Kush ishin urdhëdhënësit për rrëmbimin e Albin Kurtit?

14 Tetor 2015, 16:43Blog TEMA

Nga Sadri Ramabaja

Një degë e veçantë e së drejtës publike ka të bëjë krejtësisht me të drejtat e individit, respektivisht të drejtat dhe obligimet që gëzojnë qytetarët në kuadër të shtetit të së drejtës. Kjo pjesë e së drejtës trajton gjithashtu edhe strukturën dhe organet e shtetit që kanë për obligim të ruajnë këto raporte mes individit si qytetar  dhe Shtetit, respektivisht organeve të tij.

Në të Drejtën Europiane janë trajtuar këto raporte me kujdesë të shtuar, duke iu përkushtuar qasje specifike të drejtave bazë dhe lirive të individit si qytetar aktiv në jetën politike. Në kapituj të ëtërë të së drejtës publike potencohet në mënyrë eksplicite se Shteti duhet ta trajtoj secilin person si individ dhe në asnjë mënyrë si një objekt.

Parimi bazë i këtij koncepti merr në mbrojtje pacenueshmërinë e të drejtave të individit. Madje atyre individëve që ju shkelen dhe npërkëmbën këto të drejta elementare, Kushtetuta Gjermane psh, bazuar në këto parime të të drejtës publike, ju garanton mundësinë që t’ i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Në shtetet fragjile, siç është rasti i Kosovës, këto të drejta nëpërkëmben vazhdimisht.

Në teoritë politike shtet fragjil, ose i dobët, respektivisht në proces kolabimi, cilësohen shtetet ku qeveria nuk është në gjendje të garantoj këto parime bazë të të drejtës dhe rrjedhimisht as të kryej obligimet qenësore kushtetuese. Prandaj edhe ndërtimi dhe rindërtimi i shtetit konsiderohet një nga ndërmarrjet më serioze e rrjedhimisht edhe më të vështira.

Të tillë, shtet të dobët, buzë dështimit, duan ta mbajnë Kosovën, Serbia dhe një lagje aleatësh të saj europian, të mbështetur e sponzoruar fuqiqishm nga Rusia, që i imponuan marrveshjet e prillit 2013 dhe këto të gushtit 2015, e që po tentojnë të sjellin në jetë Zajednicën serbe, këtë entitet politik kancerogjen për Kosovësn.

Në shtetet autoritariste të tipit të Bjellorusisë, të të ashtuquajturave Republika Banane, në shtetet e dobëta, siç është rasti i Kosovës, zëdhënësit e Qeverisë dhe Policisë ngatërrohen disi ngjashëm. Një pjesë e medias rrjedhimisht shndërrohen në altoparlant të qeverisë.

Disa orë para se të kidnapohej Albin Kurti, portali portparoll i qeverisë shkruante:

“Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Policia e Kosovës pritet ta arrestojë deputetin e VV’së Albin Kurtin.”

Pas orës njëzetenjë, Policia në kundërshtim me parimet bazë të të drejtave të individit, me procedurat penale, e në flagrancë të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të Republikës, në zbatim të urdhërit politik, kidnapon Albin Kurtin!

Ndërkaq krejt ajo që ndodhi më pas, duket se ishte jashtë parashikimeve të mundshme të hartuesve të palnit dhe ekzekutuesve të tij.

(Parantezë: Koha kur kidnapoheshin bijtë më të mirë të popullit  – kujtoni mënyrën si u kidnapua dhe u torturua tmerrësisht Ukshin Hoti- dhe e tëra  përfundonte me një kumtesë politike, ku  shprehej “dinjitetshëm” kundërshtimi i “ashpër” ose bëhej thirrje për ta liruar atë, falë UÇK-së dhe gjeopolitikës, tashmë ka kaluar.)

Kidnapimi i Albin Kurtit po rezulton të jetë vepër e kriptokomunistëve jugosllav që duan të mbjellin anarkinë dhe ta ngulfasin Republikën.

Ata kanë vënë në krye të Policisë një xhuxh nga trupi e mendja, prandaj vunë në sprovë qytetarinë. Përgjegjia ishte e prerë.

 

Të nesërmen e kësaj ngjarje makabre për shtetin e së drejtës,  komandanti i Policisë, Shpend Maxhuni, biri i një ish UDB-ashi të njohur (Enver Maxhuni ish operativ i detashuar në Vushtrri dhe Mitrovicë si dhe ligjerues me honorar ne shkollën e Policisë ne Vushtrri në lëndën e Sigurimit Shtetror), në konferencën për media flet më shumë si zëdhënës i Qeverisë, ndërkaq në TV Rrokum, një palaço ministër, si puna e Bajram Gecajt, portparoll i Isa M. flet si zëdhënës i Policisë!

Shpend M., e qartë, jo rastësisht dhe jo pa qëllime e detyra të qarta politike, vie në krye të Policisë së Kosovës. Duke u dëshmuar i dobishëm si për urdhëdhënësit e babait të tij dikur, ashtu edhe për pengëmarrësit e Republikës sot – ai zbaton urdhërat për kidnapimin e deputetit më dinjitoz të Kosovës.

Nëse merret në konsideratë agjenda politike e takimeve Prishtinë-Beograd, konkluzioni mund të jetë fare logjik se, plani për rrëmbimin e Albin Kurtit duket të jetë hartuar në Beograd. Ky plan i shndërruar në urdhër për Isa M. nga ky i fundit përcillet përmes zinxhirit të “konservuar” e trashëguar në pozicione të larta në Polici, për zbatim pa kusht.

Ndërkaq portparolli i Isa M., Bajram Gecaj, një surrogat prej neofashisti, na rezulton si nusprodukt i politikave neokoloniale që po zbatohen në Kosovë dhe predisponimit për tallje me demokraci.

Ky tip pushtetari, që çdo gjë e lidhë me pushtetin, që nuk di të rezonojë fare si politikan, meqë punë parësore kanë aktivitetin subversiz të spiunazhit, po e rrezikon seriozisht të ardhmen e këtij vendi.

Ky veprim është njëkohësisht edhe provokimi më i rëndë që i është bërë opozitës nga kjo qeveri kukull, në krye të së cilës është ish marioneta e Rrahman Morinës, alias Sllobodan Milosheviqit.

Shih për këtë, opozita duhet të kërkojë urgjentisht të japë dorëheqje ministritri i Rendit dhe të sillen para përgjegjësisë drejtri i Policisë, policët dhe hetuesit që kidnapojnë deputetë e qytetarë të Republikës.

Dorëheqja e Qeverisë do të ishte reflektimi më i qartë i përgjegjësisë politike.  Zgjedhjet e parakohshme, si dalje nga kjo krizë politike. Ndërkaq vetëpërmbajtja do vlerësuar si produkt i urtësisë. Për këtë ka nevojë urgjente Republika.
Pas këtij veprimi, që i vie era neofashizëm, fjalën sërish e ka populli.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje