FOTO/ Shirat e dendur përmbytin Vlorën dhe Fierin. Qindra biznese nën ujë, evakuohen 8 familje ndërsa raportohet për një të vdekur

11 Tetor 2015, 10:44Politika TEMA
FOTO/ Shirat e dendur përmbytin Vlorën dhe Fierin. Qindra biznese

Rreshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së të shtunës duke u gdhirë e diel kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Vlorë e Fier.

Rritja e nivelit të ujit ka nxjerrë lumin Gjanica nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi dhe biznese në Fier, ku raportohet se lartësia e ujit eshte mbi dy metra.

Ndersa sipas policise se Vlores,si pasojë e reshjeve të dendura dhe te pandërprera gjatë pasdites se djeshme (10 tetor 2015) dhe natës së sotme janë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të qytetit.

Si rezultat i reshjeve janë permbytur 3 lagje; “24 Maji”, “Pavarësia” dhe “15 Tetori”.

Nga ana e shërbimeve të policisë janë marrë menjëherë masa për evakuimin e 8 familjeve me rreth 25 persona nga shtëpitë që janë përmbytur në këto lagje, ku 3 prej tyre jane derguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

Po ashtu nga përmbytjet është shënuar edhe viktima e parë në Vlorë. Luan Qarri është rrëmbyer nga rrjedha e një përroi teksa po udhëtonte me makinë. Qarri po kthehej në shtëpi nga puna kur automjeti me të cilin udhëtonte është marrë përpara nga ujrat e rrëmbyera të një përroi që ishte tejfryrë nga reshjet e shiut të rëna për gjatë orëve të fundit.
Ngjarja është regjistruar gjatë mbrëmjes së të shtunës.

Polica bën me dije gjithashtu se në disa rrugë të qytetit, si “10 Korriku”, qarkullohet me vështirësi dhe se disa prej segmenteve që lidhin qytetin e Vlorës me Fierin, Orikumin dhe fshatrat përreth janë të pakalueshme si rezultat i inerteve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Në qytetin e Sarandës dhe Delvinës nuk ka pasur reshje shiu dhe situata paraqitet e qetë.

Policia bën me dije se të gjitha shërbimet e saj janë në gadishmëri për përballimin e situatës si dhe janë ngritur shtabe emergjence.

 

 

8 komente në “FOTO/ Shirat e dendur përmbytin Vlorën dhe Fierin. Qindra biznese nën ujë, evakuohen 8 familje ndërsa raportohet për një të vdekur”

  1. po pastaj? says:

    Genjeshter e trashe.Ajo ne foto eshte pjese e Gjanices.
    Te pangopurit kane ndertuar atje nen uje (nen shtratin e Gjanices) dhe presin “mdoshta i mbushet mendja Gjanice” dhe nuk shkone deri aty.

    1. I permbyturi says:

      Atehere procedo ish kryetarin e bashkise per keto leje pallatesh. Popull i urte fieraket. Po te mos terhiqej, prape kishin per ta zgjedhur. Ah se harrova, fajin e ka akoma Saliu.

  2. po pastaj? says:

    Madje keto te gjitha jane pa leje dhe ne plan per tu prishur.(kus te doje edhe mund te rrije,po mos te thote “u permbyta”)

  3. I RREGULLTI says:

    Ato ndertime brenda lumit, po nuk i shembi shteti do ti shembe lumi. Ai priti se mos nderhyn shteti. Shteti ka bere sehir, tani e ka rradhen lumi.
    Nuk ka asnje permbytje ne Fier. Mos mashtroni.

  4. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    e ka fajin sala e kan fajin verioret. ju veriore e keni spostue ujin nga veriu ne moçalet e jugut. ju a kena pa sherrin gjithmone veriorve.
    e mi jahuuuu po si ore po perbyten qytet e moçalorve. po si ore mi jahuuu moçaloret nuk kane asnje faj

    1. Hahahaha e ke shume te theksuar kompleksin e inferioritetit. Nuk ka psikiater qe ta nxjerr. Pa na thuaj si e ndjen veten kur zbret nga Shhkodra ne Tirane? Me gjatesine e trupit 1,5 meter? Ndihesh i poshteruar kur vajzat nuk t´i hedhin qyrret? He ?

  5. petro says:

    Cudi! Ne Vlore e Fer qe kane nje jete njerezit e rilindjes qe drejtojne.Si duket politika fasade i ka rrenjet e thella.

  6. tfgs says:

    shkoi per lesh dhe nje nga soi i Zikes………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje