Plisat për TemA: Tifozët kuqezinj të mos krijojnë incidente. Nuk do të lejojmë provokime nga serbët

8 Tetor 2015, 10:16Sport TEMA
Plisat për TemA: Tifozët kuqezinj të mos krijojnë incidente.

Grupin i tifozëve  Plisat janë të parët që kanë ndezur atmosferën në qytetin e Elbasanit.

Ultrasit që janë mbështetësit e skuadrës së Prishtinës kanë mbërritur që mbrëmjen e djeshme për të mbështetur Shqipërinë në sfidën përballë Serbisë.

Në një prononcim për gazetën TemA Plisat kanë deklaruar se do të mbeshtesin deri në minutën e fundit kombëtaren.

Ata gjithashtu thanë se nuk do të provokohen aspak nga serbët dhe kane vetem nje synim, mbështetjen ndaj kombëtares për të arritur një fitore historike.

Ata i bën thirrje të gjithë tifozëve që të përkrahin kuqezinjtë dhe të mos krijojnë incidente pasi do të dëmtonin shumë kombëtaren. Nga Elbasani, Fatjon Baze

 

3 komente në “Plisat për TemA: Tifozët kuqezinj të mos krijojnë incidente. Nuk do të lejojmë provokime nga serbët”

  1. gjethi says:

    Vetem budallenjte dhe bashkpunetoret e serbit bejne incidente per te denuar kombetaren tone shqiptaret e vertete e mbeshtetin ate me thirrje sportive per 90 minuta dhe duke rrezatuar kulture.

  2. fahri dahri says:

    Te gjithe tifozat, gjithe mediat dhe institucionet qe trajtojne dhe pergjigjen per kulturen dhe sportin, te jene medoemos te kujdeseshem, sepse edhe nji icident i vogel, dijeni se do te trashet aq shume sa do te gezohet shume me shume FIFA, e cila do te na skualifikoje nga shpresa qe kemi per europianin. Mos harroni: FIFA po pret qe nji gjest sado i vogel ne fushe apo jashte saj do te jete nji shkas per denimin e kombetares shqiptare, duke na skualifikuar nga europiani, prandaj dhe eshte krijuar nji situare e tile nga jashte vendit.
    E ndjeva gjest patriotik kete qe ju keshilloj. Respekte Fahri Dahri 08/10/2015.-

  3. tirona says:

    jU PLISAT, MBANI QETESIENE, KERKOJANI DHE TIFOZAVE TE TJERE QE NDODHEN NEPER RRUGET KU DO KALOJE AUTOBUZI ME FUTBOLLISTA SERB, QE TE MOS PROVOKOJNE DHE TE OFENDOJNE, SE ATA TANI JANE MIQ NE TOKEN TONE QE VIJNE TE LOZIN LOJEN ME TE BUKUR TE PLANETIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje