A vepruam mirë diplomatikisht?!

9 Tetor 2015, 18:41Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ka mjaftuar vetëm një gur, hedhur nga një katërmbëdhjetëvjeçar i papërgjegjshëm, që më shumë ka dëmtuar shoferin shqiptar sesa sigurinë absolute të lojtarëve të përfaqësueses serbe në Tiranë, që ambasadori ynë fuqiplotë në Beograd, Ilir Boçka të marrë një karton të verdhë diplomati, që do të thotë se për gjashtë muajt e ardhshëm nuk do ketë kontakte me autoritetet e shtetit serb.

Në dukje nuk është asgjë, por në thelb ka treguar sërish brishtësinë dhe mungesën e taktit diplomatik të dyanshëm, ku paradoksalisht më shumë pesha bie mbi palën shqiptare. Në këtë rast, ambasadori shqiptar nuk mund ta refuzonte notën e protestës, sepse realisht Shqipëria nuk ka pse të shqetësohet. Ambasada shqiptare edhe nëse do kishte pasur paqartësi apo mundësi ta merrte si dokument, do i mjaftonte një telefonatë me Tiranën zyrtare të hidhte dritë mbi situatën dhe t’ia kthente palës serbe mu direkt në zyrën e tyre notën, duke i bërë të qartë dhe fryrjen e panevojshme, por brenda etikës diplomatike.

Më tutje, shqetësimi tjetër ka qenë reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ku binte në sy mosprofesionalizmi: “Reagime të tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve të diplomatëve, shkojnë përtej rregullave të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika të tejkaluara”. Për hir të së vërtetës, përgjigja duhej t’i takonte thelbit të procedurës diplomatike dhe jo komenteve.

Shqipëria në orët e fundit ka treguar një kujdes të jashtëzakonshëm për të gjithë mbarëvajtjen e ndeshjes, ndërsa vetë kryeministri i vendit ka dhënë mesazhe të qarta pajtimi dhe sigurie. Tashmë i takon të gjithë strukturave të ndjekin logjikën e tij. Që do të thotë se Ministria e Jashtme, përmes diplomatit të saj, jo vetëm duhej të priste notën, por shumë mirë mund t’ia kthente përballë, duke dhënë dhe versionin e saj, që i qëndron dhe e provoi realitetin ose me një kundër-notë mund t’ia përcillte ambasadorit serb në Tiranë, pa krijuar këtë tollovi.

Në rastin e Serbisë, protokolli diplomatik dhe respekti ndaj procedurës lyp të jetë i maturuar, sepse është shteti që gjithnjë e ka vënë në mëdyshje shpesh aftësinë shtetformuese të shqiptarëve. Në një akt të tillë u kemi dhënë një dorë që të përsëritin gjëra që nuk kemi qejf dhe na kanë mërzitur për anakronizmin e tyre.

Për këtë duhej të kujdesej diplomati ynë, sepse është dita reale e tagrit të tij dhe po aq edhe e zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, që lëshuan thjesht një koment të dobët diplomatik dhe sqarimin patetik.

Shqipëria është në të drejtën e saj dhe në këtë rast edhe me të gjithë tagrin moral, mbas zbardhjes së incidentit, që brenda protokolleve t’u tregojmë serbëve se kemi të drejtë dhe jo vetëm kaq por se jemi një shtet i maturuar edhe nga ana diplomatike, që nuk na tundin jo guriçkat por edhe insinuatat dhe penalitetet e çfarëdolloji, që në fakt se tregojnë shumë serioze vetë Serbinë.

14 komente në “A vepruam mirë diplomatikisht?!”

  1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    O Ben Andoni, ishe ne Shqiperi dje ti lale apo ne Mars? Kujt po i rruhet per noten apo per ambasadorin, lyf. ne reagojm sic na do trapi dhe nqs ka ndonje moment ngushellimi per katastrofen e djeshme me serbine eshte mospjerdhja qe ambasadori i beri letres se bakallit qe i cuan serbet. Kuptove, jo ajo “qytetaria” LGBT qe ishte dje ne stadium.

  2. albatros says:

    Nuk shohim perpjekje reciproke midis Tiranes e Beogradit. Jane te qarta ‘vegjat’ qe kerkojne serbet. Krahasohet guraleci qe hodhi nje adoleshent me tre gishtat qe u perpoq te provokoje fotbollisti tifozerine? Per ke ishte pakti per mosperdorimin e shenjave nacionaliste? Vetem per ne? Federata serbe te jete esinqerte dhe parimore duhet te shprehet per ato tre gishtat e “adoleshentit- futbollist” serb pasi trashen zerin per adoleshentin qe “provokoi”

  3. Salo Kali says:

    A kane nevoje serbet per nje avokat? Mos merr poza te kota, s’ka asgje per tu shqetesuar.

  4. shvejk says:

    Keq apo mire ,Serbet nuk njohin gjuhe tjeter o Ben.

  5. altin says:

    Duhet te kemi kujdes se serbia ka aktivizuar celulat e spiuneve serbe te shqupit qe drejtohen nga dhendrri i sllobodankes ,berishovici.

  6. Sula nga Sauku says:

    O Ben! Po qe se maredhenjet diplomatike dhe shteterore midis Shqiperise dhe Serbise varen nga sjellja e nje jevgu 14 vjecar nga Lapraka apo nga nje psikopat me emrin ballist, ne djall vafshin dhe keto maredhenje. A e kupton se edhe kjo menyre sjellje e Serbeve ndaj nesh eshte perbuzese kur penalizohet ambasadori per nje jevg? Por per ato qe ndodhen ne Beograd kur gati i masakruan futbollistet tane me gjithe sendet qe kishin ne dore cfare duhet te benim me ambasadorin e Serbise?

  7. Bardhi Tolabi says:

    Nuk jam diplomat dhe nuk e njoh protokollin diplomatik ne kesi rastesh.
    Nga sa kemi degjuar,notat diplomatike,kur ambasadori dhe shteti qe perfaqeson,e kupton se eshte pa baze dhe dashakeq,nuk e pranojne ate.Dhe ne kete rast,guraleci,nuk eshte nje shkak i barasvlefshem me nje incident te tipit diplomatik e per te bere nje note proteste.Ju,zoti Ben Andoni,meqenese keni njohuri ne kete fushe,na citoni nje dokument,te mirepranuar nga diplomacia boterore,ku te thuhet shprehimisht se,ambasadori,eshte i detyruar te pranoje cdo lloj note te qeverive ku ai kryen funksionet e tijqofshin ato dhe surrogato te gatuara nga qellime dashakeqe.
    Ne fund te fundit,duhet te kesh degjuar besoj se,shtete te fuqishem apo edhe te vegjel,nuk pranojne rezoluta te OKB-se dhe te Keshillit te Sigurimit,per embargo ekonomike e armesh e ti na flet per “pergjegjesi” te qendrimit te pales tone,Ambasadorit dhe Ministrise te Puneve te Jashtme,per nje note guraleci…
    Nuk te pashe te shkruaje dicka te tille,per skandalin me te vertete diplomatik te pales Serbe,ne rastin e pritjes para disa ditesh te ministres tone,zonjes Gjermeni,ne nje ambjent ku dalloheshin flamuri Serb dhe ai i BE-se,por jo Flamuri yne.Ky po,qe eshte nje skandal i qellimshem diplomatik,sepse injoron nje shtet te tere dhe jo guraleci i hedhur prej nje kalamani 14 vjecar…
    Sa keqdashes jemi per vendin tone,sa gezohemi kur dikush na gjuan me pa te drejte dhe ne menjehere,marrim penen e shkruajme e vrasim vehten me doren tone…

  8. egael says:

    Diplomati. Kur thote PO do te thote Ndoshta. Kur thote Ndoshta do te thote JO. Dhe kur thote JO nuk eshte Diplomat.

  9. kuqezi says:

    Mendoj qe Serbia ndihet inferiore karshi nesh ,per SA i perket organizimit te mbrojtjes ,mikpritjes te njerzeve te tyre etc etc ….. Te gjitha se bashku e terbuan Serbien dhe si per dreq ,SA per te prishur syun e keq ,del kokrra e jevgut dhe hedh nje guricke ,qe Serbet te kishin arsye per ta bere Problem Diplomatik .

  10. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Ambasadori shqiptar, Bocka, ka vepruar jashtezakonisht mire e ne pajtim me te drejten nderkombetare dhe parimet mbi te cilat mbeshteten marredheniet dypaleshe e shumepaleshe. Ne qofte se nje shtet ben note verbale per nje guralec, valle duhet te fillonte lufta po te ishte goditur (larg qofte) nje lojtar a dikush tjeter? Atehere, cfare duhet te thuhet per ato qe ngjane ne Beograd, ne ndeshjen vajtese Serbi-Shqiperi vitin e kaluar? Po per dezinformimet dhe presionet e zyrtareve dhe mediave serbe me te paverteta dhe arrogance te shfrenuar deri ne perfundim te ndeshjes Shqiperi-Serbi, cfare duhet te bente qeveria jone? Po per demonstrimin publikisht te simboleve cetnike nga nje lojtar serb, ne mes te stadiumit “Elbasan Arena”, duke provokuar mijerat e shqiptareve ne stadium dhe milionat e shqiptareve para ekraneve, si duhej vepruar? Qendrimi aspak korrekt dhe jodiplomatik i pales serbe jo vetem qe nuk bie ere koherence moderne e bashkekohore, por ben fjale per mendesi te shekullit XIX dhe fillimshekullit XX. Deklarata e zedhenesit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise ishte me nje fryme me shume se paqesore! Ne diplomaci nuk shkon sintagma: po te qelloi ne njeren faqe, ktheji faqen tjeter! Ne diplomaci ka ndersjellesi (reciprocitet), respekt te dyanshem, fryme bashkepunimi ne zgjidhjen e ceshtjeve deri te mprehta, gjakftohtesi dhe dinjitet, per te arritur te fqinjesia e mire dhe bashkejetesa, aq me teper sot kur integrimet nuk jane me aspirate, por realitet. Ambasadori Bocka eshte profesionist dhe atdhetar, njekohesisht me fryme miqesore ndaj shtetit ku eshte akredituar, pra, ndaj Serbise, prandaj nuk e ka pranuar noten verbale, te bere me sforco nga pala serbe, per te qene “brenda” dhe per ta patur si “ilac” per fobite serbomedha.

  11. pjatalarsi says:

    Kjo eshte Shqiperia e sotme! Rrugaceria e rruges komenton sjelljet e dipllomateve. Edhe nuk dine, edhe japin mend! Sa per dijeni te ketyre komentuesve, por dhe te artikullshkruesit qe e ka zgjatur shume, ka raste ne bote edhe te mosmarrjes se notes se protestes, por keto nuk perbejne as 1% te rasteve te tilla. Pra, rregulli dipllomatik eshte qe nota e protestes merret, dhe jepet me tej, pasi kjo note nuk i drejtohet ambasadorit, por qeverise qe ai perfaqson. Ne kete rast ky ambasador ka vepruar ne kundershtim me nje rregull te thjeshte protokollar, per te cilin paguet e per te cilin pergjigjet tjeter kush! Por kujt ti thaush!? Kjo eshte Shqiperia e sotme! E mbushur me rrugecer, me hajdute dhe mafioze, nga kreu tek i fundit! Qr te lajne mekatet e tyre, hiqen te gjithe si patriote! Pika qe s’u bie!

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      ambasadori nuk eshte postier. ka vepruar si ka vepruar ka kush e gjykon, per mua ka bere mire, eshte i vetmi qe nuk uli breket para serbeve po ruajti nje fije dinjiteti.

      1. pjatalarsi says:

        Dhe pastaj pyesim si dhe pse erdhi diktatura!?. Ah more teatroxhi te paarsimuar qe na luani patriotin! Po te ngelte bota te drejtohej nga opinionet dhe te mos lejonte rregullat dhe ligjet, ajo do te kishte marre fund me kohe! Gjitha ajo armiqsi midis USA dhe BS gjate luftes se ftohte, por notat zyrtare te protestes merreshin dhe shkembeheshin rregullisht. Cfar, mos nuk ishin patriote ata nenpunes dhe ambasadore qe i merrnin dhe percillnin keto nota?!? A ju krypsha mendjen ore huligener, qe keni kapur shtetin, sepse e gjithe inteligjenca ka vdekur apo emigruar.

        1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

          perfaqeson shtetin shqiptar dhe nuk eshte postier po te them edhe nje here, dhe si perfaqesues i shtetit shqiptar nuk e ka pranuar ate fare note nga ata fare robsh. dhe ka bere mire per mendimin tim. nqs ka bere keq ka kush e kritikon apo merr mase, ai eshte shteti shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje