Tepelenë/ Sekuestrohen mbi 1 ton marijuanë në Kurvelesh

16 Tetor 2015, 11:57Kronika TEMA

Policia ka sekuestruar mbi një ton marijuanë gjatë një operacioni të gjerë të koduar Llufa. Sasia e drogës është gjetur në një stan në Llufë të Kurveleshit.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal, por janë identifikuar dhe operacioni vijon për kapjen e tyre.

Ndërkaq, në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës ndodhet dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda, Ardian Çipa, të cilët zhvillojnë një takim me krerët e policisë së Gjirokastrës.

2 komente në “Tepelenë/ Sekuestrohen mbi 1 ton marijuanë në Kurvelesh”

  1. Po le te shesin cunat se jane meruar! Ik arrestoni 140 deputet.

    1. Droga says:

      Per dijeni, Kroacia, vend anetar i komunitetit Europian, sapo ka legalizuar marijuanen. Pra zero shpenzime nga ana e shtetit dhe fitime te medha per fshataret kultivues.
      Kjo eshte inteligjence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje