Katërmbëdhjetë vite më parë nisi udhëtimi im për në universitet. Në një ditë vjeshte si kjo, , me një çantë si ato të futbollistëve hedhur krahaqafë, me erën e tetorit që krihte gjethet e pemëve dhe i largonte lotin nënës sime që më përqafonte. Babai më dha lekët e javës dhe bekimin që do t’i investoja me mençuri ditët e mia studentore. Lashë qytetin tim të vogël me ëndrrën e madhe për të marrë një diplomë të së lartës dhe për t’u bërë dikushi.
Këtë vjeshtë të gjitha rrugët të çojnë në universitet. Me mijëra të rinj do të ulen për herë të parë në auditoret e shkollave të larta në Shqipëri. Këta janë fatlumët të cilëve emri u ka dalë mbi vizë. Në rrugët e qytezave studentore pamja është shumëngjyrëshe. Gjithandej të rinj të ndrojtur, çapkënë që flasin në dialekte të ndërthurura të shqipes.
Larmia e çantave që mbajnë varion nga valixhet e mëdha që do të merrnim në një udhëtim me avion përtej Atlantikut, deri te trastat që i marrim kur bëjmë pazar. Varësisht nga meraku i prindërve, aty gjen nga rrobat e reja të blera enkas për shkollë, deri te byreku i nënës. Ndoshta këto gjëra do të jenë të fundit në llojin e tyre në çantë. Në qytetin e ri shijet ndërrojnë.
Shumica janë të shoqëruar nga familjarët. Në portretet e tyre vë re gëzimin e arritjes së kësaj dite, përzier me shqetësimin e së ardhmes së panjohur: “A do t`ia dalë pa ne? Është vetëm një fëmijë dhe do të duhet t’i dalë zot vetes.” Një tjetër, i zënë ngushtë nga shpenzimet, me vështrim të përhumbur, duket sikur thotë: “O Zot, ku t’i gjej paratë që ta mbaj në shkollë?”. Nuk ka sesi të mos kalojë në mendjen e një nëne meraku se kush do i hedhë fjalë vajzës, apo se me kë do t’i ngrysë netët djali.
Dhe në fund, vjen ai çasti i “lirisë”, i shtrëngimit të duarve me prindërit, i cili ndan dy jetët, si fëmijë dhe si i rritur.
Këtu nis ëndrra studentore. Në fakt, realiteti studentor. Për herë të parë do të jesh para shumë zgjedhjeve; si të kalosh kohën, si të shpenzosh paratë, me kë të rrish, kur të kthehesh natën… . Për herë të parë do të marrësh vendime vetë dhe po ashtu do të vuash pasojat.
Këto janë vitet me ndryshimet më të mëdha në jetën tënde. Sapo ke zgjedhur profesionin. Do të zgjedhësh drejtimin specifik në karrierë dhe ndoshta një ditë do të gjesh shokun/shoqen e jetës.
Në vitet e mia studentore, pavarësisht erërave që kanë fryrë, nuk është fshirë nga kujtesa ime loti i nënës dhe ai shtrëngim dore i babait. Dashuria e tyre më ka bashkëshoqëruar gjithmonë. Ata më duan kështu siç jam, jo për atë që bëj.
Suksese!
Nga dikush që ka kalur nëpër rrugën tënde.
P.S: Gjëja më e vogël që mund të marrësh gjatë viteve studentore është një diplomë, gjëja më e madhe do të jetë të kuptosh se çfarë do të bësh me jetën tënde.
Drejtor i lëvizjes “Jetë Studentore” Shqipëri
Gezojne prinderit (nga rrethet) se po cojne femijet ne Tirane te dalin injorante me diplome. Ne fakultete ku vetem mesim nuk behet dhe studentet shtyjne kohen ne kafene, ku profesore medioker pa botime dhe punime bashkohore por vetem jane te lidhur me rektore ose k..va te shefave. Dhe per ate qe eshte paksa ambicioz kur shkon jashte kupton se 4 ose 5 vjet vetem sa ka humbur kohen dhe rinine e tij ne injorancen akademike shqiptare.
Nje pyetje per autorin
Kur kemi kaq shume profesora te zote si e shpjegon qe femijet e tyre studiojne jashte shtetit pra skane besim as te vetja dhe as te koleget e tyre?
Nje shkrim qe i pershtatet viteve te shkolles te para ..90es. Per autorin! Te lutem jepi pergjigje komentuesit,armir. Do te ishte ne nderin tend.
Nuk eshte qe te gjitha rruget te çojne ne universitet eshte universiteti qe ka dale rrugeve.
Vertet qe gjeja me e vogel qe mund te marresh sot ne keto universitete eshte diplloma por gjeja me e madhe qe kupton eshte se kjo dipllome ja vlente te blihej.