Kryetarët e PD-së në disa degë, kanë hedhur kohë mbas kohe, akuza dhe fyerje ndaj ish deputetëve që kanë drejtuar më parë grupet e punës, apo ish ministrat dhe drejtuesit e djeshëm të qeverisjes të PD-së.
Sulmet kanë qenë nga më banalet, Roland Bejko akuza dhe ironi ndaj Genc Rulit, kreu i PD në Shkodër Ramiz Çobaj, ndaj Jozefina Topallit, Mojsi Meminaj i Vlorës së fundi sulmoi ashpër Arben Ristanin, kreu i Lushnjës Myslyym Murrizi akuza në total, kreu i Durrësit më në fund ju përgjigj euforisë së kolegëve të tij. Të gjitha sulme që vijnë nga intervista apo postime në rrjetet sociale.
Këto quhen sulme dhe akuza parimore dhe moraliste prej tyre, pikërisht ato akuza që ata kanë hedhur në publik. Në dy momente përpara dhe pas zgjedhjeve, atëherë kur fluturonin dhe pasi u ulën nga fluturimi, por mesa duket ende nuk janë me këmbë në tokë. Problemi nuk janë vetëm ata që kam përmendur si shembuj më sipër, sepse ata të paktën kanë kurajon dhe flasin publikisht. Janë dhe ca nga ata që po ta analizosh më shumë duket analfabet klasik, se një drejtues që përfaqëson opozitën në qytet.
Problemi qëndron tek shumica e kryetarëve të degëve, që me shpatë në dorë deklarojnë se janë mbështetës të Bashës, ata e kanë bërë kryetar dhe ai ka detyrim pasi ju ka premtuar ti fusë deputetë në lista. Dhe gjithçka fillon korrik 2013. Por atyre ju ka ngelur ora ende atje, kurse PD-ja, dhe opozita nuk mund të mbeten peng i një pazari momenti, që në fakt koha e vërtetoi të dështuar.
Këtu pikërisht këtu fillon debati, këtu e kanë fillesën akuzat. Pra nuk kemi të bëjmë me sulmë parimore që shëndoshin dhe zhvillojnë opozitën, por thjesht me lojra klanore për ca karrige në parlament. Gjithçka politikë, për të pasur postin nesër, por që krijohet nga një interes kolltuku dhe ska aspak moral. Për më tepër po ti hyjmë analizës parimi dhe vlera e një debati kryetarë të rinj, ish-ministra dhe dreëjtues na bie përtokë. Kjo jo vetëm për pasionin për të zënë karrigen e deputetit, por për të thënë të vërtetën që këta kryetarë janë po aq përgjegjës për gjendjen e opozitës sa ish-ministrat kush më shumë e kush më pak.
Janë po këta njerëz që dje kanë qenë në ofiqe, gjatë qeverisjes të PD, drejtorë në ministri, tatimorë, prefektë, drejtorë arsimi, drejtorë patentash, ish-deputetë e kështu me rradhë. Llokmat e tyre të korrupsionit janë bema, kanë edhe gjëma në shumë qytete, dikush edhe në Tiranë apo institucione të varësisë. Skandale që në fakt janë ditur bësoj jo vetëm nga njerzit por nga drejtuesit në qendër dhe qarrqet mediatike. Pra janë përgjegjës për atë që PD mori si kosto pushteti duke ikur në opoizitë.
Shumë prej tyre kanë dëmtuar hapur interesat e PD-së, në zgjedhje. Dikush ka kandiduar i pavarur, dikush me LZHK, dikush akuzohet për Dushkun, dikush ka shkuar me Ballin, dikush tjetër ja ka shitur zonën PS-së, dikush pazare dhe sot me LSI-në.
Ku qëndron morali këtu? Çfarë kërkojnë këta njërëz që janë krerë lokale të PD-së sot? Pasi humbin zgjedhjet lokale, pse kërcejnë si gjela?
Do e vlerësoja debatin e tyre po të kishte parime dhe vlerë, por për sa kohë e bejnë për të rrëmbyer një karrigë deputeti, apo fshehin të djeshmen e tyre dhe sot bejnë moralin, gjithcka e tyre është ose shterpë, ose më keq akoma, një malinjë e orkestruar për të hequr vëmendjen nga thelbi i problemit. Gjendja skandaloze e opozitës që i ka dhënë shtysë arogance dhe nota regresive qeverisë.
Kryetarët e degëve, që disa janë edhe më te vjetër se Basha apo disa ministra në PD, e dinë mirë se duke thyer këmbën e karriges së deputetit, të disa personave që dje ishin ministra, mund të jenë nesër në lista, kështu mendojnë se i shërbejnë imazhit të PD-së dhe rregullojnë opozitën. Në fakt imazhin e PD-së po e bëjnë sallatë, mjafton rezultati në zgjedhje lokale, ku diku PD është edhe 13%, për të kuptuar sa vlejnë. Më keq akoma ku diku PD, ka humbur edhe nga çmenduritë dhe skandalet e kryetarëve, pa folur për zona ku i kanë sabotuar hapur kandidatët dhe kanë qenë në Pazar me qeverinë, Korça është shembulli perfekt I kësaj të fundit.
Ish-ministra dhe drejtuesit e djeshëm kanë kostot e tyre dhe kjo nuk diskutohet, por problemi është se disa nga këta kryetarët e degëve në bazë kanë një kosto me të madhe se ish-drejtuesit e djeshëm. Zgjedhjet lokale e treguan, në shifrat reale jo ato që përpiqet të na tregojë Ristani.
Kosto jo thjesht nga imazhi i hajdutit të djeshëm veshur me pelerinën e ndershmërisë sot, kjo është pak shumë pak, por kostot për gjendjen që kanë katandisur degët e tyre me përcarje e përjashtime, me rrezultate më të ulta se në vitin 1997, edhe më pak se në 2013, në shumë degë. Kosto që vijnë prej sjelljes së tyre arrogante dhe përcarëse e cila është shkatërruese për PD-në, ata e dinë dhe e shohin, por nuk i le endra për karrigen e tyre, ku të humbur e ku të pa fituar në parlament.
Prandaj sa flasin dhe kërcejnë që të rrëmbejnë një karrige, minimalisht dhe moralisht shumica duhet të jepnin dorëheqjen publikisht, të lirojnë degët, të ketë një analizë reale, bashkim vlerash dhe kontributesh, respektim të mendimit ndryshe dhe punë konkrete cdo minutë të ditës, jo broçkulla mediatike për pak lavdi të humbur dhe dështim që kërkon të fshihet duke akuzuar.
*Citynews
Nuk mund te jete komplet ashtu sic thua ti Fundo. Psh Kukesi si qark 2bashkite e medha Kukesin dhe Tropojen I mori PD ndersa PS mori Hasin . Keshillin e Qarkut e mori PDIU-ja. Sa per informacion Kryetari I deges se PD mezi e vune ne listen e keshilltareve. Flamur Noka beri gjithcka cfare deshi.
Të mësuar që fajet e veta t’ia hedhin tjetrit. Ata të periferisë janë pranë votuesit, fajin ka vetëm kryesia e qendrës!!!!!!!!!
mire keta te lerojne karriget po azganet (pjesa me e madhe e te cileve kane arritur aty ku jane vetem se kane mbajtur koqet e salit) qe rrine ne maje te atij plehu qe eshte pd-ja kane ndonje pergjegjesi, per humbjen. ne fier keta mytebere qe vinin nga kryesia bene kurban nja dy lale (ata s’trazojne uje e s’ua ka kush friken, se me kosovare e came nuk mberthehen dot keta mjekerrcjeperit me Alidhjeajn ne krye), se gjoja nuk kishin punuar mire, po keta c’pune kishin bere vecse ti ferkonin koqet saliut e te vidhnin pasurine e shqiperise cpune tjeter kishin bere, perse nuk na i tregojne publikisht karrierat dhe kontributet e secilit prej tyre ne pd. pa le pa ca nga keto llackat na qenkan ndjere gjoja edhe te ofenduar per fjalorin e pagdhendur e trashaman te perdorur ne baze, ndaj ketyre te cileve nuk dihet per cfare meritash, pervec syve te bukur se gje tjeter nuk kane bere duhet te trajtohen si ujet e paket, ndersa me popoullin e shohin ata qe jane ne baze