Gjëmat që na ndodhin në ditë festash

12 Tetor 2015, 20:45Editorial TEMA
Gjëmat që na ndodhin në ditë festash

Nga Mero Baze

Zakonisht ditë të tilla festive si ajo e djeshmja, janë një rast i mrekullueshëm për kriminelët të vënë në jetë planet e tyre. Vrasjet më të bujshme në Tiranë janë bërë në ditë ndeshjesh të forta, kur vëmendja e opinionit publik është në ekran. Po ashtu, dhe grabitjet më të famshme në Tiranë kanë ruajtur këto data. Edhe Gjykata jonë këtë datë kishte ruajtur për Ardian Fullanin. Kur miliona njerëz festonin në sheshe dhe kur njerëzit nuk kanë ndërmend të zemërohen për asgjë, gjykata liroi nga akuzat ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, i cili është përgjegjës për humbjen e 7 milion dollarëve, për një transaksion të paligjshëm 30 milion euro, në favor të buxhetit të qeverisë Berisha dhe për një shpërdorim në tenderin e rikonstruksionit të Hotel Dajtit në vlerën 1,5 milion euro. Gjykata i ka quajtur të gjitha dëmet të shkaktuara, jo për faj të ish-guvernatorit dhe e ka lënë të lirë.

Natyrisht pasi flet Gjykata nuk kemi ndërmend të merremi me të, pasi asaj mund t’i vijë hakut vetëm një qilizëm i thellë nga Reforma në Drejtësi.

Por, ajo që ra në sy sot ishte një shpërthim prej fitimtari i Sali Berishës dhe akuzat e tij si bombë tymuese për Ramën dhe ata që arrestuan Fullanin. Shpërthimi i Berishës dukej se ishte një makth më tepër për veten, sesa për Fullanin, ndërsa akuzat për Ramën ishin thjesht për të mbuluar makthin e tij. E vërteta është se arrestimi i Ardian Fullanit është bërë nga Prokuroria dhe asnjë faktor politik në pushtet, as Rama, as Meta, natyrisht dhe as Berisha nuk kanë qenë për arrestimin e tij, madje as për heqjen e tij nga detyra. Beteja kundër Fullanit ishte një fitore e opinionit publik kundër tij dhe pak mediave që arritën ta mbanin gjallë atë opinion, mes të cilave gazeta TemA. Shumica e medias dhe e gjithë politika ishin dhe janë aleatë të Fullanit, ndaj Berisha nuk ka pse fsheh makthin e tij duke shpikur armiq për Fullanin, pasi nuk ka pasur.

Po ku qëndron realisht makthi i Berishës nga procesi Fullani?

Një nga akuzat e Prokurorisë për ish-guvernatorin bazohet tek një transaksion fals i Bankës së Shqipërisë, e cila bëri sikur bleu Hotel Dajtin për t’i kaluar 30 milion euro në buxhetin e shtetit qeverisë Berisha, e cila po thellonte deficitin buxhetor me mosrealizime dhe nuk mbyllte dot buxhetin, edhe pse e rishikoi tre herë brenda vitit 2010. Më 12 maj të vitit 2010, qeveria shqiptare pa asnjë vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe pa asnjë marrëveshje paraprake me Bankën e Shqipërisë, miratoi blerjen e Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë në vlerën 30 milion euro. Ky është rasti i parë në botë, kur një shitës cakton blerësin ende pa e pyetur atë dhe ende pa i marrë mendim se sa do t’ia blejë mallin, duke ia caktuar vet çmimin dhe vet procedurën. Ndërkohë që ligji shqiptar detyron qeverinë, që çdo pasuri ta shesë në ankand dhe çdo shërbim ta blejë me tender, ajo e shiti pa ankand, pa lajmërim, madje edhe pa paralajmërim, një hotel historik për llogari të Bankës Qendrore, së cilës i rekomandoi t’i bëjë zyra.

Vendimi i Qeverisë i 12 majit ka mbërritur në Këshillin Mbikqyrës të Bankës më 26 qershor, pra rreth 40 ditë më vonë dhe Këshilli e ka miratuar kokulur, pa shtuar dhe hequr asgjë.

Kjo procedurë tërësisht anti-ligjore dhe në funksion të mbushjes së një deficiti buxhetor, është bërë me iniciativë të kryeministrit dhe përmban brenda vetes disa probleme të mëdha.

E para, është transaksioni fals që shërben vetëm për të nxjerrë 30 milion euro nga Banka Qendrore dhe për të mbushur me ato një gropë të hapur nga shpërdorimet e qeverisë Berisha me buxhetin e vitit 2010. Për të mbushur këtë gropë, Berisha i ka rrëmbyer me dhunë, pa e pyetur fare Bankës Qendrore 30 milion euro, veprim i ngjashëm me çdo hajdut si ai i 7 milionshit, por që nuk e dënon njeri.

Së dyti, veprimi dëshmon mungesën e thellë të respektit që qeveria dhe vet Berisha kanë pasur për pavarësinë e Bankës Qendrore, akuzë që sot tenton ta bëjë për kundërshtarët e tij, për të mbuluar makthin që kishte nga ky gjyq. Në asnjë rast dhe në asnjë histori të ndonjë Banke Qendrore nuk mund të ndodhë, që një kryeministër të njoftojë Bankën pas një muaji, t’i kalojë pak 30 milion euro se ashtu e ka pas një punë dhe i janë krijuar ca borxhe. Kjo tregon jo vetëm mungesë pavarësie, por poshtërim publik për Bankën Qendrore dhe një standard që mund ta ketë vetëm Berisha kur është në pushtet, njëlloj si në vitin 1996 urdhëronte ish-guvernatorin e Bankës të licensonte Vefa-n si bankë, ose të jepte dorëheqje.

Së treti, një dënim i mundshëm i Fullanit për këtë akt të papërgjegjshëm të tij si guvernator mund të hapte histori të tjera të rënda për Berishën dhe raportet e tij me Bankën Qendrore, që mund të shkonin tek mënyra se si u paguan parat për Armon, si u shmang mosmarrja e tetëdhjetë milion eurove për Albpetrolin, tek mënyra si janë marrë kreditë nga bankat e nivelit të dytë për investime që kanë shtuar kostot e tyre, e deri tek vrasja e Artan Santos.

Është kjo arsyeja, që Berisha ka pasur një makth real nga gjyqi i Fullanit dhe e ka marrë më seriozisht seç e meritojnë pushtetarët e sotëm, të cilët duke i konsideruar si vetja, ose duke menduar se çfarë do bënte ai me ta sikur të ishte në vend të tyre, ka menduar se e kanë pasur seriozisht me Fullanin, që të dënonin Berishën. Nëse nisemi nga kriteret se si Berisha i ka dënuar kundërshtarët, p.sh Nexhmijen për kafe, me dietat e Fullanit prej miliona dollarësh dhe shpërblimet për ekipin e volejbollit, ku kunata e Berishës 50 vjeçare ishte kapitenja në shpërblime, Berisha do ta kishte dënuar Fullanin 10 vjet burg vetëm për dietat. Në fakt, kjo drejtësi, siç e thotë dhe vet Berisha në nxitim e sipër, është zero dhe ne nuk presim gjë prej saj. Presim vetëm të kuptojmë prej saj, se ku mund të dënohej Berisha këto kohë. Dhe këtë nuk e kuptojmë nga drejtësia, por nga reagimet e Berishës, që nuk rri dot pa folur, për t’u dukur çfarë pret nga drejtësia e vërtetë.

Dhe sot, kur miliona shqiptarë festojnë një standard të ri të krenarisë së tyre kombëtare, pas kualifikimit të ekipit Kombëtar të futbollit, gjykata e kishte llogaritur siç llogarisin kriminelët ditën kur kanë gjahun e tyre dhe liruan Fullanin, duke çliruar më shumë se atë, Berishën, nga një makth që kishte kohë që e brente. Për të gjithë ata që kishin frikë se mos ndodhte ndonjë gjëmë ndërkohë që luhej ndeshja, të qetësohen, se as vrau, as vodhi njeri. Thjesht falën atë që kishte vjedhur!

35 komente në “Gjëmat që na ndodhin në ditë festash”

  1. Italia says:

    TURP!!!!!!!!!!..gjyqtaret E PLEPAVE multi milionere……..Na RROfte FOOTBALL-i………

    1. Juristi says:

      Po sinqerisht qe nuk e ke idene e ligjit. Eshte e disata here Mero qe keput kopace pa pike pergjegjesie (si psh kur thua qe PS mund ta beje dhe e vetme reformen ne drejtesi, duke i cuar ndryshimet kushtetuese te domosdoshme ne referendum popullor!!!!!!).
      Merri nje per nje akuzat e prokurorise, merr dhe nje student te vitit te 4-t juridik dhe do te te shpjegoje djalka qe ishin fllucka sapuni.
      Mosmiratimi i rregullores veper penale?????!!!!!!!
      Blerja e Hotel Dajtit me vendim te Keshillit te Ministrave (ku hyn Fullani ketu?)
      Tenderi? Kush tha qe ka dem 1.5 ml euro? Cili ekspert? Po qe Fullani nuk firmos asnje leter ne lidhje me prokurimet, e di kete?
      Te lexoj shpesh me kenaqesi, por nuk mund te besh ekspertin per gjithcka.

      1. mero says:

        o jurist i kristalit…po e shet qeveria nuk po e bleeeee..dhe ky qe e blen( banka )po e blen me detyrim( se ka gjith te drejen te thot se du) ose e blen ashtu si thua ti me vkm e qeverise…e kupto ca thu////

    2. vetem truk (hapni syte) says:

      Kush shkon leku i basteve?
      Pse edhe gocat e supersportit thone me force qe ndeshjet nuk trukohen?
      ja fakti nese doni nga boterori i kaluar:

      Argjentine Iran 1-o
      brazil vs gjermani 1-7

      he thuani qe edhe ndodh!!!!!!!!!!!!!!!

    3. Voli says:

      Kush na jep nje zgjidhje per kete situate, i fal Ilir Meten bashke me

      Monen………….

      O Mero po ofro ndonje zgjidhje mo burre…………

    4. Bureto says:

      Gjyqtari qe dha vendimin ne favor te Fullanit, ne mos gaboj, ishte Artan Gjermeni, ai qe Berisha ne pushtet, donte ta shkarkonte nga KLD, duke e akuzuar per afera te dyshimta kur ishte gjyqtar ne Lushnje. Gjermeni nuk u shkarkua,sese u mbrojt nga koleget, por e perfundoi mandatin si anetar i KLD, (mund te jete ende), ashtu sic eshte dhe gjyqtar. Atehere sipas Berishes lojen e kujt ben ky gjyqtar?! Qe leshoi sot Fullanin i bie te jete i Berishes, dhe kur donte qe Berisha ta largonte kunder tij, ishte i kundershtareve te tij (PS). Une mendoj paksa me ndryshe. Nuk eshte as i Berishes dhe as kunder tij. Ai eshte nje hallke e dobet e sistemit tone te drejtesise dhe ai eshte aty pikerisht se perpunohet lehte nga presioni politik, ashtu si Sashenkat, Tom Ndrecat, Fatmira Hajdaret, Gjin Gjonet, Agim Bendot etj etj. Ketu eshte e keqja. vereni nje fenomen. Prokuroria ben sikur i kopsit dosjet, por le gjithmone rast qe gjykatat te gjejne “gabimne” ne to, dhe i nxjerr te pafajshem ata qe politika nuk do qe t’i denoje. Se nuk thone qe, kur flet prokuroria politika duhet te heshte, se ne nje fare menyre ajo ngre akuze ne emer te shtetit, por thone se “kur flet gjykata” po, meqe ajo eshte gjoja e pavarur, eshte pushtet me vete. Pra sllogani i mesiperm, eshte sllogan i preferuar qe perdoret nga politika, pa dalim, sipas interesit te dites. Fullanin nuk e donin ne burg te dyja krahet pavaresisht demagogjise respektive. Dhe politika ia ka vendosur kufijte per kete, prokurorise. Perndryshe zullumet dhe abuzinet e Fullanit jane aq te medha sa s’ka gjykate qe ta nxjerre te pafajshem, por ne rradhe te pare duhet prokuroria te hetoje dhe argumentoje akuzen e vet me prova te pakontestueshme qe jane. Nje fakt tjeter. Qeveria e ka marre me pare vendim per shitjen e hotel Dajtit BSH dhe Keshilli Mbykqyres, ku kryetar ishte Fullani, e ka mirratua ate mbas 40 ditesh, kur duhet te ishte e kunderta. BSh ka rregulloren e vet, veprimtaria e saj rregullohert me ligj dhe eshte e pavarur nga qeveria. Atehere pse eshte vepruar keshtu? A eshte jo nje shperdorim i paster detyre (edhe e anetareve te K.Mbykqyres, se nuk ishin aty per te marre rrogat e majme) dhe qe sipas K.Penal denohet me minimumi 5 vjet burg. Pra vetem per kete 5 vjet, pa llogaritur te tjerat. E dyta si spjegohet qe prokuroria i humbet shumicen e gjyqeve te VIP-ave. A jane prokuroret juriste ashtu si dhe gjykatesit? Si ka mundesi qe per te njejtin faj, kur ligji shprehet qarte, te kete dy interpretime ekstreme, te deklarohesh i fajshem (ne fakt i pandehur) dhe te perfundosh i pafajshem. Te tilla absurditete vetem ne Shqiperi mund te ndodhin. Keshtu pra qe te tilla perfundime vijne vetem nga nje sistem i kalbur i drejtesise dhe i faktit qe kete sistem drejtesie e ka pjelle dhe e ka rritur, po nje politike e tille e kalbur. Shume njerez gjate kohes kur kerkonin arrestimin dhe denimin e Fullanit, jane shprehur skeptike se keshtu do te ndodhte. Dhe ndodhi. opinioni publik eshte shume me i qarte se sa mund ta mendoj politika, por vetem se ai nuk ka gje ne dore. Vetem nje here ne 4 vjet ka voten, te cilen shpesh e shperdoron me devizen “midis dy te keqijave, zgjidh me te voglen!”

  2. katarakti says:

    A e moret vesh tani se perse nuk denohet as Berisha, as Basha dhe kompani per vrasjet dhe vjedhjet e tyre?! Se shpallen pernjehere te pafajshem nga Gjykata dhe dekorohen nga Presidenti! A e kuptuat tani?! Apo Greqia dhe Serbia nuk ju lene te kuptoni asgje!!!! ,,,,

  3. Albi says:

    Ti as nuk ja ke haberin ca roli ka banka qendrore dhe si financon qeverine ne tere vendet e botes. Mbase Fullani ka bere pisllik per tenderin 1.5 milionesh, po ti nuk merresh fare. Ndersa 30milionshi nuk eshte fare as jo ligjore as jo morale. Po keshtu eshte kur per cdo gje ne Shqiperi flasin te njejtit njerez.

    p.s shko lexo icik per Quantitative Easing qe kane bere qeverite neper bote pastaj hajde flit

    1. @ says:

      Albi!
      Kryetari i Bashkise ne Rome, Marini, dha doreheqje per 20 mije Euro
      te harxhuara me karten e Bashkise per shpenzime te pa justifikuara,
      te cilat gjithsesi i derdhi nga parate e veta ne arken e Bashkise.
      Ky hajduti jone ka shperdoruar miliona euro dhe na doli i pafajshem..
      Tani i takon shtetit te ndjeke te gjitha shkallet e gjykimit deri ne
      Strasburg per ta detyruar Fullanin te cdemtoje arken e shtetit.

  4. po mir ja ka ber se ky popull ha bar akoma ujku mjergull do , ja te shikojm do flasi njeri neser do protestoj njeri per kete gjeapo u mbyll tani…..

  5. Shen Thomai says:

    Bravo Gjykates.

    Tani Fullani mund edhe ta shof kombetaren ne Paris live.

    WTF …

  6. Deti Jon says:

    Kësaj i thonë, Topi bamm dhe horrat hanë.
    O Edoooooo, po bëje atë reformën në drejtësi dhe rasi mrena të gjithë, ndryshe populli do flasë me votë kundër teje dhe aleancës së 1 prillit.

  7. lisa ne boten e cudirave says:

    Dhe thoni po deshet qe Berisha nuk ka influence me shume se Rama . Rradhen e ka ballisti te lirohet me nje te perplasur duarsh.

  8. Ishe says:

    Ne e dime shume mire arsyet dhe makthin qe ka berisha nga ceshtja fullani. Sepse e dime shume mire qe kriminel kryesor ne kete ceshtje eshte berisha, qe e shkeli banken me gjithe guvernator dhe gjithe Shqiperine me kembe. I beri ligjet e shtetit lesh arapi dhe jemi ketu ku jemi sot. Fullani duhesh denuar, sepse qe te rrinte guvernator,ju be servil berishes me gjithe familje.
    Por fullani duhet te ruhet mire nga berisha, se mund ta zhduki me gjithe familje, se eshte nje nga deshmitaret e pislliqeve te berishes ne banke.
    Nje dite do dali para gjygjit berisha ska nga te shkoje, dhe fullani do jete deshmitar I gjithe pislleqeve. Eshte aleanca e te korruptuarve si berisha, meta dhe fullani qe po I mban ne kembe keto monstra akoma.

  9. allamani says:

    Klan mafioz, me gjyqtar, bankier, biznesmen, politikan, etj me në krye mafiozin Berisha.
    Populli të majtë e të djathtë akoma shpresojnë dhe vetëm shpresojnë te REFORMA NE DREJTESI.

  10. tradita says:

    Mero Bazes me shoke po ju del boja çdo dite e me shume. Bashkimi qelbesirave po qelb gjithe dynjane. Berishes nuk i vini as deri tek prapanica….

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Pse mos te krekosesh e flasesh ashtu more edepsez.. Eshte koha jote.. Brravo sistemit te drejtesise.. Ka shesh, bej pershesh..

    2. Altini says:

      Lepija ti prapanicen meqe i rri afer….

  11. doktori says:

    Ke shume te drejte MERO por c’te bejme me kete marimange qe ka kapur gjithe drejtesine shqiptare,ketu vetem drejtesi nuk ka,mjere ai qe nuk ka leke se denohet,persekutohet dhe percmohet ne menyren me poshteruese,kjo eshte drejtesia shqiptare sot.Keni gjyqtare milionere me euro,prokurore milionere me euro dhe keto i kane bere duke dhenekete “drejtesi”…drejtesia paguhet.Ne vend te dalin ne rruge per kete pisllik kaq te madh qe ndodhi sot dalin per futboll,keshtu qe nuk na e ka fajin njeri…

  12. liqeni says:

    Edhe nje padrejtesi nga drejtesia jone,turpi do ti ndjeke gjith kohen nga pas!!!

  13. Nje shqiptar says:

    I nderuar Mero Baze, qe ne fillim u pergatit nje komedi qe te peshtiros. Ardian Fullani pranoi FAJIN dhe fitoi te drejten e gjykimit ne formen e shkurtuar. Gjykata e shpall te pafajeshem !!!!. Ardian Fullani deklaron se jam me faj dhe i pranon akuzat, Gjykata e deklaron te pafajeshem. Vetem fakti i mungeses se vigjilences ndaj parave te bankes, si governator duhej te ishte denuar patjeter.

  14. gregori says:

    Mero, tani mjaft me gerr-verr, por bashke edhe me ndonje medie tjeter, si per shembull DITA merrni persiper si para ca kohesh shoqeria civile, dhe mos e lini te ftohet muhabetin, por cdo dite perpiquni te ngrini ne kembe edhe opinionin publik dhe te vihet drejtesia ne vend, se fajet ia bejne mu dhe Fullanesha nuk mund te denoje Fullanin, Berisha jo e jo, po ashtu edhe ata qe i mbajne iso Berishes.
    Forca tani, jepini e mos u ndalni, besoj se do t’u ndjeke pas edhe mbare opinioni publik mbarekombetar, e me gjere, edhe organizmat mbareboterore qe operojne ne Shqiperi.
    Beni nje gje te mundur per kete vend.Respekte

  15. zyber says:

    Nese kjo do te ndodhte ne nje vend demokratik, populli do te kishte te drejten e rebelimit. Po ne shqiperi argue.

  16. tirona zemra says:

    gjema e madhe ishte rrembimmi i guvernatorit para nje viti sepse vetem arrestim nuk mund te vlesresohet nga ana juridike. me kete akt u frikesuan edhe institucionet finanziare nderkombetare qe nga FMN e deri tek firma e auditimit. por shuqyr qe kemi meron qe eshte finanzier ne nivelin e erionkes dhe na mbushi mendjen qe ato leke i ka vjeshur fullani dhe jo nje punonjes i bankes me energji kriminale. nje pyetje per ty o mero dhe erionken si eshte e mundur qe edhe mbas nje viti banka qendrore akoma nuk e ka korumin e plote… si eshte e mundur qe guvernatori ri nuk ka sjell akoma nje fakt qe banka qendrore eshte keqperdorur nga ish guvernatori….. je burre kurve o mero e vuan shume sesi te shkerdheu sala para e mbrapa dhe don me na mbush mendjen qe te futi vetem gishtin dhe jo pallen…. nje faj ka sala qe sditi me ta fut ne goje pallen. po ca ti bosh sales nga kjo ane ai eshte konservativ…

  17. Abdulle says:

    Mafia ka kapluar shqiperine shtetin dhe gjithe damaret e tij .Duhet kuota zero .te khehemi ne vitin 1989 ,si pasuri e cdo shqipetari dhe te vihe regulla te forta loje ,po Sala sewrbi ,Fatos kurva ja vune minat kombit shqipetar.Atje jane pastruar biliona dollar me dijenine e Saleshpellarit ,te fatospijanecit .

  18. beni says:

    KY eshte nje turp I drejtesise,sa me pare te shkarkohen gjyqtaret tane te korruptuar…

  19. fidaiu says:

    Tani Fullani do propozohet per president i republikes nga Berisha.Ore po nuk i zuri me gure te tille gjykates plera populli do vene punet keq e me keq.Kur nuk flet populli nenkuptohet gjerat shkojne si jo me mire.

  20. Lennard says:

    Analize shume korrekte.Nje fare “Juristi” shprehet vetem per Hotel “Dajtin” duke e nxjerre kaqol Meron, po mire ,VJEDHJA e Bankes si te duket ? Paska patur pergjegjesi “Pastruesja” dhe Guvernatori na dilka Burre i Mire-,ne fakt duket sheshit qe Ai ka ngjyer ne te gjithe canaket e Politikes ,sidomos te SALI Gjememadhit.Apo vrasja e Santos ? Ministri i Brendshem premtoi se do te hidhte drite mbi ngjarjen dhe do te kapte fajtoret!!! Ku eshte ? pse nuk po ndihet?
    Qeveria e Mazhorances duhet te veproje sa ma pare me Sistemin e Drejtesise se ndryshe nuk do te beje asnje hap para.

  21. ts says:

    Shkojn e vrasin 123 te pafajshem ne sheshin e madh ne Turqi e nuk hedhin ne er ter parlamentin ne kohen qe flet kryebanditi ne foltore e ju drejtohet banditeve qe kan pushtuar Shqiperin !Kot lodheni shqiptar, kot enderoni o popull,kot votoni per ndryshim ! Po tallen po poshterojn pa ju dridhur qerpiku ter qenien tuaj !Jemi skllever ne nje anije piratesh dhe vem ne levizje me gjakun ton anijen e tyre ! Edhe gezimin ton din ta shfrytezojn per te na hedhur tymin e helmit !Vrases te pameshirshem ,kusar te pa ngopur ,hiena qe kafshojn dhe perpijn gjithcka ,edhe kockat spo duan te teprojn per ket popull qe e mashtrojn ,kte popull qe egzistencen e tij e duan te trashegojn “parajsen”qe po jetojn !Armiq e tradhtar me te keqij se nje pushtus i jashtem ! Hikni shqiptar hikni nga ky Ferr e lerini vetem sepse skemi gjak ti perzem e tju shembim kalan ku kan hipur !Gezojuni topit te rumbullaket e dehuni me kte karamele drog, qe te haroni peshen qe ju ka ngarkuar kjo band piratesh!Cdo dit e nga nje poshtersi,cdo dit e nje poshterim nga po ata ftyra ,nga po ata “aktor” qe po luajn 30 vjet me jeten ton ,me moralin ton e me intelektin ton qe nuk egzistoka !O SA TURP ME QEN SHQIPTAR…………..

  22. iiiiiiuuuuuuuuuu says:

    po qe gruja arjana e fullanit eshte gjykatese ne gjykate te larte.. ju po hiqni per konflikt interesi dava inspektoresh ne shtet se grate e tyre ose burrat punojne ne privat , te pakten punojne .
    megjithate mos kujtoni se si ka kushtuar xhepit te fullhajnit kjo histori .. madje shume

  23. METEH says:

    Z.Mero,ju lumt.Kundershtaret e tu jan Salist,i cili i ka bere e po i ben gjemen ketij vendi me drejtesin e korruptuar..!

  24. Hanxhiu says:

    Këta (politikanët,drejtësia, mafia)po na bëjnë gjemën, ndërsa halabakët e këtij populli mjeran, shajnë serbët dhe grekët, “për të këqiat që u kanë sjellë”…???!!! Për të qeshur, a për të qarë…???!!!

  25. Pa iluzione says:

    Hahah…
    “This is a miracle of freedom”! – thote SRB.
    Megjithate laku ne qafen e popullit fukara po ngushtohet gjithnje e me shume! Prandaj nje ‘Ce Guevara’ shqiptar pritet te dale ne skene per te lare hesapet me banditet…per demet qe keta i kane shkaktuar vendit keto 25 vjet baterdi! Perrallat mbi reformen ne drejtesi, apo qe Edi Rama eshte djale i mire dhe do t’i ‘qeroje’ zuzaret, nuk pine me uje…

  26. enter''" says:

    Rendesi per shqipot ka qe shqiperia shkoi ne france me nje ndeshje te blere ne Armeni, per te tjerat se ve njeri ujin ne zjarr.

  27. taso kume says:

    Vjen nje dite qe “oktapolli” ha kembet e tija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje