dipllomatike dhe secrete te shteteve te huaja te cilat kane mbrojtur deri tani keto kriminele per 22 vjet.
        Duket qe Basha eshte vazhdimi I veprimtarise antishqiptare te Berishes dhe nuk eshte rastesisht aty.Deklarata e Arvizuse se nje vrases ishte burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje tregon se vlera e Berishes dhe Bashes eshte me e madhe se e nje dipllomati te rangut Arvizu

        Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë.

        Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë.
        Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave.

        Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
        Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin.

        Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore. Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se pas 1992.

        Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha:
        Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.

        Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali.

        Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
        Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.

        Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret.

        Keto ” finte” qe po ben I pandehuri Lulzim Xhelal Basha me reformen E DEKRIMINALIZIMIN DHE CEZIT eshte nje lluks, kalim kohe dhe tallje bythesh me rilidjen e Rames.
        Ne prokurori eshte nje mal I jashtzakonshem me mijra denoncime per akte kriminale,korrupsioni dhe tradhetie dhe Adriatik Llalla qe neser duhet te merret I pandehur per kete akt criminal ne dem te shtetit shqiptar dhe ne mbrojtje te ish qeverise kriminale te Berishes.
        Ne sektorin me strategjik te shtetit ne Shik eshte akoma fantazma e gjeneralit islamik Gazidede famekeqi Visho Ajazi I cili e ka mbushur ate sector dhe te tjere me mijra kamikaze te berishes.
        KLD kontrollohet nga nje mender president qe ka qene ekstremisht politik si minister I drejtesise dhe I MPB qe eshte illegal pasi eshte zgjedhur pa consensus dhe akoma mbron “fortesat” e berishes.
        Rasti I super skandalit ne Londer me Ambasdorin Mal Berishen gjate vizites se k/m Rama atje dhe mos reflektimi I presidentit tregon se dhe handikapati nishani duhet heque nje ore e me pare.
        Prandaj Lul Basha po tall lesht me Edi Ramen se bashke me Berishen jane te garantur 100% nga nderkombetaret me imunitetin q e I kane dhene.Ata kane jo vetem prokurorine,gjykatat presidentin,shikun etj etj por kane dhe “kalin e trojes” Ilir Meta qe vetem nje qorr-shurdh-memec nuk e kupton qe ai eshte nje katalizator ambasadash.
        Kam bindjen e plote qe 23 qershori 2013 ishte nje pushkatim me vote i bandes kriminale 2B I cili po kthehet ne nje rrotacjon paqesor duke falur keta vrases ,tradhetare dhe superhajdute.Ky problem mikroskopik ne lidhje CEZIN eshte nje show mediatik qe po luhet bukur nga mazhoranca,opozita,media,trupi dipllomatik ne syte e opinionit shqptar tashme te lodhur te rraskapitur te cilet kane 22 vjet qe po I shpahet truri nga fallxhorete klaneve te Blendi Fejzive,Tos Lubonjeve,Tan Skypion Hoxheve,Presh Zogzave,Frrok Cupeve,Qim Pekave,ballinejve, dhe mijra te tjereve qe e kane kryer misionin.
        Edi Rama le te merret me reformen e drejtesise edhe pse me vonese por me pare duhet te neutralizoje banden e terrorit duke larguar me ceremoni presidentin,kryeprokurorin,kryeshikasin,kryegjykatesin te cilet jane ushtaret e betuar te k/kriminelit berishe.E ftojme kryemistrin te kete kurajon e viteve 90 ne ILA me qartesine e tij kunder sistemit dikatarorial ta tregoje dhe ne kete sistem ambasdorial hibride te te cilit jane dhe varsesit Berishe dhe Bashe.
        Ne te kunderten urojme te mos kete fatin e Salvador Alendes..

        21 JANARI 2011 ESHTE KRIM FASHIST SHTETEROR DHE NUK KA OBAME MERKEL APO KETO DONALDET E VEGJEL TA SHPETOJE SALISERBIN NGA DENIMI SHEMBULLOR

        HARROJENI CEZIN..NE GOP TE SEMES ILIR META ME RAMEN..

        PO PER BERISHEN AND SONS

        PRANGAT NGA POPULLI OSE PLUMBI NGA KANUNI
        KUR SHTETI KA SHKU PER QIMET E MJEKRRES RAMES

      3. Skypion says:

        Kryelajmi i ketyre diteve eshte:kryetari i Komisionit te Sigurise akuzon kryeministrin per destabilizim te vendit.
        Gjithe c’ka prodhoi Aleanca e Qelbesirave keto dy vite qeverisje,eshte e permbledhur qarte e shkurt ne akuzen qe kreu i KS Spartak Braho i ben kryeministrit Edi Rama.
        Jemi ne nje situate shume te rrezikshme.Jemi perpara nje rreziku te madh.Po kercenohet rendi dhe siguria ne vend.Po kercenohet rendi kushtetues.E kete po e ben pikerisht kryeministri i Shqiperise,Edi Rama.
        Krimineli lunatik ka dale totalisht jashte kontrollit.
        I frikesuar ne palce per pushtetin e tij,ai po kerkon me cdo menyre,mjet e cmim per ta ruajtur ate;qofte ai edhe me i rendi cmim,sic eshte destabilizimi i vendit.
        Sot per sot,armiku Nr.1 i rendit kushtetues,lirise,demokracise,armiku publik,eshte Edi Rama.
        Te coroditur nga lajmet e orepasorshme te luftes per pushtet qe po zhvillohet mes Rames dhe Metes,PS-se dhe LSI-se,shqiptaret akoma nuk jane vetedijesuar se ndodhen perpara nje katastrofe te madhe kombetare,te tille qe nuk e kane pare kurre,as ne makthin e tyre me te keq.
        Rreziku eshte shume me i madh nga c’duket.Tmerresisht shume.
        Krimineli qe erdhi ne pushtet me gjakun e kurbaneve te 21 janarit,nuk do ta leshoje ate pa kurban.Per kete,askush te mos kete me te voglin iluzion.
        Ai e kupton shume mire qe e vetmja mbrojtje ndaj korrupsionit gjigand dhe kriminalizimit qe i ka bere politikes,Parlamentit,Qeverise,Administrates qendrore dhe vendore,e gjithe shtetit fund e maje,eshte pushteti qe ka ne dore.
        Pa pushtet,Rama,eshte pa koracen mbrojtese,e qiricupllak perballe korrupsionit e krimeve te tij qe nxijne.
        Te gjithe forcat demokratike ne Shqiperi,politike dhe apolitike,te majta apo te djathta,te qendres apo periferive,duhet te behen bashke per t’i bere balle qe t’ia heqin mallkimin Rama Shqiperise.
        Sot,sa nuk eshte vone.
        Cdo dite qe kalon,i cmenduri behet edhe me i cmendur.E nese do te tolerohet edhe me,ajo qe do te shohin shqiptaret nuk eshte ajo qe e ka thene vete krimineli me gojen e vet,qe nuk paskeshim pare gje akoma,por shume me keq se aq.
        Do te shohin ate qe edhe vete krimineli i cmendur ne gjendjen normale te cmendurise nuk e ka imagjinuar.Do te shohin kobe qe do te cudisin edhe vete te cmendurit.
        Sepse,nuk eshte ne loje vetem pushteti i tij,por edhe koka e tij.Edi Rama e di shume mire,qe menjehere sapo te mbetet pa pushtet,e presin prangat.
        Tringellimen e tyre,nderkaq,po e degjon qe tani.
        Pushteti dhe burgu nuk kane qene kurre kaq afer per nje politikan.A thua se ngjitur me zyren kryeministrore ndodhet qelia e ftohte e burgut,qe si nje vrime e zeze graviton ndaj Rames te kapur fort pas kolltukut kryeministror.
        Ne panik nga ndeshkimi qe e pret,ai po ben dhe do beje c’eshte e mundur ta mbaje fort pushtetin.Dhe,si ne ato rrefenjat e vjetra,e para gje qe i shkon ne mendje eshte kurbani.Kurban per pushtet.Kurbanizimi ka nisur.Por eshte vetem fillimi.Kurbani i madh apo bashkurbani do te jete realizimi i profesice se tij te bere nje dite para 21 janarit(Bulevardi i Madh i mbushur perplot kufoma!).
        Nese ate kohe nuk mundi ta realizonte profetesine makabre,ashtu sic deshte(kater i beri kurban,nderkaq),sepse ishte ne opozite,dhe nuk i kishte mjete e mundesi me teper – sot,qe eshte ne pushtet,realizimi i profecise horror eshte shume i thjeshte.
        Ka ne dore Policine e Shtetit qe drejtohet nga nje trafikant droge si Tahiri.Ai Tahir qe kur qe ne opozite e kurkushi,ishte ne gjendje,megjithate,te organizonte 200-300 kriminele per t’i ndersyer kunder policise.Tani qe ky Tahir eshte vete ne krye te Policise,do ta perdore ate vete,duke ia bashkengjitur edhe kriminelet e lartpermendur dhe shume e shume kriminele te tjere qe presin me padurim,per te mbrojtur me cdocmim pushtetit e shefit te tij kryekriminel.
        Mbare trafikantet,banditet e kriminelet qe i ka vene ne Parlament,Administrate,Bashki e gjithe institucionet e shtetit me radhe,do te perdoren pikerisht per kete qellim.
        Ne keto kushte,eshte e ngutshme qe gjithe forcat politike demokratike ne Shqiperi,gjithe organizmat e shendosha te shoqerise civile,te gjithe njerezit e ndershem e te panjolle qe kane ze ne politike dhe opinionin publik,te behen bashke per t’i bere balle Kryeqelbesires dhe qelbesirave te tij.
        Shqiptare,nuk duhet te harroni qe ne krye te pushtetit ne Shqiperine tuaj,nuk eshte thjeshte nje i korruptuar dhe i inkriminuar,nje hajdut qe ka vjedhur pasurite tuaja publike,parate e bukes se femijeve tuaj(imagjinoni 200 milione euro sa pune do te benin per ato mijera familje qe vuajne nga uria),nje kriminel qe ka kriminalizuar gjithe isntitucionet e shtetit,vete shtetin – ne krye te pushtetit eshte nje i cmendur i korruptuar,nje i cmendur i inkriminuar,nje kriminel i cmendur,nje sociopat kriminel.
        Nje perbindesh i tille mund te beje te paberen.
        Nje perbindesh i tille e zhvlereson edhe ate shprehjen e famshme te mbretit freng “apres moi,le deluge!”.
        E zhvlereson,sepse ajo perdoret per sundimtaret e politikanet e papergjegjshem.Edi Rama nuk eshte nje politikan thjeshte i papergjegjshem.Ai eshte shume me shume se kaq.Ai eshte nje perbindesh.
        Rama,si sociopat qe eshte,nuk do ta lere pa e shijuar te keqen qe shkakton.Ai do ta shohe me syte e vet rrenimin.
        Nuk duhet lejuar te arrije deri ketu.

        1. Peco says:

          Kjo qe ju thoni eshte thjesht propagande, zoteri. Ju kam lexuar kurdohere me vemendje, por shoh se ajo qe shkruani kete radhe nuk ka lidhje me analizen e pretendimeve ne editorialin e zotit Baze.

    2. refree says:

      Berisha ka kohe qe tallet me te gjithe. Por tani po tallet edhe me veten, sepse lepin ne darke ate qe peshtyn ne mengjez!

    3. Bureto says:

      Po kush do ta beje? Edhe pse Mero thote qe duhet, nderkohe qe vete, sipas analizes se tij, Berisha ka bere kete shtet i ndergjegjshem se cfardo qe te bente ne te, te dilte i palagur. Dhe ne kete drejtim, deri me sot Berishes nuk i ka dale keq. Se nuk eshte i vetem, ta pranojme dhe ta themi kete me ze te larte. Se do te shpetojme! Vetem nga e verteta do te kemi shpetim. Eshte nje klase e tere politike e kalbur qe kuterbon ere te qelbur dhe qe po e mbyt kete shoqeri. Ja ta zeme se vdiq Sala neser-larg qofte! A do jemi ne nje shoqeri me e mire dhe do te kemi nje shtet vertet demokratik dhe te prosperuar ekonomikisht? Nje cike me shume apo nje cike me pak se ky i ketyre 25 vjeteve,po, por jo me te mire. Do te rrjedhe shume uje deri atehere!

    4. xy says:

      Si gjithmone i sakte. Mjafton te lexosh editorialin cdo dite per te kuptuar situaten Politiken .Kompliment dhe respekte Mero

  2. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Shoku Mero, Saliu…, ai, ai qen e ka fajin o shok i idealit. Po si te bejme, se ai kontrollon gjithçka… Ah, mor shok…, ah… Poshte rrreaksioni! Rrofte Pushteti i Popllit!

    1. GerdecBOMBA says:

      baxhnakun snjo gruja mtha ish nmigrim tthem un tyja absolut tgarrrantojooj

    2. Po,Po says:

      Cfar njerez te felliqur,simbol i injorances dhe idjotizmit,si ky plehra ketu “Kuvendi i Laberise”! Cfardo mund te jete ky monster,por jo lab.

  3. alt says:

    Po mire o burre i dheut, ti flet sikur Berisha vazhdon te kontrolloje shtetin dhe keto te Rilindjes asgje s’kane ne dore. C’rendesi ka se cthote Berisha, nje deputet dhe politikan ne pension. I duhen dhene mend Rames dhe shumices parlamentare se ato e kane shtetin ne dore, perfshi edhe prokurorin e pergjithshem tashme. Ti lodhesh kot qe i bie legenit me Berishen. Ky i gjati bashke me shumicen parlamentare i ka ne dore fatet e vendit tani.
    Ti i ke zet gazetaret qe i lepijne b* pushtetit. Tregoje qe nuk je nje nga ata, sidomos ne kete kohe kur e tyrja po vjen gjithmone e me shume ere…

  4. $$$$ says:

    Mero si gjithmone je i pari qe ne situata te tilla delikate per shqiperine hedh shashka koti. Zoteri situata lengon gjetke e ti meresh e meresh e ngul e shkul me saliun. Zoteri mos i kujto njerezit me inteligjence kaq te dobet qe vazhdon propogandon saliun ore e minute. Zoteri problemi eshte te kjo aleance e qelbur qe na qeveris sot dhe nuk e mbylli dot as vitin e dyte te qeverise. Ky eshte problemi e turpi me i madh i rames e atij pisit e hajdurit tjeter. Ti ke ujkun sa nje ka e vazhdon na tregon saliun. Saliut i lumte qw vazhdon tw jete faktor. Ska byth njeri ta coj ne burg. Kta langot e tjere u bene pershesh ti meresh me saliun. Analizo pak me ate penen tende te holle pse u perca aleanca e qelbesirave dhe kush eshte realisht problemi boll u more me saliun

  5. Bedri Hima says:

    E morem vesh o Mero qe PS nuk do e votoje. Ske pse lodhesh kaq shume.

  6. josephina says:

    Saliu e vodhi këtë shtet nëpërmjet bashkëpunimit me CEZ sa i deshi bytha dhe unë dyshoj se edhe përzënia me “dhunë” e CEZ nga Shqipëria ka qënë pjes e marëveshjes në mënyrë që CEZ të marë para të tjera nga Gjykata e Arbitrazhit.

  7. ish antienverist says:

    u mbushen pothuajse 25 vjet nga ardhja e salikracise dhe shqiperia ka vdekur

    ka vdekur se pascerekshekulli nga clirimi fashist enver hoxha me nje ekonomi zero ne vitet 70 mbaroi komplet elektrifikimin dhe pak vite me vone mbaroi tre bunkaret ne lumin drin qe se bashku kapin shifrat e 20 miljard dollareve.
    Energjia elektrike qe atehere deri tani e shlyer investimin dhe prodhimi ka qene 4 fish..ku shkuan keto pasurite shqiptare si Eldorado.
    Po te shtojme ketu dhe rreth 20 mijard dollare te pasurise e ushtrise shqiptare te disa miljardave te naftes ,kromit,bakrit,bonifikimit,arsimit etj etj etj etj duhet te pyesim…kush i vodhi mbi 100 miljard dollaret qe la enveri gjendje ne 1990 ??.
    Pse ky regjim ambasdorial i instaluar pas 1992 nuk fajeson kriminelet
    berisha,hajdari,pashko,ruli bode,olldashi e deri te sypeshkaqeni i sllobodankes..pa harruar dhe rama-meta-nano-majko-ruci …
    Ka ardhur koha te pyesim ambasdoret e akredituar ne shqiperi:
    kush,kur dhe perse i shkerdhyet shtetin shqiptareve qe nuk eshte ne gjendje te mbledhe faturat e energjise.
    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    enver hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’Sshqipnin e ka shtang topi
    monumenti Nan’ Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul i perkedhel ballin
    thue e ka t’pavdekshem djalin.

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    enver hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’Sshqipnin e ka shtang topi
    monumenti Nan’ Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul i perkedhel ballin
    thue e ka t’pavdekshem djalin.

  8. Ylli i Kuq says:

    Kot vazhdon me mullinjte e eres o Mero!
    Ke shume te drejte por po hallakatesh me kot. Vete Berisha ju nxorri bllof!
    Te ndjekesh Erjon Braçen mund te duket lukreative, nuk do te thote se ka drithë te mire.

  9. Franco Nero says:

    Mero, ta duam penen me gjithe editorialet e forta si gjithnje.
    Por te bashkosh armet me Babababaramon, mossss! Gabim trashanik ose per inerci profesionale, ose si borxhli per ndonje klering penash. Por jo keshtu!

  10. Fadil Chicago says:

    Mero dhe Babaramo po mbrojne nje kauz te skaduar.
    Kjo kauz ka rene tashme.
    Shume shpejt, por shume shpejt ama do te dalin te tjera dokumenta. Sot filluan soft. Ne ditet ne vijim dalin te tjera. Si do e fusni marshin e indjetros?

    1. GerdecBOMBA says:

      1. aprovohet lista e krimeve ne parlament
      2. votohet heqja e te drejtes te kujtdo qe kap lista
      3. shperndahet parlamenti
      4. zhvillohen zgjedhjet
      5. parlamenti i ri
      6. fshin gjyqsorin nga kriminelet
      7. fshin prokurorine nga debilet dhe kriminelet
      8. gjyqet e reja vendosin burg sipas radhes
      9. sali berisha n’burg per krime dhe korrupsion
      10. fatos nano n’burg n’munges per korrupsion
      11. ilir meta n’internim ne Skrapar
      12. lul basha n’burg n’nje qeli me salen per krime dhe korrusion
      13. …..

      pastaj e ka rradhen reforma ne mjeksi

      Mos e prishni radhen.

  11. Nini says:

    More mero eshte mire te ndani se cfare doni. Kur u thone pse nuk hetoni Berishen justifikoheni qe nuk e keni ju ne dore drejtesine. Kur ai kerkon hetim nderkombetar thoni qe nuk do qe ta gjykoni ju. Jeni bere gazi botes me keto pirueta.

  12. Ibdriti says:

    Fundosja e DIA dhe te perfshirevr ne kte afwre 2010-2011 sapo filloi. Te thera fakte di te rreshtohen.
    Mero, kerce jashte varkes qe po fut uje sa me shpejt, sa nuk te ka marre me vete. Se nuk ka bir kurve e as Babarusha te te ndihmoje! Ke per te pare pastaj se si do mbeyesh i veyem larg sahanlepiresve!

  13. Fabbio says:

    Kauz e humbur. Mos u merr kaq shume me Meten. Ai eshte i zoti i vetes, ka Moniken dhe gjithe korporaten LSI, nuk ka nevoje as per avokaturen tende, as sherbimet e tua, as djersen dhe perkushtimin tend. Eshte koha per t’u mbushur me fryme, te soditesh dhe te kundrosh zhvillimin e lire te ngjarjeve.
    Francuzi thote “Laisez faire”, lëre të ndodhë lirshëm pa ndërhyrje.

  14. Maço Maçoku says:

    Po ik o Mero se ke plot me se te merresh!
    Kjo e sontmja nuk te duheshe! Jo pas Babaramos! Nuk te shkon ty si brima e fundit e kavallit!
    Po ngjan me Babaramon si dy minj me bishtat e lidhur ne nje anije plot me vrima qe fusin une.
    Zgjidhu nga keta shantazues dhe ik sa me pare.

  15. Emig-Bruksel says:

    E sakt! Gjithçka e shkruar ne kete artikull, por kush te degjon! E mjera Shqiperi!

  16. naku says:

    Shqip,veprimtaria e politikes ne Shqiperi,perkethehet:”TALLJE. BYTHE”!

  17. Frati says:

    Hall kur Berisha nuk do, .e hall kur Berisha hetim!
    Ndajeni nje here e mire sa nuk eshte vone dhe gjendeni tek bregu i gabut dhe dilni si hajvane. Rri si mut nashi!!!

  18. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Neqofse Ilir Meta do te krijoje nje mazhorance te re me partine e Berishes, kjo do te thot pabesi number 2 duke i prere ne bese shqiptaret qe e votuan ate per te majte kunder Berishes ne 2013.
    C’do shtet i botes heton njerzit e vet pa kerkuar ndihmen e te tjereve, por Shqiperia dhe shqiptaret jane te mallkuar dhe nuk deshirojne te behen shtet. Edhe sukur Jesusi te ishte kryeminister ne Shqiperi, prap shqiptarllumi nuk do e pranonte Jesusin per te bere shtet. Shqiptaret nuk ikun vetem nga varferia, por largohen edhe nga opozita kriminale sepse, kjo opozite eshte gati te perserise vitin e zi 1997 per tu rikthyer ne pushtet. Edhe Idrizi cam i pabese foli me kuja ndaj mazhorances qe i kane dhane post te rendesishem ne parlament, pabesia nuk njeh bese, prandaj Idrizi si cam dhe morracak eshte i pabese. Shqiptaret duhet te mbeshtesin kryeministrin e tyre duke mos pranuar qe vota e 2013s te hidhet ne plehra me nje mazhorance te re dhe te pabese, Ilir Meta te mendoje mire per pabesine qe mund ti beje Rames dhe shqiptareve.

  19. nikoll nika says:

    O I dashuri Mero: Cdo dite e filloj leximin e shtypit ketu ku jam ne Amerike me gazeten Tema. Nuk bejme hajr per sa kohe kemi Salen perjashta. Jeni aq te sakte dhe largpames me komentet tuaja sa nuk behet me . Te lumte dhe te lutem vazhdo sa me shume te ndihmosh clirimin e vendit nga mynxyra salishte

  20. Agim says:

    Xhaxhi mero vepra jo deduksione induksione.paragjykime politikanet te tregojne xhepat.jo lloqe.vete i votoni.

  21. paridi says:

    Asnje presje nuk leviz!

  22. Aldo says:

    O Mero po sa vjet u bene qe Berisha eshte ne opozite…prap me Berishen ti??? Ore po ky Rama ka ndonje faj a derebardhe??
    Po eshte shteti more burre, nese nuk lufton dot korrupsionit kaq te madh sa thua ti…haram vota…si nuk e pe nje here ne kete kendveshtrim..perse nuk I kerkon llogari shtetit te coje ne ndjekje penale te gjithe keta horre e horra qe zhvaten Shqiperine…
    Po behu njehere burre o Mere e kerkoi llogari Rames..

  23. inter says:

    Kur Saliu ishte i Pare ai tallej me te gjithe ,pro nqs Saliu vazhdon te tallet njesoj ,mendoj qe faji eshte i Raumes .Merua e ka filluar dhe derisa, te kapituloj kjo qeveri me Tahirin mafioz ,Merua nun FO te ndslet qe fsjrt i ka Saliu.

  24. tironci says:

    domethen fajin e ka saliu??
    se ky META esht burr i mir shum

    tallni shkomin me shqiptaret ju skeni faj…
    se meta rama dhe berisha per te mos harruar lulin jan burra shteti kto….

    mir ja bejn shqiptarve kur ato i votojn

  25. LORA says:

    Ndersa piruetat e nevojtarit brekedhjere jane fare te qarta ne syrin e vemndjes publike,une mendoj Mero vellai se detyre e mediave serioze (pra e juaja ,ne rradhe te pare) eshte te insistoni se berja e drejtesise duhet te jete ketu ne Shqiperi,nga institucionet e akuzes dhe gjykimit qe paguhen nga taksat e shqiptareve dhe qe qendrojne ne kembe brenda nje kuadri kushtetues dhe ligjor.
    Ne te kundert,nuk mbetet alternative lekundja per degdisjen e berjes se drejtesise tone ne poturet e Europes apo te pertej Atlantikut,,,,,por nxjerrja jashte ligjit e tere struktures aktuale te mender drejtesise se llallerise dhe korporates kriminale “gjin gjoni”.
    Te pakten te mbrojme taksat e shqiptareve nga xhepat e dreqesise se shtetit te Tij.Dhe kete mund e duhet t’a bejme ne,te zhvaturit prej dy dekadash.

  26. faro says:

    Te lumte Mero!
    Perfundimet jane sa inteligjente, po kaq te thella, si edhe krejtesisht te sakta !
    Te lumte !

  27. Kol Tivari says:

    Të tërë, miq e armiq, të brëndshëm dhe të jashtëm, po tallin k..ët me këtë popull “fukara”…(nga mëndja dhe nga xhepi)

  28. Kusaxhe says:

    Nuk e luan sa topi , por Kur do behet ky vend? Saliu e don vendi non vetem rremuje por Nuk me don jeten e femijve te tij mbas vdekjes

  29. gogoli says:

    ik mor bytheqir ti

  30. george orwell says:

    Titulli i shkrimit eshte shume i gabuar.

    Berisha nuk ka bere as shtet as anti shtet por jemi “Stateless” dmth pa shtet ose me fshatarce = shtet leshi

    Ne fakt krimi me i madh i atyre qe vune mender berishen ne pushtet eshte se ai ishte me inteligjence Zero per te krijuar shtet,dhe nje djall i perkryer per te shkaterruar ate vend.

    Pas 1992 ne Shqiperi nuk ka patur shtet por nje sistem te krahasuar me vilajetet e perandorise osmane..
    Shteti shqiptar mori goditjen ne 2 prill 1991 dhe u varros ne 4 dhjetor 1991 me prishjen makabre te qeverise stabilitetit…sepse mender berishes nuk ju plotesia ultimatumi per arrestimin e Nexhmijes ne kohene duhur..cfare horrori.
    Pllaka e varrit e shtetit shqiptar u vu kur ambasdori amerikan ( i ardhur me drita ndezur nga beogradi) mori pjese ne votimet e 1992..

    Nga ajo kohe e deri tani shqiperia qeveriset nen hije nga governori qe ndodhet te rruga e elbasanit.
    Eshte nje gje e mire qe nje shtet i vogel si shqiperia te qeveriset (edhe nen hije) nga nje ambasador i nje shteti te fuqishem si amerika..por a e kane bere mire detyren keto governore..?!
    Jane me qindra fakte ku do vecoja:
    -Vrasjen e 21 janarit 2011 ku governori arvizu barazoi viktimat me vrasesin
    -Masakren e gerdecit ku governori arvizu pais me leje gjeneral hoxhen jo vetem se ishte i denuar nga gjykata (superskandal) por dhe se ishte kercenuar me jete nga xeni i sllobodanka bullatovicit
    -Ne tradhetine e detit jon ku me e pakta me revolta popullore dyshja basha-berisha duheshin egekutuar si caushesku
    -vjedhja e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit ku Mero Baze ka dhene dhe hollsira per implikim dipllomatesh amerikane.

    Nga sa me siper nuk kemi shtet apo antishtet te ndertuar nga berisha por nje sistem (regjim) ambasdorial ku governori i rradhes Donald Lu hapur fare pa ju dridhur qerpiki menaxhon dhe drejton politikanet shqiptare..dhe deri ketu nuk ka ndonje gje te keqe..

    Por inisiativa e tij ndonse antiligjore dhe denueshme e perpilimit te listave te krimineleve ordinere te PS pa futur ne listat e tij vrasesit dh tradhetaret e kombit berisha & basha eshte dhe antishqiptare qe nuk ka nevoje per vertetim.

    Pra zoti Mero ky fake-shteti ,,antishteti apo “Stateless” nuk eshte ndertuar nga berisha por nga bashkesia e ambasdoreve ,dipllomateve,eksperteve dhe gjeopolitikaneve te perendimit qe e trajtojne shqiperine si Ferme Kafshes te Xhorxh Orwellit ku berishe i tyre edhe pse ka kryer krimin e tradhetise dhe vrasjeve makabre..eshte i barabarte me keto ilir mutat qe flitet me thashetheme se paska vejedhur te CEZ-i.

    Jam i vendosur qe Ilir Meta te shkoje ne burg si qen edhe per 100 dollare nqs faktohen…por kur te shkoje ne burg duhet te gjeje atje Berishen dhe Bashen….ne te kunderten do themi qe governori Donald Lu me Wisnerat e berishes po bejne Kinezerira me Cezin dhe lul pekmezin

  31. METEH says:

    Z.BAZE,ju lumt.Saliu ka vetem nje te drejye:”…Qe e lene te lire ne kete vend qe e ka MENDEROSUR cepe-me cepe dhe tashme tallet mesepari me sistemin e drejtesise te emeruar prej tij dhe,popullin ne teresi.Kerkon hetim nderkombetar jo paqellim:Se po ndjen nga afer reformen ne drejtesi te bere nga nd/kombetaret dhe ka frik nga burgu.Edhe Meta e perkrahu mendimin e tij,pasi dhe ky eshte njelloi si SB ne mos me i rrezikshem,pasi shkon nga fryn era e pushtetit.Por Rama nga SHBA ja u pshurri mendimet te dyve per hetim kombetar e jo nd/kombetar.Keshtu,edhe kjo çeshtje do te zgjasi 3 dite dhe pritet nje sajes tjeter me tipa si DOSHI te futur nga SB si DIVERSIONIST..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje