Amir Rrahmani për TemA: Ndjenjë e papërshkrueshme. Ia dedikojmë tifozave shqiptarë në të gjithë botën

12 Tetor 2015, 10:38Sport TEMA
Amir Rrahmani për TemA: Ndjenjë e papërshkrueshme. Ia

Nga Fatjon Baze

Edhe pse nuk ka luajtur në këto eliminatore më kuqezinjtë Amir Rrahmani ka qënë një nga mbrojtësit që trajneri Gianni De Biazi e ka grumbullur në kombëtare.

Pas triumfit historik që shqipëria arriti duke u kualifikuar  për herë të parë në histori në një kompeticion ndërkombëtar Rrahmani ka dhënë përshtypjet e para që trajneri dhe presidenti Duka iu thanë pas këtij super suksesi.

Në një prononcim për gazetën TemA qëndërmbrojtësi kuqezi u shpreh.

“Jam shumë i lumtur dhe është një ndjenjë e papërshkrueshme. Edhe pse nuk kam luajtur shumë në këto eleminatore kam qënë gjithmonë afër skuadrës. Është një ëndërr që cdo futbollist do të kishte dëshirë tiu plotësonte. Trajneri dhe presidenti na përgëzuan për këtë sukeses dhe na thanë se i gjithë populli shqiptarë është krenar për ju dhe se presidenti Nishani na ka shpallur “Nder i Kombit”.

Në fund mbrojtësi që luan me RNK Splitin në Kroaci këtë sukses historik ia ka dedikuar familjes së tij dhe Tifozave shqiptarë.

“Këtë sukses të jashtëzakonshëm ia dedikoj familjes sime që më ka mbështetur shumë, dhe të gjithë tifozave shqiptarë në të gjithë botën” përfundoi Rrahmani.

2 komente në “Amir Rrahmani për TemA: Ndjenjë e papërshkrueshme. Ia dedikojmë tifozave shqiptarë në të gjithë botën”

  1. Shqipe ETNIKE says:

    Ndeshja :Shqiperi-Serbi, u shoqerua nga Ankthi i 10-te miljon Shqipetareve…Zhgenjimi i Madhe,u kthye ne ENDRREN Realtitet me Fitoren ne Armeni…Bravo Cuna..na NDERUAT…per veten tuaj Dhe Per KOmbin e copetuar SHQIPETARE….lol

  2. dari says:

    bravo bravo noni pac sukses ne karrieren tende si gazetar,,,urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje