5 ndryshime në formacion, De Biazi befason para Serbisë

8 Tetor 2015, 10:47Sport TEMA

Trajneri De Biazi befason me formacionin që do të hedhë në fushë në fillimin e ndeshjes ndaj Serbisë. Krahasuar me dy kualifikueset e shtatorit, kemi jo pak, por 5 ndryshime, thuajse gjysma e skuadrës. Kështu, nëse e nisën titullarë kualifikuesen e fundit, ndaj Portugalisë, Ajeti, Kukeli, Abrashi, Gashi dhe Cikalleshi, ata do të jenë të detyruar të ulen në stol kësaj here. Natyrisht, ndonjëri prej tyre mund të ketë mundësi aktivizimi me kalimin e minutave të lojës, në varësi të situatave që do të paraqiten.

Gjithashtu, ka ndryshuar edhe moduli, me të cilin De Biazi do ta rreshtojë kombëtaren kuqezi ndaj Serbisë. Bëhet fjalë për një skemë 4-4-1-1, e cila synon të ruajë ekuilibrat mes reparteve, si dhe të përballojë në planin fizik kundërshtarin, i cili ka lojtarë që luajnë në klube të njohura europiane. Porta është pronë e Berishës. Ndryshimi nis që në mbrojtje. Elseid Hysaj merr pozicionin e tij në të djathtë, aty ku luajti Gjimshiti në dy kualifikueset e shtatorit, pasi shkodrani i Napolit ishte i dëmtuar.

Lojtari i Vaduzit spostohet në qendër, në rolin e tij natyral, përkrah Canës, duke “dribluar” Ajetin dhe mbushur boshllëkun e lënë nga mungesa e Mavrajt. Para mbrojtjes, me detyra shkatërruese në mesfushë, do të luajë dyshja Basha-Xhaka, në qendër. I pari duhet të mbajë topin, të amortizojë kësisoji sa të mundet iniciativat e serbëve në planin ofensiv, si dhe të shpërndajë topat në të dy krahët e mesfushës, ku “pistonin” do ta bëjnë Lenjani, në të majtë, dhe Lila në të djathtë.

Pra, sikurse shihet, edhe në këtë repart, kemi dy “prurje” të reja, krahasuar me dy ndeshjet e fundit. Basha ka marrë vendin e Kukelit, i dëmtuar, por i grumbulluar, ndërsa Lila ka ulur në stol Gashin, edhe ai pa shumë aktivizim në klubin e tij. Nuk ka vend, pra, për Alban Mehën, pavarësisht se lojtari i Konyasporit po kalon një formë të shkëlqyer sportive. Edhe Amir Abrashi, i spikatur në Bundesliga 2, me Freiburgun, duhet ta nisë derbin ballkanik me serbët nga stoli.

Paksa më i avancuar, mes mesfushës dhe sulmit, do të pozicionohet Memushaj, lojtari i Peskarës në Seria B, që nuk u aktivizua fare ndaj Danimarkës dhe portugezëve. Prej tij kërkohet njëlloj fantazie, në nisjen e aksioneve kuqezi nga mesfusha, por edhe pasimi i fundit për majën e repartit ofensiv. Në të cilin nuk luan Cikalleshi, si në të kaluarën, por Bekim Balaj. Si duket, aktivizimi dhe forma sportive që shkodrani po kalon te skuadra e tij, Rijeka, krahasuar me atë të Cikalleshit në Turqi, e ka ulur “njeriun e shtyllave” në stol.

Një “transformimi” i konsiderueshëm i formacionit nga De Biazi, gjëje të cilës ai i është ruajtur gjatë tërë këtij sezoni kualifikues. Ka studiuar kundërshtarin dhe do lojtarët e duhur për t’iu kundërvënë Serbisë, apo emrat janë në funksion të qasjes taktike, kjo mbetet të shihet si do të aplikohet në fushë. Ndoshta në këto zgjedhje ka ndikuar edhe forma fizike e lojtarëve, teksa në fushë kërkohen “luanë të vërtetë”, që vrapojnë shumë dhe nuk u shmangen dyluftimeve, qofshin ato edhe të ashpra./ Telesport

14 komente në “5 ndryshime në formacion, De Biazi befason para Serbisë”

  1. Edi says:

    Hiqe Lilen, fut Roshin dhe je ne rregull!Perpara kuqezi!

  2. "BALASHI" says:

    Trajner! Ne te duam shume se na ke bere krenar. Kisha deshire, qe se paku te jete ne stol Meha, se ato gjuajtjet e lira i ka si penallti…

    1. Ai duhej te fuste Roshin dhe Kacen patjeter
      Ndersa Gashi esht kot , nuk loz dot

  3. Tironci says:

    I mire formacioni.
    Dhe ne rast nevoje vjen Gashi me Roshin dhe Cikalleshin.
    Duhet me i lene 60 minuta Balajt te japi maksimumin, duke e porositur se pas tij vjen Gashi. Edhe po qe se Balaj shenon, mbas 60 minutave duhet
    Gashi,qe ti beje serbet cope.

  4. Realisti says:

    Kush eshte Memushaj ore,fute Gashin,golashenuesin me te mire ne ligen e pare zvicerrane,ore taliano Biazi.I gezohem fitores,por frigohem nga ky formacion, experimental kuq e zi.

    1. Pelasgian says:

      Gashi eshte sulmus..Memushaj eshte mesfushor!

      Besoj se Gashi do futet ne loje ashtu si Roshi!

      Me vjen keq qe se ka grumbullu edhe Mehen!

  5. Votuesi says:

    Pse nuk aktivizon Roshin. Ai krijon raste per gol dhe eshte shume i shpejte.

    1. Pelasgian says:

      E fut ne loje e siper …at’here kur kundershtari eshte i lodh , Roshi eshte edhe me vdekjeprures !!!

      Per mu formacioni eshte OK por me mire do t’ishte me Kacen ne Mesfushe dhe Xhaka para mbrojtjes !!!

  6. nji kafe me pak te lutem says:

    Mesfusha jon me e fort esht Alban Meha, Kaçe, Basha, Roshi, para mbrojties Garanit XHaka dhe ne sulm Gashi ose Balaj ose Cikalleshi dhe mbrojtia kjo qe esht,me kte 11tshe ne e degjenerojm qe ne pjesen e par Serbin,qoft GANIU qe osht si e ka ndertu formacionin,ZOTI NA NDIMOFT KOMBETAREN TON PER FITORE DHE NE TIFOZAVE.

    1. Pelasgian says:

      Dakort me ty , Meha eshte shume i mire ,sidomos per goditjet nga vendi , ashtu si Kace , por edhe Memushaj eshte shume i mire , ka vizion loje dhe eshte mjaft i shpejte !!!

      Roshi duhet te futet ne loje e siper , athere eshte edhe me i rrezikshem !!

      Lila eshte ne forme te mire dhe eshte edhe i shpejte edhe agresiv !!!

  7. Diu says:

    Ndeshja perfundon 1-3

  8. Me ne fund...... says:

    Çfare Lila fut ky mo Vella? LILA is shit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje