Të mbrojmë demokracinë në Gjermani, tani!

14 Tetor 2015, 13:04Blog TEMA

Nga Richard Fuchs

Fotografia e një litari shpërndahet me mijëra herë në mediet sociale. Në mënyrë simbolike mbështetësit në Dresden të Lëvizjes Pegida, me qëndrim armiqësor ndaj fesë islame, varin në të politikën ndaj refugjatëve të kancelares Angela Merkel dhe të qeverisë së saj. Kjo është një politikë simbolike mesjetare, e cila shoqërohet po nga një retorikë mesjetare trazirash. Ai që është i pranishëm nga fillimi në fund në një demonstratë të Pegidas, për atë tabloja plotësohet. Dhe nuk është tablo e bukur.

Gjuha brutale e litarit i shokon shumë vetë. Kjo në një kohë kur skeleti i drurit i ndërtuar vetë, po ta shohësh më nga afër është vetëm një gur në një strategji të madhe mediatike të një lëvizjeje të vogël. Marketing viral ngjyrë kafe (neonazist) e quajnë ekspertët e komunikimit këtë – dhe për fat të keq është marketing i cilësisë më të mirë. Por ia vlen që të shohësh jo vetëm fotografitë, por të dëgjosh edhe gjuhën dhe kërkesat e gjoja “qytetarëve të shqetësuar.” Sepse këtu fillon kapërcimi i vijës së kuqe të nxitjes së popullit.

Gjuhë demaskuese

Në podiumin e Pegidas dëgjon të flitet për “kampin e xhunglës”, kur flitet për kampet e refugjatëve. Flitet për vërshimin e invadorëve, kur bëhet fjalë për vargjet e refugjatëve. Dhe Bundestagu dhe Berlini quhen njëzëri “diktatorët e Berlinit”. Asnjë krahasim me kafshët nuk kursehet: refugjatët e luftës civile janë “kope” ose “bagëti”.

Nuk mund të mos e dëgjosh thirrjen për t’i ngulur sëpatën në shtyllën kurrizore demokracisë. Bëhet thirrje për “mosbindje”. Shteti gjerman, sipas organizatorëve, në fund të fundit nuk kujdeset për mbrojtjen e popullatës vendase, është mesazhi.

Hapur udhëheqësit e Pegidas u bëjnë thirrje punonjësve të policisë që të mos i binden në shërbim Republikës Federale të Gjermanisë. Hapur kërkojnë ata nga fqinjët e strehimeve të refugjatëve që “pastrojnë” territorin para këtyre shtëpive. Dhe klika drejtuese e Pegidas u bën thirrje demonstruesve të Dresdenit që të mbrohen edhe në jetën e përditshme kundër sistemit Republikë Federale e Gjermanisë. Çdo ditë pak më shumë: në vendin e punës, tek shokët dhe në rrugë. Dhe ajo që e tund nga vendi dëgjuesin është thirrja e shurdhët “bashkohuni me ne”, e cila del njëzëri nga 9000 fyte.

Pasues të demokracisë

Pa dyshim: këtu bëhet thirrje pa doreza për përmbysje. Pegida dëshiron një Gjermani tjetër. Një Gjermani që përçmon demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe që preferon të ecë në një hap me turmat me çizme. Të ashtuquajturit “qytetarë të shqetësuar” të Pegidas janë profesionistë të mediave. Dhe si të tillë edhe duhen trajtuar. Në rrugët e Dresdenit sërish po luhet loja e kurbanit: këtë herë fajin për të gjitha e kanë refugjatët, 80 vjet më parë e kishin hebrenjtë.

Është e vështirë të përfytyrosh se çfarë do të bëhej sikur të kthehej në realitet tabloja që pikturojnë mbështetësit e Pegidas në pjesën historike të Dresdenit. “Ne jemi e ardhmja”, bërtet një grup i vogël, i cili është bashkuar në një simbiozë famëkeqe, nga urrejtja ndaj të huajve, përçmimi ndaj demokracisë dhe qejfi për përmbysje. Fotografitë e tyre shpërndahen me shpejtësi në rrjet, duke “u pëlqyer” nga mijëra vetë. Ka ardhur koha që profesionistëve neonazistë të mediave t’u tregohet vendi dhe që të gjitha kanalet në dispozicion të mbushen me mesazhe të tjera. Si për shembull me mesazhin e shpërndarë 82 milionë herë: “Jo, falemnderit Pegida!”. Demokracinë nuk duhet ta lëmë vetëm tani.

9 komente në “Të mbrojmë demokracinë në Gjermani, tani!”

  1. Efendem arnaut says:

    I kam ditur Gjermanet si te mencur por paskan qene koqe fare. Edhe Shqiptari me I trashe Tani e ka kuptuar se Kush eshte shkaketari I vertete I kesaj katastrofe.

    1. Kico1 says:

      Hajde njehere ne Gjermani, shiko njehere cfare bejne “refugjatet e luftes” si marrin cdo gje falas nga Sozialhilfe (celulare, rroba, shtepira, ushqim te marre nga furrat e bukeve rreth e rrotull; ABSOLUTISHT FALAS), e pas nja 10 vjetesh akoma sdijne 1 fjale gjermanisht, krijojne getot e tyre me rregullat e tyre, me POLICINE e tyre (Policia e Sheriatit, Wuppertal) e me ne fund qershia mbi torte cojne femijet e tyre te behen xhihadiste ne Siri sepse bota perendimore eshte shume “haram”!!! Ata jo me litar po duhet te dilnin me flakehedhese apo ndonje tank!!! Vetem shko e shifi njehere vete ne Kryeqytetin e GJERMANEVE kermat bejne geto sikur me qene ne Afganistan!

      1. NN94 says:

        KIco1 po 4 milione turqit qe emigruan aty para 30 vitesh per te mbushur boshllekun e lene nga humbjet e dy lufterave a jane te integruar ne shoqerine gjermane? A jane keta gjermanet e rinj te ardhur nga Turqia, Polonia, Tunizia a nga ku di une problemi i madh i gjermanise se sotme? Po sikur ne Kosove te mos nderhynin vendet e NATO-s dhe Milloshevici t’a arrinte qellimin e spastrimit etnik a do pranoje t’i mbaje ne Shqiperi 1 milion refugjatet e luftes nga krahina muslimane e ish Jugusllavise? A ia vlen te behen kurban 800 mije refugjatet siriane per hir te urrejtjes se disave per rreziqet qe mund t’ju sjelli nje fe? A nuk ndodhi e njeta gje me cifutet ne luften e dyte boterore ku ata u fajesuan per te gjitha te keqijat e kesaj bote? Ku pret qe te te coje kjo kryqezate e shekullit 21? Ke ndonje pergjigje per keto, po apo jo?

        1. Kico1 says:

          1. Shumica derrmuese e turqve ketu jane asimiluar 0%! 0 me xhufke! E ata pak rini qe jane asimiluar ata kercenohen nga prinderit me vdekje! Normale te ngjan ty kjo? Kushdo qe vjen ne Gjermani integrohet vetem “refugjatet” ska derman njeri tu gjeje zgjidhje!
          2.Tek kjo pjesa e NATO dole pak jashte teme po po te kthej pergjigje: Kosovaret jane shqiptare te lindur e qe flasin shqip e ruajne tradita shqiptare e ske si ti krahasosh me anadollaket a sirianet a bangladeshet a ku ta dij une! Ata qe erdhen ne Shqiperi ne rregull ishin sepse erdhen ne memedhe! Dhe hiqe ate krahina myslimane e Jugosllavise se e dime sa e rruajme ne shqiptaret per fe vetem nja ca minorikare ke qe derdellijne!
          3. A ia vlen te behen kurban 800 mije siriane? Pse more vetem ne Siri behet lufte? Po ne Ukraine ia vlen te behen kurban tere ata ukrainas e ruse? (E jane me shume se 800 mije) Po per ata kurdet cme thua? Skane gra e femije ata? E prape dalin e i luftojne kermat xhihadiste heroikisht! Ku eshte ndihma per ata? E sa e sa raste te tjera. Dua te dal ketu: nuk zgjidh gje duke marre emigrante ne Gjermani, po deshe zgjidhje ik e rregullo Sirine e keshtu bien rehat te gjithe!
          4. Cifutet jane nje teme aq e gjate saqe skam nerva me e komentuar por long story short: nga njerez pa truall qe ishin ua dhuroi Amerika token ne ’47 ne truall palestinez prandaj skrahasohen as cifutet.
          5. Seshte as kryqezate e as xhihad eshte thjesht ideja ime po mire do ishte te kishte nje kryqezate kunder ISIS! E ashtu rregullohej problemi i refugjateve!

      2. Dritëroi says:

        Ere qirie Kiço#1, çdo në Gjermani ti o peder i Janullës?

        Hajt sikter n’fe të satëme, ktheu në Greqi tek Agimi i Artë, o bujkrobi minorikari i Vurgut!

        Mos i ndyj as rrugët e Gjermanisë, as ato të Shqipërisë me kudërbimin tënd të qelbur si shurrë evgjiti!

        Gjidi sojsëz!

        1. Kico1 says:

          More palaco as me janullen e as me askend sjam more rrote k… islamik!! Fakti eshte fakt qe “refugjatet e luftes” i bejne te gjitha keto. Ti si rrot k… qe je e si nje cope injoranti mendon se duke kritikuar nje gje qe ben gabim nje shtet te ben automatikisht bithekir janulle. Per ate pune ke ate bithekirin tgfs gjeje diku tjeter…

          1. Dritëroi says:

            Ku jeton ti more Kiço1-shi, gjidisojzësi? Në Gjermani?

            Po ti ç’do aty more klluf e edepsëz, pse nuk ndënje në gropën tënde ku kishe lindur?

            Mos të duket vetja inteligjent dhe i integruar ti more bajgë emigrante?

            Dukesh sa i integruar je more gjakshprishur përderisa je bërë tellall i neonazistëve dhe i antiemigrantëve ti, një emigrant i qelbur, rreshtohesh vetë kundër fatkeqëve që i kanë ikur vdekjes, mjerimit e katastrofës.

            Dhe këtë , more zarbo, e bën jo vetëm sepse kështu të ka stisur perëndia, me shpirtin katran të zi, por edhe sepse në thelb, je një islamofobist, një taleban fondamentalist ortodoks me urrejtje raciste, siç të ka mësuar kisha jote kriminale ortodokse greke, që sot në Shqipëri përfaqsohet nga Janulla dhe plehrat e tjera që kanë uzurpuar Kishën Autoqefale Shqiptare.

            Ti more Kiço1-shi-koqeja, je dy herë emigrant.

            Një herë në Shqipëri si grek minoritar që ke ngrënë bukën e shqiptarit dhe ke bërë davanë e grekut dhe së dyti, si emigrant në Gjermaninë katolike dhe evangjeliste.

            Dhe, megjithatë, s’të ka zënë as babëzia dhe as shpirtligësia vënd por hapesh bythësh nëpër bllogje kundër emigrantëve myslimanë.

            1. Kico1 says:

              Aha e kuptova je nga ata islamiket! Po mire more gomar te vjen mire ty kur pellasin kermat e OMONIAS per me shume te drejta? (Edhe pse kane tere ato te drejta e si ngacmon kush??) Te pelqen ty kur fut hundet grrku te ndertoje kisha e budallalliqe me pretekstin se “duhet kishe greke per orrodokset”? Po atehere kur jane prifterinje grrk te pelqen qe japin meshe ne grrqisht? Njelloj sic nuk te pelqen ty as gjermanit si pelqen ajo gje; madje madje gjermanet te bejne kete ose integrohu ose grrisu. E sa per ndjenine tende keto i shof dite per dite ne Berlin!! Vetem xhamira, gra me ferexhe, mjekerroshe te palare etj. Ty mbase te pelqen kjo pamje ama njerezve ne Gjermani u ka ardhur ne maje te hundes!!!

    2. NN94 says:

      Kush e kupton kete koment qe ke bere ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje