DE–të që i duhen Lulzim Bashës !

14 Tetor 2015, 16:52Blog TEMA

Nga Endisa Hoti

Ardhja e Bashes ne krye te PD u pa sa entuziaste , po aq edhe skeptike nga e gjithe baza e saj, pavaresisht se anetaresia votoi ne rresht pro tij per aresye te frymes qe krijoi mbeshtetesi dhe lideri historik i PD, zoti Sali Berisha.

Kjo mbeshtetje u artikulua hapur nga rivali i tij ne gare, i ndjeri Sokol Olldashi.

Veshtiresite ne menaxhimin e partise diheshin tashme sepse PD vinte nga nje humbje e thelle prej zgjedhjeve qendrore te qershorit 2013. Kjo humbje krijoi percarje, ndasi, grupe, hedhje faji etj etj, kosto qe Basha i tejkaloi me ca analiza i thencin ne deget ne rrethe. Dalengadale krijoi ca minigrupe tek te cilat filloi te kete besim se do benin nje performance me te mire, me disa koordinatore e udhezime alla Basha. Udhezimet kishin brenda perjashtimet me te cilat synonte te neutralizonte figurat sipas tij te konsumuara sikur vete nuk ishte i tille.Po si qendronte e verteta ?

Kete e kupton cilido qe sadopak ka bere jete partie ne nje organizate apo ne nje seksion. Basha synoi te krijoje rrethin e vet ku askush te mos kishte mundesi te ngrinte koken e zerin, klanin anti Basha. Te qenit jashte parlamentit eshte nje tjeter handikap i Bashes , pervec cjerrjes se zerit. Madje kauza me e fuqishme e PD ajo e dekriminalizimit ne parlament u artikulua nga te tjere, jo aq fuqishem sa cdo ti kishte hije kryetarit te opozites. Dekriminalizimi gjeti mbeshtetje te gjere edhe nga nderkombetaret pasi si kurre me pare ky parlament mban vulen e shemtuar te personave me precedente kriminale e trafikante te skeduar. Gjithesesi dekriminalizimi nuk i mjafton Bashes per te forcuar opoziten, per te bere PD nje force politike me alternative bindese per qytetaret qe gjenden ne udhekryq. Kauze tjeter e forte, po aq e fuqishme qe i duhet te ndermarre Basha eshte despiunizimi. Nje komb qe harron nuk meriton te kete te ardhme. Bemat e sistemit kane lene gjurme ne shume e shume familje shqiptare.

Ne disa dege ne rrethe drejtojne PD-ne ish spiune, ish-sigurimsa qe kane bere te 100-at per te arrestuar, burgosur, internuar nje shtrese te tere vetem se kishin perberje te ndryshme politike nga ajo e rregjimit te Hoxhes.

Despiunizimi eshte urgjent per PD-ne po aq sa dekriminalizimi. Nese Basha nuk arrin te largoje nga drejtimiiI degeve te PD-se ish spiunet, ish sigurimsat, PD do te jete pa frymemarrje, do funskionoje si celula sigurimi, do mbaje rreth vehtes njerez te verdhe qe rrijne vec hijeve ne skuta per te pergjuar. PD eshte fryme zoti Basha! PD do njerez qe e duan, jo ato qe erdhen per ta rrenuar.

Despiunizimi le te jete kauza juaj e rradhes qe te lirohen mushkerite e PD-se e te thithe ajrin e paster per t’u ringritur.

2 komente në “DE–të që i duhen Lulzim Bashës !”

  1. berati says:

    PD eshte ende nje bande boshibozukesh . Mentaliteti i njjte , stili i drejtimit i njejte dhe drejtuesi eshte ende Saliu me emer tjeter . Vetem se nje gje eshte e rendesishme per ta ( pedeistet) te sigurojne vetem vazhdimesine e statuquse dmth terhiq e mos keput sa me gjate te jete e mundur. Fatkeqesi per vendin eshte se ne zullume jane perfshire shume pushtetar dhe pikerisht kjo e ben me te veshtire procesin por jo te pamundur . Une shpresoi ende shume ne aftesine dhe deshiren e Edi Rames per te hedhur bazat e nje shteti modern . Per kete duhet te pagujne me koka shume politikane anadollak qe per te fshehur krimet e veta u duhet te bejne gjithshka te mundur per te ruajtur te paprekur sundimin e tyre politik dhe ekonomik nepermjet edhe te paprekshmerise se sistemit t te kalbur gjyqesor. A do ti arrije Edi Rama synimet e ndertimit te shtetit te se drejtes ? Le te shpresojme dhe te kontribuojme.

  2. TJ says:

    Pashe ,ish kryeministrin Meksi per keshtjellen e Lezhes. Ne kohen e Enverit u restaurua! Mire keq por u mire mbajt! Ne kohen e PD dhe Meksit KM dhe restaurues u vodh u hoqen guret dhe c’do gje qe ishte e lehte per tu marre! Tani Meksi ish dhe restaurues thote qe nuk eshte bere pune e mire resturuese! Me mire se shkaterimi juaj Meksi ,eshte! Ju dhe PD dhe Berisha jeni shkaterues te c’do gjeje ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje