Pse regjimi komunist i hodhi te këmbët e rinisë hoxhën, priftin, dervishin e fshatit?

13 Tetor 2015, 10:37Blog TEMA

(Nga misteret e historisë shqiptare që historianët nuk kanë ditur t’i shpjegojnë)

Nga Artan Fuga

Në vitet 1966 – 1968, në Shqipëri u ndërmor ajo që quhet lufta kundër fesë, klerit, besimeve fetare dhe institucioneve fetare. Gjithçka u mbyll, kishat dhe xhamitë u shkatërruan, veprat e artit brenda tyre u lyen me gëlqere, u suvatuan, ose u bënë viktima të kazmave dhe sqepareve. Klerikët në burgje ose në punë të detyruar. Asnjë besim nuk mund të manifestohej se përndryshe shkoje te 7 penxheret.

Kjo dihet, por ajo që nuk dihet është se përse rregjimi këtë vepër shkatërruese ja besoi rinisë, grupeve masive rinore që me hov, gëzim, energji, entuziazëm, me idenë se po çliroheshin nga e keqja, u vunë kazmën gjithçkaje.

Pyetja mbetet : megjithë ateizmin ideologjik, përse rregjimi do të interesohej ta fshinte krejtësisht fenë, kur moralin fetar mund ta përdorte duke e instrumentalizuar për të justifikuar pushtetin e vet totalitar?

Ka shumë arsye se përse ndodhi kjo e fundit. Por, mendoj se nuk mund të shkëputet nga gjendja ndërkombêtare dhe ngjarje të asaj kohe në vende të ndryshme.

E para, në Kinë revolucioni kulturor hodhi rininë në rrugë dhe bulevarde duke e orientuar në një rrugë të gabuar për tê shkatërruar të gjitha vlerat e traditês, familjen, shkollën, profesorët, mendimin tradicional kinez. U përdor rinia ku klanet kineze në pushtet lanë hesapet midis tyre me duart e rinisë, energjinë e saj që derdhet gjithmonë edhe kur e gabojnë duke e ngritur gjoja kundër autoriteteve.

E dyta, lëvizjet studentore në 1968 në Perëndim ku rinia deshte vërtet liberalizim dhe e mori atë. Por, jehona e kësaj lëvizjeje kishte ardhur në Shqipëri. rregimi kishte frikë se për një herë në histori rinia shqiptare do të shtronte pyetjen : Por, kur moshatarët në Perëndim rivendikojnë të drejta, ne përse jo?

Rregjimi ndjeu se masa energjitike e rinisë shqiptare po lëvizte, po ziente gjaku dhe forca e saj. Duhej bërë një “kokë turku”, duhej drejtuar ky mllef dhe energji e bllokuar jo atje ku duhej, për reforma politike, ekonomike, kulturore, por gjetiu.

Rinisë në cdo çast të rezikshëm i duhet hedhur një objektiv ku ajo të drejtojë energjitë e veta, përndryshe është rrezik. E trajtonin si një kafshë gjigande të uritur të cilës i duhet hedhur te këmbët një prehë, një gjah për ta shqyer, për ta gëlltitur, që ajo të harrohet me të, ta shqyejë, ta coptojë kadavrën e kalbur dhe coftinë, që të mos shpërthejë hekurat.

Dhe koka e turkut u gjet : hoxha, prifti, dervishi i fshatit. A nuk ishin këta autoritete morale, a nuk i bezdisnin ndonjëherë duke u bërë moralizime konservatore të rinjve, a nuk kish edhe vese???

A nuk ishte forca e tyre një pushtet.

Rinia u drejtua majë majave të minareve dhe këmbanoreve për t’i shkatërruar, që të luftonte me një pushtet fiktiv dhe jo kundër autokracisë politike të rregjimit politik.

Nuk e kuptonte se duke projektuar energjinë shkatërruese te ato institucione, te ata klerikë që jo rrallë nuk ishin në lartësinë e detyrês të tyre, rinia me entuziazëm po shkulte shtyllat e lirisë të shpirtit, e lirive politike për të besuar ose jo.

Energjia vetëshkatërruese ishte një vetëvrasjeje e gëzuar kolektive, shprehur me gjithçka që mosha rinore ka…, dhe së cilës askush nuk mund t’i dilte asokohe përpara.

9 komente në “Pse regjimi komunist i hodhi te këmbët e rinisë hoxhën, priftin, dervishin e fshatit?”

  1. Moisi Golemi says:

    Shume mire bene qe i shkaterruan. Me mire ateiste, sesa turko-arabe si kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonise. Shikoni ndryshimin midis shqiptareve brenda kufinjve, te spastruar prej fese nga Enveri. Dhe shqipove te Kosoves e Maqedonise, qe nuk hane as mish derri dhe Skenderbeun e Nene Terezen i quajne Qafira. Shajne Rilindasit, lavderojne Turqine dhe kane pjelle mjekerrosha qe kane vershuar ne ISIS. Pas shume kohesh, ky ateizem i komanduar nga Enveri, do quhet vlere e madhe nderkombetare. Por tani, eshte akoma koha te ndjekim moden, e te shajme ateizmin, qe t’i bejme qejfin mjekerroshave arabe apo pedofilave me veladon. Se ashtu e do momenti

    1. marion says:

      O ish kandidati i PPSH-se,Artan Fuga!
      Jo me kot desidenti i madh rus JEVTUSHENKO ka thene ne Tirane se NUK KA ANTIKOMUNISTE ME TE RREZIKSHEM SE ….ISH KOMUNISTET!!!
      Edhe ti,o DAMLLAMADH je bere si Sali Berisha,Fatosa Nano,Edi Rama etj,qe doni te ndreqni imazhin tuaj te dikurshem duke share SOCIALIZMIN,qe me DJALLEZI e quani KOMUNIZEM!!!
      Ke harruar apo je mashtrues kur thua se ne 1968 rinia u ngrit per te drejtat e veta,por nuk e tregon te verteten se ne mes te PARISIT RINIA PROTESTOI ME FLAMURIN SHQIPTAR DHE FOTOGRAFINE E ENVER HOXHES!!!
      Kundershtoje kete te vertete,o mashtrues ordiner dhe jep faktet e tua!!!
      Sa per perdorimin e rinise per ZHDUKJEN E FESE,kjo nuk eshte ndonje e re qe e zbulove ti!
      RINIA ka qene gjithmone per te RENE,REVOLUCIONAREN,MODERNEN,por edhe duhet te udhehiqet nga parime dhe objektiva reale!!!
      Rinia shqiptare para se te ZHDUKTE FENE,ndertonte vendin me AKSIONE VULLNETARE ne hekurudha,taraca,pemtore etj!
      RINIA nuk merrej me DROGE,nuk e njihte PROSTITUCIONIN dhe nuk e kishte vdegjuar asnjehere fjalen e tmerrshme “STRES”,qe sot po HA MILIONA JETE NJEREZISH!!!
      RINIA SOCIALISTE nuk e njihte GJAKMARRJEN,analfabetizmin,lypjen,papunesine etj,ndersa sot RINIA ESHTE VENE NE RRESHT per te trteguar se kush eshte me i DEGJENERUAR,KUSH DEL ME SHUME LAKURIQ,kush i ka bythet me te bukura e me te medha,kush ka gjosin me te madh,kush e nxjerr “ZOGUN” me shume etj!!!
      RINIA SOCIALISTE atehere i shpenzonte energjite e saj ne SHKOLLE,NE AKSIONE,NE SPORTE,NE KULTURE E ARTE,NE STERVITJE PER MBROJTJEN E ATDHEUT etj,ndersa sot….A ME THUA DOT SE KU I SHPENZON RINIA ENERGJITE E SAJ???
      Harrove qe edhe PERENDIMI e shfrytezoi RININE per te RREZUAR SOCIALIZMIN???
      Harrove qe Sali Berisha mbushgte sheshet ne mitingjet politike kriminale me NXENES E STUDENTE per te deklamuar URREJTJEN E TIJ dhe PERCARJEN E POPULLIT????
      Ik,o FUGA se ke RRJEDHUR nga trute!!!
      Je bere LOLO i kapitalit dhe mashtrues i RINISE se sotme!!!

  2. alban says:

    Moisi i ke rene pikes!!!!!!! FEJA E SHQIPTARIT …..SHQIPTARIA.
    Pershedetje
    usa.

  3. Scandal says:

    3-e religjionet jane manipulatoret me te keqinje qe e manipulojn Shqiptarin asnjera nuk eshte pro kombit Shqiptare,mire ja beri Enveri bravo

  4. .................. says:

    .

  5. Konsulenti i Artanit says:

    Ne konfidence Artanit..
    Ke shenja te harreses..po te le kujtesa o ditezi.
    Shko bej ndonje nuske tek hoxha per te te sjelle trurin ne vend.
    Le qe ne kete moshe asnje hoxhe nuk te ben derman…

  6. Kolonja says:

    Profesor Fuga ka te drejte kur thote se rinia u ngjit majave te minareve,kambanave …….po harroi te thote se ajo rini u ngjit edhe kodrave per t’i kthyer ne taraca si ksamili e Lukova. Harroi te thote se rinia u var me litar e dhkerrmoqen shkembin per ndertim rrugesh , me tokmak prej druri rrahu trasene ku u shtrine shinat e kaloi treni. Nuk eshte e vertet se te gjitha kishat e xhamite u rrafshuan e veprat e artit u lyen me boje ,,.. per kete ka shume kulte fetare qe u ruajten si jo me mire dhe u grabiten keto 25 vjet demokraci ku ministria e kultures e Sali Berishes nuk i “mbrojti” dot se nuk kishte leke per roje. Roje nuk kishte as n kohen e komunisteve. Ma do mendja se profesorit i kujtohet se njerezit edhe te moshuar nuk po shkonin me ne kisha e xhamia,pa le rinia qe jo e jo…. Kishat e xhamiat i prishen ata qe sot profesor Fuga u ben temena….. Zoti profesor! C’fare rroli po luan feja sot ? A po i degjon njeri predikimet e fetareve ,predikime qe degjohen c’do vit e te njejtat fjalime? Cilet prifterinje te besoah ata pedofilet,apo ata qe kryejne mardhenie me murgeshat…Cilet hoxhallar te besosh ,ata qe bejne thirrje per t’u martuar me motren e kushurirat e para? Ke te besosh ata mjekerr cjepet qe dalin atje prapa hekurave e qe cojne njerez per ti vrare ne emer te allahut? Zoti eshte per paqe apo per lufte? A mund t’na sqrosh zoti profesor? Keta tipa jo vetem qe duan denuar,po te ishte mundesia t’i varje prej k…sh. Ndaj i nderuar profesor mos e nxini kot ate periudhe,ku edhe Ju ashtu si une ,kini hequr sikur nje tulle nga ato objekte fetare qe u prishen e nuk kishin asnje vlere kulturore apo historike.

  7. Gostivari says:

    Muslimanet e shqiperise zoti i bekofte kane qene burra e te beses dhe me zakone tipike shqiptare por kam frige se tash po hyn ajo fryma kosovare dhe maqedone psh kosovaret e sidomos maqedont vec halli i madhe i ban methane jena shqiptare zemra e tyre eshte turqia pushtuesi 500 vjecare ma injorant i te gjitha kohrave qe na shkaterroi fe e atedhe rrofshin shqiptaret e vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje