O sot o kurrë, Shqipëria kërkon historinë

11 Tetor 2015, 10:14Sport TEMA

Një ndeshje që vlen sa një histori. Në Yerevan, Shqipëria do të luajë sot ndeshjen më të rëndësishme të Kombëtares në 80 vjet nga krijimi i saj, finalen tonë të Europianit, atë që do të na jepte një biletë për në Francë.

Nga 7 Shtatori i 2014-tës deri më 11 Tetor të 2015 kemi përjetuar 13 muaj të jashtëzakonshëm kuqezi, të cilët është momenti t’i kurozojmë me një fitore të vetme. Në Armeni, Kombëtarja luan për ëndrrën më të madhe të futbollit shqiptar, të jetë pjesë e një Europiani, të jetë mes më të mirave të kontinentit.

Në 13 muaj jemi gëzuar, kemi ëndërruar, kemi klithur gol, kemi qëndruar për pesë ndeshje të pathyer, kemi luftuar dhe dyerve të gjykatave europiane, e si asnjëherë tjetër siguruam dhe një vend në play-off pas katër ndeshjeve të para, por dhe kemi vuajtur në minutat e fundit duke provuar jo thjesht dëshpërimin por vuajtjen që mund të shkaktojë “krisja” e një ëndrre të madhe.

Ëndrra jonë megjithatë nuk është thyer dhe ne jemi sërish në fushë duke luajtur 90 minutat e fundit, si në një finale.

Shqipëria sot luan finalen e saj, dhe për herë të parë në histori, nuk është më e nevojshme të ëndërrojmë, pasi realititeti që kjo Kombëtare na ka dhuruar është mrekullisht më i bukur dhe se një ëndërr.

Jemi në play-off por mund të arrijmë edhe më larg, në Francë, për Europianin tonë të parë. Shqipëria e futbollit sot mund të na zgjojë, në Europë./SS

10 komente në “O sot o kurrë, Shqipëria kërkon historinë”

  1. Ramy says:

    A ka ordhijkas janulle qe ka lindur ne shqiperi por veretet e do shqiperin?????

  2. E po kjo pune! says:

    filluat prape ju te medias, se jeni me keq se politikanet. Lerini cunat rehat, kerkojini ndjese sepse i trulloset para ndeshjes me serbine. O sot o kurre! cjane keto gjepura. Loje eshte, top i rrumbullaket eshte dhe shkon kudo. O sot o kurre eshte per te thene ne politike se ajo na e nxiu shpirtin, o sot o kurre eshte per drejtesine sepse ata qe shiten detin po na pershendesin kombetaren.

    1. Arberi says:

      Te lumte! Drejtesia dhe Politika shqiptare, po te kishte ndonje vlersim garimi do te ishin te fundit ne ranglistat boterore. Turp per te gjithe qe po i bejne presion lojtareve!

  3. deti says:

    Shpresoj te humbisni sonte, kurse ne barazh te humbisni edhe me shum qelbesira.

  4. juli says:

    KUR BESON DHE DO DICKA ME GJITHE FORCEN E SHPIRTIT TEND ATEHERE TERE UNIVERSI DO BASHKPUNOJE ME TY QE TIA ARRISH QELLIMIT
    KETE SHPREHJE TE P KOELIOS DUHET TE KENE NE TRURIN DHE ZEMRAT E TYRE I TE TERE LOJTARET SOT GJATE GJITHE NDESHJES

  5. Shen Thomai says:

    Fantastike te degjoje komentatorin e TVSH ne ndeshjen me Serbine
    kur u nderrua Bala me Cikalleshin.

    Futet ne loje tha bomberi i kuqzinjve Cikalleshi ?

    Po si mund te jesh bomber kur ke bere vetem shtylla more tru peshk !!!

  6. Dardania Antike says:

    Pas maltretimeve vandaliste qe na beri policia shqiptare ne ndeshjen me Portugaline dhe Serbine, kesaj kombetare nuk i deshiroje kualifikimin, dhashte zoti e sot nuk ja dalin, (per inati te FSHF-s dhe Rames). Ju beje ftese te gjithe tifozve nga Kosova ti kthehen kombetares se Kosoves, sepse ajo eshte e kosovareve, ikni vandalizmit te Edi Rames. Ne kualifikimet per 2018, Kosova do te jete ne grupin H: Belgjika, Greqia, Bosnja Herzegovina, Estlanda, Qipro dhe Kosova! Harrojeni Shqiperine, ketyre ne shqiperi nuk ju falet maltretimi qe na bane ne ndeshjen me Portugaline dhe Serbine! I uroj suksese Shqiperise pas ketyre eliminatoreve, “diten e mire Shqiperi”! Tash e tutje pershendes Kosoven!

  7. komunisti parizien says:

    edhe jashte istorise mire jemi sna prish pune kemi baba mondin ramen e tagipin qe jane si njesha

  8. Arberi says:

    Bernard Berisha eshte RIBERY i vertet, vlen sa gjysma e ekipit kombetar!Pse nuk gjendet ai ne kete ndeshje, Phuuu FSHF e kalbur!

  9. Synetlliu Sumeperpjete says:

    Kujt i rruhet me per kombetaren e njembedhjete zuskave me recipeta dhe fjongo tek bytha, me ne krye Ganiun dhe Armanden e kater rrugeve te Shijakut. Kete kombetare le ta ndjeke Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje