Gjirokastër, sekuestrohen edhe 2.2 tonë kanabis të tjerë

16 Tetor 2015, 19:05Kronika TEMA

Njësitë policore të mobilizuara në Gjirokastër kanë zbuluar edhe 2.2 tonelata kanabis sativa, në kuadër të operacionit “Llufa” të nisur më herët gjatë ditës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave uniformat blu kanë arritur të identifikojnë edhe poseduesit e kanabisit, që janë 4 të rinj nga qarku i Gjirokastrës.

Konfiskimi i fundit e çon në 3.2 tonelata lëndën narkotike të sekuestruar në kuadër të operacionit “Llufa”, që është mbikëqyrur nga afër nga krerët më të lartë të policisë.

1 komente në “Gjirokastër, sekuestrohen edhe 2.2 tonë kanabis të tjerë”

  1. Monaliza says:

    Policia e kap qeveria me ne krye garip Tahirin e shet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje