Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një komunikatë për shtyp pas ndeshjes me Serbinë ku thelbi janë falënderimet për të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e ndeshjes pa incidente.
Por, edhe një thirrje për tifozët që të ngrenë kokën lart dhe të mbështesin Kombëtaren në betejat e rradhës.
Fillimisht institucioni i futbollit shqiptar falënderon opinionin publik, tifozët brenda dhe jashtë Shqipërisë, organet shtetërore që u impenjuan në mbarëvajtjen e takimit si policinë, organet e inteligjencës dhe Gardën e Republikës, duke evidentuar faktin se asnjë incident nuk ndodhi në Elbasan dhe kjo meriton vlerësimin maksimal.
Federata thekson se jo rastësisht lë në fund në listën e falenderimieve tifozët e mrekullueshëm shqiptarë që kanë mbështetur dhe i kanë qëndruar pranë skuadrës në këto eoleminatore, dhe ishin fantastikë edhe në ndeshjen me Serbinë për vetë mënyrën si performuan me ndërtimin e koreografive, duke sakrifikuar për të mbeshtetur skuadrën.
Në komunikatën e saj FSHF shpreh keqardhjen që skuadra nuk arriti të kënaqë tifozët ndaj të cilëve ndihet në borxh por thekson se Shqipëria ka humbur një betejë, por lufta vazhdon dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë, ndërsa evidenton edhe faktin se Shqipëria fitoi një betejë tjetër atë të qytetarisë dhe demonstrimit të vlerave më të mira, të cilat triumfuan mbi gjithcka tjetër dhe kjo duhet të na bejë krenarë./ SS
Ik Duka dhe mos na caj trapin.
po na rrofte organizimi, hajde federate hajde, si nuk ju vjen turp, turp
Qerroheni derrkucin çufo nga FSHF !