FALEMINDERIT MISTER

12 Tetor 2015, 13:45Blog TEMA

Nga Fatjon Baze

Në fillim të këtyre eleminatoreve, ku shorti na vuri përballë në një grup të vështirë me skuadra si Portugali, Danimarka, apo Serbia, askush nuk e mendonte se ne mund ta arrinim që të merrnin pjesë në grupet e “Euro 2016”.

Por, kishte vetëm një njeri që besoi se ky ekip kombëtar me talentet që nuk i kanë munguar besoi se me dëshirë, punë, dhe sakrficë, mund të arrihet gjithcka. Ai është Gianni De Biazi, njeriu që e mori kombëtaren në një moment jo shumë të mirë dhe debutoi me një humbje ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi. Fill pas asaj disfate ai i shpërndau të gjithë lojtarëve nga një letër, ku fokusin kryesor e kishte që ata të mos ndiheshin për asnjë moment inferior ndaj kundërshtarëve dhe se mbështja e tij kundrejt tyre do të ishte e madhe.

Një tranjer profesionist i ardhur nga shkollat italiane, ai nisi një punë të madhe duke shkuar në cdo vënd për të ndjekuar nga afër të gjithë futbollistët e kombëtares, duke biseduar personalisht me ta, dhe duke iu dhënë pothuajse të gjjithve që të kishin shansin e tyre në kombëtare. Grumbulloi dhe zbuloi lojtarë që për publikun shqiptarë nuk ishin dëgjuar ndonjëherë, por që me skuadrat e tyre në europë ata ishin pjesë të rëndësishme në formcion. I bindi të gjithë që të vinin në shqipëri dhe ia arriti qëllimit.

Në fillim të këtyre eleminiatrove ai deklaroi se shqipëria ka shanse të futet në europian. Por ashtu si une dhe shumë njerëz të tjerë kjo deklaratë na u dukë paska e cudithsme për faktin se ne jemi mesuar gjithmonë që të renditemi në vëndin e fundit ose në të parafundit. Ai e bëri atë deklaratë realitet duke shkruar historinë e futbollit shqiptarë, duke na dërguar për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar. Edhe pse ne si tifoza nuk i lam gjë pa thënë pas atyre dy humbjeve në fund që pësuan kundër Portugalisë dhe Serbisë, ai besoi deri në fund që ky ekip me këta djem të talentuar do të shkonin në francë për ta bërë realitet ëndrrën e nisur.

Dhe ja ku erdhi momenti i shumë pritur, ai që e kemi ëndërruar për shumë vite që të shkojmë dhe ne një herë në europian. De Biazi ia arriti duke bërë kreanar milona tifozë shqiptarë anë e mbanë botës të cilët kanë festuar deri në të gdhirë këtë super sukses të arritur nga kjo super kombëtare me në krye nje arkititek profesionsit. Dhe për këtë duhet ti jemi shumë mirënjohës pasi ka arritur të gëzojë një popull të tërë i cili mendoj se ka nevojë për të tilla gëzime për të lënë pak pas momentet jo të mira që ne kemi.

Na ka gëzuar pasi ne për herë të parë, unë vetë personalisht dhe të gjithë tifozët kuqezi nuk do të bëjnë më tifo për Italinë, Gjermaninë, Brazilin etj, por do të krenohemi do të bëjmë tifozllëk dhe do ta mbështesim deri në momentet e fundit  kombëtaren tonë në Francë.

Prandaj FALEMINDERIT MISTER PËR GJITHCKA QË KE BËRË PËR KËTË KOMBËTARE. FALEMINDERIT PËR KËTO EMOCIONE TË PAPËRSHKRUESHME.

2 komente në “FALEMINDERIT MISTER”

  1. Fieraku123 says:

    “Me bej Baba te te ngjaj”.Bravo per kete shkrim te shkurter me perqendrim te larte emocionesh dhe kthjelltesie njekohesisht.

  2. Na bashkoj kenga popullore says:

    Normale meritat i takojn te parit tranjerit sikur do kishte dal pa sukses Kombtarja faji do ishte i tranjerit ma te parit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje