“Kosovari” i Armenisë

11 Tetor 2015, 15:37Sport TEMA

Shqipëria nuk do të jetë totalisht e vetme në Armeni, pasi aty do ta gjejë një tifoz të flaktë të Kombëtares.

Bëhet fjalë për Drilon Berishën që luan në skuadrën e Superligës armene “Ulisses Yerevan” dhe për ndeshje do të jetë i pranishëm në stadium, me flamurin kuqezi dhe në përkrahje të shqiponjave drejt rrugës së tyre për në Francë.

Ai është po ashtu edhe djali i axhës së portierit të Kombëtares, Ertit Berishës.

Drilon Berisha ka zgjedhur një rrugë më ndryshe për të ndërtuar karrierë e tij futbollistike. Ai tash e dy muaj ka filluar një aventurë në Armeni, ku ka nënshkruar për skuadrën “Ulisses Yerevan”.

Berisha që dikur ishte pjesë e skuadrës më të madhe në Kosovë, Prishtinës, ka rrëfyer për Telegrafin, emocionet e ndeshjes Armeni – Shqipëri dhe atmosferën që është duke e karakterizuar këtë ndeshje.

Ai na bënë edhe një analizë të kundërshtarit vendimtar duke treguar vështirësitë që mund të has Kombëtarja. “Atmosfera është e qetë dhe filitet normalisht për ndeshjen. Armenia nuk ka shumë lojtarë të njohur, por si vendas luajnë shumë mirë dhe janë të rrezikshëm. Po mendoj që do të dalim fitimtar duke e marr parasysh që Armenia kanë një mbrojtje të dobët, me lojtarë që unë vet përballem në Ligë me ta. Mendoj që Shqipëria do të vijë të luaj lojë sulmuese edhe besoj që do t’ia dalim të kualifikohemi në ‘Francë 2016’”, thotë fillimisht Berisha për Telegrafin.

Pasi mbrojtja është pika më e dobët, ai tregon edhe pikë më të fortë të armenëve.

“Po nuk duhet t’i nënvlerësojmë pasi kanë një sulm të mirë ku spikatin emrat si Henrikh Mkhitaryan (Borussia Dormtund), pastaj mesfushori Aras Ozbiliz (Spartak Moska) dhe sulmuesi Yura Movsisyan (Spartak Moska)”, nënvizoi Berisha.

 Si u prit një shqiptar në Armeni?

Mbrojtësi i majtë prishtinas thotë se është adaptuar shumë mirë në jetën e Jerevanit, që është edhe kryeqyteti i Armenisë, vendim ku do ta luajë edhe kombëtarja.

“Mirë shumë po kaloj. Jam këtu qe dy muaj dhe po kaloj shumë mirë, pasi këtu njerëzit janë shumë të mirë. Shokët e skuadrës, shumica, do të vijnë ta shohin ndeshjen, mund të vijnë edhe në hotel që ta takojnë Etritin (Berishën), pasi e dinë që unë e kam djalë të axhës”, tha Driloni, duke shtuar se do të jetë dhe në hotelin ku do të akomodohet kombëtarja.

Sipas ish mbrojtësit të Hajvalisë dhe Hysit, kampionati vendas nuk dallon shumë me atë shqiptar.

“Kampionati vendas është një nivel me atë të Shqipërisë, por për disa gjëra këtu është më mirë. E dinë shumica që shqiptarët luajnë me zemër, ndërsa në skuadrën time këtë e kanë kuptuar edhe shkaku im”.

“Unë nuk kam parë asnjë shqiptar deri më tani në këta dy muaj. Shpresoj që të ketë ndonjë dhe të më ndihmojë ta përkrahë kombëtaren, nëse nuk ka atëherë edhe i vetëm nuk do ta ndalem për asnjë minutë. Do të isha shumë i lumtur nëse kualifikimi do të arrihet para syve të mijë”, përfundon i emocionuar Berisha./ Illyria

11 komente në ““Kosovari” i Armenisë”

  1. leonardi antwerpen says:

    Ku jeni more
    A ende se keni marre veten nga spektakli me Serbine a????
    Harrojeni at ndeshje.Fitorja sot ndaj Armenise eshte barabart e rendesishme me fitoren eventuale ndaj Serbis. Jam mese i bindur qe sot do fitojne Por edhe nese nuk ndodhe prap do vazhdoj te besoj se ne garat tjera sportive do fitojn Ej sonte ne formacion startues do jet nje vendas i imi ng Klina Xen Gashi.
    A po e dini cili XEN????

    1. Pelasgian says:

      Humbja me serbine NUK KA PER TU HARRU deri diten qe te hakmerremi !!!

      Per mu ( e perseris per mu personalisht ) ky kualifikim nuk ka ma kurrfare kuptimi !!!

  2. nje shqiptar ne Itali says:

    Kush quhet AXHA ne gjuhen kosovare , xhaxhai ? Po mire , more gazetar , po ti shkruan per lexuesin kosovar , apo shqiptar ?

    1. Pelasgian says:

      nje PEDER ne itali

      Ngjo ktu ti bytheqqqim i vogel !!

      AXHA perdoret jo vetem nga shqiptart e DARDANISE por edhe nga te gjithe VERIORET E SHQIPNIS !!!

      Axha = Xhaxha !!!!

      Eshte shume e ngjashme si fjale ,thjesht dialekti i ka bo nji ndryshim te vogel !!!

      PEDER !!!

    2. toni says:

      @Shqiptar Italie.Axha eshte gegerisht,xhahxai Toskerisht.Tani se ti flet toskerisht, nuk do te thote se gjithe shqiptaret, duhet te flasin si ty.

      1. zqk says:

        Në shtëpi flit cilin dialekt të duash, por në shtyp shkruaj gjuhen standarte. Këtë duhet ta dijë çdo gazetar.

        1. Toni KS says:

          Gjuha standarde eshte gjella kryesore ndersa dialektet jane melmesat. Melmesat e bejne gjellen me te shijeshme apo jo?

    3. Ira says:

      Nuk është faji i gazetës. Axhë, axha është dialekti i veriut. Njihen në gjuhën shqipe edhe xhaxha edhe axhë, ashtu si njihet vajzë, gocë, çupë, cucë, çikë apo djalë, çun etj. Njihe më mirë gjuhën shqipe.

  3. Leka says:

    nuk ka gjuhe kosovare po dialekt gege edhe toske dhe publiku eshte shqiptar edhe ne kosove
    axha quhet xhaxhai ne dialektin gege

  4. bibilushi says:

    motren mu ne p… gegeve

    1. Toni KS says:

      Njemend bilbilush qenke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje