Nga Mero Baze
Kualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Europian, përveç një kulmi historik, është dhe një leksion mbreslënës se çfarë e favorizoi dhe çfarë e rrezikoi këtë ekip në ambicien e tij më të madhe historike. Në këtë rrugëtim, duhet thënë se ekipin e favorizoi fakti që ka një trajner italian, tërësisht profesionist, i qartë për projektin e tij për një ekip të së ardhmes dhe i pandikuar shumë nga pazarllëqet shqiptare. Ekipi i De Biazit, arriti të kthehej nga një grup lojtarësh të talentuar, në një ekip të vërtetë, që ia shtonin vlerat njëri-tjetrit. Përzgjedhjet e tij kanë qenë të guximshme dhe profesionale.
Ekipi ka qenë në tërësi i motivuar nga ideja që duhet të shkonte në Francë dhe guxoi ta mbante ndezur këtë ëndërr nga fillimi deri në fund.
Një tjetër detaj që i dha shumë emocion kësaj beteje, ka qenë fakti që ne na duhej të luanim me Serbinë. Kjo përballje në futboll, u ngarkua aq shumë me histori, tension dhe dhunë, sa u dominua nga politika dhe jo nga futbollistët apo drejtuesit e tyre. Politika në Beograd dhe Tiranë e vodhi ndeshjen e futbollit mes Serbisë e Shqipërisë dhe e ktheu në lojë të tyre. Në Beograd iu hap rruga huliganizmit dhe barbarisë ndaj ekipit dhe tifozëve shqiptarë, ndërsa në Tiranë, po në mënyrë të kontrolluar, iu hap rruga qetësisë së diktuar dhe shmangies së incidenteve, po për arsye politike, duke i nxjerrë nga loja tifozët dhe lojtarët.
Ekipi shqiptar i stërngarkuar me histori dhe emocione, dështoi në fushën e lojës, duke pësuar një humbje që do t’i dhembë shumë gjithë shqiptarëve, edhe pse po të jenë njerëz të çliruar, nuk ka pse ndodh kështu. Serbia ka një ekip me histori të madhe futbolli, ndërsa ne po e prekim për herë të parë Evropianin.
Por, aty nuk luante ekipi ynë me Serbinë, por përballeshin mentalitetet e dy vendeve ballkanike, që nëse ua gërvish lëkurën e paqes që kanë veshur, u dalin poshtë plagët e luftës që kanë bërë.
Pra, ekipi kombëtar i Shqipërisë, u rrezikua t’i largohej Evropës kur nuk sillej si ekip futbolli, por si kompani lufte. Ndaj, humbja me serbët ishte një leksion i mirë dhe i hidhur sesi duhet mbajtur larg futbolli nga historia.
Një tjetër fenomen që tentoi ta dëmtojë ekipin kombëtar është dhe përpjekja e atyre që nuk pranojnë dot të ketë një sukses në këtë vend dhe kanë një kohë të gjatë që flasin vetëm për shitje dhe blerje ndeshjesh. Më të hidhur këta zëra u bënë pas humbjes dramatike me Serbinë, ku debati rreth kësaj shpikjeje të ligë, ishte sa banal, aq dhe dëshpërues. Në këtë betejë u përfshinë krerë të opozitës politike, duke bërë pis gjithë mjedisin politik me akuza banale, por dhe opinionistë kontravers që duan vetëm të dëgjohen që flasin, jo çfarë flasin.
Akuzat politike të bëra pas ndeshjes me Serbinë nga opozita ishin të drejtuara të gjitha tek Edi Rama, i cili në të vërtetë e teproi duke u mburrur aq shumë me trepikëshin që i dha vetes, por tentimin për ta bërë ndjeshen me Serbinë beteje historike dhe patriotike, e bëri më shumë opozita. Ishte Berisha ai që ulëriti i pari për arrestimin e Ballist Morinës dhe grupe politike të opozitës që nxitën folklorizmin dhe debatin idiot rreth përballjes historike me serbët. Dhe në finale Rama, Berisha e Basha që janë politikanë, vetëm sa i prenë gjunjët dhe duart, Ramës, Berishës dhe Bashës që luajtën në fushën e futbollit dhe humbën përballë serbëve.
Sot ekipi ynë kombëtar ia doli. Atë nuk e penguan dot as ata që deshën t’u heqin kostumet sportive dhe t’u veshin uniformën e UÇK-së, as ata që i shikonin si fletë skedinash. Ata ia dolën sidomos në ndeshjen e fundit, me Armeninë, ku u sollën si futbollistë fitues dhe si një ekip i madh, që e meriton të luajë në Francë 2016. Beteja e tyre e fundit do mbahet mend gjatë, jo vetëm se fshiu kujtesën e hidhur të minutave të fundit që na bëjnë gjëmën, por se që në minutat e para shikoje një ekip të qartë, që donte fitore dhe e arriti. Ata u sollën 90 minuta si futbollistë dhe ia dolën të bëhen futbollistë evropianë. Fati i Shqipërisë është i tillë, që ajo është një vend i vogël në Ballkan dhe me askënd nuk ia ka dalë dot sa herë është ndeshur si ballkanase. S’ia ka dalë dot me serbët, as në histori, as në futboll, s’ia ka dalë dot as me grekët, e me turqit. Sa herë që janë sjellë si perëndimorë të vërtetë në futboll, siç e dëshmuan në Armeni, ose sa herë kanë qenë në aleancë me Perëndimin në politikë, ia kanë dalë. Sa herë kemi prodhuar folklor dhe histori në vend të vlerave, kemi humbur. Djemtë e kombëtares ia dolën se prodhuan një standard të ri vlerash perëndimore në futbollin shqiptar. Ia dolën se janë futbollistë perëndimorë dhe kjo na bën fitues si shqiptarë.
Kjo fitore se FSHIN KURRE HUMBJEN ME SERBINE , kaq di te them !!!
aq di ,aq thua….
Plako, nese humbet nje beteje nuk do te thote se ke humbur luften! Ne humbem thjesht nje beteje, por fituam luften.
pse te mos e fshije?! Brazilianet humben 7:1, gjermanet humben po ashtu, futbolli I ka keto ngjarje. Pse futbolli duhet te ‘sillet’ ndryshe mes shqiptareve dhe serbeve ku gjithmone duhet te fitoje njera pale?!!! serbet fituan sepse shqiptaret u treguan euforike dhe donin fitore por serbet nuk u kualifikuan kurse shqiptaret po. Kjo tregon qe ekipi yne qendron me lart tani per tani dhe ky fakt e fshin plotesisht humbjen me serbet, e ben nul pa vlere. Nese do te ishim s’kualifikuar atehere po, ajo humbje do te desh kohe te shlyhej.
Mirepo u shlye menjeher pas Armenise. serbet humben ne fushen e tyre me Portugaline, u ngrefen edhe ata si ne dhe e hengren ne fushen e tyre dolen me 4 pike nga grupi. Keshtu eshte futbolli.
Për të fituar me serbet, në të gjitha fushat, duhet sjellur me R E C I P R O C I T E T, sy për sy dhe dhëmb për dhëmb.
Pelasgian, ZGJOHU !! Nuk rrojme me ne kohen e pellazgeve.
Keto eleminatore na dhane gezime dhe hidherime te medhaja, por tani une ne mendje kam vetem qe do shoh Shqiperine ne France me me te mirat e Europes. Te tjerat kan jashtezakonisht pak rendesi.
Po pra…sa pa lidhje! Kujt i hyn ne pune ndeshja me Serbine! rendesi ka qe u arrit rezultati qe duhej! Mos e mat sedren me djersen e te tjereve vella…Atdhedashuria tregohet me cfare ben ti per kete vend, jo me mundin dhe me djersen e te tjereve (ne kete rast futbollistet)
Num eshte per tu besuar qe kuqezinjt Fituan vete pa ndihmen e marrveshjes .
Gjithe bota eshte marreveshje. Ne momente te ndryshme ndodhesh ne ane te ndryshme te marreveshjes. Por kjo puna e marreveshjes se ndeshjes eshte tipike per teorite e konspiracionit ne ballkan.
Si gjithmone,perfekt!
Bravo Mero. Duket se ke shkruar me patosin dhe entuziamin e fitores historike. Por si gjithmone llogjika e ftohte ne trajtimin e ngjarjeve nuk te braktis.
Bravoooooooo!!!!!!!
para ca vitesh ishte nje reklame e Unieuro me shkrimtarin Tonino Guerra qe ne sfondin e muzikes triumfuese thoshte:”Xhaaaaani, non puoi morire dall’ottimismo, perché l’ottimismo volaaaa”.Xhani,s’mund te vdesesh nga optimizmi, se optimizmi fluturon…Reklama e kishte fjalen qe ne Unieuro ka edhe qumesht dallendysheje(per te blere),meqenese optimizmi fluturon(dmth te kishim ca qereste…).O Mero, ne jemi evropiane ti thua”si evropiane”, te shkreten qe sikur te kishim ca qereste optimizmi do na fluturonte edhe neve. Suksese Kombetares dhe trajnerit De Biasi(Xhaaaani, non puoi morire dall’ottimismo…), te na perfaqesojne ne dhe veten e tyre me dinjitet.Flm per sa arriten dhe film per sa do munden te arrijne.
Me ekipin e kombetares me shume u bene pazare politike se sa sportive !
Serbet moren ate qe u takonte me sjelljet e tyre vulgare.
Shqiptaret moren ate qe i takonte nder shekuj,nderin e neperkembur dhe Kosoven ne shkembim te shitjes se dy golave serbeve ne Tirane !
Bejne ..bammmmm
Po te perifrazoj nje personazh te famshem dote thosha se “dy gjera Jane te pakufijshme ne historine e afert shqiptare: Mizorite e Enverit dhe gomarlleqet e Saliut. Per ate te parin jam Pak me medyshje …. Po te marrim ne kosiderate teori si kjo qe paskemi shitur dy gola Serbise do filloj te besoje qe Saliu ka konkurente te forte ne sportin e tij te preferuar.
Bravo ben mire qe e thekson ate SI-ne,nga te paktat raste qe do jem dakord me Pelasgian,meqe ra fjala andej nga Fieri e Vlora,cbehet o mediat e leshit?U mbyt dynjaja..po ne krihemi me futbollin,pika qe sna bie popull koti!
evropianet e kti timit. te ishim evropiane ne ishim ne evrope tani jo duke u zvarritur si zorraxhinj duke u lutur
Duka ia doli ne armeni…Me serbet s cau dot se ishin per “hakmarje”,s kish Duke qe i ndalte…
Nejse suksese “Shqipeve” ,te shpresojme do luajne me dinjitet ne France,se “Skenderbeu” po i fiton te gjitha ndeshjet…
Harrojeni humbjen me Serbine sepse te gjith shqiptaret fituan.
Vazhdoni o keqdashes,vazhdoni me komentet tuaja,por Kombetarja jone do te shkoje ne Franse.Serbija juaj,qe ju dhimbka kaq shume,do na ndjeke nga ekrani e duke pertypur fara…
Harroni o te zinj se dhe me Serbine,humbem per difektin e momentit te fundit,sepse ju gezuam para kohe barazimit.
Sidoqofte jemi aq te mencur sa te kuptojme se humbasin dhe skuadra shume me te mira se ne,por nuk e diskriminojne keshtu kombetaren etyre.Humbi dhe Gjermania e madhe nga Irlanda,prandaj perse ju vjen cudi qe humbem nga Serbija?Futbolli ka tre rezultate,fitore barazim dhe humbje.sikur te kishte vetem fitore ai do te ishte nje sport i merzitshem,pa emocione…
Ne fund te fundit,vleresimi nuk eshte rezultati i nje ndeshjeje,eshte vleresimi ne fund.Dhe ne ja bejme me dore Serbise nga Franca…
Rendesi ka qe vajtem ne France,humbja me Serbin na dhembi por ne fund te fundit tre pike u morem edhe ata gjithashtu nejse suksese te metejshme kombetares
Interesant me ne shqiptaret or vellezer…Gjithe kohen e koherave kemi ne mes tene njerez ose me mire kafsh qe ne gjuhen e qoftelargut I thone spiun,qe hane buken tene dhe ngrene flamurne e armikut…Ptuuuuu jazek u qofte ketyre anonimeve qe bejne si struci fusin koken ne rere e ngrene bythen perpjet si putane pelasgiani e ca laro te tjere qe I kam pare shpesh ne kanlet e ujrave te zeza qe fshihen ne naten e zeze nga frika e diellit.Keta soje e sorollop nuk dalin dote ne driten e Diellit se u shohim dhembet e rene……Epo meqense ne u kualifikuam hajde o pelasgian me puthe ne prapanice qe te shkoshe ne ate bote I qete..Te fala Sateme…Spartacu
Mendimi im eshte se fillimisht duhet te pranosh qe me Futbollin e 5-oreshave (futbolliste e trajnere amatore) te Enver Hoxhes nuk kishe per ta pare kurre kete situate ne futbollin Shqiptare.
Ishte hapja e madhe qe studenten dhe ajo opozite e sotmja ja dhane ketij shteti ne ’90. Ishin ata qe pranuan dhenien e shtetesise Shqiptare te te gjitheve atyre shqiptare qe jetojne jashte kufije te shqiperise duke i sjelle jo vetem sportiste te nivelit maksimal fiziko teknik, por dhe sportiste qe nuk dine te shiten per 1000 – 2000 Euro. Askush te mos mendoj se ndrimete e rrezultatee ne minutat e fundit te cdo ndeshje futbolli, nuk kane asnje lidhje me bastet dhe kompanite e basteve qe terheqin fijet e te korruptuarve brenda dhe jashte ekipit Kombetar. Jane brezi i ri, siç e thashe dhe me pare qe nuk pranojne te shiten sepse kane patriotizmin te paren..dhe keta ne pjesen me te madhe vijne nga jashte territorit te Republikes se Shqiperise…
Urime dhe njehere Kombetares Shqiptare! Lart e me lart ngjyrat e Kombetares! Sukse ne France por dhe ne Eleminatoret e Boterrorit pse jo!
O mero mos u bej idiot ,,ndeshja ne armeni u la nga vendasit,,kushedi sa ka paguar duka,,tre pike ti dha Serbia tre pike Armenia,sot do ishe me 6 pike minus,,kualifikim pa merite….
Historine e shkruan Fitimtari,dhe jo”Flamurtari”…..
lexo o Mero cfare ke shkruar para dy ditesh more aman sa shpejt harron bre burre
Sa para u kushtoi mjeranëve që rojnë me 60 mijë lekë (të vjetra), “ndihmë” shtetërore, kjo ndeshje…???!!!
“SI Europiane” kUkEsI? Pse bashkpunimi me kompanite e basteve na ben Europiane? Apo “nuk pranohen baste per serbine per arsye patriotike”? Popullit I hoqen breket ndersa vete fituan me dhjetra miljona euro!
Mero!sakte,te lumte!
Duhet te jemi shume te lumtur per fitoren e arritur ne Armeni.
Kjo nuk do te thote se duhet te kalojme ne delir kombetar.
Tek e fundit, vetem nje gare sportive eshte. Edhe sikur te
behemi kampione te Europes qe sigurisht do te rriste krenarine
kombetare, nje popull i qyteteruar nuk kalon ne eufori te tepruar.
Zakonisht popujt e pazhvilluar, ushqehen me tifozllek, mitingje
dhe propagande, qe do te thote me endrra dhe me… lugen bosh.
Si europiane…… me te shtyeme e me 700 dreqen e pare nen dore. Megjithate, heret a vone u donte nji perfaqesim ne kampionatin evropian.
Z.Mero-analize te drejt.Shqiperi-Serbi ishte e ngarkuar politikisht,saqe nje guralec adoleshenti-psikopat u be gati fitil dinamiti,gati per te nderprer marrdhenjet dipllomatike,ku ambasadori jon gati u be NONGRATA,dhe nje tjeter guralec skuadra serbe do te terhiqej nga loja.Serbet jane ata qe jane-luftenxites,sherrexhinj,etj duke filluar qe nga presidenti e deri te huligani ekstremist,ku nje perplasje e vogel ne fushe nqs do ishin humbes,kish mundesi qe te shperthente lufta nga vet ata,per te bere ate qe ben ne Beograd dhe perseri fain do e merrnim ne.Disa mjeran te PD-se dhe BLUSHI ja hodhen fain Rames,qe nxori ne plan te pare kulturen qytetare Shqiptare e policin e shtetit.Kta idjot duan te perfitojne politikisht,par futbollistet dhe Rama ua futen koken te PRAPANICA.Tashme duhet te shikojme perpara qe nga EUROPIANI te mos kthehemi pa pike,kjo eshte çeshtja qe duhet propaganduar..!
ky eshte nje koment i censuruar ne gazeten TEMA (ndoshta aksidentalisht) kur u mundem nga Serbia .
”””””””””
Besoj se personi me i lumtur ne Shqiperi qe u mundem nga Serbia e ke emrin
Dasara..kjo krijese serbe-boshnjake-viqidolse..e cila ishte e vetmja shqipfolese qe u be me serbet ne incidentin e beogradit
Me thene te drejten dhe ju gazetaret ne krye NIPIN E HYSNI KAPOS ( A Bushati) dhe NIPI ESAT PASHE TOPTANIT ( b fejziu) KENI BERE te keqen me te madhe te mundeshme sidomos ne Beograd.
PSE NUK PREKU MERO 2 GJERA ME KRYESORE:
”””””””””””””””’
1
-ne kuadrin e prishjes me themel te shtetit shqiptar nga saliserbi..u shkaterrun
KLASAT SPORTIVE DHE MIJRA SHESHE DHE PALESTRA “TE DIKTATORIT”
KUJTONI KLASAT SPORTIVE E DERI TE SHKENDIJA
ISHIN 100% SHQIPTARE..
KURSE SOT ISHTE NJE KOMBETARE EMIGRANTESH TE DYFISHTE
PRA DERI NE PALCE I KA PRISHUR SALISERBI CDO GJE SHQIPTARE..
KUJTONI FITOREN ME BELGJIKEN,BARAZIMI ME AJAKSIN,ME GJERMANINE..ELEMINIMI I PARTIZANI BEOGRADIT…..ISHIN 100 % MADE IN ALBANIA
””””””””””””””””””””””’
2
jo te gjithe shqiptaret besoj se jane merzitur pasi rrenjet serbe jane futur deri te ish presidenti apo ish kryministeri…qe raportonte serboshnjakut fazllic per sigurine kombetare ne 2007
sepse Fazlliçi është tanimë personazh i historisë sonë
Në fillim doli Berisha e tha se Damir Fazlliçin e kam mik timin; ai ka folur shpesh për miq të mëdhenj të Shqipërisë (të gjithë ata të huaj që i kanë ardhur sipas midesë apo e kanë mbrojtur), por nuk ka folur kurrë për miq personalë; Fazlliçi është miku i parë dhe i vetëm. Ka ndonjë gjë që s’shkon? Jo, ai mund të ketë mik kë të dojë, por mirë do ishte t’na shpjegonte se ç’lloj miku e ka. Po se mos vetëm ai e ka mik. Ai është miku më i madh i kësaj qeverie, dhe i njerëzve të saj.
Askush nuk të lë të hedhësh dyshime mbi të, e të gjithë janë në garë kush e kush ta takojë më parë. Frangaj ka thënë se kur vjen në Tiranë, Fazlliçi është në besë të tij; Berisha u rishfaq më pas, e “kërcënoi”, se do t’na e sillte në parlament Fazlliçin. Më tej ai është parë në shoqërinë e shumë ministrave e funksionarëve shtetërorë, si Lul Basha, Sokol Olldashi, Gjergj Bojaxhi, etj. Dje është parë në shoqërinë e Ben Imamit. Ç’bëhet kështu? Të gjithë në dashuri me Damir Fazlliçin? Jam bërë kureshtar; do doja ta takoja dhe unë. Ai është tanimë personazh i historisë sonë. Beqir Metës do t’i duhet të shkruajë për të.
e fundit
si nuk e the nje fjale inkurajuese zoti mero.
te djelen eshte nje shans tjeter….nje fitore atje do ta zbehe humbjen me serbine…
forca shqiperia
DONT GIVE UP THE SHIP FLAG….
DONT GIVE UP ALBANIA
Bravo “komuna”kjo eshte e verteta.
kush jane me te gezuarit ne ditet e sotme per kualifikimin e shqiperise ne europjan.??
jane ata shqiptare qe jan sot 70,80 apo 90 vjecare
brezi jone ka mbi gjysem shekulli qe e presim kete dite
duke qene se jam ne moshen e trete dhe i kemi muajt e numerura..pra jemi ne vitet e fundit te jetes,i kam lene dy amenete njerezve te mij:
i pari amanet:
nuk do me trese dheu ne varr derisa sa shqiperia te kualifikohet ne europjan ose boteror
i dyti amanet:
nuk do me trese dheu ne varr derisa sa te futet ne burg frankeshtein monster sali serberisha.
uroj qe pas amanetit te dyte qe jemi akoma gjalle,te shikojme dhe berishen qeros prapa hekurave….amin
kur krimineli gjakatar i 21 janarit 2011 te jete pas hekurave..atehere jemi plotesisht europjane
Po pse nuk dijme te festojme si Eurpiane?
Shpresoj te jesh bere tifoz sado pak i sportit z.Mero me keto shkime te bukra qe ke bere.
Shpresoj te jesh bere tifoz sado pak i sportit z.Mero me keto shkime te bukra qe ke bere.
Uahahahahha ca populli fantastik qe jemi!!! Po mos ishim kualifikuar do kishim share me liber shtepie ke te na dukej shkaktari i humbjes! Tani qe fituam themi: “Po jo, se shiko…ndeshja eshte shitur, se shiko…eshte politike se kupton ti…ashtu eshte nje muhabet per Ballkanin…!” E pse duhet te jete kaq domethenese e gjitha kjo?! Pse duhet te perfshihen kaq shume ndjenja patriotizmi, urrejtje per fqinjet, ndjenja superioriteti etj etj… Eshte thjesht kenaqesia e nje kualifikimi historik per sportin shqiptar! Nje hap perpara drejt sukseseve te reja! Nje dite e bukur dhe emocionuese!!! Pa shume aliazhe ndjenjash…Thjesht kaq…” Nje dite e gezuar dhe emocionuese…” Dhe jeta do vazhdoje po njelloj! ?
Si evropiane ?!
Kaluar evropianeve !
Ju kerkuam statusin,na rradhitet nje sere kushtet pa fund !!!
Ju kerkuam statusin e azilantit ekonomik,e quajtet te pamundur !!!
Po tani,nuk ka nevoj per status te shkruar nga ju,jemi te barabarte.
Do blini lojtare,pa status,pa plotesuar kushtet e pranimit!
Sa te veshtire jni ju evropianet,vetem kete “semundje” nuk e deshirojme ne shqiptaret.
undefined