Faleminderit Lorik! Faleminderit Xhani!

10 Tetor 2015, 17:53Blog TEMA

Nga Evin Baku

Si kapiten dhe trajner i kësaj Kombëtareje, ju them FALEMINDERIT.

Faleminderit se ne sot jemi në play-off.

Humbëm dy ndeshjet e fundit, në kohën shtesë. Edhe çfarë?

U mundëm nga më të mirë se ne.

Gabuat në këto dy ndeshje.

Po, edhe? Ata që punojnë, edhe gabojnë.

Po mos të gabonit, ti Lorik do të luaje me Realin, Barcelonën apo Bajernin, ndërsa ti Xhani do të ishe trajneri i Italisë apo Gjermanisë…

U kryqëzuat, menjëherë.

Dhe shumica e atyre që ju kryqëzuan nuk punojnë. Se në Shqipëri, papunësia është e lartë. Mos u merzisni.

Të dielën, në darkë, po këta/o do t’ju bëjnë ka rrezik heronj. Jemi kampionë te botës në mosmirënjohje. Ama, jemi dhe kampionë të botës në dije.

Sepse ne dimë gjithçka. Madje ka nga ata që i dinë të gjitha dhe gjithçka. Faleminderit për qënien tonë në play-off. Arritja më e madhe e futbollit tonë modest.

Të dielën, mund të shkojmë direkt në Francë (Amen!). Po edhe po nuk shkuam direkt, nuk është tragjedi.

Kemi play-off-in.

Po edhe po u eliminuam në play-off, pra nuk është tragjedi.

Skuadra është rritur shumë.

Na ka bërë krenarë. Na ka mbledhur të gjithëve rreth saj.

Dhe ne duam që ajo të shkojë në majë. Menjëherë.

Shikoni shembullin e Islandës.

Është ajo skuadra që na mundi dy herë në eliminatoret e kaluara, ato të Brazilit.

Ajo atëherë shkoi në play-off dhe u eliminua.

Islandezët nuk e kryqëzuan. Fare. Përkundrazi.

Islanda sot është ndër të paktat skuadra që u kualifikua pa pikën e problemit për në Francë 2016.

Pra kemi të bëjmë me një ngjitje graduale, nga poshtë, lart.

Kurse ne duam gjithçka, tani, menjëherë.

Faleminderit kapiten! Faleminderit trajner! Sepse sot bëjmë tifo për Shqipërinë, në vend që të bëjmë për Gjermaninë, Italinë, Brazilin apo Anglinë. Faleminderit. Forca Shqipëri! Unë besoj! Me këmbë në tokë

22 komente në “Faleminderit Lorik! Faleminderit Xhani!”

  1. Kjo leter dashnie nuk eshte e plotsume ,
    sepse si ka dergue dy t’puthme xhanit + cenos .

    1. Ervi says:

      Ky ervin baku eshte nje nga njerzit me negativ qe mund te hasni ne jete! Nje bixhozxhi i rregjut qe ka marr ne qafe shume veta qeni njeh e nuk i njeh dule u kerkuar leke borxh dhe nuk ua kthen! Derisa nje dite do i fusin ne b.. Ate shkopin qe mban ! Sakat ne trup dhe ne shpirt! Ndyresire e fellqte!

      1. vaso says:

        Me ben cudi fakti qe enjeh dhe eekspozon kaq hapur.Qe ne shkrimin e tij shtiret dhe lepihet jam dakort.Kush je?

      2. Taulant/Tirane says:

        Ervi ,keto komente jane pa lidhje.Na plasi si,kush.. eshte Ervini.Cfare thote?Ben sens?Mesohuni te komentoni fjalet ,jo njerezit.Dhe nje njeri I keq thote ndonjehere fjale te mencura dhe e kunderta.

    2. Eda says:

      Rrofte sekretari i pare ii partise e popullit, ke harru mylljen,shok i lavdishem qe marrte nga ditet tona Edvin Rama , adashi yt o legen!

  2. tanit says:

    Faleminderit te gjitheve, ne vecanti De Biazit.

    1. E vertete says:

      Faleminderit askujt.Turp per keta debila qe paguhen edhe duke luajtur shume keq.Loriku i pranoi gabimet,e sidomos gjuajtjen me koke si amatere i brekkuqve pedera te Gjakoves.Turp per trenerin e shpageto-makaronit qe s’beri nderrimet e duhura.Ne ulesen rezerve ishte golashenuesi me i mire i Zvicrres,Gashi.Turp qe ne kombetare ishin do shkurtabiq dhe debil te pafuqishem dhe joagil,jo teshpejte dhe frigacak.Debilet topin ua gjuajshin kundershtareve,ose atyre per te cilet, ndoshta edhe ishin paguar.
      Bravo trenerit te kombetares se Kosoves,Albert Bunjakut,ekipi i te cilit,ne loje miqesore, fitoi 2:0 kunder kombetares se Guinese Ekuatoriale.Ky shtet vitin qe vjen bene gara per KB ne Moske me 2018.Skuadra nga Dardania e Kosoves luajti shkelqyeshem,ajo me pak fat mundi te fitoi edhe me 5:0.Kjo eshte kur treneri flet gjuhen e lojtareve,si ai i Serbise,Gjermanise etj.e jo si ky debili italian qe vjen kur ti teket ne Shqiperi per te bere turizem komercial.
      Uroj qe sonte,kombetarja te fitoi dhe te shkoi direkt ne KE, Franca 2016.

  3. Tiku says:

    Shisni ndeshjet dhe kaq eshte krenaria jone dhe kemi fituar se nuk kemi hedhur sende ne fushe po kur bejne edhe fifa ne pse jo mbaruan leket e keshit te bankes te gerdecit floriri kerrabes tani dhe sporti

  4. Biznesi vazhdon says:

    Keto do te humbin dhe me Armenine luhet parja madhe nga Armenet .
    100% .

    1. intersant... says:

      E vertet ,
      armenet jane tregetaret me te fuqishem ne lindje pothuaj

  5. erion says:

    Nuk ka rendesi se kush eshte Evini, Rendesi ka dhe shume qe ka shkruajtur shume bukur dhe aq sa duhet.. padyshim qe nuk do jemi dakort te gjithe por besoj se shumica po..Urime Evin!

  6. !! says:

    Cana esht dhe lojtar dhe trajner faji i tij qe na rafen serbet se de biazi i tha terhiquni mbrapa kurse cana i thoshte lojtareve ikni te gjithe ne sulm …kal i ngordhur

  7. Pelasgian says:

    Hej…. O Azerbaxhanas ….Kurren e Kurres sdo ti kishim kryqezu nese vertet DO KISHIN LUJT FUTBOLL dhe jo te zvarriteshin ne fushe si 11 te vdekur!

    Krahasohesh me Islanden? Islanda playoff in e arriti me MERITE DHE FUTBOLL …te rrafi ne TR dhe ne Rejkjavik …i mori alamet barazimi zvicres brenda ne zvicer (4-4) ne mos gabofsha …ne nji ndeshje ka shenu aq gola sa ka bo skuadra jote “e permirsume” ne gjithe kto kualifikuese!

    FILL PAS NDESHJES NE DANIMARKE KAM THENE FALENDERONI BALLIST MORINEN …GOLASHENUESIN TONE ME TE MIRE QE BONI TRIPLETE DHE NA COJ NE PLAYOFF se sot ne do kishim vec 8 pike dhe Serbia do kishte 7 pike dhe me siguri do arrinte playoff in para nesh!

    Po ke te drejte per MOSMIRNJOHJEN e turpshme te shqipKARAPUTANAVE!

    SHEMBULLI ESHTE TRAJTIMI QE JU BE NJERIUT QE NA COI NE PLAYOFF,BALLIST MORINA!

    Islanda sot del e para ne grup duke rraf Rep Ceke..Turqine…dhe HOLLANDEN!

    Ne morem nje fitore qyl ne Portuagali me shume shume fat….

    Nje fitore ndaj Armenise vetem e vetem se ngelen me 10 lojtare !

    Du barazime skandaloze me Danimarken!

    Kaq per permirsimin tone …

    Ah po…vec miqsoret me Francen kemi tregu qe dime te lozim futboll!

    PS – Hajde te mbaj me buke si tip zagari se dal shpesh per gjah…nuk punoj se kam pare boll!

    1. sit back .....and.. relaks--->>>> says:

      pa ballist morinen sot ne do kishim 8 pike dhe serbia 10 pike. sepse qe ne te kemi 8 pike do te thote qe marrim te mireqene qe ne beograd do humbisnim ne rast se ndeshja do zhvillohej, pra serbia merrte 3 pike ne hajdarin. pra 11 – 3 (piket e dronit) = 8. Serbia nga ana tjeter ka 4 pike por mos harrojme qe serbis i jane hequr tre pike penalizim pra 4 + 3 = 7 plus edhe 3 pikeshin e supozuar qe do merrnin ne beograd nqs ndeshja nqs do luhej (sepse me siper supozuam qe ne nuk merrnim 3 piket ne beograd) shkojne 10 pike. pra ne do ishim 11 – 3 = 8, serbia 4 + 3(penalizimi) + 3(ndeshja beogradit) = 10. Pa ballist morinen sot do ishim duke i marre pordheve serbe, fale tij kemi nje shans apo dy shanse me shume. prej pallosh rames morem nje poshterim mu ne mes te shqiperise. dhe ata hipokrite qe sot urojne apo thone qe kane besim se do shkojne ne france duhet ti puthin bythen ballist morines. rama ti puthi hajdarin.

  8. pop says:

    Po Une e kam thene qe ky ekip mund tja dali te dielen….forcaaaaaaaaaaaaa Shqipëria forcaaaaaaa Kosova…… Forca Shqiptare mos humbni shpresat ata jane kampione por jane shqiptare ne mendje dhe flututuan nga gezimi se i moren barazim portugezit dhe donin te beheshin heronj me serbine por gabuan. Shapooo nknka problem duhet te jemi me Shqiperine. Une besoj te ky ekip besoj te keta profesioniste. Kush i akuzon se e shiten eshte tradhtar. Kush i akuzon se nk duan eshte idiot. Forcaaaaaa dhe suksese për neser

  9. Lani says:

    Te lumte Evin.
    Ne duhet te jemi mire johes per gjithe cfare eshte arritur deri me sot.
    Suksese!

  10. Toni says:

    Problemi jone mer Edvin eshte QE kenaqemi me pak prandaj jemi atje Ku jemi nga te gjitha drejtimet…mosmirenjohja nuk ka lidhje ne kete mes. Do kryqezohen se ndeshja me serbine ishte me shume se futboll…humbjen me portugaline e pranuam dhe ulem koken po kjo me serbine ishte e dhimbshme…

  11. nardi says:

    Nuk eshte e nevojshme ti kryqezojme lojtaret tane por edhe ti falenderojme edhe pas humbjes nuk me duket normale

  12. Sulo Kapedani says:

    Epo te jete tjetri kaq koqekandari sa ky zoti Baku, kjo nuk ka bythe ku te rrije. Fajtore te humbjes te dy pikeve te arta, nje me Portugaline dhe nje me Serbine, te cila ashtu si rrodhen ndeshjet edhe mund ti mernim, ndodhen per shkak te ketyre dyve, De Biazit dhe Lorik Canes. Kjo sepse ata i rremben euforia. Si mund ti falet trainerit, kur duhej te fuste nje mbrojtes ne ndrrimin e fundit, fut nje mesfushor per te sulmuar dhe fituar? Ne do turperohemi me keq se me Serbine ne Armeni, nese pesojme gol te paret. Ne lozim me zemer dhe jo me mendje. Por futbolli sot eshte matematike. Nese shkojme ne Armeni me bindjen se jemi me te mire se ata, ne do te turperohemi aq keq, sa do t’na duket lule rezultati me Serbine.

    1. SH says:

      Nuk e kupton qe Ganiu e ben formacionin dhe tekniken e lojes qe cunat ‘te lodhen si qente dhe mos te bejne asnje gol .Futbolli per ate eshte nje biznes i mire ku fitohen miliona dhe Ganiu ka ardhur ne Shqiperi jo me zemer ,por me tru .Ai mbasi ka bere para te madhe me shitjet e ndeshjeve dhe sikur te largohet,per ate nuk ka problem fare se ka dale me qarin ,kurse ne Shqipetaret veme dashurine per flamurin ,per kombin dhe nuk e shesim vendin .sepse nuk na lejon gjaku yne. Ganiu eshte Italian dhe ka llogari te tjera ne jeten e tij . Prandaj harrojeni qe sa te jete Ganiu ne Shqiperi ai vetem do te fitoje per vete dhe jo Shqiperia .

  13. pjatalarsi says:

    Faleminderit, thank you, gracie, mjesi, afkarito, spasiva, xhinkuja, falla, …

  14. vaso says:

    Te dashur komentues .Ai qe ka bere shkrimin ka pare futboll qe 5 vjec,dhe eshte i bindur qe na ka percjelle nje pacavure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje