Në Danimarkë, të përditshmet vendase flasin për një ndihmë të ardhur nga skuadra serbe, pasi e detyron kombëtaren kuqezi të fitojë me çdo kusht në sfidën e së dielës ndaj Armenisë për t’u kualifikuar direkt në fazën finale të Euro 2016.
“Ekstrabladet” shkruan: “Po! Serbia ndihmon Danimarkën në Eliminatore”. Ndërsa “BT Online” publikon artikullin: “Serbia i jep jetë Danimarkës në minutat shtesë në sfidën me Shqipërinë”.
Edhe media italiane ka folur për sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kështu, “La Gazzetta dello Sport” publikon: “Shqipëri-Serbi 0-2; De Biasi i detyruar të fitojë me Armeninë”, raporton Top Channel.
Portali “Sportmediaset” shkruan: “Në “Elbasan Arena”, Serbia mund Shqipërinë e Gianni De Biasit, në ndeshjen më të pritur të mbrëmjes, ajo që krijoi më shumë tensione pas ngjarjeve në Beograd. Në një stadium të blinduar, miqtë arritët të gjejnë golat vendimtarë në kohën shtesë me Kolarov dhe Ljajic. Shqipëria gjithsesi ka ende mundësi të kulifikohet direkt dhe i duhet të fitojë ndaj Armenisë, ndërsa Danimarka që për momentin ka pikë më shumë, e mbylli fazën e kualifikueseve”.
Kombëtarja jonë gjeti hapësirë edhe në median spanjolle. E përditshmja AS publikon artikullin: “Serbia i komplikon jetën Shqipërisë”, që tani do t’i duhet të fitojë ndaj Armenisë për t’u kualifikuar në fazën finale të Euro 2016.
Ndërsa “El Mundo Deportivo”, përveç rezultatit, vë në dukje edhe normalitetin me të cilin u zhvillua kjo ndeshje. “Serbia hakmerret ndaj Shqipërisë duke fituar 2-0. Por, ajo që ka më shumë rëndësi në këtë përballje është se nuk pati asnjë incident. Gjithçka u zhvillua në mënyrë korrekte, përveç momentit kur u dëgjuan fërshëllima gjatë ekzekutimit të himnit serb”.
Kemi nje trainier kot. Ne tre ndeshjet e fundit kemi bere 3 gjuajtje ne porte.Ndersa media jone vazhdon ta ngreje ne piedestal kete inkompetent, dhe ne provincialet i japim titullin honoris causa.Nuk kemi bere asgje qe te meritojme kualifikimin.
Na turperuan si komb, turp turp. Tranieri shume me faj
Serbia nuk luajti per Danimarken, por per nderin e saj. Dhe natyrisht tregoj se 3-0 nuk fitohet ne tavoline, por ne fushen e lojes, qofte ajo dhe ne “Elbasan Arena”! Nje 0-3 e paster, ah, po, 0-2 se nje gol na u fal dhe 3-4 raste te tjera te pastra nga serbet na shpetuan nga nje katastrofe.
Diferenca midis nivelit te dy ekipeve dhe epersia e kombetares serbe ndaj asaj shqiptare ishte e padiskutueshme dhe eshte qesharake qe te pretendojme akoma se nje ekip kooperative do te kualifikohet per ne France!
Kur do ta mesojne Futbollistet tane qe loja ka edhe shtese?
Mos e merrni me kaq dramacitet o njerez.
Duhet ta pranojme : Kaq I kemi fuqite.
Shqiperia “e forte” dhe “e madhe ne futboll” nuk jane epitete realiteti por eshte imazhi qe krijuan mediat duke e fryer dhe e fryer kombetaren tone . Dhe nje tullumbace qe fryhet shume , nje dite do te cfryhet. Dje u cfry 80% e tullumbaces. Pjesa tjeter ka ngelur per ne Armeni dhe me pas per ne playoff.
Personalisht mendoj se ne fund fare do te themi ate qe kemi thene gjithmone : “Nje sezon teper dinjitoz. Te mednojme per te ardhmen”.
Largojeni De Biazin dhe merrni nje trajner shqiptar . Te pakten trajneri shqiptar mund te guxoje ne fushen e lojes dhe nuk do te synoje vetem barazimin.
Me mire nje loje ku skuadra sulmon kur duhet dhe mbrohet kur duhet dhe ne fund humbet , sesa nje loje ku nuk ben dot nje sulm dhe perseri mundet.
Ganiu te jap doreheqjen vet nese nuk fiton ne Danimarke !!!
Shteti duhet te nderhyje qe te largoje duken nga ai pozicion nese do qe Shqiperia te rritet ne futboll !!!!
Megjithate nuk ka faj vetem Ganiu , shume prej lojtarve nuk jan hic ne forme !!!
I pari – Lenjani = Nuk ka kriju superioritet numerik asnjehere ne duelet 1vs1
Goditjet e tij nga jashta jan turp i zotit
Vota – 4
Mbreme me zhgenjeu pa mas edhe Hysaj ..nuk arriti te bente nji kros te sakte !!
Xhaka nuk ka lidhje ne mesfushe , ai duhet te rrije para mbrojtjes !!!
Cana , me vjen keq por nuk je me per kombtare , hapi rrugen te tjerve !!!
Gjimshiti premton mire , Mavraj bashk me te duhet te jen qender mbrojtsit !!!
Agolli dhe Lila …ME HABINE ME TE MADHE PER MU , DY LOJTARET QE LOZIN ME EKIPE SHUME TE VOGLA JAN EDHE DY ME TE MIRET E KOMBTARES !!
Agolli ne te majte edhe mbron shume mire edhe hidhet ne sulm dhe ben krose shume te mira !!!
Po ashtu Lila eshte i mire ne te djathte !!!
Balaj eshte sulmus klasik 9 , pra krose ose tap in afer portes , nuk eshte shume i shpejte dhe as shume teknik , ne vend te tij gjithmon duhet te jet titullar CIKALLESHI !!!
Cikalleshi , qe kur e kam pare per here te pare kam thene qe ky eshte lojtar tipik qe mund te loze ne kampionatet me te medha te europes . Agresiv , teper i shpejte , mjaft teknik dhe mjaft i gjate !!!
Dje ishte i vetmi qe per pak minuta loja ja u mori mendjen kater lojtarve serbe ne nje hapsire te ngushte e desh beri gol , te njejten gje ka bere edhe me ndeshjen me armenin kur beri shtyllen !!!
Roshi meriton te futet ne loje se eshte shume i shpejte dhe mjaft teknik , Ganiu dje GABOI rende qe se futi ne loje !!!
Per Gashin sdi ca te them se akoma ska loz ne rolin e tij !!!
Ti je I pari qe duhet te japesh doreheqjen nga komentet e tua, sepse dje more ate qe meritove dhe per te cilen te kam shkruajtur per muaj ketu.
Ti duhet te civilizohesh dhe ta them me shume shume dashamiresi sepse me vjen keq teksa te lexoj idiotlliqet qe shkruan.
Dje Serbia meritoi te fitonte dhe ti duhet ta pranosh. Zhvishu nga petku kuq e zi dhe behu objektiv.
I ke pa komentet e mia dje ???? Kam thene gje se Serbia nuk e meritoi fitoren ?
Po flas per ekipin TONE ( Jo tendin ) !!!!!
Ti zhvizhu nga greqizimi nese e ndjen vet si shqiptar !!!
Un nga kuq e zi nuk zhvishem KURREN E KURRES !!!!
Lapsus , Armeni jo Danimarke!