Danezët u përgjërohen armenëve: Ndaleni Shqipërinë

10 Tetor 2015, 14:13Sport TEMA

Si Shqipëria, ashtu edhe Danimarka, edhe pse u mundën në ndeshjet e një nate më parë, përkatësisht ndaj Serbisë dhe Portugalisë, janë në dorë të Armenisë, kuptohet, më shumë danezët, pasi shqiptarët janë vetë protagonist në fushë të dielën kundër armenëve, në ndeshjen përcaktuese për Kombëtaren shqiptare, së cilës i duhet vetëm fitorja.

Mediat daneze për këtë shkruajnë: “Duhet të jetë një e diel e çuditshme. Ndërsa kombëtarja jonë do të luajë kundër Francës në ndeshjen miqësore, vëmendja është totalisht në Armeni, ku shpresojmë që Shqipëria të ngecë.”

Për Danimarkën cështja e kualifikimit direkt për në Europian ende nuk është mbyllur.

Trajneri i Danimarkës  Morten Olsen i luten Armenisë që të ndalë Shqipërinë në sfidën e së dielës:“Duhet të presim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e fundit dhe të shohim nëse armenët do të na ndihmojnë. Përballja jonë me Francën nuk asnjë rëndësi. Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen me Portugalinë, sidomos tani që kemi mësuar se Serbia ka fituar në Shqipëri.”

Olsen dhe të gjithë danezët të dielën do të kryqëzojnë gishtat për një rezultat pozitiv të Armenisë. Edhe mbrojtësi Daniel Agger beson se armenët do t’i bëjnë një dhuratë të çmuar përfaqësueses nordike, i cili priste një tjetër rezultat të kombëtares së tij në Portugali: “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar direkt në Europian, edhe pse varemi nga të tjerët. Shpresojmë të dalim me kokën lart nga këto eliminatore. Por edhe nëse do të kualifikohemi direkt, kemi edhe një mundësi tjetër në play-off.”/Telesport

7 komente në “Danezët u përgjërohen armenëve: Ndaleni Shqipërinë”

  1. Polisi says:

    Te fala andej nga danimarka dilni ne pleyof se bodh e keni,SHQIPET KETE Rall do ja shqyn koken gjarprit Sepse ai qe patem te ejnten na e drodhi beri sikur ishte i ngorrdhet

  2. Hanxhiu says:

    Titull kalamajsh…!

  3. Il mediterraneo says:

    Keta danezet bashke me kete bolen Olsen lane nam ! Jane bere si gjynahqare.

  4. liku says:

    Me mire qe e humbem me Serbine.
    U lodhem duke pare kombetaren ne cdo ndeshje duke luajtur per barazim.
    Nuk shkohet ne evropian duke u zvarritur ne fushe per 1 cope barazim.
    Shikoni Islanden , skuader e vogel eshte por u kualifikua ne evropian duke bere futboll te vertete sulmues.

    Ky eshte rasti te tregojme se kush jemi. Nese do kishim barazuar me Serbine , DR.Ganiu do te shkonte ne Armeni perseri per 1 barazim. Tani dyhet te drejtoje skuadren drejt nje fitoreje. Eshte koha qe trajneri te tregoje se kush eshte , edhe ekipi ta tregoje veten.

    Po nuk fituam , atehere le ta mbyllim edhe kete sezon me fjalet : ” Sezon dinjitoz , kaluam nje vazo me siper , te shpresojme ne sezonet e tjera.”.
    Play off-in harrojeni , po nuk mundem dot Armenine si mund te mundim skuadrat e play-off-it ?

  5. Kjo eshte nji alaibi qesharake ,nji pregatitje e asaj qe ndoshta ne prapaskena te ksaj ndeshje Mafia e fifas luan , me arbitrin e saj ,i cili do ta munde shqiperine ,duke e penguar te shkoje ne franc .
    Dhe perball armeve te arbitrit ,dhenie nji 11-metershi per armenet,
    anullimi nji goli shqiptar, nxjerrje me kerton te kuqe lojttarin shqiptare ,dhebe faulla kot ne dem te ekipit shqiptare etjetj .
    pra mos i mprefni dhembet kot o koqe zinj

  6. Katoliku says:

    Skuadrat e play off it Shqiperia nuk ka asnje shans te vogel ti mundi. Harrojeni. O do te fitojne me Armenine, o do ti thone Lamtumire Europianit. Nuk ka ndryshe. Me Armenine eshte ndeshja vendimtare. Aty do tregohet sa u vlen lekura ketyre karroqeve

  7. VEZHGUESI says:

    Po ky trapi cfare thote qe te na rafi Armenia qe te dalin danezet .e bukur kjo kesaj i thone palloje ti se une skom Loqe .hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje