Po sikur të humbasim me Serbinë…. Ç’ndodh?

8 Tetor 2015, 11:00Blog TEMA

Nga Orest Çipa

Sot për sot ekipi ynë kombëtar është krenaria më e madhe që çdo shqiptar brenda dhe jashtë kufijëve ka dhe demostron sa herë që ne luajmë futboll kundër ndonjë shteti tjetër.

Vërtet krenohemi me këtë kombëtare por kjo nuk mund ti mbyllë boshllëqet apo të shkuarën historike me një fitore apo një humbje, pasi futbolli është lojë dhe asgjë tjetër!

Jemi shumë krenar dhe është fatale për ne të humbim një ndeshje kundër Serbisë në tokën tonë!

Por, po sikur të humbasim ç’do të ndodhë?  A do të shokonte ndokënd në “Prokurori” ?!

Jam  i bindur, se sikur ne të fitonim politikanët do kërkonin pjesën e tyre pasi gjithnjë ata kërkojë pjesë, ç’ka ka degraduar në këtë situatë që ne jemi sot.. në të kundërt ata do bëjnë si gjithnjë, do ja faturojnë fajin dikujt që në raste të tilla do të jetë kombëtarja ose Armando Duka.

Por, po sikur të humbasim çdo të ndodhte?

Kjo është në faktë një pyetje që çdokush mund t’ja bënte vetes por në raste të tilla edhe s’shkon, pasi ne jemi komb që besojmë dhe “bestytninë” se ndajmë dot e prandaj nuk duhet ta ndjellim humbjen dhe të na mbysi ankthi dhe egoja e tepruar nacionaliste Ballkanase.

Nejse, futbolli është sporti më popullor në botë dhe nuk duhet perceptuar si një arenë “gladiatorësh” liri apo vdekje ashtu siç u perceptua në Serbi.

Në këtë mënyrë kaq flakëruese ne vëmë nën presion edhe djemtë shqiptar që do të na përfaqësojnë sot, ndaj jam i bindur se çdo mllef që ne si komb e kemi kundër fqinjëve tanë do t’ju rëndojë psikologjikisht atyre.

Ky ekip që ne kemi sot dhe e kemi ngritur pas një mundi shumë të madh disavjeçar  nuk  mund të shkatërrohet vetëm nga një ndeshje futbolli, po sikur të humbasim…

Historia tregoi se ne ditëm ta marrim tre pikëshin edhe jashtë fushave të blerta,  çka për ne do të thotë shumë dhe sduhet ta heqim këtë çast nga kujtesa.

Ballkani gjithnjë ka pasur gjaknxehtësi dhe mllëfe të mbartura që shkarkoheshin si rrufe në qiell të hapur sa hërë që “flutoron një zog”!

Historitë dhe legjendat tona na kanë mësuar se kur hasmi të troket në derë e  fusim brenda dhe e presim si mik, për sa kohë është në shtëpi respektohet, pasi për ne miku ka qenë dhe është i shenjtë!

Ashtu duhet të jenë edhe serbet sot në stadium!

Eshtë e pa lejueshme dhe duhet të jetë e tillë në moralin e shqiptarit, pasi në brezat e ardhshme do vashdojmë të jemi fqinjë dhe duhet të shohim me larg se çkanë parë të parët tanë… atëherë ata në luftë, sot ne në paqe.

Futbolli është një traditë e re për ne, tradita apo virtytet tona janë shumë dhe na çuan nga vendet e tjera të botës , mikpritja, toleranca fetare, besa dhe shumë e shumë që ne duhet ti jetësojmë pikërisht sot!

Po sikur të humbasim me Serbinë…. ç’ndodh?

Asgjë, jam i bindur se shumë nga ne do vazhdojë të jetojë në Ballkan!

12 komente në “Po sikur të humbasim me Serbinë…. Ç’ndodh?”

  1. tirona says:

    Do te fitojme ne Armeni…….

  2. drini says:

    Te hengert goja mut ishalla

  3. shvejk says:

    Neqoftese humbasim, do fajsojme tere boten, arbitrin, De Biasin, Serbet, Greket, Ruset, Platinine’,Saliun, Meten, Ramen dhe vete Zotin.

  4. komunisti parizien says:

    po te humbim ringjallet vete krishti,do plasin termetet dhe vullkanet ne gjith globin do plasi anarkia ne gjithe boten do filloi lufta e trete boterore vete papa do japi doreheqjen,obama do shkoje te te afermit afrikan ,qeveria shqiptare me ramen ne krye do jap dorheqjen,sali berrisha do shpall gjendjen e jashtezakonshme

  5. lomi says:

    A TQIFT KINA GARDEMOTRAT KU I KE E KU SI KE NA CAT KARIN SOT E GJETET ME U BO TE GJITH AKADEMIK FILOZOFIK JU QIFSHA ROPT

    1. dashnorja says:

      pse po fituam cfare do te ndodhe? nje mut

  6. Epiriíiiiiiii says:

    Po Humbëm….. Shendeti, se te tjerat vijnë nga pas, megjithate URIME Kombëtares Kuq&Zi

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Shvejk toger llukashi po te therret
    Ti lustrosesh cizmet.

  8. M says:

    Perfundimisht do fitojme apo jo:)

  9. shvejk says:

    O njeqelizor nga Ferrasi, ve bast se nuk ke lexuar asnje rrjesht nga Shvejku,dhe nese ke lexuar veshtire se ke kuptuar dicka. Jarosllav Hashek nuk do kishte harxhuar asnje pike boje per nje Shvejk sherbetor qe llustronte cizmet o idiot noterik. Shvejku ishte me shume sec dukej o cope mishi , ishte dituria popullore e maskuar me naivitet ne nje periudhe ku po te flisje hapur ishte baraz me vdekjen. Kaq persa i perket cizmeve, persa i perket komentit tim te mesiperm ,gjej argumente dhe kundershtoje. Neqoftese nuk ke argumente atehere thjesht mbyll gojen dhe mos u merr me njerez qe nuk i njeh .Ideja e ktij forumi eshte pikerisht kjo :te komentojme ngjarjet, idete dhe mendimet ,jo te merremi me komentuesit. Mbase per ty eshte teper e veshtire te kuptosh kte gjuhe ,po nuk eshte faji im qe disa krijesa jane mesuar ne balte dhe ju duket balta mjalte.

  10. Lili says:

    Do te bejme prape aplauze per djemte e Kombtares,edhe tifozet shqiptare,sepse Kane rritur nje shkalle qe kur nuk u arrit edhe na Kane gezuar pertej cdo parashikim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje