Ministri i Bujqësisë për TemA Tv: Presim stuhi javën që vjen, të përgatitur për situata emergjence
Jonida Hitoveizi
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një lidhje telefonike për TemA Tv ka deklaruar se Shqipëria do të vuajë nga përmbytjet këtë vit dhe vitin që vjen, sipas gjithë stacioneve meteorologjike që kanë përcaktuar riskun e lartë nga rreshjet e shiut.
Lidhur me situatën e përmbytjeve, kryesisht në Vlorë dhe Fier, ministri Panariti është shprehur se një problem, të cilit i duhet dhënë zgjidhje e menjëhershme është garantimi nga OSHEE i furnizimit me energji elektrike për hidrovoret.
Zoti Panariti si është gjendja nga përmbytjet në Vlorë dhe në Fier?
Unë jam në terren, në Karavasta për të inspektuar hidrovorin, i cili është në gjendje pune. Po kështu edhe kanalet janë funksionale, pasi janë pastruar. Problemi i vetëm që ka hidrovori është ndërprerja herë pas here e energjisë elektrike. Gjatë gjithë natës nuk ka pasur furnizim me energji elektrike, gjë që ka ka krijuar probleme në tërheqjen e ujërave.
Pra, ka qenë mungesa e energjisë elektrike që ka ndikuar tek përmbytjet në Vlorë e Fier?
Në qytetin e Vlorës, hidrovori i qytetit ka qenë në gjendje pune deri në orën 10:20 të ditës së sotme. Pastaj si rezultati një rrufeje, shkarkese atmosferike është goditur dhe nuk ka punuar. Por përmbytjet në Vlorë nuk kanë qenë të lidhura kryesisht me çështjen e stacioneve të pompimit dhe hidrovoreve, por me probleme të infrastrukturës së brendshme, kanalet për tërheqjen e ujërave.
Dimrin e kemi parë dhe këto ishin shirat e parë. A i kemi ne kapacitetet për të përballuar emergjencat që mund të vijnë nga të papriturat e motit?
Shqipëria ka një infrastrukturë tashmë të ndërtuar të hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemit të kullimit dhe është në gjendje të përballojë situata emergjente. Situata të jashtëzakonshme krijojnë probleme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Ajo që unë dua të tërheqë vëmendjen është që ne do të shfrytëzojmë 2-3 ditë javës që vjen që do kemi kohë të mirë ( pasi nga e enjta që vjen parashikohet mot me shi dhe stuhi) për të garantuar atë që thashë pak më përpara, në radhë të parë furnizimin me energji elektrike të pandërprerë të hidrovoreve, mbajtjen në gatishmëri të të gjithë bordeve të kullimit dhe kjo sigurisht është një masë që duhet marrë shumë shpejt. Shtabet do të jenë në gatishmëri deri në fund të javës së ardhshme për të përballuar një situatë moti që do të prishet duke nisur nga e mërkura që vjen.
Jemi futur në sezon rreshjesh dhe gjithë stacionet meteorologjike e kanë përcaktuar Shqipërinë me njollë të kuqe në Europë së bashku me Holandën, si një vend me risk të lartë nga përmbytjet për këtë vit dhe vitin që vjen.
– See more at: http://www.tematv.al/video/2oVkNTNa5FnKtpV#sthash.KhXkUzOO.dpuf
o trung qarri risk apo rrezik????
po nuk njofte shqipen fol ne dialekt se nuk eshte turp