Lorik Cana dhe Berisha besojnë te suksesi ndaj armenëve

10 Tetor 2015, 17:50Sport TEMA

Tri pikë larg historisë. Një fitore e ndan përfaqësuesen shqiptare nga kualifikimi në Kampionatin Europian 2016. Pas rastit të parë të shpërdoruar, të dielën në Armeni ekipi kuqezi ka shansin e dytë që të sigurojë pjesëmarrjen direkte në evenimentin në Francë.

 “Po shkojmë (në Armeni) dhe të marrim kualifikimin. Jemi të përqendruar që të kualifikohemi prej mbrëmjes së të dielës për të evituar ndeshjet play-off”- thekson Cana për SuperSport.

Humbja në “Elbasan Arena” ishte vetëm një pengesë në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares. Kapiteni beson se skuadra është bërë edhe më e fortë.

“Çdo humbje ka mësimet e veta. Rezultati në Elbasan na ka bërë edhe më të fort. Tani e kemi vetë në dorë kualifikimin”.

Etrit Berisha, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës e ka të qartë se Kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi e pret takimi me historinë. Portieri kuqezi tregon se ekipi është i përqendruar te fitorja, për t’u kualifikuar në finalet e Euro 2016.

“Jemi të përqendruar te kjo ndeshje me Armeninë dhe duam ta harrojmë humbjen e fundit. Kjo është ndeshja më e rëndësishme dhe shkojmë për fitore. Sikurse çdo shqiptar edhe unë kërkoj të fitojmë”-  nënvizon Berisha për SuperSport.

10 komente në “Lorik Cana dhe Berisha besojnë te suksesi ndaj armenëve”

  1. Pelasgian says:

    Boll ma me kto deklarata…kshtu thate dhe per serbin dhe e pame sa bukur fitut!!

    Kur rishikoj golin e kolarov me vjen ti q…j ropt atij lojtarit qe e “ndjek” nga mrapa me hap breshke!

    Un per vete s’boj ma tifo per ju sa te jet jeta ..biles edhe po te shkoni ne finale te botrorit!!!

    Jeni per tu kujtu vec si LAPERAT QE U RRAFEN NGA SERBI NE MES TE SHQIPNISE !!!

    Dhe sdo merrni dot hak se serbi Shqiperi sdo luhet ma kurre..te pakten per aq vjete sa do ju maroje karriera ju!

    Fitoni per veten tuj se i boni reklame vetes ne nji eveniment te madh si Europiani!

    1. Toni KS says:

      Ne rregull. Djemte e djallosen. Humben nga hasmi ne mes te Shqiperise. Humbja qe e turpeshme per faktin se nuk pat perpjekje per te fituar. Por ata megjithate jane djemte tane dhe ne do ti shajme pak por nuk do ti braktisim tani kur punet nuk vejne si duhet. Te jemi real tani gjasat per kualifikim jane 1% por kjo eshte me mire se 0%. Prandaj Forza Shqiperia, beni me te mire qe mundeni ne Armeni. Sulmoni me te gjitha forcat sepse nuk keni gje per te humbur dhe barazimi eshte i kote. Ose fitoni lavdishem ose humbeni me dinjitet (duke sulmuar 90 minuta). SUKSES.

    2. Tirons says:

      Po sipas teje s’duhen me deklarata inkurajuese e? Duhet te shkojne te gjithe ne shtepi te qajne per nja 100 vjet? :)) Ik ore toc k…

      Keta lojtare e kane perjetuar ate humbje 100 here me thelle sesa une dhe ti si tifoza. Pastaj cfare prisje ti? Te gjithe shpresonim per fitore por Serbia nuk eshte ekip i dobet. Vlera e tregut e lojtareve serb eshte dy here me e madhe se e toneve. Kishim shance per fitore, por duhet me qene pak realist. Ne futboll gjithcka mund te ndodhe.

  2. vetem ne gje besojn kta ,
    ne para .
    atje i rrasin ndoj incident armenet, si ne Beograd
    dhe keni me morr t’gjatin nga armenia

  3. $$$$$$$$$$( says:

    Lorik kaka ju doni te fitoni dhe ne nuk dyshojme ,por Ganiu ju shet ndeshjet .Formacioni dhe teknika e lojes sipas Ganiut ka bere qe ju te hani vetem gola .
    Me Armenine nuk fitoni.
    ADIO. ?

  4. nini says:

    Me ty or Can ne mbrojtje ,ne zor se kualifikohemi . Je pergjegjesi kryesor ,qe u mundem ,si nga Portugalia dhe nga Serbia ne minutat shtese .Shikoji mire videot dhe do te bindesh ,se sa gafa ben ne momente decizive . Futbolli eshte sport ,qe do me teper tru dhe fizik se sa patriotizem. Fitorja dhe rezultatet e mira ,jane patriotizmi me i mire, dhe jo fjalet boshe . Salihi dhe Cikalleshi ne sulm i japin fitoren Shqiperise ,por pa ty ne formacion .

  5. leonardi antwerpen says:

    Aha besoke ne sukses ndaj Armeneve
    PO kush eshte ai hajvan qe beson me tek ju
    Ik o Can futi nje pjate qull leri perrallat

  6. DAJA says:

    Pesimizmi do na skualifikonte pa u luajt ndeshja …
    Une them se do fitojme edhe per faktin se Armenet nuk kane ndonje interes per te fitiuar pervecse thjesht per dinjitet…
    Mos harroni se ne Armeni ka plot shqiptare… dhe armenet vete nuk kane antipasti per shqiptaret perkundrazi
    Nje sygjerim per Duken: Merr mjeke ekipi kete radhe ANISA MARKAJAN .
    Kjo eshte nje armene e mire dhe e talentuar njekohosisht.Nigjonjeni Dajen bejeni kete se fitorja behet me e lehte. Shihemi ne France..

  7. DAJA says:

    Antipati (falje per gabimin)

  8. nji uj selite te lutem says:

    NE keshtu kemi besu gjith mon por ka tre ndeshje qe na del besimi huq ne shpin ton jo me jasht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje